Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët

24 December 2025 at 23:17

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Rreth 100 fëmijë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në qarkun e Elbasanit, apo që rriten nga nëna kryefamiljare, patën mundësinë që këtë fund vit të gëzojnë dhe të presin dhuratat e babagjyshit si të gjithë fëmijët e tjerë.
Në aktivitetin e organizuar me rastin e festave të fundvitit, jo vetëm si një mundësi për të gëzuar fëmijët, por edhe për të biseduar me gratë kryefamiljare, deputetja Sara Mila tha se do të jetë pranë këtyre familjeve për çdo lloj mbështetje që ata kanë nevojë, sidomos për të dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

“Ne do të jemi gjithmonë pranë për t’iu ndihmuar. Edhe sot pavarësisht festës, ne do të kemi një mundësi që të ulemi dhe të shikojmë të gjitha mundësitë që zyra e punës ofron për të gjitha ju qoftë për punësim qoftë për trajnime të mundshme që pastaj të shkoni drejt punësimit. Nuk jam thjesht përfaqësuesja juaj në Parlamentin e Shqipërisë, jam njëra nga ju. Jam një mami që kalon shumë pak kohë me vajzën time në mënyrë të atillë që të mundem që nëpërmjet shembullit që jap ta bëj atë që të jetë e pavarur nesër sepse pa diskutim nuk mund të varemi më në krahët e njëri – tjetrit. Duhet të varemi te krahët dhe shpatullat tona”, u shpreh deputetja Mila.

Drejtuesja e zyrës së punës në Elbasan, Marsida Hyseni, e pranishme në këtë takim u njoh me raste konkrete, të cilat kërkonin vëmendje më imediate për situatat specifike. Gjithashtu ajo dhe stafi i zyrës së punës ofruan informacion mbi të gjitha programet e mbështetjes dhe mekanizmat se si këto familje të munden të përfitojnë.

“Ju përfitoni programe të nxitjes së punësimit të cilat zyra e punës i ofron. Nxitja punësimit është për ju që keni kujdesin për fëmijët apo kujdesin për moshat e teta apo që keni prindër në shtëpi, të afërm që mund të kujdeseni dhe e keni të pamundur që të punoni me kohë të zgjatura. Ne kemi disa programe të cilat ndihmojnë për një vit që ju të paktën të filloni të dilni nga shtëpia. Mbi të gjitha do vijë një moment që do na vijë dhe pensioni dhe në momentin që nuk keni kontribute do të thotë që ne nuk do të arrijmë dot të sigurojmë një pension”, u shpreh ajo.

“Atëherë pse të lodhemi kaq gjatë dhe të rrimë në pritje kur ne mund të punojmë sot, të integrojmë veten tonë. Zyra e punës ofron programe të nxitjes së punësimit, formim profesional për secilin prej jush që ka dëshirën e mirë të formohet nga ana profesionale sepse tipologjia e qytetit të Elbasanit patjetër që është nj qytete industrial dhe e ka fokusin te kjo fushë, por jo vetëm. kemi dhe punë të tjera, të cilat janë dhe në fushën e ekonomisë, dikush që ka mbaruar studimet apo fëmijët tuaj që kanë mbaruar një studim akademik apo fëmijët tuaj që anë mbaruar një formim profesional në shkollat e formimit profesional duhet të afrohen pranë zyrave të punës që të bëjmë regjistrimet, ti orientojmë drejt formimit profesional. Mund të trajnoheni nga zyra e punës në qendrën e formimit profesional dhe ky trajnim është falas në momentin që ti bëhesh pjesë e zyrës së punës dhe behësh pjesë e një pune të denjë”, theksoi ajo.

Deputetja Mila vuri theksin te ndihma e mëtejshme për fëmijët që kalojnë moshën 18 vjeç duke u ndalur te prioritetet që ata kanë si në aplikimin e kredive të buta ashtu edhe në banesat sociale që ofrohen nga bashkia apo qoftë dhe nga institucione vendore që kanë bashkëpunim me bashkinë.

/m.q/j.p/

The post Mila: Pranë grave kryefamiljare, të ndërtojmë së bashku të ardhme më të sigurt për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

By: M C
20 December 2025 at 22:41

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur 4 persona.

Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Ende nuk dihet shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur

By: Brisi
20 December 2025 at 21:01

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në rrethana ende të pqarta dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre. Policia ndodhet […]

The post Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

By: V K
20 December 2025 at 14:05

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77-vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

The post Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi appeared first on Albeu.com.

“Shqipëri-Itali, një histori zgjedhjeje”/ Sipërmarrësja Isufi: Bashkëshorti im i dashuruar me Shqipërinë, e kemi vizituar skaj më skaj!

17 December 2025 at 22:12

Në emisionin “Të gjitha Rrugët të çojnë në Romë”, në ABC News Brunilda Isufi, sipërmarrëse në Elbasan foli për largimin nga vendi, rrugëtimin e saj në Itali, dhe se si e gjen vetën në një vend tjetër.

Ajo u shpreh se fillimi nuk ka qenë i lehtë, ndërsa tregoi edhe njohjen e saj me bashkëshortin italian.

“Pas viteve në 90, vëllai im emigroi në Itali, në 1995 emigruam edhe ne si familje. Pata fatin të punësohem në një kooperativë sociale ku prej vitesh kam ndjekur njerëzit me aftësi ndryshe. Më pas u njoha me bashkëshortin tim Mauro Borghi. Takimi ishte i rastësishëm, dashuri me shikim të parë. Marrëdhënia ime me të është një port i sigurt, janë mbi 20 vite bashkë, është një jetë pak ndryshe jemi bashkë në familje e bashkë në profesion. Një eksperiencë shumë e bukur.  Janë mendje hapur, jam bashkëshortja e një qytetari italian nga Modena, është një familje intelektuale e lartë. Dasma u bë tradicionale shqiptare, italo shqiptare. Në Elbasan e kemi lënë për 25 vjetorin. Bashkëshorti im e adhuron Shqipërinë, kemi 22 vite martesë, që vitet e para ishte shumë kurioz për Shqipërinë. E kemi vizituar Shqipërinë skaj më skaj.

Duke qenë prezente në një panair në Tiranë, dhe në një në Elbasan. Fillimisht im shoq ishte skeptik për këtë projekt, dy vitet e para nuk e përqafoi këtë projekt. Por më pas duke parë edhe zhvillimin që mori biznesi ynë, me hapa aq të shpejtë, ndërroi mendje. Në Elbasan ka biznesmenë italianë që kanë aktivitetet e tyre, jo aq sa në Tiranë apo Durrës, urojmë të rritet edhe vetë Elbasani ka kërkesa. Kemi fatin e madh që ndodhemi në Elbasan me një ndërmarrje si e jona”, tha ajo.

/abcnews.al/

Rama poston pamjet, Elbasani shkëlqen në dritat e festave të fundvitit

By: redi
17 December 2025 at 20:44

Dekoret dhe dritat shumëngjyrëshe i kanë dhënë një tjetër pamje qytetit të Elbasanit, i cili është zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Qendra e qytetit me muret e lashta të kalasë dhe portën madhështore të saj është shndërruar në një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qendra e qytetit dhe atmosfera festive në qytet.

Source

Elbasani shkëlqen në dritat e festave të fundvitit

17 December 2025 at 20:33

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Dekoret dhe dritat shumëngjyrëshe i kanë dhënë një tjetër pamje qytetit të Elbasanit, i cili është zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Qendra e qytetit me muret e lashta të kalasë dhe portën madhështore të saj është shndërruar në një pikë tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qendra e qytetit dhe atmosfera festive në qytet.

Dekorimi i qytetit dhe ndezja e dritave ka sjellë gëzim dhe shpresë për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për fëmijët, të cilët i shijojnë më shumë këto festa.

Sheshi kryesor i qytetit është mbushur me lodra për fëmijët, shtëpiza festive që ofrojnë pije e ëmbëlsira për të gjitha moshat, dhe një pemë e madhe e Vitit të Ri që ngrihet si simbol i kësaj feste, duke ftuar këdo të bashkohet në atmosferën e gëzueshme.

Ky fundvit sjell edhe një seri aktivitetesh festive dhe kulturore që zgjasin gjatë gjithë muajit dhjetor.

/k.s/a.f/

The post Elbasani shkëlqen në dritat e festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arrestuarit/ Gjykata i lë të lirë, prokuroria paralajmëron apelimin

16 December 2025 at 21:22

Ka përfunduar pas gati 8 orësh seanca për 16 të arrestuarit që u vunë në pranga dy ditë më parë për krim mjedisor, nga operacioni “Metalurgjiku” i zhvilluar në Elbasan.

Mësohet se gjyqtari i Elbasani Elis Dine ka mbyllur seancën për vlerësimin e masës së sigurimit, duke i liruar të gjithë, pasi  e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin.

Ndërkohë organi i akuzës përfaqësohej nga kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili konfirmoi se do ta apelojnë vendimin e gjyqtarit Elis Dine.

Dy kompani të ferrokromit që vepronin pranë ish metalurgjikut shkaktuan ndotje masive, ndërsa 8 aksionerë vijojnë ende në kërkim.

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

By: M C
16 December 2025 at 21:46

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan.

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 6 orë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, tri orë pas ndërprerjes së përkohshme, ka dhënë një vendim për masat e sigurisë ndaj 16 personave të arrestuar, ndërsa i ka vlerësuar arrestimet si të paligjshme, duke i liruar nga paraburgimi.

Prokuroria ndërkohë ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin sapo ai të zbardhet zyrtarisht.

Seanca gjyqësore, e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfundoi rreth orës 18:00, ndërsa gjyqtari i çështjes, Denis Frroku, kërkoi kohë shtesë për shpalljen e vendimit përfundimtar. Për njërin nga të arrestuarit, masa e sigurisë ju komunikua në spital, pasi ai ndodhet i shtruar për shkak të problemeve serioze kardiake.

Përfaqësimi i akuzës u bë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ndërsa objekti i seancës ishte “vlerësimi i arrestimit/ndalimit dhe caktimi i masës së sigurisë”. Vendimi për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura u justifikua me ndjeshmërinë e lartë të çështjes dhe me hetimet e thelluara që vijojnë për krime të rënda mjedisore.

Një nga goditjet më të forta ndaj krimit mjedisor

Operacioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, konsiderohet si një nga aksionet më të forta kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit.

Hetimet kanë në fokus aktivitetin e paligjshëm industrial në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, ku dyshohet se ndotja sistematike ka rrezikuar drejtpërdrejt mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Subjekte tregtare nën hetim

Në kuadër të procedimit penal janë vënë nën hetim dy kompani:

-CCALB sh.p.k

-GSA Ferrokrom sh.p.k

Sipas organit të akuzës, këto subjekte dyshohet se kanë ushtruar përpunim të paligjshëm të mbetjeve dhe prodhim ferrokromi, në shkelje flagrante të legjislacionit mjedisor.

16 të akuzuar, administratorë dhe drejtues teknikë

Në pranga gjatë operacionit përfunduan 16 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, mes tyre administratorë, drejtues teknikë dhe punonjës.

Shtetas të huaj:

Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadav, Autia Rai, Rahul Pal, Dheraj Kumar.

Shtetas shqiptarë:

Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi, Elis Flaga.

Ndërkohë, 7 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim, mes tyre:

Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgoça.

Akuza për ndotje masive dhe rrezik shëndetësor

Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), subjektet nën hetim:

-kanë shkelur rëndë ligjin mjedisor,

-kanë ndotur ajrin, tokën dhe ujërat,

-nuk kanë zbatuar rregullat për menaxhimin e mbetjeve,

-kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, një aktivitet me rrezik ekstrem për shëndetin publik.

Për këto shkelje janë vendosur masa administrative të rënda, përfshirë gjobat në vlera milionëshe dhe pezullimin e aktivitetit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat do të shërbejnë si prova kyçe materiale.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që vendimi përfundimtar i gjykatës dhe apelimi i prokurorisë të përcaktojnë fatin e një çështjeje që ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes luftën ndaj krimeve mjedisore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

The post “Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT)

By: Brisi
16 December 2025 at 19:05

Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë në Elbasan, për caktimin e masave të sigurisë ndaj 16 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku”. Sipas raportimeve, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas rreth katër orësh shqyrtim, gjyqtari i çështjes, Denis Frroku, ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit përfundimtar. Të […]

The post Gjyqi për “Metalurgjikun”/ Gjykata kërkon kohë për vendimin ndaj 16 personave (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“PD i bën gjyqin demokratëve”, Ervin Salianji mbush edhe lozhat tek “Skampa”, i pranishëm ish-deputeti Qani Xhafa dhe Ardian Isufi i “Arteve”

By: M C
16 December 2025 at 19:34

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka organizuar sot një takim me demokratët në qytetin e Elbasanit. Ervin Salianji tha se i vetmi interes që ka është që Partia Demokratike të jetë fituese ndërsa Teatri Skampa ishte mbushur në çdo cep.

Ervin Salianji duket se ka një mbështetje shumë të madhe nga qytetarët e thjeshtë tek anëtarët e PD-së. Nën shoqërinë e tij është parë edhe ish-deputeti Qani Xhafa.

Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi. Ish-deputeti Ervin Salianji tha gjatë fjalës së tij se qeveria është ende në pushtet dhe demokratët s’kanë pasur mundësi për ta rrëzuar.

Ai shtoi se qindra demokratë po kërkojnë bashkëbisedime me vetë Salianjin ndërsa nënvizoi se duhet mbrojtur dinjiteti njerëzor.

Sakaq, Ervin Salianji tha se mbledhjet në PD janë shndërruar në gjyq për demokratët ndërsa tregoi se në mbledhjen e fundit është diskutuar 4 orë për të dhe 15 minuta për Edi Ramën.

“Mesazhi duhet të jetë i qartë për një qeveri që nuk e respekton dhe nuk e njeh pronën, familjen, lirinë individuale. Autoritar, përjashtues e grabitqar, po faktohet çdo ditë. Protesta kombëtare është zgjim i madh për të gjithë opozitarët, mesazh i qartë për qeverinë dhe kërkesë që të japin dorëheqjen.

Por çfarë po ndodh në PD? Në vend që të flasim për protesta e strategji kundër Edi Ramës, mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve. Në vend që të merremi me gjërat që shqetësojnë qytetarët, mbledhja e fundit ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe 15 minuta për Edi Ramën.”-tha Salianji.

The post “PD i bën gjyqin demokratëve”, Ervin Salianji mbush edhe lozhat tek “Skampa”, i pranishëm ish-deputeti Qani Xhafa dhe Ardian Isufi i “Arteve” appeared first on Albeu.com.

“Metalurgjiku”, seanca për 16 të arrestuarit/ Akuza ndaj dy kompanive të ferrokromit për ndotje mjedisore

By: Re Nato
16 December 2025 at 11:25

Këtë të martë zhvillohet seanca për 16 të arrestuarit të vënë në pranga dy ditë më parë për krim mjedisor në Elbasan.

16 të arrestuarit dalin sot para togave të zeza për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj tyre, një seancë që pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Dy kompani të ferrokromit që vepronin pranë ish metalurgjikut shkaktuan ndotje masive, ndërsa 8 aksionerët vijojnë ende në kërkim./abcnews.al

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

By: M C
15 December 2025 at 23:35

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike.

Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit. Siç bën me dije vetë në facebook, Salianji do takohet me PD e Elbasanit nesër në ora 18:00.

Ky takim vjen pas përplasjeve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të shtunën ku Salianji pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin Blendi Himçi.

Salianji u kritikua në mbledhjen e Kryesisë nga Noka, se po bën një lëvizje brenda PD-së që i shërben Edi Ramës. Ndërsa Salianji mohoi akzuat, duke thënë se në parti duhet lejuar mendimi ndryshe dhe se nuk duhet të jetë ai shënjestra e mbledhjes.

“Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë”, tha ish-deputeti në Kryesi.

Salianji bëri dhe sfidë establishmentit udhëheqës në PD, nëse mund të mbledhin më shumë demokratë në takime se ai.

“Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.”

The post Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan

15 December 2025 at 20:59

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “5 maji” në Elbasan, duke shkatërruar tërësisht një banesë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Mësohet se gruaja kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë jashtë banesës duke pritur zjarrfikësen.

Kanë shpëtuar për mrekulli edhe efektivet zjarrfikës të cilët u thirrën për zjarrin dhe sapo kishin mbërritur kur ndodhi shpërthimi. Banesa private tashmë është kthyer e pabanueshme nga shpërthimi i fuqishëm.

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, digjet banesa

By: Elva
15 December 2025 at 20:48

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “6 Maji” të Elbasanit, ku një bombol gazi ka marrë flakë duke shkatërruar plotësisht një banesë private. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Sipas burimeve, zonja e shtëpisë ka dalë për ndihmë pasi ka vënë re flakët në bombolë dhe ndodhej jashtë në […]

The post Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, digjet banesa appeared first on BoldNews.al.

Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve

15 December 2025 at 13:41

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nënvizoi sot se vitet e ardhshme duhet të jenë ato të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura në fushën e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e organizuar në Elbasan, ku të pranishëm ishin fermerë dhe sipërmarrës të shumtë, Rama tha se “kemi ikur nga koha kur pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës”.

“Kemi ikur nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale, kemi ikur nga koha kur ata që punonin heroikisht dhe prodhonin dhe ndërtonin duke investuar pikën e fundit të djersës ishin komplet të braktisur. Sot, jemi në një kohë tjetër. Por, ndërkohë që ne kemi ecur, ajo bota atje ku ne duam të bëhemi pjesë ka fluturuar. Prandaj duhet të vëmë krahë dhe të fluturojmë duke qenë shumë më ambicioz, duke kërkuar shumë më tepër nga vetja dhe nga njëri-tjetri”, tha Rama.

“Juve, shumica dërrmuese çoheni pa u gdhirë i lini fëmijët në gjumë, dhe kur ktheheni i gjeni në gjumë. Kjo është ajo që ju ka sjellë deri këtu, po kjo nuk mjafton më. Duhet të ndërtojmë aleancat ku secili të bëjë pjesën e vet. Dhe duhet të bëjmë atë që është themelorja, që paraja të mos mungojë për projektet, për investimet, transformimet e nevojshme për fermat tuaja dhe kjo të vijë jo nga një drejtim, por nga të gjitha drejtim që përmenda”, tha Rama, ndërsa nënvizoi paratë që vijnë nga buxheti, nga fondet evropiane, nga linja e financimit të Bankës së Shqipërisë, nga Banka e Re e Zhvillimit dhe nga Agro Crediti.

Por, Rama tha se që të gjitha këto të ardhura të vijnë, duhet kapaciteti i duhur për t’i thithur.

“Unë dua që këto të jenë vitet e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve, të ndërmarrjeve që përpunojnë dhe atyre që sjellin më shumë të ardhura për ju, jo për ne, jo për qeverinë, dhe as për bashkinë. Kapitali fillestar i një ndërmarrjeje të tillë, do të jetë fare modest, diçka nga ju, nga bashkia dhe gjithë pjesën tjetër e mbulojnë këto instrumente. Kjo që ju të punoni dhe të mendoni si të zhvilloheni, pa menduar si të shlyeni kredinë pa u detyruar të shisni shtëpinë”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit, tha se “kush e do tokën dhe kush di t’i përkëdhelë fidanët e asaj toke, bën sukses”.

Sipas Ramës, kjo vjen për shkak të pozicionit gjeografik që ka vendi ynë, për shkak të kushteve klimaterike, për shkak të shumë gjërave i ka dhënë Zoti apo natyra, mund të synohet cilësi më e lartë.

“Ne nuk konkurrojmë dot me sasi me botën, Evropën, as me disa nga vendet e rajonit, por ne për të gjitha kushtet që ka Shqipëria dhe për të gjitha arsyet e tjera, duhet ta fiksojmë në kokë që të konkurrojmë me cilësi dhe të shesim shtrenjtë në tregun jashtë. Pa gjithë këtyre viteve akumulim eksperience, dije, besimi është koha për të bërë një hop të madh cilësor edhe në këtë sektor”, theksoi Rama.

/e.i/

The post Rama: Krijim i ndërmarrjeve të përbashkëta mes pushtetit vendor dhe fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit

15 December 2025 at 13:39

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se deri në fund të vitit do të bëhet e mundur pagesa 100% e mbështetjes për fermerët nga skema kombëtare.

Gjatë një takimi në Elbasan me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Salla theksoi se gjatë këtyre viteve, Qeveria ka punuar për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Shqipëri.

“Qeveria rriti mbështetjen buxhetore dhe financoi mbi 65 mijë fermerë në gjithë vendin, si dhe financoi ferma, serra, stalla, agroturizëm dhe akuakulturë, rriti investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet”, tha ai.

Ministri Salla shtoi se për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.

Ai vuri në dukje se përveç pagesave direkte, një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“Në thirrjen e fundit u regjistruan mbi 800 aplikime, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, me një injektim prej së paku 2 miliard lekësh në sektor”, u shpreh Salla.

Ministri vuri në dukje se përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, ekzistojnë edhe instrumente financiare për investime më të mëdha, përfshirë Garancinë Sovrane.

“Qeveria shqiptare mbështet fermerët dhe agrobizneset duke u mundësuar marrjen e kredive me mbulim deri në 70% të kolateralit dhe me interes 2%. Kërkesa për akses në financa ka qenë e lartë, dhe deri tani rreth 300 fermerë kanë nisur procesin e aplikimit në banka, ndërsa një pjesë e mirë tashmë ka përfituar kredinë”, u shreh Salla.

Sipas tij, qeveria ka vendosur fokus edhe te fermeri dhe pensioni rural.

“Pensionet do të rriten nga 11,500 lekë sot, në 18,000 lekë deri në vitin 2030. Nga janari i vitit 2026, pensionet do të rriten çdo muaj, pa llogaritur indeksimin vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti”, tha ai. /j.p/

The post Pagesa 100% për fermerët nga Skema kombëtare, deri në fund të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosi me thikë vëllain/ Elbasan, arrestohet 35-vjeçari

By: Rovena
15 December 2025 at 11:09

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili pas sherrit për motive të dobëta goditi me thikë vëllain e tij.  Ngjarja ndodhur në fshatin Labinot Fushë.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit

By: Brisi
15 December 2025 at 11:15

Një 35‑vjeçar nga fshati Labinot Fushë është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ka goditur me thikë vëllanë e tij, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja u zbulua pasi i dëmtuari u paraqit në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore, me plagë të shkaktuara nga një […]

The post Elbasan/ 35-vjeçari godet me thikë vëllain pas sherrit appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

14 December 2025 at 11:11

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌