Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspertizë amerikane për kurrikulat e reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji

16 December 2025 at 20:40

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Gjatë takimit, siç edhe njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane, VanHorn diskutoi me Kumbaron “mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë”.

“Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta”, njoftoi Ambasada amerikane në Tiranë.

1 nga 4

/m.q/r.e/a.f/

The post Ekspertizë amerikane për kurrikulat e reja në sigurinë kibernetike dhe kriminologji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Krenar për nxënësit në fazën e dytë të Olimpiadës së Matematikës

6 December 2025 at 16:05

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Qindra nxënës në të gjithë vendin, morën pjesë sot, në nisjen e fazës së dytë të Olimpiadave Kombëtare në provimin e matematikës, në arsimin parauniversitar.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se “e shtuna nuk ishte pushim për talentet tona, me nisjen e fazës së dytë të Olimpiadave Kombëtare, nxënësit më të mirë nga Tirana, Vlora, Berati e deri në Has, Dibër e kudo në Shqipëri zhvilluan provimin e matematikës me seriozitetin e përgatitjes, pasionin për dijen dhe ambicien për të triumfuar në këtë garë të ekselencës”.

Nxënësit sipas Ramës ishin “të udhëhequr nga mësuesit e tyre që bëjnë një punë fantastike duke i përgatitur për pjesëmarrjen në Olimpiada”.

“Krenar për ju!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Arritjet në olimpiadat kombëtare u japin nxënësve njohje dhe vlerësime, të cilat mund të hapin dyert për mundësi të ndryshme si bursa, programe verore, praktika, projekte kërkimore dhe pranim në institucione të njohura arsimore.

Olimpiada Kombëtare shërben si një platformë për nxënësit, për të shfaqur aftësitë e tyre, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe krijues; aftësitë që janë kritike për suksesin e tyre në të ardhmen.

/m.q/a.f/

 

The post Rama: Krenar për nxënësit në fazën e dytë të Olimpiadës së Matematikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Vitin e ardhshëm ndryshojnë në masën 20% tekstet shkollore

23 November 2025 at 16:24

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Nga shtatori i vitit të ardhshëm, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tekste të përditësuara. Për Ministrinë e Arsimit kjo është pjesë e reformës që synon modernizimin e sistemit parauniversitar dhe erdhi si nevojë e domosdoshme e zhvillimeve të kohës.

“Të kemi nxënës që përdorin mirë mendimin kritik dhe të përqasnim kurrikulën me atë ç’ka ndodh dhe me tregun e punës. Pra të kemi një nxënës i cili do të jetë i aftë nesër me sfidat e tregut”, tha zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani.

Por çfarë do të ndryshohet në tekstet shkollore?

“Tekstet do të ndryshohen në masën 20%. Që do të thotë do të ketë ndryshime të tematikave që mund të jenë të vjetruara për kohën, të ushtrimeve që kanë hasur vështirësi ose janë më të lehta për moshën e nxënësve. Sigurisht metodologjinë e këtyre teksteve synojmë t’i bëjmë më praktike, më pak teorike”.

Përveç ndryshimeve, nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tërësisht të ri librin e qytetarisë. Ndërkohë, nga shtatori, nxënësit e viteve të para të gjimnazeve në vend do të kenë të ri edhe tekstin e gjuhës shqipe, që sipas Ministrisë së Arsimit, fokusi te gjuha amtare është i domosdoshëm.

“Nuk do të mungojnë orët e drejtshkrimit dhe sintaksës, por kryesisht fokusi do të jetë në zbatimin e drejtë të gjuhës, ajo që kërkohet sot nga të gjithë, dhe orët e gjuhës shqipe të jenë më praktike dhe në funksion të asaj që nxënësi duhet të mësojë për gjuhën amtare”, tha Osmani për Tv Klan.

Paralelisht me ndryshimet e teksteve shkollore do të bëhet gjithashtu edhe trajnimi i mësuesve, që të jenë të gatshëm të vënë në zbatim kompetencat e kurrikulës së re.

Ndërkohë, puna për ndryshimin e të gjitha teksteve shkollore do të vijojë deri në vitin 2029 për të gjitha klasat e sistemit parauniversitar në vend.

/a.f/

The post Osmani: Vitin e ardhshëm ndryshojnë në masën 20% tekstet shkollore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Segregimi që s’mbaron: 10 vite pas vendimit të Strasburgut, “Naim Frashëri” mbetet simboli i ndarjes etnike në arsim

29 October 2025 at 17:20

Autor: Brejdon Xhavara | Citizens.al

Në lagjen “Kulla e Hirit” të Korçës, një shkollë publike që dikur njihej për cilësinë dhe traditën e saj të mësimdhënies është kthyer prej më shumë se një dekade simbol i dështimit institucional.

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në zemër të qytetit, mbetet hapësirë e ndarjes etnike për fëmijët nga komunitetet rom dhe egjiptian që përbëjnë mbi 90% të nxënësve të regjistruar.

Ky rast ka kaluar përmes institucioneve shqiptare, gjykatave kombëtare dhe përfundimisht në Strasburg, ku Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) konstatoi diskriminim për shkak të segregimit etnik.

Por dhjetë vjet më vonë, pas dëmshpërblimeve, planeve të veprimit dhe premtimeve, situata mbetet pothuajse e pandryshuar.

“Fëmijët tanë nuk po mësojnë dot as të lexojnë”

Historia nisi në vitin 2014, kur një grup nënash rome iu drejtua orgazatës “Qëndistaret” dhe “Qendrës për të drejtat e Gruas Rome” për të kërkuar ndihmë. Ato shprehnin shqetësimin se fëmijët e tyre, megjithëse në klasën e pestë, nuk dinin të lexonin, të shkruanin emrin apo të bënin ushtrime elementare.

Hetimet e mëvonshme të organizatave zbuluan se në shkollën “Naim Frashëri”, përveç mbingarkesës me nxënës nga komunitetet rome dhe egjiptiane, cilësia e mësimdhënies ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Për herë të parë u artikulua publikisht fjala “segregim” – një ndarje etnike faktike që ndodhte pa asnjë urdhër zyrtar, por me tolerimin e autoriteteve.

Shteti ishte dëshmitar i një procesi segregimi që ndodhi në mënyrë graduale, pa ndërhyrje,” shprehet aktivistja Manjola Veizi, një nga drejtuesit e organizatave që ngriti rastin fillimisht.

“Për vite me radhë ne kemi kërkuar masa për të shmangur këtë situatë, por përgjigjet kanë munguar.

Sipas saj, pas viteve ’90, ndërsa shumë familje rome u përqendruan në lagjen “Kulla e Hirit”, shkollat e tjera të qytetit nisën të mos pranojnë më nxënës nga kjo zonë.

“Ishte një proces i heshtur përjashtimi,” shton ajo. “Në mënyrë natyrale, ‘Naim Frashëri’ mbeti vetëm për komunitetin rom dhe egjiptian. Dhe bashkë me këtë ndarje, ra edhe cilësia e arsimit.”

Nga Komisioneri në Strasburg: Një rrugë e gjatë drejt drejtësisë

Në vitin 2014, pas ankesave të prindërve dhe hetimit të shoqërisë civile, çështja iu dërgua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky institucion konstatoi se autoritetet kishin dështuar të parandalonin dhe frenonin ndarjen etnike në shkollë, duke shkelur parimin e barazisë në arsim.

Por vendimi i Komisionerit nuk u zbatua plotësisht. Për këtë arsye, organizatat e përfshira dhe familjet e prekura iu drejtuan Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Në vitin 2022, kjo gjykatë shpalli vendimin historik: Shteti Shqiptar kishte shkelur Nenin 1 të Protokollit Nr.12 të Konventës Evropiane, që ndalon çdo formë diskriminimi.

GJEDNJ konstatoi se Shqipëria kishte dështuar të merrte masa efektive për ndalimin e segregimit dhe se vonesat e institucioneve nuk mund të justifikoheshin objektivisht.

Si rezultat, Gjykata urdhëroi qeverinë shqiptare të marrë masa konkrete për të “ç-segreguar” shkollën, të kompensojë familjet e prekura me 4,500 euro për çdo familje dhe të raportojë periodikisht tek Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës për zbatimin e masave.

Vendimi u konsiderua një fitore ligjore për komunitetet e margjinalizuara, por faktet tregojnë se  ndryshimi ka qenë më shumë në letra sesa në realitet.

Dhjetë vite më pas: Çfarë ka ndryshuar?

Në tetor 2024, organizatat e përfshira paraqitën një ankesë pranë Këshillit të Evropës, tek Komiteti i Ministrave, duke raportuar progresin e pjesshëm dhe problemet e vazhdueshme.

Sipas tyre, ndarja etnike në “Naim Frashëri” vazhdon të jetë e pranishme, ndërsa fëmijët romë dhe egjiptianë vazhdojnë të mësojnë të veçuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Raportimet e qeverisë shqiptare tregojnë për “masa sistemike” si: plane veprimi, ndryshime ligjore, trajnime për mësuesit dhe promovim të rasteve të suksesit të nxënësve romë.

Megjithatë, monitorimet e konsiderojnë zbatimin të pjesshëm dhe jofunksional, raporti i vitit 2020 nga “European Commision against Racism and Tolerance” (ECRI) në faqen 20 pika 46 përshkruan qartë se:

“Në këtë zonë, të tri shkollat ekzistuese kanë shumicë të nxënësve romë dhe egjiptianë me 530 nga 700 (sipas vetëdeklarimit, pasi asnjë përkatësi etnike nuk regjistrohet në regjistrin civil). Mesatarja e përgjithshme sipas shkollës është 70%: Naim Frashëri (95%), Asdreni (51%), Ismail Qemali (67%)”.

Gjithashtu në Planin Kombëtarë për Integrimin e Minoritetit Rom dhe Egjiptian 2021-2025, thuhet se ka 5 shkolla dhe 12 klasa me përqendrim shpërpjesëtimor të nxënësve romë dhe egjiptianë dhe targeti për vitin 2025 është që asnjë shkollë të mos jetë e segreguar.

Në një shkëmbim komunikimi të Avokaturës së Shtetit midis GJEDNJ i berë publik në maj të vitit 2023 për rastin e segregimit të shkollës “Naim Frashëri” në Korçë, pranohet që kjo shkollë është e segreguar dhe qeveria shqiptare do të ndërmarrë një sërë hapash konkrete për arsimin gjithëpërfshirës, duke trajnuar mësuesit për “antigypsizmin” dhe vendosur në kurrikula mësimore materiale të historisë së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

Por në Tetor të vitit 2024, pala paditëse “European Roma Rights Center” (ERRC) në një komunikim për këtë çështje deklaroi se këto masa nuk janë zbatuar në mënyrë efektive.

“Qeveria mund të ketë përgatitur dokumente dhe statistika, por realiteti në terren nuk ka ndryshuar,” thuhet në raportin e vitit 2024.

“Nxënësit janë ende të ndarë, shumë prej tyre braktisin shkollën, dhe përfshirja në arsimin e mesëm mbetet minimale.”

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmoi se përveç Korçës, raste të ngjashme janë konstatuar edhe në Moravë, Berat dhe Shkodër. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, “edhe pse vendimi i Strasburgut është i qartë, masat për ta zbatuar janë minimale, të vonuara dhe pa vullnet të plotë politik.”

“Është bërë një studim fizibiliteti për situatën e ‘Naim Frashërit’ në vitin 2024, por pavarësisht takimeve të shumta, nuk kemi parë ndryshime të prekshme në terren,” deklaron Komisioneri Robert Gajda.

“Janë bërë ndërhyrje infrastrukturore, por jo masa për ç-segregim real,”

Ai shton se segregimi arsimor nuk është problem lokal, por fenomen kombëtar:

“Në shumë qytete, të gjithë fëmijët romë janë përqendruar në një ose dy shkolla, ndërsa shkollat e tjera të qytetit nuk kanë asnjë nxënës rom apo egjiptian. Kjo krijon dy realitete arsimore paralele, që dëmtojnë të gjithë.”

Ministria e Arsimit: “Po zbatojmë planin e veprimit”

Në një përgjigje zyrtare për Citizens.al, Ministria e Arsimit theksoi se është në proces të zbatimit të vendimit të Strasburgut dhe të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025”.

Sipas Ministrisë parashikohet që për vitin shkollor 2025-2026 të kryhet monitorimi i mbipërfaqësimit të nxënësve romë dhe egjiptianë, si dhe marrja e masave për parandalimin dhe shmangien e segregimit. Ministria gjithashtu thekson se po trajnon stafet e institucioneve për arsimin gjithëpërfshirës dhe antixhipsizmin.

Megjithatë, organizatat që ndjekin rastin theksojnë se këto masa janë më shumë “administrative dhe raportuese”, sesa ndërhyrje që prodhojnë ndryshim real.

Nga ana e saj, Bashkia e Korçës thotë se ka ndjekur rekomandimet e Strasburgut, duke punësuar një mediator kulturor nga komuniteti egjiptian, i cili punon ngushtë me shkollën dhe familjet për të reduktuar ndarjen.

“Bashkia, mbi bazë të kompetencave të saj, ka respektuar dhe ka vijuar punën për këtë pjesë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Kujdesit Social.

Por Etleva Tare, e cila punon pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi vlerëson se ndërhyrje të tilla mbeten të pamjaftueshme nëse nuk ndryshojnë politikat e regjistrimit dhe rajonizimit të shkollave ku fëmijët shpesh përfundojnë në të njëjtën shkollë thjesht për shkak të adresës.

“Segregimi nuk është vetëm ndarje fizike, por edhe rënie e nivelit të mësimdhënies,” shpjegon aktivistia Veizi.

Sipas saj, në “Naim Frashëri” pritet që çdo vit vetëm 3-4 nxënës të vazhdojnë në shkollë të mesme.

“Mësuesit kanë ulur pritshmëritë, sepse fëmijët vijnë nga familje me kushte të vështira, ku prindërit shpesh nuk dinë shkrim e këndim. Ky është një rreth vicioz i dështimit arsimor.”

Nga ana tjetër, fëmijët që rriten në shkolla ku nuk ka asnjë nxënës rom apo egjiptian humbasin mundësinë për të njohur diversitetin dhe për të mësuar bashkëjetesën.

“Kjo ndarje dëmton të gjithë shoqërinë,” thotë Komisioneri.

Krahasime rajonale: Shqipëria ende prapa

Shqipëria nuk është e vetme në këtë problem. Vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Hungaria kanë pasur gjithashtu vendime gjyqësore për segregimin e nxënësve romë, por shumë prej tyre kanë ndërmarrë hapa konkretë për integrim – nga transporti falas për fëmijët e komuniteteve, deri tek rishpërndarja gjeografike e nxënësve dhe programet për diversitet kulturor në shkolla.

Në Shqipëri, megjithëse ekzistojnë politika dhe plane, mungon zbatimi praktik dhe bashkërendimi mes institucioneve lokale, ministrive dhe komuniteteve.

Dhjetë vite pas ankesës së parë dhe tre vite pas vendimit të Strasburgut, realiteti i “Naim Frashërit” mbetet një kujtesë e dhimbshme e një drejtësie të vonuar. Familjet morën dëmshpërblim, por fëmijët vazhdojnë të ndjekin të njëjtën shkollë të ndarë.

Zbatimi i vendimit të GJEDNJ-së është cilësuar si i pjesshëm,  dëmshpërblimet janë kryer, por segregimi nuk është çrrënjosur. Për më tepër, raste të reja po shfaqen në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.

Manjola Veizi nga “Qendra për të drejtat e grave Rome” thotë se zgjidhja kërkon vullnet politik, planifikim afatgjatë dhe bashkëpunim real mes institucioneve dhe komunitetit.

Ndryshe, rreziku është që brezi i ardhshëm të përjetojë të njëjtën histori ndarjeje, thjesht me emra të tjerë shkollash.

Lexoni gjithashtu:

The post Segregimi që s’mbaron: 10 vite pas vendimit të Strasburgut, “Naim Frashëri” mbetet simboli i ndarjes etnike në arsim appeared first on Citizens.al.

Emërimi i Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, ministrja Kumbaro: Nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë

27 October 2025 at 13:59


Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro- Furxhi ka mirëpritur lajmin për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Kumbaro-Furxhi ka thënë se “Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë”

“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë. Zgjedhje e goditur Belinda Balluku. Urime e me krahë të lehta”, ka shkruar Kumbaro-Furxhi. /Telegrafi/

Fëmijët me aftësi të kufizuara, rëndësia e pranimit dhe përfshirjes në shkolla - flasin Visar Sadiku dhe Arben Zabeli

20 October 2025 at 10:38


Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, u trajtua një temë me rëndësi të veçantë: përfshirja dhe sfidat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor.

Visar Sadiku, psikolog klinik, dhe Arben Zabeli, pedagog special, ndanë mendimet dhe përvojat e tyre mbi këtë çështje që shpesh mbetet në hije, por që ka ndikim të thellë në zhvillimin e këtyre fëmijëve dhe mirëqenien e tyre.

- YouTube www.youtube.com

Sadiku theksoi se sfidat më të mëdha për fëmijët me nevoja të veçanta fillojnë që në familje.

Sipas tij, mungesa e vetëdijes dhe pranimit nga ana e prindërve shpesh vonon diagnozën dhe ndërhyrjen e duhur.

“Stigma dhe stereotipizimi nisin që në shtëpi. Në shumicën e rasteve, prindërit fillimisht e mohojnë vështirësinë që ka fëmija i tyre dhe përpiqen t’ia atribuojnë sjelljet ose ngecjet faktorëve të jashtëm, si teknologjia apo ndikimi i televizorit”, tha Sadiku.

Ai shpjegoi se kjo sjellje është një mekanizëm mbrojtës psikologjik që prindërit përdorin për të mos u përballur me realitetin.

Por kjo vonesë në pranimin e gjendjes së fëmijës, sipas tij, ndikon negativisht në kohën e çmuar që mund të përdorej për ndërhyrje dhe trajtim të hershëm.

Kur vështirësitë nuk identifikohen herët, ato mund të kalojnë pa u vërejtur në arsimin parashkollor, por bëhen shumë më të dukshme dhe problematike në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Çdo çrregullim zhvillimor klasifikohet në formën e lehtë, të moderuar dhe të rëndë. Edhe në rastet kur vështirësia është e lehtë, ajo mund të krijojë pengesa të mëdha në të nxënë”, shtoi Sadiku, duke theksuar nevojën për vlerësime profesionale dhe intervenim të hershëm.

Ndërsa, pedagogu special Arben Zabeli, me përvojë të gjatë në arsimin gjithëpërfshirës, theksoi se një nga sfidat më të mëdha në këtë drejtim është mungesa e komunikimit efektiv me prindërit.

“Pranimi i hershëm nga ana e prindërve dhe ndërtimi i një komunikimi të hapur dhe bashkëpunues është thelbësor. Pa këtë bashkëpunim, ne si mësimdhënës kemi vështirësi të mëdha në ofrimin e metodave të duhura për këta nxënës”, u shpreh Zabeli.

Ai tha se, ndonëse ka pasur përpjekje nga institucione të ndryshme si Ministria e Arsimit, OJQ-të dhe komunat, vështirësitë kryesore kanë mbetur.

Të dy ekspertët theksuan se ndërgjegjësimi kolektiv dhe institucional është çelësi për ndërtimin e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që nuk i lë jashtë fëmijët me aftësi të kufizuara.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë. /Telegrafi/

Osmani: 345 mijë nxënës në sistemin parauniversitar, 30 shkolla të reja këtë vit

6 October 2025 at 15:52

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani u shpreh sot se në të gjithë sistemin arsimor në vend, ka trupa mësimore të angazhuara për cilësinë në mësimdhënie, por edhe për sigurinë në shkolla.

Osmani bëri një prezantim të programit të ministrisë së Arsimit për vitin 2025-2026, gjatë seancës së dytë të Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, që rinisi me kërkesë të ¼ të anëtarëve të shumicës parlamentare të komisionit.

Zëvendësministrja Osmani fillimisht u ndal tek ngjarja e ndodhur në Kamzë, në gjimnazin “Ibrahim Rugova”.

Osmani tha se Policia e Shtetit ka dalë me një informacion të plotë dhe të saktë për atë që ka ndodhur, jo në mjediset e shkollës, por jashtë mjediseve të shkollës.

“Kur situata ka ndodhur ka qenë prezentë drejtoresha e shkollës, oficerët e sigurisë, shërbimi psiko-social që kanë qenë të parët për të ndihmuar dhe kuptuar situatën. Pas kësaj kompetenca i ka kaluar Policisë së Shtetit, sipas së cilës dy prej nxënësve janë nën hetim. Nga ana e shkollës, në fillim të vitit shkollor ngrihen komisionet antibullizëm që rakordojnë punën, oficeri i sigurisë ka një plan të miratuar nga drejtoria e shkollës për bashkërendimin e punës që garanton sigurinë e nxënësve në shkolla”, tha ajo.

Sipas Osmanit, që nga muaji maj ka një ndryshim në VKM-në për sigurinë në shkolla.

Osmani theksoi se janë marrë masat nga ana e Ministrisë së Arsimit për të shtuar numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Në shkollat me mbi 350 nxënës do të ketë një oficer sigurie, ndërsa në shkollat me numër më të lartë se 900 nxënës do të ketë dy oficerë sigurie. Janë 115 oficerë sigurie të certifikuar nga Ministria e Arsimit, që ka një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme”, pohoi Osmani.

“Viti i ri shkollor nisi në 8 shtator me të gjitha masat organizative për të garantuar cilësi në mësimdhënie. Regjistrimi i nxënësve për periudhën 2025-2026 ka vazhduar deri në 31 gusht, ku çdo prind përmes portalit qeveritar regjistroi fëmijën në sistemin parauniversitar”, cilësoi Osmani, ndërsa theksoi se rezultojnë 345 mijë nxënës të regjistruar në gjithë sistemin parauniversitar.

Zëvendësministrja e Arsimit u ndal edhe te investimet në infrastrukturën shkollore, ku pohoi se 30 shkolla të reja të rehabilituara kanë mirëpritur nxënësit që rikthehen në shkolla me standarde bashkëkohore.

“Janë miratuar 40 projekte të infrastrukturës arsimore sportive, ndërsa janë angazhuar 2260 mësues ndihmës për gjithëpërfshirjen në sistemin arsimor. Pra, një mësues për dy nxënës me aftësi ndryshe. Me ndryshimet e udhëzimit, besojmë se raporti do jetë një mësues për një nxënës me aftësi ndryshe”, cilësoi ajo.

Gjithashtu, Osmani shtoi se gjithashtu janë angazhuar 640 mësues koordinatorë që sigurinë cilësinë arsimore në shkolla, por kanë edhe rolin e orientimit të karrierës për nxënësit.

“Janë instaluar 340 laboratorë inteligjentë në shkolla, ku nxënësit mund të eksperimentojnë. Por, ne kemi nisur procedurat që do të shkojmë deri në 1000 laboratorë në shkolla dhe për herë të parë klasa e katërt ka kurrikulën e re për inteligjencën artificiale”, tha Osmani.

/e.i/

The post Osmani: 345 mijë nxënës në sistemin parauniversitar, 30 shkolla të reja këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro nga Shkodra: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë për t’u përballur me sfidat e kohës

6 October 2025 at 13:00

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpreh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Kumbaro bëri të ditur se janë 19,671 studentë të rinj të regjistruar deri më datë 5 tetor në universitetet shqiptare, ndërkohë që  vazhdojnë regjistrimet në raundin e dytë, e më pas në raundin e tretë.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës.

“Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, çka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por një dekadë pas asaj shkundje të sistemit, ka ardhur koha për ta rishikuar ligjin e arsimit të lartë, për t’iu përgjigjur sfidave të kësaj kohe”, vuri në dukje Kumbaro.

Standardet e cilësisë, sipas saj, do të sigurohen në përputhje me Zonën Evropiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat të vlerësohen globalisht dhe të ketë më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe profesional.

“Një simbol i fuqishëm në këtë rrugë është padyshim ngritja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që po e kthen kryeqytetin në një qendër të dijes rajonale, e sigurisht shërben si një katalizator për të gjitha universitetet e vendit”, tha Kumbaro.

Ajo ndau me të pranishmit atë që e cilësoi lajm inkurajues të rritjes së dukshme të mbështetjes për kërkimin shkencor. Kumbaro tha se vetëm krahasuar nga viti 2021 në 2024, fondi për kërkimin shkencor është rritur 5 herë, ndërsa ai për infrastrukturën kërkimore pothuajse është dyfishuar.

“Vëmendjen do të vijojmë ta kemi në këtë drejtim, pasi synojmë të dyfishojmë investimet për laboratorë modernë, të mbështesim doktoraturat për të rinjtë dhe do të mbajmë të hapur ftesën për kolegët akademikë të diasporës sonë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Arsimit uroi studentët, pedagogët, profesorët dhe stafet e gjithë universiteteve shqiptare dhe i dhuroi lule pedagogut me më shumë përvojë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, profesor Fatmir Vadohaj.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shk...
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post Kumbaro nga Shkodra: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë për t’u përballur me sfidat e kohës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Premtime me lugën bosh: Shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa

3 October 2025 at 08:48

Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të përfitonin një vakt falas me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator të këtij viti, pavarësisht të ardhurave të prindërve të tyre. Premtimi u përforcua nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale për […]

The post Premtime me lugën bosh: Shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa appeared first on Reporter.al.

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

24 September 2025 at 17:11

Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore. Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, zyrtarë publikë që janë autorë teksti. Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi […]

The post Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore appeared first on BoldNews.al.

Jasharaj: Gjendja në shkollat publike nuk është e mjerë, por as shumë e mirë

11 September 2025 at 15:30


Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se gjendja në shkollat publike nuk është e mirë.

Jasharaj përmes një njoftimi për media iu ka drejtuar Osmanit duke i thënë se gjendja në shkollat publike të Kosovës nuk është aq e mjerë, por edhe shumë e mirë nuk është.

“Probleme me kanalizimin, me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes janë gjithë këto probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga ai institucion arsimor dhe i ka dërguar në një institucion shkollor privat. Nëse cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë atëherë përfaqësuesit e lartë të institucioneve nuk mjafton të flasin e tregojnë pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Tutje ai tha se probleme me kanalizimin e tualetet mund të ndodhin kohë pas kohe, por ato evitohen.

“Sa i takon rrymës dhe ujit shkolla ndan fatin me rrethin ku vepron si institucion arsimor. Pra, nuk ka raste kur rryma e uji dhe nxehja i ndalen me qëllim vetëm shkollës , po ndërprerja për cilat do arsye qofshin përfshinë edhe banesat e shtëpitë në atë lokalitet”.

Kryetari i SBASHK-ut po ashtu tha se: “E nderuar Presidente SBASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë, por edhe shumë e mirë nuk është. Institucionet qendrore nuk kanë bërë detyrën e tyre me qëllim që të ndahen mjete në shumën duhur që shkollat tona të jenë të shekullit 21 me mjete pune dhe ambiente e jo të punohet ende me shkumës e shpuzë e me tekste shkolloret dëmtuara e stërvjetruara”.

Sipas Jasharajt nuk është zgjidhje e mirë që udhëheqësit fëmijët e tyre t’i dërgojnë në institucione private arsimore që punojnë në kushte shumë të mira e të lihen qindra e mijëra fëmijë të arsimohen në aso kushte që ju i keni cekur.

“Institucionet qendrore duhet të bëjnë shumë më tepër për arsimin publik sepse këtë e kanë obligim”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/

​Prindërit nga Lugina në hall për tekstet shkollore, Ministria thotë se tani mund të aplikojnë për subvencionim

9 September 2025 at 18:15


“Nxënësit që nuk i kanë pasur librat i kanë larguar nga ora e mësimit”, thotë një prind nga Medvegja i cili jeton në Kosovë tash e 20 vjet. Babai i tre fëmijëve tregon për KosovaPress, vështirësitë me të cilat përballet si pasojë e mungesës së dokumentacionit kosovar.

Tash e tri vjet, Qeveria e Kosovës po aplikon mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore, duke i financuar prindërit për blerjen e librave. Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe mjetet u ndahen prindërve përmes xhirollogarive të tyre bankare.

Por, të njëjtën metodë nuk kanë mundur ta aplikojnë banorët rezidentë që vinë nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe vendeve të tjera të banuara me shqiptarë, në mungesë të dokumentacionit.

Në javën e dytë pas fillimit të procesit mësimor, më 9 shtator, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftoi prindërit nga këto vende se tani “kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore”.

“Për qytetarët rezidentë në Republikën e Kosovës nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, sqarojmë se, platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Lejeqëndrim”, tha Ministria të martën.

Prindi me të cilin bisedoi KosovaPress më 8 shtator, tregon se ai ende nuk ka arritur të sigurojë në tërësi librat për këtë vit shkollor, për fëmijët të cilët ndjekin mësimin në kryeqytet.

“Është viti i tretë kështu...vetëm që i kanë dhënë disa mësuese disa libra të vjetra dhe që po duhet me i ble vet...Vjet kemi pasur problem se i kanë larguar prej orës nxënësit [në mungesë të librave]”, tregon ai për KosovaPress.

“Mos të na lenë shteti anash, sepse ne kemi mbetur as me Serbi, as me Kosovë. Në Kosovë dokumente nuk na japin, as në Serbi kemi mbetur pa dokumente. Fëmijët tanë kanë mbetur askund hiç, kjo është kryesorja”, shton ai.

Në njoftimin e Ministrisë të martën u tha se për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte: Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës; Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të lejeqëndrimit.

Qytetarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që nga paslufta po ballafaqohen me sfida e probleme si shkak i mungesës së dokumentacioneve.

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa thotë se nuk ka numër të saktë të këtyre qytetarëve, por sipas tij janë me mijëra.

“Për 25 vjet po të kishe bërë azil në Zvicër, në Gjermani, në Amerikë do t’i merrje dokumentet, ndërsa këtu në shtetin tonë, në shtetin amë, në shtetin tonë më të dashur në botë, nuk munden akoma të realizojnë këtë të drejtë elementare të qytetarit”, thotë ai.

Rinor Qehaja, drejtor në Institutin për Studime të Arsimit “EdGuard”, theksoi ditë më parë për KosovaPress rëndësinë e zgjidhjes për këta nxënës.

“eKosova aplikimin e kufizon me numra personal të fëmijëve dhe për rrjedhojë të prindërve. Kjo pa dyshim është një kufizim që paraqet pengesë për ata prindër që nuk kanë nënshtetësi kosovare ose për një apo një arsye tjetër mungojnë në dokument...Është teknike për të cilën gjykoj që meriton një zgjidhje të duhur si përgjegjësi që kemi ndaj nxënësve, pa marrë parasysh shtetësisë së tyre që të furnizohen me kohë me tekste shkollore...Zgjidhja për këtë është jo në mungesë të vullnetit por është teknike”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje KosovaPress-it sa i përket kritereve për të fituar shtetësi qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, e as cilat janë lehtësirat që kanë ofruar për këta qytetarë.

MAShTI për ndryshimin e çmimeve të librave: Shqetësimet janë adresuar në Inspektoratin e Tregut

3 September 2025 at 19:34

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe koordinatorët e verifikimit në shkolla, është duke monitoruar nga afër procesin e subvencionimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit në Kosovë.

Sipas njoftimit, bazuar në Udhëzimin Administrativ 13/2026, nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-tën nuk kanë nevojë të blejnë tekste, pasi ato bartën nga gjeneratat e kaluara.

Në lidhje me shqetësimet e ngritura për ndryshimet e çmimeve të shënuara në kopertinat e librave, MAShTI ka sqaruar se ministria nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre, pasi nuk ka pasur proces tenderimi dhe as negocim të çmimeve. Sipas tyre, këto raste tashmë janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe në Autoritetin e Konkurrencës.

“Çdo tendencë për manipulim apo përfitim të paligjshëm nga shtëpitë botuese do të trajtohet nga organet përkatëse, duke u ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagim.

Ministria ka theksuar se subvencioni për tekstet shkollore mbetet i garantuar për të gjithë nxënësit, përfshirë ata të komuniteteve joshumicë dhe ata me kujdestar ligjor.

Gjithashtu, këtë vit janë shtuar masat e verifikimit për përfituesit, përmes moduleve shtesë ku koordinatorët e shkollave inspektojnë dhe verifikojnë çdo nxënës në institucionin përkatës, me qëllim që të mos ketë abuzime dhe askush të mos mbetet pa tekste.

The post MAShTI për ndryshimin e çmimeve të librave: Shqetësimet janë adresuar në Inspektoratin e Tregut appeared first on Telegrafi.

Ministria e Arsimit miraton udhëzimin për vitin e ri shkollor

By: redi
21 August 2025 at 18:49

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një udhëzim që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025-2026 në sistemin arsimor parauniversitar. Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në…

Source

Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor, aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht

14 August 2025 at 10:34

Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme për fëmijët e tyre, deri më tani ende nuk është hapur aplikimi zyrtar nga Ministria e Arsimit.

Telegrafi ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Arsimit duke kërkuar sqarime lidhur me datën për hapjen e aplikimit për subvencionet që ndihmojnë familjet të përballojnë shpenzimet për tekstet shkollore.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Telegrafi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, vitin e kaluar prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore ku për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit ishte 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera ishte 110 euro, ndërsa vite më parë është praktikuar opsioni ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave. /Telegrafi/

The post Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor, aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht appeared first on Telegrafi.

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

10 August 2025 at 09:06

Ndërsa kamerat inteligjente dhe detektorët pritet të instalohen në 20 shkolla publike, Ministria e Arsimit la të kuptohet se nuk kishte rol në zbatimin e projektit “Smart City”, duke i lënë jetime pretendimet se janë bërë konsultime publike me prindërit. Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” […]

The post A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City” appeared first on BoldNews.al.

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

30 July 2025 at 06:50

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera […]

The post Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Reporter.al.

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare

5 June 2025 at 13:10

Mimoza Rexhvelaj, mësuese me mbi 20 vite përvojë, nuk ndan vetëm dije në klasën e saj kolektive në Malësinë e Madhe, por edhe shpresën për një të ardhme më të mirë në zonat malore të Shqipërisë. Prej vitit 2015, ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Linaj”, të cilën aktualisht e ndjekin vetëm 10 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

“Kam 90 minuta për të shpjeguar tetë tema për katër klasa të ndryshme. Shpesh ndjej se nuk po i jap fëmijëve atë që meritojnë,” rrëfen ajo për Citizens.al.

Mimoza përballet me një realitet të ashpër: rrugët e paasfaltuara, mungesa e investimeve dhe braktisja graduale e komunitetit.

Ajo kujton se transferimi në këtë shkollë, në një zonë të izoluar, ndodhi për arsye politike. Për shtatë vite, e përshkonte çdo ditë në këmbë rrugën e gjatë, ndërsa sot, ndërron tre autobusë për të mbërritur në vendin e punës.

Shkollat po mbyllen, nxënësit po largohen

Vetëm në qarkun e Shkodrës, në pesë vitet e fundit janë mbyllur 10 shkolla. Emigrimi është ndër faktorët kryesorë, që nxitet prej mungesës së investimeve dhe pamundësisë për një jetë të denjë.

Rexhvelaj tregon se emigrimi ka prekur dhe familjen e saj ku vajza, pasi kreu studimet për mjekësi, është larguar nga vendi.

“Nëse as unë nuk mund t’i mbaj fëmijët e mi këtu, çfarë mund t’u them nxënësve?” ngre si pyetje retorike mësuesja e shkollës “Linaj”.

Shkolla 9-vjeçare në Linaj, Malësi e Madhe/Facebook.

Zyrtarisht në qarkun e Shkodrës 229 klasa janë kthyer në klasa kolektive. Në nivel kombëtar, për vitin shkollor 2024–2025, numërohen plot 18,641 nxënës në 2,320 klasa kolektive (link tabela e zonave) – një simptomë e qartë e emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë.

Në Kukës, situata është edhe më dramatike. Mësuesi Besmir Muslia, nga shkolla “Hamdi Pelivani” në Orgjost, tregon se fshati po zbrazet. Emigracioni për shkak të kushteve të vështira, mungesa e martesave dhe rënia e lindjeve janë faktorët kryesorë që po e tkurrin sistemin arsimor lokal.

Zona është e banuar kryesisht nga pakica kombëtare bullgare, njohur zyrtarisht në vitin 2017.

“Shumë familje këtu aplikojnë për pasaporta bullgare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe punësimit në BE,” thotë Muslia duke konfirmuar dëshpërimin për një jetë më të mirë.

Aktualisht në Kukës numërohen 214 klasa kolektive dhe dhjetëra shkolla të mbyllura. Zyrtarisht ministria e Arsimit thotë se në 10 vitet e fundit janë mbyllur 22% e shkollave 9-vjeçare.

Si mësues që po edukon një brez, i cili i ka sytë larg vendit, Muslia thotë se kjo e bën të ndihet i zhgënjyer.

“Përfaqësoj një brez që u rrit me shpresa pas diktaturës dhe si brez i ri besuam dhe menduam se ky vend do të bëhej,” shprehet ai.

Besmir Muslia, mësues biologjie në shkollën “Hamdi Pelivani”

Nga shkollat e zbrazura te universitetet në rënie

Problemi përhapet si zinxhir. Universitetet publike në rrethe po përballen me mungesë drastike të studentëve. Sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, 49.22% e programeve të studimit rrezikojnë të mbyllen.

Universiteti i Gjirokastrës ndodhet në një situatë alarmante: 80.95% e programeve kanë më pak se 10 studentë të regjistruar dhe me këtë prirje, njohësit e sistemit arsimor paralajmërojnë se mungesa e vizionit dhe investimeve rrezikon ta shndërrojë arsimin e lartë në një strukturë të pashpresë.

Raporti tregon se në krahasim me një vit më parë, numri i programeve në rrezik është rritur me 23.16%. Me këtë prirje, deri në vitin 2028 universitetet në rrethe mund të mbyllen për mungesë studentësh.

Përballë kësaj situate si politikë arsimore që u mendua se do ta frenonte këtë prirje ishte aplikimi i bursave për programet prioritare. Mirëpo sipas raportit, kjo politikë ka dështuar, pasi aktualisht 87.5% e programeve prioritare mbeten në rrezik mbylljeje – nga 24.5% që ishte një vit më parë.

Të dhënat e Censit dhe Institutit të Statistikave nuk janë shpresëdhënëse. Vitin e shkuar, pati një rënie me 6.8% të numrit të studentëve (nga 38,618 në 36,151) ndërsa popullsia në tërësi rezulton të jetë tkurrur me rreth 400 mijë njerëz gjatë periudhës 2011-2023 duke shkuar në 2.4 milionë banorë.

Një e ardhme “pa arsim

Aleko Miho, pedagog në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1985, e përshkruan situatën si rrënuese. Ai sjell një reflektim të thelluar për transformimin e arsimit të lartë dhe thekson se pas viteve ’90-të, liberalizimi pa planifikim afatgjatë, solli një orientim drejt disa degëve dhe braktisje të degëve të tjera.

Miho thotë se degë si biologjia, që dikur kanë qenë themeli i zhvillimit shkencor, aktualisht po braktisen. Në vitin 2024 pati vetëm 33 të regjistruar (2021, 90).

“Numri i studentëve në degët e shkencave natyrore është ulur tre herë krahasuar me pesë vite më parë. Po humbasim profesionistë në fusha kyçe ndërkohë që konkurrenca me arsimin privat thellon pabarazinë,” thekson ai.

Përballë kësaj situate Miho bën thirrje për rishikim dhe reformim të sistemit duke përfshirë kuotat e universiteteve. Ai sugjeron mbështetje më të madhe financiare dhe orientim më të qartë drejt nevojave për zhvillim kombëtar.

Për njohësin e politikave arsimore, Kolindo Vjerdha, njëherësh aktivist i “Qëndresës Qytetare” kjo është një krizë që kapërcen shifrat.

“Arsimi po prodhon diploma që nuk gjejnë vend në tregun vendas të punës. Kjo e bën gjithë sistemin jofunksional,” shprehet ai.

Sipas tij ministria e Arsimit ka mungesë vizioni dhe qasje të fragmentuar sa i përket shërbimit të një zgjidhje. Në këtë pikë ai tregon si shembull faktin se të rinjtë po orientohen drejt degëve që ofrojnë punë jashtë vendit.

“Nuk është vetëm dëshirë për profesion, por strategji emigrimi,” thekson Vjerdha.

Me një buxhet prej vetëm 2.54% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për investimet në arsim.

Ekspertët e çështjes së arsimiit vlerësojnë se rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve, është pasojë direkte e emigracionit masiv. Majlinda Keta, eksperte në fushën e arsimit shprehet se ky emigracion është një kërcënim ekzistencial për shqiptarët në tërësi. 

“Shkaku i këtij emigracioni janë modelet jo efektive të zhvillimit të vendit dhe mungesa e një politike strategjike efektive dhe besimofruese për zhvillim e mirëqeverisje nga dy partitë e mëdha në vend për të rinjtë dhe familjet e reja”, u shpreh për Citizens Keta.

Sipas saj, shumë të rinj dhe familjet e tyre shfrytëzojnë dëshirën për të studiuar jashtë si një instrument për të siguruar një emigracion të ligjshëm. Keta thekson se, ndonëse jo të gjithë përfundojnë studimet universitare, ata përfitojnë nga mundësitë për qëndrim dhe punësim në vendet pritëse, ku më pas ndërtojnë edhe familjet e tyre të reja.

Në këtë dinamikë, vëmendje të veçantë merr fakti që elita e ardhshme shqiptare, nxënësit e shkëlqyer, tashmë përzgjidhen nga universitete të njohura ndërkombëtare dhe përfitojnë bursa mbështetëse për studime. 

Në këtë kontekst, Majlinda Keta mbron idenë se nuk duhet fajsuar vetëm Ministria e Arsimit për këtë situatë, duke theksuar se “ajo është pjesë e zgjidhjes”. Për të ndaluar këtë trend negativ, ajo apelon për një politikë gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat që prekin jetën e të rinjve: rinore, shëndetësore, sociale, arsimore, të sipërmarrjes dhe karrierës.

“Arsimi si një nga punëofruesit më të mëdhenj duhet të prodhojë jo thjesht arsim cilësor në shkolla dhe universitete, por edhe të jetë modeli ku karriera dhe protagonizmi në lidership të bazohet në meritë, drejtësi dhe vlerësim mbi standarde”, përfundon ajo.

The post Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet shqiptare appeared first on Citizens.al.

Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit

4 July 2025 at 12:35

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit i Komunave të Kosovës (AKK) në takimin e saj të fundit shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional nga ana e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila tashmë pothuajse që një vit nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit komunalë të arsimit, e të cilët janë aktorët kryesorë të zbatimit të politikave arsimore në terren.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi i cili po ashtu tha se kjo qasje përjashtuese e dëmton seriozisht përpjekjen për ndërtimin e një sistemi arsimor funksional, të drejtë dhe cilësor, dhe përbën pengesë të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen komunat.

“Gjatë takimit të fundit të Kolegjiumit për Arsim të organizuar nga AKK, u diskutuan në mënyrë të hapur dhe profesionale sfidat më të mëdha që po e ngulfasin arsimin parauniversitar në vend. Disa nga çështjet më urgjente janë: Procedurat e ngadalta burokratike për zëvendësimin dhe punësimin e mësimdhënësve, që po shkaktojnë mungesa të vazhdueshme në procesin mësimor. Formula jo-adekuate e financimit, e cila nuk pasqyron realitetet dhe nevojat e ndryshme të komunave, duke krijuar pabarazi në cilësinë e ofrimit të arsimit. Zbatimi i Kontratës Kolektive, i cili ka gjeneruar barrë të papërballueshme financiare për komunat, shpesh duke çuar në përmbarime dhe paralizë buxhetore”, tha ai.

Tutje Ibrahimi tha se Kolegjiumi për Arsim riafirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me MASHTI-n, por ky bashkëpunim nuk mund të zhvillohet në njëanshmëri, izolim dhe injorim të rolit të komunave.

“I bëjmë thirrje ministres Nagavci që urgjentisht të thërrasë një takim me drejtuesit komunalë të arsimit, për të dëgjuar nga afër sfidat reale dhe për të ndërtuar bashkë zgjidhje konkrete. Arsimi nuk mund të menaxhohet nga zyra, pa konsultim dhe pa marrë parasysh realitetin në terren”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi. /Telegrafi/

The post Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit appeared first on Telegrafi.

Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Vepër e dënueshme

By: gaze tare
24 June 2025 at 16:52

Reagimi i Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e saj nga Qendra e Shërbimeve Arsimire, Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe ekipet e administratorëve të provimeve dhe vlerësuesit e tyre janë angazhuar maksimalisht në proçesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke garantuar standardet më të larta në organizim, ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe zhvillimin korrekt të procesit të testimit.
Në këtë kuadër, theksojmë se çdo akt i publikimit të testit pas përfundimit të provimit, megjithëse nuk cënon vlefshmërinë e tij, është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dalja e testit në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit, dhe ndaj këtij fenomeni Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar menjëherë.
Është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Konkretisht, është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon. Sa më sipër janë ndjekur të gjitha hapat për marrjen e masave administrative për mos zbatim të rregullores të Maturës Shtetërore edhe ndaj përgjegjësit të administrimit të provimit në atë shkollë, i cili kishte për detyrë të garantonte ndalimin absolut të përdorimit të celularëve në ambientet e provimeve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit të Maturës Shtetërore dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të parandaluar çdo akt që cënon këtë proces të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë.

The post Publikimi i tezave në rrjetet sociale, reagon Ministria e Arsimit: Vepër e dënueshme appeared first on iconstyle.al.

❌
❌