Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pamje të mrekullueshme nga Alpet veshur nga dëbora

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten ndër atraksionet e preferuara në çdo periudhë të vitit, sidomos në stinën e dimrit ku të mbuluara nga dëbora ofrojnë një pamje të mrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Alpet e Shqipërisë, të cilat këto ditë të para dhjetori janë zbardhur nga dëbora dhe ftojnë të pasionuarit pas alpinizmit t’i vizitojnë ato.

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të tilla si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

/k.s/

The post Pamje të mrekullueshme nga Alpet veshur nga dëbora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Aksidentohet autobusi në Tiranë, merr para disa mjete të parkuara. Pamje nga vendngjarja

By: D Marku
30 November 2025 at 23:24

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Autobusi i linjës urbane, i cili po lëvizte në drejtim të “21 Dhjetorit”, është përplasur fillimisht me një vajzë që po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, mëson se shoferi i autobusit ka tentuar të shmangë përplasjen, por mjeti ka devijuar në korsinë tjetër dhe më pas ka dalë në trotuar, ku ka përplasur disa makina të parkuara.

E plagosura ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

The post VIDEO/ Aksidentohet autobusi në Tiranë, merr para disa mjete të parkuara. Pamje nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Pamje nga atentati në Lushnje, momenti kur autorët qëllojnë drejt automjetit të “Julit të Pashakos”

By: V K
26 November 2025 at 11:38

Gazeta Panorama Online, ka siguruar pamjet nga momenti kur autorë ende të paidentifikuar i bënë atentat Julian Sulos, i njohur si ‘Juli i Pashakos.

Siç shihet në këto foto, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr me automatik në drejtim të 45-vjecarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi paraditen e djeshme (25 nëntor) në qytetin e Lushnjes, ndërsa pas atentatit autorët janë larguar dhe nuk ka asnjë informacion për ta.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se; “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.

 

 

Ngjarja

Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjes i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjes, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet.

Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.

Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjes.

Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici, janë shoqëruar edhe gjashtë persona.

Kush është Juli i Pashakos

Julian Sulo njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, punon e jeton në Karbunarë të Lushnjes, ku menaxhon një bar–restorant së bashku me familjen.

Ai është rival i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjes.

Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjes u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosjes e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut.

The post Pamje nga atentati në Lushnje, momenti kur autorët qëllojnë drejt automjetit të “Julit të Pashakos” appeared first on Albeu.com.

Pamje, ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor – e konfirmon KFOR-i

By: D Marku
6 November 2025 at 18:21

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës.

Me reagime të shumta që nga Presidentja e zyrtarë tjerë të shtetit është pritur ditëve të fundit informacioni se xhandarmëria serbe hyri në territor të Kosovës në veri, kidnapoi një qytetar dhe u largua.

Por, kjo nuk është hera e vetme që forcat serbe së fundmi kanë kaluar në Kosovë.

Dukagjini posedon që nga mesi i tetorit një video sesi forcat serbe hyn në vend por kah veri-lindja, saktësisht në fshatin Rakinicë, në afërsi të Orllanit të Podujevës.

Por, televizioni ka qenë në pritje të një konfirmimi për rastin nga Policia e Kosovës, pyetjet të cilëve u janë drejtuar që nga 20 tetori dhe ende nuk ka një përgjigje.

Megjithëkëtë, konfirmimin e krejt ngjarjes e ka bërë misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
“Ne jemi në dijeni të kësaj ngjarjeje më 15 tetor. Ne ishim në kontakt me Forcat e Armatosura Serbe. Bazuar në informacionin e tyre, personeli i xhandarmërisë serbe po ndiqte individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme të prerjes së pyjeve. Sapo kuptuan se kishin kaluar Vijën Kufitare Administrative (ABL), ata u kthyen menjëherë në anën e Vijës Kufitare Administrative të Serbisë”.

Televizioni ka komunikuar edhe me banorët e asaj ane dhe ata të cilët kanë xhiruar por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen, veçse kanë konfirmuar se njërit, ushtarët serbë ia konfiskuan edhe traktorin.

Pretendimet e tyre janë se gjithashtu forcat serbe i kanë ofenduar dhe sharë gjatë këtij ballafaqimi.

Pos Policisë së Kosovës që nuk është përgjigjur, televizioni ka kërkuar një reagim edhe nga Ministria e Brendshme dhe informacion nëse institucionet e sigurisë kanë qenë në dijeni për rastin, por as ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Policia është reaguesi i parë i sigurisë në vend e KFOR-i i treti, megjithëse misioni i NATO-s është përgjegjës për sigurinë e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

The post Pamje, ushtarët serbë hynë në Kosovë edhe më 15 tetor – e konfirmon KFOR-i appeared first on Albeu.com.

Peizazh magjik i bjeshkëve të Kukësit

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Kukësit të mahnisin me bukuritë e tyre në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania” ndau sot një video me pamje nga bjeshkët e Kukësit, të cilat prej vitesh janë kthyer në destinacion të të apasionuarve pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Në videon e publikuar nga Rama shfaqen një tufë kuajsh, të cilët vrapojnë në majat e larta të këtyre bjeshkëve.

Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira e pamatë në një fushë me ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore të mrekullueshme.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë.

Shtegu i Ngjyrave, Gjallica dhe bjeshkët e tjera të Kukësit si Vajvoda, Kroi i Bardhë, Kallabaku, Guri i Mëngjesit dhe Pikllima janë ndër vendet më të frekuentuara. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që shijojnë bukuritë e bjeshkëve.

/k.s/a.f/r.e/

The post Peizazh magjik i bjeshkëve të Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E gjeneruar kjo pamje nga afër e uraganit Melissa

31 October 2025 at 16:28

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon syrin e uraganit Melissa, një uragan i kategorisë 5 që shkatërroi Xhamaikën.

Uragani Melissa është stuhia më e fortë e vitit 2025 që është formuar në Oqeanin Atlantik, duke goditur Xhamajkën në Karaibe në fund të tetorit me erëra që arrinin 300 kilometra në orë, duke e klasifikuar atë si një uragan të Kategorisë 5, niveli më i lartë.

Megjithatë, video e mësipërme nuk tregon syrin e tij. 

Me anë të motorit të kërkimit Google Lens, Faktoje gjeti se ajo u postua fillimisht më 26 tetor 2025, nga “Earth Impacts”, një faqe në TikTok që ndan pamje të rreme të ngjarjeve natyrore, siç janë uraganet, të krijuara me ndihmën e programeve të inteligjencës artificiale (AI). 

Në përshkrim, llogaria sqaron se pamjet nuk janë të vërteta, por një simulim i uraganit i gjeneruar nga AI.

Video reale të uraganit Melissa janë filmuar nga perspektiva të shumta dhe janë botuar nga “Hurricane Hunters“, një ekuipazh i Rezervës së Forcave Ajrore Amerikane nga Skuadroni i 53-të i Zbulimit të Motit. Pilotët fluturuan mbi stuhinë për të mbledhur të dhëna për Qendrën Kombëtare të Uraganeve, shërbimin e uraganeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), agjencia amerikane që menaxhon oqeanet, atmosferën dhe klimën.

Pamje reale të uraganit Melissa

The post E gjeneruar kjo pamje nga afër e uraganit Melissa appeared first on Faktoje.al.

Ngjyrat e vjeshtës pikturojnë Malin e Nëmërçkës në Përmet

28 October 2025 at 08:05


TIRANË, 28 tetor /ATSH/  Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës, që shfaqet në ngjyrat e vjeshtës në zemër të Jugut të Shqipërisë.

Mali i Nëmërçkës, po shnddërrohet në një prej destinacioneve të preferuara të turizmit malor vitet e fundit.

“Pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës”, shkruan Rama, teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e Vjosës. Maja më e lartë është Maja e Papingut, ose maja e Dritës, 2485 m, që është dhe pika më e lartë e gjithë vargmalit Trebeshinë- Dhëmbel-Nemërçkë. Të tjera maja të këtij mali janë: Maja e Gatakut, Maja e Qesarit dhe Maja e Poliçanit.

Turizmi malor në Shqipëri vlerësohet si një nga resurset turistike më të mëdha të vendit, krahas bregdetit, duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët dhe operatorët turistikë.

Turizmi malor në Shqipëri jo vetëm po e zgjat sezonin, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve për turistët vendas e të huaj.

 

The post Ngjyrat e vjeshtës pikturojnë Malin e Nëmërçkës në Përmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vjeshta krijon tablo magjike në Lëpushë

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Vjeshta me ngjyrat dhe dritën e saj magjike ka shndërruar fshatin turistik të Lëpushës në një tablo të gjallë natyrore.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ngjyrat mahnitëse të vjeshtës në këtë zonë të Malësisë së Madhe, e cila mbetet një nga destinacionet më të dashura të turizmit malor në vend.

E njohur për peizazhet e saj të paprekura dhe mikpritjen tradicionale, Lëpusha ofron për vizitorët një përvojë të rrallë qetësie dhe natyre. Vetëm 21 kilometra larg Tamarës dhe 10 kilometra nga Vermoshi, fshati është bërë më i aksesueshëm falë rrugës së përmirësuar dhe shtimit të bujtinave.

E cilësuar si një nga perlat e Alpeve Shqiptare, Lëpusha tërheq turistë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, të apasionuar pas ecjeve malore, aventurës dhe sporteve dimërore.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Vjeshta krijon tablo magjike në Lëpushë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri ndan pamjet: Shtigjet magjike të Lëpushës një nga itineraret më të bukura të Alpeve shqiptare (VIDEO)

By: lindita
20 October 2025 at 09:55

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të mrekullueshme nga natyra magjike e Lëpushës drejt majës së Vajushës. “Dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krah videos së postuar në rrjetet sociale.

Source

Rama ndan pamjet: Zbuloni shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës

By: V K
20 October 2025 at 08:58

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ftuar qytetarët që të zbulojnë shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës.

Kryesocialisti shprehet se kjo është një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Rama ndan pamjet: Zbuloni shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës appeared first on Albeu.com.

Selena Gomez me stil të ri flokësh: A po i ngjan një personazhi të famshëm?

By: D Marku
13 October 2025 at 14:57

Selena Gomez ka bërë një shaka në Instagram për modelin e saj të ri të flokëve, duke postuar një selfie dhe duke shkruar: “Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson.” Me këtë shaka, këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare ka përmendur një nga personazhet e njohur nga libri klasik i Roald Dahl, Charlie dhe Fabrika e Çokollatës. Gomez nuk ka sqaruar nëse po bën referencë për një Oompa-Loompa, Willy Wonka ose Violet Beauregarde, pasi stili i flokëve të saj mund të ngjajë me të tre personazhet.

Në postimin e saj, ylli i nominuar për Emmy tregon faqet dhe pamjen e saj të guximshme, me një bluzë të bardhë dhe një shtresë të lehtë grimi. Ky moment vjen disa javë pas dasmës së saj me producentin e njohur të muzikës Benny Blanco më 27 shtator në Santa Barbara, ku morën pjesë miq të famshëm si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev.
Ky vit ka qenë një periudhë e rëndësishme për Gomez, e cila ka ndarë hapur dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Ajo ka qenë gjithashtu në lidhje të njohura, përfshirë me Justin Bieber, The Weeknd dhe Nick Jonas. Benny Blanco, bashkëshorti i saj, është një producent dhe kompozitor me një karrierë të suksesshme, duke punuar me emra të mëdhenj të muzikës si Rihanna, Katy Perry, dhe Ed Sheeran.

The post Selena Gomez me stil të ri flokësh: A po i ngjan një personazhi të famshëm? appeared first on Albeu.com.

Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, si i dyshuar për përfshirje në spiunazh për Serbinë

9 October 2025 at 11:58


Analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi, transmeton Telegrafi.

"Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës", ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

RTV Dukagjin ka publikuar pamje nga momenti kur Sheholli është arrestuar.

Kryeministri Rama ndan pamje nga Gjirokastra: Sahati dhe kambanorja, simbol i historisë së rijetëzuar

2 October 2025 at 08:21

GJIROKASTËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të reja nga qyteti historik i Gjirokastrës, duke vënë theksin te rikthimi në jetë i sahatit dhe kambanores, monumente që prej kohësh ishin jashtë funksioni.

Pamjet tregojnë sahatin dhe kambanorën e restauruar, që tashmë janë rikthyer si pjesë e gjallë e peizazhit kulturor të qytetit-muze. Ky projekt vjen si pjesë e nismave për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në jug të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjirokastra, e njohur për arkitekturën unike dhe historinë e pasur, vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, ndërsa investimet e kryera pritet të rrisin më tej potencialin turistik të qytetit./abcnews.al

Mbrëmje tek Liqeni Artificial i Tiranës

30 September 2025 at 22:29

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, pas transformimit vitet e fundit është një ndër më të frekuentuarit për kryeqytetasit, por edhe turistët që vizitojnë kryeqytetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja në Liqenin Artificial të Tiranës, i cili në çdo stinë është i preferuar.

Ndriçimi i dritave mbi ujin e liqenit krijon një panoramë relaksuese në park, ndërsa qytetarët shijojnë netët e vjeshtës.

Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e kanë bërë parkun, destinacion të preferuar në kryeqytet.

Në park ndodhen pista pedalimi e vrapimi, rrugicat ndërlidhëse, palestër në natyrë, si dhe fusha multisportive.

Parku i madh i Liqenit përbëhet nga një masiv kodrinor me shpate me pjerrësi të vogël. Në pjesën jugore formohet pasqyra ujore e Liqenit Artificial, që me shtrirjen e tij krijon gjire e gadishuj të vegjël shumë piktoreskë. Parku i madh i Liqenit filloi të ndërtohet në vitet ’50-të. Në vitin 1955 u krijua liqeni artificial nga ujërat përreth, si dhe u ndërtua me punë vullnetare një digë 400 m e gjatë e cila i pengon ujërat të vërshojnë drejt Tiranës.

Në vitin 1957-1958 filloi mbjellja e bimësisë dekorative, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së parkut.

/k.s/j.p/

The post Mbrëmje tek Liqeni Artificial i Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elgit Doda bën ndryshim drastik në pamje (FOTO)

By: V K
28 September 2025 at 13:17

Artisti i njohur Elgit Doda, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim drastik në pamjen e tij. Ky transformim vjen në kuadër të projektit të tij më të ri muzikor.

Elgiti është shfaqur me flokët biondë, një pamje kjo krejt e re për artistin, i cili njihet për flokët e tij të errët.

Ndryshimi është aq i madh, sa e bën atë pothuajse të panjohur.

Pamja e re e tij, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka shkaktuar menjëherë komente dhe reagime të ndryshme nga fansat.

 

The post Elgit Doda bën ndryshim drastik në pamje (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamje vjeshte nga Vlora

27 September 2025 at 19:36

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Qyteti bregdetar i Vlorës edhe gjatë shtatorit është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë në stinën e vjeshtës.

Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që ofron Vlora si diell, det dhe qetësi për vizitorët. Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

Pak ditë më parë në portin e Vlorës mbërriti edhe kroçera “Silver Whisper” me 375 turistë nga vende të ndryshme të botës.

/k.s/r.e/

The post Rama ndan pamje vjeshte nga Vlora appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet nga kantieri i rrugës Vodicë – Qafë Dardhë që lidh Beratin me Gramshin

By: lindita
26 September 2025 at 09:38

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna që vijon për ndërtimin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë që lidh Beratin me Gramshin. “Dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Source

Ylber mbi liqenin e Pogradecit

3 September 2025 at 20:35

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Liqeni i Pogradecit fton çdo vit pranë tij mijëra turistë vendas e të huaj, për të kaluar jo vetëm pushimet verore, por edhe për ta vizituar në të gjitha stinët.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e pastër” ndau në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Pogradecit mbi ujërat e të cilit është shfaqur pasditen e sotme ylberi.

Pogradeci prej vitesh është një destinacion shumë i kërkuar falë paketës së plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë.

Sezoni turistik i këtij viti në bashkinë Pogradec është ndër më të suksesshmit në krahasim me vitet e mëparshme.

Kjo vihet re në në rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, që kanë zgjedhur freskinë që ofron Pogradeci për të kaluar disa ditë pushimi.

Deri në mesin e gushtit sipas shifrave të bashkisë Pogradec janë akomoduar në hotele dhe bujtina rreth 35 mijë turistë, ku 12 mijë prej tyre janë të huaj.

/k.s/j.p/

The post Ylber mbi liqenin e Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Liqeni i Vaut të Dejës po vizitohet gjithnjë e më shumë nga ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë që ofron.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Vaut të Dejës, i cili po bëhet çdo ditë e më tërheqës dhe ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit.

I formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24,7 km dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Vizitorët në këtë liqen mund të shijojnë që nga peshkimi, deri te shëtitjet me varka, apo  produktet lokale në restorantet e zonës.

Një ndër zonat më të vizituara janë rrënojat e qytetit mesjetar, që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, Mirditës apo Zadrimës dhe është një vend eksplorimi mjaft interesant për antropologët.

Një tjetër zonë pranë liqenit të Vaut të Dejës që po kthehet në një pikë interesante për t’u vizituar falë bukurive dhe historisë së saj është edhe fshati Mazrek.

/k.s/r.e/

The post Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Malësia e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të veriut të Shqipërisë, vitet e fundit falë investimeve në infrastrukturë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale “copëza nga Malësia e Kelmendit” si një ftesë për t’i vizituar ato edhe në prag të vjeshtës.

Rruga deri në Tamarë e ka shkurtuar largësinë me këto mrekulli dikur thuajse të paarritshme. Shtigjet e hershme përmes malesh tanimë me sinjalistikat ndërkombëtare dhe guidat turistike që shoqërojnë turistët në vendet më mbresëlënëse të fshatrave e maleve të Kelmendit, i kanë bërë më të prekshme e më reale bukuritë e zonës.

Malësia e Madhe, pjesë e të cilës është edhe Kelmendi, ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror.

Shpellat, kanionet, ujëvarat, rrjedhat e lumenjve, burimet, pllajat, peizazhet e magjishme i shoqërojnë turistët në udhëtimin e tyre në Malësinë e Kelmendit.

Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.

/k.s//r.e/

The post Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌