Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 January 2026Main stream

Aktakuza ndaj Hajdarit dhe të tjerëve, mbyllet për publikun seanca fillestare për “Rezervat shtetërore”

13 January 2026 at 10:26


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtjes, është mbyllur për publikun seanca fillestare në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po akuzohen ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla aprovoi propozimin e mbrojtjes, dhe konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, mbylli seancën për publikun, me arsyetimin se janë përmbushur kushtet ligjore për mbylljen e kësaj seance, pasi kemi të bëjmë me ruajtje të konfidencialitetit dhe informacionit, që do të rrrezikohet nga publiku, si dhe për mbrojtje të dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla tha se meqenëse kanë pranuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ku disa prej tyre janë të redaktuara nga prokurori special, pasi ka vlerësuar se përbëjnë sekret shtetëror.

Po ashtu, ai tha se në aktakuzë kanë propozuar edhe dëshmitarë anonimë, andaj mori mendimin e palëve në procedure nëse shqyrtimi gjyqësor të jetë i hapur apo i mbyllur për publikun.

Prokuror special Valdet Gashi tha se shqyrtimi gjyqësor duhet të jetë i hapur, me përjashtim të situatave kur diskutohet gjatë seancave për pjesët që janë konsideruar sekret nga ana e Prokurorisë, e të cilat janë paraqitur në aktakuzë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Gashi tha se mund të koordinohen që të ndajnë ato pjesë kur të mbyllet seanca për publikun e kur të mbetet e hapur.

Mbrojtësi i Hajdarit me autorizim, avokati Florent Latifaj, nuk u pajtua me deklarimin e prokurorit Gashi, pasi sipas tij kemi të bëjmë në shumë raste me sekret shtetëror, e në të cilat dokumente sipas tij, asnjë nga avokatët, bashkëpunëtorët e prokurorit e as policët hetues, nuk kanë pasur të drejtë të kenë qasje.

“Besoj që edhe ty, duke të përfshirë edhe ty si kryetar i trupit gjykues dhe prokurorin special, për çka kolegu Feim Alaj ka marrë përgjigje nga institucioni relevant për këtë çështje AMIK, të cilët kanë theksuar se ne si mbrojtës por edhe personat e tjerë të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara si sekret, nuk kemi asnjë të drejtë as t’i shohim dhe as të prekim në ato dokumente, dhe të njëjtën mund ta bëjmë nëse ato dokumente janë të deklasifikuara”, tha Latifaj.

Sipas tij, këto dokumente kanë kaluar në duart e të paktën 20 personave, të cilët nuk kanë pasur certifikatën e sigurisë, për këtë, ai pretendon se prokurori kërkon që seanca të jetë e hapur për publikun.

Andaj, Latifaj propozoi që seanca të mbyllet për publikun.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Mbrojtësi i Lipovicës, avokati Feim Alaj, tha se përmes një parashtrese kanë informuar Prokurorinë lidhur me propozimin për mbajtjen e kësaj seance. Tha se e tërë dosja është e klasifikuar.

“Prokuroria nga data 31.07.2025 dhe data 21.08.2025 është njoftuar lidhur me procedurat të cilat ligji i parasheh para se të ketë ose të kemi qasje në dokumente të klasifikuara”, u shpreh avokati Alaj.

Alaj i propozoi Gjykatës që ta obligojë PSRK-në që të iniciojë deklasifikimin e dosjes së rezervave shtetërore, e më pas të vendos se a të mbahen seancat e hapura apo të mbyllura.

Kurse, mbrojtësi i Garës, avokati Nazim Mehmeti, tha se i mbrojturi i tij edhe një muaj kalon në pension dhe se tërë karrierën ia ka kushtuar institucioneve publike të shtetit. Tha se Gjykata duhet të marrë një mendim nëse kjo çështje është sekret.

Mehmeti propozoi që të mbahet seanca e hapur, me arsyetimin se është në interes të palëve dhe të qytetarëve.

Mbrojtësi i Muharremit, avokati Mahmut Halimi tha se i mbështet të gjitha pretendimet e mbrojtësve të tjerë.

“Kjo procedurë e zhvilluar tani e më tepër se dy vjet, të cilën e kanë përcjellë ngjarje të shumta dhe komente të zakonshme, por pse jo edhe propaganda.. duke u nisur fillimisht nga paraqitja e denoncimit tri ditë para arrestimit të klientit tim, nga një portal i cili ka paralajmëruar se vendi do të tronditet nga njv skandal dhe menjëherë pas tij ka rezultu po ashtu denoncimi i njërit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili ka paralajmëru një incizim të ndodhur në Ministrinë për të cilën jemi sot këtu. Pra, është përjashtuar besimi në organin e ndjekjes në Prokurori dhe Polici”, tha Halimi.

Sipas tij, bazuar në ato që kanë ndodhur, nuk mund të flitet më për dokumente të klasifikuara. Tha se ata si mbrojtje nuk kanë pranuar t’i marrin shkresat e lëndës nga Prokuroria dhe thekson se shqetësimi është i njëjtë me atë që e paraqitën kolegët e tij- për shkak të rrezikut se mund të përfundojnë si të dyshuar.

Avokati Halimi tha se ia lë gjykatës në diskrecion çështjen e mbylljes së seancës.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Më pas, gjykatësi Syla aprovoi propozimin e avokatëve Latifaj dhe Alaj, duke e mbyllur seancën, me arsyetimin se janë përmbushur kushtet ligjore ngase kemi të bëjmë me ruajtjen e konfidencialitetit dhe informacionit që do të rrezikohet nga publiku dhe mbrojtjen e dëshmitarëve në këtë çështje penale.

Për këtë çështje, gjykatësi tha se do të marrë aktvendim të veçantë. Më pas, mediat dhe personat tjerë që nuk janë palë në procedurë, u urdhëruan të lirojnë sallën.

Ndryshe, seanca e paraparë për 10 dhjetor 2025, dështoi në mungesë të Hajdarit dhe avokatit të Lipovicës- Feim Alaj.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar për aktakuzën e ngritur nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës së ngritur, buxheti është dëmtuar në lartësi prej 2,912,134.78 euro.

Bazuar në aktakuzën e PSRK-së, të pandehurit Rozeta Hajdari në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica si zëvendëssekretar dhe Hafiz Gara në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, duke iu shmangur procesit të konkurrencës, me procedurë të negocimit kishin negociuar dhe më pas nënshkruar kontratën me kompaninë turke “Yafe Turizm Indaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi” me seli në Bursa të Turqisë, për blerjen e 10 mijë tonë grurë me çmim prej 4,834,778.00 euro. Aty thuhet se çmimi për blerje të grurit ishte kontraktuar 193.48 euro më i lartë sesa çmimi mesatar i tregut.

Në aktakuzë më tej thuhet se të pandehurit Hajdari, Lipovica dhe Gara kanë negociuar dhe nënshkruar kontratë edhe me kompaninë “Xanto SP. ZO. O” me seli në Gdynia të Polonisë për blerjen e 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer. Mirëpo, përkundër pagesës së kryer, malli nuk ishte pranuar asnjëherë.

Hajdari, Lipovica, Gara ngarkohen se zbuluan fshehtësinë zyrtare duke ia vënë në dispozicion Muharremit informatën për vendndodhjen e deponimit të grurit si mall i rezervës shtetërore. Detajet nga Dosja mund t’i gjeni: KËTU.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” raportoi edhe për atë se cili ishte roli i Hajdarit, Lipovicës, Garës e Muharremit, sipas aktakuzës së PSRK-së në procesin e blerjes së “Rezervave shtetërore”.

Gjithashtu, për të gjitha detajet e atakuzës së këtij rasti, publiku kishte rastin të mësojë në emisionin “Betimi për Drejtësi” me titull “Akuzat speciale për rezervat shtetërore“, i transmetuar më 15 nëntor 2025.

Before yesterdayMain stream

Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom

12 January 2026 at 15:03

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Etapa e radhës e Kupës së Botës në Ski Alpine për femra, gara e 20-të e sezonit 2025–2026, do të zhvillohet në Flachau të Austrisë.

Në qendër të vëmendjes do të jetë skiatorja shqiptare Lara Colturi, e cila do të garojë në disiplinën e slalomit më 13 janar. Lëshimi i parë është planifikuar të nisë në orën 17:45, ndërsa i dyti në 20:45, bën të ditur Federata Shqiptare e Skive.

Colturi vjen në këtë garë pas paraqitjeve të saj në Kranjska Gora të Sllovenisë, ku në dy garat e Kupës së Botës për femra u rendit në vendin e 6-të në slalomin gjigant, ndërsa në slalom nuk arriti ta përfundojë provën.

Pas përfundimit të 17 etapave nga 37 gjithsej të sezonit, skiatorja 19-vjeçare mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 402 pikë të grumbulluara. Performanca e saj më e fortë mbetet slalomi, ku ka siguruar 280 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa në slalomin gjigant ka 122 pikë.

Një tjetër tregues i progresit të saj të vazhdueshëm është kryesimi i renditjes së kategorisë “Yjet e së ardhmes”, ku Colturi është shkëputur ndjeshëm nga rivalet, duke konfirmuar statusin e saj si një nga talentet më premtuese të skive alpine në arenën botërore.

Gara e Flachaut pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për shqiptaren, e cila synon të konsolidojë pozicionet e saj në renditjet e përgjithshme dhe të disiplinës, si dhe të vijojë trendin pozitiv të këtij sezoni.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë e dendur në Llogara, bllokohet qarkullimi

By: Ela
10 January 2026 at 17:52

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Llogarasë, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe vështirësi të mëdha kalimi në rrugë. Për shkak të mungesës së zinxhirëve dhe mos pastrimit në kohë të rrugës, disa mjete kanë rrëshqitur, duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët. Qarkullimi në disa segmente është […]

The post Borë e dendur në Llogara, bllokohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ ‘Zbardhet’ Llogaraja, reshjet e borës përfshijnë zonën, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit

10 January 2026 at 11:28

Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë natës në Llogara. Në rrugë vijojnë të ketë edhe ngrica.

Rruga është e kalueshme, por bëhet apel që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë ose gomat e dimrit.

 

Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO)

By: V K
10 January 2026 at 10:50

Situata e reshjeve të dendura në të gjithë vendin dhe moti i keq, duket se ka vënë në pah cilësinë e dobët të punimeve të rrugëve, por në veçanti të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 190 milionë euro.

Disa qytetarët kanë shpërndarë një video të filmuar nga brenda tunelit të Llogarasë, ku shihet se uji ka arritur të futet nga pjesa e sipërme e tavanit prej betoni dhe të rrjedhë lirshëm.

Qytetarët kanë ironizuar këto punime, teksa dëgjohen të thonë se: “Tuneli i Ballukut, ‘Palloshi” u shpu!”

Më herët, deklaratat e inxhinierit grek, Ioannis Kirkinezis në dosjen e Belinda Ballukut, shkaktuan mjaft reagime për shkak se ai ngriti dyshimet se në tunelin e Llogarasë nuk janë bërë punime cilësore, pasi “tuneli nuk duhej konsideruar si një vrimë, por kishte nevojë për më shumë hekur”.

Të premten, gazetari Arta Hoxha, komentoi pamjet theksa tha se: “Inxhinieri grek në dosjen e SPAK thotë “futini hekur tunelit” Pra unë uroj që dëmi të mos jetë sepse dëmin e paguajnë shqiptarë”, thotë ai.

DOSJA E SPAK

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar.

Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…,” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan.

Në shumë episode të përshkruara në dosje, Kirkinezis ankohet për cilësinë e punimeve, për mungesën e projekteve apo “për neglizhencë dhe fyerje totale” nga ana e nënkontraktorit.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit dhe në këmbim ka marrë si ortak kompaninë “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së, u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë, për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

Të para së bashku, të dy dosjet tregojnë gjurmë të një problemi sistemik në sektorin e infrastrukturës me shpalljen fiktive të tenderave publikë, ndërkohë që “pazaret” për kriteret dhe fituesit kishin përfunduar.

Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtësia”.

 

The post Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

By: armand
5 January 2026 at 08:58

Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kështu gjatë orëve të natës si pasojë e erës së fortë në zonën e Llogarasë disa pemë janë rrëzuar duke shkaktuar edhe bllokimi të këtij segmento rrugor. Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien […]

The post Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor appeared first on BoldNews.al.

Lara Colturi nis 2026-ën me podium, lë pas Mikaela Shiffrin

3 January 2026 at 12:21

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Lara Colturi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026 në Skitë Alpine.

Skiatorja 19-vjeçare shkëlqeu në zbritjen e parë të slalomit gjigant, në ndalesën e Kupës së Botës që po zhvillohet në Kranjska Gora, duke u renditur në vendin e tretë.

Colturi zhvilloi një garë shumë solide dhe e përshkoi pistën me kohën 1 minutë, 1 sekondë e 75 të mijtat, vetëm 37 të qintat më ngadalë se fituesja e zbritjes së parë, Camille Rast. Vendin e dytë e zuri amerikania Paula Moltzan.

Paraqitja e saj ishte edhe më domethënëse pasi la pas emra të mëdhenj të skive alpine botërore, si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës për këtë sezon, si edhe Julia Scheib dhe Sara Hector.

Zbritja e dytë e slalomit gjigant do të zhvillohet në orën 13:00. Në formë të jashtëzakonshme, Lara Colturi synon të konfirmojë performancën e shkëlqyer dhe të regjistrojë një tjetër podium, pas atyre të arritura më herët këtë sezon në Levi, Gurgl, Copper Mountain dhe Semmering.

/gj.m/a.f/

The post Lara Colturi nis 2026-ën me podium, lë pas Mikaela Shiffrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia vazhdon pengesat në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

27 December 2025 at 16:15


Serbia po angazhohet për ta ndryshuar marrëveshjen për të pagjeturit dhe nuk është përgjigjur thirrjes së Bashkimit Evropian për takime të përbashkëta me Kosovës.

Kështu kanë thënë anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët theksuar se nuk do të pranojnë ndryshimin e marrëveshjes së arritur, raporton kp.

Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve kredibile dhe dhënien e arkivave. Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisonin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njëra prej pikave shkruan se udhëheqësi i këtej komisioni të përbashkët obligohet të njoftojë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për mos punën apo mosbashkëpunimin apo mos dakordimin, apo mos dhënien e informacioneve të njërës apo tjetrës palë që në këtë rast Serbia po tenton ta largojë këtë pikë nga termat e referencës sepse ajo po tenton t’i ikë përgjegjësisë që e ka për këtë çështje. Ne natyrisht që nuk do të pajtohemi dhe nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ne do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë Bashkimin Evropian, qoftë Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë me ne gjatë këtyre viteve, që Serbia të pranojë patjetër hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht, në të cilat ne pretendojmë që përmban të dhëna për fatin e mbi 1571 personave që ne vazhdojmë me i pasur të zhdukur sot“, tha ai.

Sipas tij, brenda këtij viti kanë arritur t’i përfundojnë 32 lokacione në Kosovë.

“Kur flasim për dokumente që ne i kemi pranuar nga Tribuni i Hagës, janë konfidente nga Komiteti i Kryqit të Kuq, të cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpërndajmë as t’i përdorim për zbardhjen e krimeve, na lejohet në mënyrë të kufizuar vetëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo lloj informacioni që e marrim nga ato 150 gigabajt për ne do të shërbej vetëm për zbardhje e fatit të personave të zhdukur”, tha ai.

Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.

Ndërkaq, Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate për t'u rikthyer në lokacione të tjera në territorin e Serbisë, lokacione tanimë të shënuara, apo për të vazhduar gërmime në lokacione që janë trajtuar gjatë këtyre viteve.

Sipas tij, janë varre masive të konfirmuara qysh në vitet e para të pasluftës.

“Për ne me prioritet të veçantë mbetet kërkesa për t’u rikthyer në varrin masiv në Batajnicë, afër Beogradit, meqë sipas analizave, informative, kemi kolauduar se në këtë lokacion vazhdojnë të jenë kufomat e të paktën 58 viktimave gjatë luftës në Kosovë…Të dhënat që po i shqyrtojmë prapë na kthejnë në ato territore por fatkeqësisht edhe gjatë vitit 2025 nuk është që kemi pas ndonjë datë se kur mund të rikthehemi në këto lokacione apo të vazhdojnë gërmimet në lokacione tjera të Serbisë”, tha Gara.

Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.

Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.

Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes

By: M C
16 December 2025 at 21:30

Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.
32-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme psikologjike.

Ai ka punuar te Forcat Shqiponja në Berat dhe Policia e Poliçanit. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia dyshon se ish-efektivi të jetë vetëdjegur. Nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë, e cila pritet të zbardhë më shumë detaje për shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes.

Viktima u gjet në sediljen e shoferit të makinës, e cila ishte e parkuar në një zonë të pyllëzuar. Artjon Xhelo, prej disa vitesh, ka punuar në Forcat Operacionale “Shqiponjat”. Sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme psikologjike dhe për këtë arsye, në vitin 2023, u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Poliçanit.

Më pas, ndaj tij u vendos masë disiplinore dhe u përjashtua nga radhët e policisë, pasi i kishte humbur arma e shërbimit. Policia dyshon se Artjon Xhelo është vetëvrarë, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Sipas policisë, ai dyshohet se i ka vënë vetë flakën makinës, ku edhe është djegur brenda saj.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë. Autoritetet policore kanë nisur hetime të thelluara, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes dhe dinamikën e ngjarjes./ Syri.Net

The post Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes appeared first on Albeu.com.

U dogj brenda mjetit në Llogara/ Zbardhen lëvizjet e fundit të Artjon Xhelos, dyshimet

By: Brisi
15 December 2025 at 22:50

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e Artjon Xhelos, i cili u gjet i djegur ditën e sotme, brenda një makine në Qafën e Llogarasë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë të Xhelos nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa janë zbardhur edhe lëvizjet e tij të fundit para […]

The post U dogj brenda mjetit në Llogara/ Zbardhen lëvizjet e fundit të Artjon Xhelos, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

U dogj në Llogara/ Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave”, u përjashtua nga policia në 2023

By: Brisi
15 December 2025 at 22:13

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga vdekja e ish-efektivit Artjon Xhelo, i cili u gjet i djegur ditën e sotme, brenda një makine në Qafën e Llogarasë. Burime për mediat bëjnë me dije se Xhelo ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat” dhe në vitin 2023, kishte shfaqur disa probleme psikologjike dhe ishte transferuar në […]

The post U dogj në Llogara/ Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave”, u përjashtua nga policia në 2023 appeared first on BoldNews.al.

I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej

By: M C
15 December 2025 at 22:49

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person u gjet i pajetë brenda një automjeti të djegur. Sipas njoftimit, më 15 dhjetor 2025, rreth orës 14:00, policia u njoftua se në këtë zonë po digjej një automjet. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Gjatë këqyrjes së mjetit, në sediljen e drejtuesit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe fillimisht i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti ishte në pronësi të Artjon Isa Xhelos, 27 vjeç, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ai kishte dalë nga banesa rreth orës 11:00 me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin, dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët kanë pohuar gjithashtu se i riu vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni dhe ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN). Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

The post I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej appeared first on Albeu.com.

I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit

By: M C
15 December 2025 at 22:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një person është gjetur i pajetë dhe i djegur brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Artjon Xhelo, 32 vjeç, banues në fshatin Banaj të bashkisë Dimal, ish-punonjës i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Ai u gjet rreth orës 14:35, i djegur në sediljen e shoferit të automjetit të tij tip BMW.

Artjol Xhelo ka shërbyer për disa vite në DVP Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Në vitin 2023, sipas burimeve, ai kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, kryesisht depresion, çka solli largimin e tij nga Forcat “Shqiponja” dhe transferimin në Postën e Policisë Poliçan.

Më pas, pas një ngjarjeje ku raportohet se i kishte humbur arma e shërbimit, ndaj tij u mor masë disiplinore, e cila çoi në përjashtimin e tij nga radhët e Policisë së Shtetit. Burime të brendshme bëjnë me dije se Xhelo vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Mësohet se para se t’i jepte fund jetës, i riu ka komunikuar me familjarët, të cilëve u ka thënë: “Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Megjithëse hetimet janë ende në fazë paraprake, dyshohet se 32-vjeçari i ka dhënë fund jetës brenda automjetit të tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës dhe veprimeve hetimore.

The post I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

“Nëse nuk gjej punë…” / Zbardhet biseda e fundit e ish-policit me familjarët para se të digjej në Llogara

By: Elva
15 December 2025 at 20:02

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi” – këto janë fjalët e fundit të 32-vjeçarit që dyshohet se dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara. Ai është identifkuar si Artjol Xhelo.  Raportohet se Xhelo është nga Ura Vajgurore e Beratit dhe në vitin 2023 ka dhënë dorëheqjen nga […]

The post “Nëse nuk gjej punë…” / Zbardhet biseda e fundit e ish-policit me familjarët para se të digjej në Llogara appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është ish-efektivi që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara

By: Brisi
15 December 2025 at 19:50

Artjol Xhelo 32-vjeç, është ish-efektivi i cili u gjet i djegur brenda një makine, në Qafën e Llogarasë këtë të hënë. Raportohet se Xhelo është nga Ura Vajgurore e Beratit dhe në vitin 2023 ka dhënë dorëheqjen nga strukturat e Policisë. Ai u gjet i pajetë në sediljen e shoferit dhe paraprakisht dyshohet se ai […]

The post EMRI/ Ky është ish-efektivi që u gjet i djegur brenda makinës në Llogara appeared first on BoldNews.al.

Një person i pajetë gjendet brenda një makine të djegur në Llogara

By: redi
15 December 2025 at 16:54

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin. Është tepër e vështirë identifikimi i tij për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht. “Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”…

Source

Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara

By: M C
15 December 2025 at 17:29

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Llogara, ku një person është gjetur i djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’ këtë të hënë.

Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Berati.

Më herët, u raportua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të të riut, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veten brenda në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.

The post Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara appeared first on Albeu.com.

U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie

By: Elva
15 December 2025 at 17:25

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i djegur brenda automjetit të tij tip “BMW”. Sipas A2 CNN, në vendngjarje nuk janë gjetur armë apo gëzhoja, duke përjashtuar deri tani pistën e një vrasjeje, ndërsa dyshohet se viktima është […]

The post U dogj brenda makinës në Llogara, viktima ish-efektiv policie appeared first on BoldNews.al.

U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara

By: Elva
15 December 2025 at 16:41

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person humbi jetën pasi u dogj brenda automjetit të tij tip “BMW”. Raportohet se viktima është një 35-vjeçar nga Berati, megjithatë emri i tij ende nuk dihet. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites, kur automjeti u […]

The post U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një makinë në Llogara, dyshohet për një person brenda në mjet

15 December 2025 at 15:47


Një makinë raportohet se është djegur në Llogara. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili është ende i paidentifikuar. Policia po vijon hetimet.

Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin. Është tepër e vështirë identifikimi i tij. Për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht duke e bërë të pamundur identifikimin.

“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. /Euronews.al/

❌
❌