Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Koçiu në takimin për masat e Emergjencave Civile gjatë dimrit: Çdo hallkë duhet të jetë gati

3 December 2025 at 18:45

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe prefektët e 12 qarqeve, drejtues të AKMC, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Zjarrfikës, zhvilluan sot një takim pune me fokus masat paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit.

Takimi pason një situatë me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të strukturave të Emergjencave, dëmet u minimizuan.

Ministrja Koçiu tha se faza e ardhshme kërkon gatishmëri të plotë nga çdo institucion dhe koordinim maksimal në çdo nivel të territorit.

Në fjalën e saj, drejtuesja e MPB-së veçoi rolin e prefektëve si drejtues të menaxhimit të situatave në qark, duke kërkuar, inventarizim të shpejtë dhe të plotë të dëmeve të shkaktuara deri tani, raportim të menjëhershëm dhe të saktë për çdo problem, pavarësisht madhësisë së tij, si dhe rishikimin urgjent të planeve të emergjencës në çdo qark dhe përditësim të tyre sipas nevojave të terrenit.

“Në menaxhimin e emergjencave nuk ka ‘detaje të vogla’. Suksesi varet nga informacioni i saktë, koordinimi i pandërprerë dhe reagimi i shpejtë në terren”, u shpreh Koçiu, duke vënë në dukje se strukturat kryesore, si Policia e Shtetit, Shërbimi Zjarrfikës dhe ekipet e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë.

Ajo nënvizoi angazhimin e Ministrisë për forcimin e rolit të prefektit, rritjen e transparencës dhe performancës në nivel qarku, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Na duhet punë, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Ne jemi gati. Dhe të gjithë duhet të jemi gati”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se “projektbuxheti 2026, më i madhi ndonjëherë për Mbrojtjen Civile dhe Shërbimin Zjarrfikës, është investim për sigurinë e çdo familjeje, në çdo bashki”.

“Rrisim mbështetjen për njësitë vendore. Rinovojmë flotën kombëtare. Zgjerojmë financimin për infrastrukturën parandaluese në zonat me risk, duke përfshirë urat, digat dhe pritat lumore”, theksoi Vengu.

Vengu nënvizoi se “bashkërendimi i çdo hallke të qeverisjes nga niveli qendror, tek ai vendor, është rruga e vetme për zbatimin e reformës, vlerësim të saktë të dëmeve, vendimmarrje të shpejtë dhe mbështetje pa vonesa për qytetarët”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Koçiu në takimin për masat e Emergjencave Civile gjatë dimrit: Çdo hallkë duhet të jetë gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit futen në “listën e zezë”

14 November 2025 at 15:55

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte sërish sot në Farkë, në kuadër të operacionit që po zhvillohet në terren kundër ndërtimeve të paligjshme dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit. Koçiu ishte e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula si dhe drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici.

Sipas Koçiut ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territor. Koçiu theksoi se shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen.

“Jemi sërish në zonën e Farkës duke theksuar se operacioni që kemi nisur më 3 nëntor vijon intensive çdo ditë. Nuk do të ndalemi deri ditën e fundit për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave.

“Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë detyrimin e vetëm zbatimin e ligjit. Deri tani nga inspektimet janë konstatuar një sërë shkeljesh, duke nisur nga mungesa e dokumentacionit teknik në kantier, mungesa e akteve të kontrollit sipas fazave të punimeve, moszbatim i planeve të organizmit të kantiereve, mungesë e masave të sigurimit teknik dhe shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit që kanë sjellë shtesa në sipërfaqet ndërtimore.

“Për të gjitha këto raste masat janë të qarta dhe të menjëhershme. Kush shkel rregullat futet në listë të zezë dhe nuk ka të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimit. Së dyti shpenzimet e prishjes i mban subjekti që ka kryer shkeljen. Në rastet e përcaktuara nga ligji objekti konfiskohet për interes publik ose strehim sociale”, tha Koçiu.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Blendi Sula theksoi se “ajo që shikohet ëshët se lejet e ndërtimit në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar siç duhet të bazë të rregullave dhe kushteve urbanistike. Ne si bashki Tiranë kemi marrë të gjitha lejet e ndërtimit që janë në gjithë zonën e Farkës, Lundrës, Bathores duke ja vënë në dispozicion IKMT-së që më pas të bëhen të gjitha verifikimet a e kanë zbatuar apo jo lejen e ndërtimit ashtu siç duhet”.

Drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici theksoi se “IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe bashkinë Tiranë ka vazhduar operacionin në terren duke verifikuar çdo kantier ndërtimi.

“Dokumentacioni i terrenit është ballafaquar me dokumentacionin që na ka vënë në dispozicion bashkia Tiranë. Ky proces do të vijojë çdo ditë për të vërtetuar nëse lejet e dhëna po respektohet nga ndërtuesit”.

Koçiu nënvizoi se ky operacion është për t’i dhënë fund abuzimeve me ndërtimet pa leje, duke përfshirë edhe ndëshkimin e autoriteteve që mbyllin sytë ose implikohen në paligjshmëri.

/m.q/a.f/

The post Koçiu në Farkë: Shkelësit e lejeve të ndërtimit futen në “listën e zezë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balliu: Situata e sigurisë alarmante, policia merret me monopatinat

11 November 2025 at 10:58

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes zhvilloi sot një seancë dëgjimore referuar kërkesës së një të katërtës së deputetëve të opozitës me ministren e Brendshme Albana Koçiu, në lidhje me gjendjen aktuale të sigurisë publike në vend si dhe masat e ndërmarra deri tani nga Ministria e Brendshme dhe strukturat vartëse.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu parashtroi kërkesën e opozitës, duke u shprehur se “është bërë si rrjedhojë e një situate alarmante që ka të bëjë me situatën e sigurisë”.

Balliu renditi disa raste të ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, duke nisur që nga rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në detyrë.

Balliu gjithashtu u shpreh se, Policia e Shtetit nuk ka ekzekutuar 241 fletarreste të urdhëruara nga SPAK.

Balliu gjithashtu denoncoi rastet e armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Shtetit në një situatë të tillë dhe Ministria e Brendshme do të duhet të ishte duke bërë aksione në lidhje me këto çështje dhe jo me monopatinat apo me ndërtimet pa leje”, tha ai.

Ai u shpreh se, “për sa kohë e shikoj Ministrinë e Brendshme të gjithën të angazhuar tek lufta me monopatinat, tregon që s’ka shumë punë, ndërkohë që duhet të kishte pasur ndonjë punë tjetër, në lidhje me këto kërkesa që kemi bërë ne”.

“Kërkesa jonë është e lidhur me sigurinë në institucione, me sigurinë e territorit”, tha ai.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balliu: Situata e sigurisë alarmante, policia merret me monopatinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

By: Ela
29 October 2025 at 12:01

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Elton Laska, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të sigurisë publike në vend, duke akuzuar Ministrinë e Brendshme për dështim total në garantimin e rendit dhe jetës së qytetarëve. ‘Ndërsa shqiptarët po vriten rrugëve, Ministria e Brendshme merret me pashaportizime dhe monopatina. Kjo është fytyra e një […]

The post Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar appeared first on BoldNews.al.

Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat Rome dhe Egjiptiane

24 October 2025 at 16:28

Prej më shumë se tre muajsh anëtarë të pakicave Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri po hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike bazë. Arsyeja për këtë situatë është bërë bllokimi i Komisionit të Posaçëm për Pakicat Etnike pas shkarkimit të zëvendësministrit të Brendshëm që e drejtonte atë.

Ky komision institucional i ministrisë shqyrton formularët e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe garanton ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe mos-diskriminimin e tyre. Mosfunksionimi i tij ka pezulluar përfitimet për qindra familje, nga bursat e fëmijëve te përjashtimet nga tarifat e çerdheve, kopshteve dhe bonuset e qirasë.

Sipas aktivistes Jeta Pera, janë grumbulluar mbi 300 formularë vetë-deklarimesh që presin shqyrtim nga komisioni, i cili nuk ka funksionuar pasi në shtator ministrja Albana Koçiu shkarkoi zëvendësministrin Andi Mahila.

“Sapo është emëruar zëvendësministrja e re [Silva Caka] kështu që do të merret kohë të rishikohen, por edhe ato vetë do të duhet të rishikojnë VKM-në për mënyrën e funksionimit të këtij komisioni,” analizoi Pera.

Sipas saj procesi është i ndërlikuar për shumë njerëz, anëtarë të këtyre komuniteteve, të cilët kanë vështirësi në lexim e shkrim. Kjo i përball ata me pengesa në plotësimin e formularëve, çka u kufizon aksesin në shërbimet arsimore dhe sociale.

Pera theksoi për Citizens.al, shqetësimin te vonesa e procesit, pasi komisioni mblidhet vetëm dy herë në vit teksa një formular mund të kërkojë deri në 60 ditë për përgjigje.

“Kjo tani krijon këtë hendekun kohor që ti duhet të presësh shumë kohë, edhe një muaj është një kohë e gjatë që të shkosh të marrësh shërbimin,” vijoi Pera.

Më 23 tetor, pesë organizata që advokojnë për të drejtat e pakicave: “Drejtësi Sociale”, “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”, “Qendra për Advokim Social”, “Qendra TREJA” dhe “Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar”, njoftuan një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Gentian Sejrani nga organizata “Drejtësi Sociale” u shpreh se komisioni nuk po funksiononte, duke bllokuar çdo përfitim për qytetarët.

“Pa vendimin e komisionit, qytetarët nuk mund të përfitojnë as bursat, as bonuset e qirasë apo përjashtimet nga tarifat e kopshteve” tha ai duke treguar se shqetësimin ia kishin drejtuar ministrisë me një e-mail, por që nuk kishin marrë përgjigje.

Pas njoftimit të protestës, organizatat u ftuan në një takim me zëvendësministren e re Silva Caka, e cila ende nuk ka marrë detyrën si kryetare e Komisionit të Posaçëm.

“Për shkak se nuk donin të kishin njerëz poshtë institucionit, për shkak të imazhit që do ministrja që të mos e ngarkojë me këtë lloj proteste, na kontaktuan në telefon dhe thanë mos e organizoni protestën, por hajdeni të diskutojmë se dhe ne duam ti japim zgjidhje kësaj çështjeje,” tregoi Sejrani.

Sipas Sejranit dhe Perës, nga ana e organizatave janë propozuar dy masa me shtrirje kohore afatshkurtër dhe afatgjatë.

Masa afatshkurtër: Ministria të nxjerrë një urdhër për të detyruar institucionet vendore dhe arsimore që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e këtyre pakicave kombëtare derisa komisioni të bëhet funksional.

Masa afatgjatë: Decentralizimi i procesit të vetëdeklarimit në nivel qarku dhe integrimi i tij në portalin e-Albania për ta bërë më të aksesueshëm.

“Ka nevojë për një lloj decentralizimi që të jetë më pranë qytetarëve, të ketë më shumë lehtësira “, u shpreh Sejrani.

“Integrimi i shërbimit në portalin E-Albania, duke qenë se së fundmi tani në çdo njësi do të jetë një person i dedikuar që do të ofrojë shërbim për qytetarët, do të ofrojë lehtësim dhe romët dhe egjiptianët, të cilët mund të drejtohen drejt tyre për të aplikuar si proces dhe më pas t’i pajisë me një vërtetim tek llogaria e tyre”, u shpreh Jeta Pera.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 26 dhjetor 2024, përkatësia etnike njihet vetëm nga institucionet shtetërore përmes këtij komisioni, duke zëvendësuar praktikën e mëparshme kur vërtetimet jepeshin nga organizatat e shoqërisë civile.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e qeverisë, komisioni i vetëdeklarimit mblidhet të paktën dy herë në vit, ose sa herë që një e katërta e anëtarëve të tij e kërkon këtë.

Komisioni shqyrton dhe vlerëson formularët e personave që deklarojnë përkatësinë, më pas i pasqyron të dhënat në lista brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularëve dhe në raste të veçanta, kur ka dyshime për saktësinë e vetëidentifikimit, kryhen verifikime duke kërkuar të dhëna nga regjistrat civilë.

Vendimi për konfirmimin ose jo të vetëidentifikimit duhet të jepet brenda 60 ditëve nga nisja e verifikimeve e më pas njoftohen personat përkatës. Sipas vendimit të qeverisë, për vendimet e komisionit ka dhe mundësi apelimi.

Lexo gjithashtu:

The post Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat Rome dhe Egjiptiane appeared first on Citizens.al.

Shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, lehtësi për qytetarët

20 October 2025 at 09:36

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Prej shtatorit qytetarët po përfitojnë nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.

Përmes kodit unik të aplikimit, qytetarët mund të kontrollojnë online nëse dokumenti i tyre është pranuar, është në prodhim apo nëse është gati për t’u tërhequr në zyrat e aplikimit ose në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu publikoi sot dëshmi të qytetarëve të cilët tashmë mund të ndjekin lehtësisht procesin e gjurmimit të dokumenteve biometrikë.

Një qytetar u shpreh i kënaqur nga shërbimi.

“E bëra aplikimin për pasaportën në Kamzë dhe më erdhi një mesazh për ta gjurmuar dhe në bazë të atij mesazhi e konfirmova se kishte dalë pasaporta dhe u paraqita tek drejtoria për ta tërhequr dhe falë kësaj fitova kohë që mos të paraqitesha dy-tre herë”, tha ai.

Koçiu nënvizoi më tej se “me shërbimin “Gjurmо Dokumentin”, mjafton kodi unik për të parë nëse dokumenti yt është pranuar, në prodhim apo gati për t’u tërhequr.

Ky shërbim synon të garantojë informim të menjëhershëm, marrjen në kohë të dokumenteve dhe lehtësim të procedurave, duke rritur transparencën dhe besimin në proces.

/m.q/j.p/

The post Shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, lehtësi për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje

13 October 2025 at 15:01

Ashtu sikurse ishte njoftuar, mëngjesi i së hënës nisi me operacionin policor për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera. Në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, patrullat e policisë ndaluan përdorues monopatinash, duke i lajmëruar për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit dhe duke u sekuestruar mjetet.

Masat pasojnë urdhrin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, të dhënë përmes rrjeteve sociale të dielën, e cila njoftoi se qarkullimi i monopatinave elektrike do të ndalej “deri në hartimin e një rregulloreje të posaçme për përdorimin e tyre në rrugë publike”.

“U kërkoj qytetarëve që përkohësisht të mos përdorin monopatina elektrike, dhe bizneseve që të mos investojnë në këtë aktivitet deri në rregullim të situatës,” tha Koçiu në prani të Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, ndalimi u vendos pas një analize të rrezikut në qarkullim.

“Vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 aksidente me monopatina, mes tyre edhe me pasoja fatale,” deklaroi drejtori Ilir Proda.

Vitet e fundit, monopatinat janë bërë mjete popullore për të lëvizur në Tiranë. Ato duken zgjidhje alternative përballë trafikut të rënduar dhe transportit të pasigurt publik.

Por ndalimi i tyre ka nxitur debat: ndërsa autoritetet e mbrojnë si masë sigurie, qytetarë dhe aktivistë e shohin si ndërhyrje të nxituar që cenon të drejtën e lëvizjes.

“Problemi s’janë monopatinat, por menaxhimi qarkullimit”

Për Artur Sulçen, ekspert i sigurisë rrugore, problemi nuk qëndron te monopatinat, por te mungesa e menaxhimit dhe planifikimit të trafikut në tërësi. Ai thotë se autoritetet nuk punojnë në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi.

“Këtu kujtohen për problemet vetëm kur ndodh ndonjë aksident. Monopatinat janë mjete rrugore dhe duhen trajtuar si të tilla, njësoj si biçikletat”, tha ai për Citizens.al.

Sulçe sugjeron që qytetet të kenë plane integruese për mjetet e lehta, me korsi të dedikuara dhe rregulla të qarta, jo ndalime të menjëhershme.

“Unaza e Mesme ka bërë tashmë korsi për autobusët dhe emergjencat, aty mund të lëvizin pa penguar njeri. Por në vend që të rregullohet trafiku, zhvendosim problemet nga pika A në B, e nga B në C, pa zgjidhje afatgjata”, vijoi Sulçe.

Për Gëzim Hoxhën, tjetër ekspert të sigurisë rrugore, kjo ndërhyrje e policisë ishte nismë e nevojshme për të parandaluar aksidentet, mirëpo po zbatohet në mënyrë të mangët.

“Nismë e mirë, por e nxituar dhe e vonuar. E mirë sepse kërkon të parandalojë aksidentet, por është e vonuar se duhej bërë më herët dhe e nxituar sepse po bëhet pa bazë të plotë ligjore”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, shumë monopatina kalojnë kufirin teknik prej 25 km/orë, duke u futur në kategorinë e mjeteve motorike që kërkojnë patentë dhe siguracion.

“Ka monopatina që arrijnë 60 km/orë, ndërkohë që Kodi Rrugor i kategorizon si motorë të vegjël. Nëse e kalon 25 km/orë, s’je më biçikletë elektrike, je motor. Dhe për motor ka rregulla të tjera: patentë, siguracion, kontroll teknik. Problemi është që policia vepron, por ministria nuk ka bërë detyrën për të përcaktuar qartë klasifikimin”, vijoi Hoxha teksa theksoi se ndalimi duhet të bazohet në vendime të studiuara dhe jo me policë.

Mes sigurisë dhe të drejtës për lëvizje

Për aktivistin Migen Qiraxhi ndalimi i përdoruesve të monopatinës është akt autoritar ndaj qytetarëve.

“Është ironike që në një vend që e shpall veten pionier të teknologjisë dhe inovacionit, ndalon një mjet inovativ si monopatina. Duket sikur ministrja e teknologjisë s’mund të rregullojë as këtë aspekt bazik të mobilitetit urban”, u shpreh Qiraxhi për Citizens.al.

Qiraxhi thekson se monopatinat janë përdorur kryesisht nga persona me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundësi për të përdorur automjete private apo taksi çdo ditë. Ai shprehet se vendimi u mor pa konsultim publik dhe pa paralajmërim.

“Kjo është mënyrë autoritariste për të qeverisur qytetin, jo mënyrë demokratike për të zgjidhur probleme urbane,” shtoi ai, duke propozuar rregulla konkrete: kufizim moshe, detyrim për kokore, regjistrim dhe sigurim minimal.

Organizata “Drejtësi Sociale” e konsideroi një shkelje të hapur të të drejtave të qytetarëve. Sipas saj, urdhri u mor në ditë pushimi dhe nuk ka hyrë ende në fuqi ligjërisht.

“Në procesverbalët e kontrollit nuk përmendet fare urdhri, por thuhet se mjetet po bllokohen për ‘mungesë dokumentacioni pronësie’. Një truk burokratik që përdoret për të fshehur paligjshmërinë e veprimeve dhe për të mashtruar qytetarët”, u shpreh organizata.

Sipas saj, ky aksion është i paligjshëm në parim.

“Një shtet që funksionon me lajme në media në vend të ligjeve, dhe me hile në vend të rregullave, nuk mund të pretendojë se mbron rendin e as sigurinë e qytetarëve. Përkundrazi, e minon atë çdo ditë me veprimet dhe mosveprimet e tij”, përfundoi organizata “Drejtësi Sociale”.

The post Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje appeared first on Citizens.al.

Nga e hëna ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike në rrugë

By: Elva
12 October 2025 at 12:45

Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugët e vendit, pas shtimit të aksidenteve me këto mjete. Sipas njoftimit, qarkullimi i monopatinave elektrike do të lejohet vetëm pas hartimit të rregullave të qarta që përcaktojnë përdorimin e tyre, përfshirë korsitë, rrugët apo hapësirat e lejuara, kriteret për moshën e […]

The post Nga e hëna ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimi i Igor Kuzmanovskit, LSDM: Kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria dhe MPB-ja

11 October 2025 at 15:30


LSDM njoftoi se pas publikimit të videos së përdorimit të dyshuar të kokainës nga një drejtor klinike në Shkup, kërkon një hetim urgjent dhe të plotë nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Brendshme, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe disiplinore nëse dyshimet konfirmohen.

Partia thotë se shkarkimi i drejtorit është një hap i parë i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm pa një shqyrtim të plotë të menaxhimit të tij, abuzimeve të mundshme dhe rrezikimit të mundshëm të sigurisë së pacientit.

Sipas LSDM-së, rasti nuk duhet të reduktohet në grindje politike, por të rezultojë në rezultate të matshme institucionale.

LSDM kërkon një auditim të prokurimit, punësimit, gatishmërisë dhe flukseve financiare të klinikës, si dhe një shqyrtim nëse ka pasur ndonjë mangësi në mbikëqyrjen e ministrisë përkatëse.

LSDM propozon protokolle të qarta për sjelljen etike dhe profesionale të menaxherëve të kujdesit shëndetësor, testime të rregullta kur ka dyshime për abuzim me substanca dhe mbrojtje të sinjalizuesve.

Ato i kanë bërë thirrje Prokurorisë që ta informojë publikun në mënyrë transparente për rrjedhën e procedurës dhe faktet e vërtetuara, ndërsa ministrisë – të emërojë një ushtrues detyre kompetent për të siguruar funksionimin e qetë të institucionit.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Koçiu: Do rishikojmë masat e sigurisë në gjykata

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu reagoi pas seancës së Kuvendit në të cilën pas debateve të opozitës, u kalua në votim pa diskutime për rendin e ditës.

Ministrja theksoi se për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe klimës së tensionuar që u krijua nga opozita në seancën plenare, nuk mundi që të mbajë fjalën e plotë në Kuvend, të cilën e ndau me qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fjalën e saj, Koçiu dënoi vrasjen e gjyqtarit të gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, teksa po kryente detyrën.

“Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk duhej të ndodhte!”, u shpreh Koçiu.

Koçiu nënvizoi “se autori do të përballet me forcën e plotë të ligjit!”.

“Kjo ngjarje duhet të na shtyjë të gjithëve ne, brenda e jashtë kësaj salle, të reflektojmë dhe të veprojmë më shpejt për të forcuar mbrojtjen e sistemit gjyqësor, në ato pika ku konstatohen dobësi”, tha Koçiu.

Ministrja nënvizoi se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm.

Në përfundim, shtoi Koçiu “do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë; Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune”.

Ministrja gjithashtu sqaroi opinioni publik se “në përputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republikës ruan dhe mbron gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

“Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona”, tha Koçiu.

Ministrja u shpreh se janë të angazhuar që të rishikojnë kornizën e mbrojtjes vetjake të ofruar deri tani për t’a fuqizuar edhe më tej paprekshmërinë dhe sigurinë në detyrë të magjistratëve.

“Në këtë rrugë, do të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri dhe bindje të palëkundur që na ka shoqëruar edhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të bërjes realitet të reformës më të thellë dhe më transformuese në historinë e shtetit shqiptar. Reforma në drejtësi është ajo reformë që i ka dhënë fund kohës së të paprekshmëve nga ligji. I ka dhënë fund dy standardeve në aksesin ndaj drejtësisë”, tha Koçiu.

Koçiu nënvizoi se në realizimin e reformës në drejtësi, kjo qeveri ka treguar një vullnet të hekurt dhe të panegociueshëm.

“Do të tregojmë përsëri të njëjtin vullnet, për përsosjen e mëtejshme të sistemit dhe rritjen e standarteve të sigurisë”, tha Koçiu.

Duke ju drejtuar opozitës, Koçiu theksoi se “distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen”.

“Jeta e çdo njeriu, aq më tepër e një shërbëtori të drejtësisë të rënë në krye të detyrës nuk mund të përdoret për kapital apo interesa të ngushta politike. Sot nuk është koha për të drejtuar gishtin apo për të kërkuar fajtorë politikë”, tha Koçiu.

/m.q/

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Koçiu: Do rishikojmë masat e sigurisë në gjykata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu, e cila thekson se “prej muajit shtator, përgjigjja më e shpejtë dhe më e sigurt vjen nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin””.

Ministrja bëri të ditur se përmes kodit unik të aplikimit, qytetarët mund të kontrollojnë online nëse dokumenti i tyre është pranuar, është në prodhim apo nëse është gati për t’u tërhequr në zyrat e aplikimit ose në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

“Vetëm gjatë muajit të parë, dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga ky shërbim, duke ndjekur hap pas hapi dokumentin e tyre biometrik”, shkruan ministrja.

Ministria e Brendshme njoftoi se që nga momenti i prezantimit ky shërbim është përdorur nga 80% e aplikuesve.

Ky shërbim synon të garantojë informim të menjëhershëm, marrjen në kohë të dokumenteve dhe lehtësim të procedurave, duke rritur transparencën dhe besimin në proces.

/m.q/r.e/

The post Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare

26 September 2025 at 15:15

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ E ngarkuara me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, VanHorn bëri të ditë se gjatë takimit theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

VanHorn nënvizoi se “duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”.

1 nga 3

/m.q/j.p/

The post VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i Ministrisë së Brendshme- Projekti Smart City vihet në funksion, regjistër i unifikuar adresash

26 September 2025 at 13:34

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Në më shumë se një dekadë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë kaluar një proces të thellë transformimi, duke vendosur në qendër të politikave sigurinë publike, modernizimin institucional e bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në programin qeverisës 2025-2029 për Punët e Brendshme qeveria thotë se do të shfrytëzojë inovacionin teknologjik për mbrojtjen e qytetarëve, rritjen e kontrollit të territorit dhe kufijve, si dhe garantimin e reagimin e shpejtë e në kohë ndaj emergjencave.

Në qendër të reformave është mbështetja e luftës kundër kriminalitetit, menaxhimi i integruar i kufijve dhe migracionit, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes aplikimit të teknologjisë inteligjente.

Parimi “Kufij të hapur, por të sigurt” dhe akreditimi sipas standardeve ISO udhëheqin modernizimin e shërbimeve policore. Përmes qasjes “Smart City” puna orientohet drejt parandalimit të paligjshmërisë dhe reagimit të shpejtë.

Programi parashikon rezultate të pritshme, si përafrimin e legjislacionit me të gjithë kuadrin e BE-së kundër krimit të organizuar, trafikimit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe krimeve ndaj të miturve.

Po ashtu, është parashikuar funksionalizimi i projektit “Smart City” si Qendër Operacionale Unike, me një rrjet të integruar kamerash, sensorësh, dronë dhe aplikacionesh ndërvepruese. Objektivi është ulja e kohës mesatare të reagimit policor në ≤7 minuta në 20 qytete deri në 2030.

Për më tepër, në program parashikohet që të rritet siguria rrugore me 30% më pak fatalitete deri në 2030, duke përdorur monitorim inteligjent, edukim dhe ndërhyrje infrastrukturore. Përdorimi i Hartës Digjitale të Kriminalitetit dhe dronëve/satelitëve do të kontribuojë në kontrollin e territorit, si dhe në parandalimin e informalitetit dhe ndërtimeve pa leje.

Një tjetër hap i rëndësishëm është operacionializimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve dhe kthimi i pasurive kriminale në investime komunitare, si shkolla, qendra rinore dhe hapësira publike.

Gjithashtu do të modernizohet edhe identiteti digjital dhe dokumentet biometrike, duke përfshirë pasaportat me elementë sigurie të avancuar dhe digjitalizimin e Arkivës së Gjendjes Civile si dhe do të krijohet regjistër i unifikuar adresash (përfshirë diasporën).

Për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, Shqipëria do të implementojë standardet e Schengen-it dhe do të ndërtojë një model “Një ndalesë” në Pikat Kufitare. Programi gjithashtu përfshin ngritjen e një Qendre të dedikuar për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar.

Gjithashtu do të përforcohet reagimi ndaj zjarreve duke ngritur Qendrën e Përbashkët të Koordinimit për stacionet zjarrfikëse dhe Qendrën Kombëtare të Trajnimit, për veprime ndërinstitucionale në kohë reale, stërvitje sezonale dhe zbulim të hershëm të zjarreve me teknologji inteligjente.

/m.q/j.p/

The post Programi i Ministrisë së Brendshme- Projekti Smart City vihet në funksion, regjistër i unifikuar adresash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

26 September 2025 at 11:13

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por, vlen të theksohet […]

The post Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit appeared first on BoldNews.al.

Koçiu pret Gonzato-n: Angazhim për përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 dhe 24 të integrimit

24 September 2025 at 20:20

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu takoi sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria.

“Në takimin e sotëm falenderova Ambasadorin e Bashkimit Evropian Silvio Gonzato dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat e nisura”, shkruan Koçiu.

Ambasadori Gonzato theksoi se progresi në dosjet që lidhen me punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai nënvizoi se këto reforma nuk janë vetëm të rëndësishme për integrimin në BE, por edhe domethënëse për qytetarët shqiptarë, pasi sjellin mbrojtje për personat në situata të cenueshme, institucione më të forta dhe më shumë siguri për qytetarët. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese shqiptare me asistencë teknike dhe financiare.

 

1 nga 3

/m.q/r.e/a.f/

The post Koçiu pret Gonzato-n: Angazhim për përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 dhe 24 të integrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Sistem funksional dhe integral adresash, qasje të re ndaj zjarreve

19 September 2025 at 13:48

TIRANË, 19 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ngrihet në një lartësi të re, ku ta shikojë 360 gradë fushën e Punëve të Brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin, si në çdo vend të BE-së.

Gjatë prezantimit të ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu kryeministri u ndal te fushat e tjera që mbulon kjo ministri veç Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi nevojën e adresimit të problematikave në një aferë më të gjerë veprimi.

Konkretisht, Rama veçoi problematikat me sistemin e adresave në vend.

“Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie për dekada ekskluzivisht tek Policia, sot e gjithë ditën, 35 vjet transformime demografike dhe transformim fizik i vendbanimeve të Shqipërisë dhe qyteteve tona që nga Tirana, që janë sot shumë më të mëdha sesa ishin, nuk ka ende një sistem funksional dhe integral adresash. Akoma sot na e gjejnë shtëpinë me të pyetur, apo me shenja në rrugë. Lum ata që kanë pallat me shigjeta”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri evidentoi edhe sistemin e prapambetur të zjarrfikëseve.

“Me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur, zjarrfikëset janë lënë gjithmonë në planin e dytë. Ndërkohë që problemi më i madh sot, i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe që mesa duket do të jetë një problem qendror për vitet në vijim, janë zjarret”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se zjarret kanë dalë në planin e parë forcërisht si një punë e brendshme për t’u adresuar me një qasje të përshtatshme dhe me një organizim dhe me forca çdo vit dhe më të reja.

Rama tha se duke pasur parasysh se çfarë ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që Policia të ishte për shumë vite si “çeta” e ministrit të Brendshëm.

“Një vend që kishte mbi 100 vrasje mesatarisht në vit, apo një vend ku ngritja e Policisë së Shtetit pas asaj katrahure ku ne nisëm punën në 2013-n, e bënin Policinë e Shtetit prioritetin e prioriteteve dhe e vinin detyrimisht Ministrin e Brendshëm në kushtet e kryepolicit civil mbi kokën e policisë”, u shpreh Rama.

Por, Kryeministri theksoi se tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm, sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave, të paktën të gjysmës së poshtme të tabelës së klasifikimit të vendeve të BE-së.

“Ndërkohë janë të tjera punë të brendshme që kërkojnë një vëmendje të shtuar, që kërkojnë aftësi të reja dhe mendësi të re, duke filluar nga kjo godinë këtu. Prandaj Ministria e Brendshme do të ngrihet në këtë lartësi të re ku ta shikojë 360 gradë fushën e punëve të brendshme dhe nga ku të orientojë drejtimin e punëve të brendshme si në çdo vend të BE-së”, shtoi Rama.

/a.f/r.e/

The post Rama: Sistem funksional dhe integral adresash, qasje të re ndaj zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diskutohen masat për parandalimin e zjarreve në Gramsh e Devoll

4 September 2025 at 15:30

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Ministria e Brendshme zhvilloi sot takimin e radhës në kuadër të zbatimit të urdhrit për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e situatës me zjarret në Gramsh dhe Devoll. Në tryezën e përbashkët morën pjesë të gjitha strukturat e vijës së parë të reagimit ndaj zjarreve.

“Dy takimet e radhës, në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e situatës me zjarret, në Gramsh dhe Devoll, sollën në një tryezë të gjitha strukturat e vijës së parë të përballjes me zjarret: Punonjësit zjarrfikës, Policinë e Shtetit, emergjencat civile, struktura e përfaqësues të pushtetit vendor dhe të agjencive ligjzbatuese”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, “u analizuan sfidat e deritanishme dhe u diskutua mbi masa konkrete në vijim për parandalim dhe ndërhyrje të shpejtë, sepse vetëm me bashkërendim të forcave dhe burimeve garantojmë mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit tonë”.

”Puna dhe përkushtimi i forcave në terren përgjatë verës së nxehtë e të vështirë, referuar rasteve të zjarreve në vend, u vlerësua maksimalisht. Ndërsa angazhimi do të vijojë për çdo ditë për të parashikuar masa dhe ndërhyrje përmes investimeve logjistike e infrastruktore në kohë, që minimizojnë rastet e zjarreve dhe rritin kapacitetet operacionale”, njoftoi Ministria e Brendshme.

/m.q//r.e//a.f/

The post Diskutohen masat për parandalimin e zjarreve në Gramsh e Devoll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria mes flakëve

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolën nga kontrolli në Gramsh pasditen e së martës dhe po kështu ditën e sotme duke nxitur autoritetet të largonin banorët e tetë fshatrave: Nartë, Skënderbegas, Kullolas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“Janë rreth 10 mijë forca të angazhuara në terren”, u shpreh Ministri i Brendshëm Hoxha të martën nga Gramshi, ndërsa ishte në ndjekje të situatës së renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe këtë vit, Shqipëria është mbështetur në Mekanizmin Evropian, duke marrë ndihmë përmes avionëve “Canadair”, të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, […] i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se çdo vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?”, u shpreh Kryeministri në Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve appeared first on Citizens.al.

Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

10 August 2025 at 08:33

Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” përmes një përgjigje për BIRN, pavarësisht se 20 shkolla publike janë parashikuar që të përfitojnë kamera inteligjente dhe detektorë me qëllim rritjen e masave të sigurisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Fondin e […]

The post Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City” appeared first on Reporter.al.

❌
❌