Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës

25 December 2025 at 15:40

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Në Himarë, babagjyshi ndryshe nga viti i kaluar ka ardhur nga ajri, duke kthyer Krishtlindjen në një festë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë.

Kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo publikoi pamje nga atmosfera e gëzueshme e fëmijëve.

“Shëtitorja e Himarës u mbush me buzëqeshje, emocione dhe gëzim të pafund për fëmijët tanë. Me rastin e festës së Krishtlindjes, u shpërndanë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë ngrohtësi, dashuri dhe frymën e vërtetë të festës në çdo cep të qytetit.
Momenti më i veçantë i ditës ishte pa dyshim ardhja surprizë e Babagjyshit, këtë vit jo nga deti, por nga ajri, duke zbritur mbi Himarë dhe duke kthyer këtë ditë në një përvojë magjike që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë”, theksoi Tavo.

Ardhja e Babagjyshit nga ajri ishte një surprize e bukur për të gjithë në një dite feste, ku Himara këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar së bashku me banorët dhe fëmijët.

“Himara feston me zemër të madhe, me vëmendje për fëmijët dhe me aktivitete që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe gëzimin e përbashkët. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë”, shkruan Tavo.

Mes gëzimit të festës dhe këtij momenti të veçantë nuk kanë munguar urimet edhe nga fëmijët e banorë të Himarës në festën e Krishtlindjeve.

/k.s/a.f/

The post Babagjyshi vjen nga ajri, surprizon fëmijët në shëtitoren e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Babagjyshi “zbret” nga ajri, surprizon fëmijët në Himarë

25 December 2025 at 12:28


Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët.

Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave.

Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti/abc/

- YouTube www.youtube.com

VIDEO/ Babagjyshi “zbret” nga ajri, surprizon fëmijët në Himarë

25 December 2025 at 11:28

Himara zgjedh një mënyrë ndryshe për të surprizuar fëmijët.

Këtë vit, Babagjyshi ka mbërritur në qytet nga ajri, ndërsa u prit nga fëmijët buzë detit, të cilët morën dhuratat e festave.

Një zgjedhje ndryshe këtë vit teksa një vit më parë Babagjyshi mbërrinte nga deti./abcnews.al

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak

By: Uesli
15 December 2025 at 19:56

Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak   Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve, ku parashikohet një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si familjet dhe bizneset do të paguajnë për mbetjet urbane. Në qendër të këtij programi qëndron vendosja e parimit […]

The post Qeveria plan për të peshuar plehrat: kush hedh pak, paguan më pak appeared first on Saranda Web.

Skenari i Himarës/ Si u ‘grekëzuan’ komunitetet vllehe në Jug të Shqipërisë

By: Brisi
26 November 2025 at 22:02

Sot vllehët përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë për të vepruar dhe punuar. Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm […]

The post Skenari i Himarës/ Si u ‘grekëzuan’ komunitetet vllehe në Jug të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Nga Elbasani, shisnin kokainë në Himarë/ Arrestohen dy trafikantë

13 November 2025 at 09:41

HIMARË- Vihen në pranga dy persona, që shisnin kokainë në zonën e Himarës. Të arrestuarit janë dy 46-vjeçarë, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin ata, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al

46 doza kokainë për shitje, Policia arreston në flagrancë dy dyshuarit në Himarë

13 November 2025 at 10:30


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar në Himarë, të cilët janë kapur në flagrancë dhe i janë gjetur 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wave”.

Të arrestuar janë E. U., 46 vjeç dhe S. M., 46 vjeç, të dy banues në Elbasan.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ‘Fiat’, me të cilin lëviznin këta shtetas, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

By: armand
27 October 2025 at 12:54

Një 30-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia, me akuzën për “mashtrim”. Sipas burimeve, në muajin shtator 30-vjeçari ka mashtruar një shtetas, ku mori një makinë me qira. Autori nuk e pagoi tarifën e përdorimit të mjetit. Autoritetet po hetojnë këtë ngjarje deri në një vendim final ndaj të arrestuarit […]

The post I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë appeared first on BoldNews.al.

I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë

By: Elva
18 October 2025 at 16:13

Një 85-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në lagjen “Livadhë” të Himarës, pasi teksa punonte në tokën e tij ka shpërthyer një granatë dore. Sipas policisë, mjeti shpërthyes ishte i fshehur në rrënjët e një ulliri dhe ka shpërthyer në momentin që i moshuari po punonte në atë zonë. Si pasojë e shpërthimit, […]

The post I shpërtheu granata teksa punonte tokën, plagoset 85-vjeçari në Himarë appeared first on BoldNews.al.

Po punonte në tokën e tij, granata e dorës e fshehur nën rrënjët e një ulliri plagos të moshuarin në Himarë

By: M C
18 October 2025 at 16:23

Një 85-vjeçar është plagosur ditën e sotme në lagjen “Livadhë” në Himarë, duke punuar në tokën e tij. Policia ka bërë me dije se i moshuari është plagosur në këmbë pasi ka shpërthyer një granatë dore, e cila ndodhej e fshehur nën rrënjët e një ulliri.

85-vjeçari është identifikuar me inicialet K.K. Gjendja shëndetësore e të moshuarit është qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Momentalisht ndodhet në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Po punonte në tokën e tij, granata e dorës e fshehur nën rrënjët e një ulliri plagos të moshuarin në Himarë appeared first on Albeu.com.

Po punonte ullinjtë/ Shpërthen granata e dorës në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

18 October 2025 at 16:05

HIMARË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës.

Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.

I moshuari  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Shiste kokainë dhe kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Himarë

By: Ardit
3 October 2025 at 11:35

Një 35-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar në flagrancë në zonën e Himarës. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ai drejtonte, iu sekuestruan 91 doza kokainë dhe 9 doza kanabis, të ndara dhe gati për shitje. Dyshohet se i arrestuari siguronte lëndët narkotike dhe i paketonte në doza të vogla për t’i shpërndarë […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis, vihet në pranga 35-vjeçari në Himarë appeared first on BoldNews.al.

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

By: Ela
3 October 2025 at 09:20

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ministri “Diell”, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantieri i stadiumit të ri të Kamzës, duke marrë autorësinë e një investimi që po kryhet formalisht nga Bashkia e drejtuar nga Rakip Suli. Në të njëjtën vijë logjike, kreu i qeverisë rezulton të […]

The post Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni appeared first on BoldNews.al.

Himara vijon sezonin edhe në shtator, Tavo për ATSH-në: Shumë struktura akomoduese aktive

29 September 2025 at 13:08

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Himara nuk është vetëm një destinacion veror për mijëra pushues vendas e të huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet, por edhe një përjetim i plotë i natyrës, historisë dhe mikpritjes së veçantë që e karakterizon këtë zonë.

Një veçanti e këtij sezoni ishte fakti që turizmi nisi më herët se zakonisht, që në fund të prillit dhe fillimin e majit dhe po vijon ende edhe në fund të shtatorit. Nëse sot bën një shëtitje në rrugët e Himarës, vihet re qartë se edhe në këtë stinë të vjeshtës
qyteti vijon të jetë i gjallë dhe mikpritës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo tha në një intervistë për ATSH-në se sezoni turistik i këtij viti në Himarë ishte i suksesshëm, me një rritje prej 12–18% të numrit të turistëve në secilin prej muajve kryesorë të verës (qershor, korrik dhe gusht).

Aktualisht, tha Tavo, shumë struktura akomoduese dhe ofrues shërbimesh turistike vijojnë të jenë aktive, ndaj shifrat përfundimtare të numrit të vizitorëve mbeten ende për t’u analizuar.

Himara vazhdon të presë turistë ndërsa moti i ngrohtë ka favorizuar shtyrjen e sezonit më tej.

Megjithatë, sipas Tavos, ky vit solli edhe sfida, pasi rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe fluksi i madh i vizitorëve kërkojnë kapacitete më të mëdha në administrim dhe menaxhim, për të garantuar shërbime cilësore dhe një përvojë sa më të mirë për çdo vizitor.

Himara po zgjidhet gjithnjë e më shumë dhe përtej muajve të verës, veçanërisht nga vizitorët e huaj që preferojnë një atmosferë më të qetë, larg fluksit të lartë të korrikut dhe gushtit.

“Ky fluks i vazhdueshëm turistësh në shtator dhe tetor dëshmon potencialin e madh të Himarës për t’u zhvilluar si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke kombinuar detin, natyrën, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen e zonës. Plazhet e Himarës mbeten mikpritëse edhe në vjeshtë, nga Livadhi me hapësirat e gjera, Potami me burimet e freskëta, deri te Porto Palermo që ruan hijeshinë e historisë. Rrugicat me kalldrëm dhe jeta lokale i japin ngjyrë kësaj periudhe, me vjeljen e ullinjve, verën e re dhe aromat tradicionale”, tha Tavo.

Por, vijon Tavo, Himara nuk është vetëm bregdet.

“Fshatrat e Njësisë Administrative Horë–Vranisht ofrojnë një përvojë ndryshe, me agroturizëm, traditë dhe bukuri malore që tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Turistët kanë mundësi të shijojnë ushqimet bio, mikpritjen e shtëpive karakteristike dhe natyrën e paprekur, duke e bërë këtë zonë një plotësim të vyer të turizmit bregdetar. Në çdo stinë, Himara bashkon qetësinë dhe aventurën, duke i bërë vizitorët ta ndjejnë si shtëpi”, tha Tavo.

Himara mbetet xhevahir në rivierën shqiptare, falë plazheve të saj të shumta dhe gjireve të veçantë që ofrojnë një përvojë unike për çdo vizitor.

Kryebashkiaku Tavo u shpreh se duke qenë bashkia me vijën më të gjatë bregdetare në vend, oferta turistike është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ndër plazhet dhe gjiret më të vizituara këtë vit përfshihen: Palasa, Dhërmiu, Jala, Potami, Livadhi, Akuariumi, Filikuri, Spile, Porto Palermo, Llamani, Qeparo, Borsh, Lukovë, Bunec, Kakome, si dhe disa prej perlave të natyrës si Gjiri i Gjipesë apo Gjiri i Krorezës, të cilët çdo vit tërheqin gjithnjë e më shumë turistë për bukurinë dhe autenticitetin e tyre.

“Kjo tregon se çdo cep i territorit të bashkisë Himarë, nga plazhet më të mëdha me infrastrukturë bashkëkohore deri te gjiret më të fshehtë e spektakolarë, ka qenë i preferuar dhe i vizituar, duke forcuar më tej pozicionin e Himarës si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Shqipëri”, tha Tavo.

Sa i përket nismës për vendosjen e çadrave falas në plazhet publike, Tavo theksoi se ky ishte një shërbim i ri dhe si çdo risi, solli me vete sfida dhe të papritura, por u prit me shumë pozitivitet nga turistët vendas dhe të huaj.

“Këtë sezon u vu re një interesim i shtuar për plazhet publike, veçanërisht për ato ku ishin vendosur çadra falas, të cilat rezultuan ndër më të frekuentuarat. Edhe pse në këtë fazë pilot shërbimi ishte i kufizuar në shifra (plazhet Spile, Potam dhe Qeparo), nisma rezultoi një sukses”, vuri në dukje Tavo.

Sipas kryebashkiakut, ky sukses inkurajon zgjerimin e këtij modeli të plazheve publike dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve që ofrohen aty, duke rritur cilësinë dhe aksesin për të gjithë pushuesit.

Përveç plazheve dhe bukurive natyrore, Himara ka fatin të ofrojë edhe një trashëgimi të larmishme kulturore e historike, e cila po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion të rëndësishëm turistik.

Disa nga monumentet më të vizituara këtë sezon kanë qenë Kalaja e Porto Palermos, Kalaja e Himarës, Kalaja e Borshit, si dhe një sërë kishash dhe manastiresh të vjetra, veçanërisht në Himarë, Dhërmi, Vuno dhe Qeparo. Ndër më të spikaturit mund të përmendim Manastirin e Shën Theodhorit në Qeparo, Kishën e Shën Mërisë në Dhërmi, Kishën e Shën Mihalit në Vuno, si dhe kishat brenda mureve të Kalasë së Himarës.

Kryebashkiaku Tavo bëri të ditur se sipas të dhënave paraprake, vizitat në këto monumente kanë shënuar një rritje me rreth 50% krahasuar me vitin e kaluar, duke dëshmuar qartë se turizmi kulturor po bëhet një komponent i rëndësishëm i zhvillimit turistik të Himarës.

“Ky trend është një thirrje e qartë për vizionin e bashkisë sonë, e cila synon zgjerimin e ofertës turistike përtej sezonit veror dhe kthimin e Himarës në një destinacion të vizitueshëm përgjatë të gjithë 12 muajve të vitit”, theksoi ai.

Duke iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, bashkia Himarë e ka vendosur fokusin kryesor tek investimet në përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim ofrimin e një turizmi dinjitoz dhe plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për vizitorët dhe banorët.

Gjatë këtij viti janë realizuar ndërhyrje të rëndësishme, duke përfshirë rikonstruksione të thella të rrugëve, riorganizimin e hapësirave publike, investime në ujësjellës dhe linja elektrike, ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujit, si dhe ndriçimin e çdo rruge dhe fshati të bashkisë Himarë.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rregullimit të trafikut brenda qytetit të Himarës, përmes vendosjes për herë të parë të një sensi unik, çka shmangu trafikun e rënduar që krijohej zakonisht gjatë sezonit veror. Po ashtu, u vendos sinjalistika rrugore, vijëzime, parkime publike të menaxhuara dhe disiplinim i tyre, duke rritur standardin e qarkullimit dhe lehtësuar lëvizjen”, theksoi Tavo.

Në të njëjtën kohë, bashkia ndërmori masa për disiplinimin e niveleve të zhurmës dhe muzikës, duke synuar krijimin e një atmosfere sa më të këndshme për turistët dhe komunitetin lokal.

“Për vitin e ardhshëm, projektet prioritare do të vijojnë në këtë drejtim, me investime në zgjerimin dhe rikualifikimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e më shumë hapësirave publike e pedonale, përmirësimin e gjelbërimit dhe ndriçimit urban, si dhe forcimin e kapaciteteve të menaxhimit mjedisor. Këto masa synojnë jo vetëm përmirësimin e përvojës së vizitorëve, por edhe ngritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Himarës”, tha Tavo.

/k.s/j.p/

The post Himara vijon sezonin edhe në shtator, Tavo për ATSH-në: Shumë struktura akomoduese aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizëm edhe në vjeshtë/ Vlora, e preferuar për bukuritë natyrore

28 September 2025 at 15:55

Vlora vazhdon të tërheqë turistë edhe në fund të shtatorit, veçanërisht ata që udhëtojnë me kamper. Vjeshta ofron mundësinë për të eksploruar natyrën e Shqipërisë larg zhurmës së verës. Turistët janë të impresionuar nga mikpritja dhe bukuritë natyrore, duke sugjeruar Vlorën si destinacion për miqtë e tyre.

Vlora vijon të tërheqë turistë edhe në fund të shtatorit. Shumë te huaj  që udhëtojnë me kampera kanë zgjedhur të  zbulojnë  bukuritë e vendit  tonë gjate vjeshtës. Sipas tyre është koha ideale për të udhëtuar – larg zhurmës së sezonit dhe me afër jetesës së banorëve të zonës.

“Burri- vijmë nga Zvicra. Erdhëm me avion në Tiranë, më pas udhëtuam me makinë drejt Thethit ku  bëmë haiking , shkuam në Himarë, për tre dite do të qëndrojmë këtu”, shprehet një turist.

“Është hera e parë në Shqipëri.  Me pëlqen natyra,  njerëzit janë të këndshme”, thotë një tjetër turiste.

Për shumë prej tyre është hera e parë që vizitojnë  vendin tone ndërsa thonë se  kur te kthehen ne vendet  e tyre do t’jua sugjerojnë dhe miqve.

“ Jam nga Gjermania,  Vlora është një qytet i bukur me plazhe të bukur dhe njerëz miqësor”, tregon një tjetër turist.

“Kam marrë shumë sugjerime për ta vizituar,   panorama është shumë bukur,  do t’ja këshilloj dhe unë  miqve të vijnë e këtu “, thotë ajo.

“Është dita e dyte këtu,  panorama është shume e bukur”, tregoi ai.

Turizmi me kamper po shfaqet gjithnjë e më shumë si një formë alternative dhe shumë praktike e udhëtimit, duke i dhënë mundësi vizitorëve të lëvizin lirshëm dhe të njohin më shumë zona, shpeshherë edhe ato më pak të eksploruara.

Numri i lartë i turistëve tregon  zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri dhe përtej verës.

/abcnews.al/

Zbulohen 3 parcela me kanabis në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona/ EMRAT

By: Ela
27 September 2025 at 15:14

Tre parcela me 302 bimë kanabis janë zbuluar në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dhe Argjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi […]

The post Zbulohen 3 parcela me kanabis në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje, Policia e Shtetit në kërkim të dy të dyshuarve

27 September 2025 at 15:21


Polica e Shtetit ka bërë të ditur se Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia njofton se kultivimi i kanabisit ishte bërë në një zonë malore në territorin e Himarës, ndërsa janë asgjësuar 302 bimë kanabisi dhe janë sekuestruar 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

“Gjatë kontrollit të territorit duke përdorur edhe dronë, shërbimet e Policisë, midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një sasi bimësh narkotike në proces tharjeje me peshë 121 kg”, thuhet në njoftim,

Policia thekson tutje se në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të këtij rasti kultivimi, u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e shtetasve: R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë dhe A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi?

Vidhnin vila në bregdetin e Jugut, arrestohen 3 grabitësit nga Saranda/ PAMJET

By: Ela
22 September 2025 at 13:48

Tre grabitës, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në disa banesa në fshatrat bregdetar të Himarës, gjatë 2 muajve të fundit janë arrestuar nga policia. Po ashtu policia ka proceduar penalisht një 18-vjeçare që ka pasur dijeni mbi aktivitetin e bandës së grabitësve, por nuk ka kallëzuar […]

The post Vidhnin vila në bregdetin e Jugut, arrestohen 3 grabitësit nga Saranda/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Bënë kërdinë në Himarë, për 2 muaj vodhën 4 banesa/ Arrestohen tre persona

By: Rovena
22 September 2025 at 13:12

Policia ka arrestuar tre persona të cilët kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit. Në banesën e një prej të arrestuarve policia sekuestroi: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.

“Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë; -D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë; -K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht: 

-më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;

-më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;

-më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;

-më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh”, njofton policia./abcnews.al

 

“Nuk u qëllua me thikë”, policia jep detaje për plagosjen e 69-vjeçarit në Himarë

By: armand
17 September 2025 at 17:13

Ditën e sotme u raportua se një 69-vjeçar ishte plagosur me thikë në gjoks, ngjarje e ndodhur në Himarë. Por sipas policisë, 69-vjeçari Përparim Popa është vetëplagosur teksa kryente punime në banesën e tij. Ai është dëmtuar me mjet prerës në pjesën e kraharorit. Fatmirësisht, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: […]

The post “Nuk u qëllua me thikë”, policia jep detaje për plagosjen e 69-vjeçarit në Himarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌