Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspertizë amerikane për kurrikulat e reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji

16 December 2025 at 20:40

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Gjatë takimit, siç edhe njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane, VanHorn diskutoi me Kumbaron “mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë”.

“Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta”, njoftoi Ambasada amerikane në Tiranë.

1 nga 4

/m.q/r.e/a.f/

The post Ekspertizë amerikane për kurrikulat e reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë

By: V K
1 October 2025 at 09:48

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.

Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb. Takimi në fjalë vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama, dërgoi vakancat për zgjedhjet e pjesshme në vend për 6 bashki.

Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës. Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.

Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut.

The post E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn takim me Begajn në Presidencë appeared first on Albeu.com.

“Identifikuam fushat që përputhen me interesat e SHBA”, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takim me ministrin Toni Gogu

30 September 2025 at 14:50

TIRANË– E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu. Lajmi konfirmohet nga ambasada amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi publik në rrjetet sociale.

Ambasada ka treguar dhe çështjet, të cilat u diskutuan gjatë takimit VanHorn-Gogu.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”, thuhet në reagimin e ambasadës/abcnews.al

VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare

26 September 2025 at 15:15

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ E ngarkuara me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, VanHorn bëri të ditë se gjatë takimit theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

VanHorn nënvizoi se “duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”.

1 nga 3

/m.q/j.p/

The post VanHorn takon Koçiun: Së bashku mund të çmontojmë rrjetet e paligjshme financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn takim me kryetaren e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK, thelbësor

25 September 2025 at 15:46

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi dje një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se në takim u diskutua mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në KLP.

“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani është në përfundim të mandatit të tij 3-vjeçar, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shpalljen e vendit vakant për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 17 shtator.

Prokurorët do të kenë mundësi të aplikojnë për këtë post me rëndësi deri më 8 tetor të këtij viti.

Nga takimi i Nancy VanHorn me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post VanHorn takim me kryetaren e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK, thelbësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

25 September 2025 at 15:50

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Takimi vjen në një kohë […]

The post Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani appeared first on BoldNews.al.

Kreu i ri i SPAK? VanHorn takon kryetaren e KLP: Zgjedhja thelbësore për vijimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

By: redi
25 September 2025 at 15:50

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Ambasada e SHBA-së ka zbardhur detaje nga takimi ku thuhet se është diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Postimi i plotë E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë…

Source

Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar

By: Ela
24 September 2025 at 13:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në nisje të mandatit të tij të ri. Ambasada thekson se koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është thelbësor për luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve […]

The post Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Drejtësisë takim me ngarkuarën me punë të SHBA-së, VanHorn: Mbështetje e vijueshme në shumë reforma kyçe

By: lindita
24 September 2025 at 10:55

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasasës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës ishin temat kryesore të diskutimit. “Kënaqësi të prisja sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj. Nancy VanHorn.

Source

Lufta kundër krimit të organizuar, në fokus të takimit të Dumanit me VanHorn/ Ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK dhe BKH

By: M C
18 September 2025 at 19:41

Lufta kundër krimit të organizuar, në fokus të takimit të Dumanit me VanHorn. Ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK dhe BKH

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani.

Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë, që vjen në një kohë kur është hapur gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Më herët, gjatë ditës, diplomatja amerikane në Tiranë dha një mesazh të fortë për sistemin e drejtësisë, teksa tha se drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Sipas saj, gjyqtarët e prokurorët kanë përgjegjësinë të mbrojnë drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien.
“Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre. Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë”, tha e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Diplomatja VanHorn i bëri deklaratat në aktivitetin në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, prej ku theksoi se Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, si mbrojtja e të drejtave të njeriut, ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Këto parime, përfundoi e Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, janë themeli i besimit mes qeverive dhe popujve të tyre.

The post Lufta kundër krimit të organizuar, në fokus të takimit të Dumanit me VanHorn/ Ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK dhe BKH appeared first on Albeu.com.

“Kushtetuta, më shumë se një dokument”/ Van Horn: Gjyqtarët, prokurorët rojtarë të të drejtave. Rezistoni ndaj korrupsionit

18 September 2025 at 14:32

E Ngarkuara me punë Nancy VanHorn në pritjen në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u shpreh se mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, janë themeli i besimit mes qeverive dhe popujve të tyre.

“Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale: mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit. Këto parime nuk janë thjesht ideale abstrakte; ato janë themeli i besimit midis qeverive dhe popujve të tyre.”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Van Horn theksoi se kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale, ndërsa shtoi se gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile dhe një shtyp i lirë janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar.

Fjala e Nancy VanHorn:

Të nderuar të ftuar, është një privilegj të qëndroj para jush sot ndërsa përkujtojmë Ditën e Kushtetutës – një ditë që na kujton fuqinë e qëndrueshme të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e cila mbron të drejtat e individëve dhe udhëheq kombin tonë drejt drejtësisë dhe begatisë.

Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale: mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit.

Këto parime nuk janë thjesht ideale abstrakte; ato janë themeli i besimit midis qeverive dhe popujve të tyre. Ato sigurojnë që drejtësia të zbatohet në mënyrë të drejtë, që pushteti të jetë i balancuar dhe të drejtat e çdo individi të respektohen.

Gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e shoqërisë civile dhe një shtyp i lirë janë rojtarët e të drejtave të çdo qytetari shqiptar. Ju keni fuqinë të siguroni që drejtësia të mos jetë thjesht një fjalë, por një realitet për të gjithë shqiptarët. Keni përgjegjësinë të mbroni drejtësinë, transparencën dhe llogaridhënien. Dhe keni mundësinë të forconi besimin midis njerëzve dhe institucioneve që i shërbejnë atyre.

Kjo punë kërkon guxim – guximin për të marrë vendime të vështira, për të rezistuar ndaj korrupsionit dhe për të qëndruar të palëkundur përballë trysnisë. Ndërsa vazhdoni punën tuaj jetike, mos harroni se një kushtetutë është më shumë se një dokument ligjor. Është një premtim i gjallë për të mbrojtur të drejtat, për të mbështetur drejtësinë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në këtë Ditë të Kushtetutës, ne nderojmë guximin e atyre që erdhën para nesh duke u angazhuar për këto parime.

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj këtij misioni dhe shpresojmë që të gjithë të gjejmë guximin për të mbështetur idealet që e bëjnë të mundur demokracinë.

/abcnews.al/

VanHorn: SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano, forcon krahun lindor të NATO-s

10 September 2025 at 21:03

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Për herë të parë në Porto Romano ka mbërritur një anije luftarake amerikane, anija “USS Mount Whitney”.

Ankorimi i anijes së Flotës Ushtarake Amerikane, është një tjetër tregues i faktit se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë strategjikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Për të festuar këtë marrëdhënie, pasditen e sotme u zhvillua një ceremoni e posaçme në bordin e anijes ushtarake të ankoruar në ujërat shqiptare.

Në ceremoninë që u mbajt në Durrës, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, VanHorn në fjalën e saj i shprehu mirënjohjen Presidentit Bajram Begaj, për partneritetin e ngushtë.

“Vendet tona janë më të forta dhe më të sigurta për shkak të lidhjes sonë historike dhe miqësisë së fortë”, tha ajo.

VanHorn solli edhe shembullin e komandantit shqiptaro-amerikan Alban Dervishi, i cili së fundmi mori komandën e anijes së Shteteve të Bashkuara “Pearl Harbor”.

“Edhe ai ka shërbyer në anijen e SHBA-së “Mount Whitney”, si një oficer i operacioneve, ndërsa ngjitej në gradat e marinës amerikane. Sot, ai shërben në vijën e parë, në ruajtje të sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit”, tha ajo.

VanHorn theksoi se, “siguria është ajo që na ka bërë sot bashkë. Jemi këtu për shkak të angazhimit tonë të përbashkët për mbrojtjen kolektive dhe ruajtjen e popujve tanë”.

“Anija e SHBA “Mount Whitney” – anija e Komandës së Flotës së 6-të – që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën tjetër të modernizimit ushtarak të Shqipërisë”, tha ajo.

VanHorn nënvizoi se, Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri, me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano.

“Investimi i Shqipërisë në përforcimin e Porto Romanos do t’i tregojë rajonit – dhe të gjithë Europës – aftësinë e Shqipërisë për të qenë një drejtuese e vërtetë në Aleancën e NATO-s”, tha ajo.

Tashmë, shtoi VanHorn, “Shqipëria është një aset jetik për NATO-n për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Por, duke përforcuar Porto Romanon dhe duke e lidhur atë me rrugë dhe hekurudha, Shqipëria do të bëhet një rrugë thelbësore për një operacion të mundshëm të ardhshëm në krahun lindor të NATO-s”.

“Përforcimi i Porto Romanos do të ndihmojë në sigurimin e linjave të komunikimit detar dhe në stabilizimin e transportit të materialeve ushtarake përmes kufijve. Gjithashtu, do të dërgojë një sinjal të qartë për të gjithë ata që kërkojnë të destabilizojnë sigurinë transatlantike: Ne jemi të aftë, ne jemi të bashkuar dhe ne jemi të angazhuar ndaj mbrojtjes kolektive në tokë, në ajër dhe në det”, u shpreh E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

VanHorn theksoi se, përtej përfitimeve të sigurisë, përforcimi i Porto Romanos do të kontribuojë për begatinë më të gjerë ekonomike të Shqipërisë – që nga rritja e tregtisë dhe deri te nxitja e projekteve të reja infrastrukturore që krijojnë vende pune.

Aktualisht, theksoi ajo, “portet në ujëra të thella që u duhen anijeve të marinës së aleatëve, si anija e SHBA “Mount Whitney” për t’u rifurnizuar ose për t’iu siguruar ekuipazheve të tyre pushim dhe çlodhje, janë të paktë në numër në Adriatik”.

“Përforcimi i Porto Romanos është një aspiratë e madhe – por realiste – aspiratë që kërkon një angazhim të fortë, veçanërisht një investim domethënës të fondeve kombëtare. Në Samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, aleatët u zotuan të shpenzonin 5 për qind të PBB-së për mbrojtjen. Angazhimi i fondeve kombëtare për Porto Romanon do ta sjellë Shqipërinë më pranë këtij angazhimi dhe do të hapë derën edhe për investime shumëkombëshe në Porto Romano, gjithashtu”, tha VanHorn.

“Presidenti Trump ka theksuar se të gjithë Aleatët duhet të përmbushin angazhimet e tyre dhe të rrisin shpenzimet për mbrojtje për t’u përballur me sfidat e sotme dhe rreziqet e së nesërmes. Zhvillimi i një objekti portual të ujërave të thella në Porto Romano me kalata të sigurta, me mjedise për trajtimin e ngarkesave dhe me lidhje me hekurudhat e rrugët, ndihmon për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje. Kjo do të përmirësojë sigurinë rajonale, do të forcojë krahun lindor të NATO-s dhe do të nxisë rritjen ekonomike”, shtoi ajo më tej.

VanHorn gjithashtu ndau një histori nga një prej të ftuarve.

“Më kontaktoi pasi mori ftesën. Ai më shkroi: “U rrita duke pritur që Flota e Gjashtë të na ‘pushtonte’. Ne i dëgjonim lajmet e Zërit të Amerikës në fshehtësi me shpresën se do të shpallnin një ngjarje kaq të rëndësishme. Kështu që në emër të të gjithë anëtarëve të familjes sime që nuk janë më me ne, dhe absolutisht të familjes sime të ngushtë, do të doja t’ju falënderoja që më bëtë dëshmitar të historisë”. Historia e tij tregon se sa shpejt dhe sa thellësisht mund të ndryshojë bota. Tani si aleatë të NATO-s, duhet të jemi gati t’i përballojmë ato ndryshime së bashku”, tha VanHorn.

“Së bashku, do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin historik të mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbrojmë territoret tona dhe të ruajmë popujt tanë”, përfundoi fjalën e saj E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndau një foto në bordin e anijes “USS Mount Whitney”.

Spiropali theksoi se, kjo ndalesë simbolizon leancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

“Në bordin e “Mount Whitney”, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, me kapitenin Colin Price që drejton ekuipazhin e marinës 🇺🇸 në këtë ndalesë e cila simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 2

/gj.m//a.f//r.e/

The post VanHorn: SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano, forcon krahun lindor të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

By: armand
10 September 2025 at 17:23

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen […]

The post SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK appeared first on BoldNews.al.

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

10 September 2025 at 17:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen […]

The post SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK appeared first on Reporter.al.

VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm

10 September 2025 at 17:44

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Sot, në Tiranë u zhvillua konferenca rajonale e OSBE-së, me temë “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme, prirjet dhe kërcënimet e fundit kombëtare dhe rajonale”.

E Ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn mbajti fjalën e saj të rastit në këtë konferencë ku të pranishëm ishin edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi etj.

VanHorn u shpreh se “temat e kësaj konference, lufta kundër organizatave kriminale dhe trafikimit të drogës janë ndër prioritet më të larta për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, pasi të dyja minojnë sigurinë globale, paraqesin rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë dhe kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën”.

VanHorn falënderoi oficerët e policisë, prokurorët dhe hetuesit për punën e tyre.

“Krimi dhe drogat e paligjshme kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe Presidenti Trump ka kërkuar që çdo politikë dhe dollar ndihme të çojnë përpara interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump gjithashtu ka udhëzuar qeverinë tonë të punojë drejt eliminimit të plotë të grupeve të krimit të organizuar, dhe ky është fokusi ynë. Për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji, siç ka theksuar Sekretari Rubio”, pohoi VanHorn.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, nënvizoi se programet e ligjzbatimit në Ballkan theksojnë rezultatet dhe ndarjen e barrës, duke pasqyruar politikën tonë të jashtme “Amerika e Para”.

VanHorn u ndal edhe te vizita e fundit e Kryeprokurorit Altin Dumani në Uashington, ku u shpreh se diskutimet u përqendruan në udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar. SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme”, tha ajo.

“Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”, përfundoi VanHorn, duke cilësuar se kjo konferencë do të forcojë aftësitë dhe do të ofrojë mjete të reja në luftën e vazhdueshme dhe të guximshme kundër krimit të organizuar.

Nga punimet e konferencës “Lidhja midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhun...
1 nga 8

/e.i/j.p/

The post VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

By: Ela
29 August 2025 at 11:17

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje një takim në Kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi rreth 20 minuta në godinën e qeverisë, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar mbi arsyet e vizitës apo detaje nga bisedimet e saj. Takimi i VanHorn me kryeministrin […]

The post E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Diplomatja e SHBA në zyrën e Ramës, Nancy Vanhorn takon kryeministrin para fillimit të mandatit

By: Rovena
29 August 2025 at 10:43

Një ditë pasi Komisioni Rregullator certifikoi zgjedhjet e 11 majit, duke shpallur rezultatin përfundimtar, e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në godinën e kryeministrisë

Vizita e saj vjen në një kohë, kur pritet nisja e sesionit të ri parlamentar, si dhe në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar./abcnews.al

Pak ditë para prezantimit të kabinetit qeveritar, Zyrtarja e SHBA-së Nancy Vanhorn “zbarkon” në Kryeministri

By: V K
29 August 2025 at 11:33

Mëngjesin e kësaj të premteje, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn, ka qenë e pranishme në Kryeministri, vizitë e cila vjen rreth katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vetëm pak ditë përpara prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.

Raporton se; diplomatja amerikane ka qëndruar në Kryeministri vetëm 20 minuta.

Vizita e Vanhorn, vjen ndërkohë që ditën e djeshme Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ky akt shënoi mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hapi rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

The post Pak ditë para prezantimit të kabinetit qeveritar, Zyrtarja e SHBA-së Nancy Vanhorn “zbarkon” në Kryeministri appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA, ceremoni vlerësimi për shërbimin e Policisë së Shtetit

28 August 2025 at 17:24

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës falënderoi sot Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë e Ambasadës.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe Zyra Rajonale e Sigurisë i nderuan sot në një ceremoni vlerësimi për shërbimin e tyre, disa prej tyre për më shumë se 15 vjet.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë.

“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë! Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Zyra Rajonale e Sigurisë i nderuan në një ceremoni vlerësimi për shërbimin e tyre – disa prej tyre për më shumë se 15 vjet! Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin tonë me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, shkruan Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/gj.m//a.f//r.e/

The post Ambasada e SHBA, ceremoni vlerësimi për shërbimin e Policisë së Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌