Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa Arbër Ademi Sekretar i Përgjithshëm

20 December 2025 at 17:38


Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit. /Telegrafi/

Ademi: Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së, do të kemi edhe vendime që përkojnë me kërkesat e opinionit

3 December 2025 at 16:04


"Ali Ahmeti do të rizgjidhet kryetar i BDI-së në kongresin e partisë që do të mbahet më 20 dhjetor".

Kështu tha nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke shtuar se do të ketë edhe zgjedhje të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm.

“Në BDI ka shumë njerëz të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme, jo vetëm brenda partisë por në të gjitha proceset që e kanë karakterizuar vendin tonë, dhe si një parti e përgjegjshme shtetformuese serioze e cila ka legjitimitetin e pakontestueshëm të shqiptarëve në vend. Sigurisht se pritet të kemi vendime të përgjegjshme të cilat përkojnë me kërkesat e opinionit”, tha Arbër Ademi.

Ademi: Maqedonia ka stagnuar me reformat, vendi po përballet me regres

25 November 2025 at 14:20


Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi reagoi sot për raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, që sipas tij zbulon Krizën e Tregut të Brendshëm dhe është tregues se reformat kanë ndaluar.

Ademi tha se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që siç tha, qytetarët të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë dhe ai vendim të respektohet nga të gjithë dhe se fituesi duhet të jetë pjesë e organeve të vendimmarrjes.

Ademi tutje tha se në vitin 2024 kërkuan mandat të fuqishëm nga qytetarët që Maqedonia të mbetet në binarët e perëndimit dhe shtoi se, vendi po ballafaqohet me stagnim dhe regres.

Ai tha se sllogari i Frontit Evropian "Jo Rusisë dhe Po Evropës", u bë pikërisht që të ruhet kursi evropian i vendit e jo të mbetemi pas në rrugën evropiane.

VLEN i reagon Arbër Ademit: E pabesueshme të dëgjojmë nga BDI të flitet për standarde evropiane

21 November 2025 at 18:40


Koalicioni VLEN ka reaguar sot ndaj deklaratës së nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademit, i cili tha se raporti i KE-së po dëshmon se shteti po dështon në sferat kyçe ku BE po kërkon reforma.

Nga VLEN thonë se deklarata e sotme e Arbër Ademit tregon qartë shkëputjen e BDI-së nga realiteti.

Reagimi i plotë:

"Është e pabesueshme të dëgjosh një parti, gjysma e kryesisë të së cilës ndodhet në listat e zeza për korrupsion, të flasë për standarde evropiane kur pikërisht BDI është arsyeja kryesore pse për vite të tëra vendi nuk ka përparuar asnjë hap në detyrimet themelore të Klasterit I.
BDI që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art sot shtiret si moraliste dhe pretendon se po mbron sundimin e ligjit.
Por qytetarët i dinë faktet:
Gjyqësori u shndërrua në filial të BDI-së,
Vendimet nuk merreshin në gjykata, por në korridoret partiake,
Ndryshimet e Kodit Penal u bënë për amnisti të të korruptuarve,
Dhe sot flasin për sundim të ligjit?
Pikërisht sundimi i ligjit është fusha ku BDI ka lënë gjurmët më të thella, dhe këtë nuk e thotë politika, por vetë Bashkimi Evropian.
Raporti i Priebes e cilësoi qeverisjen Gruevski–Ahmeti si shembull klasik të kapjes së shtetit: me raste të montuara politike, padrejtësi sistemike dhe si pasojë mijëra shqiptarë të dëbuar nga vendi.
VLEN është për financimin dhe mëvetësimin real të gjyqësorit, por edhe për mekanizma të fortë llogaridhënieje që drejtësia t’u shërbejë qytetarëve dhe askujt tjetër.

BDI: Raporti i KE-së konstaton dështimin e vendit

21 November 2025 at 14:23


BDI ndërkohë vlerëson se raporti i KE-së për klasterin e parë përmban kritikat më serioze që ka marrë Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit. Klasteri i parë, siç tha nënkryetari I BDI-së, Arbër Ademi, është thelbi i negociatave me BE-në, pasi i njëjti përfshinë demokracinë, administratën publike, ekonominë dhe prokurimet publike.

“Pa ecuri në këto fusha nuk ka negociata, nuk ka kapituj të ri, nuk ka përparim drejt BE-së. Qeveria aktuale ka dështuar pothuajse në të gjitha standardet themelore evropiane, duke e future procesin integrues në bllokadën më të thellë që ka përjetuar vendi ynë”, theksoi Ademi. Sipas tij, gjetjet e raportit të KE-së konfirmojnë se vendi ka dështuar në sferën e sundimit të ligjit.

“Komisioni Evropian konstaton qartë, nuk ka pasur asnjë përparim në pavarësinë e gjyqësorit. As për gjyqësorin , as për prokurorinë nuk është arritur pavarësi financiare. Për gjyqësorin nuk është përmbushur kushti ligjor 0.8% të PBB-së nga buxheti i shtetit, për prokurorinë nuk është përmbushur kushti ligjor për 0.4% nga PBB”, theksoi Ademi. AI më tej tha se vendi ka ngecje edhe për sa i përket luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa dështimin për këtë ai ia faturon qeverisë.

“Korupsioni mbetet i përhapur, rastet e profilit të lartë nuk përfundojnë kurrë, institucionet anti-korrupsion janë të dobëta dhe joefikase, ngjarjet tragjike të vitit 2025 janë dëshmi e mosfunksionimit të thellë të shtetit. Kjo përbën dështim total të qeverisë për të garantuar llogaridhënie dhe integritet institucional”, theksoi Ademi, ndërsa bëri të ditur se vendi në raport ka përkeqësim të dukshëm edhe për sa i përket lirisë së mediave dhe të drejtave themelore.

“Liria e mediave është dobësuar. Transparenca e pronësisë së mediave mbetet problem serioz, institucionet që mbrojnë të drejtat e qytetarëve, përfshirë Avokatin e Popullit janë të dobësuara ose të pazgjedhura”, theksoi Ademi. Ai gjithashtu kritikoi edhe politizimin drastik të administratës, ligjet që nuk zbatohen dhe rekomandimet e paplotësuara nga viti i kaluar, ndërsa tha se kritikat më të mëdha janë edhe në sferën e ekonomisë

“Sa i përket ekonomisë, këtu kemi jostabilitet dhe jo reforma. Pa stabilitet dhe pa reforma. Raporti thekson mungesë disipline fiskale, projekte kapitale të pashfrytëzuara, rritje të informalitetit, moszbatim të rekomandimeve të planit të rritjes, kjo e vendos ekonominë e vendit në rrezik afatgjatë”, theksoi Ademi. Mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian, sipas Ademit është i qartë – mosmarrja e hapave për ndryshimet kushtetuese dhe ngecja në reformat ka ngrirë procesin e negociatave.

Ademi: Fitues i zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë shqiptare është OBRM-PDUKM

17 November 2025 at 13:19


Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot në një konferencë për shtyp tha se fitues i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare është OBRM-PDUKM.

"Në bazë të analizave të bëra, dua të ndajmë me opinionin një analizë të qartë, fitorja në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare i takon OBRM-PDUKM-së. Të gjitha të dhënat nga rezultatet për kryetar komunash dëshmojnë se Tetovë, Dibër, Çair, Saraj, Kërçovë, Bërvenicë dhe një sërë komunash me shumicë shqiptare është produkt i votës masive të OBRM-PDUKM-së për kandidatet e tyre dhe të VLEN-it. Dhe më e arsyeshme është ta urojmë OBRM-PDUKM-në për fitoren në këto zgjedhje", tha Ademi.

Ai tha se roli i VLEN-ti në këto zgjedhje ka qenë t'i shërbejë synimit të OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se AKI është fitues i votave popullore me një diferencë me mbi 20 mijë vota./Telegrafi/

Ademi: Raporti i Komisionit Evropian dëshmon se Maqedonia e Veriut ka ngecje në rrugën evropiane

15 November 2025 at 11:09


Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në press konferencë tha se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është shqetësues, pasi i njejti sipas Ademit po dëshmon se vendi ka ngecje në rrugën evropiane.

"Vendi nuk ka progres, kjo tregon se vendi ka ngecje. Nuk po e themi në aspektin politik, por këtë po e thotë BE-ja. Aty është përmendur se Maqedonia nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Përmendet dështimi për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, kjo nuk është shkelje teknike, por është neglizhencë e qeverisë", tha Ademi.

Ademi tha se në raport përmendet se Maqedonia e Veriut ka mungesë të zbatimit të reformave në administratë, e poashtu edhe në zbatimin e drejtësisë.

Në fund, Ademi në pyetjet e gazetarëve tha se deri më 20 dhjetor duhet të mbahet kongresi i rregullt i BDI-së, kongres ky i cili u prolongua për shkak të zgjedhjeve lokale. /Telegrafi/

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

3 November 2025 at 16:53


BDI sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, ndërsa pas përfundimit, Arbër Ademi, në konferencë për shtyp tha se në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që deri më 20 dhjetor duhet të mbahet kongresi i partisë.
Ai tha se BDI do të bëjë analizë të thellë të rezultatit të zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se nuk kanë përgjegjësi për humbjen në Kërçovë dhe Bërvenicë, njofton Telegrafi Maqedoni.
"Diskutuam për rezultatin në zgjedhjet lokale. BDI nuk mban përgjegjësi për Kërçovën, gjithë qytetarët janë dëshmitarë që kandidati i OBRM-PDUKM-së është zgjedhur me votat e VLEN-it, gjithashtu edhe kandidati në Komunën e Bërvenicës. Nëse dikush duhet të japë përgjegjësi, adresa është dikund tjetër, e jo BDI.
"BDI hynë në zgjedhje të brendshme, pasi edhe afatet kanë skaduar. Në BDI do të bëhet dhe ka filluar të bëhet analiza e rezultateve zgjedhore, edhe pse në nivel të përgjithshëm AKI e rikonfirmoi legjitimitetin, duke dalë në rrafsh kombëtare me më shumë se 23 mijë vota më shumë se kundërshtarët", tha Arbër Ademi./Telegrafi/

Ademi pas mbylljes së vendvotimeve: U ballafaquam me fushatë të pandershme, të ruhet çdo votë

2 November 2025 at 19:13


Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në konferencë për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet lokale, tha se AKI në këto zgjedhje është ballafaquar me fushatë të pandershme.

Ai u bëri thirrje të gjithë komisionerëve të ruajnë votat dhe integritetin e procesit zgjedhor.

"Falënderoj çdo qytetarë, sidomos mërgatën që sot ushtroi të drejtën e saj për të votuar me përgjegjësi dhe dinjitet. Këto zgjedhje ishin me shumë se një garë, rezistuam përballë një fushate të pandershme".

"Pamë blerje masive të votave, ndërhyrje brutale të aparatit shtetëror në favor të pushtetit, megjithatë qytetarët e bënë dallimin dhe nuk lejuan që këto metoda të errëta nuk arritën ta shtrembërojnë vullnetin e tyre", tha mes tjerash Ademi.

Ademi: Në tri ciklet e fundit zgjedhore është rikonfirmuar legjitimiteti i AKI-së

27 October 2025 at 20:47


Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore.

“Së pari, më lejoni të theksoj se për më pak se një vit e gjysmë patëm tre cikle të ndryshme zgjedhore – zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dhe në të trija këto cikle është rikonfirmuar legjitimiteti i Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha Ademi në emisionin “Debat në Shenja”.

Ai shtoi se rezultatet në nivel kombëtar tregojnë mbështetje të qëndrueshme për subjektin.

“Nëse i shikojmë rezultatet në listat partiake, aty ku maten realisht partitë politike, në listat për këshilltarë, Aleanca Kombëtare për Integrim ka më tepër se 23 mijë vota,” theksoi Ademi.

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

By: armand
19 October 2025 at 22:45

Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar. “Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të […]

The post “Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar appeared first on BoldNews.al.

BDI shpall fitore në Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë, në Strugë dhe Kërçovë në balotazh

By: admin
19 October 2025 at 21:31

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi shpalli fitoren e AKI në komunën e Gostivarit dhe Likovës ndërsa njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

BDI ka shpallur fitore edhe në Komunën e Çashkës dhe Pllasnicës.

“Edhe në tre komunat e tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, deklaroi Arbër Ademi, AKI.

The post BDI shpall fitore në Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë, në Strugë dhe Kërçovë në balotazh appeared first on Albeu.com.

Ademi: 19 tetori për shqiptarët do të jetë referendum

12 October 2025 at 16:30


"Jemi në javën e fundit të fushatës, në javën ku populli ynë do të shprehë vullnetin e tij përmes një referendumi historik. Kjo është java kur shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit, për barazi, për integrim dhe për progres të mëtejshëm. Votimi në këtë të dielë është referendum e shkuar referendumit, është një plebishit për të manifestuar fuqishëm kundërshtimin ndaj platformave politike të rrezikshme, të cilat synojnë asimilimin politik të shqiptarëve dhe revizionimin e të drejtave kolektive të fituara me shumë sakrifica gjatë dekadave të fundit. Populli ynë do t’u përgjigjet këtyre planeve ogurzeza, duke treguar se nuk do të lejojë askënd të zhdukë nga skena politike opsionin tonë politik dhe angazhimin tonë për barazi dhe përfaqësim të drejtë", deklaroi Arbër Ademi nga koalicioni Aleaca Kombëtare për Integrim.

Ademi tha se më 19 tetor, është dita e rikthimit të dinjitetit.

"Është dita kur shqiptarët bëhen bashkë për një përfaqësim politik të fuqishëm, për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe për të ndalur çdo përpjekje që synon kontrollin, marginalizimin, dobësimin dhe përjashtimin e popullit tonë nga vendimmarrja publike dhe politike. Më 19 tetor, shqiptarët, me një zë të vetëm, do të thonë se ata vetë vendosin për përfaqësimin e tyre politik. Ky referendum është një shprehje e fuqisë së popullit dhe një demonstrim i vendosmërisë tonë për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen tonë", u shpreh Ademi.

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

8 October 2025 at 11:47


Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka kërkuar që organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes së bartësit të listës së tyre në Komunën e Likovës, Zekirija Shahini, shkruan Telegrafi Maqedoni.

"Faktet e para dhe dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë flasin qartë për një sulm të drejtpërdrejt nga një individ me maskë i cili ka vepruar për t'i rrezikuar jetën kandidatit tonë. Ky nuk është një incident i thjeshtë, por një ngjarje me indikacione i fortë për atentat dhe duhet të trajtohet si i tillë", tha Ademi.

Ai kërkoi që MPB të identifikoi dhe arrestohet autori dhe çdo person që është i përfshirë në këtë rast.

Ademi tha se siguria e qytetarëve është çështje shtetërore dhe jo çështje partiake.

Ademi i bëri thirrje Qeverisë, Prokurorisë, MPB-së që të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet si garant të ligjit.

Ai shtoi se demokracia nuk mund të frikësohet me armë dhe vullneti i qytetarëve nuk mund të ndalet me plumba./Telegrafi/

Ademi: Banka serbe në Maqedoni mban firmën e VLEN-it, konkretisht të Bujare Abazit

28 September 2025 at 15:10


Arbër Ademi nga BDI i ka quajtur shpifje pretendimet e koalicionit VLEN për përfshirjen e Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij në aksionet e bankës serbe në Maqedoninë e Veriut.

Ademi tha se BDI asnjëherë nuk ka qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.

Ai tha se depërtimi i bankës serbe në Maqedoni, mban firmën e VLEN-it.

“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti. Banka serbe mban firmën e VLEN-it, konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë”, deklaroi Ademi.

Ademi: Asnjë kompani shqiptare nuk përfitoi nga mjetet e kredisë hungareze

28 September 2025 at 13:50


Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka hedhur poshtë akuzat se familjarë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shitur aksione bankës serbe, ashtu siç dje u tha nga koalicioni VLEN.

Ademi hodhi poshtë çdo shpifje nga ana e VLEN-it, duke shtuar se VLEN janë kthyer më anti-shqiptarë se sa vetë OBRM-PDUKM-ja.

Përmes një press konference ai ka akuzuar “qeveria pa legjitimitet” ka shkëputur kompanitë shqiptare nga mbështetja prej kredisë hungareze 250 milion euro, dhe sipas tij, të gjitha këto mjete janë destinuar për kompanitë maqedonase dhe asnjë për kompanitë shqiptare.

"Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara.Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet shtetërore. Ky është diskriminim i pastër, i organizuar dhe i qëllimshëm.Skandali thellohet edhe më shumë kur Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, e cila ka menaxhuar këtë proces, fsheh emrat e kompanive përfitues duke u justifikuar me “sekret bankar”. Por këto janë para publike – pra, paratë e qytetarëve – dhe transparenca nuk është luks, por obligim ligjor. Vetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit (KSHPK) ka kërkuar publikisht transparencë të menjëhershme të listës së kompanive përfitues.Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj punëtorëve të tyre, prindërve dhe familjeve që mbahen me ato paga. Çdo kompani e përjashtuar do të thotë dhjetëra e qindra familje shqiptare të dëmtuara, të cilave u mohohet e drejta për të përfituar nga resurset që vetë i financojnë me tatimet e tyre.Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon urgjentisht:Publikimin pa vonesë të listës së plotë të kompanive përfitues.• e drejtë dhe proporcionale të kompanive shqiptare në çdo fond publik për zhvillim ekonomik.• Ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese që dëmtojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe stabilitetin dhe zhvillimin e drejtë të Maqedonisë së Veriut.Njëkohësisht, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi publike nga Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi: ku kanë përfunduar këto para? A është ky diskriminim ekonomik pjesë e një konspiracioni më të gjerë për të mbështetur oligarkinë maqedonase që punon për defaktorizimin e shqiptarëve?Shqiptarët nuk do të lejojnë që paratë e tyre, të paguara si taksa ndaj shtetit, të përdoren për të forcuar vetëm kompanitë e një etnie, ndërsa ata vetë dhe familjet e tyre të mbeten të përjashtuar. Ky turp nuk mund të fshihet me “sekrete bankare” dhe mashtrime propagandistike”, deklaroi Ademi.

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjore

24 September 2025 at 17:40


Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lidhje me vendimin e kësaj gjykate për konfirmimin e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të iniciativave është skandaloz, dhe se sot përsëri ka konfirmuar se po punon nën diktat.

"Konkretisht Gjykata Kushtetuese vendosi që të konfirmojë vendimin e qeverisë për ulje e këshilltarëve në komuna. Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka respektuar Kushtetutën e vendit, nuk ka respektuar ligjet e vendit, nuk ka respektuar ligjin për BNJV nenin 34. Për më tepër Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar vendimin e saj për mos karakterizimin e popullsisë në rezident dhe jorezident", tha Ademi.

Ky vendim konfirmon qëndrimet tona kur pohonim se kjo Gjykatë është shenduar në instrument politik për të çuar përpara një agjendë politike.

Ademi tha se në votim ka pasur edhe ndarje etnike dhe mbivotim, ku pesë gjyqtarë maqedonas ishin pro këtij vendimi, ndërsa dy gjyqtarë dhe një turk ishin kundër këtij vendim.

Gjykata Kushtetuese sot mori vendim, sipas të cilët ka hedhur poshtë të gjitha iniciativat e deputetëve të Frontit Europian lidhur me vendimin e qeverisë për uljen e këshilltarëve në vend./Telegrafi/

Arbër Ademi: Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për qeverinë

22 September 2025 at 15:39


Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, qeverinë dhe BDI-në në opozitë. Ademi tha se matjet e tyre tregojnë se BDI qëndron më mirë në mbështetje se sa në vitin 2002.

Gjithashtu ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për qeverinë OBRM-PDUKM - VLEN dhe do të imponojë zgjedhje të parakohshme kuvendare. Ademi tha se pret fitore 3-1 në zgjedhjet lokale për koalicionin "Aleanca Kombëtare për Integrim".

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Edhe këtë herë dihet fituesi, por nuk dihet sa do të jetë dallimi, 3 me 1 ose 4 me 1 në nivel të shtetit. Qytetarët janë dëshmitarë dhe janë të interesuar si asnjëherë më parë për këto zgjedhje, prandaj ne i kemi kualifikuar si referendum popullor. Pse referendum. Sepse e kemi dëgjuar kryeministrin kur tha se "esenca e këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së" nga skena politike. Pra nuk bëhet fjalë për zgjedhje lokale, dhe kjo është mirë që po konfirmohet nga të tjerët. Këto sulme kur vijnë nga kryeministri marrin dimension tjetër".

"Zgjedhjet lokale janë më tepër se aq. Bëhet fjalë për marrjen e vendimit se kah do të shkojë shteti. Për këtë arsye kemi ngritur alarmin te opinioni se tani e kemi mundësinë ta shprehim vullnetin tonë se kush do ta zgjedh përfaqësuesin tonë. A do ta na i zgjedh dikush tjetër, apo do t'i zgjedhim vet. Nuk duhet të lejojmë që kryeministri të na thotë se ju votoni kë të doni, unë e marr kë të dua në qeveri.

"Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për këtë qeveri. Kjo qeveri edhe tani është në aparate reanimimi. Edhe vet qeveritarët kanë pasur dyshime nëse të shkojnë ose jo edhe në zgjedhje kuvendare. Mbajtja e zgjedhjeve do të jetë e domosdoshme, pasi kjo qeveri nuk ka asnjë rezultat. Ata thonë se e mira e vetme është që BDI është në opozitë. BDI është në ditët më të mira, matjet e fundit tregojnë se BDI qëndron edhe më mirë se në vitin 2002, menjëherë kur u themelua pas luftës së UÇK-së", tha Arbër Ademi.

Ai gjithashtu foli edhe për qeverinë, duke thënë se VLEN është bërë vetëm amortizues i politikave anti-shqiptare.
"Këta që janë sot në qeveri janë vetëm për të thënë se ka shqiptar, nuk pyeten për asgjë, Por e keqja është se janë bërë amortizues të politikave anti-shqiptare. Komuniteti serb po merr gjithnjë e më tepër hapësirë - depërtoi një kopani serbe në telekomunikacion, një bankë serbe është futur në Maqedoni", tha Ademi.

Ndërsa sa i përket "botës serbe" dhe takimit të Ali Ahmetit dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër, Ademi tha se "kryetari i BDI-së me Vuçiqin është takuar kur ka qenë në detyrë zyrtare".

"Kryetari Ahmeti ka qenë në Ohër bashkë me Edi Ramën, në kuadër të Open Ballkan dhe takimet kanë qenë në kuadër të takimeve ndërshtetërore. Këtu nuk ka diçka diskutabile. Diskutabile është se me nënshkrimin e Bujare Abazit është futur një bankë në sistemin bankar në Maqedoni", tha mes tjerash Ademi./Telegrafi/

Ademi: Qeveria aktuale e bllokoi procesin e eurointegrimit, e sollën "Botën Serbe" në Maqedoni

20 September 2025 at 13:13


Aeanca Kombëtare për Integrim ka reaguar për ngecjen e procesit të eurointegrimit të vendit.

Nga AKI thonë se Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë përparimin në kapituj, teksa Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e njejtë.

"Siç shihet nga të dhënat e fundit, Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar me shumicën e kapitujve nën rishikim, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave dhe reformave të bëra ndër vite, vazhdon të mbetet e bllokuar pa kapituj të hapur e as të mbyllur. Ky realitet është rezultat i politikave bllokuese, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të sinqertë nga qeveria aktuale, e cila as në plan nuk i ka ndryshimet kushtetuese që do të çlironin procesin eurointegrues të vendit. VLEN-i gënjeu para zgjedhjeve kur deklaronte se “nuk ka qeveri pa ndryshime kushtetuese”. Gënjeu përsëri kur premtoi se brenda 3 muajve, pastaj 6 muajve, e më pas edhe brenda një viti do të ndodhnin ndryshimet ose do të rishikonte pjesëmarrjen në qeveri. Me i nxjerr për dere, ata hynë për dritare në qeverinë që e ka sjellë projektin e ‘Botës Serbe’ këmbëkryq në Maqedoni”, tha Arbër Ademi nga AKI.

Sipas tij, kjo gjendje e dëmton drejtpërdrejt perspektivën evropiane të vendit dhe aspiratat e qytetarëve, sidomos të rinisë që ëndërron të ardhmen e saj në familjen evropiane.

“Mospërparimi i vendit tonë në drejtim të anëtarësimit në BE, sjellë edhe cenim dhe mosrespektim edhe të vetë Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. BDI kërkon përshpejtim të menjëhershëm të hapave drejt hapjes së kapitujve negociues, largim të politikave obstruktive dhe një angazhim të sinqertë e transparent në funksion të realizimit të objektivit strategjik të vendit, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha Ademi.

Ademi: Qëllimi i Mickoskit është që BDI të zhduket nga skena politike

16 September 2025 at 12:31


Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në konferencë për shtyp tha se Hristijan Mickoski e ka thënë publikisht që qëllimi i tij është që BDI të zhduket nga skena politike. Ademi theksoi se "Mickoski e konfirmoi vërtetësinë e asaj që BDI e ka thënë me muaj të tërë, Mickoski dëshiron të jetë ai që vendos për shqiptarët dhe në emër të shqiptarëve".

"Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, për të cilën kemi paralajmëruar vazhdimisht, tashmë doli në pah. Ideja e Mickoskit, vegël e projektit famëkeq të “botës serbe”, është të pengojë bashkimin dhe përfaqësimin e fuqishëm të shqiptarëve. Vetëm në këtë mënyrë ai dhe patronët e tij nga veriu do të mund të vazhdojnë ta poshtërojnë popullin shqiptar, duke mbajtur në pushtet politikanë shqiptarë të nënshtruar e të dobët, si ata të VLEN-it, që heshtin vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Mickoski nuk kërkon të fitojë zgjedhje, por të fshijë një ide të tërë politike për barazi, të eliminojë një popull të tërë nga jeta publike e politike e Maqedonisë".

"Kur Mickoski thotë “BDI të zhduket”, ai thotë se shqiptarët nuk kanë të drejtë të vendosin vetë kush i përfaqëson. Ai pretendon se ka ardhur koha që dikush tjetër – saktësisht ai – të përcaktojë se cili shqiptar është i pranueshëm, cili mund të ulet në tryezë e cili jo. Ky është një tentim për pastrim politik që do t’i kthehet në bumerang".

"Mickoski duhet ta dijë se shqiptarët vendosin vetë për përfaqësuesit e tyre. Dhe me këto deklarata ai vetëm e hapi derën e ferrit që e pret më 19 tetor. Më 19 tetor, kukullat e tij nga VLEN-i do të pësojnë një disfatë të turpshme. Më 19 tetor, Mickoski do ta ndjejë fuqinë dhe vendosmërinë e shqiptarëve që nuk pranojnë zgjidhje të imponuara. Një herë këtë gabim e bëri Zaev, të njëjtin gabim po e përsërit edhe Mickoski", tha Ademi.

Ai akuzoi edhe koalicionin VLEN, të cilët janë pjesë e qeverisë, për të cilët tha se janë vegël e Mickoskit.

"Më tragjike është se VLEN është vegla e tij. VLEN është projekti i tij për një skenë politike shqiptare të kontrolluar. VLEN është kali i tij i Trojës në Çair, në Tetovë, në Strugë. Qytetarët këtë e shohin, e ndjejnë dhe e dinë. Prandaj këto zgjedhje nuk janë vetëm për komunat. Këto zgjedhje janë për të ardhmen. Për të vendosur nëse do të kemi një përfaqësim politik shqiptar dinjitoz e të fuqishëm, apo do të lejojmë të tjerët të na diktojnë jetën politike", tha Ademi.

❌
❌