Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

By: armand
25 December 2025 at 20:51

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur pasditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga një besimtare ortodokse, e cila raporton një situatë që sipas saj nuk e kishte përjetuar asnjëherë më parë. Sipas qytetares, rreth orës 16:57, ajo dhe disa besimtarë të tjerë janë paraqitur në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, me […]

The post “Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje appeared first on BoldNews.al.

Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve

25 December 2025 at 18:27

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli sot nga Korça urimet për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në një prononcim për mediet, Peleshi tha se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim.

“Kënaqësi e veçantë që uroj Krishtlindjet për besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon nga Korça, nga vendlindja ime, ku Krishtlindja festohet më bukur se kudo tjetër”, tha Peleshi.

“Korça është një kryeqytet i Krishtlindjes dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar edhe më tepër nga shqiptarë nga e gjithë Shqipëra që festojnë me njëri-tjetrin. Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, pohoi Peleshi.

/e.i/a.f/

The post Peleshi uron Krishtlindjen: Nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës

25 December 2025 at 15:40

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në Himarë, babagjyshi ndryshe nga viti i kaluar ka ardhur nga ajri, duke kthyer Krishtlindjen në një festë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë.

Kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo publikoi pamje nga atmosfera e gëzueshme e fëmijëve.

“Shëtitorja e Himarës u mbush me buzëqeshje, emocione dhe gëzim të pafund për fëmijët tanë. Me rastin e festës së Krishtlindjes, u shpërndanë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë ngrohtësi, dashuri dhe frymën e vërtetë të festës në çdo cep të qytetit.
Momenti më i veçantë i ditës ishte pa dyshim ardhja surprizë e Babagjyshit, këtë vit jo nga deti, por nga ajri, duke zbritur mbi Himarë dhe duke kthyer këtë ditë në një përvojë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë”, theksoi Tavo.

Ardhja e Babagjyshit nga ajri ishte një surprize e bukur për të gjithë në një dite feste, ku Himara këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar së bashku me banorët dhe fëmijët.

“Himara feston me zemër të madhe, me vëmendje për fëmijët dhe me aktivitete që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe gëzimin e përbashkët. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë”, shkruan Tavo.

Mes gëzimit të festës dhe këtij momenti të veçantë nuk kanë munguar urimet edhe nga fëmijët e banorë të Himarës në festën e Krishtlindjeve.

/k.s/a.f/

The post Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”

25 December 2025 at 15:34

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, në kryeqytet.

E kthyer tashmë në një traditë të përvitshme nga bashkia Tiranë, festat fetare vijnë më pranë qytetarëve dhe sidomos shtresave më në nevojë.

E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së kryeqytetit, Anuela Ristani e cila theksoi se kjo qendër shërben si një familje e madhe, ndërsa ditë pas dite e gjithë lagjja “5 Maji” ka pësuar një transformim të madh.

“Sot është ditë shumë e gëzuar dhe të ndash ushqim, është mënyra më e mirë për t’u njohur dhe për të falënderuar njëri-tjetrin. Ashtu si ndajmë edhe për familjet tona. Një tryezë pak më e madhe se ajo e shtëpive tona, por me të njëjtën ëmbëlsi, dhe të njëjtën ngrohtësi, ashtu si do ta kishim në shtëpitë tona. Më bëhet shumë qejfi që kjo qendra shërben si një familje e madhe”, tha Ristani.

Duke sjell në vëmendje investimet e realizuara në lagjen e re të pesë majit, Ristani thekson se “e gjithë lagjja ka marrë një lloj krenarie që nuk është më ajo që quhej “Bregu i Lumit”, por është lagjja e re “5 Maji”. Një lagje për të qenë krenarë, për të qenë në shtëpi, për t’u ndjerë të respektuar, por edhe për t’u ndjerë ngrohtë edhe mirë me njëri-tjetrin”.

Në fund, Ristani përcolli edhe një urim për festat e fundvitit, me apelin për të qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

“Ata nga ju që kanë mundësi, të ndihmojnë të tjerët. Ndonjëherë vetëm një fjalë e mirë, është shumë më e ngrohtë se çdo ndihmë tjetër materiale. Duhet prania dhe ngrohtësia e secilit. Puna jonë është punë fizike. Por ajo që është më e rëndësishme, është të bëjmë të tjerët të ndihen më mirë. Dhe ky do ishte mesazh dhe urimi për këtë vit, të jeni sa më mirë me veten, me njëri-tjetrin, me familjet tuaja. Suksese dhe shëndet të gjithëve. Gëzuar”, deklaroi Ristani.

Dreka e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi”
1 nga 3

/e.i/a.f/

The post Bashkia e Tiranës shtron drekën e Krishtlindjeve në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtarët e krishterë në rrethe festojnë Krishtlindjen

25 December 2025 at 15:31

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Mijëra besimtarë të krishterë në të gjithë vendin festuan sot Krishtlindjen, ku morën pjesë në meshat e organizuara ku u lutën për më shumë paqe dhe begati.

Në qytetin e Shkodrës mesha e shenjtë e Krishtlindjes u kremtua në katedralen “Shën Shtjefni”, ku Arqipeshkëvi Giovani Peragine udhëhoqi meshën e parë të Krishtlindjes që pas emërimit të tij në këtë detyrë.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin, ndërsa një urim përcolli edhe Imzot Angelo Masafra.

Në qytetin e Korçës qindra besimtarë ortodoksë që në mëngjes herët iu drejtuan Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë ku ndoqën meshën e drejtuar nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Anastasi.

Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë iu bashkuan ritualit fetar të lindjes së Krishtit në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë, ndërsa mesha e shenjtë u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale, i cili vuri theksin tek mungesa e paqes në botë.

Në Durrës besimtarët e krishterë morën pjesë në meshën e zhvilluar në Kishën Dioqezane Tiranë–Durrës, si edhe në Katedralen e Shën Astit dhe Apostullit Pal. Momente lutjeje, reflektimi dhe paqeje u bashkuan në këtë festë të shenjtë.

Krishtlindja u kremtua edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë shëndet dhe mbarësi.

Besimtarët u bënë pjesë e meshës edhe në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, ndërsa Krishtlindja u kremtua edhe në qytete të tjera të vendit.

/k.s//a.f/

The post Besimtarët e krishterë në rrethe festojnë Krishtlindjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krishtlindja ne Tiranë u prit me koncertin “Tinguj dhe fjalë” në sheshin Skënderbej

25 December 2025 at 15:16

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Mbrëmjen e djeshme, bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv “Tinguj & Fjalë, Koncert Simfonik i Natës së Krishtlindjes”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë.

Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik, me vepra nga kompozitorë të mëdhenj si Bizet, Johann Strauss, Brahms, Dvořák, Mascagni, Verdi dhe Gruber, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive në zemër të kryeqytetit.

Publiku shijoi interpretimet brilante të sopranos Eva Golemi, baritonit Armando Likaj, si dhe solistëve Edmea Krasniqi (violinë), Albana Kola (violinë) dhe Igert Zeqiri (violonçel), ndërsa drejtimi artistik u mbajt nga Ronald Gjura.

Mbrëmja festive u ndoq nga qytetarë e vizitorë te huaj, të cilët përjetuan një Krishtlindje me muzikë të përzgjedhur në zemër të Tiranës.

/e.i/a.f/

The post Krishtlindja ne Tiranë u prit me koncertin “Tinguj dhe fjalë” në sheshin Skënderbej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron Krishtlindjen: E ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri

25 December 2025 at 14:20

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët e krishterë për Krishtlindjen ndërsa mesazhin e parë e përcolli nga kisha katolike e Shna Ndoit në Laç.

“Kjo ditë e shenjtë ndez te ne shpresën dhe besimin se e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri”, u shpreh, ndër të tjera, Begaj.

“Ju përcjell të gjithë besimtarëve të krishterë urimet më të ngrohta për Krishtlindje nga Kisha e Shna Ndout, në Laç, vend i bekuar, ku vijnë mijëra besimtarë të të gjitha feve.
Kjo ditë e shenjtë ndez te ne shpresën dhe besimin se e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri”, ishte mesazhi i Begajt nga Kisha e Laçit.

Më pas, Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë në Tiranë.
Pas takimit me Fortlumturinë e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhe për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe kujdes ndaj njerëzve më të nevojë.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjen! Është një ditë e shenjtë, që shënon vlerat më të larta të besimit, të dashurisë, të solidaritetit, vlera në fakt që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë çfarë ne njihemi botërisht, të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, të kuptojmë dhe ndihmojmë ata që janë më të dobët, prandaj uroj që kjo Krishtlindje të jetë një Krishtlindje e mbushur me gëzim dhe begati e bekime, për çdo besimtar e për çdo shqiptar, dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët”  u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit uroi edhe besimtarët ungjillorë, duke u shprehur që bekimet e kësaj dite të jenë me ta dhe gëzimi të hyjë në çdo derë.

“Krishtlindja na sjell më shumë se çdo periudhë tjetër e vitit magjinë dhe dashurinë e Krishtit. Qoftë kjo Krishtlindje e mbushur me paqe dhe çaste të bukura të ndara  në familje  e me të dashurit tuaj!”, tha Begaj.

/m.q/j.p/

The post Begaj uron Krishtlindjen: E ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpresë

25 December 2025 at 12:26

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Nga selia e Sinodit të Shenjtë të kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, ku takoi edhe kryepeshkopin Joan, kreu i PD-së, uroi shqiptarët që ta festojnë këtë Krishtlindje me besim e shpresë.

“Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti”, u shpreh Berisha pvr mediet pas takimit me kryepeshkopin Joan.

“Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe shpresë për Krishtlindje më të mira vitin e ardhshëm. Gëzuar!”, tha Berisha.

/m.q/j.p/

The post Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpresë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO

By: Ela
25 December 2025 at 13:09

Ditën e sotme të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen dhe kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Për prefekten e Shkodrës, Holta Duda deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste pasi u bë lëmsh […]

The post Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

By: gaze tare
25 December 2025 at 12:41

Krishtlindja përfaqëson një nga ngjarjet më domethënëse shpirtërore për miliona besimtarë anembanë globit, të cilët e kanë Jezu Krishtin themel të besimit të tyre. Kjo festë nuk është thjesht një datë në kalendar, por një moment reflektimi mbi thelbin e marrëdhënies mes Zotit dhe njeriut.

Sipas traditës së krishterë, më 25 dhjetor përkujtohet lindja e Jezusit, çasti kur Zoti u mishërua dhe hyri në botë si një foshnjë e pambrojtur, e lindur në kushte modeste. Ky akt përfaqëson një pikë kthese në historinë e shpëtimit, pasi shënon fillimin e një rruge dashurie dhe sakrifice hyjnore që arrin kulmin me kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Tij mishëron paradoksin e madh të besimit të krishterë: fuqia dhe madhështia hyjnore e shfaqur përmes përulësisë dhe varfërisë njerëzore.

Rrëfimi i Krishtlindjes është i pasur me simbole dhe elemente mrekullie: një virgjëreshë që sjell në jetë Fëmijën e Shenjtë, barinj të thjeshtë që marrin lajmin nga engjëjt dhe mbretër të mençur që udhëtojnë nga larg për t’i dhuruar ar dhe temjan. Këto ngjarje, në këndvështrimin teologjik, e paraqesin Jezusin si Mesinë e premtuar, përmbushjen e profecive të lashta.

Në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përmendet si Emanuel, që do të thotë “Zoti me ne”, një emërtim që shpreh bindjen e krishterë se Zoti nuk mbeti i largët, por u bë pjesë e historisë njerëzore. Pikërisht kjo ide e pranisë hyjnore e bën Krishtlindjen një festë të mbushur me shpresë, gëzim dhe ngushëllim shpirtëror.

Me kalimin e kohës, veçanërisht gjatë shekullit të XX, Krishtlindja mori edhe një dimension shoqëror e kulturor, duke u kthyer në një festë familjare që kremtohet edhe nga ata që nuk i përkasin besimit të krishterë. Tradita e dhuratave, atmosfera festive dhe figura simbolike e Babagjyshit të Krishtlindjes u bënë pjesë e pandashme e këtij sezoni.

Periudha e Krishtlindjes shtrihet nga Adventi deri në Epifani dhe përfshin një sërë ritualesh dhe zakonesh fetare e laike, të cilat bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën. Në thelb, kjo festë mbart mesazhe universale të shpresës, bujarisë, dashurisë dhe vullnetit të mirë mes njerëzve.

The post Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë appeared first on iconstyle.al.

KIEV – Ëndrra e pazakontë e Zelesnkyt për Krishtlindje

25 December 2025 at 10:22

KIEV, 25 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke deklaruar se, “pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë atë që ka më shumë rëndësi: unitetin e Ukrainës.

Zelensky gjithashtu uroi vdekjen e Putinit, pa e përmendur në mënyrë të qartë presidentin rus, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët të ukrainasve”.

“Po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë ende një shtëpi. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë Rusia, ajo është e paaftë të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë”, theksoi Zelensky.

“Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe bëjmë një dëshirë, për të gjithë ne. ‘Le të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën”. shtoi ai. /os/

The post KIEV – Ëndrra e pazakontë e Zelesnkyt për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjen

By: Fax Web
25 December 2025 at 07:23

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.

Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.

Teologjikisht, këto ngjarje e identifikojnë Jezusin si Mesinë e profetizuar dhe të shumëpritur që do të sjellë shpëtimin shpirtëror. Si një përmbushje e tillë e profecisë së Dhiatës së Vjetër, Jezusi quhet edhe Emanuel në Mateu 1:23, që do të thotë “Zoti është me ne”, një emër që shpreh besimin e krishterë se Zoti hyri fizikisht në historinë njerëzore. Keshtu, sezoni i Krishtlindjes është i mbushur me shpresë dhe gëzim për të krishterët që besojnë në një Zot të dashur dhe të pranishëm.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë.

Krishtlindja festohet në mbarë Shqipërinë/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

25 December 2025 at 11:43

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë u kremtua krishtlindja. Kishat dhe katedralet janë mbushur me besimtarë, të cilët kanë marrë pjesë në meshat solemne dhe ceremonitë fetare.

Drejtuesit shpirtërorë kanë përcjellë mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese për familjet shqiptare.

Festa vijon edhe jashtë institucioneve fetare, ku besimtarët e kalojnë këtë ditë të shënuar pranë familjeve dhe të afërmve.

###

TIRANË- Në Tiranë qindra besimtarë katolikë e pritën lindjen e Krishtit në Katedralen “Shën Pali”.

Në mesnatë mesha u mbajt nga Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë – Durrës i cili dha mesazhe paqeje dhe dashurie. Ndërsa besimtarët ortodoksë iu drejtuan katedrales “Ngjallja e Krishtit” mëngjesin e të enjtes.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë mbajti mesën e liturgjisë hyjnore.

KORÇË- Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e mbipopulluar.

Shumë vizitorë dhe emigrantë kanë ndjekur në mëngjes meshën e rastit e mbajtur nga Mitropoliti Imzot Anastasi.

Gjatë meshës Mitropoliti i ka kushtuar fjalës së tij familjes, pasi siç u shpreh ai, Krishti ka lindur në çdo familje.

FIER- Krishtlindjet janë kremtuar edhe në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier.

Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit.

VLORË- Besimtarët e krishterë kanë festuar krishtlindjet. Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në qytetin e Vlorës, u zhvillua në Kishën e Shën Theodhorit drejtuar nga At Konstandin Prifti ndërsa dhjetëra besimtarë janë mbledhur në kishë për të festuar lindjen e Krishtit.

Atmosfera është e mbushur me lutje, qetësi dhe mesazhe paqeje, ndërsa kjo ditë e shenjtë bashkon familjet dhe komunitetin.

At Konstandin Prifti e cilësoi një ditë të madhe për të gjithë besimtarët duke përcjellë edhe urimin për të gjithë shqiptarët.

Sarandë- Mitropoliti Nathanail kremtoi meshën festive në kishën Shen Harallambi, në Sarandë, në praninë e besimtarëve ortodokse.

Gjate meshës, Mitropoliti përcjell mesazhe dashurie, paqeje dhe shprese, duke theksuar rëndësinë e besimit, te bashkimit dhe të ndihmës ndaj atyre qe kane me shume nevojë, sidomos në këtë periudhe të shenjtë.

Pas përfundimit të meshës, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpia e Fëmijës Vangjel Pulla, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për me të vegjlit.

HIMARË- Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët.

Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave.

Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti.

Erion Veliaj uron besimtarët: Krishtlindja t’ju gjejë të bashkuar dhe në paqe

By: lindita
25 December 2025 at 11:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mesazhi i plotë i Veliajt: Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Source

Tirana pret Krishtlindjen me koncertin “Tinguj & Fjalë” në Sheshin Skënderbej

By: lindita
25 December 2025 at 10:58

Mbrëmjen e djeshme, më 24 dhjetor, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv “Tinguj & Fjalë – Koncert Simfonik i Natës së Krishtlindjes”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë. Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik…

Source

Besimtarët ortodoksë në meshën e Krishtlindjes, Kryepeshkop Joani: Festa vjen si rreze shprese e paqeje

25 December 2025 at 11:39

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Në Katedralën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua mëngjesin e kësaj të enjteje të 25 dhjetorit, Liturgjia Hyjnore për Lindjen e Krishtit.

Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij imzot Joani, bashkë me klerikë të kryepeshkopatës.

Besimtarët e shumtë që mbushën Katedralen, morën mesazhe shprese në ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Në urimin e tij, Kryepeshkop Joani tha se “ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për festimin e Krishtlindjes, na ndihmon të kujtojmë se kjo festë e madhe nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi”.

“Perëndia i përjetshëm ndërhyn në histori dhe bëhet njeri, pa pushuar së qenuri Perëndi i plotë, për të na sjellë në shenjtërinë e Tij, për të na bërë pjesëmarrës të natyrës hyjnore, për të shëruar, ringritur dhe përmbushur njerishmërinë tonë të rënë dhe të deformuar. Nëpërmjet pranisë së energjisë së Tij hyjnore, Krishti, Perëndinjeriu, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë njerëzore dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë”, u shpreh ai.

“Për çdo njeri që kërkon paqen e brendshme, të vërtetën dhe plotësinë, festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje”, vijoi Kryepeshkopi.

Kryepeshkop Joani theksoi se tani më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit.

“Të dashur vëllezër dhe motra! Duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe të dëshmojmë me zell dhe pa u lodhur se tashmë Perëndia banon ndër ne. Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta bashkëndajë këtë dritë me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, përndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. Tani, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në një jetë pa dashuri, pa gëzim, pa dritë: një jetë në errësirë. Vetëm prania e Tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Ai është drita në errësirën tonë dhe mësimi i Tij, thotë psalmisti, është një llambë për udhëtimin tonë në këtë jetë”, tha ai.

Kryepeshkopi shtoi se “për të festuar shpirtërisht Lindjen e Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore”.

“Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi”, përfundoi ai.

Mesha e Krishtlindjes në Katedralën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, foto: Florian Abazaj
1 nga 18

/m.q/j.p/

The post Besimtarët ortodoksë në meshën e Krishtlindjes, Kryepeshkop Joani: Festa vjen si rreze shprese e paqeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron Krishtlindjen: Le të jetë burim paqeje dhe gëzimi

25 December 2025 at 09:27

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjen, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe begatie.

Kreu i Shtetit shprehu urimet më të mira për komunitetin e krishterë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, uroi Presidenti Begaj.

Ai nënvizoi vlerat universale që përçon Krishtlindja, si solidariteti, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa, duke i konsideruar ato themel i harmonisë shoqërore dhe i forcimit të lidhjeve njerëzore.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. /j.p/

The post Begaj uron Krishtlindjen: Le të jetë burim paqeje dhe gëzimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje

25 December 2025 at 09:07

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë, me rastin e Krishtlindjes, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik dhe të përshpejtojë rrugën drejt hyrjes në familjen evropiane dhe të ruajë vlerat e shoqërisë.

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri. Kjo ka plagosur rëndë ndërgjegjen politike të botës. Mbi të gjitha po shkatërron shpresat e brezave të ri dhe po i bën të paaftë ata që të jetojnë në paqe dhe dashuri. Nuk është e mirë as gjendja mes nesh e për këtë nuk mund ta fajësojmë askënd, por të ndihemi bashkëfajtorë për çdo situatë që nuk e kemi në nivelin e duhur… E ndjej të nevojshme t’ju ftoj të jemi më të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen në të cilin kemi jetuar në vitin që po lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do të kontribuojnë të gjithë që vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë të ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Dodë Gjergji.

Krishtlindja pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Krishtit sjell mrekullinë e mishërimit – Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm, por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë. /Kosovapress/

The post Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Nga Harry Potter tek ”Eyes Wide Shut” filmat alternativë më të mirë për Krishtlindje

25 December 2025 at 07:37

LONDËR, 25 dhjetor /ATSH/ – Ndërsa shumica e njerëzve i lidhin Krishtlindjet me filma të ngrohtë dhe familjarë, BBC-ja ka zgjedhur 12 tituj alternativë që sfidojnë pritshmëritë dhe sjellin magji, humor dhe emocione të thella festive.

”Eyes Wide Shut” (1999)

Filmi ndjek një mjek nga Nju Jorku që përfshihet në një udhëtim psikologjik pas një rrëfimi tronditës nga bashkëshortja e tij. Ai endet natën në qytet dhe përballet me dëshira, xhelozi dhe tundime të rrezikshme. Ngjarjet marrin një ton gjithnjë e më të errët dhe surreal. Filmi eksploron besimin, seksualitetin dhe pushtetin. Atmosfera është e ftohtë, misterioze dhe shumë simbolike.

”Father Christmas” (1991)

Ky film i animuar tregon historinë e një Babagjyshi të lodhur nga puna e tij e përvitshme. Ai vendos të marrë pushime dhe të udhëtojë në vende të ndryshme të botës. Gjatë udhëtimit, ai përballet me situata komike dhe kulturore të papritura. Filmi ka një ton të ngrohtë dhe humor të qetë britanik. Është një histori e thjeshtë, por shumë simpatike për Krishtlindje.

”Pillion” (2025)

Filmi përqendrohet në një marrëdhënie jo të zakonshme mes dy burrave me karaktere shumë të ndryshme. Ai eksploron temat e pushtetit, intimitetit dhe vetëpranimit. Personazhet përballen me kufijtë personalë dhe shoqërorë. Tregimi është intim dhe emocionalisht i ngarkuar. Filmi synon të sfidojë normat tradicionale të marrëdhënieve.

”Die Hard 2” (1990)

Një polic përpiqet të ndalojë një grup terroristësh që marrin kontrollin e një aeroporti gjatë Krishtlindjeve. Situata bëhet gjithnjë e më e rrezikshme ndërsa avionët mbeten në ajër. Filmi është plot aksion, tension dhe shpërthime. Personazhi kryesor duhet të veprojë i vetëm kundër kohës. Është një vazhdim energjik dhe argëtues.

”Pride” (2014)

Filmi bazohet në ngjarje reale dhe tregon miqësinë mes aktivistëve LGBTQ+ dhe minatorëve britanikë në vitet ’80. Dy grupe shumë të ndryshme bashkohen për një kauzë të përbashkët. Fillimisht ka paragjykime dhe tensione. Me kalimin e kohës, lind respekt dhe solidaritet. Është një film i ngrohtë, politik dhe plot shpresë.

”Wonder Boys” (2000)

Historia ndjek një profesor shkrimi që po kalon një krizë personale dhe profesionale. Jeta e tij komplikohet nga studentë, miq dhe marrëdhënie të paqarta. Ngjarjet zhvillohen gjatë një fundjave kaotike. Filmi ka humor të butë dhe momente melankolike. Ai flet për krijimtarinë, dështimin dhe rritjen personale.

”Merry Christmas, Mr. Lawrence” (1983)

Filmi zhvillohet në një kamp robërish lufte japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai përqendrohet në konfliktin kulturor mes robërve perëndimorë dhe rojeve japoneze. Marrëdhëniet mes personazheve janë komplekse dhe emocionale. Tema kryesore janë nderi, pushteti dhe mirëkuptimi. Filmi është i qetë, por shumë i thellë.

”Live Flesh” (1997)

Ky film spanjoll ndjek jetët e disa personazheve që lidhen nga një ngjarje e dhunshme në të kaluarën. Pasojat e asaj nate ndikojnë në dashuri, xhelozi dhe faj. Historia zhvillohet gjatë disa viteve. Filmi trajton pasionin dhe fatin njerëzor. Tregimi është emocional dhe dramatik.

”Harry Potter and the Prisoner of Azkaban” (2004)

Harry kthehet në Hogwarts për vitin e tretë dhe përballet me një kërcënim të ri misterioz. Një i arratisur nga burgu magjik duket se është i lidhur me të kaluarën e tij. Miqësitë thellohen dhe historia bëhet më e errët. Filmi sjell elemente të reja magjie dhe kohe. Është një pikë kthese më serioze në seri.

”Young Frankenstein” (1974)

Kjo është një komedi që parodizon filmat klasikë horror. Një shkencëtar përpiqet të distancohet nga trashëgimia e familjes së tij. Megjithatë, ai përfshihet në eksperimente absurde. Filmi është plot humor vizual dhe dialog inteligjent. Është një klasik komik shumë i dashur./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KINEMA – Nga Harry Potter tek ”Eyes Wide Shut” filmat alternativë më të mirë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

By: Ela
25 December 2025 at 09:16

Në meshën e tij të parë të natës së Krishtlindjes si Papë, Leoni XIV ka denoncuar ashpër një ekonomi që, sipas tij, “i shtyn njerëzit të trajtohen si mall”. Ai theksoi se mesazhi i Krishtit është çlirimi i njeriut nga çdo formë skllavërie. “Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall, Zoti bëhet i ngjashëm […]

The post Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall appeared first on BoldNews.al.

❌
❌