Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 January 2026Main stream

LSDM: Mickoski në Davos po bënte turizëm, nuk u takua me asnjë udhëheqës evropian

25 January 2026 at 15:12


"Izolimi diplomatik i Mickoskit ishte i dukshëm në Davos. Kryeministri nuk pati asnjë takim me një udhëheqës botëror apo evropian. Ai po filmonte veten në korridore dhe po bënte turizmin në kurriz të qytetarëve", reagon LSDM.

Nga LSDM thonë se i vetmi takim që shënoi vizitën e tij në Davos ishte me pronarin e kompanisë hungareze 4iG, të lidhur me regjimin e Viktor Orbanit.

"Kjo tregon se sa shumë i shërben Mickoski Orbanit në zgjerimin e ndikimit të tij politik dhe të biznesit. Në këtë drejtim është edhe vendimi i fundit i Qeverisë Mickoski për të futur kompaninë 4iG në sektorin e telekomunikacionit. Ky nuk është një sukses investimi, por një projekt politik për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë si telekomunikacioni dhe media, duke krijuar një rrjet ndikimesh autoritare që izolojnë rajonin nga BE-ja. Pronarët e portaleve pro-qeveritare që janë pjesë e oktapodit mediatik Alfa-Alta janë kryesisht nga Hungaria dhe të lidhur drejtpërdrejt me Orbanin. LSDM ka paralajmëruar për dy muaj për planin e OBRM-PDUKM--së për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë, veçanërisht medias, dhe ky plan po bëhet gjithnjë e më i dukshëm", thuhet në reagim.

LSDM bën thirrje për mbrojtjen e interesave kombëtare nga ndikimet e huaja që kërcënojnë pavarësinë dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Topallovski: "Safe City" e rregullon komunikacionin, dëshmuam se mund të respektojmë ligjet njejtë si gjermanët

25 January 2026 at 13:50


Shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski deklaroi se vozitja në kryeqytet dukshëm është qetësuar pas periudhës testuese të sistemit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.

“Përmes vërejtjeve populli shumë shpejtë reagoi gjatë periudhës testuese. U njoftua, e dinte se çka paraprin dhe menjëherë e qetësoi vozitjen, e qetësoi mënyrën e vozitjes. Me atë dëshmuam se mund të jemi njejtë si gjermanët, austriakët, si të gjitha vendet e tjera që e kanë të inkorporuar atë në sistemin e vet, edhe ne ta respektojmë”, deklaroi Topallovski.

Ai theksoi se reagimi ishte aq i shpejtë sa që numri i kundërvajtjeve u ulë për më shumë se tre herë.

“Në fillim kishim mbi 110 mijë kundërvajtje. Nuk ka sistem dhe institucion që mund ta përpunojë atë. Por populli, për dy ditë, e zbriti numrin në 30 mijë. Aq është i menqur populli ynë. Mu në vërjtje, mu në vetë testin, e uli nivelin e vozitjes së shpejtë”, shtoi ai.

Topallovski sqaroi se reforma është e kahëzuar drejt katër kundërvajtjeve të cilat më së shumti ndikojnë në rendin dhe sigurinë e trafikut: vozitja e shpejtë, kalimi në dritë të kuqe, automjete të paregjistruara dhe parkim jo i rregullt. Këto janë mu kundërvajtjet që do t’i detektojë “Qyteti i sigurt”.

Toshkovski në terren: Po bëhet verifikimi përfundimtar i kamerave nga "Safe City"

25 January 2026 at 13:10


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi sot se me sistemin Safe City rritet siguria dhe zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore.

Toshkovski informoi se ndodhet në terren, në lokacion ku po kryhet verifikimi përfundimtar i kamerave për zbulimin automatik të kundërvajtjeve të trafikut si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se në këtë fazë po bëhet kontrolli i saktësisë së matjes së shpejtësisë, me ç’rast lëshimet e konstatuara janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, që garanton siguri dhe besueshmëri të sistemit.

Kujtojmë se sot nga MPB informuan se faza testuese e kamerave nga "Safe City" do të bëhet në qytetin e Tetovës dhe Kumanovës, teksa gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion do të aktivizohen nga 1 shkurti.

Before yesterdayMain stream

Spasovski: Në LSDM të kthehet dialogu, përjashtimet vetëm se do ta dobësojnë partinë

24 January 2026 at 18:46


Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski u shpreh i habitur me faktin që para kongresit të sotëm të partisë nuk është mbajtur mbledhje e këshillit qendror të partisë për të diskutuar raporti i punës së kongresit edhe pse kjo paraprakisht ishte paralajmëruar për më 16 janar.

“Nëse vazhdohet praktika që ishte deri tani, nuk premtohen rezultate dhe suksese. Për këtë janë kongreset këtu që të bëhen rikthime, të ofrohet platformë dhe të bashkohen njerëzit. Duhet të shtrijmë dorën njëri tjetrit. Në parti duhet të mbizotërojë dialogu e jo përjashtimi. Unë gjithnjë jam për bashkim e jo për ndarje. Bashkimi forcon partinë e përjashtimet vetëm e dobësojnë partinë”, tha Spasovski.

Spasovski komentoi dhe pranoi gabimin që bënë në vitin 2023 kur udhëhiqnin me Qeverinë, e kur mundësuan ndryshime të kodit penal veçanërisht të nenit 353 me të cilat u amnistuan shumë funksionarë dhe kohë pas kohe iu vjetërsonin lëndët gjyqësore.

“Fakt se ishte gabim i bërë në kohën e LSDM-së e të cilin ende edhe sot nuk mund ta kuptoj. Edhe atëherë pyesja njerëzit që sillnin vendimet, nuk kishte asnjë arsyetim që mund të më bindë pse u bënë ato ndryshime. Ky është një nga shkaqet pse LSDM i humbi zgjedhjet dhe qytetarët dënuan seriozisht partinë. Tani pushteti aktual propozoi ndryshime dhe ne dorëzuam nëntë amandamente por asnjë nuk u pranua”, tha Spasovski.

Kupa e Botës në Ski, Colturi mbyll sllallomin gjigant në Çeki në vendin e 12-të

24 January 2026 at 14:59

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Lara Colturi u rendit e 12-ta sot në garën e radhës të Kupës së Botës për Ski Alpine për vajza. Në pistën e Spindleruv Mlyn në Çeki, 19-vjeçarja italo-shqiptare që përfaqëson ngjyrat kuqezi, rikuperoi lëshimin e dytë të disiplinës së Sllallomit Gjigant

Pas një lëshimi të parë jo të mirë ku u rendit e 21-ta, me kohën 1 minutë 14 sekonda e 37 të qindtat, Colturi rikuperoi në zbritjen e dytë, duke regjistruar kohën 1 minutë 13 sekonda e 36 të qindtat, çka i siguroi ngjitjen deri në vendin e 12-të. Në renditjen përfundimtare, ajo e mbylli garën me kohën totale 2 minuta 27 sekonda e 73 të qindtat.

Vendi i parë u sigurua nga Sara Hector e Suedisë që bëri një performancë të mrekullueshme, me emocionet që ishin të shumta deri në fundin e garimit. Në podium u ngjitën gjithashtu dy amerikanet, Paula Moltzan dhe Mikaela Shiffrin.

Ndërkohë të dielën (nesër) zhvillohet gara e sllallomit special, që është dhe disiplina më rezultative e Lara Colturit, rrëshqitjen e parë do ta ketë në ora 09:30 deri në 10:30, kurse rrëshqitjen e dytë në ora 12:15 deri në 13:15.

Aktualisht, Lara Colturi mban vendin e dhjetë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës për Ski, me 467 pikë të grumbulluara.

/m.q/r.e/

The post Kupa e Botës në Ski, Colturi mbyll sllallomin gjigant në Çeki në vendin e 12-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LSDM sot do të mbajë Kongresin e partisë

24 January 2026 at 11:10


Lidhja Social Demokratike sot do ta mbajë Kongresin e 31-të në Shkup në hotelin Aleksandar Pallas.

Sipas informacioneve nga LSDM-ja, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe një pjesë pune.

Në fillim, do të ketë një pjesë të hapur të Kongresit, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Pas kësaj do të vijojë një pjesë pune e Kongresit.

Kujtojmë se ditë më parë Filipçe theksoi se kritikat aktuale ndaj tij dhe partisë vijnë nga, siç tha ai, “individë që janë shantazhuar ose blerë”, duke shtuar se anëtarët dhe mbështetësit e vërtetë të LSDM-së i njohin këto përpjekje për të dobësuar opozitën. Ai tha se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra sepse, siç theksoi, qëllimi i tij kryesor është të vazhdojë luftën për “shërimin e shoqërisë, zhdukjen e korrupsionit dhe kthimin e vendit në rrugën evropiane”.

Filipçe theksoi se LSDM mbetet një parti plotësisht e bashkuar, me një grup parlamentar të sinkronizuar dhe kompakt dhe se procesi i konsolidimit të brendshëm në organizatat komunale është duke vijuar.
Nga ana tjetër, ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i bëri thirrje Filipçes që të japë dorëheqje, ndërsa me kritikë të hapur doli edhe Jovan Despotovski, duke vlerësuar se udhëheqësia aktuale e LSDM është e vetmja përgjegjëse për pakënaqësinë midis anëtarëve të partisë.

Paga mbretërore: Real Madridi ka shumicën e lojtarëve më të paguar në Spanjë, me Mbappen në krye

24 January 2026 at 09:57


Lojtarët e Real Madridit dominojnë listën e lojtarëve më të paguar në La Liga, sipas të dhënave të Transfermarkt, dhe këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, në rrjetet sociale.

Sipas këtyre të dhënave, pagën më të lartë bruto vjetore e merr Kylian Mbappe, i cili fiton 31.3 milionë euro.

Vinicius Junior vjen pas me 25 milionë euro, pastaj David Alaba me 22.5 milionë euro, dhe mesfushori anglez, Jude Bellingham, është gjithashtu i katërti me një pagë vjetore bruto prej 20.8 milionë eurosh.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, plotëson pesëshen e parë me të ardhura prej 20.8 milionë eurosh.

Pas kësaj vjen dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili fiton njësoj si Bellingham dhe Oblak, dhe Frenkie de Jong me 19 milionë euro.

Më pas vijnë Nico Williams, Raphinha, Federico Valverde, Rodrygo Goes, Lamine Yamal dhe Trent Arnold-Alexandar, të cilët fitojnë nga 16.7 milionë euro.

Marc-Andre Ter Stegen dhe Jules Kounde përfundojnë listën e 15 lojtarëve më të paguar me një pagë bruto vjetore prej 15.6 milionë eurosh. /Telegrafi/

Toshkovski: "Safe City" nuk është një sistem për ndëshkim, por për shpëtimin e jetëve nga kaosi në komunikacion

24 January 2026 at 09:50


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka theksuar se vendimi për aktivizimin e sistemit "Safe City" është një vendim që mbron drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

“Votimi i i Ligjit për Kundërvajtje është një konfirmim i qartë se kur ka guxim politik dhe përgjegjësi, mund të merren vendime që mbrojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Mirënjohje e sinqertë për të gjithë deputetët që mbështetën ligjin dhe treguan se siguria në trafik, mbrojtja e jetës njerëzore dhe interesi publik janë më të rëndësishme se politika ditore. Me këtë vendim, Parlamenti dërgoi një mesazh të fortë se shteti më në fund po ndërmerr hapa sistematikë kundër kaosit në trafik dhe humbjes së pakuptimtë të jetëve njerëzore”, tha Toshkovski.

Toshkovski falemnderoi qytetarët, duke theksuar se në periudhën e testimit kanë treguar rezultate ndërgjegjësuese.

“Falënderime të veçanta për qytetarët. Gjatë periudhës së testimit, ata treguan se dinë, munden dhe duan të jenë pjesë e zgjidhjes. Duke ndryshuar sjelljen e tyre në trafik, duke respektuar rregullat dhe duke rritur ndërgjegjësimin, qytetarët kontribuan drejtpërdrejt në një siguri më të madhe dhe në uljen e aksidenteve rrugore, lëndimeve dhe viktimave. “Qyteti i sigurt” nuk është një sistem për ndëshkim, por një sistem për shpëtimin e jetëve, ndërsa pikërisht qytetarët janë ata që e kuptuan të parët këtë”, theksoi Toshkovski.

Kujtojmë se dje me 81 vota “për” dhe 19 “kundër” dhe pa të përmbajtur Kuvendi e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga që nga 1 shkurti të fillojë sistemi për regjistrim automatik dhe sanksionim të kundërvajtjeve.

Mucunski-Erdogan: Forcojmë solidaritetin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis anëtarëve të Platformës Ballkanike për Paqe

23 January 2026 at 22:45


Në kuadër të Takimit të dytë të Platformës Ballkanike për Paqe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse, u takuan sot në Stamboll me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Turqisë me vendet e rajonit, si dhe mbi çështje më të gjera rajonale me interes të ndërsjellë.

“Në një kohë kur bota dhe rajoni po përballen me sfida serioze, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të Platformës Ballkanike për Paqe”, thuhet në komunikatë.

Në takim u vlerësua bashkërisht se Ballkani duhet të ecë përpara me një qasje që merr parasysh mësimet e së kaluarës, por që synon qartë stabilitetin, bashkëpunimin dhe një të ardhme të përbashkët.

Sauditët po përgatisin një plan të ‘tmerrshëm’ pas largimit të Ronaldos: Planifikojnë të blejnë 50 yje botërore

23 January 2026 at 15:52


Drejtuesit e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite po përgatiten për epokën pas largimit të portugezit Cristiano Ronaldo dhe thuhet se qëllimi i tyre është të sjellin 50 emra të mëdhenj të futbollit.

Sipas raportimeve të medias, "negociatorët synojnë 50 nënshkrime të huaja në kulmin e forcës së tyre këtë verë".

Përpjekjet për të siguruar një numër marrëveshjesh të rëndësishme pritet të intensifikohen pas Kupës së Botës 2026.

Ndërsa fokusi është në sjelljen e lojtarëve që mund të kalojnë disa vite në Ligën Profesionale Saudite, "disa yje më të vjetër" janë gjithashtu në listën e dëshirave.

Sipas talkSPORT, sauditët e pasur duan të sjellin emra si Mohamed Salah, Bruno Fernandes, Vinicius Junior, Robert Lewandowski, Casemiro, Youri Tielemans dhe shumë të tjerë, dhe qëllimi është të ruajnë interesin në ligë përpara Kupës së Botës 2034.

EXCLUSIVE: 50 players targeted by Saudi chiefs in Premier League and European transfer purgehttps://t.co/qfhQ6i7Sw4
— talkSPORT (@talkSPORT) January 23, 2026

Michael Emenalo, drejtori sportiv i ligës saudite, ka "një marrëdhënie të gjatë me Salahun dhe do të jetë një nga forcat lëvizëse pas çdo lëvizjeje zyrtare".

Një ofertë prej 150 milionë funtesh për Salahun nga Al-Ittihad u refuzua në vitin 2023, por situata e tij ka ndryshuar dhe kampionët aktualë të Ligës Premier së shpejti mund të jenë të hapur ndaj ofertave. /Telegrafi/

Mucunski-Fidan: Fokusi është në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe qëndrueshmëria rajonale

23 January 2026 at 12:05


Në kuadër të Takimit të Dytë Ministror të Platformës Ballkanike për Paqe, që po mbahet sot në Stamboll, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij turk, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, njoftojnë nga MPJ.

"Fokusi i bisedimeve ishte në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në disa fusha.

Theks i veçantë u vu në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimin më efikas të mundësive të investimeve, si dhe në thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Të dy ministrat konfirmuan gjithashtu aleancën e fortë brenda NATO-s, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në nismat rajonale dhe organizatat shumëpalëshe", thonë nga MPJ.

Nga atje shtojnë se bashkëbiseduesit trajtuan edhe çështjet aktuale rajonale dhe gjeopolitike, duke theksuar rëndësinë e një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë./Telegrafi/

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

23 January 2026 at 10:20


Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra dhe i këshilloi qytetarët të mos blejnë banesa që nuk janë ndërtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Jam i shqetësuar se po krijohet një flluskë në industrinë e ndërtimit dhe do të doja t'u kërkoja qytetarëve të mos blejnë banesa pa i parë me sy e vetë. Të mos blejnë banesa me një të ashtuquajtur shënim në regjistrin e pronave, por të blejnë banesa në ndërtesa që tashmë kanë marrë një leje përdorimi.

Sepse kam frikë se kjo flluskë mund të shpërthejë dhe se ndërtesa të shumta mund të mbeten të papërfunduara. U bëj thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm kur blejnë pasuri të paluajtshme. Këshilla më e thjeshtë është t'i kërkojnë investitorit një leje përdorimi dhe ta regjistrojnë atë në "Kadastër".

Nuk kam takuar askënd që ka blerë një banesë për 2.500 ose 3.000 euro, dhe këto janë çmimet, gjë që më sjell përsëri shqetësimin se kjo është një "flluskë"", tha Ministri në podkastin "Radio Lider".

Nikolloski shton se shteti nuk mund të ndërhyjë në mënyrë të përshtatshme dhe ta shpërthejë flluskën sepse bëhet fjalë për hapësira të kufizuara, domethënë një presion mbi disa zona urbane, ndërsa sipas Ministrit, çmimet në vendbanime të tjera po bien./Telegrafi/

Tri klube saudite synojnë Lewandowskin për një transferim gjatë verës

23 January 2026 at 08:53


Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk po hiqet aspak nga radari i klubeve saudite, të cilat synojnë transferimin e tij.

Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Barcelonës, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë gjatë verës.

Sulmuesi polak është identifikuar si një nga 50 yjet e profilit të lartë që Liga Saudite dëshiron t’i transferojë në një garë të madhe verore pas Kupës së Botës 2026.

Diriyah FC, që aktualisht luan në nivelin e dytë, është gjithashtu në garë për të nënshkruar me 37-vjeçarin, por ndjekja e tyre varet nga ngjitja e tyre në ligën elitare.

Klubi i MLS-së, Chicago Fire, ka shprehur gjithashtu interesin e tyre për të nënshkruar me Lewandowskin, por klubet saudite tani po kërkojnë të tregojnë fuqinë e tyre të pakrahasueshme financiare. /Telegrafi/

Klekovski: Në mars do të ketë edhe një rritje të pagave në shëndetësinë publike

22 January 2026 at 19:21


Mbetemi të përkushtuar edhe me mbështetje të fuqishme për rritje të mëtejshme të pagave në sektorin shëndetësor në kuptim të vlerësimit adekuat të punës së punonjësve shëndetësorë si parakusht për punë cilësore, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë.

“Dua të theksoj se perceptimi se në sektorin publik dhe në udhëheqjen e sektorit publik ka ndonjë kundërshtim të vlerësimit adekuat të punës. Të përsëris se në sektorin shëndetësi – në mënyrë kumulative pagat në nëntor të vitit 2024 dhe mars të vitit 2025 janë rritur 17 për qind, në mënyrë disproporcionale shumë më tepër për me arsim fillor, me arsim të mesëm, mjekët ishin më pak sepse ishin rritje lineare. Tek mjekët amë kapacitetet janë rritur 33 për qind. Rritje historike që është bërë që të rriten pagat për mjekët dhe për infermireret të punësuar aty, sepse ne besojmë fuqishëm se puna duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate”, tha drejtori i FSSH-së në konferencën për shtyp.

Ai përkujtoi se konform marrëveshjes me sindikatat, në mars të këtij viti do të ketë edhe një rritje e pagave në shëndetësinë publike.

“Kështu që mendoj se të paktën pagat për stafin e mesëm mjekësor, për infermierët, janë konkurruese me sektorin privat. Mendoj se në disa sektorë të tjerë – arsim, janë arritur marrëveshje për rritje të pagave. Pra, të paktën në sektorin tim, mund të them me siguri se ka mbështetje të fortë për rritje të mëtejshme të pagave në aspektin e vlerësimit të duhur të punës së punonjësve të kujdesit shëndetësor si parakusht për punë cilësore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj. Tashmë mund të njoftoj se rritja në mars nuk do të jetë e barabartë për të gjithë, por do të jetë në bazë përqindjeje, sepse pagat midis stafit të ulët dhe mjekëve – koeficienti dhe diferenca midis tyre janë ulur, megjithatë edhe mjekët duhet të vlerësohen në mënyrë të përshtatshme”, shpjegoi Klekovski.

Lidhur gjetjet e konstatuara nga kontrollet e zbatuara vitin e kaluar në institucionet publike shëndetësore për drejtorë dhe doktorë, të cilët ilegalisht kanë marrë më shumë para nga ajo që duhet për të cilat është thënë se do të kërkohet që të kthehet, nëse i kanë kthyer dhe nëse ka edhe menaxherë tjerë, të cilëlt ilegalisht i kanë rritur pagat, tha se deri më tani nuk ka kthim të parave nga pagesat e mëdha.

“Lidhur me kontrollet e kryera, tejkalimet e konstatuara të kompensimeve të ndërlidhura me punë, përfundimisht me 31 dhjetorin, asnjë institucion publik nuk ka rimbursim të kompensimeve, pagave të tejkaluara të rritura. Ne nuk kemi bërë kontrollë të ditur, megjithatë e dimë që nuk është bërë asnjë rimbursim”, përgjigjet Klekovski

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 January 2026 at 14:09


Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil.

Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht.

"Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes dhe shërbimi i ri i certifikatës së gjendjes civile të lirë, tani janë plotësisht të disponueshme në portal dhe me disa klikime, qytetarët mund t'i marrin këto shërbime. Kjo do të thotë efikasitet më i madh i Zyrës së Regjistrimit Civil dhe kontroll më i madh nga ne si Ministri përkatëse mbi ritmin e lëshimit të këtyre dokumenteve", tha ministri Andonovski.

Së bashku me Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, ai sot promovoi katër shërbime të reja në portalin uslugi.gov.mk.

"Për personat juridikë, për herë të parë është mundësuar një shërbim elektronik për lëshimin e certifikatës së kontributeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, plotësisht dixhital dhe i disponueshëm në çdo kohë. Individët, nga ana tjetër, mund të marrin elektronikisht certifikatë për regjistrim dhe çregjistrim në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontribute të paguara, si dhe certifikatë për kompensim të pagës së paguar gjatë paaftësisë së përkohshme për punë", tha Andonovski.

Betohet kryeprokurori i ri Anel Fidoski: Do ta kryej profesionin tim me ndershmëri, ndërgjegje dhe paanshmëri

22 January 2026 at 12:35


Kreu i sapozgjedhur i prokurorisë së Shkupit, Anel Fidoski, bëri sot betimin para anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ai u zgjodh në krye të prokurorisë më të madhe në vend disa ditë më parë, me mbështetjen e 7 anëtarëve të Këshillit.

"Para së gjithash, dua të falënderoj anëtarët e Këshillit që më mbështetën. Është një nder për mua të mbaj këtë pozicion, por në të njëjtën kohë është përgjegjësi e madhe, sepse do të drejtoj një prokurori që është më e madhja, e cila ka numrin më të madh të çështjeve dhe prokurorëve. Sa i përket kompleksitetit të çështjeve, është prokuroria më e vështirë. Ajo që mund të them tani është se do ta kryej profesionin tim me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri dhe e gjithë kjo me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësor", tha prokurori Fidoski.

Kur u pyet se cilat janë prioritetet e tij dhe për çfarë do të mbrojë gjatë mandatit të tij, prokurori tha se do të shoh se çfarë është më prioritet.

"Nuk jam ulur ende për të ditur se me çfarë po përballem. Do të duhet të shoh se çfarë fshihet pas, çfarë duhet të prioritizohet. Do të shohim se cilat raste, me çfarë peshe rastesh do të përballemi, krimi financiar mbi të gjitha, abuzimet…", tha prokurori.

Kur u pyet pse nuk propozoi program kur aplikoi për këtë pozicion, Fidoski tha se nuk ishte i detyrueshëm, dhe përndryshe do ta kishte paraqitur.

Ahmeti: Mirë që shkova në takim tek Mickoski, sepse Evropa formohet mbi parimin e dialogut dhe kompromisit

21 January 2026 at 22:41


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus në TV21 foli për takimin e liderëve të mbajtur një javë më parë, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Ahmeti tha se kanë bë mirë që kanë shkuar në takim te Mickoski sepse siç thotë ai, Europa formohet me disa parime siç janë dialogu dhe kompromisi.

“Është mirë sepse Europa formohet në disa parime. Parim i Europës dialogu, kompromisi, sepse pa dialog dhe kompromis nuk gjen dot zgjidhje mbi problemet. Nuk është zëvendësuar kjo filozofi me një filozofi të re, por janë parime që duhet të respektohen. Pjesëmarrja e BDI në takimin e liderëve ka qenë shumë e domosdoshme për të biseduar për të gjitha temat, edhe pse të gjitha temat që ne menduam dhe vlerësuam nuk u biseduan në takim me liderët mbeti që tema të caktuara të bisedohen si dy parti politike më të mëdha te komunitetet më të mëdha në vend”, deklaroi Ahmeti.

Ndër të tjera ai tha se që 22 vite po përfaqëson shqiptarët në politikë, ndaj edhe thuhet se ka përcjellë 8 ose 9 kryeministra.

“Unë nuk kam hyrë në këtë fushë veprimtarie për të përcjell kryeministra, por më ka rastisur që, shqiptarët në Maqedoni e kanë votuar BDI-në deh si forcë legjitime sigurisht se kemi qenë përfaqësues legjitim dhe kemi përfaqësuar shqiptarët për këto 22 vite dhe sigurisht të tjerët nuk kanë fituar zgjedhje dhe ato i kemi përcjell si kryeministra, 8 apo 9 nuk e di”, tha Ahmeti. /tv21

Stojanoski: Me Kodin e ri penal drejtësia do të vlejë për të gjithë

21 January 2026 at 22:12


Para këtij aksioni ku u arrestua dhe u kap gjykatësi i Gjykatës së Apelit me 350.000 euro të fshehura në mur në shtëpinë familjare, gjithashtu u arrestua edge gjykatësi suprem me 10.000 euro ryshfet, që do të thotë se ajo metastazë në gjyqësorin e vendit ekziston, 35 vite qytetarët e kanë parë, ndërkaq ajo që tani inkurajon është që përfundimisht institucionet tregojnë shenja rezistence ndaj një sistemi të këtillë dhe dëshirojnë ta thajnë këtë kënetë politike gjyqësore e cila thjeshtë e hante sistemin tonë, theksoi Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, në televizionin Njusmaks Ballkans në emisionin “Qëndrimi i rajonit”.

Stojanoski, gjithashtu, theksoi se do të miratohen pesë ligje të cilat do t’i ashpërsojnë kriteret për zgjedhje të gjykatësve, prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor, me qëllim që të parandalohen dukuritë e këtilla, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Stojanoski më tej theksoi se me Kodin e ri penal janë paraparë dënime të ashpra me qëllim që të tregohet se secili në shtet duhet t’i respektojë ligjet, ndërkaq drejtësia vlen për të gjithë.

“Kjo është një porosi që gjykatësit e tjerë të cilët mund të mendojnë për veprime të tilla, se krimi është i pashpagueshëm, ne tani po krijojmë zgjidhje të cilat do të jenë sistematike, nga të cilat dikush nesër do të jetë në gjendje të ndjekë penalisht zyrtarët e kësaj qeverie, politikanët e përgjegjshëm mendojnë kështu. Në Kodin penal që do ta votojmë të premten, janë ashpërsuar të gjitha dënimet, ne vendosëm si deputetë në përputhje me kompetencat kushtetuese të propozojmë dënime më të larta ligjore, sepse njëherë e përgjithmonë duhet të tregojmë se të gjithë në këtë vend duhet ta dinë se duhet të punojnë sipas ligjit, dhe nuk ka të paprekshëm, drejtësia duhet të arrijë tek të gjithë", tha Stojanoski.

Korridori 8, Nikolloski: Ka filluar ndërtimi i aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan

21 January 2026 at 20:50


Ka filluar me ndërtimin e aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa paraprakisht e kemi zgjedhur shpronësimin e tokës dhe mënjamimin e objekteve nëpër këto trase, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

“Nëse vazhdojmë përgjatë trasesë së njëjtë përgjatë Korridorit 8 në krahun perëndimor, e gjithë procedura për zgjedhjen e një kontraktori për seksionin Gostivar-Bukojçan tashmë është përfunduar, presim vetëm miratimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sepse prej andej vjen kredia, në mënyrë që të zgjedhim një kontraktor. Shpresoj që pas përfundimit të dimrit dhe përmirësimit të kushteve të motit, do të fillojnë punimet në një autostradë të tretë, nga Bukojçani në Kërçovë. Autostrada Kërçovë-Ohër, e cila ishte harruar nga opinioni publik maqedonas dhe për të cilën nuk u bë asgjë, tashmë po punohet intensivisht. Tridhjetë e shtatë kilometra janë vënë në funksion, ka aktivitete shtesë çdo muaj, dhe tani është përfunduar edhe nyja për lidhje me Strugën”, theksoi Nikolloski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve pret, dhe siç thotë ai, qeveria e ka dhënë fjalën, që autostrada nga Kërçova në Ohër të përfundojë brenda afatit të dhënë. Sa i përket autostradës Shkup-Bllacë, procedura ka përfunduar dhe tani pritet një përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila po siguron një kredi për ndërtimin e kësaj pjese.

“Po punojmë edhe në autostradën që shkon nga Prilepi në Manastir dhe e filluam me këtë Qeveri, pavarësisht faktit që marrëveshja u nënshkrua nga ajo e mëparshmja dhe nuk u kryen aktivitete. E kemi përfunduar rrugën ekspres nga Gradsko në Drenovë dhe nga Drenova në Farish dhe ajo tashmë është në funksion dhe qytetarët po e përdorin. Është një rrugë jashtëzakonisht moderne, mund t’i shihni të gjitha këto rrugë në faqen time në Facebook”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se është lëshuar edhe krahu lindor i korridorit 8, e ajo është rruga eksprese nga Stracin deri në Kriva Pallankë dhe siç tha shpreson se fqinjët tanë, gjegjësisht Bullgaria do të fillojë të ndërtojë autostradë drejt Maqedonisë.

Snopçe akuzon se me "Safe City" po dëmtohen xhepat e qytetarëve, Toshkovski: Kemi ulje të numrit të viktimave në trafik

21 January 2026 at 16:29


Në seancën e sotme kuvendare deputeti Halil Snopçe ka akuzuar ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovski se me sistemin e "Safe City" po dëmtohen xhepat e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hipotetikisht, nëse nuk do të ishte për fazën e testimit, sa para do të mblidhte Ministria e Brendshme nga gjobat që qytetarët do të duhej të paguanin? Sa paga minimale do të nevojiteshin ose sa shporta konsumatori do të duhej të mbushnim duke mbledhur gjobat. Mendoj se i keni këto statistika”, tha deputeti Halil Snopçe, drejtuar Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, në seancën e sotme për çështje parlamentare.

Snopçe e pyeti Toshkovskin nëse ishte në dijeni të shifrave të mëdha në krizën ekonomike me të cilën po përballen qytetarët dhe, siç thotë ai, “po i ngarkoni me këto gjoba”.

Ministri Toshkovski u përgjigj se me sistemin "Safe City" po shpëtohen jetë njerëzish.

"Në periudhën testuese të projektit "Safe City" u shpëtuan nëntë jetë njerëzore, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur u regjistruan 11 vdekje nga aksidente trafiku në territorin e SPB Shkup.

Në periudhën testuese, kemi dy aksidente trafiku me viktima, pra dy vdekje. Nëntë më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në periudhën testuese, pa gjoba", tha sot Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Halil Snopçe.

Dhe kjo është meritë e qytetarëve të Maqedonisë, e të gjithë atyre që drejtojnë automjete në territorin e SPB Shkup dhe atyre që vijnë nga Gostivari, Velesi dhe atyre që jetojnë në Shkup dhe drejtojnë një automjet", tha Toshkovski./Telegrafi/

❌
❌