Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trafikoi nga Kandaja kanabis në formë gjelatine me vlerë 10.000 euro, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

By: Ela
20 December 2025 at 09:33

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në rrugën “5 Maji” në Tiranë me 1 kg e 54 gramë drogë. Të riut Domeniko Cibaku, banues në Dibër, iu gjet droga gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij kanabisi në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga […]

The post Trafikoi nga Kandaja kanabis në formë gjelatine me vlerë 10.000 euro, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kanabis nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

By: lindita
20 December 2025 at 09:38

Një 23 vjeçar u vu në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, 1.54 kg e trafikuar nga Kanadaja. Njoftimi i Policisë: Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë…

Source

Mbollën Brukselin me kanabis, dënohet banda shqiptare, konfiskohen mbi 2.5 milionë euro

By: armand
19 December 2025 at 19:49

Një rrjet kriminal me bazë shqiptare, i përfshirë në kultivimin industrial të kanabisit në Bruksel dhe rrethinat e tij, është goditur nga drejtësia belge. Dhjetë persona janë dënuar me burgime që variojnë nga 20 muaj deri në 6 vjet, ndërsa gjykata ka urdhëruar konfiskimin e mbi 2.5 milionë eurove, të përfituara nga aktiviteti kriminal. Sipas […]

The post Mbollën Brukselin me kanabis, dënohet banda shqiptare, konfiskohen mbi 2.5 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 215 kg kanabis në Janinë, në pranga tre shqiptarë, mes tyre një grua

16 December 2025 at 12:23


Një sasi prej 215 kilogramë kanabis u sekuestrua mesditën e së hënës nga policia greke në Janinë, ndërsa u vunë në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë nga Prokuroria dhe Departamenti i Konicës pikasën një makinë tip xhip, të drejtuar nga një 23-vjeçare nga Shqipëria , ndërsa një makinë tjetër ndodhej përpara saj, raporton euronews.al.

Shoferja nuk iu bind sinjaleve të ndalimit të policisë dhe, duke përfituar nga kushtet e vështira të motit dhe të rrugës, ajo udhëtoi një distancë të gjatë, duke kaluar nëpër zona të Prefekturës së Grevenës, derisa u ndalua më në fund në Vovousa të Janinës nga oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve dhe O.P.K.E. të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, 23-vjeçarja shqiptare përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme.

Brenda makinës, e cila ishte e ngarkuar me 118 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 215 kilogramësh, u zbulua se ishte edhe djali i saj 2.5 vjeç.

Përveç makinës dhe sasisë së drogës, u sekuestruan edhe dy targat, të lëshuara nga autoritetet greke, që mbante makina, pasi u zbulua se i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa dy targat e vërteta të makinës ishin të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Brenda makinës u gjetën edhe një mulli metalik kanabisi, një kuti plastike me 2.7 gramë kanabis të papërpunuar dhe 3 telefona celularë.

Në të njëjtën kohë, pas shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve policore të përfshira, oficerët e policisë nga Departamenti i Trafikut të Grevenës kishin lokalizuar më parë në Filippei, Grevena, automjetin që vepronte si eskortë, në të cilin udhëtonin dy bashkëpunëtorët shqiptarë të të akuzuarve, të cilët u arrestuan. Makina e tyre, së bashku me 510 euro dhe 2 telefona celularë, të cilët u gjetën në posedim të tyre, u konfiskuan.

Transportonte kanabis, eksploziv dhe municion drejt Kosovës, arrestohet 29-vjeçari nga Puka

By: Elva
30 November 2025 at 10:55

Një 29-vjeçar nga Puka është arrestuar nga policia, pasi  transporte me varkë drejt Tropojës një sasi droge, eksploziv dhe municion luftarak. Shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë, u kap në flagrancë në fshatin Dushaj, duke lëvizur me një automjet “Volkswagen”, ku kishte fshehur lëndën narkotike dhe eksplozivin. Sipas policisë, droga dhe municioni dyshohet […]

The post Transportonte kanabis, eksploziv dhe municion drejt Kosovës, arrestohet 29-vjeçari nga Puka appeared first on BoldNews.al.

Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i autobusëve”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

By: armand
27 November 2025 at 09:22

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në 23-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe kanabis në doza të vogla zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”. “Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor […]

The post Shiste kokainë dhe kanabis tek “Ish-parku i autobusëve”, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen armë zjarri dhe kanabis në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

By: armand
26 November 2025 at 14:02

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të paligjshmërisë, një në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe një tjetër në fushën e narkotikëve. Në lagjen “Liria”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan një automjet në të cilin udhëtonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, te i mituri u gjet një sasi […]

The post Sekuestrohen armë zjarri dhe kanabis në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Hodhën kanabisin nga xhami i makinës gjatë ndjekjes nga policia, e pësojnë 4 të rinjtë në Lezhë

By: Ela
13 November 2025 at 10:40

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht katër të rinj pasi akuzohen se kanë hedhur nga makina me të cilën qarkullonin lëndë narkotike në rrugë. Katër të rinjtë, A. N., 21 vjeç, E. Gj., 22 vjeç, P. B., 19 vjeç dhe R. Ll., 20 vjeç, pasi janë pikasur nga efektivët e Policisë kanë hedhur kanabisin në […]

The post Hodhën kanabisin nga xhami i makinës gjatë ndjekjes nga policia, e pësojnë 4 të rinjtë në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Lufta kundër kultivimit të kanabisit/ Proda: Bashkëpunimi ndërkombëtar ka dhënë rezultate konkrete. Të arrestuar e proceduar, 31 persona

11 November 2025 at 11:41

TIRANË- Policia Shqiptare ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me atë italiane.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë fjalës së tij ka dhënë detaje nga aksionet e zhvilluara për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

“Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle nga toka dhe nga ajri, por nisëm edhe hetimet. Përgjatë 10 mujorit të këtij vitit u siguruar mbi 6 mijë informacione për kultivimin e lëndëve narkotike”, tha ai.

Gjithashtu Proda paralajmëroi se puna do të vijojë intensivisht dhe synimi është edhe goditja e financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Fjala e plotë

Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri.

Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.

Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh.

Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion.

Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa.

Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi.

Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura.

Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit.

Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin.

Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.

Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive.

Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara.

Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhene rezultate shumë pozitive.

Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara.

Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis.

Të nderuar pjesëmarrës,

Strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.

Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.

Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë.

Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.).

Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët.

Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit.

Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur.

Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.

 

I gjenden doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 November 2025 at 09:06


Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza.

25-vjeçari u kap në fshatin Zëmblak, ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje.

Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një mjet ku drejtuesi 20 vjeçar me iniciale A.T. iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabiss sattiva.

Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ka qenë edhe një shtetas tjetër i cili tentoi të largohej me vrap por u kap nga shërbimet e policisë. Lënda narkotike u gjet brenda mjetit të 20-vjeçarit, i cili po ashtu dyshohet se do të bënte shpërndarjen e drogës.

20-vjeçari ra në pranga ndërsa personi tjetër që ishte në makinë dhe tentoi të largohej, u procedua në gjendje të lirë.

Aksioni i mbrëmjes së djeshme u finalizua nga sektori i antidrogës në DVP Korçë, ndërsa mësohet se u kryen edhe kontrolle banesash dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike të kapur në të dyja rastet si edhe telefona celularë. Hetimet vazhdojnë nga policia dhe prokuroria. /tch/

Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit

By: Elva
7 November 2025 at 16:05

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri po vijon “me leje shtetërore”, duke e krahasuar situatën me periudhën kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Hoxha tha se kultivimi masiv i kanabisit është shndërruar në një “industri të mirëfilltë” që […]

The post Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit appeared first on BoldNews.al.

Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

By: redi
7 November 2025 at 15:14

Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak. KANABIS I ASGJËSUAR 2025: 213…

Source

Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e një parcele me kanabis në fshatin Kir, arrestohet 33-vjeçari

By: Fax Web
7 November 2025 at 10:31

Akuzohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Burime zyrtare pohuan se behet fjale per Mhill Shpatin.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Forest 1”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Mhill Shpati., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

U kap me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

By: armand
3 November 2025 at 16:39

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, të riut Anton Toli, i janë gjetur kanabis gjatë kontrollit në makinë. Lënda narkotike ishte gati për shitje. Autoritetet sekuestruan sasinë e lëndës që u gjet në automjet, automjetin tip “Nissan” dhe 2 celularët e të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan […]

The post U kap me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ U kap me kanabis në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

3 November 2025 at 16:25

LEZHË-Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me lëndë narkotike.

Sipas policisë, të riut Anton Toli, i janë gjetur kanabis gjatë kontrollit në makinë. Lënda narkotike ishte gati për shitje.

Autoritetet sekuestruan sasinë e lëndës që u gjet në automjet, automjetin tip “Nissan” dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

1 November 2025 at 11:28

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza, ndërsa një i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në pranga janë vënë shtetasit Leo Marku, 36 vjeç, dhe Alfred Ndreu, 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërsa është […]

The post EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

1 November 2025 at 10:46

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Si rezultat është arrestuar organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar “Improvizimi” është vënë në pranga shtetasi J. M., 42 vjeç. Gjithashtu, ka nisur procedimi […]

The post VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gati për shitje, sekuestrohet kanabis në një zonë malore, në pranga organizatori

1 November 2025 at 10:42

TIRANË- Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Improvizimi”. Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, që i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Nga policia është arrestuar i kësaj veprimtarie kriminale një 42-vjeçar, ndërsa është vënë në hetim për moskallëzim të këtij krimi një shtetas.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

By: armand
29 October 2025 at 11:49

Një 25-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Tropojë, pasi në banesën e tij u gjetën 655 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Dyshohet se kjo sasi ishte destinuar për trafikim drejt Kosovës. Gjatë kontrollit të ushtruar, nëna e të riut është proceduar penalisht, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike me qëllim pengimin […]

The post Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë appeared first on BoldNews.al.

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

26 October 2025 at 09:29

Policia e Korçës, në bashkëpunim me komisariatin e Devollit, ka goditur një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Si rezultat është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. I arrestuarit po transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis. Operacioni i koduar […]

The post Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌