Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale

24 December 2025 at 10:25

Pretendimi: Kjo video tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik policët

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik oficerë policie. 

Megjithatë, ky lajm është i pavërtetë, dhe video që përdoret si dëshmi për të është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i një prej mburojave të policisë, të cilat janë standarte, ndryshon nga gjithë të tjerat. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Gjithashtu në një moment të videos, kamera afrohet aq pranë njërit prej policëve, i cili dëgjohet të thotë me audio të cilësisë të lartë: “Sa erë të keqe vijnë bajgat”. Një regjistrim kaq i qartë i zhvillimeve do të ishte i vështirë në një skenë kaotike protestash dhe shpërthime bajgash.

Përtej këtyre gabimeve të AI, pretendimi se fermerët protestues në Paris kanë hedhur pleh organik mbi policët është i pavërtetë. 

Eshtë e vërtetë se fermerët francezë kanë bllokuar rrugët, kanë hedhur pleh organik dhe kanë mbajtur demonstrata për më shumë se dy javë për të protestuar kundër therjes masive të bagëtive të sëmura me dermatit nodular dhe kundër një marrëveshjeje tregtare me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur në Paris, por kryesisht në jug dhe jugperëndim të Francës.

Në qytetin Millau, fermerët spërkatën pleh të lëngshëm në fasadën e një ndërtese të qeverisjes vendore, por jo mbi oficerët e policisë.

Një traktor spërkat pleh organik të lëngshëm në fasadën e zyrave qeveritare në Millau, Francë qendrore. Foto: AFP

Megjithatë, në Shkurt 2024, fermerët në Bruksel u përleshën me policinë, duke i spërkatur vërtet oficerët me pleh organik të lëngshëm dhe duke hedhur vezë teksa protestonin kundër burokracisë dhe konkurrencës nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE nuk janë të domosdoshme të përmbushen.

Fermerët po protestojnë sërish në Bruksel në Dhjetor 2025 kundër marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut, e cila sipas tyre do t’u shkatërrojë jetesën. Megjithatë, deri tani, nuk ka raportime të spërkatjes së policëve me pleh.

The post Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale appeared first on Faktoje.al.

Protesta e PD/ Policia zbarkon në terren, rrethohet godina e Kryeministrisë (Foto)

By: armand
22 December 2025 at 16:46

Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike në orën 18:00. Siç shihet edhe nga pamjet, qindra efektivë të Policisë së Shtetit janë vendosur në të katërta anët e Kryeministrisë. Ky tubim vjen pas 5 protestave që PD organizoi poshtë zyrës së kryeministrit, ku demokratët kërkuan […]

The post Protesta e PD/ Policia zbarkon në terren, rrethohet godina e Kryeministrisë (Foto) appeared first on BoldNews.al.

Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

By: FAKTOJE
1 December 2025 at 15:00

Jona Cenameri

Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri. Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë nisur të drejtojnë automjete që në moshën 16, 15, 14 vjeç apo edhe më herët, në kundërshtim të plotë me ligjin. 

E megjithatë, kjo sjellje duket se ka marrë përmasa fenomeni. 

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të parashikuara nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal përbënin 21.5% të të gjithë rasteve të të miturve të proceduar penalisht. Një vit më parë kjo shifër ishte vetëm 3.2%, ndërsa në vitin 2023 rreth 14.1%.

Në të njëjtën përgjigje drejtuar Faktoje, Policia shtoi se gjatë vitit 2023 janë shoqëruar në polici 2025 të mitur, në 2024 janë 1888, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2025 janë shoqëruar 1134 të tillë. 

Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë qenë nën hetim pikërisht për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, pa patentë, nën efektin e alkoolit, ose me rrezik konkret për të tjerët.

Rrëfimet 

Sot në fillim të të njëzetave, por dikur adoleshentë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të rinjtë (pa dashur të identifikohen me emër) tregojnë se drejtimi i makinës para moshës 18 vjeç ishte pothuajse rutinor.

“Kam nisur t’i jap makinës në moshën 16 vjeç,” rrëfen një i ri nga Korça. 

“Në atë moshë të shihnin duke lëvizur me makinë dhe menjëherë dukej sikur ishe më i mirë dhe më ‘cool’ se të tjerët. Një shok im kishte makinën e babit dhe e mësuam bashkë. Kjo praktikë ndodhte kryesisht nëpër fshatra ku prezenca e policisë është thuajse zero”

Një vajzë nga Tirana tregon se ishte vetëm 15-16 vjeç kur mësoi të drejtonte makinën, dhe jo nga kurioziteti, por nga familjarët e saj.

“Nuk kisha arsye të fortë, thjesht më pëlqente dhe më shtynin. Patjetër që e dija që ishte e paligjshme, prandaj ruheshim. Kam shoqe e shokë që janë kapur dhe e kanë zgjidhur me të njohur e me lekë. Njoh edhe prindër që krenohen që fëmija e tyre ‘di makinën’ para moshës 18 vjeç”

Një djalë nga Erseka kujton se kur ishte 14-15 vjeç, askush nuk i ndalonte. “Në qytete të vogla të njohin të gjithë dhe policia e “mbyll njërin sy”. Unë madje kam qenë ‘çun polici’, s’më ngacmonte njeri” 

E njëjta histori për një vajzë nga Korça: “Ma mësuan babi dhe xhaxhallarët. Nuk mendoja shumë nëse ishte e paligjshme”

Nga Lushnja, një djalë tregon se i ati ia mësoi makinën në plazh, që kur ishte akoma 11 vjeç, ndërsa një tjetër nga Tirana kujton se e ka drejtuar makinën që 17 vjeç: “Shyqyr nuk më ka kapur policia,” thotë ai duke qeshur sot.

Çfarë sheh autoshkolla

Drejtuesja e autoshkollës “Selimi” në Tiranë e përshkruan fenomenin si kombinim të adoleshencës me egon:

“E kanë si mburrje, sidomos djemtë, që ‘di t’i jap’. Por kur vijnë këtu, shohim se nuk dinë as gjërat elementare. S’dinë si të mbajnë timonin, si të vendosin krahun, as si të pozicionohen në rrugë. Në realitet, nuk janë gati të drejtojnë një mjet motorik. Por adoleshenca bën të vetën”

Nenet 290 dhe 291

Shkeljet që të rinjtë i konsiderojnë “trimëri” janë të tipizuara saktësisht në Kodin Penal.

Neni 291 parashikon burgim nga 10 ditë deri në 3 vjet për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, që përfshin drejtimin pa patentë, nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike. Edhe kur gjykata zëvendëson dënimin me gjobë, përgjegjësia penale mbetet.

Neni 290 është edhe më i rëndë: në rast se nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor shkaktohet plagosje ose vdekje, dënimet variojnë nga gjoba deri në 20 vjet burgim, varësisht pasojës.

Megjithatë, shumë të rinj e nisin drejtimin e mjetit shumë përpara se të kenë të drejtë të pajisen me leje drejtimi.

DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e qartë: mosha minimale për tu pajisur me një leje qarkullimi për automjetet, makinë është 18 vjeç, kërkon kurs teorik, provim, dhe provë praktike. Pa i përmbushur këto kushte, drejtimi i automjetit është i paligjshëm, pavarësisht nëse ndodh “në fshat”, “në plazh”, apo “për pak minuta”.

Prokuroria

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguara për Faktoje, tregojnë se neni 291 është neni kryesor për të cilin procedohen dhe hetohen të miturit. Vetëm në vitin 2023 janë regjistruar 324 procedime, në vitin 2024 382, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 230 procedime të tjera. Këto shifra tregojnë se në tre vitet e fundit, rreth 1 mijë të mitur janë proceduar për drejtim të paligjshëm automjeti.

“Një ndjesi e rreme pjekurie”

Punonjësja sociale dhe pedagogia Eris Dhamo, e lidh marrëdhënien e të rinjve me timonin me adoleshencën, kërkimin e rrezikut dhe presionin e grupit.

Ajo shpjegon se drejtimi i mjetit pa leje është shpesh një mënyrë për të fituar status, për t’u dukur i aftë, i guximshëm dhe i pavarur.

“Të rinjtë që drejtojnë pa leje përjetojnë një ndjesi të përkohshme fuqie dhe lirie, duke menduar se po tregojnë pjekuri. Por kjo është një ndjesi e rreme, sepse bazohet në thyerjen e rregullit, jo në përgjegjësi reale,” thotë Dhamo. Ajo e sheh këtë sjellje si problem shumë më të thellë sesa shkelje ligjore.

Sipas saj, një pjesë e madhe e këtij fenomeni është kulturore.

“Në shumë familje shqiptare, prindërit e shohin drejtimin e makinës para moshës 18 vjeç si ‘aftësi’, madje si tregues pjekurie. Ka prindër që krenohen duke thënë ‘djali im e di makinën që 14 vjeç’, megjithëse kjo është e ndaluar me ligj.  Mentaliteti ynë vazhdon të barazojë pjekurinë me guximin, jo me respektimin e normave”

Ajo shton se kultura e mosndëshkimit, sidomos në zona të vogla, ka kontribuar në normalizimin e kësaj sjelljeje: “Kur shkeljet e vogla nuk merren seriozisht, krijohet bindja kolektive se ‘s’ka problem’. Në shumë zona rurale, drejtimi pa patentë nuk perceptohet si krim, por si ‘gjë normale”

Fenomeni

Një nga katër veprat më të konsumuara nga të miturit në tre vitet e fundit është ajo që ligji ua ndalon kategorikisht: drejtimi i automjetit. Shifrat e Policisë, dhe Prokurorisë e tregojnë qartë se ky është një fenomen në rritje.

Por, siç paralajmëron punonjësja sociale Dhamo, rrënjët nuk janë te ligji, por te kultura: “Problemi nuk është vetëm ligji që nuk respektohet, por mentaliteti që e bën ligjin të duket i parëndësishëm. Prandaj, ndëshkimi nuk mjafton. Duhet edukim, në familje, në shkollë dhe në komunitet”

Neni 290

neni 291

The post Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit appeared first on Faktoje.al.

Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni

By: Ela
27 November 2025 at 15:01

Nga Basir Çollaku  Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte heroizmin se na janë kapur 6 kile kokainë në më shumë se dy vjet. Aferim, djem! Ju paskan dhënë leje grupet për këtë statistikë për medalje. Kjo ofertë sigurie e rendit, luftë antitrafik e të tjera medalje të rreme, peshon […]

The post Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Me sharrë elektrike në dorë, shqiptari ndjek policët britanikë në mes të rrugës

By: Ela
26 November 2025 at 12:19

Një shqiptar është filmuar me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar. Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur […]

The post VIDEO/ Me sharrë elektrike në dorë, shqiptari ndjek policët britanikë në mes të rrugës appeared first on BoldNews.al.

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

By: Ela
22 October 2025 at 14:32

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për 4 punonjës policie të Kavajës me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me mosveprimet e tyre në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Të pezulluarit janë: -Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve […]

The post Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë gjatë aksionit policor, tre efektivë të vrarë, 13 të tjerë të plagosur

By: armand
14 October 2025 at 11:21

Tre oficerë u vranë dhe 13 të tjerë dhe ushtarë u plagosën në një shpërthim në një shtëpi në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës. Sipas mediave italiane, policia po ushtronte një kontroll në shtëpinë ku ndodheshin tre persona, kur ndodhi shpërthimi. E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb. Shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë […]

The post Itali/ Shpërthim në një ndërtesë gjatë aksionit policor, tre efektivë të vrarë, 13 të tjerë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

“Janë vr*rë 250 policë”, Shemsi Prençi: Presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë

By: redi
7 October 2025 at 21:53

Deputeti i PD-së, Shemsi Prençi thotë se gjatë viteve të demokracisë janë vrarë më shumë se 250 efektivë policie të keqpërdorur nga politika, teksa një ditë më parë u vra dhe një gjyqtar. Ai shtoi se nëse BE do ta pranojë Shqipërinë me gjithë këto problematika, ai asnjëherë nuk do ta pranojë një gjë të tillë. “Janë mbi 250 policë nga keqpërdorimi nga politika dhe dje kemi pasur gjyqtarin e parë…

Source

Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe efektivë të policisë

By: V K
23 September 2025 at 10:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online, pasi ditën e djeshme, u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35-vjeç.

Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij.

Ndërkohë, burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë.

Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit kanë rënë edhe vetë efektivët e policisë.

Burime të besueshme i thanë A2CNN se; qindra efektivë policie të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë por edhe në Lezhë, kanë rënë pre e mashtrimit të skemave piramidale online duke investuar para.

The post Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe efektivë të policisë appeared first on Albeu.com.

Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë

By: armand
8 September 2025 at 18:51

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte ndaj një komisariati policie në qytetin e Izmirit, në Turqi, ku për pasojë kanë humbur jetën dy efektivë policie, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Balçova, ku sipas mediave vendase, një 16-vjeçar ka hapur zjarr ndaj […]

The post Turqi/ Sulm me ar*ë ndaj një komisariati në Izmir, vri*en dy policë appeared first on BoldNews.al.

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

By: Oldi
2 August 2025 at 15:05

Dy policinë janë sulmuar ditën e djeshme teksa ata po tentonin ti vendosnin në pranga. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policët po tentonin të arrestonin tre të dyshuar në fshatin Drobesh në Viti. Tre person kanë bërë rezistencë dhe kanë sulmuar policët teksa njëri ka arritur të largohet. Dy personat […]

The post Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset appeared first on BoldNews.al.

Apeli në Kosovë liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu, mbrohen në liri

PRISHTINË, 31 korrik/ATSH/ Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të lirojë nga paraburgimi pesë zyrtarët policorë që po hetohen për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut në Lipjan, më datë 7 korrik 2025.

Apeli ka vendosur që të pandehurve Ibrahim Nela, Albion Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtit të mbrohen në liri.

Berisha në një postim në Facebook ka shkruar se pesë zyrtarët policorë që u paraburgosën nga sot janë të lirë.

“Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë. I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme. Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.

Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist. Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.

Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të”.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit. Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut. /KosovaPress/

The post Apeli në Kosovë liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu, mbrohen në liri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

29 July 2025 at 20:55

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë. Autoritetet policore pranojnë […]

The post “Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM

23 July 2025 at 22:48

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Një numër rekord oficerësh të  policsë janë shkarkuar nga detyra në Angli dhe Uells gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të reja nga Ministria e Brendshme britanike.

Të dhënat tregojnë se 426 oficerë u pushuan nga puna ose ju ndërprenë kontratat në 12 muajt deri në mars, një rritje prej 17% krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 365 oficerësh dhe më shumë se dyfishi i numrit të shkarkimeve në vitin 2019-20, kur ishin vetëm 164 raste.

Në maj, qeveria forcoi rregullat për standardet e sjelljes, përfshirë lehtësimin e shkarkimit të atyre që dështojnë në kontrollin e të dhënave personale ose kryejnë shkelje të rënda disiplinore.

Gjatë së njëjtës periudhë 12-mujore, 4 806 oficerë u larguan vullnetarisht nga puna, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2006, megjithëse pak më e ulët se rekordi prej 5 15 largimesh në vitin 2023-24.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur forcat policore kanë paralajmëruar qeverinë se niveli i financimit nuk mjafton për të ruajtur trupën ekzistuese.

Në fund të marsit 2025, kishte 146 442 oficerë me kohë të plotë (FTE), një rënie prej pothuajse 1% nga rekordi prej 147 745 vitin e kaluar.

Metropolitan Police pati rënien më të madhe me 1 022 oficerë më pak ,një rënie prej 3%.

Planet për një rritje mesatare prej 2.3% në shpenzimet për polici u përballën me kritika të forta nga drejtuesit e policisë, të cilët paralajmëruan për një mungesë financimi që pritet të arrijë në 1,2 miliardë paund dhe që do të sjellë shkurtime të tjera.

“Do të humbim 10 000 oficerë me përvojë në vit deri në fund të periudhës së rishikimit të buxhetit, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papranueshme të punës”, tha Tiff Lynch, kryetare në detyrë e Federatës së Policisë, tha:“

Gavin Stephens, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë, shtoi se fondet e lëvrura janë larg nga çfarë nevojitet për të zbatuar planet e qeverisë dhe për të ruajtur stafin aktual.

Qeveria është zotuar të rekrutojë 13 000 oficerë patrullimi deri në vitin 2029, me 3000 rekrutime të reja që pritet të jenë aktive deri në pranverën e ardhshme.

Ndërkohë, numri i rekrutimeve të reja ra me 17%, në 7 874 rekrutë (pa përfshirë transferimet), nga 9,492 një vit më parë. Kjo ndjek një rënie dramatike prej 42% në vitin 2022-23, kur ishin rekrutuar 16 355 oficerë.

Reagime politike

Konservatorët e quajtën rënien e numrit të policëve një “goditje shkatërruese” për komunitetet që përballen me krime dhe sjellje antisociale në rritje.

Shifrat përfshijnë tre muajt e fundit të qeverisë konservatore dhe nëntë muajt e parë të laburistëve në pushtet.

Chris Philp, ish-sekretar hije për çështjet e brendshme nga radhët e konservatorëve, akuzoi laburistët duke thënë se “ata kanë zhgënjyer policinë dhe publikun. Kanë rritur ndjeshëm taksat, kanë shpërdoruar paratë dhe tani po pakësojnë numrin e policëve. Publiku është më pak i sigurt për shkak të paaftësisë së tyre.”

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se qeveria është e përkushtuar për të rikthyer policimin në lagje dhe se deri në mars 2026 do të ketë 3 000 oficerë dhe punonjës policie shtesë në komunitet, falë një investimi prej 200 milionë paundësh.

“Numri i oficerëve ka qenë i qëndrueshëm që nga korriku i kaluar, pavarësisht rënies mes marsit dhe qershorit 2024. Megjithatë, rritja premtuese në policimin në lagje tregon se po shohim më shumë oficerë në rrugët tona”, shtoi zëdhënësi.  /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Efektivët në Korçë shpëtojnë të moshuarin nga zjarri, Proda: Misioni i Policisë në mbrojtje të jetës

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda falënderoi sot punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë, të cilët rrezikuan jetën duke u futur mes flakëve dhe shpëtuan një të moshuar që ishte rrethuar nga zjarri dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej, në një lagje periferike të Korçës.

Në një mesazh falënderimi, Proda vlerësoi këtë akt fisnik, që sipas tij, “tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës”.

“Të nderuar kolegë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari. Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej”, u shpreh Proda.

Proda siguroi se “shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira”.

“Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë. Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia”, tha Proda.

/m.m/r.e/

The post Efektivët në Korçë shpëtojnë të moshuarin nga zjarri, Proda: Misioni i Policisë në mbrojtje të jetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

15 July 2025 at 22:05

Bekim Koçeku, pronari i një bujtine i prekur nga aksioni i fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje tregoi se çfarë ndodhi ditët e fundit në Theth. Në një lidhje me emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Koçeku tha se ai kishte ndërtuar 5 objekte brenda 2 muajve pas ftesës së kryeministrit për të investuar. […]

The post Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve! appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet dorëheqja e Sveçlës/ Vrasja e të riut nga policët, protesta në Kosovë

By: xhir jeta
9 July 2025 at 14:51

5 zyrtar të policisë së Kosovës që janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “tejkalim të kompetencave zyrtare” u paraqitën këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tyre pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 27 vjecari Agon Zejnullahu, një ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan.

Policia thotë se 27 vjeçari kishte qënë nën ndikimin e alkolit në momentin e arrestimit dhe po sulmonte kalimtar e automjete në momentin kur autoritetet kryen ndërhyrjen e tyre. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditor për 5 zyrtarët e policisë. Ne pamjet e publikuara duket momenti kur nje grup policesh ndalojnë 27 vjecarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën  “Haradin Bajrami”.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lipjan mbrëmjen e 7 korrikut ka ngjallur zemërim ndaj autoriteteve të Kosovës dhe është krahasuar me vrasjen e George Floyd nv Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë I punve të brendshme në Kosovë Xhelal Zveçla kur u pyet nga gazetarët këtë të mërkurë nëse do të jepte dorëheqjen nga posti si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, zgjodhi të ironizonte gazetarët duke buzëqeshur.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së Zejnullahut. Edhe Kryeministri në detyrë I Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërkon një hetim të thellë dhe sa më të shpejt për të zbardhur të vërtetën e plotë mbi vdekjene e 27 vjecarit./abcnews.al

 

Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari plagos 2 policët në Tiranë

By: Ela
9 July 2025 at 14:03

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi, gjatë tentativës për tu arratisur nga policia, ka përplasur me automjetin e tij makinën e efektivëve, ku për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë të cilët po e ndiqnin. Të dy punonjësit e policisë që u dëmtuan nga aksidenti kanë marrë ndihmën mjekësore në spital. […]

The post Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari plagos 2 policët në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve

9 July 2025 at 08:42

Vdekja tragjike e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka vënë nën presion institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, Zejnullahu kishte sjellje agresive dhe ishte raportuar nga qytetarët se po sulmonte kalimtarë dhe vetura në rrugën “Haradin Bajrami”. Policia kishte marrë gjashtë telefonata të njëpasnjëshme nga qytetarë të shqetësuar dhe kishte ndërhyrë në vendngjarje rreth orës 00:12. Për shkak të rezistencës aktive të Zejnullahut dhe tentativave të tij për të sulmuar zyrtarët policorë, është përdorur sprej mbrojtës.

Pas ndërhyrjes, Zejnullahu ndërroi jetë. Në vendngjarje u gjetën gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike.

Aktualisht, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar dhe suspenduar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sot në orën 10:30 në Gjykatën Themelore në Lipjan pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj tyre.

Rasti ka shkaktuar zemërim dhe kërkesa për transparencë dhe drejtësi. Shumë qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për përdorimin e forcës dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, për të përcaktuar nëse veprimet policore ishin të justifikuara apo tejkaluan kompetencat ligjore.

Hetimet po vazhdojnë ndërkohë që publiku pret përgjigje për një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer debatin për përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve.

The post Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve appeared first on Sot News | Lajme.

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

By: Ela
7 July 2025 at 15:05

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Spitalin e Pukës, ku një 37-vjeçar nga Kamza ka shkaktuar dëme, duke goditur me forcë dyert dhe muret e institucionit. Më pas, gjatë shoqërimit, 37-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas verifikimeve, rezultoi se shtetasi Lulzim Xheladini ishte në kërkim për dhunë në familje. “Specialistët për […]

The post Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

❌
❌