Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-deputetja greke: Rama studioi në Harvard me një bursë si minoritar

By: armand
25 January 2026 at 18:49

“Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në universitetin e Harvardit meqë kishte nënën me origjinë greke”. Është kjo deklarata që vjen nga Niki Tzavella, ish-deputetja greke e partisë “Nea Demokratia”. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ka ndodhur në kohën kur ajo ishte nënkryetare këtij fondacioni. Tzavella, […]

The post Ish-deputetja greke: Rama studioi në Harvard me një bursë si minoritar appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

By: V K
15 January 2026 at 10:06

Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës, sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, sqaron policia.

The post Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Albeu.com.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

By: Fax Web
15 January 2026 at 11:17

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 12:30 me orën greke, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Tejkalim kompetencash në diplomaci/ Çfarë fshihet pas veprimeve të Leonard Psilit

By: Brisi
8 January 2026 at 14:06

Leonard Psili, punonjës i Konsullatës Greke në Gjirokastër, ndodhet aktualisht në një procedurë gjyqësore që lidhet me shkelje të rënda të rregullave konsullore, ndërkohë që paralelisht emri i tij përmendet në akuza për veprimtari informuese pranë strukturave operative të policisë. Sipas të dhënave të referuara në dosjen gjyqësore, Psili dyshohet se është paraqitur si përfaqësues […]

The post Tejkalim kompetencash në diplomaci/ Çfarë fshihet pas veprimeve të Leonard Psilit appeared first on BoldNews.al.

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

By: Brisi
26 December 2025 at 09:07

Aksi Kakavijë-Janinë, do vazhdojë të jetë i bllokuar edhe pasditen e kësaj të premte për shkak të protestave të fermerëve grekë. Sipas njoftimit të Policisë, aksi do vijojë të jetë i mbyllur nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), ndërsa do lejohen të kalojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. […]

The post Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë

By: Elva
23 December 2025 at 16:07

Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare mes Shqipëria dhe Greqia, konkretisht në doganën e Kakavijë. Sipas raportimeve, në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, prej të cilëve 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 675 […]

The post Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

By: Re Nato
17 December 2025 at 08:56

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

By: Rovena
16 December 2025 at 10:19

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës./abcnews.al

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

By: Elva
13 December 2025 at 09:35

Lëvizja e fermerëve grekë ka hyrë në ditën e saj të disa­të, duke shkaktuar përsëri bllokime në rrugët kryesore të vendit. Policia Kufitare Kakavijë njofton se edhe sot, për shkak të protestave, do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në […]

The post Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë appeared first on BoldNews.al.

Protestat e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë, ja orari

By: Brisi
11 December 2025 at 11:52

Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. Raportohet se aksi do të jetë i bllokuar nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët […]

The post Protestat e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë, ja orari appeared first on BoldNews.al.

Gjermania bie dakord të mos i kthejë azilkërkuesit në Greqi

By: redi
9 December 2025 at 20:52

Qeveria greke tha sot se ka siguruar një marrëveshje me Gjermaninë dhe shtetet e tjera të BE-së, sipas së cilës nuk do të jetë e detyruar të marrë mbrapsht azilkërkuesit derisa të hyjë në fuqi sistemi i reformuar evropian i azilit. ”Sipas marrëveshjes, azilkërkuesit që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të parregullt dhe më pas kanë udhëtuar drejt një vendi si Gjermania para 12 qershorit 2026 nuk do të…

Source

Fermerët grekë vijojnë protestat/ Kakavijë-Janinë sërish e bllokuar

By: Re Nato
4 December 2025 at 10:07

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë

3 December 2025 at 12:13

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në njoftim të dytë ndërsa përshkallëzohet greva e fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej dy ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

/e.i /j.p/

The post Policia: Aksi Kakavijë-Janinë i bllokuar nga ora 19:00 nga greva e fermerëve grekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

By: V K
2 December 2025 at 09:41

Policia Kufitare Kakavijë, ka njoftuar se autoritetet greke kanë informuar, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se sot nga ora 16:00 deri në 21:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Shkak për mbylljen e qarkullimit është protesta që fermerët grekë do të zhvillojnë në këtë segment rrugor.

Gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që paraqesin emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.

Policia Kufitare Kakavijë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u rekomandon të planifikojnë udhëtimet drejt ose nga Greqia në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe situatat problematike.

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë appeared first on Albeu.com.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë

By: Elva
1 December 2025 at 10:06

Edhe sot, aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestave të fermerëve grekë që po zhvillohen në të gjithë Greqinë. Sipas njoftimeve zyrtare, rruga do të mbetet e mbyllur nga ora 12:00 deri në 18:00 (me orën lokale greke). Si pasojë, puna në pikën kufitare do të pezullohet përkohësisht. Protestat e […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Konsullatën Greke në Gjirokastër me punonjësin L.P

By: Ela
27 November 2025 at 10:25

Një skandal ka shpërthyer në Konsullatën Greke në Gjirokastër ditët e fundit, ku punonjësi L.P. akuzohet për ndërhyrje të paligjshme. Në bazë të një investigimi të kryer së fundmi, mësohet se ky punonjës i nivelit të ulët përfaqësimi në Konsullatën Greke në Gjirokastër, i largon qytetarët nga një zyrë dhe i dërgon tek një zyrë […]

The post Skandal në Konsullatën Greke në Gjirokastër me punonjësin L.P appeared first on BoldNews.al.

Skenari i Himarës/ Si u ‘grekëzuan’ komunitetet vllehe në Jug të Shqipërisë

By: Brisi
26 November 2025 at 22:02

Sot vllehët përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë për të vepruar dhe punuar. Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm […]

The post Skenari i Himarës/ Si u ‘grekëzuan’ komunitetet vllehe në Jug të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Pamjet tronditëse në Egje: Roja greke përplas qëllimisht varkën me emigrantë për t’i mbytur në det, pse Europa hesht sërish?

By: Iconstyle
23 November 2025 at 20:35

Ka vite që ne e ndjekim këtë histori. Ka vite që shohim të njëjtat pamje, dëgjojmë të njëjtin mohim, lexojmë të njëjtat deklarata dhe presim të njëjtat “hetime që janë në proces”. Ka vite që Greqia bën të njëjtën gjë: Merr jetë njerëzish në det dhe ia hedh pa asnjë pasojë. Dhe nëse dikush do të kishte dyshime pse kjo histori u përsërit sërish, përgjigjja është e kuptueshme: sepse asnjëherë nuk u ndëshkua.

Ngjarja e fundit është treguesi i pastër i kësaj kulture shtetërore. Një anije e rojes bregdetare greke i afrohet një varke të vogël me emigrantë, burra, gra e fëmijë dhe e përplas me qëllim. Këta njerëz nuk kishin armë, nuk kërcënonin askënd, nuk po shkelnin ligje që justifikojnë dhunë fizike.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turning Point UK 🇬🇧 (@tpointuk)

Ky veprim është i paligjshëm në çdo nivel të së drejtës ndërkombëtare.

Neni 33 i Konventës së Gjenevës ndalon kthimin e refugjatëve drejt rrezikut. Është krim ndërkombëtar. Çdo shtet që e bën mban përgjegjësi të plotë. Dënimi? Padi ndërkombëtare dhe dëmshpërblime që arrijnë qindra mijëra euro për viktimë.

Neni 18 i Kartës së BE-së garanton të drejtën për të kërkuar azil. Greqia, me këtë veprim, ua mohoi këtë të drejtë. BE mund të hapë procedura shkeljeje, të vendosë gjoba milionëshe, të bllokojë fonde. Por nuk e ka bërë. Asnjëherë.

Protokolli 4 i KEDNJ ndalon dëbimet kolektive. Kjo që bën Greqia është fiks kjo: marrje dhe shtyrje e një grupi të tërë njerëzish me dhunë. GJEDNJ parashikon dëmshpërblime me mijëra euro për person. Por Greqia nuk është prekur kurrë, sepse nuk ka dashur askush ta çojë deri në fund.

Neni 98 i UNCLOS detyron çdo anije shtetërore të shpëtojë persona në rrezik. E kundërta e shpëtimit është sulmi. Ajo që u pa në video është shkelje e qartë e këtij neni, që në ligj çon në hetime ndërkombëtare dhe dënime shtetërore. Nuk është marrë asnjë masë.

Konventat SOLAS dhe SAR thonë qartë: shpëtimi i jetëve në det është detyrim absolut. Nëse sjellja e oficerëve shkakton vdekje, ata mund të dënohen deri në 20 vite burg për mosdhënie ndihme.

Neni 3 i KEDNJ ndalon trajtimin çnjerëzor dhe degradues. Kur përplas një barkë me gra e fëmijë, ky është trajtim çnjerëzor. Dënimi? Burgim i rëndë për individët. Por përsëri: zero pasoja.

Pra, në vetëm disa sekonda video, Greqia ka shkelur të gjitha ligjet që ekzistojnë për të mbrojtur jetën. Dhe për ironi, të gjitha këto ligje Greqia i ka nënshkruar vetë.

Fatkeqësisht, kjo ngjarje nuk është e vetmja.

Në 2024, BBC zbuloi se rojet greke i kishin hedhur emigrantët në det. I kishin rrahur. I kishin futur në gomone të çara dhe i kishin braktisur. Të paktën 40 vdiqën. Greqia i mohoi, si gjithmonë.

Në 2023, Adriana u mbyt me rreth 600 persona. Rojet greke thanë se “nuk kishte nevojë për ndihmë”. BBC Verify provoi se anija ishte në rrezik për orë të tëra. Të mbijetuarit thanë se u intimiduan që të mos tregonin të vërtetën. Asnjë hetim i mirëfilltë, asnjë përgjegjësi.

Në 2020, NYT tregoi se Greqia kishte marrë me forcë më shumë se 1,000 njerëz nga tokat e veta dhe i kishte braktisur në det në gomone pa motor. Prapë, asnjë ndëshkim.

Shqiptarët e kanë përjetuar këtë mentalitet në kurriz shumë më herët. Nga rrahjet, braktisjet, djegiet e dokumenteve, trajtimet çnjerëzore në Kakavijë e Kapshticë, rasti shqiptar është i dokumentuar prej vitesh. Greqia i ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë krizës së tyre më të madhe, i ka trajtuar me nënçmim institucional dhe as sot nuk është shkëputur dot nga ky mentalitet. Historia e dhunës së rojeve greke ndaj shqiptarëve është pjesë e të njëjtës praktikë. Ndryshon vetëm kombësia e viktimës, jo sjellja e autorit.

Ana morale rëndon njësoj në këtë histori. Sepse nuk është vetëm shkelje e ligjit, por tallje me jetën. Është humbje totale e ndjenjës së humanizmit. Nuk ka dilema ideologjike. Ka vetëm një realitet: të rrezikosh jetë njerëzish në det është akt i ulët, i pamoralshëm, i papranueshëm për një vend që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Europa e di këtë. E ka kritikuar Greqinë dhjetëra herë, por nuk ka marrë masa. Asnjë sanksion, asnjë pezullim fondesh, asnjë hetim serioz. Fjalë shumë, veprime zero.

Ky është realiteti. I zhveshur. I pistë. I patolerueshëm. Dhe ka ardhur koha të thuhet siç është: Greqia po shkel ligjin, po shkel moralin dhe po shkel njerëzit. Dhe po e bën sepse askush nuk e ka ndalur. Ende.

The post Pamjet tronditëse në Egje: Roja greke përplas qëllimisht varkën me emigrantë për t’i mbytur në det, pse Europa hesht sërish? appeared first on iconstyle.al.

GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun/ Mediat greke jehonë: Gjykata shqiptare shkarkon zv.kryeministren pas përfshirjes në korrupsion

By: M C
20 November 2025 at 19:49

Gazeta greke Protothema.gr raporton se Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Shqipëri vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas padisë së ngritur nga SPAK për dyshimet e përfshirjes së saj në përzgjedhjen e një kompanie fituese për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt qeveritar me fond rreth 190 milionë euro.

Gazeta greke thekson se Prokuroria akuzon se Balluku, në rolin e saj si ministre, se ka ndikuar në mënyrë të padrejtë për të favorizuar kompaninë fituese dhe ka vepruar në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit që mori vendimin. Në artikull thuhet nër të tjera se Ky rast vjen ndërsa Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Artikulli I Protothema.gr:

Një gjykatë shqiptare ka shkarkuar zëvendëskryeministren Belinda Baluku nga posti i saj pasi prokurorët e paditën atë për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel për një projekt të financuar nga shteti. Baluku nuk ka komentuar ende mbi vendimin. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare dje, ajo i përshkroi akuzat si “shpifje, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, ndërsa deklaroi gjithashtu qëllimin e saj për të bashkëpunuar plotësisht me sistemin e drejtësisë.

Baluku, e cili ka shërbyer edhe si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleat i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, i cili siguroi mandatin e tij të katërt radhazi si udhëheqës i vendit në fillim të këtij viti. Gjykata e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk publikoi detaje të vendimit të saj, duke përmendur natyrën konfidenciale të masave të tilla.

Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit të Posaçëm të SPAK njoftoi se kishte ngritur një padi penale kundër Balukut për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik. Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometrash në jug të Shqipërisë, një projekt me një buxhet prej rreth 190 milionë eurosh. Sipas aktakuzës, e cila u pa nga Reuters, Baluku, në cilësinë e ministres së infrastrukturës, dyshohet se ndikoi në vendimin në favor të kompanisë që në fund fitoi projektin.

Aktakuza thotë gjithashtu se ajo veproi në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komitetit që mori vendimin përkatës. Shqipëria po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por BE po i bën thirrje vendit të shtojë përpjekjet e tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

The post GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun/ Mediat greke jehonë: Gjykata shqiptare shkarkon zv.kryeministren pas përfshirjes në korrupsion appeared first on Albeu.com.

Përmbyset varka me emigrantë në brigjet greke, tre të vdekur

By: Elva
11 November 2025 at 18:25

Një tragjedi është shënuar në brigjet greke, ku një varkë me emigrantë është përmbysur rreth 15 milje detare në jug të ishullit Gavdos. Sipas Rojës Bregdetare Greke, deri më tani janë gjetur tre trupa të pajetë, ndërsa 56 persona janë shpëtuar. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon me intensitet të lartë nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar […]

The post Përmbyset varka me emigrantë në brigjet greke, tre të vdekur appeared first on BoldNews.al.

❌
❌