Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit

By: V K
22 December 2025 at 14:06

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se:

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:

– Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;
– Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

– Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;

– Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

Kërkojmë:

1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë”.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore

By: V K
17 December 2025 at 10:19

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të lejojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjet për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët.

Sipas kërkesës, pjesëmarrja e Veliajt për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit është një proces i përcaktuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore.

Në kërkesë, anëtarët e Këshillit Bashkiak theksojnë se prania e kryebashkiakut është e detyrueshme për të garantuar bashkëpunimin me këshillin për çështje me interes publik.

Kërkesa e plotë:

Lënda: Kërkesë për mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në konsultimin për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026

STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE

Të nderuar përfaqësues të institucioneve,

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional, ju drejtohet për të kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, referuar kërkesës së tij nr.42497 prot., datë 15.12.2025, për të marrë pjesë në konsultimin e PBA 2026-2028 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2026.

Sipas Ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, konkretisht:
– Neni 58 pika 4, përcakton se Kryetari i Bashkisë ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të raportojë.
– Neni 60, përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm ndërmjet Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, për çështje të interesit publik.

Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, referuar ligjit nr. 68/2017 “Për Financat e Qeverisjes Vendore”, ku neni 41, parashikon se “Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit projektbuxhetin vjetor dhe ia paraqet për miratim Këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore”, ju kërkojmë që nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike në një nga datat nga 16 deri në 18 dhjetor 2025.

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për cdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Me respekt,
Këshilltarët

The post Buxheti 2026/ Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkesë SPAK-ut: Lejoni kryetarin Veliaj të marrë pjesë në mbledhje fizikisht, e drejtë e tij ligjore appeared first on Albeu.com.

Veliaj, kërkesë Këshillit Bashkiak: Duhet të konsultoheni me mua para miratimit të buxhetit të ri

By: lindita
15 December 2025 at 14:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës para miratimit të buxhetit 2026. Në letër, kryebashkiaku Veliaj thekson se sipas ligjit, ata duhet të marrin mendimin e tij, pasi miratimi pa konsultim me Kryetarin e Zgjedhur përbën devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe pengim i realizimit të mandatit të tij demokratik.

Source

Kërkuan interpelancë me Ramën, Peleshi rrëzon kërkesën e grupit të PD-së

By: lindita
4 December 2025 at 10:29

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka rrëzuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Rama. Sipas Peleshit, çështja e Belinda Ballukut është në Gjykatën Kushtetuese dhe përpjekjet politike për të nxjerrë një vendim mund të ndikojnë te ligji. “Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një…

Source

Getinjo me kërkesë për ndjekësit: Më blini një Iphone 17 Pro Max, vetëm unë kam mbetur

By: D Marku
18 November 2025 at 17:53

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë një kërkese përmes rrjeteve sociale.

Ai ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ia kërkon ndjekësve një Iphone 17 Pro Max.

“A më blen dikush një Iphone 17 promax bre? Se mbeta vetëm unë. Allahile merrni seriozisht”, ka shkruar ai.
Duket se kjo është një ironi pasi shumë nga të famshmit janë bërë me Iphone.

I njëjti ndërkaq këtë kohë ka qenë më aktiv në rrjete sociale dhe më pak i angazhuar në muzikë.

Artisti ka bërë një tërheqje nga muzika prej kohësh, ndonëse është emër shumë i pëlqyer në skenë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të plotësohet kjo kërkesë e tij.

The post Getinjo me kërkesë për ndjekësit: Më blini një Iphone 17 Pro Max, vetëm unë kam mbetur appeared first on Albeu.com.

Balla: Debati për minimumin jetik, në seancë kur të diskutohet projektbuxheti

17 November 2025 at 12:50

TIRANË, 17 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se kërkesat e Partisë Demokratike në Konferencën e Kryetarëve për mocione me debat janë në fakt rendi i ditës i foltores që do të vendoste në Bulevard.

Në një komunikim për mediet pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla bëri të ditur se opozita kërkoi mocion me debat për buxhetin e vitit 2026.

“Në 3 muajt e parë të këtij Kuvendi, nga ana e grupeve parlamentare të opozitës, kanë ardhur një numër për kërkesa për debat, dy herë më shumë se sa në këto vite. Mocionet me debat janë instrument i parashikuar në rregulloren e Kuvendit për një çështje të caktuar. Sot na u kërkua që të bëjmë një mocion me debat për buxhetin e shtetit”, u shpreh Balla.

Sipas tij, Kuvendi përfshihet ekskluzivisht në çështjen e buxhetit dhe paketës fiskale që e shoqëron.

“Vijnë dhe kërkojnë mocion me debat për minimumin jetik, ndërkohë që po diskutohet buxheti dhe ky është buxheti më i madh në histori. Jemi të gatshëm që ditën e mërkurë kur të diskutohet buxheti të bëhet edhe ky diskutim”, u shpreh Balla.

Sipas tij, projektbuxheti 2026 parashikon rritjen më të madhe të pensioneve në këto 23 vite, apo në sektorë më jetikë të vendit.

Por sipas Ballës, këtu nuk kemi të bëjmë me një kërkesë që bëhet me qëllimin e mirë të mbajtjes së një debati politik.

“Ky evazion kërkesash vjen me qëllim që të thonë se u bë një kërkesë dhe nuk u pranua. Sapo u ulëm në Konferencën e Kryetarëve u erdhi dhe një kërkesë tjetër. Këta duan që të shkojnë në Bulevard. Të bëjnë kërkesa, ne nuk kemi kohë për të humbur”, tha Balla.

Ndërsa e cilësoi legjitime protestën e thirrur nga opozita, Balla solli në vëmendje faktin se “protestojnë kur i thërret drejtësia”.

“Fati i tyre dihet. Zgjedhjet e radhës do të vijnë dhe do të thellohet diferenca e humbjeve.
Në Konferencën e kaluar të Kryetarëve ne i kemi miratuar të dyja kërkesat për mocion me debat. Debati për buxhetin është miratuar me konsensus, kalendari është miratuar me konsensus. Seanca fillon të mërkurën dhe çdo deputet ka 10 minuta kohë për të folur”, u shpreh Balla. /j.p/

The post Balla: Debati për minimumin jetik, në seancë kur të diskutohet projektbuxheti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, zbulohet arsyeja

By: lindita
12 November 2025 at 10:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit…

Source

Vendosja e minimumit jetik, PD kërkesë për debat në Kuvend

11 November 2025 at 19:38

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një debati në Kuvend në lidhje me mungesën e përcaktimit të minimumit jetik.

Në kërkesë thuhet se “Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk garanton me ligj një standard minimal jetese për çdo qytetar shqiptar”.

Në një kohë kur kostot e jetesës në Shqipëri janë rritur ndjeshëm si pasojë e faktorëve kryesisht të brendshëm dhe pjesërisht të jashtëm, shtresat më vulnerabël të shoqërisë shqiptare po përballen çdo ditë me vështirësi të thella ekonomike dhe sociale”, thuhet në këtë kërkesë.

Përcaktimi i minimumit jetik, sipas PD-së, përbën një detyrim kushtetues që buron nga parimet e dinjitetit dhe barazisë njerëzore, nga konventat ndërkombëtare për të drejtat ekonomike dhe sociale, si dhe nga angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm.

PD thekson se përcaktimi i një treguesi zyrtar të minimumit jetik është një kërkesë e vazhdueshme ndaj qeverisë shqiptare.

Megjithatë, sipas PD-së, deri më sot mungon një qasje ligjore dhe institucionale për përcaktimin dhe përditësimin periodik të këtij standardi jetese.

PD nënvizon se në asnjë dokument të miratuar nga qeveria shqiptare nuk është materializuar miratimi i një ligji të posaçëm apo akti nënligjor që përcakton masën e minimumit jetik në vend.

“Kjo mungesë e bazës ligjore ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta në zbatimin e të drejtave ekonomike e sociale të qytetarëve. Mungesa e një minimumi jetik të përcaktuar zyrtarisht cenon parimin e barazisë dhe dinjitetit njerëzor, te sanksionuar në Kushtetutë; dobëson efikasitetin e politikave të mbrojtjes sociale, të cilat nuk bazohen në një standard të matshëm dhe krijon pabarazi strukturore midis qytetarëve dhe rajoneve të ndryshme të vendit”, thuhet në kërkesën e PD-së.

PD thekson se në mungesë të një minimumi jetik të përcaktuar zyrtarisht, nuk mund të flitet për një mbrojtje reale të qytetarëve ndaj varfërisë. “Kjo përbën një mangësi thelbësore në kuadrin e politikave sociale të vendit dhe një pengesë për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në kërkesë.

/m.m/r.e/a.f/

The post Vendosja e minimumit jetik, PD kërkesë për debat në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Komisionet Hetimore parlamentare instrument i transparencës, jo i bllokimit politik

TIRANË, Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 11 majit dhe  çështjen ‘McGonigal’.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se “refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjëson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar”.

Sipas tij, “përmes këtij akti Edi Rama nuk asgjëson vetëm të drejtat kushtetuese të opozitës, por vetë parlamentarizmin”.

Bardhi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument i transparencës, jo i bllokimit politik.

“Ne kërkojmë standardet që ka çdo vend i BE-së, asgjë më shumë. Integrimi europian nuk është ceremoni në Bruksel, por pastrim i korrupsionit brenda qeverisë së Tiranës. Shqipëria nuk mund të ketë imazh europian me standarde afrikane. Parlamenti nuk duhet të jetë vendi i propagandës së qeverisë, por vendi ku opozita kontrollon, kërkon llogari, nxjerr përgjegjësi. Opozita nuk do të bëhet kurrë një stoli e një bande që pasi asgjësuan zgjedhjet e barabarta dhe të lira, duan të asgjësojnë edhe Parlamentin”, deklaron Bardhi.

The post Bardhi: Komisionet Hetimore parlamentare instrument i transparencës, jo i bllokimit politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj

31 October 2025 at 12:59

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Kërkesa e paraqitur nga 1/4 e deputetëve të opozitës u rrëzua me 9 vota kundër.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri të ditur se raporti me të gjitha argumentet përkatëse do t’i paraqitet seancës plenare.

Gjatë mbledhjes së komisionit, opozita argumentoi se Presidenti Begaj ka kryer shkelje të Kushtetutës në të paktën shtatë raste, që sipas saj, “përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra”.

Ndërkohë në relacionin e paraqitur nga mazhoranca në komision evidentohet se kërkesa e paraqitur nga opozita nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti.

/r.e/a.f/

The post Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i Posaçëm rrëzon një tjetër kërkesë të Erion Veliajt

By: lindita
20 October 2025 at 10:23

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore të kryera nga SPAK. Apeli lë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë. Njoftimi i Gjykatës së Apelit: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025…

Source

PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit për 30 ditë nga Kuvendi

17 October 2025 at 20:39

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi sot nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtimin për 30 ditë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kërkesa vjen pas seancës së datës 16 tetor, në të cilën, sipas PS, veprimet e qëllimshme për të penguar zhvillimin normal të seancës, krijuan kaos në sallë, duke bllokuar vijimin e punimeve dhe penguar të drejtën e fjalës të deputetëve të tjerë.

“Në seancën e datës 16 tetor gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës, ku konkretisht po raportonin Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone arrogante, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PS-së.

Në kërkesën e saj, PS vëren se “Kryetari i Kuvendit, në zbatim të Rregullores, mori masa disiplinore të përshkallëzuara ndaj deputetit Bardhi, duke i tërhequr vëmendjen, më pas duke i hequr të drejtën e fjalës dhe në fund përjashtimin nga seanca plenare”.

“Edhe pas kërkesës së përsëritur të kryetarit të Kuvendit për të lënë sallën e seancave plenare, deputeti Bardhi, në shkelje të Rregullores, refuzoi të dilte; duke u bërë kështu pengesë për vijimin normal të seancës. Deputeti Gazment Bardhi, brenda sesionit parlamentar, ka kryer në mënyrë të përsëritur shkeljet e parashikuara në Rregulloren e së Kuvendit”, vëren PS.

Në këto kushte, bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kodin e Sjelljes së Deputetit , grupi parlamentar i PS-së kërkon marrjen e masës disiplinore të përjashtimit 30 ditë ndaj deputetit Gazment Bardhi.

PS kërkon thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

Në seancën e datës 16 tetor, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, pas debateve në seancë.

/m.m/j.p/

The post PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit për 30 ditë nga Kuvendi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik   

14 October 2025 at 15:40

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në kërkesë thuhet se, “raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik”.

“Raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura vazhdimisht në media dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe  ofrimin e shërbimit në kohë”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.

Kërkesa zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.

Kerkese per mocion me debat per raportin e KLSH ne onkologji

/gj.m//r.e/a.f/

The post PD kërkon mocion me debat në Kuvend për situatën në Onkologjik    appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky i kërkon botës veprime kundër terrorit ajror rus

12 October 2025 at 18:08

KIEV, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot  bashkësisë ndërkombëtare të veprojë kundër, siç tha ai, ”terrorit ajror rus”, pas një jave me më shumë se 4 000 sulme ajrore nga ana e Moskës.

“Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke shfrytëzuar hapur faktin se bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Zelensky në platformën e mediave sociale X.

“Pikërisht për këtë arsye nuk mund të lejohet asnjë dobësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse – atyre që financojnë këtë luftë – duhet të mbeten të gjitha mbi tryezë”, tha ai.

”Kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme për Evropën. Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, shtoi presidenti ukrainas.

Ukraina ka kohë që bën thirrje për sanksione, duke përfshirë kundër Kinës dhe Indisë, të cilat janë ndër klientët më të rëndësishëm të naftës të Rusisë.

Zelensky tha se Rusia kishte intensifikuar “terrorin e saj ajror kundër qyteteve dhe komuniteteve tona, duke intensifikuar sulmet në infrastrukturën tonë energjetike”.

Vetëm gjatë javës së kaluar, ai tha se Rusia kishte përdorur më shumë se 3 100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1 360 bomba rrëshqitëse kundër Ukrainës.

Gjatë gjithë javës, Rusia ka mbuluar rajonet e Sumy, Kharkiv dhe Donetsk me terror, sipas një videoje të publikuar gjithashtu në internet nga Zelensky që përshkruante zjarre dhe shkatërrime./  a.jor.

The post KIEV – Zelensky i kërkon botës veprime kundër terrorit ajror rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktgjykimi i Kushtetueses, BE kërkesë partive parlamentare: Konstituoni Kuvendin dhe formoni qeverinë

PRISHTINË, 1 tetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka kërkuar konstituim të shpejtë të Kuvendit të Kosovës. Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit nga komuniteti serb, Orav tha se aktualisht janë duke analizuar aktgjykimin, edhe pse Kushtetuesja ende nuk e ka publikuar të plotë vendimin.

Gjykata Kushtetuese vendimin e 30 shtatorit e ka marrë pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Kryeparlamentari i sapozgjedhur, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Legjislaturën e nëntë në fund të muajit gusht, pavarësisht që nuk u arrit të votohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Orav, i pyetur nga KosovaPress për vendimin e djeshëm të Kushtetueses, tha se janë duke e analizuar vendimin, ndërsa theksoi se shpresa e tij është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ketë një qeveri të re në vend.

“Ne, ashtu si njerëzit në Kosovë, e kemi marrë këtë informacion tash kohët e fundit, në të njëjtën mënyrë edhe Bashkësia Ndërkombëtare e mori po ashtu kohët e fundit, dhe ne po e analizojmë për momentin. Por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe shpresojmë shumë që edhe të ketë një qeveri të plotë sa më shpejt”, theksoi Orav.

Ai pati një porosi për partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Ju lutem, konstituoni Kuvendin, dhe ju lutem, formoni Qeverinë”, shtoi diplomati i BE-së.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm ka thënë se seanca konstituive nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari serb i Kuvendit.

“Gjykata njëzëri ka vendosur: Të konstatojë që seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët që posa aktgjykimi të hyjë në fuqi, deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit 12-ditor. /KosovaPress/

The post Aktgjykimi i Kushtetueses, BE kërkesë partive parlamentare: Konstituoni Kuvendin dhe formoni qeverinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Opozita të riformulojë kërkesën për mocion, të gatshëm ta miratojmë

30 September 2025 at 12:36

TIRANË, 30 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot gatishmërinë e mazhorancës për të miratuar kërkesën e opozitës për mocion me debat me kryeministrin në Kuvend, por sipas tij, ajo duhet të jetë në përputhje me rregulloren e re.

Në një komunikim me mediet nga selia e Kuvendit, Balla siguroi se mazhoranca në Kuvend është e gatshme të pranojë dhe miratojë çdo kërkesë që vjen nga opozita, bazuar në mekanizmat parlamentare që i njihen një deputeti apo grupi parlamentar.

“Jemi të gatshëm të miratojmë kërkesat për çdo seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat apo mocion votëbesimi, por ajo duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Balla.

Balla sqaroi se mocioni me debat thirret për një çështje të veçantë.

“Ne jemi gjendur para një kërkese që kishte 6 grup-çështjesh. Kërkohej mocion me debat për procesin qeverisës të 12 viteve; për programin qeverisës të periudhës në vijim dhe nja 4 çështje të tjera. Na u tha edhe se duan një debat për integrimin”, shtoi Balla.

Balla theksoi se ka kërkuar nga deputetët e opozitës që ta sjellin kërkesën në përputhje me Rregulloren. “Është një përpjekje nga seanca e parë në këtë fillimlegjislature që të ndahemi nga eksperiencat e vjetra shumëvjeçare dhe ta fusim punën e Kuvendit në hulli. Shpresoj që deri ditën e enjte, 9 tetor, opozita ta riformulojnë kërkesën në përputhje me Rregulloren dhe ne do t’ua miratojmë”, siguroi Balla.

/r.e/a.f/

The post Balla: Opozita të riformulojë kërkesën për mocion, të gatshëm ta miratojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD shkresë Kuvendit: Të anulohet seanca parlamentare ku u votua qeveria e re

18 September 2025 at 21:20

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Partia Demokratike, në një shkresë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë kërkoi anulimin e seancës së sotme parlamentare ku u votua qeveria e re.

Në shkresën e grupit parlamentar të PD-së konstatohet pavlefshmëria e seancës plenare të datës 18 shtator 2025, e cila kishte në rendin e ditës projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren”, thuhet më tej në letrën e PD-së.

Më tej në letër thuhet se reagimi i opozitës në seancë nuk shkel etikën parlamentare, por është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike. Rasti më i fundit, sipas PD-së, është ai në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi.

Ndërsa bënë një kronologji të zhvillimeve në seancën e sotme plenare, PD shprehet në letër se “për shkak të shkeljes së procedurës, votimi i kryer në seancën e datës 18 shtator 2025, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, dhe për pasojë është i pavlefshëm”.

Sipas PD-së, “paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave është një akt kushtetues, që nuk mund të ndryshohet apo shoqërohet me veprime propagandistike, videomesazhe virtuale, apo mesazhe tallëse për deputetët e opozitës”.

“Refuzimi i Kryeministrit për të vijuar me paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, është gjithashtu një akt jo kushtetutes, për shkak se paraqitja nuk është një akt vullneti i Kryeministrit, por një detyrim kushtetutes”, thuhet më tej në letër.

Ndaj, PD kërkoi anullimin e votimit dhe rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin rend dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Po ashtu në letrën drejtuat Kuvendit, PD kërkon shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash”.

/m.m/j.p/

The post PD shkresë Kuvendit: Të anulohet seanca parlamentare ku u votua qeveria e re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky i kërkon Trumpit një qëndrim të qartë për t’i dhënë fund luftës

16 September 2025 at 15:47

KIEV, 16 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Donald Trumpit një qëndrim të qartë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Në një intervistë me Sky News, Zelensky theksoi nevojën për hapa vendimtarë nga udhëheqësi amerikan për të frikësuar Vladimir Putinin duke filluar me sanksione të reja kundër Rusisë, ndërsa përsëriti gjithashtu kërkesën e tij për garanci sigurie për Kievin.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se kryeministri britanik Keir Starmer mund ta diskutojë këtë pikë të fundit me Trumpin, i cili mbërrin sot në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij të dytë shtetërore në vend.

“Unë besoj se Shtetet e Bashkuara janë mjaft të forta për të marrë vendime vetë”, tha Zelensky duke iu referuar kërkesës së fundit të presidentit amerikan drejtuar vendeve të NATO-s për të braktisur naftën ruse si kusht për sanksione të mëtejshme të SHBA-së kundër Moskës.

“Evropa ka prezantuar tashmë 18 paketa sanksionesh kundër Rusisë. Dhe tani e tëra që mungon është një paketë më e fortë sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund ta furnizojnë Kievin me sisteme të mbrojtjes ajrore në sasi të mjaftueshme.

Për më tepër, Zelensky beson se Putini po u bën presion vendeve evropiane përmes shkeljeve të hapësirës ajrore për të testuar gatishmërinë e NATO-s dhe, në të njëjtën kohë, për t’i dekurajuar ato nga furnizimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev, nën kërcënimin se ato do të përdoren për të mbrojtur vendet e tyre./ a.jor.

The post KIEV – Zelensky i kërkon Trumpit një qëndrim të qartë për t’i dhënë fund luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Laknas mungon uji i pijshëm; banorët protestojnë para bashkisë Kamëz

1 September 2025 at 13:06

Banorët të rrugës “Shkëlzen” në Laknas të Kamzës u mblodhën mëngjesin e së hënës para bashkisë Kamëz në shenjë proteste.

Mungesa e ujit të pijshëm u ka vështirësuar jetesën, ndërsa në këtë zonë nuk ka kanalizime të ujit.

“Nga ’94 që unë jam banor i Kamzës e deri më sot, zero ujë. Vetëm kemi ardhur me forcat tona, deri sa kanë ardhur limitet tani që nuk ka më”, tha Artan Dragjoshi, i pranishëm në protestë.

Sipas banorëve deri më tani kanë arritur ta sigurojnë vetë furnizimin me ujë përmes puseve, mirëpo mpakja e ujërave nëntokësore për shkak të mungesës së reshjeve i ka lenë ata pa ujë.

“Kemi hedhur puse vetë, kemi hedhur lekë. Na kanë mbaruar edhe puset tani, jemi zero. Të ngrihet një komision ta shohë, nëse ka apo nuk ka ujë, ta verifikojë”, deklaroi Shpëtim Tota, banor i zonës.

Ky komunitet vetëm 10 kilometra larg qendrës së Tiranës, shprehet se këtë verë është detyruar të paguajë bote uji për të siguruar furnizimin.

“Janë shteruar edhe puset, kemi filluar me bote. Blejmë botin 100-150 mijë lekë, dy ditë, shko blejë tjetrin. Me këto kushte e kemi krijuar”, vijoi Shpëtim Tota.

Sipas tyre, edhe kur kanë hapur puset, kanë hasur vështirësi pasi janë penguar nga policia.

“Problemi tjetër është se kur duam të nxjerrim pus vjen policia dhe s’na lejon. Pastaj pusi nuk është se nuk kushton, kushton edhe në vlerë monetare, lek shkon deri në katër, pesë milionë”, tregoi Nemir Lushi, tjetër banor i rrugës “Shkëlzeni” në Laknas.

Ata deklaruan se duan nga bashkia të nisë ndërtimin e sistemit të kanalizimeve dhe se për këtë janë të gatshëm të kontribuojnë edhe vetë.

“Jemi solidarizuar, nga pompat e Laknasit, kemi thënë që tubin mund ta shtrojmë vetë, thjesht bashkia të na japë mundësinë e kanalit nga rruga që mos të kemi probleme me banorë të tjerë. Të na jepet kjo mundësi dhe për tubacionet solidarizohemi dhe vetë, sepse ato lekë po i hedhim që po i hedhim dhe nuk kemi ujë”, u shpreh më tej Nemir Lushi.

Banorët nënshkruan një kërkesë, që ia drejtuan bashkisë, që ajo të marrë masa konkrete, përndryshe do të kthehen sërish në protestë edhe më të shumtë në numër pas një jave.

“Sot kemi qenë para bashkisë Kamëz, ku i kemi paralajmëruar institucionet që nëse nuk do të zgjidhet kjo situatë pas një jave do të jemi këtu shumë më shumë seç kemi qenë sot”, u shpreh Edison Lika, aktivist.

Kryetari i bashkisë Kamëz u tha banorëve përmes përfaqësuesve se nuk mund t’i takonte në ato momente, por vetëm pas mesditës.

*Në orën 13:00 banorët u pritën nga kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe shprehën shqetësimet e tyre. Kryebashkiaku u shpreh se kanalizimet për ujësjellësin për afër 1 mijë banorë ishin një kosto e konsiderueshme për buxhetin e bashkisë dhe premtoi se do ta paraqiste si propozim në buxhetin e ardhshëm, duke kërkuar edhe mbështetje nga pushteti qendror.

Për këtë arsye ata vendosën si afat muajin nëntor të këtij viti për të mbyllur hartimin e projektit. Ndërsa për të lehtësuar banorët për mungesën e ujit, ai ngarkoi me përgjegjësi drejtorin e ujësjellës-kanalizimeve në Kamëz për të dërguar bote me ujë në shtëpitë ku uji i pijshëm mungon.

*Shënim: Artikulli u përditësua pas takimit që banorët patën në bashkinë Kamëz me kryetarin Rakip Suli.

The post Në Laknas mungon uji i pijshëm; banorët protestojnë para bashkisë Kamëz appeared first on Citizens.al.

Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

By: V K
18 August 2025 at 16:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Në dokumentin 77-faqësh, Veliaj liston një sërë shkeljesh procedurale që sipas tij, e bëjnë të paligjshëm procesin hetimor.

Ai thekson se çështja është ndjekur nga një person që nuk ka pasur statusin ligjor të prokurorit, ndërkohë që pretendon edhe konflikt të pastër interesi, përdorim të kallëzimeve të falsifikuara dhe nisje të hetimeve pa u regjistruar procedimi penal.

Ndër të tjera, Veliaj akuzon organin e akuzës për sekuestrime të paligjshme të të dhënave, lexim të korrespondencave private pa autorizim gjyqësor, dhe pengim të së drejtës për mbrojtje efektive.

Ai shpreh shqetësim për rrjedhjen e informacionit në media dhe përfshirjen e ekspertëve të varur nga SPAK, gjë që sipas tij cenon paanësinë e hetimeve.

Përmes kësaj kërkese, kryebashkiaku kërkon që gjykata të shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet hetimore dhe të rikthehet ligjshmëria në procedurë.

The post Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK appeared first on Albeu.com.

❌
❌