Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 May 2026Main stream

PSG gjen “ilaqin” ndaj Arsenalit: kjo është stërvitja e pazakontë që ata po bëjnë para finales

13 May 2026 at 13:48


Arsenalit po i flitet sërish për “hile” dhe skema në goditjet standarte, por Luis Enrique nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve pa qenë edhe ai “i rrugës” kur duhet.

PSG do të përballet me “Topçinjtë” në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të këtij muaji, pasi eliminoi Bayern Munichun në një gjysmëfinale spektakolare.

Arsenali, siç pritej, ishte më pragmatik në gjysmëfinalen ndaj Atletico Madridit, por do të jetë një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë për parisienët kur të takohen në Budapest më 30 maj.

Së fundmi janë shfaqur pamje nga Parisi, ku kampioni i Ligue 1, PSG, e ka pothuajse të sigurt edhe një tjetër titull dhe mund ta përqendrojë tërë vëmendjen për ta ndjekur tripletën historike 2024/25 me një “dopietë” në sezonin 2025/26.

Me Arsenalin si pengesë përpara ndoshta edhe në kuptimin literal, PSG duket se po përgatitet posaçërisht për duelet fizike në zonë.

Raportohet se portieri Matvey Safonov është stërvitur nën ndërhyrje të vazhdueshme fizike, duke u “provokuar” me një çantë për goditje, për ta simuluar kontaktin në goditjet nga këndi.

🚨 Atelier centres et frappes en ÉTANT BOUSCULÉS POUR LES GARDIENS DU PSG À L’ENTRAÎNEMENT. 🧤

Le PSG prépare déjà sa finale de Ligue des Champions puisque c’est une méthode qu’utilise parfois Arsenal sur les coups de pied arrêtés. 👀

🎥 @RMCsport pic.twitter.com/kkHHPOCoMZ
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 12, 2026

“Gjatë seancës stërvitore të së martës, portierët e PSG-së zhvilluan një ushtrim për të punuar një aspekt që pritet të jetë kyç në përballjen e ardhshme ndaj Arsenalit: mbrojtjen në goditjet standarde”.

“Safonov dhe portierët e tjerë rezervë u alternuan duke tentuar t’i kapnin topat ajrorë pranë vijës së portës, ndërsa ngacmoheshin nga bashkëlojtarët e tyre”, thuhej në raportin e RMC Sport.

Arsenali ka shënuar 20 gola nga goditjet e këndit dhe goditjet e lira në të gjitha garat këtë sezon./Telegrafi/

Zjarr në një nga stacionet më të mëdha të naftës në Rusi

13 May 2026 at 12:38


Një zjarr ka shpërthyer në stacionin e pompimit të naftës Nurlino në republikën e Bashkortostanit, një nga rajonet më të rëndësishme industriale të Rusisë.

Objekti ndodhet pranë qytetit Ufa dhe është pjesë e rrjetit të madh energjetik Transneft-Ural, i cili luan rol kyç në transportimin e naftës drejt rafinerive ruse.

Bashkortostani është një republikë federale brenda Federatës Ruse, e vendosur në kufirin mes Evropës dhe Azisë, në zonën e Uraleve jugore.

Rajoni është i njohur për burimet e pasura natyrore, veçanërisht naftën dhe gazin, si dhe për industrinë e zhvilluar të përpunimit të energjisë dhe kimikateve. Kryeqyteti i tij, Ufa, është një nga qendrat kryesore industriale dhe ekonomike në Rusi.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri në stacionin Nurlino ka shpërthyer gjatë orëve të mëngjesit dhe është përhapur në një pjesë të konsiderueshme të objektit.

Ky stacion përdoret për transportimin e naftës drejt rafinerive kryesore në vend, duke e bërë incidentin potencialisht të ndjeshëm për infrastrukturën energjetike të rajonit.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një shpjegim të plotë për shkaqet e zjarrit, ndërsa ekipet emergjente janë angazhuar në shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vlerësimet për dëmet materiale pritet të bëhen në vijim.

Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e incidentit, ndërsa autoritetet ruse zakonisht japin informacion të kufizuar në raste të tilla që lidhen me infrastrukturën energjetike. /Telegrafi/

Zjarri përfshin një kompleks historik në Moskë

13 May 2026 at 09:35


Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë natës në kompleksin kulturor dhe argëtues “Kremlini në Izmailovo” në Moskë, një objekt i njohur turistik që imiton arkitekturën historike të Kremlinit.

Sipas autoriteteve, incidenti u klasifikua si alarm i nivelit të tretë, ndërsa flakët u përhapën në një sipërfaqe prej rreth 3000 metrash katrorë.

Zjarri shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët raportuan se kishin ndjerë erë të fortë tymi dhe kishin arritur të largoheshin në kohë nga ndërtesa.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur brenda një objekti “escape room” që ndodhej në kompleks. Megjithatë, shkaku i saktë i incidentit ende nuk është konfirmuar nga hetuesit.

Shërbimet emergjente ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin plotësisht.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/

Gjyshja 83-vjeçare sfidon frikën dhe provon zipline ekstrem

13 May 2026 at 09:01


Ndërsa shumë të rinj shpesh ndiejnë frikë ose pasiguri ndaj lartësive, një pensioniste nga Uzbekistani ka treguar të kundërtën.

Në moshën 83-vjeçare, ajo vendosi të provojë një zipline ekstrem dhe e përjetoi gjithë eksperiencën me qetësi dhe buzëqeshje.

Pamjet e saj duke kaluar mbi një peizazh të thellë dhe të hapur tregojnë se mosha nuk është pengesë për guximin apo për të provuar gjëra të reja.

Përkundrazi, ajo dukej e relaksuar dhe madje e kënaqur ndërsa rrëshqiste mbi litar me shpejtësi, duke shijuar adrenalinën dhe pamjen nga lart.

Sipas dëshmive të personave që ishin të pranishëm, ajo nuk shfaqi aspak frikë, por përkundrazi entuziazëm dhe kuriozitet. Ky moment është bërë viral si një shembull frymëzues se aventura dhe gëzimi i jetës nuk kanë kufi moshe.

Historia e saj po shihet si një mesazh i fortë se guximi dhe dëshira për përvoja të reja mund të mbeten të gjalla në çdo moshë, për sa kohë njeriu është i gatshëm të sfidojë veten. /Telegrafi/

SHBA-ja ka përdorur armë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh në luftën me Iranin

12 May 2026 at 23:51


Gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, është përballur me pyetje të shumta lidhur me koston dhe zhvillimet e luftës kundër Iranit.

Në dëgjim morën pjesë edhe kryesuesi i Shefave të Përbashkët të Shtabit, gjenerali Dan Caine, si dhe Jules Hurst, nënsekretar i luftës dhe drejtor financiar.

Gjatë diskutimeve, kongresistët kërkuan sqarime mbi shumën që Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar deri më tani për operacionet ushtarake, përfshirë municionet, raketat, sistemet mbrojtëse dhe pajisjet e tjera luftarake të përdorura në konflikt.

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Hurst deklaroi se vlerësimet aktuale tregojnë se SHBA-ja ka përdorur armatim dhe pajisje ushtarake në vlerë prej rreth 24 miliardë dollarësh, apo afro 17.75 miliardë funte britanike, shkruan skynews.

Sipas tij, kjo shumë përfshin një gamë të gjerë armësh dhe municionesh të përdorura gjatë operacioneve ushtarake në rajon.

Deklarata vjen vetëm pak javë pasi Pentagoni kishte pranuar publikisht se kostoja totale e luftës me Iranin kishte arritur në rreth 25 miliardë dollarë.

Shifrat e publikuara kanë nxitur debat të madh në SHBA, ku ligjvënësit po kërkojnë më shumë transparencë lidhur me shpenzimet ushtarake dhe ndikimin financiar të konfliktit.

Seanca dëgjimore u fokusua gjithashtu në efektivitetin e operacioneve amerikane, rezervat e municioneve dhe mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli në Arabi vendoset xhiron e fundit

12 May 2026 at 22:37


Al Nassr ishte vetëm disa sekonda larg përfundimit të një thatësire titulli që zgjat që nga sezoni 2018/19, por një gabim i pabesueshëm i portierit Bento tronditi stadiumin dhe ua shtyu festën.

Në derbin ndaj Al Hilal, që përfundoi 1-1, skuadra e Jorge Jesus ishte në epërsi falë golit të Simakan dhe tashmë po përgatitej të festonte, por një autogol i çuditshëm i portierit brazilian në aksionin e fundit të ndeshjes i shuajti menjëherë çdo festë.

Si pasojë, Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix u detyruan t’i largonin shiritat e kampionit, në një fund dramatik që e la kapitenin portugez të dëshpëruar në stol.

Me selektorin e Portugalisë, Roberto Martinez, në tribuna, derbi i Riadit nisi me një Al Hilal më këmbëngulës dhe më i rrezikshëm, duke e vënë skuadrën e Jorge Jesus në gjendje alarmi.

I cant believe Bento did that pic.twitter.com/gRqxQvNxzF
— WolfRMFC (@WolfRMFC) May 12, 2026

Edhe pse pati tetë minuta shtesë, dukej se asgjë nuk mund ta ndalte Al Nassr-in drejt titullit, deri sa ndodhi e paimagjinueshmja.

Në aksionin e fundit, një hedhje e gjatë në zonë bëri që Bento të dilte nga vija e portës, të përplasej me Inigo Martinez dhe të shënonte një autogol krejtësisht të pashpjegueshëm, duke e lënë të gjithë stadiumin në shok dhe duke e çuar Ronaldon pothuajse në lot në stol.

Ishte një goditje e rëndë në Riad. Ronaldo, Joao Felix dhe Jorge Jesus e panë festën e tyre të ndalur në sekondat e fundit, duke e lënë titullin ende të hapur.

ردة فعل كريستيانو رونالدو بعد هدف الهلال 🟡🎥#النصر_الهلال | #دوري_روشن_السعودي pic.twitter.com/Dl1AgJRJfI
— رياضة ثمانية (@thmanyahsports) May 12, 2026

Pavarësisht dominimit dhe golit të Simakan, gabimi i portierit brazilian do të thotë se Al Nassr do të duhet të presë edhe disa ditë për të festuar, në një fund dramatik që e mban pezull tensionin në ligën saudite.

Megjithatë, Al Nassr ende mund të shpallet kampion i Arabisë Saudite nëse e mposht Damacin në xhiron e fundit, e cila është planifikuar më 21 maj./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Before yesterdayMain stream

Qeni dhe foshnja pushtojnë rrjetin me momentin e tyre të qetë

12 May 2026 at 21:31


Një video prekëse me një qen të racës “Golden Retriever” dhe një foshnje që pushojnë së bashku në një tendë të vogël ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka fituar zemrat e përdoruesve të internetit.

Pamjet tregojnë qenin Billy të shtrirë qetësisht pranë fëmijës së vogël, i cili qesh dhe shtrin dorën për ta përkëdhelur.

Në një moment, foshnja afrohet më shumë, ndërsa Billy i përgjigjet me një gjest të butë duke e lëpirë, duke krijuar një skenë të ngrohtë dhe plot dashuri.

Videoja është përshkruar si “një moment i pastër lumturie”, ndërsa në përshkrimin e saj thuhet: “Të mbrojtur nga dielli, duke shijuar çdo sekondë.”

Ky moment ka marrë reagime të shumta pozitive, me komentues që theksojnë lidhjen e veçantë mes qenit dhe foshnjës, duke e quajtur një miqësi që mund të zgjasë gjithë jetën. /Telegrafi/

Fidan Shatri merr shembull kompaninë Exfis për shpërndarjen e mjeteve financiare përmes Ligjit për Sponsorizim

12 May 2026 at 21:15


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shatri e përmendi sponsorin e podcastit tonë EXFIS si një shembull për shpërndarjen e mjeteve nga Ligji i Sponsorizimit.

Ai përgëzoi EXFIS-in për ndihmën që ata ua dhurojnë klubeve më pak të zhvilluara.

“Është e vërtetë që EXFIS-i sponzori juaj, të cilin e përshëndesim, e shpërndan sponsorizimin edhe sidomos në klubet të cilat kanë gjenerata të reja”.

“Rasti i 2 Korrikut edhe klubet të cilat janë më pak të zhvilluara, edhe klubeve të femrave kam parë viteve të fundit që është politikë e mirë, për arsye që të mos fokusohet vetëm te një klub, por të bëhet një shpërndarje”.

“Këto janë politikat e bizneseve të cilat i bëjnë për ta sponsorizuar një klub, por ajo që e përmenda më herët, kur ndryshohet ligji të ketë edhe kufizime që një sponsor të mos i jap po them 500 mijë ose 1 milion euro vetëm një klubi”, ka thënë Shatri mes tjerash.

Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Proud to lead the National Team", Fidan Shatri talks about working with the U18 and U20 age groups of Kosovo

By: Telegrafi
12 May 2026 at 19:24


In the latest episode of the podcast "Arena e Yjeve", the guest was former basketball coach and now Acting Executive Director of the Agency for Sports, Fidan Shatri, who spoke about his journey in basketball, the challenges in Kosovar sports and the projects that are expected to impact the development of sports in the country. This episode is made with the support of the official sponsor Exfis.

Among the many topics discussed, Shatri also spoke about working with Kosovo's younger age groups in basketball.

He said that for him it was a privilege to represent the country in the international arena, where he singled out the tournament in Andorra as an unforgettable memory.

"For me, being a citizen and representing the country is not only an honor, it is also an obligation, especially in the field in which we are to represent the country."

"Actually, I have been a coach of all generations. There was also the U16 where for the first time after joining FIBA, we participated in Andorra with the U16 generation."

"I don't know the exact year, but I know it was the first time after Kosovo's admission to FIBA," Shatri confessed, among other things.

You can watch the full episode with Fidan Shatri on the official Telegrafi YouTube channel./ Telegrafi /

- YouTube www.youtube.com

“Krenari ta drejtoja Kombëtaren”, Fidan Shatri flet për punën me grupmoshat U18 dhe U20 të Kosovës

12 May 2026 at 18:49


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Mes shumë temave të diskutuara, Shatri ka folur gjithashtu edhe për punën me grupmoshat e reja të Kosovës në basketboll.

Ai tha se për të ishte një ndër përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare, ku veçoi turneun në Andorra si një kujtim të paharrueshëm.

“Kombëtarja për mua dhe përfaqësimi i vendit është përveç nder, është edhe obligim sidomos në fushën në të cilën jemi për ta përfaqësuar vendin”.

“Realisht unë kam qenë trajner i të gjitha gjeneratave. Ka qenë edhe U16 ku për herë të parë pas pranimit në FIBA, kemi marrë pjesë në Andorrë me gjeneratën U16”.

“Nuk po e di vitin saktë por e di që ka qenë hera e parë pas pranimit të Kosovës në FIBA”, ka rrëfyer Shatri mes tjerash.

Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Merz vërshëllehet në kongresin e sindikatave

12 May 2026 at 18:43


Kancelari gjerman, Friedrich Merz u përball me një pritje të ashpër në një kongres sindikatash në Berlin, ku delegatët e ndërprisnin dhe e fishkëllenin ndërsa ai mbrojti reformat e tij ekonomike.

Ai tha se Gjermania nuk mund ta ruajë më mirëqenien pa reforma të thella strukturore, shkruan politico.

Lideri gjerman theksoi se vendi ka dështuar të modernizojë ekonominë dhe sistemin social, duke kërkuar “rimëkëmbje dhe disiplinë fiskale”. Megjithatë, diskutimi për masat e kursimit dhe reformën e pensioneve shkaktoi reagime negative nga publiku.

Ai e quajti reformën e pensioneve “çështjen më të vështirë”, duke shtuar se ajo bazohet në “demografi dhe matematikë”, por kjo deklaratë u prit me fishkëllima dhe pakënaqësi në sallë.

Qeveria e tij ndodhet nën presion të brendshëm, ndërsa koalicioni vazhdon debatet për uljen e shpenzimeve publike, përfshirë edhe paketat e kursimit në sektorin e shëndetësisë.

Popullariteti i Merzit është në rënie, ndërsa sondazhet tregojnë pakënaqësi të lartë ndaj qeverisë dhe rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme AfD, e cila po përfiton nga kriza ekonomike dhe çmimet e larta të energjisë.

Pavarësisht tensioneve, Merz u bëri thirrje sindikatave për bashkëpunim, duke theksuar nevojën për zgjidhje të përbashkëta për të përmirësuar gjendjen ekonomike të vendit. /Telegrafi/

Wizz Air organizon "fluturim mister", pasagjerët zbulojnë destinacionin vetëm në ajër

12 May 2026 at 18:31


Linja ajrore Wizz Air ka realizuar një koncept të pazakontë udhëtimi, duke organizuar një “fluturim mister” nga Britania e Madhe, ku pasagjerët nuk e dinin destinacionin deri në momentin e nisjes.

Biletat për këtë fluturim special janë shitur për vetëm 90 euro, duke tërhequr interes të madh nga udhëtarët kureshtarë që pranuan të udhëtojnë pa e ditur se ku do të përfundonin.

Vetëm pasi aeroplani ishte ngritur në ajër, pasagjerët janë informuar për destinacionin final të udhëtimit, duke e kthyer fluturimin në një përvojë të veçantë dhe të papritur.

Dhe pasagjerët përfunduan në Yerevan në Armeni. /Telegrafi/

Specialja publikon pamje nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi e të tjerët

12 May 2026 at 18:11


Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen të paraburgosurit para dhe gjatë proceseve gjyqësore.

Në videon dhe fotografitë e publikuara shihen hapësirat e fitnesit, këndi i qëndrimit ditor për socializim, si dhe dhomat e dedikuara për takime me familjarët.

Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër, aktivitete fizike dhe mundësi për të marrë pjesë në shërbesa fetare.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim janë sqaruar edhe arsyet pse caktohet apo zgjatet masa e paraburgimit.

“Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse ai është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Defendants who are detained before or during their trial at the Kosovo Specialist Chambers are held in the Detention Centre in the Hague. There, they have access to fresh air and exercise, can socialize, receive visitors, and attend religious services.

Detention before or during… pic.twitter.com/ztPZAzla1i
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) May 12, 2026

Fidan Shatri zbulon se cili ka qenë suksesi i tij më i madh me klubin e femrave të Prishtinës në basketboll

12 May 2026 at 17:19


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shatri fillimisht ka zbuluar atë që sipas tij ka qenë suksesi i tij më i madh si trajner i basketbollit.

Ai tha se pjesëmarrja në Euro Cup në vitin 2019 me klubin e femrave të Prishtinës, është një kujtim që nuk do ta harrojë asnjëherë.

“Ndoshta pjesëmarrja në vitin 2019 në Euro Cup, jo nga ana e rezultateve, por vetë pjesëmarrja në këtë kompeticion”.

“Është niveli i dytë më i lartë evropian i basketbollit të femrave. Kur ëndërron me prekë arenën ndërkombëtare dhe ajo ka qenë ndoshta kujtimi më i mirë”.

“E ke parë veten, e ke parë edhe basketbollin në përgjithësi se ku gjendet. Fatkeqësisht, na pati rënë një grup shumë i vështirë atë kohë”, ka rrëfyer tutje Shatri.

Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Borë në disa pjesë të Kroacisë

12 May 2026 at 15:58


Pjesë të Kroacisë janë mbuluar nga bora, e cila sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik kroat (DHMZ) po bie sot edhe në zonat më të ulëta.

Shtresa më e trashë e borës është regjistruar në rajonin e Gorski Kotarit. Ndërkohë, Dubrovnik dhe një pjesë e bregdetit malazez janë goditur nga mot i rëndë dhe stuhi të fuqishme.

Sipas DHMZ-së, të cituar nga portali kroat Index.hr, sot ka reshje bore edhe në qytetet Ogulin dhe Gospiq.

Shtresa më e madhe e borës është matur në Zavizhan, në veri të malit Velebit, ku janë regjistruar 40 centimetra borë.

Në Delnice kanë rënë rreth 30 centimetra borë, ndërsa në Sljeme pranë Zagreb janë regjistruar 16 centimetra. Bora po shkakton vështirësi edhe në qarkullimin rrugor në rajonet e Likës dhe Gorski Kotarit.

Ndërkohë, Dubrovnik është përballur me stuhi të forta. Sipas Index.hr, era e fuqishme jugore, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka rrëzuar pemë në disa zona të qytetit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet komunale po vazhdojnë largimin e pemëve të rrëzuara. /Telegrafi/

Edhe pak ditë për të fituar iPhone 17 Pro Max me Shell

By: Shell
12 May 2026 at 11:53


Po vazhdon kampanja Shell Kosova Creator Awards, dhe pjesëmarrja është shumë e thjeshtë.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës, mjafton të ndalen në një pikë të Shell, të bëjnë një foto apo video kreative ku shihet Shell dhe ta publikojnë në Instagram.

Me vetëm tre hapa, mund të hysh në garë për një nga shpërblimet kryesore të kampanjës:

Hapi 1: Bëje një foto ku shihet Shell
Hapi 2: Postoje në Instagram me hashtag-un #ShellKosova
Hapi 3: Ndiqe faqen @Shell_Kosova dhe sigurohu që profili yt është publik

Tre postimet që marrin më shumë vëmendje përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve do të jenë në garë për shpërblimet kryesore - 3 iPhone 17 Pro Max.

Kampanja është e hapur për të gjithë banorët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare dhe vazhdon deri më 15 maj 2026.

Nëse ende nuk je bërë pjesë e sfidës, ende ke kohë.

Ndalu te Shell, kap momentin, posto me #ShellKosova dhe ndoshta iPhone 17 Pro Max bëhet i yti.

Dokumentari francez: Lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar në Serbi

11 May 2026 at 18:52


Një dokumentar investigativ francez zbulon lidhjet e errëta mes mafies serbe, huliganëve të futbollit dhe strukturave shtetërore, duke e përshkruar Serbinë si një nga nyjet kryesore të krimit të organizuar në Evropë.

Gazetari francez Jerome Pira, i cili prej dy dekadash investigon botën e krimit, udhëtoi në Serbi për të ndjekur gjurmët e armëve që furnizojnë grupet kriminale në Evropën Perëndimore.

Sipas tij, shumica e armëve ilegale që përdoren nga bandat në Francë, Itali apo Gjermani vijnë nga Ballkani, veçanërisht nga Serbia dhe Bosnja.

Në dokumentar, ai takohet me trafikantë armësh në Beograd, të cilët tregojnë hapur mënyrën se si armët kalojnë drejt Evropës përmes kamionëve turq apo rrugëve ilegale nëpër Hungari dhe Kroaci.

“Shumica e armëve vijnë nga Bosnja për shkak të luftës. Ka ende shumë rezerva armësh nga ish-Jugosllavia”, thotë një trafikant në dokumentar, duke shtuar se armët e shitura për disa qindra euro në Ballkan.

Sipas dokumentarit armët nga Ballkani (Serbia) janë përdorur edhe gjatë sulmeve terroriste në Bataclan në Paris.

Por trafiku i armëve paraqitet vetëm si një pjesë e mozaikut kriminal. Sipas dokumentarit, Serbia është kthyer prej vitesh në qendër të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrjeteve mafioze që operojnë në gjithë Evropën.

Një pjesë e rëndësishme e investigimit fokusohet te huliganët e futbollit, sidomos tifozët e Crvena Zvezdës dhe Partizanit në Beograd, të cilët përshkruhen si grupe me ndikim të madh në botën kriminale dhe me lidhje të forta me shtetin.

Disa nga personazhet e intervistuar pretendojnë se huliganët përdoren nga politika dhe shërbimet shtetërore për protesta, presion në rrugë dhe kontroll të territorit.

“Nëse shteti ka problem, huliganët dalin në terren. Nëse huliganët kanë problem, shteti i mbron”, thotë një prej të intervistuarve.

Në qendër të dokumentarit është figura e famëkeqe e Zeljko Raznatoviq, i njohur si Arkan, ish-udhëheqës paramilitar, bos mafioz dhe lider i tifozëve të Crvena Zvezdës.

Sipas dokumentarit, Arkan ishte simboli i bashkimit mes mafies, nacionalizmit dhe shtetit serb gjatë viteve ’90. Ish-zyrtarë të sigurisë thonë se ai dhe kriminelë të tjerë janë përdorur nga shërbimet sekrete jugosllave për eliminime politike jashtë vendit.

Sipiuni i UDB-ës, Bozha Spasiq, për 15 vjet, lëshoi më shumë se 600 pasaporta për kriminelë. Një bashkëpunim i paprecedentë mes shërbimeve shtetërore dhe rrjetit kriminal të nëntokës.

Dhe nuk mbaron me kaq. Pasi shërbyen si vrasës, banditët do të vijnë në ndihmë të regjimit komunist dhe presidentit të sapozgjedhur, Slobodan Millosheviq.

Në vitin 1990, vendi po lëkundej. Blloku sovjetik sapo ishte shembur dhe presidenti Millosheviq po përballej me pakënaqësi popullore.

Mafiozët morën kontrollin dhe u ngarkuan me detyrën për të disiplinuar të rinjtë problematikë të stadiumeve. Ata u bënë liderët e tyre.

Zheljko Raznatoviq, i njohur si Arkani sundonte mbi tifozët e famshëm të Red Star Belgrade.

Një ish-zyrtar i sigurisë në dokumentar pohon se gjatë viteve të komunizmit, kriminelët rekrutoheshin për operacione sekrete kundër kundërshtarëve politikë në Evropë.

“Ata ishin kriminelë të lindur. Ne nuk i krijuam, ne i përdorëm”, thotë ai.

Dokumentari rikthen gjithashtu ngjarjet e viteve të luftërave në ish-Jugosllavi, duke zbuluar se shumë huliganë dhe kriminelë u shndërruan në komandantë paramilitarë gjatë konflikteve në Kroaci dhe Bosnje.

Një ish-komandant i “Tigrave të Arkanit” e përshkruan atë si figurë heroike, ndërsa dokumentari sjell edhe akuza për krime lufte dhe lidhje të ngushta me regjimin e Slobodan Millosheviqit.

Në fund, investigimi ngre pyetjen se sa kanë ndryshuar realisht marrëdhëniet mes politikës dhe krimit në Serbi pas viteve 2000.

Sipas disa bashkëbiseduesve në dokumentar, korrupsioni dhe lidhjet mes mafies, biznesit dhe politikës vazhdojnë të jenë të rrënjosura thellë në sistem.

“Gjithçka blihet. Nga institucionet te lejet dhe mbrojtja politike”, thotë një prej tyre.

Dokumentari përfundon me ceremoninë përkujtimore në varrin e Arkanit, ku mblidhen ish-paramilitarë, tifozë, biznesmenë dhe figura publike, një skenë që sipas autorëve simbolizon vazhdimësinë e ndikimit të botës kriminale në shoqërinë serbe./The GeoPost

- YouTube www.youtube.com

Momenti kur aeroplanët amerikanë sulmojnë anijet cisterne iraniane

9 May 2026 at 15:55


Forcat amerikane kanë goditur dhe çaktivizuar dy anije cisternë me flamur iranian, “Sea Star III” dhe “Sevda”, teksa po tentonin të hynin në një port iranian në kundërshtim me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni ndaj Iranit.

Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), sulmi u krye më 8 maj nga një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet i nisur nga aeroplanmbajtësja amerikane USS George H.W. Bush.

Aeroplani goditi me municione precize oxhaqet e anijeve, duke i lënë jashtë funksionit dhe duke penguar hyrjen e tyre në territorin iranian.

Mediat amerikane raportojnë se kjo është hera e tretë brenda pak javësh që SHBA përdor forcë ushtarake për të zbatuar bllokadën ndaj Iranit.

Më herët, një tjetër anije cisterne iraniane ishte neutralizuar pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa anija “Touska” ishte ndaluar nga marina amerikane pas refuzimit për t’iu bindur paralajmërimeve.

Operacioni zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku SHBA ka dislokuar tri aeroplanmbajtëse në rajon për herë të parë që nga viti 2003. Sipas CENTCOM, më shumë se 70 anije cisterne janë ndaluar deri tani nga hyrja në portet iraniane. /Telegrafi/


❌
❌