406 views
Normal view
406 views
4693 views
5341 views
1065 views
1428 views
1363 views
1177 views
4381 views
-
- Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gje
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gje
Exchange rates on November 11: How foreign currencies are bought and sold today
Today on the foreign exchange market, the euro is trading at 90.4 lekë to buy and 91.2 lekë to sell.
The US dollar is bought at 80.6 lekë and sold at 81.6 lekë.
The Swiss franc is trading today at 97.8 lekë to buy and 98.9 lekë to sell.
The Canadian dollar is trading at 56.9 lekë to buy and 58.3 lekë to sell.
![]()
The British pound is bought at 108 lekë and sold at 108.9 lekë.
Below are the figures and exchange rates for all foreign currencies:
The post Exchange rates on November 11: How foreign currencies are bought and sold today appeared first on Albeu.com.
Weather forecast for November 11, 2026: Cloudy skies and rain
This Wednesday, the country will experience unsettled weather, with moderate to heavy cloud cover and brief sunny spells.
According to the weather forecast, rain will begin in the early hours of the day, initially light in the northwestern and southwestern areas and parts of the central region.
In some areas, rainfall is expected to intensify to moderate, with thunderstorms and lightning.
![]()
Winds will blow from the southeast to southwest, with an average speed of 7 m/s.
Along the coast and in valleys, wind speeds are expected to reach up to 17 m/s.
![]()
At sea, waves are forecast to reach force 3–4.
The post Weather forecast for November 11, 2026: Cloudy skies and rain appeared first on Albeu.com.
08:00 E plotë/ Rama nga Parisi tregon si u përshkallëzuan protestat në Shqipëri
Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Paris, ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri.
Së pari, zoti kryeministër, në Shqipëri ashtu si dhe në vende të tjera evropiane të rinjtë po demonstrojnë në rrugë. Çfarë kanë të përbashkëta këto protesta me ato që po ndodhin për shembull në Itali dhe në Francë dhe çfarë është unike për këto që kanë nisur pak më herë dhe me motivacion specifik, kështu që ju lutem e keni ju radhën.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit. Faleminderit shumë që më ftuat këtu. Është kënaqësi që të kthehem në këtë Forum të Paqes çdo vit. Është po ashtu kënaqësi të flasësh me ju duke e ditur që përfaqësoni një institut studimor që është një prej burimeve më me emër të dijes dhe të frymëzimit për projektin evropian. Për t’ju kthyer pyetjes suaj do të thoja që në rastin tonë protestat kanë veçantitë e tyre. Në të njëjtën kohë do të bëja një dallim midis asaj çka ka ndodhur në fillim, pra në manifestimet masive të fillim qershorit ku pati një numër mjaft të madh njerëzish që vinin nga të gjitha fushat e jetës e që shprehnin shqetësime, të cilat erdhën për rrjedhojë të projektit të famshëm ose famëkeq quajeni në të doni, që lidhet me Jared Kushner, pra dhëndrit të Donald Trump dhe ishte si një lloj shamie apo flamuri i kuq nxiti këtë zemërimin po të themi të demit, në thonjëza, në qytetin tonë.
Nga kjo pastaj mbeti një numër shumë i vogël protestuesish që më vonë e përshkallëzuan në dhunë që sigurisht nuk është e pranueshme dhe që nuk ka të bëjë aspak e nuk ka të bëjë më me atë çfarë ishte protesta në fillim fare. Është një situatë komplekse në mbarë Europën që në fakt do ta përkufizoja dhe si përplasje midis botës reale dhe botës së medias sociale, prej nga ku shumë të rinj marrin informacionin apo edhe dizinformacionin apo të dyja e po kështu edhe frymëzimin për të përshkallëzuar në mënyra të cilat janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. Faleminderit shumë!
– Siç thashë, procesi i anëtarësimit konsiderohet si një prej më të përparuarve në Ballkan. Megjithatë ka kapituj të cilët kanë lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. A tregojnë këto protesta dobësi në këto fusha dhe a mund të pengojnë ato përparimin në këtë drejtim?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, mendoj se kurdo e kudo ka një protestë, ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar e arsye për të cilat duhet menduar në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond dhe sfondi i kësaj proteste, është shumë komplekse siç thashë, shumë e larmishme. Ka një mori gjërash që janë njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka nga shqetësimi i përgjithshëm për mjedisin, te gjepura antisemite të ushqyera apo të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, konkretisht Republika Khomeiniste e Iranit a gjithashtu edhe partitë të opozitës të mëdha apo të vogla, së fundi nuk fshihen dhe aq pas fëmijëve apo të rinjve të radikalizuar me këto iluzionet e Antifas e më tej nga njerëz të cilët kanë shqetësimet e tyre, shqetësime legjitime për koston e jetesës deri te njerëz që janë sjellë e paguar nga krimi i organizuar. Kështu që është shumë komplekse. Është një gjë e tërë shumë komplekse që në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por duhet trajtuar në disa mënyra me rregulla të ndryshme. Nga njëra anë të dëgjosh të përpiqesh të krijosh dialog, të reflektosh për gjëra të ndryshme çka ne e bëjmë gjatë gjithë kohës dhe që janë pasqyruar edhe në buxhetin e ri me shumë masa të cilat do ta lehtësojmë pak trysinë e kostos së jetesës, tek rregullat e shtetit të së drejtës, puna e policisë dhe e prokurorisë dhe e gjykatave kundër personave që kanë kryer shkelje, kështu që është shumë komplekse.
– E shoh sepse e shoh dhe në Francë sa komplekse është edhe pse konteksti është ndryshe siç edhe ju e përmendët, procesi i anëtarësimit kërkon disa vjet përgjithësisht sipas mendimit tuaj, a i besojnë ende të rinjtë te anëtarësimi apo po shkurajohen?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me këtë gjë, e lidhur me të gjithë gjënë sepse ndryshe nga vende të tjera në Ballkanin Perëndimor kemi një histori ndryshe. Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Ne nuk ishim pjesë e ish bllokut lindor si të tjerë. Ne u ndamë me bllokun lindor që në vitet ‘60. Pastaj u hodhëm në një marrëdhënie shumë të veçantë e unike me Kinën e Maos dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës Koreja e Veriut e Europës dhe pastaj kur dolëm nga ky ferr dolëm të transformuar tërësisht në taleban perëndimor në një kuptim, domethënë në fanatikë të Perëndimit për arsye të mira sepse ne kemi normën më të lartë të euro-optimizmit në Evropë dhe mbetemi të tillë sepse për shqiptarët e për ne në Shqipëri, Bashkimi Evropian është për ne çka ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një hapësirë lirie, sigurie, paqeje dhe bashkëpunim. Kështu që nuk ka aspak dyshim që pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit apo pikëpamjeve politike apo protestave të gjithë, absolutisht të gjithë bien dakord që Europa është objektivi e destinacioni ynë i përbashkët. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër e as nuk e kërkojmë një të tillë. Ne nuk i ndikohemi nga të tjerë përveçse nga projekti europian. Kështu që jemi mirëfilli europianët më të mirë që mund të gjeni sot në Europë. Faleminderit.
– Mirë, kjo është të paktën një ambicie mjaft e bukur.
Kryeministri Edi Rama: Nuk është ambicie, është fakt. Është fakt.
– Mirë. Ju e dini natyrisht më mirë sesa unë. Ka një prirje në rritje mes të rinjve për të emigruar. A do të fashitet?
Kryeministri Edi Rama: Nuk mendoj se është, nuk do të thoja që është prirje në rritje. Do të thoja që është pjesë e këtij rrugëtimi. Shkon paralelisht me të. Vendi zhvillohet, pagat rriten, ekonomia rritet, turizmi rritet, eksportet rriten, por në të njëjtën kohë. ambiciet e pritshmëritë e njerëzve rriten po ashtu. Pra ajo me të cilën po përballemi është ajo çfarë Tocqueville do ta quante evoluim të pritshmërive më të larta, sepse nuk jemi më vendi i 10 viteve më parë. Jemi një vend krejt ndryshe dhe këtë mund ta shihni edhe nga lajmet në shtypin francez. 10 vjet më parë do të shfaqeshim në shtypin francez shumë rrallë për arsye shumë negative, ndërkohë që jemi shumë shpesh sot të pranishëm në shtyp francez për arsye shumë të mira si për shembull plazhet, mikpritja, malet e mrekullueshme apo si një vend i mrekullueshëm për ta vizituar. Është një vend ndryshe.
– Çfarë mund t’u premtoni të rinjve lidhur me afatet e anëtarësimit dhe çfarë i kërkoni Evropës?
Kryeministri Edi Rama: Ju e dini më mirë duke qenë se merreni me Evropën që prej një kohe të gjatë dhe siç po më thoshit më parë që keni shoqëruar legjendën e Europës Jacques Delors dhe në ditët e fundit kështu që e dini shumë më mirë se askush nuk premton dot asgjë lidhur me Europën sepse nuk i dihet. Për më tepër unë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje, por ajo çfarë është shumë e qartë bazuar edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian, Komisioni është shprehur se viti tjetër do të jetë viti ku duhet të nisim të punojmë me traktatin e anëtarësimit, çka nënkupton se jemi në fazën e fundit fare të negociatave dhe në qoftë se gjithçka shkon mirë do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm e do të jemi gati të hedhim hapin e fundit, por sigurisht që do të varet kjo edhe se ku do të jetë për dy a tre vjet Bashkimi Europian, ku do të jetë Franca? Keni zgjedhje vitin e ardhshëm me aq sa ta kuptoj. Askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Kështu që e dini, kështu është. Megjithatë ajo çfarë dimë është që duhet të bëjmë punën tonë dhe duhet të përfundojmë punën që po bëjmë.
– Pra duke ju kthyer përfundimit të punës Kapitulli i demokracisë është një kapitull i qartë? Çfarë mendoni se është arritur në këtë drejtim?
Kryeministri Edi Rama: Demokracia është një kapitull që nuk mbaron kurrë. Prej vetë përkufizimit të saj nuk është e përkryer dhe gjithmonë duhet kujdesur e duhet përsosur. Kështu që kemi shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por nuk mendoj se Franca për shembull e ka përfunduar këtë punë edhe Franca duhet të bëjë gjëra në këtë drejtim. Çdo vend duhet të bëjë gjëra në këtë drejtim. Është një punë që nuk mbaron kurrë.
– Tani kemi kohë për pyetje. Ju lutem mos hezitoni.
– Faleminderit shumë, zoti Kryeministër. Kam pyetje për Inteligjencën Artificiale. Vendi po i afrohet më shumë anëtarësimit në Bashkimit Europian, por dua të flas për inteligjencën artificiale sepse të gjithë flasin këtu brenda jashtë këtij forumi. Si mendoni, që rregullimi i inteligjencës artificiale mund të ndikojë në anëtarësimin në Bashkimin Evopian sepse mund të ndikojë në teknologji e negociatat?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, deri më tani e kemi ndarë punën. Nuk është Shqipëria që rregullon, pra me rregulla po rregulloret i bën Bashkimi Europian. Kështu nuk na takon ne të merremi me këto rregullore. Ne na takon të zhvillojmë çfarë mundemi sa i takon inteligjencës artificiale. Siç mund ta dini kemi ministren e parë të inteligjencës artificiale dhe jemi shumë të kënaqur me të. Po përmirësohet dita ditës. E transformuam procesin e vjetër të transpozimit të Acqui-ve, pra të legjislacionit evropian përmes inteligjencës artificiale. Një sasi pune që për të tjerë para nesh, ka dashur shumë vite që të bëhet. Kroacia ishte një shembull i shkëlqyer, iu desh ende shtatë vjet që ta bënin këtë transpozim duke mobilizuar një ushtri të tërë përkthyesish, hartuesish e juristësh. Ne po e bëjmë më së fundi me shumë shpejtësi. Po punojmë po kështu për diçka që unë shpresoj shumë do të ketë sukses që do të jetë një proces prokurimesh publike, plotësisht që kryhet me inteligjencë artificiale, do të jetë një ndryshim tërësor loje jo vetëm për ne, por për të gjithë të tjerët sepse do të ndihmojë me shumë nga problemet që lidhen me prokurimin publik.
Kështu që inteligjenca artificiale është bekim për vende si i yni. Ashtu siç dhe teknologjitë e reja janë të tilla për vende si i yni, që vijnë nga shumë pas e për të cilat inteligjenca artificiale, teknologji të tilla, i ndihmojnë të bëjnë gjëra që në të kundërt nuk do të mund t’i bënim dot.
95% të shërbimeve tona publike i kemi në internet dhe tashmë kemi krijuar atë çka është pasqyra digjitale që do t’ju shërbejë gjithë qytetarëve e që transformon marrëdhëniet midis qytetarëve dhe institucioneve, tamam si dikush që përdor DHL-në. Pra, gjithkush i kërkon për shembull, shtetit diçka dhe është tamam si një paketë e DHL-së që ti e kontrollon në çdo pikë nëse po trajtohet, nëse po merret dikush me të e kështu me radhë dhe kjo natyrisht ndihmon dhe me përgjegjësinë për nëpunësit publik. Për ne është bekim, për Gjermaninë nuk ishte sepse siç e shihni që Gjermania e ka të vështirë të përshtatet me këtë epokë të re digjitale, duke qenë se ata kanë pasur ‘’makinerinë’’ më të jashtëzakonshme burokratike që punonte gjatë gjithë kohës dhe tashmë të kthesh një anije të madhe për ta çuar diku tjetër, është shumë më e vështirë sesa ne atë ‘’motoskafin’’ tonë që mund të kthehet shumë më shpejt.
– Përmendët më parë që Shqipëria ka aspiratën për t’u bërë pjesë e projektit të Evropës. Megjithatë një nga profesoret tuaja shqiptare, Lea Ypi thotë ‘’liria është si e përkufizojmë lirinë’’. Çfarë është liria? Pra si e përkufizoni ju në këtë pikë lirinë në kuadër të projektit evropian?
Kryeministri Edi Rama: Si e përkufizoj unë lirinë? Nuk e kuptova pyetjen, por do të përpiqem t’ju përgjigjem. Unë e përkufizoj lirinë si mundësia për të ardhur këtu e për t’ju për të folur me ju diçka që kur isha në moshën tuaj, nuk e di çfarë moshe keni. Pikërisht, pikërisht në moshën tuaj 26- vjeçare më duhej të luftoja që të kisha mundësi të kapërceja kufirin e Shqipërisë për të parë botën. Kështu e përkufizoj unë lirinë. Të jem ku dua, të flas me kë dua, të them atë që mendoj sa më shumë të mundem edhe pse në pozicionin që mbaj nuk them dot gjithçka dua.
– Së pari do doja t’ju falenderoja, Kryeministër sepse kam vizituar vendin tuaj pak muaj më parë dhe dua t’ju them që shqiptarët janë shumë mikpritës dhe bie dakort me ju, që ju jeni nga vendet më të mira që ofrohet, pra ofertat. Kur qesh herën e fundit vizitova qendrën bektashi, dua të flas për pjesën e shtetit bektashi në Tiranë. Mendoni që është diçka që Shqipëria do të vazhdojë ta bëjë dhe pas anëtarësimit në BE?
Kryeministri Edi Rama: Po, po punojmë për këtë dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë.
– Në kontekstin e Forumit të Paqes së Parisit të këtij viti, si mund të kontribuojë Shqipëria për të nxitur bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor për ta transformuar në një paqe afatgjatë, sidomos duke marrë parasysh edhe tensionet midis Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri Edi Rama: Për këtë mund të them me krenari që Shqipëria ka qenë gjithnjë vend paqedashës dhe gjatë 10 viteve të fundit jemi përpjekur të jemi shumë aktivë në nxitjen e paqes së bashkëpunimit me të gjithë në rajon. Ka disa gjëra që mund të jesh sa i lirë të duash, por që s’mund të zgjedhësh. E ajo çfarë është më e vështirë nuk zgjedh dot kushërinjtë e fqinjët. Nuk i zgjedh dot as kushërinjtë, as fqinjët. Çështje fati. Fqinjët janë aty ku janë. Do të jenë gjithmonë aty. Nuk do të shkojnë asgjëkundi. Kështu që më mirë të përpiqesh që të shkosh mirë me fqinjin, sepse në të kundërt pastaj gjen bela. Gjyshja ime thoshte, fqinj i lumtur bën një shtëpi të lumtur, e kundërta është shumë sfiduese. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka kemi mundur me një farë shkalle suksesi. Por sa i takon çështjes për Serbinë dhe Kosovën mbetet një pikëpyetje sepse edhe në raport me BE-në dhe Serbinë duket sikur gjërat nuk janë më mirë. Ndërkohë që Kosova është një shtet i pavarur, një shtet që njihet nga shumë vende, ende jo nga të gjithë, nuk ka më kthim pas, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi të re serbe. Kështu që siç e kam thënë gjithmonë, sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta, sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht sa i takon marrëdhënieve në rajon. Faleminderit shumë.
– Kam pyetje lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë dy muajve të fundit ka patur bisedime në BE sa i takon Ukrainës për të qenë përjashtim apo për të përfituar nga një anëtarësim i përshpejtuar. Për një vend si Shqipëria që ka bërë përpjekje zyrtare burokratike për ta bërë procesin siç duhet. Si mendoni për këtë përjashtim të Ukrainës?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, pikësëpari ky përjashtimi është gënjeshtër. Kushdo që e thotë, po gënjen sepse nuk ndodh. Unë besoj së dyti që Ukraina, në fakt duhet t’i njihen të gjitha meritat sepse po lufton jo vetëm për veten, por edhe për Evropën dhe për mënyrën e jetesës së Evropës.
Së treti, unë besoj se në paketën e re të zgjerimit ka qartësi rreth katër vendeve që konsiderohen se janë pararojë që janë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.
Besoj që procesi i anëtarësimit është gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë vendeve si tonat. Ne nuk jemi Franca që ka qenë shtet që është prej një kohe shumë të gjatë, e ka pasur struktura qysh prej një kohe shumë të gjatë. Ne jemi një vend që vijmë nga një e shkuar shumë e errët. Jemi me një traditë shumë të vogël, në mos jo ekzistuese të shtetit, të institucioneve që mbajnë një vend së bashku.
Ndaj Bashkimi Evropian është një bekim sepse na jep instrumentet për të ndërtuar institucionet tona dhe shtetin tonë. Ndaj besoj se procesi është i gjatë. Po, është i gjatë, por është i nevojshëm. Askush nuk duhet ta tejkalojë apo ta kalojë shansin, sepse është njësoj si të marrësh patentën pa e ditur si t’i japësh makinës dhe të përplasesh vetë, e të dëmtosh të tjerët. Kështu që kemi parë disa të tilla në Evropë.
Unë besoj se rruga e vetme që mund të jetë ndryshe, është që Bashkimi Europian të gjejë kurajën, të mbërrijë tek momenti i tij ‘’Helmut Kohl’’, siç e them shpesh. Helmut Kohl kur shkoi te Muri i rrëzuar, nuk ju tha bashkëqytetarëve gjermanolindorë, ‘’tani jeni të lirë, po ka 33 kapituj që duhet t’i kaloni’’. Jo, i tha ‘’jeni të lirë, tashmë jemi bashkë’’ dhe pastaj institucionet filluan të lidhen me njëri-tjetrin.
Pra, Bashkimi Europian duhet t’i ulë rreth tryeze këto shtatë vende që negociojnë dhe duhet të jenë si fëmijët e Ursulës. Ursula ka shtatë fëmijë. Është rastësi, koinçidencë. Pra ajo s’i ka rritur në lagje fëmijët e saj. I ka rritur me bashkëshortin e vet në shtëpi, rreth tryezës. Pra, nuk ju tha ‘’Shkoni, provojeni të rriteni aty në lagje dhe pastaj ejani’’. Ndaj procesi i mbështetur në meritë duhet të vazhdojë të jetë siç është. Çdo vend duhet të vazhdojë të bëjë ‘’detyrat e shtëpisë’’, por çdo vend duhet të ulet rreth tryezës. Nëqoftëse do të marrësh më shumë nga tryeza, duhet të japësh më shumë në procesin bazuar në meritë. Por politikisht kjo është mënyra për të ndryshuar paradigmën e proceseve që s’mbarojnë kurrë, e të vetove e kështu me radhë. Sa do të ndodhë? Nuk e di, nuk jam i sigurt, por a është gjëja e drejtë për t’u bërë? Po, besoj. Po.
– Faleminderit, Kryeministër, sepse tani jemi në fund të sesionit. Ishte mjaft seancë energjike me mjaft komente që do të thotë anëtarësimi i Shqipërisë u intereson shumë njerëzve. Pra, e fundit ëndrra juaj e Shqipërisë në BE për 10 vite. Si e përfytyroni?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, shpresoj që pikësëpari Bashkimi Evropian t’ia dalë me sukses të shpëtojë prej vetvetes. E gjithçka tjetër pastaj do të jetë në rregull për ne. Shqipëria do të jetë mirë. Por a do të jetë Evropa mirë? Kjo është diçka që Bashkimi Evopian duhet ta zgjidhë, sepse sfida e madhe nuk është kundrejt Shqipërisë, por kundrejt vetë Bashkimit Evropian në një botë që po ndryshon e në të cilën, po kjo është për një forum tjetër, Europës i duhet të përballet me ‘’djallin’’ e medias sociale. Sa më shumë i ‘’zvarrit këmbët’’ Evropa pa e trajtuar këtë çështje, aq më pak do të jetë në gjendje që të mbledhë veten. Sepse ajo çfarë po ndodh, është që politika evropiane po humbet, po i bjerret krejt qendra. Gjërat po shkojnë gjithmonë e më tepër në skaje dhe qendra është bërë si një varr masiv dhe në këtë varr masiv, Europa mund të rrëshkasë njëherë e përgjithmonë nëqoftëse nuk do të përballet me këtë “djall’’./ad

-
- 08:00 “As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
08:00 “As në vitin 1997 nuk është parë kjo dhunë”, deputeti i PS akuzon opozitën: Studentët nuk e bënë!
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka ndarë në dy aspekte të ndryshme të drejtën për të protestuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan tubimet e fundit në Tiranë. Për të qeveria nuk duhet të injorojë pakënaqësitë e qytetarëve, por duhet të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të marrë masa konkrete në përgjigje të tyre. Në këtë kontekst, Bido e cilësoi buxhetin e vitit 2027 si një hap në drejtimin e duhur, duke argumentuar se parashikon një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe një qasje më sociale.
“Një moment është reflektimi ndaj protestës si një e drejtë demokratike dhe detyrimi i qeverisë për ta dëgjuar dhe reflektuar ndaj protestës”, deklaroi Bido.
Nga ana tjetër, ai u ndal te episodet e dhunshme, duke i cilësuar të papranueshme dhe duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë qytetarët që kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë paqësore. Bido u shpreh se përmasat e dhunës së shfaqur në ditën e dytë të protestës ishin të pazakonta për Tiranën, madje sipas tij, të tilla ngjarje nuk ishin parë as gjatë vitit 1997.
Ai hodhi poshtë gjithashtu idenë se studentët ishin përgjegjës për aktet e dhunës, duke pretenduar se ato ishin kryer nga individë të organizuar nga Partia Demokratike dhe forca të tjera opozitare. “Nuk zgjodhën studentët të bënin dhunën. Zgjodhën të bënin dhunën disa eksponentë të organizuar nga PD dhe disa parti të vogla”, tha deputeti.
Në përfundim, Bido nënvizoi se dhuna nuk duhet të ngatërrohet me protestën demokratike, pasi, sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të kërkojnë ndryshime, ndërsa institucionet kanë përgjegjësinë t’u përgjigjen këtyre kërkesave./ad

-
- Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler për protestat: Imuniteti i Belinda Ballukut nuk u hoq për arsye politike, qeveria teknike do të ishte zgjidhje
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler për protestat: Imuniteti i Belinda Ballukut nuk u hoq për arsye politike, qeveria teknike do të ishte zgjidhje
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, shprehu shqetësimin për zhvillimet në Shqipëri dhe protestat kundër kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian.
Gahler i cilësoi protestat e qytetarëve si plotësisht të justifikuara, duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe për çështjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, që u mbrojt nga PS.
Gjithashtu, a shtoi se krijimi i një qeverie teknike do të ndihmonte në qetësimin e situatës politike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Për arsye politike, imuniteti i ish-zëvendëskryeministres nuk hiqet. Këto protesta krijojnë vështirësi si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. Njerëzit nuk janë të kënaqur me asnjërën palë. Ndoshta një qeveri teknike mund të ishte një zgjidhje për të sjellë qetësi, duke u dhënë njerëzve shpresën se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë të lira, të ndershme dhe pa korrupsion”, tha ai.
The post Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler për protestat: Imuniteti i Belinda Ballukut nuk u hoq për arsye politike, qeveria teknike do të ishte zgjidhje appeared first on Albeu.com.
08:00 Nis eksperimentimi për të ofruar shërbime celulare direkt nga satelitët
Njëri nga operatorët celularë në vend mori në fund të tetorit autorizimin për përdorimin eksperimental të një sasie shtesë spektri të radio-frekuencave për të integruar në rrjetin e vet shërbimin satelitor të SpaceX.
Sipas vendimit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kërkesa e One Albania për përdorimin eksperimental të frekuencave dhe realizimin e testimeve D2D-IMT ka si objekt përdorimin e një blloku spektri prej 2×5 MHz në brezin 2600 MHz për testimin e komunikimeve satelitore Direct-to-Device (D2D), si dhe integrimin teknik të sistemit satelitor me rrjetin celular, për transmetimin nga terminali celular drejt satelitit anasjelltas.
Ky testim shënon nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes grupit hungarez 4iG dhe kompanisë së Elon Musk, për të sjellë shërbimin e komunikimit satelitor direkt në telefonat e zakonshëm celularë. Një shërbim i tillë ka nisur të testohet nga SpaceX/Starlink, në bashkëpunim me operatorë të mëdhenj celularë në disa vende.
Në këtë fazë fillestare, shërbimi përdoret kryesisht për mesazhe tekst (SMS) dhe emergjenca, pasi gjerësia e brezit nuk është ende e mjaftueshme për thirrje zëri me cilësi të lartë apo internet të shpejtë celular, por ndërkohë operatorët po përparojnë me testimet për thirrje zanore dhe transmetim të dhënash (internet).
Avantazhi kryesor që mund të ofrojë një zgjidhje e tillë për momentin është mbulimi me shërbim celular edhe në zonat ku mungon rrjeti tokësor. Një zhvillim i tillë mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm në zonat larg qendrave të banuara dhe në ato me reliev të thyer, ku mbulimi nëpërmjet antenave të vështira është i kushtueshëm dhe nuk ofron shumë leverdi ekonomike për operatorët. Kjo alternativë mund të jetë e rëndësishme për Shqipërinë, ku, për shkak të relievit të thyer, mbulimi me sinjal në zona të caktuara mungon ose është i kufizuar.
Për vitin 2025, AKEP raportonte se Shqipëria kishte një mbulim me sinjal celular në 97% të territorit. Megjithatë, këto të dhëna mbështeten në raportimet e vetë operatorëve dhe nuk janë plotësisht të verifikuara nga rregullatori.
Grupi 4iG planifikon që në fazën e parë ta zbatojë këtë projekt në rrjetet e saj në Hungari dhe Shqipëri. Në këtë fazë, ky shërbim do t’u mundësojë aparatëve ekzistues të lidhen me satelitët LEO të Starlink për mesazhe teksti (SMS) dhe përdorim të aplikacioneve bazë në zonat ku rrjeti tokësor nuk ka mbulim.
Në fazën e dytë, zgjerimi me teknologjinë e re V2 me bazë spektrin 2 GHz do të ofrojë kapacitete 5G satelitore për transmetim dhënash më të shpejta. Kjo fazë parashikohet të shtrihet në të gjitha tregjet ku grupi 4iG është i pranishëm me operatorë celularë, në Shqipëri, Hungari, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. /Monitor

Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi
Një test i thjeshtë që zgjat vetëm 30 sekonda mund të japë të dhëna të rëndësishme për gjendjen tuaj shëndetësore, duke përfshirë forcën muskulore, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë fizike.
Bëhet fjalë për testin ulje-ngritje nga karrigia (Sit-to-Stand Test), i cili mat numrin e herëve që një person arrin të ngrihet plotësisht në këmbë dhe të ulet përsëri brenda 30 sekondave.
Ky test përdoret nga mjekët, veçanërisht gjatë vlerësimit të personave mbi moshën 60-vjeçare, për të identifikuar probleme të mundshme shëndetësore. Megjithatë, ai mund të realizohet lehtësisht edhe në kushte shtëpie.
Sipas Jugdeep Dhesi, mjek specialist i geriatrikës në Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust dhe profesor në King’s College London, testi ofron informacione të rëndësishme për mënyrën se si funksionon trupi.
Ai ndihmon në vlerësimin e forcës muskulore, ekuilibrit dhe fleksibilitetit, ndërsa studimet sugjerojnë se rezultatet mund të ndihmojnë në identifikimin e personave që kanë rrezik më të lartë për rrëzime, probleme kardiovaskulare dhe rezultate më të pafavorshme shëndetësore.
Si realizohet testi në shtëpi?
Për ta kryer këtë test ju nevojitet vetëm një karrige me shpinore të drejtë, pa mbështetëse për duart, si dhe një kronometër ose telefoni me funksionin e matjes së kohës.
Fillimisht, uluni në mes të karriges dhe kryqëzoni krahët, duke vendosur secilën dorë mbi shpatullën e kundërt. Mbajeni shpinën drejt dhe këmbët të mbështetura në dysheme.
Pasi të nisni kronometrin, ngrihuni plotësisht në këmbë dhe më pas uluni përsëri. Përsëriteni këtë veprim për 30 sekonda dhe numëroni sa herë arrini të ngriheni plotësisht.
Sa është rezultati mesatar sipas moshës?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) kanë përcaktuar rezultatet mesatare të testit për grupmosha të ndryshme. Një rezultat më i ulët se mesatarja mund të tregojë rrezik më të madh për probleme shëndetësore, përfshirë rrëzimet.
Rezultatet mesatare për 30 sekonda janë:
Grupmosha: Burrat-Gratë
60–64 vjeç 14 12
65–69 vjeç 12 11
70–74 vjeç 12 10
75–79 vjeç 11 10
80–84 vjeç 10 9
85–89 vjeç 8 8
90–94 vjeç 7 4
Megjithatë, këto rezultate nuk marrin parasysh historinë individuale shëndetësore të secilit person, siç janë ndërhyrjet e fundit kirurgjikale apo lëndimet që mund të ndikojnë në aftësinë për të kryer testin.
Edhe pse përdoret kryesisht te personat mbi 60 vjeç, testi mund të jetë i dobishëm edhe për të rinjtë, pasi ndihmon në vlerësimin e formës fizike, veçanërisht të forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve të pjesës së poshtme të trupit.
Në një studim të realizuar në Zvicër, ku morën pjesë rreth 7 mijë të rritur, studiuesit analizuan rezultatet e testit. Te personat e moshës 20 deri në 24 vjeç, mesatarja ishte 50 ngritje në minutë për burrat dhe 47 për gratë. Disa pjesëmarrës arritën të kryenin deri në 72 përsëritje brenda një minute.
Një studim tjetër, i realizuar te persona të shëndetshëm me moshë mesatare 21-vjeçare, gjeti një lidhje të fortë ndërmjet rezultateve të këtij testi dhe një metode tjetër të vlerësimit të kapacitetit aerobik dhe qëndrueshmërisë fizike.
Rezultatet mund të tregojnë edhe rrezikun për probleme shëndetësore
Hulumtimet tregojnë se performanca në këtë test mund t’u japë mjekëve informacione të rëndësishme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të një personi.
Një rezultat i ulët mund të ndihmojë në identifikimin e personave që kanë rrezik më të madh për rezultate të pafavorshme pas ndërhyrjeve kirurgjikale apo trajtimeve kundër kancerit.
Gjithashtu, rezultatet e dobëta mund të tregojnë se zemra dhe mushkëritë nuk po funksionojnë në mënyrën më të mirë, duke rritur rrezikun për probleme serioze kardiovaskulare, si sulmi në zemër, goditja në tru dhe pamjaftueshmëria e zemrës.
Sipas CDC-së, personat që arrijnë rezultate më të ulëta se mesatarja për grupmoshën e tyre kanë gjithashtu rrezik më të lartë për rrëzime.
Dhesi thekson se ruajtja e forcës muskulore, ekuilibrit, fleksibilitetit dhe shëndetit kardiovaskular është thelbësore për parandalimin e tyre.
Rreth 30 për qind e personave mbi moshën 65-vjeçare pësojnë të paktën një rrëzim gjatë vitit, ndërsa kjo përqindje arrin rreth 50 për qind te personat mbi 80 vjeç.
Pas një rrëzimi, shumë persona zhvillojnë frikë nga përsëritja e tij, gjë që mund t’i bëjë më pak aktivë, t’i kufizojë në daljet nga shtëpia dhe të çojë deri te izolimi social.
Përveç lëndimeve të lehta, rrëzimet mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze, siç janë frakturat e ijeve. Në SHBA, më shumë se 300 mijë persona pësojnë fraktura të ijeve çdo vit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar regjistrohen rreth 70 mijë raste të tilla në vit.
Sipas të dhënave të cituara nga Dhesi, rreth 30 për qind e personave që pësojnë frakturë të ijeve në Mbretërinë e Bashkuar vdesin brenda një viti nga lëndimi.
Një studim i vitit 2012 ka gjetur gjithashtu se një variant i testit ulje-ngritje mund të jetë tregues i rëndësishëm i rrezikut të vdekshmërisë te personat e moshës 51 deri në 80 vjeç. Sipas studimit, personat me rezultate më të dobëta kishin pesë deri në gjashtë herë më shumë gjasa të vdisnin gjatë një periudhe gjashtëvjeçare, krahasuar me ata që kishin rezultatet më të larta.
Megjithatë, Dhesi thekson se këto teste nuk mund të parashikojnë se sa gjatë do të jetojë një person. Ato shërbejnë si tregues për identifikimin e problemeve të mundshme dhe për ndërmarrjen e masave që mund të përmirësojnë shëndetin, cilësinë e jetës dhe pavarësinë e individëve.
Si mund ta përmirësoni rezultatin në këtë test?
Sipas Dhesi, mënyra më e mirë për të përmirësuar rezultatin është të qëndroni sa më aktivë dhe të ruani lëvizshmërinë fizike.
Personat që kanë vështirësi në lëvizje mund të fillojnë me ushtrime në pozicion ulur, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve. Më pas, mund të provojnë të ngrihen nga karrigia rreth pesë herë çdo një ose dy orë.
Nëse gjendja fizike ua mundëson, edhe ecja brenda shtëpisë dhe ngjitja e zbritja e shkallëve të paktën tri deri në katër herë në ditë mund të sjellin përmirësime.
Specialisti këshillon që njerëzit të vazhdojnë t’i përdorin muskujt e këmbëve përmes aktiviteteve të përditshme, në mënyrë që të ruajnë ekuilibrin dhe pavarësinë fizike.
Ai rekomandon gjithashtu pjesëmarrjen në aktivitete dhe klasa të ushtrimeve fizike, nëse kjo është e mundur. Përveç përfitimeve fizike, këto aktivitete ofrojnë edhe mundësi për shoqërim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në moshë të shtyrë.
Ndër këshillat e tjera përfshihen kryerja e punëve të shtëpisë, shmangia e qëndrimit të gjatë ulur, ngritja dhe shtrirja pas periudhave të gjata pa lëvizur, ecja deri te dyqani në vend të përdorimit të veturës dhe kujdesi për kopshtin.
Për personat që kanë nipër e mbesa, edhe loja me ta, përfshirë uljen në dysheme dhe ngritjen përsëri, mund të ndihmojë në ruajtjen e forcës dhe lëvizshmërisë.
Sipas specialistit, aktiviteti i rregullt fizik është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin, për të parandaluar rrëzimet dhe për të mbetur të pavarur sa më gjatë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi appeared first on Sinjali.
Gjykatësi federal vendos: Padia e Trump për shpifje kundër BBC të vazhdojë
Gjykatësi federal, Jeffrey T Kuntz vendosi të martën se padia e presidentit amerikan, Donald Trump kundër BBC-së mund të vazhdojë, duke mohuar pjesërisht kërkesën e transmetuesit britanik për të rrëzuar çështjen.
Padia prej 10 miliardë dollarësh e presidentit për shpifje erdhi pas komenteve para kryengritjes në Kapitol të SHBA-së më 6 janar, siç janë paraqitur në një dokumentar të quajtur Trump: ‘Një Shans i Dytë’.
“Duke pranuar akuzat në padi si të vërteta, Gjykata konstaton se Trump ka kërkuar dëmshpërblim në mënyrë të besueshme aty ku Trump pretendon se një dokumentar shpifës i publikuar në lidhje me zgjedhjet shkaktoi dëm reputacioni”, shkroi gjyqtari i gjykatës së rrethit të Floridës i emëruar nga Trump.
“Do të ishte e vështirë për Gjykatën të pranonte një formulim të ndryshëm pa mohuar plotësisht rëndësinë dhe brishtësinë e zgjedhjeve politike”, shtoi ai.
Gjykatësi vuri në dukje rëndësinë e vendimit të redaktimit të dokumentarit, i cili bashkoi komentet e bëra nga Trump që ishin gati 55 minuta larg njëra-tjetrës, diçka për të cilën BBC ka kërkuar falje.
“Në pamje të parë, redaktimi mund të përcaktojë në mënyrë të pavarur besueshmërinë e keqdashjes reale”, shkroi ai.
“BBC përpiqet ta paraqesë këtë redaktim si redaktim të zakonshëm të bërë për të kondensuar një fjalim shtatëdhjetë minutësh në dymbëdhjetë sekonda. Por Gjykata nuk është e bindur”, shtoi ai.
Gjykatësi shkroi gjithashtu se pretendimet e Trump në lidhje me shmangien e BBC-së nga standardet gazetareske janë më se të mjaftueshme për të pretenduar në mënyrë të besueshme më shumë sesa thjesht neglizhencë.
Trump përshëndeti vendimin mbi Truth Social, duke e quajtur atë një “fitore të madhe”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të mposhtim të gjithë ata që përpiqen të mashtrojnë popullin amerikan”, shkroi Trump.
The post Gjykatësi federal vendos: Padia e Trump për shpifje kundër BBC të vazhdojë appeared first on Euronews Albania.
Dronët rusë vrasin dy punëtorë bashkiakë dhe plagosin rëndë një tjetër në Kramatorsk
-
- Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij.
Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ende nuk dihet se kush ka konstatuar i pari situatën dhe ka njoftuar shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rrjedhjes së gazit.