Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 December 2025Main stream

BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin çnjerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë

27 December 2025 at 12:03


Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata, trajtimit çnjerëzor ndaj 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, ku punëtorët shqiptarë ishin mbyllur në zyra pa kushtet minimale për punë.

Nga BDI thonë se personat e poshtëruar publikisht nga ministria, janë njerëz familjarë, të cilët janë trajtuar pa dinjitet në vendin e tyre të punës.

Reagimi i plotë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhe pa asnjë rezervë trajtimin çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të gjithë shqiptarë, të cilët janë thirrur në punë dhe janë mbyllur në zyra pa kushte minimale njerëzore dhe pa asnjë detyrë pune.Vendosja e dhjetëra grave dhe burrave në tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterë, pa mjete elementare dhe pa asnjë angazhim profesional, duke i detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe torturës psikologjike.Fakti që këta punonjës, për të mbijetuar ditën e punës, janë detyruar të improvizojnë duke u ulur në dysheme dhe duke sjellë batanije nga shtëpia, është një turp shtetëror që cenon dinjitetin njerëzor dhe shkel çdo standard ligjor, moral dhe evropian.Edhe më e rëndë është sjellja pas këtij akti. Në vend që institucionet të marrin përgjegjësi për kushtet çnjerëzore që kanë krijuar, pamjet e kësaj situate janë keqpërdorur publikisht për linçim moral, ndërsa Kryeministri ka shkuar deri aty sa t’i akuzojë këto punonjës për “imoralitet”.Bëhet fjalë për gra shqiptare, për nëna, për motra dhe bashkëshorte, të cilat janë poshtëruar nga shteti i tyre dhe më pas janë sulmuar publikisht nga kreu i qeverisë. Kjo është vijë e kuqe e kaluar dhe nuk mund të relativizohet, justifikohet apo heshtet. Për më tepër, edhe lidhur me këto ngjarje sulmohet BDI, ndërsa në fakt bëhet fjalë për nëpunës shteti, të cilëve vet shteti duhet t’u siguroj kushte dhe trajtim dinjitoz.Kryeministri ka për obligim moral dhe politik të kërkojë menjëherë falje publike ndaj këtyre grave, familjeve të tyre dhe mbarë komunitetit shqiptar për gjuhën fyese dhe për legjitimimin e një praktike që përkujton metodat më të errëta të diskriminimit institucional", thuhet në reagim.

Ndër të tjera, BDI kërkon përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për këtë skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit.Institucionet e shtetit nuk guxojnë të shndërrohen në hapësira ndëshkimi kolektiv mbi baza etnike. "Dinjiteti njerëzor nuk është privilegj, por e drejtë themelore që nuk negociohet", thonë nga BDI.

Before yesterdayMain stream

Mickoski: Pres që Prokurori Publik i Shtetit të merret me akuzat penale që qëndrojnë në sirtarët e prokurorëve

25 December 2025 at 16:07


Hristijan Mickoski, u përgjigj në pyetjen lidhur me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës Prokuror Publik i Shtetit dhe pritshmëritë nga sfera e prokurorisë në periudhën e ardhshme.

Mickoski theksoi se, nga informacionet që disponon, procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit në Kuvend duhet të përfundojë brenda 2 muajve. Kriteret për zgjedhje, sipas Mickoskit, janë sjellë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili u miratua nga pushteti i kaluar i LSDM-së dhe BDI-së, dhe me të cilin u ndalua mundësia që profesorët, avokatët dhe juristët e shquar të zgjidhen si Prokurorë Publikë të Shtetit.

"Pres që brenda kësaj periudhe të zgjidhet një prokuror publik dhe ai prokuror publik të fillojë një punë themelore dhe të vështirë. Shumë gjëra e presin . Në një bisedë joformale me kolegët në Qeveri dhe institucione në këto një vit e gjysmë të kaluar, pak a shumë dekurajuese për të gjithë ne, pati një fenomen në të cilin institucionet ngrenë kallëzime penale, dhe prokuroria hesht. Dhe nëse zhvilloni një bisedë me anëtarë të qeverisë dhe institucioneve, do të shihni se ka disa qindra raste të tilla. Ne që jemi të sjellshëm dhe nuk bëjmë shfaqje ose nuk përpiqemi të hyjmë në shtëpi në mëngjes, para fëmijëve të të dyshuarve, dhe nën maskën e një hetimi të filmojmë me kamera, siç ishte rasti në të kaluarën, kjo nuk do të thotë se ato parashtresa nuk janë paraqitur. Është logjike që qytetarët shpesh reagojnë", theksoi Mickoski.

Mickoski tha se i kupton qytetarët, por duhet të dihet se me qindra lëndë të tilla qëndrojnë nëpër sirtarët e Prokurorisë. Prokurori duhet ta kthejë besimin te institucioni i Prokurorisë Publike, e më pas përmes proceseve edhe besimin te gjykatat./Telegrafi/

BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e "Balancuesit", ai u përgjigj se ndarjet etnike nuk janë pjesë e qasjes së tij

25 December 2025 at 14:40


Në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare në Kuvend, deputetja Rina Ajdari nga Koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski, duke pretenduar se qeveria aktuale hoqi përfaqësimin e drejtë etnik dhe miratoi një ligj pa peshë të vërtetë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajdari theksoi se dy vjet më parë, në seancën e parë të Kuvendit të ri, u hoq "Balancuesi", i cili, sipas saj, siguronte punësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike.

"Për gati dy vjet, shteti ka funksionuar pa mbrojtje ligjore për shqiptarët dhe komunitetet e tjera në punësim. Skandali bëhet edhe më i madh nëse marrim parasysh se në Ministrinë e Marrëdhënieve Ndër-Komunitete - një institucion përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ministri Ivan Stoilkoviq shkarkoi shtatë punonjës. Ky është diskriminim i pastër, për të cilin asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk e ngriti zërin. Ky ligj, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, u vu në duart e profesoreshës Karakamisheva, e cila njihet si nacionaliste kundër shqiptarëve", tha Ajdari.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se "nuk është e vërtetë" që balancuesi u shfuqizua me ardhjen e qeverisë së tij.

Mickoski theksoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën që qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, ku zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, rekomandoi të hiqet balancuesi dhe për këtë BDI u detyrohet me kërkim falje para së gjithash qytetarëve shqiptarë, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë të cilin e përgatiti kjo Qeveri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, kurse vendimet e komisionit zbatohen sipas metodologjisë për aderim drejt BE-së.

"Nuk është e saktë dhe nuk është e vërtetë që me ardhjen e kësaj Qeverie është fshirë instrumenti "Balancues", e vërteta është se Qeveria në të cilën ishte BDI-ja, ndërsa zëvendëskryeministër apo zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, në një mbledhje ka sjellë vendim me të cilin e fshin dhe jep mendim se duhet të fshihet instrumenti "Balancues". E njëjta gjë më pas është përfshirë në raportin e skriningut të Bashkimit Evropian, kjo është e vërteta dhe të gjithë qytetarët në mbarë shtetin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, duhet ta dinë të vërtetën sepse meritojnë ta dinë atë", potencoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nga ana e deputetes Rina Ajdari nga BDI.

Mickoski poashtu tha se nuk do të hyj në ndarje etnike sepse kjo nuk është pjesë e karakterit tij.

"E kam thënë këtë shumë herë dhe do ta përsëris: si Kryetar Qeverie unë jam i të gjithë qytetarëve pa dallim të ndarjeve politike, etnike apo fetare dhe kështu do të vazhdoj të sillem sepse kjo është e rëndësishme për mua", deklaroi kryeministri Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Detyra jonë si brez është të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë

25 December 2025 at 10:03



Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë, i uroj të gjithë qytetarët që festojnë Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian për festën me urime të sinqerta për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë,thuhet në postimin në Facebook të kryeministrit Hristijan Mickoski.

"Le t'u shtrijmë dorën fqinjëve dhe bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht dallimeve, atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, kategorive më të prekshme dhe të gjithë atyre që përballen me sfida. Krishtlindjet janë festa e dhënies dhe ndarjes së dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Tradita jonë si vend dhe shoqëri na ka mësuar gjatë shekujve se së bashku jemi më të fortë dhe së bashku mund t'i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe tundimet me të cilat jemi përballur", shrkuan Hristijan Mickoski.

Në frymën e mesazhit të Krishtlindjeve për paqe dhe vullnet të mirë midis njerëzve, uroj përparim të madh, perspektivë dhe stabilitet për atdheun tonë.

"Le të jenë momentet festive një kujtesë se duhet të bashkohemi, sepse së bashku mund të ndërtojmë një Maqedoni më të fortë, më të bashkuar dhe më të suksesshme, një vend në të cilin çdo qytetar ndihet i vlerësuar, i mbrojtur dhe i mbushur me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Detyra jonë si brez është të luftojmë me providencën e Zotit, të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë për të gjithë ne si popull dhe për brezat tanë të ardhshëm", shton Mickoski./Telegrafi/

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

24 December 2025 at 15:50


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si Ministër për Integrime Evropiane. Menjëherë pas zgjedhjes, Hoxha dhe Saliu dhanë deklarata solemne para deputetëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski në Kuvend shpjegoi propozimet për emërimin e Muhamet Hoxhës si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Saliut si Ministër për Integrime.

Sot po ju paraqes propozimin për zgjedhjen e dy ministrave me qëllim pajisjen e plotë dhe funksionale të Qeverisë dhe sigurimin e vazhdimësisë në punë, në departamentet kryesore të pushtetit ekzekutiv, tha Mickoski.

Ai për Hoxhën tha se kandidati ka shumë vite përvojë në administratën shtetërore dhe në pushtetin ekzekutiv, se ka qenë i angazhuar në disa institucione me pozicione drejtuese që nënkuptojnë përgjegjësi, koordinim dhe punë në një mjedis kompleks administrativ dhe institucional.

Për Bekimi Sali tha se ai kishte përvojë të mëparshme si ministër, si dhe angazhim të vazhdueshëm në degën legjislative, gjë që i jep atij një kuptim të qartë të marrëdhënieve midis degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe të mënyrës se si funksionojnë institucionet shtetërore.

Kuvendi sot gjithashtu sot ka shkarkuar nga posti i ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezanin./Telegrafi/

Mickoski mesazh qytetarëve që jetojnë jashtë vendit: Sado të suksesshëm të jeni në shtete tjera, çdo herë do të konsideroheni ardhacakë

24 December 2025 at 13:21


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ka mbajtur fjalim në Forumin dedikuar për qytetarët e Maqedonisë të cilët janë kthyer në vend. Ai tha se kthimi i shtetasve të RMV-së për të jetuar në vend është mesazh se atdheu nuk harrohet dhe se rrënjët nuk priten.

Ai gjithashtu theksoi se "nuk duhet të zemërohemi me ata që vendosin të largohen", ndërsa atyre që jetojnë jashtë u tha se çdo herë do të llogariten si "të ardhur", pavarësisht suksesit në vendet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Sot po flas para njerëzve që mbajnë një peshë të veçantë në këtë shoqëri. Njerëz që e njohin atdheun si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Njerëz që u larguan, jo sepse dëshironin ta braktisnin atdheun, por sepse jeta, koha dhe rrethanat i detyruan të kërkonin kushte më të mira, siguri dhe perspektivë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja – njerëz që janë kthyer dhe kanë nisur këtu një histori të re dhe të suksesshme. Kthimi juaj nuk është simbolik. Ai është thelbësor. Është një mesazh se Maqedonia nuk është harruar, se rrënjët nuk janë këputur dhe se dashuria për shtëpinë nuk zhduket, pa marrë parasysh vitet dhe largësinë".

"Dua të them qartë dhe sinqerisht. Ne nuk mund të zemërohemi me ata që janë larguar. I kuptojmë. E kuptojmë mundimin e tyre, luftën e tyre dhe vendimet e tyre të vështira. Ne e dimë se shumë u larguan sepse nuk kishin zgjedhje. Sepse dëshironin një arsim më të mirë për fëmijët e tyre, një punë më të sigurt, një pagë dinjitoze, një jetë stabile. Dhe kjo është një nevojë njerëzore normale. Kjo është luftë për të ardhmen. Por, gjithashtu dimë edhe diçka tjetër. Se sa do larg që të shkojë njeriu, zemra gjithmonë e tërheq prapa. Sepse, siç thotë me urtësi populli ynë – guri peshon në vend të vet. Kudo që të shkoni nëpër botë, sa do të suksesshëm që të jeni, atje gjithmonë do të jeni ardhacakë", tha Mickoski.

Mickoski: Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2024 – 2044 është një dokument që përcakton vizionin e shtetit në dy dekadat e ardhshme

23 December 2025 at 12:07


Kryeministri Hristijan Mickoski, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, sot do të hapë sesionin e katërt të Këshillit, i cili, sipas tij, si një organ këshillimor i përhershëm i Qeverisë, ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në formësimin e vizionit dhe rrugës së zhvillimit afatgjatë të vendit, njoftojnë nga Kabineti i Kryeministrit.

“Jam veçanërisht i kënaqur të mirëpres praninë tuaj dhe t'ju falënderoj për përkushtimin, ekspertizën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për punën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim. Pjesëmarrja juaj aktive është provë se vendi ka kapacitetin, vullnetin dhe pjekurinë për planifikim të përbashkët, të përgjegjshëm dhe vizionar të së ardhmes”, theksoi Mickoski.

“Këshilli Kombëtar për Zhvillim, si bartës i strukturës së menaxhimit në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, përfaqëson një forum unik në të cilin, përmes përfshirjes së përfaqësuesve nga të gjithë aktorët përkatës shoqërorë, diskutohen tema dhe çështje kyçe që lidhen me zhvillimin afatgjatë, strategjik dhe të qëndrueshëm të vendit. Ky Këshill nuk është vetëm një kornizë formale institucionale, është një hapësirë për dialog, për debat të arsyetuar, për ndërtimin e besimit dhe për krijimin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave komplekse me të cilat përballemi”, tha Mickoski.

Siç informoi Kryeministri Mickoski, me një qasje konsensuale, përfshirje të gjerë dhe përfshirje të qartë, duke respektuar parimet e transparencës, llogaridhënies dhe partneritetit, u miratua Strategjia Kombëtare e Zhvillimit për periudhën 2024-2044, duke hedhur kështu themelet për drejtimin e zhvillimit afatgjatë, një dokument që për herë të parë në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse përcakton vizionin se ku duam të jemi si vend në dy dekadat e ardhshme.

"Në periudhën e kaluar, pas miratimit të këtij dokumenti strategjik, si dhe gjatë kohës që nga mbajtja e Sesionit të Tretë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, u kryen disa aktivitete të rëndësishme që lidhen me zbatimin e tij. Procesi i zbatimit dhe monitorimit të zbatimit vazhdoi me përfshirjen e një game të gjerë palësh të interesuara, qytetarë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile. Kjo qasje e hapur dhe pjesëmarrëse është forca jonë dhe një garanci se strategjia nuk do të mbetet një dokument "në letër", por do të përkthehet në politika reale dhe rezultate të matshme", shtoi Mickoski./Telegrafi/

Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese

22 December 2025 at 16:41

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit në një takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe fushën e ekonomisë dhe investimeve. Po ashtu, edhe në përgatitjet për mbajtjen e sesionit të ardhshëm të takimit ndërqeveritar G2G.

Spiropali thekson se bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy vendeve është përkthyer gjithmonë në rezultate të prekshme për jetët e qytetarëve tanë.

Kryediplomatja shqiptare solli në vëmendje njohjen e përbashkët të diplomave dhe gradave shkencore, njohjen e kualifikimeve profesionale për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, kontrollet e përbashkëta dhe lehtësimi i kalimit kufitar, si dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike.

Kryeministri Mickoski e vuri theksin te aspirata europiane e të dyja vendeve, të cilat besojnë te integrimi në BE si një proces i bazuar plotësisht në meritë.

Ministrja Spiropali deklaroi se “partneriteti ndërinstitucional mes dy vendeve tona do të vijojë të forcohet, me fokus të qartë te projekte dhe rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe afrojnë më tej dy shoqëritë”.

Gjatë takimit me kryeministrin Mickoski, Spiropali theksoi se “faktori shqiptar në RMV është jo vetëm një komunitet shtetformues i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por edhe një urë ndërlidhëse me Shqipërinë dhe një nxitës i rëndësishëm i proceseve eurointegruese”.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Spiropali-Mickoski: Faktori shqiptar komunitet shtetformues, nxitës i proceseve eurointegruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mickoski: Gjykata e Apelit ka përcaktuar se LSDM ka bërë deklarata të rreme dhe shpifje të rënda

18 December 2025 at 15:54


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski njofton se Gjykata e Apelit ka marrë vendim sipas të cilës LSDM ka thënë të pavërteta dhe ka shpif ndaj tij.

#Gjykata e Apelit, me një vendim përfundimtar, përcaktoi se LSDM tha të pavërteta dhe shpifje të rënda për mua, pa prova dhe pa bazë.

Me këtë vendim, pas vendimit të konfirmuar të shkallës së parë, LSDM është vendosur edhe zyrtarisht nga gjyqësori si një parti shpifëse.

Ajo që ata e paraqitën për vite me radhë si një "luftë politike", sot është vendosur zyrtarisht si e palejueshme dhe në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ky vendim e ekspozon qartë modelin e tyre politik: në vend të argumenteve, sulme; në vend të programeve, diskreditim; në vend të përgjegjësisë, gënjeshtra të vendosura në publik me qëllim shkaktimin e dëmit.
Kritika politike është legjitime dhe e nevojshme. Shpifja dhe gënjeshtrat nuk janë politikë, por abuzim i hapësirës publike", srkuan Mickoski.

Ai shton se Maqedonia duhet të ecë përpara me politikë të bazuar në të vërtetën, idetë dhe përgjegjësinë, jo në sajesa dhe sulme personale./Telegrafi/

Mickoski: Kërkojmë garanci nga KE se nuk do të ketë probleme dypalëshe në integrimet tona evropiane

16 December 2025 at 08:54


Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “e padrejtë” që dikush të presë që qeveria e tij të hyjë në një proces negociatash me BE-në në të cilin “nuk ka shenja për një rezultat të suksesshëm”.

Ai në "Sitel", përpara se të nisej për në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, vendosi dy kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila mundëson hapjen e negocitave me BE-në.

“Së pari, duhet të ketë garanci të qarta në formën e përfundimeve nga Këshilli Evropian se askush nuk është kundër identitetit maqedonas, i cili është një konstante shekullore, gjuhës maqedonase, e cila nesër, kur Maqedonia të jetë pjesë e familjes evropiane, do të jetë gjuhë zyrtare në BE, dhe se nuk do të ketë më çështje dypalëshe, dhe procesi do të udhëhiqet nga kriteret e Kopenhagës. Kjo duhet të ndodhë.

Dhe së dyti, nëse po zbatojmë gjëra që politikanë të tjerë i kanë pranuar, atëherë më e pakta që fqinji ynë lindor duhet të zbatojë që të kemi besim në këtë proces është ajo që përfshihet në Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut - të regjistrohen organizatat joqeveritare, siç është “OMO Ilinden-Pirin”, sepse këtë e thonë 14 vendime të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski për vonesat e ndihmës sociale: Ka persona që marrin mbi 60 mijë denarë në muaj

15 December 2025 at 19:50


Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme.

"Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. Paratë nuk mund të shpenzohen spontanisht dhe buxheti nuk mund të thithet dhe mjelet përmes faturave të rreme. Kur bëhet fjalë për ndihmën sociale, ka shumë raste ku ndihma sociale, dhe ne tashmë po i analizojmë, merret për disa arsye. Kemi përfitues të ndihmës sociale që marrin NMG, (ndihmë minimale të garantuar), por edhe ndihmë tjetër deri në 60-65 mijë denarë në muaj, për disa arsye që ata marrin. Kjo është vjedhje, kjo është e paligjshme. Po, ne do ta pastrojmë dhe filtrojmë listën e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar sepse ne kujdesemi për shtetin dhe ne kujdesemi për të ardhmen e shtetit", theksoi Mickoski.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht gjendjes së keqe dhe kaosit në të cilin u gjend vendi pas marrjes së detyrës, është arritur konsolidim dhe rezultatet më të larta ekonomike në Evropë tashmë po regjistrohen sipas BPV-së.

"Mund ta fshehim të gjithë këtë nën qilim, të ndajmë sa të mbledhim dhe ta fusim shtetin në borxh, por a është kjo përgjegjëse për brezat pas nesh? Jo, duhet ta konsolidojmë, e kemi konsoliduar. Më lejoni t'ju kujtoj se kur filluam, nuk kishim shtet, nuk kishim sistem, gjithçka u shkatërrua. Në një vit e gjysmë, po konsolidohemi, po shënojmë rezultate ekonomike që janë më të lartat në Evropë, për BPV-në tonë, le të kuptohemi, të mos keqkuptohemi. Tani që i kemi të gjitha këto në mendje, këto sfida janë logjike, nuk është diçka e palogjikshme, por duhet të ketë rend dhe disiplinë", theksoi Mickoski.

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

14 December 2025 at 10:04


Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtë përdorimit duke e konsideruar jofitimprurës, informon Radio Evropa e Lirë.

Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.

“Ne si shtet po i zbatojmë të gjitha hapat që ky naftësjellës, i cili për shumë vite ishte dëmtuar dhe konservuar, të vihet në funksion. Po vazhdojnë inspektimet, mendoj se tashmë kanë përfunduar, pritet të nisin provat e presionit. Në Qeveri ka kaluar edhe çmimorja, pres që këtë vit ky naftësjellës të vihet në funksion”, deklaroi Mickoski.

Ndërtimi i naftësjellësit ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 1999 që qeveria e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm dhe udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së, Lubço Georgievski, e nënshkroi me kompaninë greke “Hellenic Petroleum” për blerjen e rafinerisë së vetme të naftës në shtet, OKTA.

Tani ky sistem tubacionesh do të quhet produktsjellës, pasi nga Selaniku në Shkup do të transportojë vetëm derivate të përpunuara të naftës, ndërsa përmes naftësjellësit zakonisht transportohet naftë e papërpunuar nga portet ose fushat naftëmbajtëse drejtpërdrejt në rafineri, ku më pas përpunohet.

Gypat e naftësjellësit Selanik-Shkup janë të gjatë rreth 213 kilometra, me kapacitet për të transportuar 2.5 milionë tonë karburant në vit, nga terminalet e “Hellenic Petroleum” deri te rafineria OKTA në Shkup, ku karburanti disel do të depozitohet.

Sipas marrëveshjes mes Qeverisë maqedonase dhe kompanisë greke, transporti i karburatit do të kushtojë 20 euro për ton, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore.

Kush do të përfitojë?

Nëse produktsjellësi punon me kapacitet të plotë prej 2.5 milionë tonësh në vit, vlera totale e shërbimit do të arrinte rreth 50 milionë euro në vit.

Të ardhurat do të ndahen mes Qeverisë së Maqedonisë, e cila përmes ndërmarrjes shtetërore “Naftovod” ka 20 për qind të aksioneve në kompaninë e përbashkët “Vardaks”, ku hisedari më i madh është “Hellenic Petroleum” me 80 për qind të aksioneve.

Me njoftimet e Qeverisë maqedonase se po i përfundon procedurat e fundit, përmes këtij tubacioni do të mund të qarkullojë karburanti sapo Ministria e Transportit të lëshojë “lejen për përdorim”.

Me këtë do të hyjë në fuqi edhe licenca që Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore tashmë ia ka lëshuar “Vardaks”-it në vitin 2023, me vlefshmëri prej 35 vjetësh, përkatësisht deri në vitin 2058.

“Kur operatori ‘Vardaks’ ta marrë lejen e përdorimit nga shteti, kjo licencë do të hyjë në fuqi”, tha për REL-in kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore, Marko Bislimovski.

REL-i i është drejtuar Qeverisë maqedonase me pyetjen se cilat janë përfitimet e pritshme për sistemin energjetik dhe ekonomik të vendit nga ky tubacion, por deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi në Shkup nuk është përgjigjur.

Polemikë politike rreth tubacionit të naftës OBRM–Partia Popullore, e themeluar nga ish-kryeministri Georgievski pasi u largua nga OBRM-PDUKMja, pretendon se riaktivizimi aktual i naftësjellësit Selanik-Shkup ka për qëllim t’i ndihmojë Serbisë në krizën aktuale me naftë.

Nga kjo parti thonë se janë të habitur nga shpejtësia me të cilën po finalizohet procesi dhe pyesin pse ata, që prej vitesh kundërshtonin projektin, tani heshtin.

Partia e Lubço Georgievskit shtoi se argumentet për përfitimet nga naftësjellësi kanë qenë të vlefshme që para 25 vjetësh dhe akuzoi se vendi është lënë me vetëdije pa përfitime ekonomike dhe gjeostrategjike.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se roli i Qeverisë është të sigurojë infrastrukturën dhe rregulloren, por jo të hyjë në operacione biznesi.

“Ne si Qeveri nuk jemi shoqëri aksionare për të furnizuar Serbinë ose vende të tjera. Këtë e bëjnë kompani private që merren me biznes”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse shteti do të përpiqet të përfitojë nga kriza e naftës në Serbi përmes eksportit të derivateve në këtë linjë.

Transport më i lirë dhe më i sigurt

Teorikisht, transporti i drejtpërdrejtë i derivateve të naftës nga Selaniku në Shkup përmes tubacionit do të duhej të sillte më shumë siguri dhe shmangie të rreziqeve që i shoqërojnë transportin me kamionë dhe cisterna.

Sipas profesorit Dejan Trajkovski nga Fakulteti Teknik i Bitolës në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”, naftësjellësin riktheu në vëmendje edhe problemet me hekurudhën në vend dhe çmimin më të ulët të transportit përmes tubacioneve.

“Në çdo rast, kjo është mënyra më e duhur e transportit, sidomos duke pasur parasysh se tashmë e kemi”, tha Trajkovski.

Ndërtimi i naftësjellësit u përfundua në vitin 2002, por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, në OKTA u ndal plotësisht përpunimi i naftës, me ç’rast rafineria përfundoi në falimentim dhe transporti i naftës nëpër tubacion u ndërpre.

Arsyet, sipas “Hellenic Petroleum” në atë kohë, ishin se nuk ishte fitimprurëse dhe kishte pengesa përmes rregulloreve të shumta.
Që nga shitja e OKTA-s në vitin 1999 nga Qeveria e atëhershme maqedonase, lindën mosmarrëveshje që përfunduan para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.

Me atë marrëveshje, të cilën një pjesë e opinionit të ekspertëve në Maqedoni të Veriut e vlerësuan si të dëmshëm për shtetin, OKTA iu shit kompanisë “Hellenic Petroleum” për 32 milionë euro, dhe marrëveshja ndër të tjera parashihte ndërtimin e naftësjellësit, si edhe detyrimin që për 20 vjet Maqedonia e Veriut të blinte të paktën 500.000 tonë naftë në vit nga Greqia.

Procedurat e arbitrazhitPasuan tre procese të ndara arbitrazhi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, të lidhura me marrëveshjen për OKTA-n dhe naftësjellësin.

I fundit ishte në dhjetor 2022, kur gjykata vendosi kundër Maqedonisë së Veriut dhe në favor të “Hellenic Petroleum”, ndërsa padia kishte të bënte me mosrespektimin e detyrimeve të marrëveshjes, duke detyruar shtetin të paguajë gjithsej 21.47 milionë euro dëmshpërblim, shumë që është përgjysmuar krahasuar me kërkesën fillestare së bashku me interesat, e cila arrinte në 42.6 milionë euro.

Qeveria atëherë njoftoi se ekipi i angazhuar juridik nga Franca, zyra “Dechert”, kishte arritur të përgjysmonte shumën e kërkuar si dëmshpërblim.

Më herët, në vitin 2019, Maqedonia e Veriut kërkonte mënyrë për të arritur marrëveshje me “Hellenic Petroleum” pas vendimit të atëhershëm të Gjykatës së Parisit prej 32 milionë dollarësh, që lidhej me moszbatimin e marrëveshjes për blerjen e mazutit.

Vendimi i parë ishte në vitin 2007 dhe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e vendit në vitin 2002 anuloi disa pjesë të marrëveshjes me “Hellenic Petroleum”, me të cilin kompania greke fitoi 52 milionë euro dëmshpërblim.

Me riaktualizimin e rinisjes së tubacionit, Esad Rahiq, i cili gjatë Qeverisë së kaluar në vitin 2020 u bë drejtor i ndërmarrjes shtetërore “Naftovod”, tha se pagesa e penaliteteve nga paditë është ndër arsyet kryesore që naftësjellësi duhej të kishte nisur punën shumë më herët.

“Sa më shpejt të hapej dhe të fillonte të punonte, aq më shpejt do të shlyheshin penalitetet nga paditë”, tha ai.

Rahiq shtoi se vendi ka për obligim ta hapë tubacionin, të cilin e quan investim strategjik prej rreth 100 milionë dollarësh, dhe tregoi se për këtë ka biseduar me dy ish–kryeministrat, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Ai u kishte propozuar që sistemi të vihej në përdorim që atëherë, si edhe të vazhdohej ndërtimi për lidhje me Kosovën, por theksoi se propozime të tilla nuk janë realizuar. /REL/

Protesta në Shkup - Gucati, kryeministrit Mickoski: Protesta do të jetë e qetë, nuk ka nevojë për panik

13 December 2025 at 12:47


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe nuk duhet të shqetësohen qytetarët e Shkupit, pas deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili kishte thënë se Qeveria në Shkup nuk e mbështet protestën e së shtunës në sheshin “Skënderbeu”, të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ai kishte njoftuar se shteti do të angazhohet që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente. Gucati për Kosovapress, i është përgjigjur Mickoskit, duke thënë se “mund të flej dath’ pasi shqiptarët nuk kanë shkuar për ta destabilizuar vendin.

Sipas tij, mbi 10 mijë qytetarët do të protestojnë sot në Shkup për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Gucati në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se Shkupi është destinacioni i fundit i protestave pas Tiranës, Prishtinës, Hagës dhe Strasburgut.

“Destinacioni i fundit është Shkupi i shqiptarëve. Ne sot presim një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në trojet tona, kemi bërë thirrje që të vinë dhe për momentin kufiri është shumë i lirë dhe nuk ka problem fare.. Reagimet që i bëri kryeministri i Shkupit, pa nevojë pat një frikë pa nevojë, shqiptarët protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë ardhur të destabilizojnë vendin, këtë breng ia heqi, i them flej dathur se shqiptarët do të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka pasur nevojë për panik.. Kam thirrur në kufi, kam pyetur, policët janë shqiptarë, në kufi nuk do të ketë lista të veteranëve që do t’i kontrollojnë. Ata që e ndiejnë vetën jo të sigurt ju them mos ejani. Në bazë të informacioneve jo zyrtare, flitet që mbi 10 mijë persona do të jenë, edhe liderë të partive”, tha Gucati.

Sipas tij, drejtësia për krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë ka devijuar, duke u marrë gjyqtarët jo me atë se për çka është ngritur aktakuza ndaj tyre.Gucati ka bërë të ditur se këto protesta janë mbajtur për ta njoftuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, se krerët dhe UÇK-ja, ka përkrahjen e popullit, duke i kundërshtuar fjalët e tyre se UÇK-ja nuk ka mbështetje.

Ndryshe, sot në ora 13:00 do të fillojë protesta në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

LSDM: Për emigrantët duhet të vendos Kuvendi dhe jo Komunat

13 December 2025 at 11:50


Parlamenti dhe jo komunat, duhet të vendosë për çështjen e migrantëve, njoftoi sot LSDM, duke vlerësuar se kryeministri Hristijan Mickoski ka refuzuar të përgjigjet qartë për ditë të tëra nëse do ta nënshkruajë rezolutën e propozuar e cila, siç deklarojnë ata, duhet t'u garantojë qytetarëve se nuk do të ketë pranim të migrantëve për para në Maqedoni.

LSDM deklaron se në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, Mickoski po shpall iniciativa lokale përmes këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së në komuna të caktuara, gjë që sipas partisë është një përpjekje për ta zhvendosur temën nga niveli shtetëror në atë lokal.

"Pse Mickoski nuk e përmend Parlamentin, por flet për komunat? Parlamenti është organi më i lartë i shtetit dhe përbëhet nga anëtarë të parlamentit të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Prandaj, rezoluta është një marrëveshje popullore", thuhet në deklaratë.

LSDM thekson se Parlamenti është mbi komunat dhe ka autoritetin për të parandaluar pranimin e migrantëve në të gjithë vendin. Deklarata ironikisht shtoi se "është mirë që Kryeministri nuk shpalli iniciativa në nivelin e bashkësive lokale".

Partia i bëri thirrje edhe një herë kryeministrit Hristijan Mickoski që të deklarojë qartë nëse do ta nënshkruajë rezolutën, duke deklaruar se prej tij kërkohet një përgjigje e thjeshtë - "po" ose "jo", dhe, siç thonë ata, jo nga LSDM-ja, por nga qytetarët.

Dje, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se opozita po bashkohet kundër, siç u tha, marrëveshjeve sekrete të qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM për të pranuar migrantë.

Filipçe informoi se përfaqësuesit e të gjitha partive nga koalicioni opozitar, të cilët diskutuan një marrëveshje për migrantët me Britaninë e Madhe, iu përgjigjën ftesës së tij.

Ai deklaroi se të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se një model i tillë përbën një rrezik të madh për shtetin dhe theksoi se rezoluta për pezullimin e procesit të pranimit të migrantëve nuk është një iniciativë partiake, por një iniciativë shtetërore dhe qytetare.

Nga ana tjetër, kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deklaroi dje se nuk do të ketë kampe për migrantë dhe njoftoi se këshilltarët e partisë ë tij do të paraqesin iniciativa në këshillat komunale për të miratuar dokumente që do të ndalonin ngritjen e kampeve të migrantëve në territoret e tyre.

Ai akuzoi LSDM-në se me vetëdije po përhap frikë dhe panik tek qytetarët, duke theksuar se Qeveria dhe institucionet kompetente i kanë mohuar vazhdimisht pretendime të tilla.

Sot në Shkup do të mbahet protesta “Unë Jam UÇK”

13 December 2025 at 09:50


Sot në Shkup do të protestohet kundër gjykimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK pritet të nisë nga ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

Ndryshe nga Ahmeti, Gazmend Syla nga OVL-UÇK tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marrë atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, deklaroi Syla.

Kujtojmë se protesta ka karakter paqësor, ndaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësoi siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.

Mickoski: Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht Filipçen

12 December 2025 at 16:34


Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke thënë se e kishte toleruar Filipçen mjaftueshëm gjatë.

Sipas tij, do të pasojnë padi penale pasi lideri i opozitës nuk ndalet së "mbjelluri frikë dhe panik", megjithëse Qeveria mohoi qartë se kishte rënë dakord me Britaninë e Madhe për të sjellë emigrantë.

Ndërkohë, Filipçe, në një takim me partnerët e koalicionit, filloi zbatimin e strategjisë për të "shpëtuar Maqedoninë nga OBRM-PDUKM" dhe emigrantët.

"Ende nuk mund ta kuptoj se kush i ka informuar për këtë temë, sepse kjo temë nuk është aspak në favorin e tyre, sepse ata vetë votuan në një seancë qeveritare për të ndërtuar kampe të tilla private për emigrantë, për të cilat pati protesta në të kaluarën. Unë tashmë e kam thënë se vlerat themelore të OBRM-PDUKM-së përfshijnë politikën anti-emigrante, për të cilën na akuzuan se jemi një parti ksenofobe. E vërteta është e qartë, absolutisht asgjë e tillë nuk do të ndodhë, as nuk ka ndonjë plan që të ndodhë", tha Mickoski.

Si konfirmim se Qeveria nuk u pajtua me Mbretërinë e Bashkuar për të ndërtuar kampe për emigrantë, Kryeministri iu referua njoftimit të Ambasadës Britanike në vend.

Ai njoftoi se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së do t'u paraqesin këshillave javën e ardhshme për votim një dokument ku thuhet se politika e OBRM-PDUKM-së është anti-emigrante dhe se kampet e emigrantëve nuk do të krijohen në territorin e atyre komunave./Telegrafi/

Mickoski: Sipas ESHA-së në tremujorin e tretë është rritur numri i të punësuarve për 7.000 qytetarë, krahasuar me vitin e kaluar

12 December 2025 at 15:25


Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se krahasuar me vitin e kaluar në vend është rritur numri i të punësuarve për 7.000 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tremujori i tretë i këtij viti, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ka shtatë mijë punonjës më shumë. Me fjalë të tjera, nëse në tremujorin e tretë të vitit të kaluar kishte rreth 698 mijë të punësuar, tani janë 705 mijë. Vitin e kaluar, në tremujorin e tretë, kishte 98.000 të papunë, ndërsa tani ka 91.000, që do të thotë se numri i të punësuarve dhe të papunëve është në rritje ose në rënie proporcionale”, u përgjigj Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen e një gazetari, duke iu referuar të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror për Auditim, në lidhje me informacionin mbi lëvizjen e papunësisë.

Mickoski iu referua edhe trendit se një numër i madh i qytetarëve emigrantë nga Maqedonia po vendosin të kthehen në vend dhe të hapin biznesin e tyre këtu.

“Trendi që një numër i madh i qytetarëve nga Maqedonia, të cilët vendosën të largohen në dhjetë vitet e fundit për shkak të situatës në vend, po kthehen ngadalë. Një numër i madh njerëzish që u larguan atëherë tani po krijojnë kontakte me mua ose me një numër të madh institucionesh në Qeveri dhe po vendosin të kthehen dhe të vazhdojnë jetën e tyre përsëri këtu, gjë që është gjithashtu një trend inkurajues.

Kjo do të thotë që numri i punonjësve do të rritet, numri i njerëzve që do të fillojnë biznesin e tyre ose do të gjejnë një mënyrë për të punuar këtu, në shtëpi, në vend që të shkojnë diku jashtë, sepse edhe atje, e shihni, situata është ajo që është, me shumë probleme, e ngarkuar. Pra, ky është një trend inkurajues dhe jam i bindur se ky trend do të vazhdojë. Pra, ky parametër është i mirë dhe inkurajues”, tha Kryeministri./Telegrafi/

Mickoski: Nëse Filipçe, Fërçkoski dhe Zhernovski gjejnë qoftë edhe një emigrant nga Britania, unë do të largohem përgjithmonë nga politika

10 December 2025 at 14:27


Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri konfirmon se nuk do vijnë emigrantë nga Britania e Madhe në Maqedoni.
Ai tha se nëse Filipçe dhe të tjerët deri në pranverë gjejnë ndonjë emigrantë të ardhur nga Britania e Madhe, siç tha Mickoski, do të largohet nga politika.

"I lë hapësirë deri në pranverë Venko Filipçes, së bashku me profesor Fërçkoskin dhe Andrej Zhernovskin, për të kërkuar emigrantë në të gjithë Maqedoninë që janë pjesë e Marrëveshjes me Britaninë e Madhe. Nëse gjejnë një, unë do të largohem përgjithmonë nga politika. Përndryshe, ata duhet të kërkojnë falje nga unë dhe qytetarët që përhapën panik të panevojshëm. Meqenëse ai përmendi pranverën dhe ne donim zgjedhje të parakohshme, kështu që nuk na krahasoi me vendet fqinjë, unë them që të tre le të shëtisin dhe nëse gjejnë të paktën një nga marrëveshjet me Britaninë e Madhe, unë jam gati të largohem përgjithmonë nga politika", tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me qendrat e supozuara të emigrantëve që mediat britanike raportuan se Maqedonia po planifikon në territorin e saj.

Mickoski shtoi se "për shkak të lajmeve të tilla të rreme, kryeredaktori i BBC-së ka dhënë dorëheqjen".

Kryeministri shtoi se, në përgjigje të akuzave se ka një vrimë në Buxhet, 10 miliardë denarë të ardhura janë mbledhur tashmë në ditët e para të dhjetorit. Ai tha se Buxheti është në gjendje të shkëlqyer dhe inflacioni është më i ulët në bazë vjetore krahasuar me vitin e kaluar./Telegrafi/

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politike

10 December 2025 at 13:33


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vendimi i Izet Mexhitit për përkrahjen e protestës nuk e shikoj si diçka të mirë.

"Mirë është ta pyetni Mexhitin për këtë. Qeveria nuk do ta përkrah këtë protestë, por të të angazhohemi që kjo të kalojë qetë, të ketë incidente. Mendoj se përkrahja e Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve se frikësohet mos të humb pikë politikë, që mendoj se është diçka e gabueshme", tha Mickoski.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të atyre që ndiqen nga Serbia dhe nëse ka ndonjë marrëveshje me Kosovën, Mickoski tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet.

"Nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet, mendoj për BDI-në, në këtë mënyrë mendon se do të mobilizojë votuesit e saj.

Më vjen keq që ka disa që e përkrahin këtë proces haptas dhe sipas mendimit tim kjo nuk duhet të ndodhte, por ky është vendimi i tyre.

Ne si qeveri do të angazhohemi që kjo të kalojë qetë dhe për të njëjtën kemi informuar edhe partnerët tanë strategjik", tha Mickoski./Telegrafi/

Kacarska: Dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme

9 December 2025 at 22:42


“Gjykata e Strasburgut ka vendosur disa herë për pensionet dhe gjithashtu i trajton pensionet si pronësi në përputhje me Nenin 1, Protokollin 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.”

Këtë e deklaroi, ndër të tjera, gjyqtarja kushtetuese Dobrila Kacarska në "Telma".

"Dua të theksoj se dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme, me dashje apo pa dashje, nuk e di, por ai doli me qëndrimin se unë e kam nënshkruar vendimin përfundimtar dhe se pensionistët do t'i kthejnë ato 5,000 denarë. Kryeministri nuk është jurist me profesion dhe është normale që ai të mos e di procedurën në gjykatë.

Por pyetja është se kush po e kurdis Kryeministrin duke dhënë informacione të rreme. Nëse është dikush nga Gjykata Kushtetuese apo një këshilltar, nuk e di. Nuk mund t'i përgjigjem kësaj dhe vetë Kryeministri duhet të pyesë veten se kush i dha atij informacione kaq të rreme saqë vendimi përfundimtar është nënshkruar", theksoi Kacarska./Telegrafi/

❌
❌