Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie

By: V K
23 December 2025 at 15:57

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese.

Korreshi tha se informacionet që i janë vënë në dispozicion deputetëve nga SPAK janë shumë më tepër se çfarë kanë dalë dhe nisur nga provat e reja, dhe se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet me urgjencë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin ka rënë përsa kohë SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti Ballukut, dhe për t’i hapur rrugën arrestimit të saj.

Në bazë të asaj që ai ka parë, të cilat s’mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit hetimor, deputeti theksoi se pozita e zëvendës kryeministrs rëndohet edhe më shumë.

“E kam quajtur gjenocid që i është bërë buxhetit të shtetit, fjalë e rëndë por ndërkohë që njerëzit mezi shtyjnë muajin. Të arrish të përvetësosh këto fonde dhe ta trajtosh buxhetin është tragjedi. Kam më shumë informacion sesa mund të them.

Jam vënë në dijeni të informacioneve të jashtëzakonshme, por për shkak të asaj që kam firmosur nuk më lejohet të bëj asgjë publike. Por është dramë. Shkon përtej emrave që janë sot. Mendoj se gjatë hetimit, prokuroria i ka ndarë në disa lote, në disa pjesë të hetimeve.

Kanë ndryshuar rrethanat. Nuk ka të bëjë fare me pritur Gjykata Kushtetuese se në gjykimin tim ka rënë padia se pezullimit është zëvendësuar me një masë sigurimi. Se ka elementë të tjera që e rëndojnë pozitën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ka pasur elementë të tjerë si frika për largimin jashtë por çka është më e rëndësishme, ka influencuar në prishjen e provave”, tha deputeti.

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie appeared first on Albeu.com.

Një grua dyshohet se është kanosur nga vjehrrit në Prishtinë

23 December 2025 at 08:28


Një grua ka raportuar se në vazhdimësi ishte kanosur nga prindërit e bashkëshortit të saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Prishtinë.

Po ashtu në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ishte kanosur nga të dyshuarit, prindërit e bashkëshortit të saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Yesterday — 22 December 2025Main stream

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit

By: V K
22 December 2025 at 14:06

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se:

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:

– Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;
– Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

– Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;

– Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

Kërkojmë:

1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit appeared first on Albeu.com.

Të shtënat me armë në Kukës ku u plagos dy persona vetëdorëzohen në polici vëllezërit

By: Fax Web
22 December 2025 at 11:02

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet intensive për dokumentimin e plotë të rrethanave të një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia dhe pamundësisë për t’u larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar pranë autoriteteve.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, në një zonë të njohur si “Dëshmorët”.

Gjatë përplasjes, shtetasi N. I. dyshohet se e ka goditur 65 vjecarin me qytën e një arme zjarri. Po ashtu, nga pakujdesia, është plagosur rëndë edhe shtetasi Amarildo Cena 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Njoftimi:

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Mori peng 48-vjeçarin nga Durrësi dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas autori

By: Fax Web
22 December 2025 at 11:01

Policia e Durrësit ka arrestuar pas pesë muajsh një 36-vjeçar i cili së bashku me tre persona të tjerë morën peng dhe dhunuan 48-vjeçarin, Denis Simaku.

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë jashtë vendit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë”, njoftoi sot Policia.Sipas policisë shkak i kësaj situate u bë një konflikt për një vend parkimi mes 48-vjeçarit dhe babait të tre prej autorëve, të cilin e ka ofenduar.

Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike 37-vjeçari arrestohet në Tiranë

By: Fax Web
22 December 2025 at 09:04

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Operacionalja në Tiranë.

Gjykata e Malagës në Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

37-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

“Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Before yesterdayMain stream

Provat për arrestimin e Ballukut, reagon Kuvendi: Po i ruajmë në kasafortë si ‘sekret hetimor’, do t’i diskutojmë në prani të prokurorëve të SPAK

By: V K
17 December 2025 at 15:11

SPAK dërgoi një ditë më parë kërkesën në Kuvend për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.

Por dosja me provat e reja dhe përgjimet nuk i janë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Imunitetit.

Në një reagim Kuvendi sqaron se materialet e dërguara nga SPAK, janë klasifikuar si “sekret hetimor” dhe ndodhen në kasafortë.

Po ashtu, Kuvendi sqaron se këto materiale do të diskutohen në prani edhe të prokurorëve të posaçëm që do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

“Materiali me karakter “sekret hetimor”, në zbatim të Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, datë 16.12.2025, “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, i nxjerrë në mbështetje të neneve 103, 104 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 295/a të Kodit Penal, mbart detyrimin e Kuvendit për zbatimin e këtij urdhri në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla. Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, sqaron Kuvendi.

Në njoftim ritheksohet detyrimi i të gjithë deputetëve të vënë në dijeni për respektimin e rreptë të sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet të premten në orën 10:00.

Njoftimi:

Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, si dhe të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si edhe të urdhrit të prokurorit të çështjes “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë Urdhrin nr. 41, datë 16.12.2025, për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Administrata e Kuvendit (Sekretaria e Këshillit) u vuri në dispozicion anëtarëve të këtij Këshilli aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike.

Materiali me karakter “sekret hetimor”, në zbatim të Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, datë 16.12.2025, “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, i nxjerrë në mbështetje të neneve 103, 104 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 295/a të Kodit Penal, mbart detyrimin e Kuvendit për zbatimin e këtij urdhri në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla.

Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar.

Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut.

Gjejmë rastin të ritheksojmë edhe një herë, për të gjithë deputetët që janë vënë në dijeni, detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes.

Të gjitha veprimet e deritanishme të Kuvendit janë të bazuara dhe në zbatim të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe urdhrit të prokurorit.

The post Provat për arrestimin e Ballukut, reagon Kuvendi: Po i ruajmë në kasafortë si ‘sekret hetimor’, do t’i diskutojmë në prani të prokurorëve të SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Qeveria do mbajë qëndrim të qartë

By: armand
16 December 2025 at 15:13

SPAK ka paraqitur ditën e sotme (16 dhjetor) kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin e Belinda Ballukut. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka theksuar se mazhoranca do të mbajë një qëndrim “të drejtë, të qartë dhe të denjë”. Rama kritikoi fenomenin e […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Qeveria do mbajë qëndrim të qartë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Publikohet momenti i arrestimit, ja zona ky fshiheshin dy “ushtarët” e Ervis Martinajt

12 December 2025 at 09:07

FUSHË KUQE- Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më herët në kërkim. Operacioni u zhvillua në një terren të vështirë, në zonën e Fushë-Kuqes, pranë lumit, ku dy të kërkuarit fshiheshin në një banesë.

Të arrestuarit janë Alket Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe Elvin Merlika, 47 vjeç, banues në Mamurras. Ata njihen si ushtarë të Ervis Martinajt, ndërsa ishin të shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre Gjykata e Posaçme (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale:

-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Gjatë operacionit, të dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri. Forcat e posaçme sekuestruan dy pistoleta, dy armë gjahu dhe municion luftarak, të gjitha të mbajtura pa leje. Po ashtu, u konfiskuan dy radio ndërlidhëse të ngjashme me ato të policisë si dhe një jelek antiplumb.

 Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së Ervis Martinajt, kurse Alket Xhixha ka bërë të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt./abcnews.al

Arrestimi i Nevzat Spahos për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, policia del me njoftim zyrtar

By: V K
3 December 2025 at 10:50

Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

-N. S., 29-vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..

Hetimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i Nevzat Spahos për vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre

By: V K
27 November 2025 at 13:48

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Sipas burimeve për mediat, në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.

Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dyshohet se gjatë periudhës që ka kryer veprat penale, të ketë qenë pjesë e skuadrës së Operacionales.

Kujtojmë se një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë.

Gjykata e Breshias ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar në Breshia.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës.

The post Zbardhen detaje nga arrestimi i oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre appeared first on Albeu.com.

Metën e arrestuat si terrorist, Proda i përgjigjet Balliut në komision: Çështja ndodhet nën hetim, përdorimi i forcës…

By: V K
17 November 2025 at 15:24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu, në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Sipas demokratit “ish presidenti u arrestua si terrorist”.

Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë.

“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.

Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.

The post Metën e arrestuat si terrorist, Proda i përgjigjet Balliut në komision: Çështja ndodhet nën hetim, përdorimi i forcës… appeared first on Albeu.com.

U arrestua edhe 3 vite më parë, kush është ish-ushtaraku që dyshohet se furnizon grupet kriminale

By: V K
8 November 2025 at 10:04

Altin Celami, është ish-ushtaraku i arrestuar pasi akuzohet se furnizon grupet kriminale me armë. 46-vjeçari, banues në Tiranë, ishte implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Altin Celami, i arrestuar edhe në vitin 2022, si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me armë grupet kriminale.

Për këtë arsye ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmez.

Ai u ndalua në Rrugën e Dibrës, teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46-vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.

The post U arrestua edhe 3 vite më parë, kush është ish-ushtaraku që dyshohet se furnizon grupet kriminale appeared first on Albeu.com.

Dosja e dytë që mund të çojë në arrestimin e Belinda Ballukut, hetime për korrupsion dhe transferta 6 milionë euro në Zvicër…

By: V K
4 November 2025 at 12:00

Nga; Elton Qyno

Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.

Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie.

Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të çojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.

Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.

Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qirasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.

Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro. /Syri.net

The post Dosja e dytë që mund të çojë në arrestimin e Belinda Ballukut, hetime për korrupsion dhe transferta 6 milionë euro në Zvicër… appeared first on Albeu.com.

Goditi një punonjës burgu ne Fier, arrestohet i riu

By: Fax Web
1 November 2025 at 10:22

Një operacion i Policisë së Shtetit ka çuar në kapjen e një 32-vjeçari nga Fieri, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Elvis Roshi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet, është arrestuar në Tiranë nga Forcat Operacionale të Policisë, pasi ishte akuzuar për dhunimin e një punonjësi të burgut të Fierit.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, ngjarja për të cilën akuzohet Elvis Roshi ka ndodhur në burgun e Fierit, ku ai dhe tre persona të tjerë, të cilët janë gjithashtu të dyshuar, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të këtij institucioni. Kjo ngjarje ka çuar në shpalljen e Roshit në kërkim, dhe pas hetimeve intensive, ai është arrestuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Fierit.

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka arrestuar edhe katër persona të tjerë, të cilët e ndihmuan Roshin të fshihej nga autoritetet. Ata janë Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muçaj. Këta persona akuzohen për “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi i kanë ofruar ndihmë 32-vjeçarit për t’u fshehur nga policia dhe shmangur ndjekjen ligjore.

Operacioni i zhvilluar ka pasur sukses, duke finalizuar me arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet hetimore për këtë çështje janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për të vazhduar hetimet dhe për të marrë masa të mëtejshme ndaj të dyshuarve.

Arrestimi i Metës/ Avokatja e Popullit: Iu cenua dinjiteti, Forcat Speciale nuk duhej të ishin aty

30 October 2025 at 19:00

Gjatë raportimit në Kuvend, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u pyet në lidhje me rastin e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Në lidhje me këtë rast, Ballanca tha se janë gjetur disa shkelje nga ana e policisë gjatë momentit të arrestimit, pasi sipas saj ish-presidentit i është cënuar dinjiteti njerëzor. “Nuk kemi gjetur shkelje të […]

The post Arrestimi i Metës/ Avokatja e Popullit: Iu cenua dinjiteti, Forcat Speciale nuk duhej të ishin aty appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit Bajrami/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte

By: V K
27 October 2025 at 14:52

Ditën e sotme, një nga pyetjet në Parlament nga deputetët e opozitës, ishte ajo që lidhej me incidentin e ndodhur ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit, ku u prokurori i një prej dosjeve kërkoi arrestimin e avokatit Ulian Barjami për kanosje dhe kërcënim në seancë.

Mbrojtësi ligjor u lirua nga paraburgimi gjatë masës së sigurisë, por ngjarja shkaktoi shumë bujë dhe reagime të forta politike.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, u përgjigj se ky ishte një rast për reflektim dhe sa për çështjen po pritej përfundimi i inspektimit nga ILD-ja.

Por ai nënvizoi se u ka kërkuar prokurorëve që të jenë të butë me masat shtrënguese të arrestit me burg.

Sipas tij, masa e izolimit duhet të jetë e fundit që aplikohet, në varësi të veprave penale.

“Rasti ne fjalë mund të jetë reflektim. I kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit që kërkohet dhe vlerësimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Veprat penal i nënshtrohen një kallëzimi, por ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme. Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte. Por masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela.

Pyetjes nëse ka ngjarje të tjera të ngjashme ai tha se nuk kishte, por vuri theksin te masat e buta të sigurisë dhe për arrestimin e avokatit dhe incidentin me prokurorin po priste rezultatet e ILD.

“Nuk ka rast tjetër të ngjashëm, në dijeninë time nuk ka pasur. Por kam dijeni se ka një hetim edhe nga ILD për këtë rast, ku do dalin konkluzionet përkatëse”, përfundoi kryeprokurori.

The post Arrestimi i avokatit Bajrami/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

20 October 2025 at 22:16

Eugen Beçi, avokat dhe ish-prokuror i Krimeve të Rënda, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në gjykatën e Elbasanit, u shpreh se në raste se  ky nuk vendos as prokurori dhe as polici, por gjyqtari nëse konstatohet vepër penale në sallën e gjyqit. Beçi deklaroi se vetëm gjyqtari duhet të […]

The post Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari appeared first on BoldNews.al.

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

20 October 2025 at 22:06

Një vendim i tillë është më shumë se një shkelje administrative, është “një akt i papërgjegjshëm, që ngre dyshime serioze për ndërhyrje, korrupsion dhe ndikim politik” në procesin e përzgjedhjes së magjistratëve. Skandali që ka shpërthyer në Prokurorinë e Elbasanit, pas kërcënimit, bullizimit dhe arrestimit të avokatit Uljan Barjami, nuk është më vetëm një incident […]

The post Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike appeared first on BoldNews.al.

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

20 October 2025 at 21:47

Avokati Besnik Muçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, me motivin se kërcënoi prokurorin, u shpreh se sekuestrimi i celularit të avokatit është shkelje e hapur e ligjit. Muçi tha se avokati ka imunitet në sallën e gjyqit dhe tha me humor, se ai bashkë me deputetin dhe […]

The post “Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌