Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maja e Hekurave në Tropojë, e bukur dhe sfiduese

26 January 2026 at 09:09

TIRANË, 26 janar/ATSH/ E vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, Maja e Hekurave në Tropojë është një nga destinacionet më mbresëlënëse për dashamirësit e turizmit malor dhe ata të aventurës, por edhe nga më sfidueset.

E mbuluar nga dëbora këtë janar, Maja e Hekurave ka një pamje spektakolare, duke ofruar një përvojë unike për alpinistët, por edhe për adhuruesit e maleve që shohin pamjet e përcjella prej tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Maja e Hekurave ku kanë kapur majën një grup alpinistësh e ku njeriu nuk mund të mos mendojë se si ia kanë dalë deri atje lart.

Flamuri shqiptar nuk mund të mungonte as në Majën e Hekurave si për çdo arritje tjetër ku simboli kombëtar tregon krenarinë.

Maja e Hekurave ndodhet në Alpet Shqiptare në rrethin e Tropojës, me lartësi 2561 metra dhe shtrihet në lartësitë e luginës së Valbonës.

Cirqet e shumta akullnajore, që shtrihen gati në të gjitha anët i kanë dhënë majës një formë të mprehtë piramidale.

Zona përreth ruan ende natyrën e paprekur, biodiversitetin e pasur dhe traditat karakteristike të Tropojës. Vizitorët kanë mundësi të kombinojnë aventurën alpine me ecje në shtigje malore, eksplorim të faunës e florës dhe njohje me kulturën dhe traditën shqiptare.

/e.i/j.p/

The post Maja e Hekurave në Tropojë, e bukur dhe sfiduese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla në Tropojë, dëgjesë me fermerët për Skemën Kombëtare 2026

24 January 2026 at 18:10

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një vizitë në Tropojë, ku u ndal në një dëgjesë të hapur me fermerë të zonës, në fokus të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026.

Ministri Salla bëri të ditur se takimi shërbeu për të diskutuar drejtpërdrejt mbi ndryshimet e parashikuara në skemë, sektorët prioritarë dhe mënyrën se si mbështetja shtetërore duhet t’u përgjigjet realisht nevojave të terrenit.

Sipas tij, dëgjesat me fermerët janë një hap thelbësor për të ndërtuar politika më të drejta dhe më efektive, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Synimi i ministrisë është ndërtimi i një skeme me rregulla të barabarta për të gjithë përfituesit, e përafruar me politikat bujqësore të BE-së, që garanton pagesa të drejta dhe rrit konkurrueshmërinë e sektorit bujqësor”, u shpreh ministri Salla.

Rreth 62 mijë fermerë në gjithë vendin janë mbështetur deri më sot në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Skema ofron mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fara, fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore dhe aromatike, fermat organike, certifikimin Global Gap, si dhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

/r.e/

The post Salla në Tropojë, dëgjesë me fermerët për Skemën Kombëtare 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehen reshjet e borës në verilindje, po punohet për pastrimin e akseve rrugore

21 January 2026 at 08:36

Në verilindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët. Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit.

Në qytet trashësia e dëborës është me rreth 2 deri 3 centimetra ndërsa në zonat malore deri në 10 centimetra. Problematikat e para kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor në të gjitha akset. Në rrugën e Kombit mjetet e makineritë borëpastruese kanë përshkuar të gjithë gjatësinë e saj për pastrimin dhe trajtimin me kripë për të shmangur problematikat.

Edhe në rrugët e tjera nacionale është punuar nga operatoret për trajtimin e tyre me kripë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Probleme ka në disa rrugë rurale në njesitë e thella administrative në Kukës Has e Tropojë. Komisioni i Emergjencave civile njoftoi se në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Në Gjutaj të njësisë administrative Topojan është djegur transformatori.

I njëjti problem është edhe në fshatin Gdheshtë të njësisë administrative Malzi. Ndërprerje të herëpashershme ka edhe në disa fshatra në Kukës Has e Tropojë për të cilat grupet e punës të OSHË janë në terren për riparimin e defekteve.

 

Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik

18 January 2026 at 09:55

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se projekti për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të thellojë diversifikimin e portofolit energjetik të vendit.

Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te zhvillimet kryesore të javës, ku veçoi projektin madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë.

“Kjo javë ka qenë e rëndësishme edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, pasi kemi hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të sovranitetit energjetik, duke fuqizuar kështu themelet e ekonomisë dhe duke iu afruar atij momenti kur Shqipëria nuk do të ketë më nevojë të paguajë nga taksat e shqiptarëve për të importuar energji nga jashtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama vlerësoi hapin e hedhur për fazën e dytë të projektit madhor të parkut me energji të rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prodhimi prej 600 megavat.

Sipas Kryeministrit ky është një hap dhe një fazë e re që shënon finalizimin e një përpjekjeje të përbashkët rreth dyvjeçare me kompaninë amerikane, lidere në energjinë e rinovueshme në Europë, CWP.

“Në këtë mënyrë, falë një procesi parapërgatitor që është faktikisht më i shkurtër se vetë procesi i ndërtimit, kam bindjen se në një kohë 12 muaj punë, pa llogaritur periudhat kur dimri është realisht në fazën që e bën të pamundur punën normale në terren, ne do të kemi parkun me energji të erës, që do të hyjë në rrjetin e prodhimit tonë kombëtar dhe do të bëjë që, në këtë mënyrë, Shqipëria të thellojë diversifikimin e portofolit të vet energjetik”, u shpreh Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: Parku eolik në Tropojë, hap i rëndësishëm për sovranitetin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjek i ri në një qytet të vogël/ Historia e Naim Nezës, sapo përfundoi studimet u emërua në Tropojë

By: Rovena
17 January 2026 at 20:27

Për herë të parë, Naim Neza shkeli në ambientet e Spitalit të Tropojës në vitin 1988.

Naim Neza u emërua mjek i përgjithshëm sapo përfundoi studimet dhe që nga ajo ditë nuk i është ndarë asnjëherë profesionit, por edhe spitalit të Tropojës në shërbim të qytetarëve.

Kujton ditën e parë të punës në spital dhe momentet kur nuk e njihte askush si mjek.

Neza është specializuar si radiolog dhe specialitete të tjera, ndërsa mbulon edhe shërbimin e ekzaminimeve.

Kujton vështirësitë e dikurshme me aparatura të prodhimit të hershëm.

Për doktor Naimin, sot është shumë e lehtë për shkak të teknologjisë dhe avancimit të saj.

Për të mjekësia s’ka fund, ashtu sikundër edhe njohja e aparaturave. Ai përkushtohet dhe studion për çdo pajisje ekzaminuese që del në kohë.

Për një radiolog, ekzaminimi dhe përcaktimi i anomalive është përgjegjësi e madhe.

Në thuajse 4 dekada punë si mjek, ndan momentet e vështira, por edhe ato më të veçantat, sidomos në fillimit e tij.

Për doktor Naimin, betimi i hipokratit është mbi të gjitha.

E trishton mungesa e personelit në spitalin e Tropojës, pasi përveç popullisisë, thotë se mungojnë edhe specialistët.

Spitali i Tropojës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Mister në Tropojë, i mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

By: armand
16 January 2026 at 10:47

Një i mitur rezulton i humbur prej dy ditësh dhe familjarët e tij nuk kanë arritur dot asnjë kontakt apo lokalizim, që të dinë për fatin e tij, teksa janë në ankth. Të shqetësuar, ata i janë drejtuar Komisariatit Tropojë për denoncim dhe kërkesë për ndihmë, me qëllim gjetjen e 17-vjeçarit. “Më datë 14 janar […]

The post Mister në Tropojë, i mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen appeared first on BoldNews.al.

Rama: Prani e gjerë e kompanive me reputacion të padiskutueshëm në investimet në energjetikë

12 January 2026 at 17:21

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin prezantues të parkut eolik të Tropojës të mbajtur në Tiranë, një projekt strategjik me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.

Ky investim, sipas Kryeministrit, përbën një dëshmi të qartë se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë, të qëndrueshme dhe të orientuar nga burimet e rinovueshme.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se paralelisht me zhvillimin e projekteve të mëdha energjetike, vendi ka ndërtuar një proces të lartë besueshmërie në këtë sektor.

Sipas tij, sektori energjetik është një fushë e garave të hapura ndërkombëtare, ku sot ka një prani të gjerë të kompanive me reputacion të padiskutueshëm në pjesëmarrjen në tenderë dhe investime.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë ta nënvizoj, meqë jemi në një fazë të historisë sonë, kur fjala “korrupsion” është si ato këpucët e modës që po nuk e nxori njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë, që pikërisht në këtë sektor, kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme sistematike dhe nuk ka një kompani të vetme, serioze që ka marrë pjesë në këto gara që të ketë shprehur një rezervë sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe me proceset e stabilizuara dhe të konsoliduara në këtë sektor”, tha Rama.

Rama theksoi se këtë dëshmi mund ta japin edhe përfaqësuesit e kompanive amerikane dhe të tjera ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, jo vetëm që nuk kanë hasur pengesa të kësaj natyre, por përkundrazi kanë pasur mbështetjen e qeverisë në çdo hap, përfshirë edhe kapërcimin e pengesave burokratike në nivel vendor.

“Besoj që të njëjtën dëshmi mund ta japin fare mirë amerikanët që kemi këtu nga ana e sektorit privat, bashkë me të tjerët sepse, jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi e kanë pasur qeverinë në krah në çdo hap edhe për të kapërcyer edhe pengesa burokratike absurde në nivelin vendor”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se në raste të caktuara, këto vështirësi burokratike kanë qenë të kuptueshme, sidomos për bashki të vogla, të cilat nuk kanë pasur më parë përvojë me projekte të përmasave kaq të mëdha sa ai i CWP.

Megjithatë, sipas Kryeministrit, këto pengesa tashmë janë kapërcyer dhe kompania ka pasur garancinë e plotë nga qeveria se procesi do të çohet deri në fund, pa humbur kohë, duke përgatitur paralelisht të gjitha projektet e zbatimit.

Kryeministri vlerësoi veçanërisht ndjeshmërinë e kompanisë ndaj mjedisit dhe përgjegjësinë sociale që ajo ka treguar në zonë.

“Kompania na ka bërë një përshtypje të veçantë për kujdesin ndaj ekuilibrave mjedisorë dhe për sensin e lartë të përgjegjësisë sociale. Ajo ka treguar vëmendje për mbështetjen e komunitetit lokal dhe zhvillimin e zonës, përfshirë investime në infrastrukturën rrugore rurale dhe projekte të tjera në funksion të komunitetit”, tha Rama.

Në përfundim, Kryeministri theksoi se kompania CWP ka fituar një vend të merituar në respektin e institucioneve shqiptare, duke shprehur falënderimet e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin në zhvillimin e një projekti që konsiderohet kyç për të ardhmen energjetike të vendit.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Prani e gjerë e kompanive me reputacion të padiskutueshëm në investimet në energjetikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan

12 January 2026 at 13:54

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me kapacitet 600 MW, përbën një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik të vendit dhe një investim të rëndësishëm të kompanisë amerikane CWP.

Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

“Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.

“Shqipëria po kalon nga varësia pothuajse e plotë nga hidrocentralet, në një model modern të balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri strategjike”, tha Balluku.

Ajo nënvizoi se ky tranzicion nuk është thjesht një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete dhe me megavat-orë që ndryshojnë hartën energjetike të vendit.

Balluku kujtoi se ky rrugëtim ka nisur në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare filloi të fliste për një strategji të bazuar në diversifikimin e burimeve dhe jo më vetëm në varësinë nga kushtet atmosferike apo nga hidrocentralet ekzistuese.

“Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe institucional. Vetëm në vitet e fundit, mbi 1,5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës,” u shpreh Balluku.

Ajo bëri të ditur se në total, gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme.
Sot, sipas saj, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese fotovoltaike në operim dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhues.

Balluku theksoi se ekziston gjithashtu një portofol projektesh që synon ta çojë kapacitetin e ri prodhues të energjisë së rinovueshme përtej 1500 MW, me teknologji fotovoltaike dhe eolike, si edhe mbi 1600 MW kapacitete të reja depozituese në fazë studimi dhe vlerësimi financiar.

“Parku fotovoltaik i Karavastasë, një nga parqet më të mëdha në rajon, me 140 MW kapacitet të instaluar, është sot një nga projektet që e bën Shqipërinë krenare dhe e kthen në një model për t’u ndjekur në të gjithë rajonin”, u shpreh ajo.

Në lidhje me energjinë e erës, Balluku deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW. Ajo theksoi se ky zhvillim nuk është rastësi dhe nuk është rezultat i politikave të pastudiuara, por i një strategjie të qartë.

Balluku vlerësoi angazhimin e kompanisë CWP dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar edhe sfidat që shoqërojnë projekte të tilla, pasi korridoret e erës në Shqipëri ndodhen kryesisht në zona kodrinore dhe malore mbi 1200 metra lartësi dhe kërkojnë kohë të gjatë studimi dhe implementimi.

“Janë projekte që kërkojnë një periudhë të gjatë përgatitore dhe studimore, por kur ndërtohen siç duhet dhe me të gjitha studimet e nevojshme, ato kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, u shpreh Balluku, duke shtuar se diversifikimi energjetik e bën Shqipërinë më të qëndrueshme përballë ndryshimeve klimatike. /j.p/

The post Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bukuri alpine në Grykat e Hapta në Tropojë

27 December 2025 at 15:28

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Peizazhet malore të mbuluara me dëborë, pavarësisht kushteve atmosferike, shndërrohen në destinacione për alpinistët dhe dashamirësit e natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Grykat e Hapta, në Tropojë, të cilat janë veshur nga bardhësia e dëborës, duke krijuar një panoramë mahnitëse dimërore.

Grykat e Hapta, maja më e lartë e të cilave arrin një lartësi prej 2 625 m, shtrihen midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në veri dhe luginës së Nikajt në jug.

Nga perëndimi vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në juglindje qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta (shpati lindor e perëndimor formojnë rrëpira 700-800 m të thella).

Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. Grykat e Hapëta janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia duke i kthyer në sfidë për alpinistët.

/m.q/j.p/

The post Bukuri alpine në Grykat e Hapta në Tropojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë në vitin 2021 në Tropojë

20 December 2025 at 11:14


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri. /Telegrafi/



Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

By: Brisi
18 December 2025 at 20:45

Çështja e pronës ka qenë një nga temat më të përfolura në tre dekadat e fundit në Shqipëri dhe mbetet ende një problem i pazgjidhur, qoftë ky regjistrimi, apo grabitja e një prone deri në konflikte të mëtejshme për të njëjtin subjekt. Pjesë e këtij trendi është edhe Ibrahim Metaliaj, një 88-vjeçar nga Dragobia e […]

The post Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së appeared first on BoldNews.al.

E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

By: Elva
3 December 2025 at 22:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Nikaj-Mërturit në Tropojë, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë. I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për ndarjen e tij e bëri i ditur i biri, Besnik Qokaj, i cili vetëm një ditë më parë kishte […]

The post E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve appeared first on BoldNews.al.

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë e municione luftarake, arrestohet 29-vjeçari

30 November 2025 at 12:19


Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës, policia arreston një 29-vjeçar nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

29-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë./abcnews/

- YouTube www.youtube.com

Transportoi me varkë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari

By: V K
30 November 2025 at 11:12

Në kuadër të operacionit të koduar “Varkëtari”, një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës.

Policia thotë se sekuestroi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë”, thotë policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29-vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Transportoi me varkë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë e municione luftarake, arrestohet 29-vjeçari

By: Rovena
30 November 2025 at 10:41

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega!

By: armand
26 November 2025 at 10:28

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të dërgojë për gjykim ish‑kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e akuzuar për korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike. Bashkë me të, në të njëjtën dosje penale, do të gjykohet edhe Rrok Gega, i akuzuar për korrupsion aktiv. SPAK më […]

The post GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega! appeared first on BoldNews.al.

Edicioni i parë i Next Generation në Tropojë, model i diplomacisë kulturore

24 November 2025 at 18:10

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Qyteti i Bajram Currit (Tropojë) u kthye në një skenë të gjallë arti, krijimtarie dhe diplomacie kulturore, duke mirëpritur edicionin e parë të Next Generation.

Ky edicion u mbajt në datat 21 dhe 22 nëntor dhe është një projekt që synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët dhe të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova.

Edicioni i parë i Next Generation ishte më shumë sesa një event, ishte një ftesë për bashkëpunim. Atje ku arti bëhet mjet dialogu, ku kultura merr forma të reja dhe ku zëri i brezit të ri tejkalon kufijtë politikë. Në një rajon ku lidhjet kulturore kanë qenë historikisht të natyrshme, projekti rikthen fokusin pikërisht tek ajo që është e përbashkët: energjia krijuese dhe dëshira për të ndërtuar të ardhmen së bashku.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe sipas organizatorëve u zgjodh Tropoja sepse është një nga vendet ku marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë organike. Ku kulturat nuk takohen për herë të parë, por rikthehen tek njëra-tjetra.

Tropoja ofron terrenin e duhur për të ndërtuar një model të ri diplomacie kulturore, të bazuar në kreativitet, bashkëpunim dhe art që buron nga brezi i ri.

Programi i dy ditëve përfshiu forume, performanca, punëtori, ekspozita dhe aktivitete interaktive, të cilat bashkojnë disiplinat kryesore kreative kinematografi, debate, rrëfime dhe bashkëpunime të reja mes krijuesve filmikë.

Gjithashtu, në program kishte edhe muzikë me performanca që lidhin skena e qytete, me pjesëmarrjen e emrave si Oda Haliti, e njohur për ritmin që udhëton mes Tiranës, Prishtinës dhe Berlinit, dhe Shpat Deda, kantautori me bazë në Prishtinë që sjell rrëfime intime në tinguj pop, soul, rock dhe jazz.

Në aktivitet, u përfshinë edhe disiplinat e artit dhe kulturës me instalacione dhe ndërhyrje vizuale që hapin hapësira të reja interpretimi.

Njëherësh, aktiviteti pati edhe një një qasje e re ndaj shijeve dhe traditave vendase, duke i trajtuar si elementë të kulturës bashkëkohore, si edhe trashëgimi kulturore një rikthim te rrënjët për të kuptuar më mirë të ardhmen.

Në qendër të programit ishte ideja se bashkëpunimi kulturor nuk duhet vetëm të ekzistojë, duhet të zhvillohet, të sfidohet dhe të ndërtohet nga ta që e mbajnë gjallë skenën kreative sot.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është krijimi i një platforme ku artistët dhe të rinjtë të ndërveprojnë lirshëm, të shkëmbejnë ide dhe të ndërtojnë ura të reja. Të mendojnë përtej kufijve dhe të imagjinojnë bashkë një vizion të ri kulturor për rajonin. Next Generation është një hap i parë i domosdoshëm drejt një modeli më të avancuar të diplomacisë kulturore, një diplomaci që lind nga arti, bashkëkrijimi dhe dëshirat e brezit të ri.

/e.i/r.e/

The post Edicioni i parë i Next Generation në Tropojë, model i diplomacisë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nën hetim nga SPAK”/ Denoncimi: Kryetarja e komanduar e Tropojës ‘sfidon’ ligjin për herë të tretë

By: Brisi
18 November 2025 at 12:25

Një denoncim është publikuar ditën e sotme për kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, në të cilin pretendohet se ka injoruar për herë të tretë vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik për një tender. Sipas, zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, më 15 tetor 2025 KPP ka marrë vendimin e tretë për […]

The post “Nën hetim nga SPAK”/ Denoncimi: Kryetarja e komanduar e Tropojës ‘sfidon’ ligjin për herë të tretë appeared first on BoldNews.al.

Ngjyrat e vjeshtës e shndërrojnë Lumin e Shalës në një peizazh magjepsës

16 November 2025 at 08:34

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Lumi i Shalës në Tropojë mbetet një nga destinacionet më të veçanta të Alpeve Shqiptare, ndërsa vjeshta i jep zonës një pamje edhe më magjike nga stina e verës.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto nga Lumi i Shalës, duke theksuar se pamjet e vjeshtës në këtë zonë tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm natyror që ofron Tropoja.

Ndërsa pyjet në të dy anët e luginës marrin ngjyrat karakteristike të vjeshtës, kontrasti mes toneve të arta të bimësisë dhe ujërave kristal blu të lumit e bën panoramën veçanërisht të spikatur.

Në këtë periudhë, Lumi i Shalës tërheq vizitorë që kërkojnë qetësi.

Lartësitë shkëmbore dhe luginat e ngushta përbëjnë një sfond të rrallë për ecje, fotografi dhe aktivitete eksploruese.

Banorët e zonës shprehen se vjeshta është një nga stinët më të përshtatshme për të vizituar lumin, pasi moti mbetet i qëndrueshëm dhe ngjyrat e natyrës e theksojnë më qartë karakterin e egër e të paprekur të Alpeve.

/r.e/

The post Ngjyrat e vjeshtës e shndërrojnë Lumin e Shalës në një peizazh magjepsës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

By: armand
3 November 2025 at 21:37

Një 65-vjeçar nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë, është raportuar i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët. Sipas informacionit të bërë publik nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, shtetasi Pal Susaj, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte dalë me bagëtitë në mal dhe nuk është […]

The post Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌