Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 April 2026Main stream

Zogaj në Shkodër, fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim dhe mikpret me traditë


TIRANË, 30 prill /ATSH/ Fshati Zogaj, 3-4 kilometra përtej Shirokës në Shkodër, është i njohur për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër, por edhe për punën në tezgjah, ku artizanët nuk e kanë harruar traditën duke punuar çdo gjë me dorë.

Ky fshat në veriperëndim të vendit, prezanton identitetin, traditën, ngjyrat dhe përvojën e jashtëzakonshme të Shqipërisë rurale, si për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Zogaj, duke cilësuar se këto janë “fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim, mikpret me traditë dhe zhvillohet në harmoni mes bukurive natyrore, trashëgimisë dhe vizionit për të ardhmen europiane”.

Në këto pamje shfaqen grupe njerëzish të të gjitha grupmoshave që shijojnë bukuritë natyrore të këtij fshati, aktivitetet ujore, ushqimet tradicionale, gra që krijojnë art në tezgjah, momente peshkimi etj.

Ky fshat kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Zogaj është i njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionalë, traditë e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuarat nga turistët.

/e.i/r.e/a.f/

The post Zogaj në Shkodër, fragmente nga një Shqipëri që punon me përkushtim dhe mikpret me traditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Çiftit iu bë atentat në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij njiheshin edhe si organizatorë të festës së Shën Markut

26 April 2026 at 18:19

Një atentat ka ndodhur në Lezhë, ku kanë mbetur viktimë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentiana Mujeci 32 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, çifti po udhëtonte me automjetin e tyre tip “Audi Q7” në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për ABC News bëjnë me dije se Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.

Për këtë arsye, pista kryesore e hetimeve lidhet me gjakmarrjen. Automjeti i çiftit është gjetur i shoshë nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë organizuar një pritë.

Çifti kishte katër fëmijë, ndërsa Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare.

Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/abcnews.al/

Kontrolle të befasishme në burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe lëndë narkotike

26 April 2026 at 11:40

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vijon kontrollet e befasishme në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimit Penal (IEVP), me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Në vijim të kontrolleve për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.

Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.

“Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

/m.m/j.p/

The post Kontrolle të befasishme në burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe lëndë narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aksion masiv pastrimi në bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Në të gjitha bashkitë bregdetare të vendit ka nisur dje aksioni kombëtar i pastrimit, me synimin që sezoni turistik ta gjejë vendin më të përgatitur, më të organizuar dhe më të vendosur për të mbrojtur mjedisin.

Ky aksion vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik dhe i iniciuar nga Ministria e Mjedisit, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, atë të Mbrojtjes, bashkitë, organizatat mjedisore dhe qindra vullnetarë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni masiv i zhvilluar në  bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë.

Pas pastrimit të bregdetit pushuesit vendas, por edhe turistët e huaj do të kenë mundësi të pushojnë në ambiente më të pastra.
Velipoja me vijën bregdetare dhe pastërtinë e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin atë çdo vit për të kaluar pushimet. Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.
Gjithashtu edhe Shiroka është një nga zonat më të preferuar për pushuesit e vizitorët në Shkodër. Bregu i liqenit u afron freski dhe natyrë të egër.
Aksoni i pastrimit përfshiu disa qytete bregdetare të vendit përveç Shkodrës ai u shtri edhe në Durrës, Vlorë, Sarandë, Dhërmi, Himarë, Drimadhes, Pogradec etj.
/k.s/ /a.g/

The post Rama: Aksion masiv pastrimi në bregdetin e Velipojës dhe në Shirokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton shpronësime për projekte infrastrukturore në Korçë, Shkodër e Skrapar

24 April 2026 at 15:55

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga realizmi i projekteve infrastrukturore në bashkitë Korçë, Shkodër dhe Skrapar.

Konkretisht në bashkinë Korçë u shpronësuan pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve “Xhejms Belushi”, “Dhori Koti” dhe rrugëve lidhëse, me një vlerë të përgjithshme prej 782 700 lekësh.

Ndërsa në Shkodër bashkia vendosi të kompensojë me një vlerë 326 970 lekësh pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit për sistemimin dhe asfaltimin e  rrugë “Pjetrushi”, pranë varrezave të qytetit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi po ashtu shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit të rikualifikimit urban në lagjen “5 Shtatori”, Çorovodë.

Pronarët do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 893 955 lekësh.

/m.m/j.p/

The post Qeveria miraton shpronësime për projekte infrastrukturore në Korçë, Shkodër e Skrapar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

By: V K
23 April 2026 at 08:46

Qeveria shqiptare lançoi një projekt të madh të quajtur “Porta e Alpeve” për investime në infrastrukturë në qarkun e Shkodrës, por ekspertët nuk i shohin këto fonde si të ndara nga beteja elektorale e vitit të ardhshëm.

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e “Paketës së Maleve” – një nismë kontroverse e shoqëruar me shqetësime mbi të drejtën e pronësisë dhe mënyrën se si do të aplikohet.

“Bëhet fjalë për një investim masiv për zhvillimin e turizmit me fokus atë malor”, tha Rama të dielën gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, bëhet fjalë për investime të infrastrukturës rrugore, menaxhim të ujërave të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe natyrore, punë të cilat në dukje janë investime që lidhen drejpërdrejt me qeverisjen vendore.

Në zbatim të këtij projekti, qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve me një vlerë prej 50 milionë eurosh kredi, të cilat do të përdoren për “punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’.

Kësaj kredie do t’i bashkohet dhe një fond 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

PS e fitoi qytetin e Shkodrës për herë të parë që pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me kryebashkiak Benet Becin, një ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dy prej bashkive të tjera të qarkut, ajo e Pukës dhe e Fushë-Arrëzit drejtohen nga opozita.

Projekti i ri i ka të lidhur shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, të tilla si rehabilitimi i shesheve, bulevardeve, ndërtim parkingjesh si dhe i një korridori rrugor që lidh Alpet me bregdetin Adriatik, nëpërmjet Shkodrës, liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, Velipojës dhe Shëngjinit.

Përdorimi i investimeve publike si mekanizëm për ndikim elektoral është një fenomen i pandalshëm në Shqipëri, i cili edhe pse nuk cënon formalisht dispozitat e Kodit Zgjedhor, shërben shpeshherë për të mikluar votuesit.

Por ekspertë të shoqërisë civile, edhe projekti i ri i njohur si “Porta e Alpeve” nuk mund të shihet jashtë mekanizmit politik për ndikim elektoral.

“Qeveria duhej të ishte shumë trasparente për të gjitha kostot, rrisqet, përfitimet dhe qasjen strategjike për të ardhmen,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. Krasniqi i sheh ‘Paketën e Maleve’ apo ‘Portën e Alpeve’ si nisma që ndërlidhin shumë sektorë, prekin pronën private, prekin raportet e qytetarëve me shtetin, shërbimet e kadastrës, konkurrencën ekonomike, sektorin e turizmit dhe me elementë të sigurisë kombëtare.

“Si të tilla duhet të jenë nisma shumë transparente dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Në mungesë të këtyre elementeve, sipas Krasniqit, këto janë nisma të mbyllura, jotransparente dhe të nxitura nga interesa të diskutueshme.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Bashkive, Agron Haxhimali thotë se kjo paketë investimesh është e nevojshme për zonat malore, por ai e vendos theksin te shpërndarja e drejtë e fondit.

“Të pesë bashkitë e qarkut duhet të jenë përfituese. Secila bashki duhet të jetë pjesë e konsultimit dhe vendimarrjes për projekte strategjike, që të sigurojnë kohezion social, rritje ekonomike dhe ripopullim”, tha ai.

Ndërkohë që ligji e detyron qeverinë që të ketë kufizime investimesh vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, Krasniqi mendon se investimet në vlera të tilla të mëdha nuk shihen jashtë ndikimeve politike elektorale.

“Në mungesë të elementëve që sigurojnë transparencën dhe interesin e një zhvillimi afatgjatë ekonomik, projekti i ri mund të ketë fatin e projekteve të mëparshme që kanë rezultuar më shumë si projekte 2-3 vjeçare politiko-elektorale apo klienteliste sesa projekte për zhvillimin e Shqipërisë”, përfundoi ai./ BIRN

The post “Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale appeared first on Albeu.com.

“Porta e Alpeve”: Qeveria hedh 100 milionë Euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

By: ela
23 April 2026 at 08:59

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”. Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e […]

The post “Porta e Alpeve”: Qeveria hedh 100 milionë Euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale appeared first on BoldNews.al.

Tjetër aksident në Velipojë-Shkodër, plagosen tre persona

By: Brisi
22 April 2026 at 19:35

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, me pasojë 3 pasagjerë të plagosur. Ngjarja u shënua rreth orës 18:05, në aksin rrugor Velipojë–Shkodër, kur automjeti me drejtues A. A., është përplasur me automjetin e drejtuar nga I. L. “Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy automjetet, shtetaset F. A., […]

The post Tjetër aksident në Velipojë-Shkodër, plagosen tre persona appeared first on BoldNews.al.

Fitore për banorët e Postribës: Gjykata rrëzon lejen për guroret

22 April 2026 at 15:20

Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë banorëve të Postribës në Shkodër, për kallëzimin e bërë në vitin 2024, që denonconte dëmet në komunitet dhe në natyrë nga kompania “Babasi Coo” dhe nënkontraktori “Nga Group” gjatë punimeve në gurore.

“Gjykata vendosi dje që leja minerare është e pavlefshme, pra është nul”, tha për Citizens avokati mbrojtës i banorëve, Erald Aga.

Ai theksoi se nga vendimi nënkuptohet që e gjithë procedura e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), si dhe nga dy kompanitë, ka qenë në shkelje flagrante të ligjit në mënyrën e marrjes së lejes minerare.

Avokati shtoi se aktualisht ata janë në pritje të zbardhjes së vendimit, në mënyrë që të shihet nëse palët do ta ankimojnë.

“Gjasat janë që do ta ankimojnë dhe më pas pritet që Gjykata e Apelit të japë një vendim në formë të prerë”, përfundoi Aga.

Beteja tetëvjeçare e banorëve të Postribës

Citizens.al ka raportuar vazhdimisht për çështjen e banorëve të Postribës që në vitin 2024 ku redaksia e ndoqi edhe duke vizituar në terren guroret në fjalë.

Zamir Milani, një prej protestuesve kryesorë që ka kundërshtuar punimet e dy subjekteve, tregon se kundërshtimet e banorëve në mënyrë individuale kanë nisur që prej vitit 2018.

Padia e fituar të martën është ndërmarrë nga pjesa më e madhe e komunitetit, rreth 90 banorë. Gjithashtu ka qarkulluar një peticion për çështjen, i cili ka mbledhur rreth 1,600 firma.

“Në seancën finale të gjykatës ishin prezent përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe vetëm avokati i palës nënkontraktore, ndërsa nga kompania kryesore nuk ishte askush”, tregoi Milani.

Ai shtoi se fillimisht banorët kanë dërguar një kallëzim në SPAK në vitin 2022, i cili është transferuar për shqyrtim në Prokurorinë e Shkodrës. Gjykata e kësaj të fundit, sipas tyre, ka dhënë vendim për dënim me tetë muaj burg për ish-administratorin e zonës së Postribës, për shpërdorim detyre.

“Ditën e dëgjesës publike për dhënien e lejes për guroret, [ish-administratori] kishte marrë dajën dhe shokët dhe kishte firmosur sikur ne ishim dakord për dhënien e lejes”, tregon Milani.

Personi i akuzuar, Altin Shaba, e ka apeluar vendimin.

“Janë dy gjykata që kanë dhënë vendimet e tyre: ajo e Shkodrës që ka dënuar ish-administratorin dhe kjo e Tiranës. Ndaj ne jemi shumë optimistë për çështjen”, vijoi Milani.

Aktualisht, Prokuroria e Shkodrës ka hetuar katër vepra penale të denoncuara nga banorët, përfshirë: dëmtimin e kanalit vaditës kullues 350-vjeçar nga kompanitë e paditura, ndotjen e ujit, dëmtime arkeologjike dhe keqmenaxhimin e mbetjeve.

Prokuroria e Shkodrës e ka transferuar sërish çështjen në Tiranë, por Milani shprehet se, pavarësisht se ka kaluar një vit e gjysmë, ende nuk janë thirrur nga institucioni.

Në një vendim të vitit 2024, Prokuroria e Shkodrës, në lidhje me ndotjen e ujit që furnizon shtatë fshatra (Domen, Milan, Boks, Dragoc, Kullaj, Fshati i Ri, Qendër Urë e Mesit), u shpreh se “turbullira rritet në depozitën e përpunimit të ujit dhe shtohet më tej në tubacione gjatë shpërndarjes në fshatra,” dhe “nuk arrihet në përfundimin se ajo shkaktohet nga inertet e NGA Group”.

Zamir Milani shtoi për Citizens.al se në fund të vitit 2025 banorët kanë kallëzuar për herë të dytë në SPAK ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe AKBN-në për mosveprime në lidhje me këtë çështje.

Por pavarësisht disa çështjeve dhe kallëzimeve të ngritura ndër vite nga banorët, aktualisht aktiviteti i shfrytëzimit të guroreve vijon në Postribë. Banorët shprehen të vendosur për të mos e ndalur betejën, sidomos pas dritës jeshile që morën më 21 prill nga vendimi i Gjykatës Administrative.

Lexo gjithashtu:

The post Fitore për banorët e Postribës: Gjykata rrëzon lejen për guroret appeared first on Citizens.al.

Djegia e mbetjeve në Bushat, banorët: Po mbytemi! Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona

By: armand
22 April 2026 at 12:42

Në ditën e katërt vijon situata alarmante mjedisore në landfillin e Bushatit, ku djegia e mbetjeve ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësime serioze për banorët e zonës. Banorët e fshatit Shkjezë në Bushat shprehen se situata është bërë e papërballueshme dhe se ndotja po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, ndërsa pretendojnë […]

The post Djegia e mbetjeve në Bushat, banorët: Po mbytemi! Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shkodër/ 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

By: V K
22 April 2026 at 12:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 27-vjeçare me inciale M.S, ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të kompozicioneve shëndetësore.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

The post E rëndë në Shkodër/ 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Shkodër! 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

By: ela
22 April 2026 at 11:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare me inciale M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të kompozicioneve shëndetësore. E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas […]

The post Tragjike në Shkodër! 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve appeared first on BoldNews.al.

Ambientin e marrë me qira e kishin kthyer në “laborator” droge/ Shkodër, arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër

By: Rovena
22 April 2026 at 09:50

Zbulohet një ambient i marrë me qira, ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatitje për shitje. Policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

U sekuestrua lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

“Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër

By: Brisi
21 April 2026 at 16:34

Tre shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkodër, pasi dyshohet se kanë tentuar të përhapin ideologji fetare tek fëmijët. Sipas raportimeve, dy meshkuj dhe një grua, me origjinë nga Lindja e Mesme, janë shoqëruar nga autoritetet pas një kërkese të strukturave të antiterrorit në Tiranë. Pas ndalimit, ata janë transportuar drejt kryeqytetit, ku […]

The post Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Zjarret përsëriten në landfille, Bushati i bashkohet Vlorës dhe Elbasanit

21 April 2026 at 13:27

Zjarri që përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve të Bushatit në Vaun e Dejës duket se është vënë nën kontroll. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe reshjet lokale të regjistruara gjatë paradites së sotme duket se kanë qetësuar situatën shqetësuese që u regjistrua fillimisht mesditën e së dielës. Por dinamika që ajo ka lënë pas tregon qartë se menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë problem edhe për bashkitë e veriut.

Në operacionin për mbulimin e vatrave u angazhuan struktura nga disa bashki, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Kamzën dhe Tiranën. Megjithëse nën kontroll, situata mbetet problematike.

Përhapja e flakëve qe favorizuar nga era e fortë, teksa nënkryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Elvis Preçi, në disa dalje për mediat këmbënguli se banesat përreth nuk rrezikoheshin dhe se nga verifikimet e bëra nga kamerat e sigurisë nuk dyshohej për zjarr-vënie të qëllimshme.

Por pavarësisht dyshimeve fillestare për shkaqe aksidentale, ekspertë të mjedisit dhe urbanistikës si Imeldi Sokoli, janë shprehur hapur se ngjarja kërkon hetim të thelluar pasi landfilli në fjalë operon me kapacitete të kufizuara dhe ndodhet pranë pikës kritike të mbushjes, çka rrit rrezikun për incidente të tilla.

“Praktikat e mira të djegies së venddepozitimeve të mbetjeve erdhën edhe në Shkodër, Bushati është drejt mbushjes si venddepozitim, në një moment lind nevoja për t’i rënë shkurt [me djegie] dhe për të ulur sasinë e mbetjeve në të,” ironizoi në Facebook Sokoli.

Në Bushat nuk depozitohen mbetje të rrezikshme si ato spitalore apo të ndërtimit, por ndotja e shkaktuar nga djegia e ditëve të fundit ka pasur ndikim të lartë në mjedis, pas tymit të madh që shoqëroi për rreth tre ditë zonat përreth.

Ky episod rikthen në qendër të vëmendjes jo vetëm menaxhimin e landfillit të Bushatit, por edhe mënyrën se si funksionon i gjithë sistemi i mbetjeve në Shqipëri.

Në letër, ky landfill u ndërtua për të zëvendësuar vend-depozitimet e vjetra dhe për të ofruar një standard më të avancuar menaxhimi. Atje depozitohen edhe mbetjet e Bashkisë Shkodër, e cila ka pasur vështirësi për të mbyllur plagët e vjetra të depozitimeve të paligjshme, përfshirë fushën e mbetjeve pranë lumit Kir.

Në një korrespoendencë të mëparshme për Citizens.al kjo bashki ka konfirmuar se zona e ish-landfillit pranë Kirit është jashtë funksionit prej rreth 15 vitesh, por rehabilitimi i saj mbetet ende i parealizuar për shkak të kostove të larta.

Ky tranzicion drejt Bushatit, në letër, duhej të shënonte kalimin drejt një menaxhimi më modern të mbetjeve dhe rehabilitim të zonave të vjetra. Por në praktikë, ai duket se thjesht ka zhvendosur problemin, duke mos e zgjidhur atë.

Zjarri në Bushat pason një seri episodesh të ngjashme në vend. Zjarret në landfillin e Elbasanit dhe ato në Vlorë vitin e shkuar ekspozuan të njëjtat dobësi ku sistemi i menaxhimit të mbetjeve mbështetet thuajse tërësisht te depozitimi. Trajtimi dhe riciklimi mbetet thuajse minimal, ndërsa kapacitetet për përpunim apo incenerim janë të kufizuara ose jo funksionale – siç u provua nga hetimet për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Zgjidhja që u pa e arsyeshme vjet në Elbasan ishte thjesht zgjerimi i landfillit me një hapësirë tjetër toke. Ngjashëm kjo zgjidhje është parë vitet e fundit edhe në Tiranë, për landfillin e Sharrës, pavarësisht se prej vitesh ka pasur debate në lidhje me politikën e zgjedhur të incenerimit të mbetjeve, e cila pas hetimeve nga SPAK rezultoi në skemë mashtrimi, pasi mbetjet vetëm depozitoheshin. Në parim, incenerimi do të duhej ta lehtësonte nevojën për zgjerim dhe hapësira të reja landfilli.

Në këtë kontekst, në një editorial për Citizens.al gazetari i pavarur i mjedisit Artan Rama ka argumentuar se sistemi i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri ka dështuar dhe kërkon një rikonceptim të plotë. Sipas tij, problemet nuk lidhen vetëm me kapacitetet teknike, por me mungesën e një politike të qëndrueshme dhe me ndikimin e interesave që kanë orientuar zhvillimin e sektorit.

Ndërkohë, përpjekjet ligjore për të reformuar këtë fushë nuk kanë prodhuar ndryshime të dukshme në praktikë. Projektligjet e miratuara apo në proces janë shoqëruar me kritika për mungesë transparence dhe rrezik për favorizim të interesave private, ndërsa mekanizmat e monitorimit mbeten të dobët.

Në këtë sfond, fakti që zjarri në Bushat u vu nën kontroll nuk e zbeh domethënien e tij. Përkundrazi, ai e bën më të qartë natyrën ciklike të krizës. Një sistem që arrin kufijtë e tij, prodhon incidente dhe më pas “përgjumet” a thua u rikthye në funksion, por pa adresuar shkaqet themelore.

Por për sa kohë nuk ka reflektime për ndryshime rrënjësore politikash në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, episodet e zjarreve si në Bushat, apo dhe Elbasan, Vlorë e gjetkë, duket se do të vijojnë të ndodhin.

Lexoni gjithashtu:

The post Zjarret përsëriten në landfille, Bushati i bashkohet Vlorës dhe Elbasanit appeared first on Citizens.al.

Djegia e mbetjeve ngre pikëpyetje mbi menaxhimin e landfillit të Bushatit

20 April 2026 at 15:47
zjarri landfill bushat
Zjarri i Bushatit i pushtuar nga tymi. Foto: Emi Kalaja.
Në landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa ndërprerje nga vatra dhe përhapet në ajër, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke. Në horizont shihet një perde gri mbi qytetet e Vaut të Dejës dhe Shkodrës, ndërsa era e rëndë e  djegies së mbeturinave të mbyt. Dyert dhe dritaret e shtëpive përreth landfillit të Bushatit […]

Landfilli i Bushatit në flakë/ Banorët: Këtu nuk bëhet më asgjë, na kanë shkatërruar tokat

By: armand
20 April 2026 at 11:57

Djegia e mbeturinave në landfillin e Bushatit në Shkodër ka shkaktuar një ndotje të rëndë toksike (prej dy ditësh) duke e kthyer jetën e banorëve të zonës në një makth dhe duke kërcënuar seriozisht bujqësinë, burimin e tyre kryesor të jetesës. Një banor i zonës, i cili ka punuar edhe vetë në këtë landfill, shprehet […]

The post Landfilli i Bushatit në flakë/ Banorët: Këtu nuk bëhet më asgjë, na kanë shkatërruar tokat appeared first on BoldNews.al.

Zjarri i madh në landfillin e Bushatit, mbërrijnë përforcime nga Tirana dhe Lezha

By: armand
19 April 2026 at 21:30

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar një situatë problematike në zonë. Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër bën të ditur se zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po favorizohen nga era, teksa shton se situata po menaxhohet dhe mbahet nën […]

The post Zjarri i madh në landfillin e Bushatit, mbërrijnë përforcime nga Tirana dhe Lezha appeared first on BoldNews.al.

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën

By: armand
19 April 2026 at 20:28

Zjarri i rënë në vend-depozitimin e mbetjeve në Landfilli i Bushatit vijon të jetë aktiv edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke mbajtur ende të pa stabilizuar situatën në zonë. Sipas të dhënave nga terreni, vatrat e djegies nuk janë shuar plotësisht dhe në disa pika të landfillit vijon procesi i djegies së mbetjeve, i cili herë pas here […]

The post Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën appeared first on BoldNews.al.

Ura e Tamaras, ndërtuar në shekullin XVIII, ku historia u shkrua aty ku bashkoheshin brigjet

By: berti
19 April 2026 at 17:23

“Ura e Tamaras, Malësi e Madhe, Shkodër, Korrik 1967”, foto është marrë nga një publikim i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të këtij imazhi, pjesë e arkivit të saj. E ndërtuar në shekullin XVIII nga vezirët Bushatllinjtë, ura është dëshmi e një epoke kur fuqia politike kërkonte të shprehej përmes qëndrueshmërisë së veprave publike. Me dy qemerë të fortë, ku ai kryesori hapet me një elegancë prej…

Source

❌
❌