Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

By: D Marku
19 December 2025 at 13:55

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Gjatë kësaj jave, dy shtetas dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në dyqane të ndryshme në kryeqytet, duke marrë para dhe pajisje elektronike. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas Policisë, nga hetimet rezulton se më datë 15.12.2025, këta shtetas kanë vjedhur 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht. Më 17.12.2025, ata kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, ndërsa më 19.12.2025, kanë marrë një pajisje elektronike në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

The post Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim

14 December 2025 at 11:11

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/  Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Policia njofton se janë vënë në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa u shpallën në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku””, thuhet në njoftim.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetasit, J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë; B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi; E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik; R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor; I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas Policisë Elbasan, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Policia thekson në njoftim se nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

Koçiu: 581 objekte të kontrolluara në Farkë, 2,5 milionë euro gjoba

1 December 2025 at 22:23

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren.

Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.

Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik.

Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.

“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet.

Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative.

Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.

Operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, nënvizoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në përmbyllje, Ministrja Koçiu tha se vendosmëria për të vendosur rregull e transparencë në sektorin e ndërtimit është tashmë standardi i përditshëm i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/e.i/a.f/

The post Koçiu: 581 objekte të kontrolluara në Farkë, 2,5 milionë euro gjoba appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Operacioni nuk ndalet askund e përballë askujt

7 November 2025 at 18:00

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë më shumë hapësira publike dhe zhvillim për qytetarët dhe komunitetet.

Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër operacion, këtë  në zonën e Farkës. Në pamje shfaqet momenti kur një kompleks vilash pa leje shemben me tritol nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërsa Rama pohoi se “nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit”.

“Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, cilësoi Rama.

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikëqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.

Operacioni ka nisur në korrik dhe vjen në kuadër të vizionit “Rilindja Urbane 2.0”.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 15 310 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 686 raste, ndërsa 3 624 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/e.i/a.f/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Operacioni nuk ndalet askund e përballë askujt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje nga operacioni në Elbasan/ 14 persona në pranga, sekuestrohen armë, pajisje policore dhe para

By: armand
14 October 2025 at 11:14

Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 14 persona, të cilët u kapën në një lokal në Bradashesh. Gjatë kontrolleve në ambientet përreth u sekuestruan 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, thikë, shkop metalik, një shumë parash, […]

The post Detaje nga operacioni në Elbasan/ 14 persona në pranga, sekuestrohen armë, pajisje policore dhe para appeared first on BoldNews.al.

Operacioni i SPAK/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

By: V K
2 October 2025 at 14:30

Këtë të enjte, SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në vitin 2021 për motive hakmarrjeje.

Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale, e përfshirë në Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit si dhe falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal si dhe autorëve që kanë kryer falsifikimin e dokumenteve të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, Edmir Bregu më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.

Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje, dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.

Gjithashtu, si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D.

Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

The post Operacioni i SPAK/ Zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS appeared first on Albeu.com.

Detaje nga operacioni i SPAK në Durrës ku u prangosën vëllai i deputetit të PS-së, u lëshuan 8 urdhër arreste, mes tyre dhe një grua (EMRAT)

By: V K
2 October 2025 at 10:56

Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal dhe tjetërsim pronash.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.

Klodiana Lala, informon se aksioni është ndërmarrë ndaj eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut, të dyshuar si të përfshirë në një skemë të tjetërsimit të pronave.

Ndërsa vetë Aleksandër Laho, është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.

Gjithashtu, urdhër-arrest është lëshuar për kreun e grupit të “Avdylajve”, Astrit Avdyli dhe nipin e tij, Aldo Avdyli.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë ekzekutori në një ngjarje kriminale të zbardhur nga SPAK, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është vrarë.

Sipas Klodiana Lalës, krimi ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku SPAK ka zhvilluar një operacion.

Masat e SPAK

Të arrestuar:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut

Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume

Vlash Draçi

Në kërkim

Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal

Të akuzuar për vrasje

Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)

Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim

Ndalim largimi nga vendi

Edlira Avdyli

The post Detaje nga operacioni i SPAK në Durrës ku u prangosën vëllai i deputetit të PS-së, u lëshuan 8 urdhër arreste, mes tyre dhe një grua (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet i kërkuari nga GJKKO

26 September 2025 at 16:14

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Policia e Lezhës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Member”, duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim nga GJKKO për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Policia njoftoi se 36-vjeçari me inicialet F. P është arrestuar në Ishull-Shëngjin.

Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas në kërkim që qarkullonte në Ishull-Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.

Policia cilësoi një njoftim, se shtetasi F. P akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/e.i//a.f//r.e/

The post Arrestohet i kërkuari nga GJKKO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Po s’të pëlqeu mos e merr ma”, përgjimet nga operacioni në Elbasan: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje

By: armand
12 September 2025 at 18:41

Janë zbardhur përgjimet mes të arrestuarve nga operacioni antidrogë në Elbasan, ndërsa Gjykata e Elbasanit la dje në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “First Day”. Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla. Gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut. Në një bisedë midis dy personash, […]

The post “Po s’të pëlqeu mos e merr ma”, përgjimet nga operacioni në Elbasan: Unë e shes me 75 mijë, ti provoje appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen mbi 38 kilogramë bimë narkotike në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona

11 September 2025 at 15:21

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Policia e Mirditës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, u sekuestruan pesë thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe dy automjete, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shtetas.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, tre shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me dy automjete.

Policia njofton se sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, tre shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.

“Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/e.i/j.p/

The post Sekuestrohen mbi 38 kilogramë bimë narkotike në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Megaoperacioni në Elbasan/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 30 të arrestuarit

By: V K
10 September 2025 at 12:52

Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”.

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria, u krye gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së hënë, 8 shtator 2025, në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Si rezultat, u arrestuan 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë.

Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë që 14 persona të tjerë, janë të shpallur në kërkim për trafik droge.

The post Megaoperacioni në Elbasan/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 30 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Megaoperacioni në Elbasan/ Zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik të lëndëve narkotike

By: V K
9 September 2025 at 10:51

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë megaoperacionit “First Day” në qarkun e Elbasanit. Operacioni ka rezultuar me 25 masa sigurie arrest me burg, 5 persona të kapur në flagrancë, si dhe një tjetër nën procedim penal.

Nga ky operacion, gjithashtu janë shpallur në kërkim 14 persona, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.

25 masa arrest me burg:

Arjan Bica, 42-vjeç; Erist Skilja, 48-vjeç; Shyqyri Bica, 56-vjeç; Aizberg (Alket) Bitri, 52-vjeç; Filip Thoma, 34-vjeç; Hysen Grami, 64-vjeç; Gentian Tartari, 37-vjeç; Mikel Bezhani, 45-vjeç; Pjerin Qereshniku, 50-vjeç; Stivjo Bardhi, 38-vjeç; Domeniko Elezi, 38-vjeç; Mariglen Qosja, 38-vjeç; Shkelzen Shkrepi, 46-vjeç; Bardhyl Grami, 64-vjeç; I. K., 38-vjeç; M. E., 36-vjeç; I. F., 45-vjeç; Klodian Hakballa, 34-vjeç; Arben Kasa, 50-vjeç; Ilir Bahidi, 41-vjeç; Klajdi Çota, 24-vjeç; Franc Ruçi, 24-vjeç; Kevi Kanani, 30 vjeç; Marcelino Brahja, 24-vjeç; Panter Tafani, 30-vjeç.

5 të arrestuar në flagrancë:

Jokli Anastasi, 32-vjeç; Arjan Topalli, 31 vjeç; Vilson Dyrmyshi, 36-vjeç; Neritan Duzha, 43-vjeç; Leonard Xhaferri, 50-vjeç.

Procedim penal:

D., 57-vjeç.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe municion luftarak.

Po ashtu janë konfiskuar laptopë, tabletë, DVR, targa automjetesh, shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.

The post Megaoperacioni në Elbasan/ Zbardhet emrat e të arrestuarve për trafik të lëndëve narkotike appeared first on Albeu.com.

Detaje nga operacioni në Elbasan: 30 të arrestuar dhe 14 persona në kërkim! Çfarë u sekuestrua

By: armand
8 September 2025 at 19:31

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për operacionin e sotëm në Elbasan, të koduar “First Day”. Ky operacion disa mujor u finalizua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe çoi në goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në qark. Janë ekzekutuar 25 masa sigurie “arrest me burg”, ndërsa janë arrestuar në flagrancë edhe […]

The post Detaje nga operacioni në Elbasan: 30 të arrestuar dhe 14 persona në kërkim! Çfarë u sekuestrua appeared first on BoldNews.al.

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, policia jep detaje për megaoperacionin në Elbasan: 30 të arrestuar e 14 në kërkim! Çfarë u sekuestrua

By: M C
8 September 2025 at 19:22

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu,
– u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, policia jep detaje për megaoperacionin në Elbasan: 30 të arrestuar e 14 në kërkim! Çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Transportoi 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

30 August 2025 at 15:38

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Policia e Shkodrës njofton se është finalizuar operacioni policor i koduar “By pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit monetar, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia bën me dije se, një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë, të cilët kundrejt pagesës 1500 euro për person, synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi.

Policia cilëson se specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “By pass”.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Në afërsi të rrethrrotullimit “5 Heronjtë e Vigut”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin duke drejtuar, pa leje drejtimi, një automjet tip “Audi”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

Policia pohon se nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 28-vjeçari i arrestuar iu kishte premtuar transportimin nga Gjirokastra në drejtim të kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 1500 euro për person, 4 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Sipas Policisë, emigrantët u proceduan në gjendje të lirë emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/e.i//a.f/

The post Transportoi 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Siguria Detare”, 26 mjete lundruese të bllokuara dhe 28 persona të shpëtuar

24 August 2025 at 14:40

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Policia vijon operacionin “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në të gjithë hapësirën detare, liqenore dhe lumore të vendit.

Policia bën me dije se “nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme”.

Si rezultat, janë kontrolluar 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

“11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia thekson se janë shpëtuar në det 28 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

/e.i/j.p/

The post “Siguria Detare”, 26 mjete lundruese të bllokuara dhe 28 persona të shpëtuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi se është finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

Në njoftim cilësohet se një 30-vjeçar nga Malësia e Madhe është vënë në pranga pasi dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali.

“30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Leço-s pranë Milanos/Itali, u arrestua si rezultat i operacionit”, thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se në pranga u vunë gjithashtu edhe dy shtetas, drejtues të një mikrobusi për transport udhëtarësh, në bagazhet e të cilit u gjetën armët dhe municioni luftarak.

Sipas Policisë u sekuestruan edhe 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.

“Sekuestrimi u bë në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, ku u ndalua mikrobusi i nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë, i drejtuar nga shtetasit E. M. dhe A. D.. Të dy këta shtetas janë shoqëruar nga Policia Italiane për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

Hetimet e Policisë së Lezhës bënë të mundur identifikimin e shtetasit F. M., 30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Hot të Malësisë së Madhe, i cili kishte dërguar armët drejt Italisë kundrejt fitimit financiar.

Nga grumbullimi dhe analiza e informacionit, rezultoi se ky shtetas siguronte armë dhe municione luftarake për palë të treta në BE, duke përdorur shoqëri transporti privat dhe duke i kamufluar në valixhe me sende të ndryshme.

Operacioni vijon në Shqipëri e  Itali për identifikimin dhe kapjen e pritësit të armëve, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale ndaj shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake”.

/e.i/a.f/

The post Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shkodrës bën me dije se vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.

“Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.

/e.i//a.f/

The post Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë dy turisteve nga Holanda, të cilat kishin humbur rrugën në malin e Qerretit dhe nuk po orientoheshin dot.

Polica në një njoftim për mediet, bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit menjëherë pas marrjes së njoftimit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Policia njofton se pas disa orësh kërkime nga punonjësit, është bërë e mundur gjetja e turistëve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

/e.i//a.f/

The post Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌