Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ahmeti: BDI do të vendos kusht Badenterin për pjesëmarrje në çdo Qeveri

22 December 2025 at 14:37


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 për qind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese.

Ahmeti paralajmëroi se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet.

Në një brifing me gazetarët, Ahmeti iu përgjigj edhe pakënaqësive të shfaqura pas kongresit, duke minimizuar reagimet publike. “Janë dy-tre persona që kanë reaguar. Njëri prej tyre, Abdulselam Selami, më ka kërkuar falje dhe ka pranuar se reagimi ka qenë i nxituar. Ata që largohen sepse nuk janë zgjedhur në funksione – le të ikin”, tha Ahmeti. Sipas tij, ndryshimet në strukturën e partisë janë historike dhe të papara më herët në Maqedoninë e Veriut.

]“Këshilli i Përgjithshëm i zgjedhur në kongres ka 82 për qind anëtarë të rinj. Ma gjeni një parti në rajon që ka bërë një ndryshim të tillë”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se 29 për qind e përbërjes janë gra, ndërsa 12 anëtarë janë nën moshën 29-vjeçare. Në total, 91 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë fytyra të reja në strukturat drejtuese.

Ahmeti sqaroi se anëtarët e vjetër që nuk janë pjesë e kryesisë nuk do të mbeten jashtë proceseve politike. “Do të formohet Këshilli Kombëtar dhe komitetet e veteranëve, nga nëndegët deri te degët. Të gjithë ata që janë dëshmuar në aktivitete do të përfshihen”, deklaroi ai.

Duke folur për vendimmarrjen brenda partisë, Ahmeti tha se debati i brendshëm ka qenë dhe mbetet intensiv. “Vendime të rëndësishme nuk merren pa koordinim dhe konsultim. Askush nuk ka të drejtë të devijojë nga parimet themelore të BDI-së: shteti unitar, barazia, mosnxitja e urrejtjes ndëretnike”, nënvizoi kreu i BDI-së. Ahmeti prezantoi edhe idenë për një Marrëveshje Kombëtare për Përparim, duke thënë se vendi është lodhur nga politikat ditore dhe përfitimet partiake.

“Nëse kemi pasur guxim për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Prespës, pse të mos kemi një marrëveshje kombëtare për përparim, me ekspertët më të mirë që ka vendi”, tha ai, duke kritikuar edhe Odat ekonomike për, siç u shpreh, thellimin e ndasive dhe mbrojtjen e oligarkisë.

Në këtë kontekst, Ahmeti ritheksoi propozimin që Qeveria të zgjidhet me shumicë të Badenterit dhe që ligjet e miratuara me këtë mekanizëm të mos mund të anulohen nga Gjykata Kushtetuese pa të njëjtën shumicë. “Kjo nuk shkakton asnjë shqetësim te bashkëqytetarët tanë maqedonas. Është zgjidhje e balancuar dhe e analizuar”, tha Ahmeti, duke paralajmëruar rikthimin e tezave të vjetra për ndarjen e vendit dhe duke theksuar se BDI mbetet fuqishëm në mbrojtje të shtetit unitar.

Before yesterdayMain stream

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

By: admin
20 December 2025 at 23:31

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar.

Bajram Rexhepi, ish-nënkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janë dy personat e vetëm që nuk do jenë sërish pjesë e Kryesisë së Ngushtë të BDI-së. Bajram Rexhepi megjithatë është pjesë e Kryesisë Qendrore – si anëtar, njëjtë sikurse 17 të tjerë që do jenë sërish pjesë, ndërsa 15 të tjerë, janë larguar. Nga kjo del se, nga 33 anëtarë të Kryesisë Qendrore, 18 anëtarë janë të ri.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi.

KRYESIA E NGUSHTË:

Bujar Osmani, nënkryetar

Faton Ahmeti, nënkryetar

Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare

Arbana Pasholli, nënkryetare

Erkan Arifi, nënkryetar

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm

Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ

Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta

ANËTARËT E KRYESISË QENDRORE:

Admir Miftari

Ajshe Osmani

Albert Tairi

Ardita Dani

Artan Bushi

Bajram Rexhepi

Besnik Rameti

Ejup Abazi

Faton Aliti

Gent Lika

Ilir Hasani

Imran Zhupani

Isamedin Azizi

Jetmir Ziberi

Jeton Shaqiri

Liridona Beqiri

Lulzime Ballazhi

Mirsad Ibrahimi

Muharem Xhezairi

Nafi Durmishi

Ridvan Ibrahimi

Rina Ajdari

Shkodrane Dardhishta

Xhemil Qamili

Ylldrita Seferi-Salihi

The post BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak appeared first on Albeu.com.

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa Arbër Ademi Sekretar i Përgjithshëm

20 December 2025 at 17:38


Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit. /Telegrafi/

Ahmeti: Nesër të marrim pjesë masivisht kundër akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia

12 December 2025 at 12:59


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesë e identitetit kombëtar.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë", thuhet në njoftimin e Ahmetit./Telegrafi/


“Kosova nuk është “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

By: armand
9 December 2025 at 20:37

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon tërheqjen e menjëhershme të librit të Gjeografisë për klasën e shtatë, ku në pjesën për Republikën e Kosovës, përdoret fjala “Metohi”. BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore. Nga BDI theksohet se përgjegjësia për këtë […]

The post “Kosova nuk është “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore appeared first on BoldNews.al.

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë: Kosova nuk është “Metohi”, Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollorë

9 December 2025 at 11:26


Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tekstet që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e tetë, në të cilin kishte informacione të pasakta. Nga BDI thonë se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

"BDI shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës. Paraqitja e Kosovës si “gjendet në jugperëndim të Serbisë” i jep Serbisë rolin e pikë-referencës dhe anashkalon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. Përdorimi i termit “Metohi” për Rrafshin e Dukagjinit përbën një devijim të rëndë identitar dhe shkencor, duke u bërë mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e Kosovës” reflekton terminologjinë tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund të jetë pjesë e një teksti shkollor të miratuar institucionalisht".

"Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat perfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar".

"BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore", thonë nga BDI.

Në fund thonë se do të ndjekin këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës.

Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

5 December 2025 at 11:32


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon se pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të organizojë protestë në të cilën do të kërkohet drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së të cilët po mbahen në Hag.

"Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ashtu siç qëndruam përkrah luftëtarëve të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë, ashtu do të qëndrojmë edhe në Shkup, krenarë, të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës sonë, të së vërtetës objektive", thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Ai konfirmon se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në orën 13:00.

Kujtojmë se edhe OVL-UÇK e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë./Telegrafi/


Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup organizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

3 December 2025 at 20:11


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor, informon Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin "Skederbeu" në Shkup.

"Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin "Skenderbeu" në Shkup", tha Ahmeti.

Ai ftoi shqiptarët që t'i bashkohet kësaj proteste, për siç tha ai, të dëshmohet lufta e pastër për liri dhe pavarësi.

Kujtojmë se Ahmeti ishte pjesëmarrës dhe në dy protestat e mëdha që u organizuan në Prishtinë dhe Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Ademi: Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së, do të kemi edhe vendime që përkojnë me kërkesat e opinionit

3 December 2025 at 16:04


"Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor".

Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.

“Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”, tha Arbër Ademi.

BDI dhe VLEN urojnë 28 Nëntorin, ditën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë

28 November 2025 at 12:38


BDI dhe VLEN ka uruar ditën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

"Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm.

Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe për përgjegjësinë që kemi sot në forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave tona kolektive", thonë nga BDI.

Nga VLEN thonë se ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet.

"Bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe rolin e saj si partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit", thonë nga VLEN./Telegrafi/

Bexheti: BDI dhe Ahmeti dinë të dëgjojnë zërin e qytetarëve

26 November 2025 at 22:06


Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në emisionin tha se BDI dhe Ahmeti dinë të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe si rezultat i kësaj ndër vite kanë fituar zgjedhjet.

“Kanë marrë besimin e shqiptarëve. Të jeni sigurt se zotëri Ahmeti dhe strukturat e BDI-së, pa asnjë hatërmbetje do ta kalojnë këtë proces zgjedhor që të jenë në nivel të zërit të qytetarëve dhe gjithsesi se ndryshime kadrovike do të ketë, por do të shqyrtohen orientimet programore ndryshimet statutare, që do të jetë një kongres që do të përcakton rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve”, ka deklaruar Bexheti në “Debat në Shenja”, duke shtuar se gjithkush do të respekton organet të cilat do të caktohen pas kongresit.

Bexheti i pyetur për dy mbledhjet e BDI-së që janë mbajt në Reçicë, tha se sot janë mbajtur dy mbledhje, të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Përgjithshëm, kanë qenë mbledhje të zakonshëm dhe në funksion të kongresit që do të mbahet më 20 dhjetor.

“Sigurisht që është biseduar dhe analizuar për zgjedhjet, ka grup pune që ka përgatitur edhe shqyrtimet të propozimeve të ndryshme dhe nevojave të ndryshimeve statutare dhe këto ndryshime do të ju prezantohen delegatëve të cilët do t’i pranojnë apo jo, por statutin e ndryshon Kongresi dhe bëhen përgatitjet që të del më e mira nga ky kongres”, tha Bexheti.

BDI: Kongresi i partisë do të mbahet më 20 dhjetor

26 November 2025 at 19:28


Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi dinamikat që lidhen me proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballet vendi në këtë periudhë, thuhet në njoftimin e BDI-së.

"Anëtarët e Këshillit analizuan drejtimet strategjike të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke riafirmuar rolin e BDI-së si faktor stabiliteti dhe partneri kryesor i proceseve euroatlantike.

Pjesa qendrore e mbledhjes iu kushtua përgatitjeve për Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik, organizativ dhe programor të partisë. U vlerësua se Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave të brendshëm demokratikë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja.

Këshilli i Përgjithshëm miratoi edhe vendimin zyrtar për mbajtjen e Kongresit, i cili do të zhvillohet më 20 dhjetor 2025 në orën 13:00", thuhet në njoftim.

Nga atje shtojnë se në vijim, BDI do të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, me qëllim që Kongresi të zhvillohet me transparencë, efikasitet dhe përfshirje të plotë të delegatëve dhe forumeve të partisë./Telegrafi/

Ademi: Maqedonia ka stagnuar me reformat, vendi po përballet me regres

25 November 2025 at 14:20


Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi reagoi sot për raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, që sipas tij zbulon Krizën e Tregut të Brendshëm dhe është tregues se reformat kanë ndaluar.

Ademi tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që siç tha, qytetarët të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë dhe ai vendim të respektohet nga të gjithë dhe se fituesi duhet të jetë pjesë e organeve të vendimmarrjes.

Ademi tutje tha se në vitin 2024 kërkuan mandat të fuqishëm nga qytetarët që Maqedonia të mbetet në binarët e perëndimit dhe shtoi se, vendi po ballafaqohet me stagnim dhe regres.

Ai tha se sllogari i Frontit Evropian "Jo Rusisë dhe Po Evropës", u bë pikërisht që të ruhet kursi evropian i vendit e jo të mbetemi pas në rrugën evropiane.

Komuna e Kërçovës largon mbi 70 punonjës para afatit, BDI akuzon për largime të padrejta dhe të motivuara politikisht

23 November 2025 at 18:40


Mbi 20 të punësuar me kontratë pune dhe 58 punëtorë social sezonal janë larguar nga puna në Komunën e Kërçovës. TV21 mëson se 58 punëtorët sezonalë kontratat e punës i kanë pasur deri në gusht 2026, ndërsa 20 të tjerë kanë pasur kontrata valide deri në fund të muajit dhjetor. Për këtë pyetëm kryetarin e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, i cili e arsyetoi largimin duke thënë se kontratat ishin para skadimit.

“Shihe, t’u them realisht kontratat e punës ishin para përfundimit dhe ne e bëmë këtë në interesin e tyre por edhe interesin e Komunës që të shohim cilit nga ata realisht janë të nevojshëm. Besoni se listën mund ta shohim megjithatë unë nuk di kush janë dhe më mirë që nuk e di sepse ajo u bë në mënyrë jo selektive”, tha Aleksandar Jovanovski – Kryetar i komunës së Kërçovës.

Për këtë ka reaguar edhe dega e BDI-së në Kërçovë duke e cilësuar si vendim të padretjë, të motivuar politikisht dhe riorganizim në baza etnike.

“Përkundër këtij realiteti të dhimbshëm, subjektet që ia mbajnë ison OBRM-PDUKM-së heshtin ose jetojnë në një univers paralel duke refuzuar të përballen me realitetin. Integrimi i shqiptarëve në çdo nivel institucional nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e cila nuk mund të negociohet as të injorohet. Andaj, u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të rishikojnë me kujdes secilin rast dhe të sigurojnë që çdo vendim të jetë në përputhje me legjislacionin dhe standardet profesionale”, thonë nga BDI, Dega Kërçovë.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe në rrjetet sociale, ndërsa pritet të shihet nëse do të ankohen të punësuarit të cilët u larguan nga puna para skadimit të kontratave. /tv21

VLEN i reagon Arbër Ademit: E pabesueshme të dëgjojmë nga BDI të flitet për standarde evropiane

21 November 2025 at 18:40


Koalicioni VLEN ka reaguar sot ndaj deklaratës së nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademit, i cili tha se raporti i KE-së po dëshmon se shteti po dështon në sferat kyçe ku BE po kërkon reforma.

Nga VLEN thonë se deklarata e sotme e Arbër Ademit tregon qartë shkëputjen e BDI-së nga realiteti.

Reagimi i plotë:

"Është e pabesueshme të dëgjosh një parti, gjysma e kryesisë të së cilës ndodhet në listat e zeza për korrupsion, të flasë për standarde evropiane kur pikërisht BDI është arsyeja kryesore pse për vite të tëra vendi nuk ka përparuar asnjë hap në detyrimet themelore të Klasterit I.
BDI që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art sot shtiret si moraliste dhe pretendon se po mbron sundimin e ligjit.
Por qytetarët i dinë faktet:
Gjyqësori u shndërrua në filial të BDI-së,
Vendimet nuk merreshin në gjykata, por në korridoret partiake,
Ndryshimet e Kodit Penal u bënë për amnisti të të korruptuarve,
Dhe sot flasin për sundim të ligjit?
Pikërisht sundimi i ligjit është fusha ku BDI ka lënë gjurmët më të thella, dhe këtë nuk e thotë politika, por vetë Bashkimi Evropian.
Raporti i Priebes e cilësoi qeverisjen Gruevski–Ahmeti si shembull klasik të kapjes së shtetit: me raste të montuara politike, padrejtësi sistemike dhe si pasojë mijëra shqiptarë të dëbuar nga vendi.
VLEN është për financimin dhe mëvetësimin real të gjyqësorit, por edhe për mekanizma të fortë llogaridhënieje që drejtësia t’u shërbejë qytetarëve dhe askujt tjetër.

BDI: Raporti i KE-së konstaton dështimin e vendit

21 November 2025 at 14:23


BDI ndërkohë vlerëson se raporti i KE-së për klasterin e parë përmban kritikat më serioze që ka marrë Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit. Klasteri i parë, siç tha nënkryetari I BDI-së, Arbër Ademi, është thelbi i negociatave me BE-në, pasi i njëjti përfshinë demokracinë, administratën publike, ekonominë dhe prokurimet publike.

“Pa ecuri në këto fusha nuk ka negociata, nuk ka kapituj të ri, nuk ka përparim drejt BE-së. Qeveria aktuale ka dështuar pothuajse në të gjitha standardet themelore evropiane, duke e future procesin integrues në bllokadën më të thellë që ka përjetuar vendi ynë”, theksoi Ademi. Sipas tij, gjetjet e raportit të KE-së konfirmojnë se vendi ka dështuar në sferën e sundimit të ligjit.

“Komisioni Evropian konstaton qartë, nuk ka pasur asnjë përparim në pavarësinë e gjyqësorit. As për gjyqësorin , as për prokurorinë nuk është arritur pavarësi financiare. Për gjyqësorin nuk është përmbushur kushti ligjor 0.8% të PBB-së nga buxheti i shtetit, për prokurorinë nuk është përmbushur kushti ligjor për 0.4% nga PBB”, theksoi Ademi. AI më tej tha se vendi ka ngecje edhe për sa i përket luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa dështimin për këtë ai ia faturon qeverisë.

“Korupsioni mbetet i përhapur, rastet e profilit të lartë nuk përfundojnë kurrë, institucionet anti-korrupsion janë të dobëta dhe joefikase, ngjarjet tragjike të vitit 2025 janë dëshmi e mosfunksionimit të thellë të shtetit. Kjo përbën dështim total të qeverisë për të garantuar llogaridhënie dhe integritet institucional”, theksoi Ademi, ndërsa bëri të ditur se vendi në raport ka përkeqësim të dukshëm edhe për sa i përket lirisë së mediave dhe të drejtave themelore.

“Liria e mediave është dobësuar. Transparenca e pronësisë së mediave mbetet problem serioz, institucionet që mbrojnë të drejtat e qytetarëve, përfshirë Avokatin e Popullit janë të dobësuara ose të pazgjedhura”, theksoi Ademi. Ai gjithashtu kritikoi edhe politizimin drastik të administratës, ligjet që nuk zbatohen dhe rekomandimet e paplotësuara nga viti i kaluar, ndërsa tha se kritikat më të mëdha janë edhe në sferën e ekonomisë

“Sa i përket ekonomisë, këtu kemi jostabilitet dhe jo reforma. Pa stabilitet dhe pa reforma. Raporti thekson mungesë disipline fiskale, projekte kapitale të pashfrytëzuara, rritje të informalitetit, moszbatim të rekomandimeve të planit të rritjes, kjo e vendos ekonominë e vendit në rrezik afatgjatë”, theksoi Ademi. Mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian, sipas Ademit është i qartë – mosmarrja e hapave për ndryshimet kushtetuese dhe ngecja në reformat ka ngrirë procesin e negociatave.

Ademi: Fitues i zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare është OBRM-PDUKM

17 November 2025 at 13:19


Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot në një konferencë për shtyp tha se fitues i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare është OBRM-PDUKM.

"Në bazë të analizave të bëra, dua të ndajmë me opinionin një analizë të qartë, fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon OBRM-PDUKM-së. Të gjitha të dhënat nga rezultatet për kryetar komunash dëshmojnë se Tetovë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe një sërë komunash me shumicë shqiptare është produkt i votës masive të OBRM-PDUKM-së për kandidatet e tyre dhe të VLEN-it. Dhe më e arsyeshme është ta urojmë OBRM-PDUKM-në për fitoren në këto zgjedhje", tha Ademi.

Ai tha se roli i VLEN-ti në këto zgjedhje ka qenë t'i shërbejë synimit të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se AKI është fitues i votave popullore me një diferencë me mbi 20 mijë vota./Telegrafi/

Bexheti: Do të parashtrojmë kallëzim penal ndaj drejtorit të Policisë Financiare dhe tre personave tjerë

14 November 2025 at 14:31


Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot ka paralajmëruar se do të parashtron kallëzim penal ndaj drejtorit të Policisë Financiare dhe tre personave tjerë.

"Kallëzimi penal i ngritur nga Policia Financiare është tërësisht i pabazuar, dhe për këtë arsye ne do të ngremë procedura përkatëse kundër Drejtorit Slobodan Ivanovski, Zëvendës Drejtorit Ilber Imeri dhe dy personave të tjerë që së bashku si një bandë e organizuar po zbatojnë këtë orkestrim të persekutimit politik.

Ne do të dëshmojmë përmes provave që kemi, se urdhrat vijnë direkt nga Kryeministri Mickoski, e të cilat janë një përpjekje e drejtpërdrejtë për të ushtruar presion mbi mua si deputet me qëllim rritjen e shumicës në parlament.

Prandaj, sot po u drejtohem publikisht me një mesazh se funksionet e tyre nuk janë të përjetshme, por lufta jonë për të drejtat e shqiptarëve që udhëheqësi ynë Ali Ahmeti e ka udhëhequr për më shumë se 20 vite është e ndershme dhe e sinqertë. Asnjë nga deputetët e BDI-së nuk do t'i nënshtrohet presionit tuaj dhe nuk do t'i bashkohet as Ju as VLEN-it, aq më pak unë.

Do të demaskojmë këtë akuzë të sajua dhe të motivuar politikisht kundër nesh, dhe pastaj do ta vërtetojmë institucionalisht persekutimin politik të tyre.

Të gjitha procedurat e Komunës janë kryer brenda kornizës së kompetencave ligjore, me dokumente dhe akte të vlefshme. Në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë paramendim, dhe asnjë përfitim dhe edhe më pak dëm për komunën.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale thotë qartë se kryetari i komunës lëshon leje ndërtimi, është obligim i tij ligjore, jo kriminalitet.
Ligji i Ndërtimit lejon dhënien e lejes vetëm të bazuar në një plan ose projekt urbanistik të vlefshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që është bë.

Nuk ka dëme materiale, asnjë humbje as prej një denarësh për komunën. Gjithçka është e dokumentuar dhe gjithçka është e pastër", thuhet në reagimin e Bexhetit.

Kujtojmë se dje Policia Financiare ka parashtruar kallëzim penal ndaj tetë personave ish-zyrtarë dhe të punësuar në komunën e Sarajti dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/



VLEN: BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë

9 November 2025 at 13:17


Nga koalicioni VLEN thonë se BDI/AKI janë kapitulli që shqiptarët e mbyllën me votë.

"Mund të ndërrojnë fjalët, por jo fatin. Populli ua mori oksigjenin politik dhe as “rikalibrimi”, as “analizat” nuk mund t’ua kthejnë më jetën, thuhet në një reagim të VLEN-it, ku mes tjerash flitet edhe për prononcimin e Bujar Osmanit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Nga VLEN thonë se kanë fituar 10 komuna.

Ata ireplikuan dhe ndaj deklaratës së Osmanit, i cili tha: "Unë nuk jam tërhequr, jam rikalibruar".

“Provuan t’i lexojnë zgjedhjet lokale si parlamentare. Nuk kaloi. Tani, të njëjtët njerëz që u mbytën duke gënjyer me “referendumin”, po dalin sërish si “të rilindur”. Blerim Bexheti shpallet “reformë”, ndërsa Bujar Osmani flet për “rikalibrim” sikur shqiptarët të kenë harruar kush ishin ata që e kthyen shtetin në pronë të një klike. Kjo nuk është reformë është grimi politik i një partie të vdekur”, thonë nga VLEN.

Blerim Bexheti nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së

4 November 2025 at 20:53


Blerim Bexheti nga BDI ka konfirmuar se nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

Bexheti për "TV21" thotë se ky ndryshim, siç sqaron ai, është bërë pasi ai vetë është larguar nga kjo pozitë.

I pyetur se pse u largua, a e sheh veten përgjegjës për rezultatin e dobët në Saraj, Bexheti tha se ky vendim vjen ngaqë u japin hapësirë figurave të reja dhe se ai do të vazhdojë të jetë aktiv në BDI.

Dorëheqjen e saj nga posti zv. koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian e ka njoftuar edhe Arbana Pasholli nga BDI.
Ajo bëri të ditur se në vend të tyre janë propozuar Rina Ajdari dhe Dijana Toska dhe se ky proces do të finalizohet ditëve në vijim.

❌
❌