Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale

24 December 2025 at 10:25

Pretendimi: Kjo video tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik policët

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik oficerë policie. 

Megjithatë, ky lajm është i pavërtetë, dhe video që përdoret si dëshmi për të është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i një prej mburojave të policisë, të cilat janë standarte, ndryshon nga gjithë të tjerat. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Gjithashtu në një moment të videos, kamera afrohet aq pranë njërit prej policëve, i cili dëgjohet të thotë me audio të cilësisë të lartë: “Sa erë të keqe vijnë bajgat”. Një regjistrim kaq i qartë i zhvillimeve do të ishte i vështirë në një skenë kaotike protestash dhe shpërthime bajgash.

Përtej këtyre gabimeve të AI, pretendimi se fermerët protestues në Paris kanë hedhur pleh organik mbi policët është i pavërtetë. 

Eshtë e vërtetë se fermerët francezë kanë bllokuar rrugët, kanë hedhur pleh organik dhe kanë mbajtur demonstrata për më shumë se dy javë për të protestuar kundër therjes masive të bagëtive të sëmura me dermatit nodular dhe kundër një marrëveshjeje tregtare me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur në Paris, por kryesisht në jug dhe jugperëndim të Francës.

Në qytetin Millau, fermerët spërkatën pleh të lëngshëm në fasadën e një ndërtese të qeverisjes vendore, por jo mbi oficerët e policisë.

Një traktor spërkat pleh organik të lëngshëm në fasadën e zyrave qeveritare në Millau, Francë qendrore. Foto: AFP

Megjithatë, në Shkurt 2024, fermerët në Bruksel u përleshën me policinë, duke i spërkatur vërtet oficerët me pleh organik të lëngshëm dhe duke hedhur vezë teksa protestonin kundër burokracisë dhe konkurrencës nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE nuk janë të domosdoshme të përmbushen.

Fermerët po protestojnë sërish në Bruksel në Dhjetor 2025 kundër marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut, e cila sipas tyre do t’u shkatërrojë jetesën. Megjithatë, deri tani, nuk ka raportime të spërkatjes së policëve me pleh.

The post Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale appeared first on Faktoje.al.

GREQI – Fermerët protestues hapin stacionet doganore për kamionët për Krishtlindje

23 December 2025 at 09:49

ATHINË, 23 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët e prefekturës së Evros thanë se ishin të vendosur të vazhdonin protestën për kërkesat ndaj qeverisë duke rritur më tej numrin e traktorëve në kryqëzimin e Ormenios dhe stacionin doganor të Kipit.

Shoqatat bujqësore të Evrosit Verior do të mbajnë sot një tubim proteste në orën 11:00 jashtë zyrave të deputetëve të ”Demokracisë së re” në pushtet, të prefekturës në Orestiada, ku do të paraqesin kërkesat e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata u bënë thirrje qytetarëve dhe agjencive të qëndrojnë pranë tyre, duke shpjeguar se nuk kanë ndërmend në asnjë mënyrë të përplasen me asnjë grup punonjësish.

Në këtë kontekst dhe duke filluar me sezonin e Krishtlindjeve, ata thanë se do të rihapin stacionet doganore të Kipit për kamionët që nga nata e hënë (22 dhjetor) deri në natën e premte (26 dhjetor), ndërsa kamionët ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të kalojnë edhe nëpër kryqëzimin e Ormenios./  a.jor.

The post GREQI – Fermerët protestues hapin stacionet doganore për kamionët për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mos na rrëmbeni tokat”/ Banorët e Levanit protestë kundër Salillarit! Thirrje SPAK-ut

By: Brisi
20 December 2025 at 17:18

Banorët e Njësisë Administrative Levan protestuan sërish në fshatin Boçovë, pasi në tokat e tyre bujqësore ka nisur puna për instalimin e paneleve fotovoltaike nga kompania “Brevi Construction”, me administratore Afërdita Salillarin. Qytetarët kërkojnë që tokat t’iu rikthehen sërish, pasi është e vetmja mënyrë jetese për ta. Fermeri Sandër Mujo ka kërkuar nga Prokuroria e […]

The post “Mos na rrëmbeni tokat”/ Banorët e Levanit protestë kundër Salillarit! Thirrje SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Fermerët përshkallëzojnë protestën duke bllokuar sërish zyrat doganore kufitare0

20 December 2025 at 16:48

ATHINË, 20 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët protestues edhe sot vendosën të vazhdojnë bllokimin e zyrave doganore në pikat kufitare me Greqinë.

Fermerët në zyrat doganore të Exochi po përshkallëzojnë protestat e tyre dhe nuk do të lejojnë kalimin e kamionëve deri sonte në orën 22:00.

Dje, mobilizimi i tyre zgjati tetë orë.

Ata do të mbajnë sot një mbledhje të përgjithshme, në orën 19:00, për të vendosur për veprimet e tyre të nesërmen.

Ndërkohë, fermerët në pikën kufitare të Promachonas po përgatiten ndoshta të bllokojnë kalimin e kamionëve deri në orën 20:00, varësisht nga vendimi që merret në një takim të komitetit të tyre koordinues.

Do të ketë një bllokadë katërorëshe të zyrës doganore të Evzonit, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, e zbatuar për të gjitha llojet e automjeteve./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët përshkallëzojnë protestën duke bllokuar sërish zyrat doganore kufitare0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

19 December 2025 at 13:59

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish sot i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se “ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar

By: Brisi
19 December 2025 at 13:44

Aksi Kakavijë-Janinë, do vazhdojë të jetë i bllokuar edhe pasditen e kësaj të premte për shkak të protestave të fermerëve grekë. Sipas njoftimit të Policisë, aksi do vijojë të jetë i mbyllur nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), ndërsa do lejohen të kalojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. […]

The post Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit

17 December 2025 at 18:41

SELANIK, 17 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët vazhduan sot me bllokadat që kanë ngritur në pikat doganore Evzoni dhe Niki, në kufirin e Greqisë me Maqedoninë e Veriut, si edhe në Promachonas dhe Exochi, në kufirin me Bullgarinë.

Fermerët në pikën doganore të Promachonasit vazhduan për shumë orë bllokimin e zonës, ku mobilizimi preku vetëm kamionët e transportit ndërkombëtar. Automjetet private dhe autobusët u lejuan të kalonin lirshëm.

Shoferët e kamionëve ndodheshin në vendngjarje, ndërsa bllokada po përforcohej edhe nga përfaqësues të sindikatave të tjera, të cilët kishin paralajmëruar praninë e tyre.

Në të njëjtën kohë, në koordinim të plotë me kolegët e tyre në Promachonas, fermerë dhe blegtorë nga Nevrokopi  po zhvillojnë gjithashtu një bllokadë tetëorëshe.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet hyrja dhe dalja e kamionëve të të gjitha llojeve, ndërsa automjetet e pasagjerëve dhe autobusët turistikë devijohen në rrugë alternative.

Në një veprim të papritur sot, fermerët protestues në prefekturën e Serresit vendosën të përshkallëzojnë veprimet e tyre duke bllokuar pa afat pikën doganore të Promachonasit, në kufirin me Bullgarinë, për të gjithë kamionët e transportit ndërkombëtar.

Fermerët protestojnë për mosshlyerjen e 30% të mbetur të subvencioneve kryesore që u detyrohen, duke u ankuar se Agjencia e Sigurimeve Bujqësore (ELGA), në vend që të kryejë pagesat, ka zgjedhur fillimisht të mbajë kontributet.

Ata thanë se do të mbajnë asamble në intervale të rregullta për të vendosur nëse do të lehtësojnë përkohësisht trafikun e rënduar në pikën doganore të Promachonasit./    /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post GREQI – Fermerët bllokojnë pikat doganore në veri të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

By: Re Nato
17 December 2025 at 08:56

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

GJERMANI – Fermerët protestojnë me autokolona traktorësh kundër uljes së çmimeve të produkteve

15 December 2025 at 16:23

SHTUTGART, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Fermerët gjermanë zhvilluan sot protesta me autokolona traktorësh kundër çmimeve të ulëta të qumështit dhe gjalpit, të vendosura nga zinxhirët e supermarketeve, duke i akuzuar këta të fundit se po i ulin çmimet në nivele të paqëndrueshme.

Policia numëroi rreth 140 mjete bujqësore përpara selisë së zinxhirit të supermarketeve “Lidl “në qytetin Bad Wimpfen, në jugperëndim të vendit, ndërsa organizatorët thanë se deri në 250 traktorë morën pjesë në protestë.

Çmimet e gjalpit në Gjermani ndodhen aktualisht në nivelin më të ulët të viteve të fundit, pasi rrjetet e shitjes me pakicë i kanë ulur sërish çmimet.

Sipas analistëve, çmimet e gjalpit, qumështit dhe djathit po bien në mbarë botën.

Fabrikat e qumështit kanë marrë më shumë qumësht sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa është rritur edhe përmbajtja e yndyrës, duke kontribuar në një tepricë prodhimi që po tejkalon kërkesën për gjalpë.

Përfaqësuesit e fermerëve gjermanë paralajmërojnë se shumë ferma nuk janë më në gjendje të përballojnë investimet e nevojshme në kushtet aktuale të çmimeve.

Në një peticion online, fermerët e akuzuan “Lidl” për “dumping” të çmimeve të gjalpit.

Protesta me traktorë u zhvilluan gjithashtu përpara një qendre logjistike të ”Lidl”, në Radeburg, në lindje të Gjermanisë, si dhe pranë magazinës qendrore të kompanisë në qytetin Cloppenburg, në veriperëndim.

Nga ana e saj, “Lidl” deklaroi se i kupton shqetësimet e fermerëve, por i cilësoi uljet e çmimeve si një reagim të domosdoshëm ndaj kushteve të jashtëzakonshme në tregun e lëndëve të para./   /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Fermerët protestojnë me autokolona traktorësh kundër uljes së çmimeve të produkteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

15 December 2025 at 13:41

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot se vitet e ardhshme duhet të jenë ato të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura në fushën e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e organizuar në Elbasan, ku të pranishëm ishin fermerë dhe sipërmarrës të shumtë, Rama tha se “kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës”.

“Kemi ikur nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale, kemi ikur nga koha kur ata që punonin heroikisht dhe prodhonin dhe ndërtonin duke investuar pikën e fundit të djersës ishin komplet të braktisur. Sot, jemi në një kohë tjetër. Por, ndërkohë që ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam të bëhemi pjesë ka fluturuar. Prandaj duhet të vëmë krahë dhe të fluturojmë duke qenë shumë më ambicioz, duke kërkuar shumë më tepër nga vetja dhe nga njëri-tjetri”, tha Rama.

“Juve, shumica dërrmuese çoheni pa u gdhirë i lini fëmijët në gjumë, dhe kur ktheheni i gjeni në gjumë. Kjo është ajo që ju ka sjellë deri këtu, po kjo nuk mjafton më. Duhet të ndërtojmë aleancat ku secili të bëjë pjesën e vet. Dhe duhet të bëjmë atë që është themelorja, që paraja të mos mungojë për projektet, për investimet, transformimet e nevojshme për fermat tuaja dhe kjo të vijë jo nga një drejtim, por nga të gjitha drejtim që përmenda”, tha Rama, ndërsa nënvizoi paratë që vijnë nga buxheti, nga fondet evropiane, nga linja e financimit të Bankës së Shqipërisë, nga Banka e Re e Zhvillimit dhe nga Agro Crediti.

Por, Rama tha se që të gjitha këto të ardhura të vijnë, duhet kapaciteti i duhur për t’i thithur.

“Unë dua që këto të jenë vitet e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura për ju, jo për ne, jo për qeverinë, dhe as për bashkinë. Kapitali fillestar i një ndërmarrjeje të tillë, do të jetë fare modest, diçka nga ju, nga bashkia dhe gjithë pjesën tjetër e mbulojnë këto instrumente. Kjo që ju të punoni dhe të mendoni si të zhvilloheni, pa menduar si të shlyeni kredinë pa u detyruar të shisni shtëpinë”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se “kush e do tokën dhe kush di t’i përkëdhelë fidanët e asaj toke, bën sukses”.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak të pozicionit gjeografik që ka vendi ynë, për shkak të kushteve klimaterike, për shkak të shumë gjërave i ka dhënë Zoti apo natyra, mund të synohet cilësi më e lartë.

“Ne nuk konkurrojmë dot me sasi me botën, Evropën, as me disa nga vendet e rajonit, por ne për të gjitha kushtet që ka Shqipëria dhe për të gjitha arsyet e tjera, duhet ta fiksojmë në kokë që të konkurrojmë me cilësi dhe të shesim shtrenjtë në tregun jashtë. Pa gjithë këtyre viteve akumulim eksperience, dije, besimi është koha për të bërë një hop të madh cilësor edhe në këtë sektor”, theksoi Rama.

/e.i/

The post Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit

15 December 2025 at 13:39

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se deri në fund të vitit do të bëhet e mundur pagesa 100% e mbështetjes për fermerët nga skema kombëtare.

Gjatë një takimi në Elbasan me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Salla theksoi se gjatë këtyre viteve, Qeveria ka punuar për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Shqipëri.

“Qeveria rriti mbështetjen buxhetore dhe financoi mbi 65 mijë fermerë në gjithë vendin, si dhe financoi ferma, serra, stalla, agroturizëm dhe akuakulturë, rriti investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet”, tha ai.

Ministri Salla shtoi se për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.

Ai vuri në dukje se përveç pagesave direkte, një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“Në thirrjen e fundit u regjistruan mbi 800 aplikime, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, me një injektim prej së paku 2 miliard lekësh në sektor”, u shpreh Salla.

Ministri vuri në dukje se përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, ekzistojnë edhe instrumente financiare për investime më të mëdha, përfshirë Garancinë Sovrane.

“Qeveria shqiptare mbështet fermerët dhe agrobizneset duke u mundësuar marrjen e kredive me mbulim deri në 70% të kolateralit dhe me interes 2%. Kërkesa për akses në financa ka qenë e lartë, dhe deri tani rreth 300 fermerë kanë nisur procesin e aplikimit në banka, ndërsa një pjesë e mirë tashmë ka përfituar kredinë”, u shreh Salla.

Sipas tij, qeveria ka vendosur fokus edhe te fermeri dhe pensioni rural.

“Pensionet do të rriten nga 11,500 lekë sot, në 18,000 lekë deri në vitin 2030. Nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten çdo muaj, pa llogaritur indeksimin vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti”, tha ai. /j.p/

The post Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor

15 December 2025 at 13:23

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Elbasan një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku prezantoi paketën e mbështetjes financiare për Buxhetin 2026 dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me pushtetin vendor.

Rama u shpreh se po rivihet në lëvizje agrokrediti në mbështetje të fermerëve.

“Po rivëmë në lëvizje prapë në favorin tuaj për të mbështetur projekte tuaja, për t’ju mbështetur sipërmarrjet tuaja edhe agrokreditin, që është një instrument dhe një institucion i varur nga Ministria e Financave, është aty dhe ju pret ju”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin gjithashtu në linjën e re të kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë, e Bankës së Shqipërisë, e cila për fazën e parë shkon deri në 250 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 1 miliard euro, ndërsa në të ardhmen deri në 2 miliardë euro.

“Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me fokusin bujqësinë e Bankës së Shqipërisë, e cila shkon deri në 250 milionë euro si fazë e parë dhe mund të shkojë deri në 1 miliardë euro, mund të shkojë deri në 2 miliardë euro nesër, është aty dhe ju pret ju”, iu drejtua Rama fermerëve.

Rama nënvizoi rolin e bashkive dhe pushtetit vendor.

“Bashkitë tona duhet të ngrihen në lartësinë e nevojës tuaj për partneritet, për financë, për mbështetje institucionale dhe për mbështetje me dije”, tha Rama.

“Nuk ka nevojë që juve të prisni të vijë dikush për të ndërtuar një infrastrukturë grumbullimi, për të ndërtuar një infrastrukturë përpunimi, që patjetër do t’i shtonte vlerën asaj që ju prodhoni dhe mblidhni në fermë, ju mund ta bëni këtë vetë duke u bashkuar me njëri-tjetrin dhe duke u bashkuar me pushtetin vendor”, iu drejtua Rama fermerëve.

Kryeministri shtoi se mbështetja nuk synon të çojë fermerët tek bankat komerciale, “për t’iu vënë përballë atyre vështirësive për të marrë një kredi nga një bankë komerciale që e sheh bujqësinë si një sektor me rrezik shumë të lartë. Këtu bëhet fjalë për t’i vënë në përdorim ato instrumente që i kemi krijuar dhe i kemi gati”.

Rama përmendi gjithashtu mundësinë e zhvillimit të projekteve me ndihmën e universiteteve, të cilat mund të financohen me kushte të favorshme, duke rritur investimet në fermë dhe standardet e prodhimit.

Në kuadër të Buxhetit 2026, qeveria do të ofrojë mbështetje shtesë prej 16.3 miliardë lekësh për sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. /j.p/

The post Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financim rekord për fermerët, Rama: Pagesat te Skema e Mbështetjes mbyllen 100% brenda dhjetorit!

By: Fax Web
15 December 2025 at 12:53

Kryeministri Edi Rama në takim sot, 15 dhjetor, me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026, në Pallatin e Sportit në Elbasan.

16.3 miliardë lekë është mbështetja e shtuar për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agro-përpunimin dhe agroturizmin, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mbajti fjalën hapëse, duke theksuar se “mbështetja për këtë sektor do të rritet në mënyrë të vazhdueshme”.

“Sot dua të them qartë se dua që ne të rishikojmë skemën kombëtare të mbështetjes dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe gjithësecilit prej jush. Do të jemi në 12 qarqet e vendit për të diskutuar për nevojat, ndryshimet dhe për ta përshtatur me situatën në terren”, iu drejtua ai fermerëve.

Sipas tij, vetëm në vitin e fundit ka pasur 800 aplikime për skemën e mbështetjes dhe grantet.

“300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka dhe një pjesë e mirë kanë përfituar kredi”, theksoi Salla, duke shtuar se fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës, e cila duhet të dorëzohet te Tatimet dhe çdo 6 muaj do kalojë direkt e në llogarin5 bankare.

Më tej u ndal te pensionet rurale, që do shkojnë në më shumë se 18 mijë lekë deri në vitin 2030.

2.9 miliard lekë, theksoi ai, do të shkojnë për sigurinë ushqimore, rritje me 12% krahasuar me vitin aktual, ndërsa 3.6 miliardë lekë për rehabilitimin e kanaleve ujitës e kullues, mirëmbajtje të hidrovorëve dhe forcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve.

Buxheti për peshkimin do të rritet me 10%, me një kurs të qartë, në përputhje me politikën e përbashkët të BE-së.

Përtej projekteve, 819 milionë lekë janë vetëm për këshillimin dhe informimin bujqësor. Salla paralajmëroi një ligj të ri për agronomët, një zinxhir të plotë e të digjitalizuar për qarkullimin e bimëve në farmaci mjekësore (për herë të parë), përmirësim të portalit apo regjistrave për fermat.

Për kreun e qeverisë, ky mandat i katërt, është më i vështiri për nga pesha e sfidave. Më tej, renditi arritjet në këtë sektor dhe theksoi se brenda këtij viti do të mbyllen të gjitha pagesat në sajë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.

“Fatmirësisht këtë peshë na e kanë bërë më të lehtë shqiptarët, ju dhe të gjithë ata që si ju, na kanë dhënë plot 83 mandate që të kryejmë me sukses negociatat për BE. Sot kemi trefishuar prodhimin në sera, 2200 hektarë është sot sipërfaqja e tyre.

Në këto tre mandate kemi rritur në 1500 mln tonë prodhimin e perimeve. Në 9 muaj të vitit 2025, gjysmë milliard euro eksporte dhe kemi përmbysur raportin eksport/import, sot jemi në 1 me 3, duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse.

Më shumë rëndësi është që kemi një buxhet jo thjesht të lartë, por shumë më të lartë krahasuar me buxhetin e këtij viti, vetëm me skemën kombëtare, është gati dyfish. Të gjitha pagesat sa i përket skemës do të mbyllen 100% brenda këtij viti”, deklaroi Rama.

 

Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë

By: Brisi
14 December 2025 at 17:53

Fermerët grekë, të cilët kanë intensifikuar protestat e tyre duke krijuar bllokada masive në vendin fqinj, i kanë dërguar sot listën e kërkesave të tyre qeverisë dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Sipas mediave greke, në listën e kërkesave janë ndër të tjera, vendosja e çmimeve minimale të garantuara për produktet bujqësore, energjia elektrike për bujqësinë me […]

The post Ndalimi i importeve, naftë pa taksa dhe heqje e TVSH-së/ Zbardhen kërkesat e fermerëve grekë për qeverinë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë rruga Kakavijë-Janinë

By: armand
14 December 2025 at 09:29

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 18:00 deri në 21:00, për shkak të një proteste nga fermerët. Policia thotë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë rruga Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

13 December 2025 at 09:33

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare në Kakavijë bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke “se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë, do të lejohen vetëm emergjencat shëndetësore

13 December 2025 at 09:24

Protesta e fermerëve në Greqi vijon prej disa ditësh.

Policia Kufitare Kakavijë, ka njoftuar se edhe këtë të shtunë do të bllokim të aksit rrugën Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Ndërkohë theksohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokojnë portin e Selanikut

By: Brisi
12 December 2025 at 10:51

Fermerët grekë kanë përshkallëzuar protestat, duke planifikuar të bllokojnë portin e Selanikut. Sipas mediave greke, fermerët pritet të lëvizin masivisht nga Malgara drejt portit të Selanikut, të cilin do të kërkojnë ta bllokojnë, në hyrje dhe dalje, me rreth 20-30 traktorë. Përveç kësaj, fermerët pritet të jenë në qendër të Larisës me traktorët dhe makineritë e […]

The post Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokojnë portin e Selanikut appeared first on BoldNews.al.

Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat, përse protestojnë fermerët

By: Brisi
8 December 2025 at 15:40

Protestat e fermerëve grekë kanë hyrë në fazën më të tensionuar të tyre, duke u shndërruar në një krizë kombëtare që ka paralizuar vendin dhe ka ngritur shqetësime serioze për furnizimet dhe lëvizjen e mallrave. Me mijëra fermerë prej më shumë se 1 muaji kanë zbritur në rrugë me traktorë dhe mjete bujqësore, duke bllokuar […]

The post Greqia në ‘paralizë’ totale nga bllokadat, përse protestojnë fermerët appeared first on BoldNews.al.

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përmbysin makinat e policisë dhe bllokojnë aeroportet

By: Brisi
8 December 2025 at 14:06

Fermerët në Greqi kanë përshkallëzuar protestat e tyre, këtë të hënë, duke ngritur bllokada në rrugët kryesore të vendit, ndërsa nuk kanë munguar dhe përleshjet me policinë dhe sulmet me gurë e mjete të rënda, raportojnë mediat greke. Gjithashtu raportohet se fermerët kanë tentuar të bllokojnë edhe aeroportet. Sipas mediave greke, aeroporti “Nikos Kazantzakis” i […]

The post Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përmbysin makinat e policisë dhe bllokojnë aeroportet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌