Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbulohet rrjeti i kontrabandës së makinave në Berat, arrestohet një 30-vjeçar

By: armand
11 February 2026 at 10:21

Një rrjet kontrabande me pjesë automjetesh është zbuluar në qytetin e Dimalit. Hetimet çuan në identifikimin e dy subjekteve ku automjetet çmontoheshin dhe pjesët e tyre shiteshin ilegalisht, kryesisht të ardhura nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë aksionit u sekuestruan 68 automjete, shumë prej tyre të çmontuara pjesërisht. Autoritetet bënë të ditur se aktiviteti i paligjshëm […]

The post Zbulohet rrjeti i kontrabandës së makinave në Berat, arrestohet një 30-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Kenan Yildiz ngushton hendekun me Lamine Yamal: Sa është paga e tij krahasuar me talentët më të mëdhenj të Evropës

8 February 2026 at 18:42


Pas një sage të gjatë rreth rinovimit të kontratës së Kenan Yıldız me Juventusin, marrëveshja më në fund është arritur.

Sipas kushteve të reja, talenti bardhezi do të qëndrojë në Torino deri në vitin 2030.

Paga e tij shënon një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 1.5 milion euro në 6 milionë euro, me potencialin për t'u rritur me një milion të tjerë përmes bonuseve.

Këto shifra e kanë renditur mesfushorin e ri të Juventusit në listën prestigjioze të yjeve më të paguar të U21 në Evropë.

Sipas Gazzetta dello Sport , Kenan tani është në të njëjtën kategori me yje të tjerë të ligës së lartë si Gavi (9 milionë euro), Warren Zaïre-Emery dhe Florian Wirtz (10 milionë euro).

Megjithatë, ai është ende shumë larg Lamine Yamal, i cili zotëron një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh.

Duket se ky veprim e ka bindur Yıldız se klubi ka plane të mëdha për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Lamine, lideri i ri i Braçës/ “El Mundo Deportivo” e cilëson njeriun-kyç të këtij sezoni

By: Rovena
8 February 2026 at 12:50

Ende nuk është një legjendë. Nuk do të jetë e lehtë për Lamin Jamalin të arrijë nivelin e një Peleje, Maradona apo Mesi, por gjithsesi ai po krijon një standard që I lumturon tifozët e Barcelonës.

Ylli që është ende vetëm 18 vjeç ka një rritje të madhe në cilësinë e paraqitjeve të tij, duke u kthye në një futbollist-kyç për katalanasit këtë sezon.

E përditshmja “El Mundo Deportivo” thekson se Jamal ka shënuar dhe asistuar më shumë sesa ka qenë pritshmëria për të, shenjë e qartë e hopit cilësor, dhe se është kthyer në “lokomotivën” që merr me vete gjithë ekipin.

Lamin ka 14 gola dhe 13 asistë deri tani këtë sezon, në La Ligë, në Champions dhe çdo konkurrim tjetër, ndërsa ka luajtur 29 ndeshje.

Pra kontributi për gol është thuajse një për çdo sfidë. Për më tepër, adoleshenti ka ndikim të madh në lojën e katalanasve, përtej golave dhe asisteve.

Në moshën 18-vjeçare ai ka 39 rrjeta për ekipin “blaugrana” që kur nisi të luante me të rriturit, diçka që një Lionel Mesi nuk e bëri dot në kohën e tij.

Po ashtu, ai ka kaluar numrin e golave të Diego Armando Maradonës me fanelën barceloniste, që shënoi gjithsej 38.

Gjithsesi, duhet bërë një dallim. Maradona i shënoi 38 gola në vetëm 58 ndeshje, ndërsa Jamalit I janë dashur 135.

Nga ana tjetër, Leo pati nevojë për 98 paraqitje që të arrinte në 38 rrjeta. Deri tani, Jamal ka fituar Kampionatin Europian me Spanjën, dy tituj kampion në La Liga me Barcelonën si dhe Kupën e Mbretit si dhe dy Superkupa të Spanjës, gjithnjë me katalanasit.

Flick nuk është i lumtur me fitoren e Barçës: Luajtëm nën nivelin e duhur. Yamal? Ai duhet të menaxhohet

By: admin
8 February 2026 at 10:38

Barcelona bëri punën e saj dhe qëndroi në garë për vendin e parë, duke mposhtur Mallorcën e organizuar mirë dhe luftarake me rezultatin 3-0. Në Camp Nou, ndeshja u nda në dy pjesë: një pjesë e parë e qetë, pa shumë energji, dhe një pjesë e dytë padyshim më afër standardeve të katalanasve.

Në konferencën e tij për shtyp, Hansi Flick ishte i qartë: “Nuk isha i kënaqur me pjesën e parë. Nuk luajtëm sipas standardeve tona ose me ritmin tonë të zakonshëm. Por ishte një ditë e mirë”.

Për golin e Bernal: “Të gjithë u ngritën nga stoli. Ishte një moment i jashtëzakonshëm për të, një ëndërr e bërë realitet. Është një hap tjetër përpara”.

Flick më pas përsëriti rëndësinë e sistemit të të rinjve: “Ky është udhëtimi ynë. La Masia është thelbësore. Të shohësh lidhjen midis atyre që u rritën këtu është diçka e veçantë”.

Në fund një koment për Yamalin: “Duhet të menaxhojmë minutat e tij. E pyeta nëse donte të largohej dhe ai tha po”.

The post Flick nuk është i lumtur me fitoren e Barçës: Luajtëm nën nivelin e duhur. Yamal? Ai duhet të menaxhohet appeared first on Albeu.com.

Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës

8 February 2026 at 08:56

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit, duke i dhuruar kësaj zone një pamje mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës, si një ftesë për alpinistët dhe dashamirësit e natyrës për të përjetuar një ditë ndryshe mes peizazheve dimërore.

Në malin e Tomorit, në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit bektashian, e cila vizitohet çdo vit nga mijëra besimtarë, por edhe nga turistë të interesuar për aventurë, vëzhgim dhe trashëgimi shpirtërore.

Menaxhimi i kujdesshëm i mjediseve turistike nga Administrata e Parkut Kombëtar të Tomorit, si dhe shoqërimi i vizitorëve me guida turistike të specializuara që njohin shtigjet dhe zonat e sigurta, ka bërë që ky park të vizitohet gjatë gjithë stinëve të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe në verilindje të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Zona ofron mundësi të shumta për aktivitete sportive, si ngjitje alpine në shpatet e mbuluara me borë gjatë dimrit, por edhe aventura rafting në kanionet e Osumit gjatë stinës së verës.

Në rrëzë të Tomorit rrjedh lumi Osum, i cili ka krijuar kanionet e famshme, një nga atraksionet natyrore më të vizituara në vend, veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë.

Përveç pasurive natyrore, itinerari turistik i Tomorit përfshin edhe objekte kulti të feve kristiane dhe bektashiane, si dhe monumente të natyrës dhe të kulturës, duke e bërë këtë zonë një destinacion të rëndësishëm për turizmin natyror, kulturor dhe fetar.

/r.e/

The post Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamine Yamal futet në librin e rekordeve pas golit spektakolar ndaj Mallorcas

7 February 2026 at 23:00


Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme të golave me një goditje spektakolare ndaj Mallorcës, duke arritur kuotën e 40 golave në 136 paraqitje me ekipin e parë, në moshën vetëm 18-vjeçare.

Sipas të dhënave të Opta, Yamal ka shënuar tashmë 24 gola në 92 ndeshje në LaLiga, duke u bërë lojtari nën moshën 19 vjeç me numrin më të madh të golave në pesë ligat kryesore evropiane në shekullin e 21-të.

Me këtë shifër, ai ka lënë pas edhe Kylian Mbappe, i cili në të njëjtën moshë kishte realizuar 23 gola.

Në këtë sezon, talenti i Barcelonës ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 13 asistime në të gjitha garat, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës katalanase.

LAMINE YAMAL. THIS IS NOT FAIR.

Greatest Player itw at 18? pic.twitter.com/OKw0pjA49X
— sea (@neverlie) February 7, 2026

Seria e tij pozitive përfshin gola në tre ndeshjet e fundit të La Ligas, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagës, si dhe në përballjen e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes.

Aktualisht, vetëm Ferran Torres, me 16 gola, ka realizuar më shumë gola se Yamal për Barcelonën në këtë sezon./Telegrafi/

Zbulohet se si arriti Yamal ta kapërcejë lëndimin që e mundoi për muaj të tërë

6 February 2026 at 21:36


Ka qenë një sezon me ulje-ngritje për Lamine Yamalin, i cili në javët e fundit ka filluar t’i rikthehet nivelit të tij më të mirë te Barcelona.

Në fazën e hershme të edicionit, talenti i ri kishte probleme me pubalgjinë, gjë që ndikoi ndjeshëm në disa nga paraqitjet e tij.

Problemi u evidentua për herë të parë në muajin shtator dhe u përkeqësua gjatë angazhimeve me përfaqësuesen e Spanjës, çka bëri që Yamal të mungonte për disa javë.

Megjithatë, edhe pas rikuperimit fillestar, shqetësimi nuk u zhduk plotësisht.

Siç ka shpjeguar Santi Ovalle për Cadena SER, Lamine Yamal “nuk e dinte për dëmtimin, gjë që është normale, sepse është i ri dhe për të ishte diçka e re.

“Kishte ditë kur ishte perfekt dhe papritur një ditë tjetër dhimbja kthehej… dhe kjo e frustronte”, kanë thënë rrethi i ngushtë i futbollistit.

Pikërisht për këtë arsye, ai e pati të vështirë ta tejkalonte problemin, por situata u përmirësua dukshëm që nga muaji nëntor.

Në atë periudhë, Yamal iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë me radiofrekuencë në Belgjikë, e cila pastroi zonën e prekur nga pubalgjia.

Në javët pas ndërhyrjes, ai ende ndiente dhimbje herë pas here, por stafi mjekësor i Barcelonës e këshilloi të vazhdonte punën specifike në atë zonë, edhe në ditët kur nuk kishte dhimbje.

Ky moment rezultoi vendimtar dhe tani problemi konsiderohet pothuajse i tejkaluar.

Lamine Yamal e ka përballuar situatën me bindjen se do të bënte gjithçka për ta kapërcyer pubalgjinë dhe, për fat të mirë për të dhe për Barcelonën, duket se ia ka dalë, edhe pse menaxhimi i ngarkesës do të vazhdojë me kujdes./Telegrafi/

Yamal e ndoqi këshillën dhe u tërhoq nga mediat sociale, dhe kjo tashmë ka filluar të tregojë rezultate

5 February 2026 at 20:40


Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, dëshiron të tërhiqet plotësisht nga mediat sociale për një farë kohe, për t'u përqendruar ekskluzivisht në detyrat e futbollit.

Pas një fillimi të bujshëm të karrierës së tij, Yamal ra në një krizë të vogël dhe më pas mori këshilla nga një ekspert - së pari të zvogëlonte përdorimin dhe aktivitetin në rrjetet sociale, dhe më pas, nëse është e nevojshme, ta pezullonte atë për një kohë.

Kjo dha rezultat. Spanjolli me prejardhje afrikane kohët e fundit ka reduktuar aktivitetet në mediat sociale dhe aktivitetet komerciale, ndërkohë që ka treguar një formë fenomenale.

Anësori i ri i Barcelonës ka arritur të paktën një efekt ofensiv (gol ose asist) në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime.

Sipas El Chiringuito, ai tashmë e ka reduktuar në mënyrë drastike aktivitetin e tij online dhe planifikon ta pezullojë atë për një kohë. Sigurisht, jo përgjithmonë, por e gjitha kjo për t'u përqendruar te performancat e tij për Barcelonën.

Këtë sezon, Yamal ka 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat për klubin katalanas. /Telegrafi/

Ylli i madh që po shkëlqen te Barcelona, drejt blerjes përfundimtare

30 January 2026 at 12:05


Barcelona po shpreh kënaqësinë e saj për performancën e Marcus Rashford që nga momenti kur vendosi ta sjellë nga Manchester United, një klub ku futbollisti po rrezikonte të humbiste ritmin e karrierës.

Sulmuesi anglez ka treguar që mund të prodhojë rezultate me konsistencë, dhe shuma prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij në qershor duket e përballueshme për klubin katalanas.

Në kushtet aktuale ekonomike, Barcelona shpesh është e detyruar të përdorë formula kreative për të sjellë lojtarë që përmirësojnë ekipin, dhe kështu ndodhi edhe me Rashford, i cili duhej të gjente një destinacion tjetër për të mos kaluar një sezon të tërë në stol tek Manchester United, nën drejtimin e Ruben Amorim.

Edhe pse Rashford ishte më efektiv në pjesën e parë të sezonit sesa në mes të kampionatit, performanca e tij ka justifikuar plotësisht blerjen eventuale në qershor.

Sipas “AS”, shuma prej 30 milionë eurosh për ta bërë transferimin përhershëm është e përballueshme, duke marrë parasysh se Rashford tashmë ka dëshmuar aftësitë e tij nën drejtimin e Hansi Flick dhe është një alternativë e vlefshme për sulmin e parë të Barcelonës.

Pritet që Rashford të marrë më shumë hapësirë në pjesën finale të sezonit dhe të kontribuojë në golat dhe asistimet e ekipit.

Nëse Raphinha dhe Lamine Yamal janë të gatshëm, ata do të vazhdojnë të jenë titullarë në ndeshjet kyçe, por Rashford duhet të jetë gati për të zëvendësuar pa ndikim në performancën e ekipit.

Michael Carrick ende nuk ka bërë një deklaratë publike për Rashford, dhe nuk përjashtohet mundësia që ish-mesfushori i njohur të ketë interes për ta rikthyer futbollistin në Old Trafford.

Megjithatë, Rashford duket i kënaqur në Barcelonë dhe nuk ka arsye të ndryshojë ambientin pa nevojë. /Telegrafi/

Gavi dhe Yamal tallen me Real Madridin pas rezultateve kontradiktore të Ligës së Kampionëve

29 January 2026 at 08:36


Barcelona u kualifikua në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, dhe e bëri këtë në kurriz të Real Madridit.

Fitorja 4-1 e katalunasve ndaj FC Copenhagen siguroi që rivalët e tyre të përbetuar të përfundonin jashtë tetë vendeve të para, për kënaqësinë e madhe të mbështetësve të tyre - si dhe të disa prej lojtarëve të tyre.

Pas ndeshjes, kamerat e Movistar kapën momentin kur Gavi, i cili humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi, vrapoi drejt fushës së Spotify Camp Nou.

Ai i tregoi Lamine Yamal diçka në telefonin e tij, të cilën shumë besojnë se ka qenë rezultati në Lisbonë, ku tregohej humbja 4-2 e Real Madridit ndaj Benficas.

🚨🎥 | Gavi showing his phone to Lamine. 😂👀pic.twitter.com/K2m5Y6iFWE
— BarçaTimes (@BarcaTimes) January 28, 2026

Çfarëdo që u shfaq dukej mjaft qesharake për dyshen e Barcelonës, të cilët mezi presin të ngrenë këmbët lart për të shikuar TV ndërsa Real Madridi luan në ‘play-off’ kundër Benficës ose Bodo/Glimt.

Ndryshe, pas ndeshjes, Lamine Yamalit, iu dha çmimi MVP nga UEFA pasi shënoi një gol dhe asistoi një tjetër. /Telegrafi/

Gabim apo me qëllim? Portieri shënon autogol të çuditshëm në minutën e 92-të për ta eliminuar ekipin e tij nga Kupa

28 January 2026 at 10:56


Ndeshja e raundit të 1/8-ave të Kupës së Katarit midis Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë e njohur për publikun për shkak të autogolit të çuditshëm të shënuar nga portieri i ekipit mysafir, Oumar Barry.

Rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 92-të, dhe një goditje dënimi nga pothuajse 40 metra u ekzekutua nga mesfushori i Al Shahaniye, Yousuf Raisi.

Ai gjuajti fort, por në kuadratin e portës dhe dukej se Barry do ta kishte të lehtë ta ndalte gjuajtjen e tij.

Megjithatë, 39-vjeçari Barry fillimisht e devijoi topin lart mbi kokën e tij dhe, ndërsa ai po binte, ai u përpoq ta godiste mbi traversë për një goditje nga këndi.

An unusual scene in the Qatar Stars Cup match! 🇶🇦

Al Shamal SC goalkeeper Oumar Barry's bizarre own goal in the final moments left spectators stunned.pic.twitter.com/iDc79mNWhu
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 27, 2026

Ai e humbi topin, e goditi traversën dhe më pas Barry shënoi në portën e tij.

Ky gol ishte i vetmi në ndeshje dhe i dha fund pjesëmarrjes së Al Shamal në Kupën e Katarit, dhe një debat filloi në rrjetet sociale nëse Barry bëri një gabim, apo nëse ishte diçka e qëllimshme që rezultoi në humbjen e ekipit të tij. /Telegrafi/

Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një çmenduri

27 January 2026 at 19:20


Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka hedhur poshtë krahasimet mes talentit të ri Lamine Yamal dhe legjendës së klubit, Lionel Messi, duke i cilësuar ato si “çmenduri” dhe duke kërkuar që sulmuesi i ri të lejohet të ndjekë rrugën e tij.

Duke folur para përballjes vendimtare të Ligës së Kampionëve me Kopenhagën, Olmo theksoi presionin e jashtëzakonshëm që vjen nga krahasimi me një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

Olmo i ka pranuar aftësitë spektakolare dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Yamalit, por ka theksuar se 18-vjeçari ka nevojë për hapësirë që të zhvillohet pa barrën e pritshmërive kolosale.

Ky qëndrim përkon me thirrjet e figurave të tjera të rëndësishme të futbollit, përfshirë Pep Guardiolën dhe Xavin, të cilët gjithashtu kanë mbështetur idenë që Yamal të lejohet të zhvillohet në mënyrë natyrale.

Pavarësisht fjalëve të kujdesshme të Olmos, krahasimet vazhdojnë të ushqehen nga ngritja e jashtëzakonshme e Yamalit.

Pasi debutoi me Barcelonën në moshën vetëm 15-vjeçare, Yamal ka thyer disa rekorde, përfshirë atë të golashënuesit më të ri në historinë e La Ligës.

Duke folur para përballjes me Kopenhagën, Olmo u pyet për Yamalin dhe krahasimet me Messin.

“Për rrugët nuk mund të thuhet asgjë, apo jo? Lamine ka rrugën e tij. Ai e di këtë. Ta krahasosh me Messin është çmenduri”.

“Edhe pse Lamine është spektakolar dhe na jep shumë, ai do të na japë edhe shumë më tepër në të ardhmen”.

“Ne jemi këtu për ta ndihmuar, për ta bërë më të mirë. Nëse ai luan mirë, skuadra do të fitojë. Është një gjë kolektive”, ka deklaruar spanjolli./Telegrafi/

Rashford drejt PSG-së në fund të sezonit

27 January 2026 at 15:55


Sipas CaughtOffside, Marcus Rashford pritet që në fund të sezonit të përfundojë te Paris Saint-Germain, për dy arsye kryesore.

Së pari, Barcelona po përballet me vështirësi financiare dhe, përpara se të tentojë afrimin e Rashfordit, duhet të menaxhojë largime lojtarësh, ulje pagash dhe të sigurojë të ardhura shtesë.

Së dyti, Rashford aktualisht nuk është titullar dhe mbetet shpesh në stol kur Raphinha dhe Lamine Yamal janë plotësisht të gatshëm.

Sulmuesi anglez u la në stol në ndeshjen ndaj Real Oviedos dhe nuk pritet të startojë as ndaj Copenhagenit.

Ndërkohë, PSG është gati të rivalizojë Barcelonën me një ofertë prej 50 milionë eurosh për Rashfordin, i cili aktualisht është në huazim nga Manchester United.

Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë lojtarin, klubi katalanas ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, por marrëveshja kushtëzohet edhe me pranimin e një uljeje page nga ana e vetë lojtarit. /Telegrafi/

Olmo flet për krahasimin e Yamal me Messin

27 January 2026 at 15:11


Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, i ka cilësuar krahasimet e shokut të tij të skuadrës, Lamine Yamal, me Lionel Messin si absurde.

18-vjeçari spanjoll shënoi një gol spektakolar me biçikletë në fitoren kundër Real Oviedos duke e çuar bilancin e tij në 11 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Forma e tij e mira me gola dhe asistime kanë bërë që Yamal të lavdërohet nga të gjithë, teksa po krahasohet edhe me legjendën argjentinase, Messi.

Megjithatë, Olmo ka thënë se krahasimet e Yamal me Messin janë absurde, por ka këmbëngulur se talenti spanjoll mund të krijojë trashëgiminë e tij dhe se do të jetë thelbësor për suksesin e klubit.

“Lamine ka rrugën e vet. Çdo krahasim i një lojtari me Messin është i çmendur. Ai ka rrugën e tij dhe është absurde”.

“Ne do ta mbështesim atë për ta ndihmuar të përmirësohet. Nëse Lamine fiton dhe shënon gola, skuadra do të fitojë”, ka thënë Olmo. /Telegrafi/

Paga mbretërore: Real Madridi ka shumicën e lojtarëve më të paguar në Spanjë, me Mbappen në krye

24 January 2026 at 09:57


Lojtarët e Real Madridit dominojnë listën e lojtarëve më të paguar në La Liga, sipas të dhënave të Transfermarkt, dhe këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, në rrjetet sociale.

Sipas këtyre të dhënave, pagën më të lartë bruto vjetore e merr Kylian Mbappe, i cili fiton 31.3 milionë euro.

Vinicius Junior vjen pas me 25 milionë euro, pastaj David Alaba me 22.5 milionë euro, dhe mesfushori anglez, Jude Bellingham, është gjithashtu i katërti me një pagë vjetore bruto prej 20.8 milionë eurosh.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, plotëson pesëshen e parë me të ardhura prej 20.8 milionë eurosh.

Pas kësaj vjen dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili fiton njësoj si Bellingham dhe Oblak, dhe Frenkie de Jong me 19 milionë euro.

Më pas vijnë Nico Williams, Raphinha, Federico Valverde, Rodrygo Goes, Lamine Yamal dhe Trent Arnold-Alexandar, të cilët fitojnë nga 16.7 milionë euro.

Marc-Andre Ter Stegen dhe Jules Kounde përfundojnë listën e 15 lojtarëve më të paguar me një pagë bruto vjetore prej 15.6 milionë eurosh. /Telegrafi/

Ish-gjyqtari i La Ligës kritikon ligën për vendimin e anulimit të golave të Yamal dhe Fermin ndaj Sociedadit

20 January 2026 at 14:37


Ish-gjyqtari i La Ligës, Estrada Fernandez, e ka kritikuar ashpër ligën për vendimin e tyre për të anuluar një gol të Lamine Yamal për Barcelonën në Real Sociedad për shkak të pozicionit jashtë loje, por edhe për rastin e anulimit të golit të Fermin Lopez.

Barcelona u mposht nga Sociedad në udhëtim me rezultat 2-1 duke i dhënë fund një serie prej 11 fitoreve radhazi dhe kjo fitore ka ardhur me shumë polemika.

I fundit që ka polemizuar është ish-gjyqtari spanjoll, Estrada Fernandez, i cili beson se Barcelona u dëmtua te anulimi i golave të Yamal dhe Fermin.

"Renderimi 3D që ata vendosën për të justifikuar pozicionin jashtë loje të Lamine Yamal nuk ka asnjë besueshmëri", ka thënë fillimisht Fernandez.

🚨 𝗡𝗘𝗪: Estrada Fernandez (Former La Liga referee): "The 3D render they put to justify Lamine Yamal's offside has ZERO CREDIBILITY."

"If they took so long to show it, it was because they were editing it to make it look believable."

"The refereeing committee always told us… pic.twitter.com/BfOHfPRrag
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 20, 2026

"Nëse u desh kaq shumë kohë për ta shfaqur, kjo ndodhi sepse po e montonin që të dukej e besueshme”.

“Komiteti i gjyqtarëve na thoshte gjithmonë se mund të ‘luanim me kornizat’ për ta shfaqur ndeshjen në televizion”.

“Ata thanë gjithashtu se që VAR të anulojë një gol për shkak të një faulli të mëparshëm, do të duhej të ndëshkohej minimalisht me karton të verdhë”.

“Ky nuk ishte rasti për golin e Ferminit, që do të thotë se ai u anulua gjithashtu padrejtësisht”, përfundoi ish-gjyqtari i La Ligas. /Telegrafi/

Vedat Muriqi udhëheq formacionin e javës në La Liga

20 January 2026 at 11:25


Java e 20-të në La Liga ka sjellë një formacion të fortë nga Sofascore, plot emra vendimtarë, por vëmendja kryesore shkon te Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar i Mallorcës ka qenë protagonist absolut, duke u vlerësuar me notën 8.8, një nga më të lartat e javës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi konfirmoi edhe një herë rolin e tij kyç në skuadër.

Dominues në zonë, vendimtar në duele dhe lider në sulm, duke bërë që pas het-trikut ndaj Athletic Bilbaos ta marrë një vend të merituar në formacionin e javës në La Liga.

Në repartin sulmues, Muriqi shoqërohet nga Ante Budimir me notë 9.0, ndërsa prapa tyre spikat ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën më të lartë të javës, 9.2.

Mesfusha kompletohet nga Bryan Zaragoza (8.3), Pablo Fornals (8.3) dhe Aleix Febas (8.0), që garantuan balancë dhe ritëm.

Në mbrojtje, stabiliteti u sigurua nga Jose Gaya (8.2), Daley Blind (8.1), Raul Asencio (8.7) dhe Aitor Ruibal (8.3).

Në portë shkëlqeu bashkëlojtari i Muriqit, Leo Roman, i cili mori notën maksimale 10, pas një performance perfektë ndaj Bilbaos. /Telegrafi/

Hévíz, liqeni termik unik ku mund të laheni 365 ditë në vit

14 January 2026 at 00:58


Një liqen termal ku noti është i mundur edhe në mes të dimrit, mes avullit, zambakëve dhe ujit shërues. Fenomeni unik evropian që tërheq miliona vizitorë

Kur thuhet se Hévíz është një qytet banje në Hungari, kjo ende nuk e thotë gjithë historinë. Në një vend me rreth 1.500 burime termale dhe mbi 270 lloje të ndryshme ujërash minerale dhe shëruese, vende të tilla ka mjaft. Por kur shtojmë se qyteti shtrihet pranë liqenit natyror termal dhe biologjikisht aktiv më të madh në botë, i përshtatshëm për not gjatë gjithë vitit, kjo deklaratë merr një dimension krejt tjetër.

Një fenomen natyror unik në Evropë, ku mund të laheni 365 ditë në vit. Liqeni Hévíz është biologjikisht aktiv, termal dhe shërues; sipërfaqja e tij i kalon katër hektarët, ndërsa burimet termale e rinovojnë ujin aq shpejt sa e gjithë sasia e ujit zëvendësohet afërsisht çdo 72 orë.

Imagjinoni një skenë përrallore: ju në një liqen të ngrohtë, flokët ju mbulohen nga flokë bore, rreth jush lundrojnë zambakë rozë dhe vjollcë, ndërsa avulli i dendur e mbështjell gjithë zonën. Një fotografi që vlen për mijëra pëlqime, apo jo?

Uji ka temperaturë të këndshme gjatë gjithë vitit, ndaj sezoni i notit mes zambakëve nuk mbaron kurrë. Në verë, temperatura e ujit arrin 33–36°C, ndërsa në dimër nuk bie nën 23°C, transmeton Telegrafi.

Ujë shërues dhe mbi 200 vjet traditë

Hévíz nuk është i njohur vetëm për kënaqësinë e notit në ujë termal, por edhe për efektet e tij shëruese. Trajtimi tradicional, më i vjetër se 200 vjet, është konfirmuar nga studime të shumta mjekësore.

Uji ka një përbërje unike falë dy burimeve të ndryshme termale dhe baltës shëruese që mbulon fundin e liqenit. Burimet i japin ujit minerale të shumta (kalcium, magnez, squfur…), duke i dhënë veti të jashtëzakonshme dhe përdorim të shumëfishtë: nga parandalimi bazë, wellness-i dhe relaksimi, te turizmi shëndetësor e banjor, e deri te rehabilitimi pas operacioneve dhe lëndimeve. Gjatë larjes, temperatura e ujit përmirëson qarkullimin e gjakut, mineralet depërtojnë përmes lëkurës, ndërsa thithja e gazeve që avullojnë, sidomos në dimër mund të ketë edhe efekt anti-inflamator.


Uji termal shërues nuk është i disponueshëm vetëm në liqen, por edhe në shumë hotele përreth, të cilat, përveç saunave relaksuese dhe masazheve, ofrojnë edhe programe profesionale terapeutike.

Për të gjitha këto arsye, Hévíz shpesh quhet “kryeqyteti shëndetësor dhe wellness i Evropës”, ndaj nuk është çudi që ky qytet i vogël është një nga destinacionet turistike më të zhvilluara dhe më të vizituara.

Banja, pra kompleksi i notit Hévíz, i vendosur drejtpërdrejt në liqen, aktualisht ka disa hyrje dhe zona pjesërisht të mbyllura për shkak të punimeve të rikonstruksionit, por pishina termale dhe vetë liqeni mbeten të hapura për vizitorët, pa kufizime për kënaqësi dhe relaksim. /Telegrafi/

Yamal publikon pamje që nuk duhej nga dhomat e zhveshjes - Szczesny shihet duke pirë duhan

12 January 2026 at 13:55


Lamine Yamal u paralajmërua ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në Instagram festën në dhomën e zhveshjes së Barcelonës pas fitimit të Superkupës.

Sulmuesi anësor spanjoll hyri “Live” në Instagram dhe, në një moment, e ktheu kamerën në anën tjetër të dhomës.

Gjatë transmetimit, Yamal regjistroi Wojciech Szczęsny duke pirë duhan, ndërsa një zë në sfond u dëgjua duke e paralajmëruar: “Kjo nuk mund të regjistrohet”.

🗣️ "ESO NO SE PUEDE GRABAR"

A Lamine Yamal se le apareció Wojciech Szczęsny fumando mientras grababa un Live tras ganar la Supercopa al Real Madrid 😅 pic.twitter.com/iOfAbdsqe5
— ESPN.com.mx (@ESPNmx) January 12, 2026

Szczęsny, i cili nuk ngurron të festojë sukseset e tij në futboll duke konsumuar duhan, e ka pranuar edhe publikisht dashurinë e tij për duhanin.

Edhe pse Yamal e largoi shpejt pamjen, tifozët arritën ta regjistronin momentin, dhe pamjet e Szczęsnyt duke pirë duhan u bënë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Topi i Champions-it 25 vjet histori! Versioni i 2026-ës prezantohet nga Zidane, Messi e Yamal

By: admin
12 January 2026 at 13:00

Rikthim në të kaluarën për të celebruar 25 vitet e topit më të famshëm në botë. Sfera e ëndrrave të Champions League, në fusha nga 2001-shi, do të hapë një kapitull të ri, me ridizenjimin modern të origjinalit Adidas FINALE 1.

Rikthim në të kaluarën me grafikën dhe ngjyrat që njihen tashmë prej një çerek shekulli, por edhe me një efekt modern, me sfumatura të zeza dhe vjollcë, që ndryshojnë.

Topi do të përdoret gjatë dy javëve të fundit të fazës së kampionatit 2025/26 të Champions League, që starton të martën e 20 janarit.

Yjet e futbollit janë gjithmonë në fokus. Në spotin zyrtar të Adidas marrin pjesë disa nga lojtarët që kanë lënë shenjë në rrugëtimin e kupës me veshë të mëdhenj gjatë 25 viteve të fundit: Zinedine Zidane, Lionel Messi, Toni Kroos, Mo Salah, Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal.

The post Topi i Champions-it 25 vjet histori! Versioni i 2026-ës prezantohet nga Zidane, Messi e Yamal appeared first on Albeu.com.

❌
❌