Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndaluan një veturë për kontroll në Uqë të Istogut, Policia gjen dy armë zjarri e fishekë

20 December 2025 at 15:00


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasi kanë ndaluar një automjet për kontroll në fshatin Uqë të Istogut, Policia ka gjetur dy armë zjarri dhe fishekë.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:10.

“Njësiti policor ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, njëra me dy karikatorë dhe 40 copë fishekë, kurse tjetra me një karikator dhe 6 copë fishekë”, thuhet në raport.

Të dyshuarit për armët nuk posedonin leje për bartje, por vetëm për shenjëtari.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara

16 December 2025 at 17:43

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private.

Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara vijon”, deklaroi Rama.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

E nisur në muajin korrik, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 891 raste shkeljesh. Nga këto, 12 948 janë zgjidhur, ndërsa 3 943 raste janë në proces shqyrtimi.

/a.gj/a.f/r.e/

The post Nuk ndalet puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeinspektori i IMT-së në Vaun e Dejës akuzohet se lejoi ndërtime pa leje

12 December 2025 at 12:21
IKMT

Prokuroria e Shkodrës njoftoi të premten më 12 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një punonjësi të Policisë së Shtetit, kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, IMT dhe dy inspektorë, të cilët akuzohet se favorizuan ndërtimet pa leje në Vaun e Dejës. Ata akuzohen nga prokuroria për veprat penale “Shpërdorim detyre” […]

The post Kryeinspektori i IMT-së në Vaun e Dejës akuzohet se lejoi ndërtime pa leje appeared first on Reporter.al.

Koçiu: Zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

11 December 2025 at 15:13

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi sot në një interpelancë në Kuvend se, ka zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu në përgjigje të interpelancës me deputetin e partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se, ndërtimet pa leje janë një plagë e shoqërisë.

“Nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di se kush e ka hapur, ndërtimet e paligjshme, ndërtimet pa kriter vend e pavend dhe duke i bërë kështu Shqipërisë një “dhuratë” shumë të shëmtuar në çdo pëllëmbë të saj”, tha Koçiu.

“Territori është ai që mbase më mirë se çdo gjë tjetër ndan dy vizione diametralisht të ndryshme për Shqipërinë. Një vizion që trashëguam, ai i ndërtimeve pa kriter pa hesap, me mandat për të shkatërruar dhe zaptuar çdo tokë”, tha Koçiu.

Ministrja nënvizoi se, “është vizioni i kësaj mazhorance ai që u vu në zbatim që në ditën e parë të qeverisjes, duke nisur nga Rilindja Urbane e çdo qyteti që i ka dhënë frymë dhe jetë vendit, duke vazhduar me Gjirokastrën me Korçën, me Beratin, me Krujën, me Lungomaren e Vlorës, me Alpet, me Tiranën. Është vizioni i kësaj mazhorance ai i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Koçiu tha se, “në kushtet e sotme ne nuk mund të tolerojmë që zonat më tërheqëse ato që janë një pasuri e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, të shfrytëzohen për pasurimin e disa individëve në kurriz të shumicës së qytetarëve”.

Duke dhënë shifra të operacionit, Koçiu tha se, në zonën e Thethit u vendosën 46 masa administrative me gjobë, 49 masa pezullim punimesh dhe 57 të tjera për prishjen e objekteve të kundërligjshme.

Në zonën e Valbonës u ndërhy me 50 vendime prishje, u vendosën 15 masa administrative, 12 urdhra pezullimi.

Në zonat bregdetare u morën 42 vendime për prishje për një total prej 102 objektesh, 38 vendime pezullimi, 42 masa administrative me gjobë.

Në zonat lumore u morën vendime për prishjen e 50 objekteve. Në zonën aeroportuale të Rinasit ishin 10 vendime për prishje me 10 masa administrative.

Koçiu shtoi se, “është ndërhyrë dhe në sigurinë rrugore në shumë akse, duke çliruar rrugët nga çibanët e mbirë pa kriter”.

Sa i përket rrugëve janë evidentuar në total mbi 2 mijë struktura, rreth 240 prej tyre janë prishur, pjesa tjetër janë prishur vullnetarisht.

Paralelisht, theksoi Koçiu, “po zhvillohet pa u ndalur dhe aksioni më i madh për lirimin e hapësirave publike nga tendat, muret, bodrumet, gardhet, telat, rrjeta, bordura, pengesa, çdo gjë tjetër që përbën në fakt një sfidë të jashtëzakonshme për hapësirën e përbashkët për qytetarët në zonat urbane”.

Koçiu nënvizoi se, “të gjitha objektet e kundërligjshme fillimisht janë vendosur nga strukturat e posaçme, sipas ligjit në fuqi, cilat duhen prishur. E dyta, të gjitha objektet e kundërligjshme për të cilat ka pasur vendim prishje janë informuar në kohën e duhur të gjithë qytetarët. E treta, ka pasur zero selektivizëm apo subjektivizëm në këtë proces. 100% e atyre ndërtesave që janë gjykuar në shkelje si raste flagrante të ndërtimit, si në rastin e oborrit të kishës në Theth, janë prishur dhe toleranca ka qenë zero”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Koçiu: Zero selektivizëm në prishjen e ndërtimeve pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike vijon pa pushim në gjithë territorin

10 December 2025 at 15:16

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Vijojmë kudo, pa pushim”, tha Rama ndërsa ndau pamje nga prishja e një godine dykatëshe e ndërtuar pa leje.

Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 638 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 686 raste, ndërsa 3 952 të tjera janë në proces shqyrtimi.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

/m.m/a.f/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike vijon pa pushim në gjithë territorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimet me ndërtimet pa leje, Koçiu rikthehet në Farkë: Gjoba rekord dhe masa ndaj shkelësve

By: redi
1 December 2025 at 17:21

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u rikthye këtë të hënë në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren. Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore. Sipas të dhënave të deritanishme…

Source

Vijon lirimi i hapësirave publike

30 November 2025 at 16:42


TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi. /j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë

27 November 2025 at 15:49

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të vitit janë miratuar gjithsej 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350.603 metra katrorë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-I, vlera e përafërt e projekteve të miratuara përfshin ndërtesa dhe punime inxhinierike dhe arrin në 15,9 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit i takon ndërtimeve për banim, me 231 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 273.190 m². Ndërsa, ndërtesat jorezidente, që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale, përbëjnë pjesën tjetër të projekteve me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe ndërtimi.

Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të aktiviteteve ndërtimore, me 93 leje ndërtimi të reja dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 252.026 m².

Pavarësisht kësaj, gjatë tremujorit të tretë, një rritje të ndjeshme të vlerës së projekteve ndërtimore kanë regjistruar edhe qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

Rritja e lejeve të ndërtimit është një shenjë e kërkesës së lartë për pasuri të paluajtshme. /j.p/

The post 289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 3 324 m² ndërtime pa leje në Farkë, 2 milionë euro gjoba

24 November 2025 at 13:00

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Operacioni kundër paligjshmërisë në ndërtime vijon pa u ndalur në të gjithë territorin.

Në vijim të operacionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo për qëllime fitimi, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu bëri sot një bilanc të operacionit të përqendruar në zonën e Farkës prej datës 3 nëntor.

Ministrja Koçiu tha se nga operacioni në zonën e Farkës janë inspektuar deri tani 423 objekte, ku janë konstatuar 3 324 m² ndërtime pa leje.

Sipas ministres, për shkeljet e evidentuara janë vendosur masa administrative me gjobë në vlerën 2 milionë euro.

“IKMT të mbështetur dhe nga Policia e Shtetit janë çdo ditë në terren për të verifikuar dhe ndëshkuar çdo abuzim të lejes së miratuar. Ligji do të zbatohet deri në fund”, siguroi Koçiu.

Gjatë procesit të verifikimit, situata në terren ballafaqohet me dokumentacionin që vendos në dispozicion bashkia Tiranë, për të vërtetuar nëse lejet e dhëna po respektohen nga ndërtuesit.

Ky operacion synon t’i japë fund abuzimeve me ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe ndëshkimin e autoriteteve që mbyllin sytë ose implikohen në paligjshmëri.

/m.m/j.p/

The post Koçiu: 3 324 m² ndërtime pa leje në Farkë, 2 milionë euro gjoba appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhdukja e plazhit publik me plan të falsifikuar, ndërtimi pa leje që zbuloi skandalin

By: armand
17 November 2025 at 21:11

Në qendër të qytetit të Sarandës, përballë hotelit historik “Butrinti”, në zonën e ish-plazhit publik, del në pah një rast i rëndë i përvetësimit të pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara. Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e emisionit “Stop”, kjo pronë është marrë nëpërmjet falsifikimit të Planit Urbanistik të vitit 2000 të Bashkisë Sarandë. “Stop” ka siguruar planin origjinal, ku […]

The post Zhdukja e plazhit publik me plan të falsifikuar, ndërtimi pa leje që zbuloi skandalin appeared first on BoldNews.al.

Aksion i ri në Lungomare, strukturat e paligjshme nën shenjë

By: melisa
17 November 2025 at 11:52

IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zhvilluar sërish një aksion në zonën e Lungomares, për të vijuar operacionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike. Pas një periudhe intensive gjatë sezonit veror, ky aksion rikthehet për shkak të konstatimit të rasteve të reja të zënies së hapësirave publike, kryesisht me struktura të…

Source

Qarkullonte me armë në brez, Policia publikon pamje nga arrestimi i 53-vjeçarit

15 November 2025 at 15:42


Policia e Shtetit ka arrestuar 53-vjeçarin në Durrës pasi qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se është sekuestruar arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën ‘Hysen Myshketa’, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit". /Telegrafi/


Koçiu në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit futen në “listën e zezë”

14 November 2025 at 15:55

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte sërish sot në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit. Koçiu ishte e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula si dhe drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici.

Sipas Koçiut ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territor. Koçiu theksoi se shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen.

“Jemi sërish në zonën e Farkës duke theksuar se operacioni që kemi nisur më 3 nëntor vijon intensive çdo ditë. Nuk do të ndalemi deri ditën e fundit për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë detyrimin e vetëm zbatimin e ligjit. Deri tani nga inspektimet janë konstatuar një sërë shkeljesh, duke nisur nga mungesa e dokumentacionit teknik në kantier, mungesa e akteve të kontrollit sipas fazave të punimeve, moszbatim i planeve të organizmit të kantiereve, mungesë e masave të sigurimit teknik dhe shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit që kanë sjellë shtesa në sipërfaqet ndërtimore.

“Për të gjitha këto raste masat janë të qarta dhe të menjëhershme. Kush shkel rregullat futet në listë të zezë dhe nuk ka të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimit. Së dyti shpenzimet e prishjes i mban subjekti që ka kryer shkeljen. Në rastet e përcaktuara nga ligji objekti konfiskohet për interes publik ose strehim sociale”, tha Koçiu.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Blendi Sula theksoi se “ajo që shikohet ëshët se lejet e ndërtimit në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar siç duhet të bazë të rregullave dhe kushteve urbanistike. Ne si bashki Tiranë kemi marrë të gjitha lejet e ndërtimit që janë në gjithë zonën e Farkës, Lundrës, Bathores duke ja vënë në dispozicion IKMT-së që më pas të bëhen të gjitha verifikimet a e kanë zbatuar apo jo lejen e ndërtimit ashtu siç duhet”.

Drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici theksoi se “IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkinë Tiranë ka vazhduar operacionin në terren duke verifikuar çdo kantier ndërtimi.

“Dokumentacioni i terrenit është ballafaquar me dokumentacionin që na ka vënë në dispozicion bashkia Tiranë. Ky proces do të vijojë çdo ditë për të vërtetuar nëse lejet e dhëna po respektohet nga ndërtuesit”.

Koçiu nënvizoi se ky operacion është për t’i dhënë fund abuzimeve me ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe ndëshkimin e autoriteteve që mbyllin sytë ose implikohen në paligjshmëri.

/m.q/a.f/

The post Koçiu në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit futen në “listën e zezë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia iu gjen armë, thika, shufër metalike e sprej – arrestohen tre persona në Deçan

14 November 2025 at 09:06


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturë u janë gjetur armë e narkotikë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Bruqi” në Deçan, të enjten në ora 12:05.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në trup dhe veturën me të cilën kanë qenë duke udhëtuar u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, pesë fishekë, dy thika, një shufër metali, një sprej, një grinder paisje për bluarjen e narkotikëve, tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë pesha e të cilave nuk është matur, një palë dorëza dhe një emblemë metali”, thuhet në raportin policor.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Rama: Masa ndaj ndërtuesve jashtë lejeve të ndërtimit, formula bashkëpunimi për sistemimin e çerdheve e kopshteve

12 November 2025 at 18:26

TIRANË, 12 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama foli sot për fenomenin e shkeljeve të lejeve të ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se aty ku do të jetë mundësia do të konfiskohen vila dhe do të bëhen kopshte, çerdhe apo qendër shëndetësore.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë, Rama theksoi se do të merren masa për ndërtuesit që marrin leje dhe pastaj dalin nga leja duke shtuar metra ndërtimi apo duke mos respektuar kushtet e kantierit.

“Jemi aktualisht duke goditur të gjithë paligjshmëritë në zonën e vilave më të shtrenjta në Tiranë, në zonën matanë TEG-ut, dhe nuk kemi për të falur asnjë metër katror. Aty ku do të jetë mundësia, do të konfiskojmë vila, do të bëjmë kopsht, çerdhe, qendër shëndetësore. Aty ku nuk është mundësia, do kthehen andej nga kanë ardhur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shteti i njeh gjithë të drejtën ndërtuesve të zhvillojnë pronën por jo në babëzi.

“Kur flasim për ndërtues, do të kemi parasysh që nuk janë thjesht ata, janë dhe pronarët, të cilët kanë pjesën e tyre, etj,etj. I kanë të gjitha të drejtat, ua njohim, t’i marrin lejet, t’i ndërtojnë, t’i gëzojnë, po asnjë metër mbi atë që i takon me ligj dhe me zakon”, tha Rama.

Rama tha se veçanërisht në Tiranë është shumë i madh problemi i trojeve publike. “Është bërë një çmenduri me letra, kthime, njohje, histori, AMTP-ra, të dhëna edhe në tokë urbane, si tokë bujqësore dhe nuk ka shumë territore, ka pak, ky është problemi kryesor”, shtoi ai.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe të Strehimit po ndërtohen disa formula në mënyrë që të bashkëpunohet me ndërtuesit dhe t’iu imponojmë që të japin hapësirë për të sistemuar një çerdhe apo një kopsht.

“Nevoja për çerdhe dhe për kopshte bëhet çdo vit e më e madhe dhe për më tepër, Bashkia e Tiranës ka krijuar një reputacion pozitiv për çerdhet dhe ka gjithmonë e më shumë prindër që duan ta çojnë fëmijën në çerdhe”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Masa ndaj ndërtuesve jashtë lejeve të ndërtimit, formula bashkëpunimi për sistemimin e çerdheve e kopshteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve, zbulohet arsyeja

By: lindita
12 November 2025 at 10:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025. Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit…

Source

Ishte kamufluar si taksist dhe furnizonte grupet kriminale me armë, Policia publikon pamje nga arrestimi

8 November 2025 at 10:02


Një 46-vjeçar, shtetasi A.C ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kishte armë zjarri pa leje, me të cilat furnizonte grupet kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike, kokainë.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

“Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve". /Telegrafi/

Arrestohet për shit-blerje të narkotikëve, gjatë kontrollit në shtëpi i gjendet edhe një bombë e armë tjera

8 November 2025 at 08:34


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për shit-blerje të narkotikëve.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, të premten në ora 20:30.

“Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140 euro”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave.

Policia njofton se i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Koçiu: Gjobë, kallëzim penal dhe prishje për çdo ndërtim pa leje

By: melisa
7 November 2025 at 13:01

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu paralajmëroi masa të rrepta ndaj çdo ndërtimi pa leje apo përtej lejes, në kuadër të operacionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor. Operacioni është shtrirë në zonat periferike të kryeqytetit, ku janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të lejeve të ndërtimit, veçanërisht në vila dhe godina luksoze. Sipas ministres, ndërtuesit…

Source

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

7 November 2025 at 15:00

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu ishte sërish sot në Farkë, ku theksoi se çdo ndërtim pa leje apo tejkalim i saj do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme.

Koçiu theksoi se “kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin, nuk janë vetëm çështje individësh që ndërtojnë pa leje por shpesh lidhen edhe me mospërmbushje të detyrës nga ana e punonjësve publike”.

“Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Prandaj masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie”, nënvizoi ministrja.

Sipas ministres “në këtë proces ndërtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes”.

“Shfrytëzimi i çdo metri katror më shumë nga ajo që është lejuar do të penalizohet rëndë me gjobë, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme”, tha Koçiu.

Në të njëjtën kohë, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur blejnë një pronë, të verifikojnë dokumentacionin dhe statusin ligjor të objektit, duke shmangur kështu çdo mashtrim apo abuzim.

“Të gjitha këto masa po zbatohen mbi bazën e paketës ligjore të miratuara në fillim të muajit tetor e cila ka forcuar më tej mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo shkelje”, tha ministrja.

Koçiu theksoi se mbrojtja e territorit nuk ka kthim pas.

/m.q/j.p/

The post Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌