Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

11 January 2026 at 12:38


Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme.

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës./RTK/

Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit

11 January 2026 at 08:18


Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të motit, ngricat dhe bora janë prezente në shumicën e akseve rrugore në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha magjistralet që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar është evidentuar borë dhe akull, ndërsa mjegull dhe rrëshqitje dheu nuk janë raportuar.

Pavarësisht kushteve të vështira, të gjitha pikat kufitare mbesin të kalueshme.

Megjithatë, në disa segmente qarkullimi zhvillohet me vështirësi, ndërsa në aksin Pejë-Kullë qarkullimi lejohet vetëm për automjete të vogla.

Situata më e ndjeshme paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë–Mutivodë, ku rruga është e kalueshme, por me vështirësi për shkak të ngricave.

Ndërkohë, parashikimi i motit për të dielën tregon se temperaturat do të mbesin në vlera negative.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra për sekondë.

Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të përdorin pajisje dimërore, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë orëve të mëngjesit dhe të natës. /Telegrafi/


Yesterday — 10 January 2026Main stream

Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah

10 January 2026 at 17:40

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Qarku i Gjirokastrës është ndër zonat më të goditura nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, tri ditë më parë ndodhi një shkarje masive e dherave që bllokoi qarkullimin e mjeteve.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli inspektoi sot situatën në terren dhe bëri të ditur se, pas ndërhyrjes së menjëhershme së ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes, qarkullimi i mjeteve është rikthyer me një kah, për shkak se rreshqitja vazhdon të jetë aktive dhe paraqet rrezik.

Shkaku i kësaj situate janë reshjet intensive dhe erozioni i tokës.

Kozeli bëri të ditur se, ARRSH dhe kontraktori do të mbajnë nën monitorim të plotë dhe janë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo kohë që paraqitet nevoja, deri në normalizimin e plotë të situatës, për të eliminuar çdo rrezik për qytetarët.

Kozeli bëri të ditur se, menjëherë pas përmirësimit të situatës ARRSH do të ndërhyjë në të gjithë aksin me një projekt të plotë, duke siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurt për qarkullimin.

/e.xh/r.e/

The post Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënie gurësh në Himarë-Vuno, bashkia: Shmangni lëvizjen me automjete

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Bashkia e Himarës informoi sot se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në aksin rrugor Himarë- Vuno në vendin e quajtur Vishë janë konstatuar gurë të rënë në rrugë.

Bashkia e Himarës informoi sot se rruga është e hapur dhe qarkullimi po organizohet nga Policia Rrugore.

Bashkia i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes maksimal të lëvizin me shpejtësi të ulët dhe të zbatojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

Banorët që nuk e kanë të domosdoshme lëvizjen me automjete në këto momente janë të ulur ta shmangin atë.

/k.s/a.f/

 

The post Rënie gurësh në Himarë-Vuno, bashkia: Shmangni lëvizjen me automjete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Llogorasë i mbuluar nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë

By: lindita
10 January 2026 at 13:38

Prej ditës së djeshme Parku Kombëtar i Llogorasë është mbuluar nga reshjet e borës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni. “Rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës…

Source

Shi dhe borë gjatë natës, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë.

Akset që kanë pasur probleme: Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.

Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.

Në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00) ka shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet. Në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm. Në rrugën Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.

Ndërsa në Skuraj-Peshkopi ka rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës. Në  Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.

Në Shkalla e Zezë (Gjirokastër) ka rrugë njëkalimshme dhe, kërkohet vëmendje e shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Në Llogora ka mjegull të dendur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

1 nga 3

/k.s/a.f/

The post Shi dhe borë gjatë natës, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, autoritetet masa për rikthimin e lëvizjes

TIRANË, 10 janar/ATSH/-Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut.

Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë.

The post Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, autoritetet masa për rikthimin e lëvizjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rama: Rruga Bogë -Theth e kalueshme, gatishmëri për të garantuar lëvizje të sigurt

9 January 2026 at 14:18


TIRANË, 9 janar/ATSH/ Rruga Bogë–Theth vijon të jetë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks rrugor, ku po punohet në vijimësi për të garantuar qarkullim pa probleme.

“Gatishmëri maksimale në aksin Bogë–Theth. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë sipas nevojës, për të garantuar lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorët”, u shpreh Rama.

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Situata ka shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj duke përmbytur mbi 13 mijë ha tokë bujqësore.

Ndërkohë në zonat malore po punohet në vijimësi për pastrimin e akseve rrugore nga bora dhe sigurimin e qarkullimit normal.

/m.m/a.f/

The post Rama: Rruga Bogë -Theth e kalueshme, gatishmëri për të garantuar lëvizje të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha: Rruga Përmet-Çarshovë, e bllokuar për shkak të dëmtimit të karrexhatës

8 January 2026 at 20:25

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Qarkullimi i automjeteve është ndaluar në rrugën Përmet-Çarshovë, pranë vendit të quajtur “Ura e Petranit”, për shkak të çarjes së karrexhatës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, bëri të ditur për ATSH-në se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Në terren ndodhen strukturat e Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për rikthimin e normalitetit në këtë segment rrugor”, tha ajo.

Hoxha u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në këtë rrugë deri në njoftim të mëtejshëm dhe të ndjekin informacionet zyrtare për zhvillimet.

Ky aks rrugor lidh dy njësi administrative të bashkisë Përmet, Petranin dhe Çarshovën, dhe ka rëndësi të veçantë pasi siguron lidhjen e Përmetit me Korçën. /j.p/

The post Hoxha: Rruga Përmet-Çarshovë, e bllokuar për shkak të dëmtimit të karrexhatës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth

8 January 2026 at 20:03

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Pas ndërhyrjeve intensive të kryera gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, tashmë është i mundur kalimi nga Guri i Mashës, njësia administrative Pult, deri në Theth, njësia administrative Shalë, në zonën e Dukagjinit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se pastrimi i këtij segmenti rrugor është përfunduar, në një gjatësi prej rreth 32 km, ku janë angazhuar dy fadroma, duke rikthyer qarkullimin normal.

Rruga u bë e pakalueshme për shkak të inerteve të sjella nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Kryebashkiaku Beci, gjithashtu, bëri të ditur se nga dita e nesërme do të vijojnë ndërhyrjet edhe në degëzimin e fshatit Marknonaj, me shtimin e mjeteve të rënda në terren, për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aksit rrugor.

Punimet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës. /j.p/

The post Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtet atmosferike, transporti publik mund të pezullohet në disa zona në Prishtinë

8 January 2026 at 19:10


Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, i shoqëruar me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, duke rekomanduar që lëvizjet të kufizohen vetëm në raste të domosdoshme, të përdoren pajisjet e detyrueshme të dimrit dhe të shmanget shpejtësia e lartë, me respektim të plotë të sinjalistikës rrugore.

Sa i përket transportit publik urban, Kryeqyteti ka paralajmëruar se për shkak të kushteve atmosferike mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet se qarkullimi nuk është i sigurt, transporti publik mund të pezullohet përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrat pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.


Rrugët në fshatrat e Elbasanit të hapura, në zonat malore kalimi me zinxhirë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Të gjitha rrugët në fshatrat e territorit të bashkisë Elbasan janë aktualisht të hapura dhe të qarkullueshme, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit në një prononcim për ATSH-në tha se “gjatë gjithë ditës janë angazhuar intensivisht strukturat e bashkisë, me 5 fadroma, 2 borëpastruese, 4 kamionë, 3 fuoristrada dhe dhjetëra punonjës, duke punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore”.

Megjithatë, reshjet e vazhdueshme të dëborës po e vështirësojnë ndjeshëm punën e ekipeve në terren.

Nisur nga kjo situatë, si dhe nga fakti që gjatë natës parashikohet rënie e mëtejshme e temperaturave dhe shtim i ngricave, bashkia Elbasan u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë pa zinxhirë në akset rrugore Elbasan–Gjinar, Elbasan–Labinot Mal, Elbasan–Gracen dhe Elbasan–Funar.

Aktualisht, mjetet dhe ekipet janë të pozicionuara në zonat Mollagjesh, Zavalinë, si dhe në rrugët që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë administrative Labinot Mal, për të garantuar qarkullimin dhe sigurinë e banorëve.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar punën e strukturave, duke garantuar se bashkia është në gatishmëri të plotë në çdo moment për të ndërhyrë në rast të çdo problematike që mund të shfaqet.

“Sa i përket reshjeve të shiut në qytet dhe zonat e ulëta, pavarësisht intensitetit të tyre, deri më tani nuk janë evidentuar problematika të mëdha”, tha zyra e shtypit e bashkisë.

Bashkia Elbasan apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe respektim të udhëzimeve të strukturave përgjegjëse.

/k.s/r.e/a.f/

The post Rrugët në fshatrat e Elbasanit të hapura, në zonat malore kalimi me zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtoi 260 mln euro/ Dherat bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë, devijohet lëvizja e mjeteve

By: armand
7 January 2026 at 20:24

Qarkullimi në aksin e ri Qafë Plloçë-Qukës është mbyllur përkohësisht pas rënies së inerteve dhe dherave në rrugë. Vendimi është marrë për të shmangur rrezikun e aksidenteve, si ai i ndodhur paraditen e sotme, ku një mjet u përfshi në ngjarje për shkak të kushteve të vështira. Policia e qarkullimit rrugor e Korçës dhe ajo […]

The post Kushtoi 260 mln euro/ Dherat bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë, devijohet lëvizja e mjeteve appeared first on BoldNews.al.

Punime fasadë në Durrës, rruga e shtruar në dhjetor shkatërrohet pas një dite shi

By: armand
7 January 2026 at 19:51

Një rrugë e sapo rehabilituar në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi për banorët. Asfalti i vendosur në fund të dhjetorit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk i rezistoi reshjeve të fundit, duke u dëmtuar pas vetëm një dite shiu. Pamja e rrugës pas stuhisë ka […]

The post Punime fasadë në Durrës, rruga e shtruar në dhjetor shkatërrohet pas një dite shi appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara, pa ndërprerje 24 orë

7 January 2026 at 10:38

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend. Ai thekson se strukturat shtetërore janë në gatishmëri kudo në terrenet ku janë raportuar problematika.

Më tej, Rama apeloi tek drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Reagimi i Ramës:

“Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara, pa ndërprerje 24 orë
Është rritur intensiteti i reshjeve të shiut në juglindje të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit shiu ka pushuar në veri.
Reshje dëbore ka pasur në Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.
Akset që kanë pasur probleme të rrugës:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë
Dushaj-Lekbibaj
Sopot-Kam
Qafe Mali-Fierze
Ura e Fanit
Rëshen-Shpal
Shpal-Fushë Arrëz
Hani i Hotit-Dogana Vermosh
Sevaster-Kalivaç
Kukes-Shishtavec.
Shpal-K/Hadroj.
Kukes-Krume
Skuraj-Burrel
Peshkopi-Vasije
Në Rajonin Jugor
Lazart
Kardhiq-Delvinë
Lekël-Këlcyrë
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, shkruan Rama.

Drejt përfundimit rruga e re Shkodër-Mal i Zi, hov të ri zhvillimit të turizmit

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Punimet në rrugën e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes aksit Shirokë–Zogaj–Kufi po shkojnë drejt përfundimit, duke përfaqësuar një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në veriperëndim të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga puna në terren, duke theksuar se ky projekt do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes dy vendeve dhe do të ndikojë në bashkimin e ofertave turistike të zonës së Shkodrës dhe bregut malazez.

Aksi i ri rrugor pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe të rrisë aksesin e vizitorëve drejt zonave turistike përgjatë Liqenit të Shkodrës, Shirokës dhe Zogajt, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi për komunitetin lokal.

“Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, shkroi Rama.

Investimi në këtë aks rrugor pritet të sjellë rritje të fluksit të turistëve, nxitje të ekonomisë vendore dhe forcim të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

e.xh/a.f/

The post Drejt përfundimit rruga e re Shkodër-Mal i Zi, hov të ri zhvillimit të turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

4 January 2026 at 11:46

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit.

Sipas Prefekturës së Shkodrës si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Po ashtu po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë pushuar reshjet dhe tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndaj grupet e punës janë në terren për zgjidhjen e situatës.

Në bashkinë Fushë-Arrëz po vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, por momentalisht nuk raportohen problematika.

Ndërsa në Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu.

Prefektura e Shkodrës raporton se nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës.

“Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet”, thuhet në njoftimin për shtyp.

/m.m/a.f/

The post Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq në Shkodër/ Bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

By: Ela
3 January 2026 at 10:55

Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut. Situata më problematike raportohet në Bashkinë Shkodër, ku si pasojë e reshjeve është shembur një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Autoritetet kanë vendosur sinjalistikë dhe kanë bllokuar qarkullimin në […]

The post Moti i keq në Shkodër/ Bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal appeared first on BoldNews.al.

GJERMANI – Rrugët me akull shkaktojnë kaos me makinat në Hamburg

3 January 2026 at 08:08

HAMBURG, 3 janar /ATSH-DPA/ – Dhjetëra kamionë dhe makina mbetën të bllokuar në një urë në qytetin verior gjerman të Hamburgut të premten, duke shkaktuar kaos trafiku, tha policia.

”Mjetet nuk ishin në gjendje të ngjiteshin në urë për shkak të kushteve dimërore të rrugës”, tha një zëdhënës i policisë.

Një kamion gjithashtu filloi të rrëshqiste dhe përfundoi anash.

Oficerët kaluan rreth gjashtë orë të premten pasdite duke drejtuar trafikun.

”Meqenëse trafiku nuk mund të funksiononte mbi urë, u krijua një bllokim trafiku. Disa automjete në urë u përpoqën të ktheheshin mbrapsht ose duke përdorur korsinë e kundërt”, tha policia.

Në një moment, oficerët numëruan rreth 30 deri në 40 kamionë në urë.

Numri kishte qenë dukshëm më i lartë në fillim të operacionit.

Trafiku filloi përsëri vetëm pasi ekipet e shërbimit dimëror arritën në urë dhe pastruan akullin./ a.jor.

The post GJERMANI – Rrugët me akull shkaktojnë kaos me makinat në Hamburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk mirëmbajti rrugën Maliq-Lozhan duke rrezikuar jetët e udhëtarëve, procedohet penalisht administratori i kompanisë nga kryeqyteti

By: Fax Web
2 January 2026 at 16:16

Nuk mirëmbajti aksin rrugor Maliq–Lozhan, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës, procedohet penalisht administratori i subjektit të kontraktuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Korçë njoftuan sot (2 janar) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për biznesmenin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

“Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës”, njoftoi policia vendore.

❌
❌