Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Telegrafi shënon 19 vjet - rritje, inovacion dhe transformim digjital në median shqiptare

25 December 2025 at 16:00


Ashtu si çdo 19-vjeçar që ka kaluar fazën e ëndrrave dhe tashmë vepron me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta për të ardhmen, edhe Telegrafi hyn në vitin e ri më i pjekur, më inovativ dhe më i vendosur se kurrë për të udhëhequr transformimin e medias digjitale në Kosovë dhe më gjerë.

Nga një ide ambicioze e nisur 19 vite më parë, Telegrafi është shndërruar në një ekosistem të plotë digjital, ku përmbajtja, teknologjia dhe audienca ndërthuren në mënyrë organike. Sot, ky ekosistem përfshin lajme kombëtare dhe lokale, video, podcaste, aplikacione mobile dhe produkte të avancuara digjitale, të ndërtuara për të informuar, edukuar dhe angazhuar publikun në çdo platformë dhe në çdo moment.

Viti i zhvillimeve dhe transformimit digjital

Gjatë këtij viti, Telegrafi ka realizuar disa nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike dhe editoriale.

Faqja e re e Telegrafit ka sjellë një përvojë më të shpejtë, më të pastër vizualisht për përdoruesit, duke reflektuar standardet moderne të konsumimit të lajmit.

Një hap i rëndësishëm është shënuar edhe me aplikacionin e ri të Telegrafi Sport, i ndërtuar posaçërisht për audiencën sportive, me fokus te rezultatet live, njoftimet në kohë reale dhe përvoja mobile e personalizuar për tifozët.

Podcastet, zëri i Telegrafit në epokën digjitale

Një nga shtyllat kryesore të suksesit të Telegrafit gjatë viteve të fundit ka qenë zhvillimi i platformës së podcasteve, e cila është konsoliduar edhe më tej gjatë këtij viti.

Në qendër të saj qëndrojnë formatet tashmë të njohura dhe me ndikim të gjerë si “Përballje Podcast”, që trajton temat kryesore politike, ekonomike dhe shoqërore; “Arena e Yjeve”, e fokusuar te sporti dhe figurat që kanë lënë gjurmë; “Shëndeti në rend të parë”, që sjell diskutime profesionale dhe edukative në fushën e shëndetësisë; si dhe “PodGo”, format që sjell diskutime mbi jetën shoqërore në Maqedoninë e Veriut, përmes zyrës së Telegrafit atje.

Këto podcaste janë shndërruar në platforma të besueshme diskutimi dhe informimi, duke krijuar forma të reja dëgjuesish e shikuesish dhe duke rritur ndikimin e Telegrafit përtej formatit tradicional të lajmit.

Telegrafi po punon gjithashtu në formate të reja podcastesh, të cilat pritet të lansohen së shpejti, duke zgjeruar tematikat dhe duke iu drejtuar audiencave të reja me përmbajtje origjinale dhe bashkëkohore.

Video dhe përmbajtje për rrjetet sociale

Paralelisht me podcastet, Telegrafi ka vazhduar investimet në video-formate të shkurtra dhe dinamike, të dizajnuara posaçërisht për rrjetet sociale, duke iu përshtatur mënyrës se si audienca sot informohet – shpejt, qartë dhe në kohë reale.

Këto zhvillime e kanë pozicionuar Telegrafin si një nga platformat më aktive dhe më të ndjekura në hapësirën digjitale shqiptare.

Redaksia në epokën e Inteligjencës Artificiale

Në vitin e 19-të të ekzistencës së tij, Telegrafi ka vazhduar integrimin e Inteligjencës Artificiale në proceset editoriale dhe operative, me synimin për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Teknologjia po shërben si mbështetje për gazetarinë profesionale, duke e fuqizuar atë dhe jo duke e zëvendësuar.

Përveç rolit të tij informues, Telegrafi është shndërruar ndër vite në një partner të besueshëm të marketingut digjital për brende, kompani dhe organizata, duke ofruar zgjidhje të avancuara për promovim si: Pr Artikuj, reklama digjitale banners/native ads /outstream, BiZz Video - Video story dhe shëtitje virtuale 360° me shpërndarje të integruar në web dhe aplikacione mobile.

Me fokus të veçantë në brand safety, transparencë dhe performancë të matshme, Telegrafi u mundëson partnerëve të komunikojnë në një mjedis editorial të sigurt dhe profesional, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, teknologji dhe ndikim real te audienca

19 vite besim dhe vizion përpara

Pas 19 vitesh rrugëtim, Telegrafi mbetet i përkushtuar ndaj informimit të besueshëm, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Sot, Telegrafi nuk është vetëm një portal lajmesh, por një platformë që formëson diskursin publik dhe ndërton të ardhmen e medias digjitale.

Ndërsa hyjmë në vitin e 20-të të historisë sonë, falënderojmë të gjithë lexuesit, shikuesit, dëgjuesit dhe partnerët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Telegrafi nuk po feston vetëm vitet – po ndërton të ardhmen.

Urime 19-vjetori, AI shoku yt – Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Xhevat Muça: I vetmi investim që garanton kthim, është ai në sektorin e energjisë së rinovueshme

22 December 2025 at 15:54


Xhevat Muça, pronari i Muça Solar, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për biznesin e tij, sektorin energjetik dhe energjinë ripërtëritëse.

Ai tregoi se zyra kryesore e Muça Solar është në Suharekë, si dhe mënyrën se si i zhvillon punëtorët e tij. Muça gjithashtu tha se u ofron mundësi të ndryshme studentëve.



"Punëtorët tanë e marrin zanatin një vit para se të punësohen. Këtë model e kam marrë në Zvicër. Gjithashtu u ofrojmë mundësi studentëve për punë praktike. Gjatë kohës që ata bëjnë praktikë e zgjedhin një projekt dhe mund ta përgatisin temën e diplomës dhe me atë diplomojnë. Në momentin që studentët diplomon me një projekt të tillë ne kërkojmë që ai student të bëjë një kopje më shumë, dhe të projekt ua dërgojmë kompanive ku studentët aplikojnë për punë", tha Muça.

Ai theksoi si e ka nisur Muça Solar dhe vështirësitë që ka pasur në fillim.

"Për dallim me vitin 2008 kur qytetarët nuk e dinin se çfarë janë. E mbaj mend në një panair në vitin 2008 qytetarët na pyesnin se çfarë janë këto bojlerë. Kjo ka zgjatur deri në vitin 2016, ndërsa në vitin 2016 jemi shpallur shitësit më të mirë në Austri, në mes 42 shteteve. Aty është bërë një kthesë e madhe në sektorin e energjisë ripërtëritëse. Përveç personave fizik, tani e kanë kuptuar edhe bizneset. I vetmi investim që garanton kthimin e investimit, është sektori i energjisë së ripërtritshme", tha Muça.

E pyetëm për mënyrat se si sektori i energjetik të zhvillohet edhe në Maqedoni, ai tha se duhet të fillohet prej poshtë e lartë.

"Mirë do të ishte të filloni prej shkollave teknike. Duhet të ketë bazë. Nuk mund të nisim prej lart e poshtë, por prej poshtë e lartë. Pra prej shkollave deri në universitet. Kam pasur në vizitë disa herë profesorët të shkollave teknike nga Tetova, dhe kam qenë në Tetovë disa herë para shtetë-tetë viteve dhe kemi menduar atëherë të zhvillohem edhe në Maqedoni. Por për shkak të ligjeve nuk arritëm ta bëjmë këtë gjë", tha Muça.

Ndërsa sa i përket të ardhmes së paneleve solare, ai tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të detyrojë bizneset dhe personat të investojnë në panelet solare.

"Derisa kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, është e patjetërsueshme me investuar në sistemin fotovoltaik, si dhe për disa biznese e papërballueshme çmimi i energjisë elektrike. Janë marrë hapa të shpejt sa i përket liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Bizneset janë vendosur para aktit të kryer me rritjen e çmimit të energjisë elektrike", tha Muça./Telegrafi/

Amir Elezi: Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të gjakut për situata të jashtëzakonshme

8 December 2025 at 15:40


Drejtori i Institutit për Transfuziologji Amir Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" me të cilin kemi diskutuar për dhurimin e gjakut, Spitalin e Tetovës dhe shëndetësinë në përgjithësi.

Elezi foli për periudhën sa ishte drejtor i Spitalit të Tetovës, ndërsa tha nuk ka qenë periudhë e gjatë, por e cilësoi si të rëndësishme. Ndërsa momentalisht ai drejton Institutin për Mjekësi të Transfuzionit të Gjakut, duke e sqaruar mënyrën se si funksionojnë si institucion.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Instituti për Mjekësi të Transfuzionit të Gjakut ka një lloj pavarësie sa i përket funksionimit tonë, por ne jemi në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi është obligim ligjor që ata të përkujdesen për institucionet shëndetësore. Jemi të pavarur sa i përket spitaleve, por bashkëpunojmë me spitale, pasi ata kanë nevojë, sidomos kur bëhen ndërhyrje kirurgjike", tha Elezi.

Sa i përket gatishmërisë së tyre për situata të jashtëzakonshme, Elezi tha se Instituti disponon me sasi të mjaftueshme të gjakut.

"Ne jemi të përgatitur për çfarëdo lloj situate, pasi disponojmë me sasi të mjaftueshme të çdo lloj të gjakut dhe produkteve të gjakut. Eritrocitet ruhen deri 35 ditë, plazma e gjakut ruhet 1 deri 3 vite, ndërsa trombocitet ruhen deri 5 ditë. Ne disponojmë me sasi të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë. Për situata të jashtëzakonshme ne kemi marrë hapa paraprak. Me iniciativën time kemi përgatitur procedurë në rast se ndodhin fatkeqësi ose situata të jashtëzakonshme, që të jemi të përgatitur për këto situata. Këtë draft-dokument e kemi paraqitur tek MPB dhe Drejtoria për Mbrojtje për Shpëtim, të cilët duhet ta dijnë se si të veprohet në raste të tilla. Situata e Koçanit ishte një situatë e rëndë, ndërsa institucioni ynë ishte i gatshëm për t'u përballur me këtë situatë", tha Elezi.

Ai gjithashtu tha se në Maqedoni qytetarët kanë kulturë të dhurimit të gjakut, ndërsa këtë vit qëllim i Institutit është që të arrijnë deri në 60 mijë dhurues.

"Dua t'i përgëzoj dhe falënderoj qytetarët që dhurojnë gjak vullnetarisht. Në vitet që menaxhoj unë, vit pas viti rritet numri i dhuruesve. Këtë vit kemi caktuar numrin që të arrijmë deri në 60 mijë dhurues të gjakut. Ka kulturë të dhurimit të gjakut".

"Fillimisht duhet të jetë i moshës madhore dhe më pas duhet të jetë i shëndetshëm, të kenë dëshirë dhe vullnet të ndihmojnë pacientët. Më pas ka një pyetësor të cilin duhet ta mbushin dhuruesit dhe bëhet një ekzanimim nga ana e mjekut ku kontrollohet pacienti për nivelin e hemoglobinës, pasi anemikët nuk janë kandidatë për të dhuruar gjak. Nëse këto procedura janë në rregull, vazhdohet me dhurimin e gjakut, i cili është procedurë pa dhimbje", tha Elezi, duke sqaruar procedurat se si dhurohet gjak.
Ai përmendi edhe dobitë që kanë dhuruesit e gjakut.

"Përparësitë e dhuruesve të gjakut janë të shumta, duke nisur nga sistemi kardiovaskular, ku hulumtimet tregojnë se 12% e dhuruesve të gjakut janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu ndikon në aspektin psikologjik, duke ditur se ndihmohen pacientë të sëmurë", tha Elezi./Telegrafi/

Si të përgatitni një CV dhe si të bëheni gati për intervistat e punës, tregon Arta Sherifi në PodGo

1 December 2025 at 15:45


Profesionistja e burimeve njerëzore Arta Sherifi është e ftuara e radhës në emisionin "PodGo", me të cilën kemi diskutuar për punën që ajo bënë, sfidat në biznes, përgatitjen për intervistat e punës, si dhe kompaninë që ajo menaxhon.

"Jam bashkëthemeluese e kompanisë Recrutiva. Puna me këtë kompani nuk është fat, e as trashëgimi, por është prej përvojës sonë. Përveç përvojës së punës në këtë industri, kam edhe edukim pra jam edhe master i HR", tha Arta Sherifi.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Pas biografisë së saj, kërkuam që Arta të na tregojë se si mund personat që kërkojnë punë, të arrijnë ta gjejnë të njëjtën.

"Kemi nivele të ndryshme të kandidatëve që kërkojnë punë. Nëse flasim për fillestarët, ka mënyra tjera. Por për kandidatët që kanë përvojë është mirë të njohën aftësitë e veta. Nëse kandidati merr informata të duhura edhe për kompaninë ku aplikojnë, si dhe të vendosin matës për përgjegjësitë që kërkojnë. Në momentin që e shohësh se je adekuat, është ok të aplikohet për atë punë. Gjithashtu e rëndësishme është krijimi i CV-së dhe CV-të të përshtaten për çdo punë, e jo të jetë e njëjta për të gjithë. Gjithashtu është e rëndësishme të përgatitemi për intervistat e punës", tha Arta Sherifi, e cila gjithashtu dha këshilla tjera për personat që kërkojnë punë.

Ndërsa sa i përket punës me rrogë të ulët, ajo tha se kandidatët pa punë ia vlen edhe të punojnë vullnetarisht.

"Sugjerimi im primar për ata pa përvojë, mos ta mendojnë që do të përfundojnë studimet dhe do të kërkojnë punë. Kërkimi i punës fillon shumë më herët. Përvojat si marrja pjesë në aktivitete të ndryshme, ndihmon në kërkimin e punës në të ardhmen. Them që është më mirë të fillosh kudo, por jo duke bërë kompromise me parimet individuale", tha Arta Sherifi.

Kurse në lidhje me ikjen e të rinjve nga vendi, tha se si shoqëri duhet ta krijojmë atmosferën në mënyrë që ata që largohen, të kenë kushte për t'u kthyer në vend.

"Është fenomen që e hasim çdo ditë, nuk është problem social, por edhe ekonomik. Mendoj që si shoqëri ta krijojmë atmosferën që ata që largohen të mund edhe të kthehen. Pra të krijojmë mundësi që ata që largohen një ditë të thonë se edhe do të kthehen. Është e rëndësishme që ata që kanë përvojë t'u japim hapësirë edhe këtu. Kompanitë duhet të investojnë tek kandidatët dhe të rrisin ata", tha Arta Sherifi.

Në fund ajo dha edhe këshilla se si të drejtojmë automjetet, duke bërë thirrje që të shmanget përdorimi i telefonit./Telegrafi/

Arsim Papraniku në PodGo: Me "Balfin Group" në Maqedoni kemi 11 kompani me rreth 730 të punësuar

24 November 2025 at 15:50


Afaristi Arsim Papraniku është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për bizneset e tij, ekonominë e Maqedonisë, si dhe çështjet politike.

Ai tha se me Balfin Group është i shtrirë në shumë shtete, ndërsa paralajmëroi edhe risi në Maqedoni dhe vende tjera.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Fillimi i gjithë suksesit që kemi arritur në Maqedoni filloi nga Neptuni. Në Maqedoni kemi 11 kompani, rreth 730 punëtor me gjithë kompanitë. Ajo që mund ta theksoj është Flying Tiger, i cili është brend dhe koncept i ri. Kemi marrë licencë për në Maqedoni, ndërsa paralelisht jemi zgjeruar edhe në Kosovë e Shqipëri. Vitet tjera planifikojmë të zgjerohemi edhe në Bosnjë, Rumani, Serbi dhe shtete tjera".

"Neptuni dhe East Gate janë ndër bizneset tona më të mëdhaja. East Gate është qendra tregtare më e madhe në vend. Më pas kemi East Gate living, që është kompleks banesor. Ka interesim për të blerë banesa pasi është koncept unik. Jemi të lumtur për atë projekt", tha Papraniku.

Ai tregoi se vitin e ardhshëm do të ketë risi të shumta, ndërsa për ne ekskluzivisht i zbuloi tre projekte.

"Vitin e ardhshëm do të kemi tre risi. Do të sjellim Kiabin, është brend francez dhe në mot do të jetë në pesë shtete tjera, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Brendi i dytë që po fokusohemi dhe 99 përqind ëstë përfunduar biznes plani dhe negociatat, është brendi polak CCC, që është brend për shitjen e këpucëve. Dhe superatraksion do të jetë hiperactiva, do të hapet në East Gate në vitin 2026 dhe do të jetë unike për shtetin e Maqedonisë", tha Papraniku.

E pyetëm edhe për lajmet politike, me të cilat ai ka qenë i lidhur, gjegjësisht ato se ai e ka nxjerrë Artan Grubin jashtë Maqedonisë, ai tha se nuk dëshiron të flasë për këtë dhe se të gjitha i ka thënë aty ku është dashur.

"Nuk dua të flas për atë përvojë, nuk ishte përvojë e mirë. Gjithë atë që kisha për të thënë e thash aty ku duhet. Me kaq e kisha mbyllur këtë", tha Papraniku.

Kurse sa i përket ekonomisë së Maqedonisë dhe këshillat që ai do t'ua jepte politikbërësve, Papraniku theksoi disa gjëra.
"E para çfarë nuk shoh për momentin është se nuk ka vullnet politik për të zgjidhur disa punë, jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë Ballkanin. Nuk ka vullnet politik për të marrë reforma të frikshme. Mendoj që administrata në përgjithësi duhet të shkurtohet, pasi harxhon mjete dhe nuk është efektive. Pra e para është investimi në burime njerëzore dhe e dyta që do të bëja është investimi në turizëm dhe bujqësi. E treta partitë politike i ndërrojnë konceptet për afatgjatë, nëse ka pajtim për tre pika, ata do të duhet t'i mbahen asaj. Tjetra do të ishte investim në segmentin IT", tha Papraniku./Telegrafi/

Arian Mavriqi vjen me libër "Wild Kosova", tregon detajet në PodGo

17 November 2025 at 16:00


Fotografi Arian Mariqi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për shumë tema. Ai foli për shqiptarët, profesionin e tij, si dhe planet për të ardhmen.

Mavriqi tha se është duke përgatitur libër me titullin "Wild Kosova", ndërsa theksoi se në plan e ka edhe përgatitjen e tre dokumentarëve për faunën në trojet shqiptare. Ai gjithashtu tha se ka sfida dhe rreziqe në punën që e bënë.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

""Në Kosovë e Maqedoni nuk ka rrezik. Ka raste kur disa kafshë sulmojnë njeriun, psh ariu me këlysh, nuk duhet të shkojmë afër, ose afër folesë së ujkut, pastaj gjarpëri helmues".

"Kam probleme me copyright, por unë nuk e kam ndërmend të vendos tarifë për punën time kur ajo përdoret për bamirësi, por kur përdoret për përfitime nga të tjerët, atëherë pse unë të shkelem. Ligji nuk është shumë i qartë, ka disa përkufizime, por jemi shtet i ri dhe jemi rrugës për t'u konsoliduar me ligje dhe si shtet", tha Mavriqi.

E pyetëm se a ka interesim për fotografitë e tij, ndërsa tha se njerëzit më shumë i kërkojnë pejsazhet dhe fotografitë e kafshëve. Ndërsa sa i përket fotografisë që ai e veçon, Mavriqi na tregoi në detaje.

"Fotogafia që do ta veçoja është ajo e dhisë së egër, ndërsa në prapavijë është Gjeravica. Duhet me pas shumë fat për ta bërë atë foto, në prapavijë është kodra më e lartë në Kosovë, Gjeravica, ndërsa dhia e egër është në foto. Është realizuar me aparat me cilësi që ka qenë para katër viteve, ndërsa tani është më ndryshe. Për atë moment ka qenë fotografia më e kërkuar dhe më e shpërndarë", tha Mavriqi.

Sa i përket gjuetisë dhe zhdukjes së specieve të ndryshme, Mavriqi tha se gradualisht po rritet ndërgjegjësimi tek njerëzit.
Ndërsa sa i përket planeve të tij për të ardhmen, ai na tregoi për librin e tij "Wild Kosova".

"Dua të mos ndalem për të realizuar 3 dokumentare nga 50 minuta që do të mbesin në arkivën shqiptare për faunën. Vitin që vjen dua të shkoj në Maqedoninë e Veriut, pasi ka informacione për një fole për "shqiponjën e artë" që e kemi në flamurin kombëtar. Shqiponjën e artë e kam xhiruar në Maqedoni. Përveç dokumentareve e kam në plan edhe librin që jam duke e përgatitur dhe që do të dal në dhjetor. Në librin "Wild Kosova", që do të flas kryesisht për kafshët e gjetura, mbi 213 lloje të shpendëve që kam gjetur në zonën e Kosovës. Besoj që do të jetë libër i duhur për shqiptarët dhe i mirëseardhur për të gjithë. Do të shohim punën time 14-vjeçare në terren", tha Mavriqi.

Kurse sa i përket vlerësimit të punës së tij, ai tha se politika në vendet tona e bënë diferencën.

"Është politika ajo që e bënë diferencën, ajo nuk na ka dhënë hapësirë sepse nuk është prioritet për politikën. 160 mijë njerëzit në Facebook nuk i kam për politik. Herën e fundit kam pasur oferta që nuk i refuzon secili. Kam pasur mundësi fantastike për angazhim në politik. Por nuk e dua oportunizmin, dhe e kam lutur Zotin që mos të më sjellë ngusht për politikanët. Politikanët tanë nuk kanë besë, çfarë mund të pres prej atyre që ditën e quajnë njëri-tjetrin kriminel, ndërsa natën e zgjasin dorën dhe bëjnë marrëveshje", tha Mavriqi.

Ermal Panduri në "PodGo" - flet për dallimin në mes politikanëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe "Debat Plusin"

10 November 2025 at 17:00


Ermal Panduri është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" me të cilin kemi diskutuar për emisionin "Debat Plus" që ai e drejton, skenën politike shqiptare, gazetarinë, si dhe inteligjencën artificiale.

Ai tha se pas emisionit "Debat Plus" qëndron një ekip i tërë, i cili kujdeset për çdo detaj dhe e informojnë për kontekstet politike para emisioneve.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Në Debat Plus jemi një ekip i madh. Kam katër gazetarë të cilët mbledhin dhe i përpunojnë informacionet. Para çdo emisioni kemi takime dhe diskutojmë për çështje të ndryshme. Ata më informojnë për kontekstet politike dhe nuk iu ikë asnjë detaj. Mund të them se më shumë debat kemi brenda ekipit të Debat Plusit, se sa në emision", tha Panduri.

E pyetëm për dallimin në mes politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Panduri tregoi disa gjëra që ai ka vërejtur.

"Diapazonin politikanët e Maqedonisë kanë më të gjerë, por nuk argumentojnë me pasion siç e bëjnë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Si dhe dijnë me qenë më të afërt se ata të Kosovës e Shqipërisë, pra mbajnë marrëdhënie shoqërore jashtë emisioneve", tha Panduri.

Ndërsa sa i përket skenës politike shqiptare dhe angazhimin e tij të mundshëm në politik, ai tha se asnjëherë nuk do të angazhohet në politik, por se do të merret me gazetari.

"Skena politike shqiptare më ka interesuar çdo herë. Nuk e shoh veten në politik, por e shoh veten edhe shumë vite duke bërë gazetari në politik. Nuk e shoh të lodhshme këtë, kjo më jep adrenalinë. Pasuria më e madhe është kur ke njohur për zhvillimet dhe je një hap përpara për zhvillimet politike", tha Panduri.

Ndërsa në lidhje me aktualitetin politik në Maqedonia, ai tha se situata e shqiptarëve në RMV varet nga fuqia politike që e kanë partitë maqedonase.

"Flitet për të drejtat e shqiptarëve, ndryshe me BDI-në, ndryshe me VLEN-in. Shqiptarët kanë pak në dorë mundësi me bërë, pasi kjo varet nga partneri maqedonas. Një LSDM e dobët para dy viteve, faktorizoi BDI-në. Një VLEN i fortë tash, e dobët nesër, nuk është me rëndësi, me një OBRM-PDUKM e cila i ka numrat që të bëjë qeveri edhe pa shqiptarët. Duket se është duke u fryrë një konflikt AKI dhe VLEN, e që në fakt pejt i ngreh tjetër kush", tha Panduri./Telegrafi/

Valon Canhasi në PodGo, flet për Tetovën dhe të rejat në Inteligjencën Artificiale

3 November 2025 at 15:49


Valon Canhasi është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për të rejat në Inteligjencën Artificiale dhe jetën e tij si student në Tetovë.

Ai tha se Tetovën e kujton me mall dhe se ka shumë miq të mirë që nga koha e studimeve, ndërsa i kujtoi edhe momentet kur ka bërë tifo për Shkëndijën.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Tetovën e kam pjesë të madhe të jetës, pasi kemi qenë gjenerata e dytë në 2004 që kemi studiuar në Tetovë. Atëherë Tetova nuk ka qenë siç është sot. Dallimi është i madh prej atëherë e sot. Ka vende që i mbaj në mend edhe sot, UEJL më ka bërë me shumë shokë, por mua më ka bërë edhe me bashkëshorte, pasi ajo ka qenë në fakultet atje. Gjithashtu kemi bërë tifo për Shkëndijën. Kemi qenë një grup i madh i shokëve që e kemi mbështetur Shkëndijën", tha Canhasi.

Sa i përket AI, ai tha se gjërat po ndodhin shumë shpejt dhe se ajo do të sjell reduktim të stafit për shumë kompani.

"Shpejt po ndodhin gjërat, prej vitin e kaluar bëjmë trajnime dhe unë them se çdo javë duhet t'i bëjmë update prezantimet, pasi në çdo kohë ka gjëra të reja. Gjëja e parë që pritet me ardhur tek ne është reduktimi i stafit, për shkak të transformimit digjital. Synimi i digjitalizimit është të minimizojnë harxhimet dhe proceset dhe kjo sjell reduktim të stafit", tha Canhasi.

Ndërsa sa i përket Diellës, ministrisë së AI-së të cilin e promovoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Canhasi tha se pret që zbatimi i digjitalizimit të ketë sukses.

"Çdo digjitalizim e rrit transparencën, pas lë shenja. Shtetet e ballkanit hezitojnë të zbatojnë digjitalizimin, pasi nxjerr në pah të metat e tyre. Sa i përket Diellës, besoj që Edi Rama e ka pjesë të tij atë që sheh më larg. Pra, start-upet edhe kështu zhvillohen, në fillim nuk është e qartë e ardhmja. Por mendoj që Diella do të ketë sukses. Në të ardhmen shumica e gjërave do ta kenë komponentën e inteligjencës artificiale. AI është ekonomia e re, jeta jonë e re dhe pjesë përbërëse e jetës tonë", tha Canhasi.
Ai na tregoi edhe për podcastin e tij "3go", ndërsa tha se është përvojë e mirë dhe mendon që ta zhvillojë edhe më tej./Telegrafi/

Mexhiti në PodGo: Unë tashmë e kam nisur punën si kryetar i Çairit

16 October 2025 at 16:46


Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, vizionin e tij për Çairin, si dhe VLEN-in.

Mexhiti tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale dhe do të pranojë çdo rezultat.

Mexhiti: Unë veçse e kam nisur punën si kryetar komune në Çair Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Nuk i iki përgjegjësisë politike, por të ishte ashtu do të kisha nominuar kandidat tjetër për Çairin. Qytetarët do ta thonë fjalën e tyre dhe atë do ta respektojmë", tha Mexhiti.

Sa i përket listës për këshilltarë të VLEN-it në Çair, ai tha se ajo përbëhet nga njerëz profesionistë dhe të dëshmuar.

"Lista jonë është me profesionistë dhe njerëz të dëshmuar, në krye të listës kemi Muhamed Murtezin, i cili për herë të parë është në politik. Kësaj radhe ai nuk ka veshur veshje partiake, por do të jetë në shërbim të qytetarëve. Administrata do të jetë me njerëz profesionistë", tha Mexhiti.

Kurse në lidhje me administratën, Mexhiti tha se nuk do të veprojë politikisht me të punësuarit në komunë.

"Duhet ta pranojmë që është demokratizuar skena politike, po hyjmë në fund të fushatës zgjedhore të raundit të parë. Tani shqiptarët nuk kanë ka 7-8 kandidatë, është faktorizuar vota shqiptare dhe deri tani nuk ka asnjë incident, pra ne nuk i keqpërdorim institucionet. I vetmi vend ku bëhen presione janë ndërmarrjet në Qytetin e Shkupit, të cilëve u bëhen presione të shkojnë nëpër tubime. Asnjë punëtor nuk do të preket, vetëm të mos bien pre e presioneve, por le të votojnë atë që mendojnë se është më i miri", tha Mexhiti.

Sa i përket 100 ditëve të para të mandatit, ai tha se tashmë ka filluar të punojë për Çairin.

"100 ditët e para të mija i kam bërë para se të zgjidhem. Çairi është kantier ndërtimi. Në këto ditë është punuar për Çairin sa nuk është punuar për 50 vite", tha Mexhiti.

"Kemi projekte konkrete, me afate të realizimit. Duke filluar nga çështje infrastruktura nëntokësore. Do të jemi komuna e parë që brenda tre viteve të para do ta mbyllim tërësisht çështjen e infrastrukturës nëntokësore dhe kjo do të jetë histori. Do të ketë dy çerdhe të reja. Sa i përket shkollave fillore, do të ketë tre shkolla të reja, ndërsa gjithsej do të bëhen 11 shkolla, prej të cilave njëra do të jetë për fëmijët me nevoja të veçanta".

"Do ta realizojmë mësimin me qëndrim gjithëditor. Ndërsa në arsimin universitar, Çairi është bërë qytet studentësh. Para tre ditëve filloi kampusit të universitetit "Nënë Tereza" me vlerë 40 milionë euro. Sa i përket higjienës komunale, të gjithë kontejnerët do të jenë nëntokësor. Ndërsa premtojmë 3 mijë deri 5 mijë vendparkingje të reja", tha Mexhiti.

Ai gjithashtu premtoi se do ta zgjidhë çështjen e kaosit në komunikacion, ndërsa foli edhe për Çarshinë e Vjetër.

"Bëjmë maksimumin pas 25 milionë euro kemi ndarë për Çarshinë e Vjetër për të zgjidhur problemin kryesor, që është me parkingjet. Para pesë viteve Çarshia u shndërrua në muze, pasi pas orës 17 nuk kishte asnjë njeri. Ndërsa tani Çarshia është gjallëruar dhe ka më shumë turistë. Sot ajo i ngjan Taksimit dhe shesheve të qyteteve të mëdha evropiane", tha Mexhiti.

Ai tha se Qeveria e tanishme si asnjëra më parë ka mbështetur komunat për realizimin e projekteve. /Telegrafi/

Blerim Sejdiu thotë se do t'ia thyejë rekordin vetes

3 October 2025 at 14:47


Kryetari i Komunës së Zhelinës i cili garon për mandatin e tretë, Blerim Sejdiu, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për planet që i ka për Zhelinën nëse fiton në zgjedhjet lokale.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Sejdiu tha se në mandatin e fundit më shumë krenohet me projektin e bulevardit të Zhelinës. Sejdiu tha se nuk e ka lënë anash projektin për zhvillimin e turizmit malor në fshatin Sallarevë dhe tha se për këtë qëllim ka qenë në Dubai, ku ka gjetur investitorë.
"Do të jemi komunë që do të kemi pikë të re për turizëm dhe jam i bindur se do të zhvillohet si atraksion turistik. Edhe rrugën për atje do ta bëjmë", tha Sejdiu.

Ai tha se në Komunën e Vrapçishtit po ndërtohet qendra për strehimin e qenve endacak me pjesëmarrje të disa komunave, duke shtuar se pret që kjo çështje të zgjidhjet. Sejdiu gjithashtu tha se planifikon të rregullojë transportin e nxënësve në shkolla, duke shtuar se në mandatin e tij të ri ky projekt do të jetë prioritet.

"Mandatin e parë kam punuar shumë, por rekordet e mandatit parë ia ka thyer Blerimi 2, tani Blerimi 3 do t'ia thyejë rekordet Blerimit 2. Unë e di saktë çfarë do të bëjë, vitin e parë, muajin e parë. Mandatin e ardhshëm do të kemi shumë më shumë projekte. Institucionet që dua t'i sjelli në Zhelinë janë Pallati i Kulturës, çerdhja më e madhe do të jetë në Zhelinë, si dhe Qendra sociale. Kur do t'i sjellim këto institucione në Zhelinë, pastaj le të na quajnë si të duan. Dua që të gjitha institucionet qendrore të jenë në Zhelinë dhe Zhelinën ta shndërrojmë në qytet", tha Sejdiu.

Ai tha se në fshatin Grupçin me programin e Ministrisë së Arsimit do të ndërtohet sallë sporti, ndërsa tha se çerdhja e re në Zhelinë do të hapet në verën e vitit të ardhshëm.

Sejdiu gjithashtu tha se do të investojë në projekte për inteligjencën artificiale nëpër shkolla.

"Duhet të hiqen disa lëndë, pasi është imponim i kohës. Duhet të investojmë në arsim me teknologjitë e reja. Nuk t'u themi fëmijëve mos e përdorni telefonin, ose pajisjet tjera. Duhet të bashkëpunojmë me të rinjtë dhe t'i kanalizojmë që të përfitojnë për të ardhmen e tyre", tha Sejdiu./Telegrafi/

Daut Memishi: Digjitalizimi do të jetë projekti i parë në Komunën e Tearcës

1 October 2025 at 14:55


Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" në edicionin për zgjedhjet lokale. Ai tha se një ndër projektet e para do të jetë digjitalizimi i shërbimeve në komunë, ndërsa synon që nëse zgjidhet kryetar, brenda katër viteve ta mbyll çështjen e kanalizimit.

Memishi tha se nëse vjen në krye të Komunës së Tearcës, do të bashkëpunojë me profesionistë të fushave të ndryshme dhe do të angazhohet për depolitizimin e arsimit.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Ekipi dhe administrata

"Insistimi i vazhdueshëm në të mirë, gjithmonë shpërblehet nga qytetarët. Në institucionet ku kam menaxhuar u kam dhënë hapësirë të madhe atyre që janë profesionistë, bile ka pasur raste kur të punësuarit i kam llogaritur si drejtor, e unë si menaxhues, vetëm që ata të ndjehen komod në punën e tyre. Edhe në Komunën e Tearcës ka punëtorë profesionistë, ata do të arrijmë t'i vëmë në menaxhim dhe ata do të jenë bashkëpunëtorët më të afërt të mi. Por kam informacione se në Komunën e Tearcës ka të punësuar me kontratë në vepër, por të cilët nuk e dijnë se ku e kanë vendin e punës. Ndërsa nga ana tjetër kemi disa fshatra që kanë të punësuar por që i paguajnë me vetiniciativë. Unë u kam garantuar se ato që janë mirëmbajtës të fshatrave do të punësohen në komunë dhe do të jetë e mirë për gjithë qytetarët, por edhe do të zgjidhet statusi i tyre si punonjës në fshatra.

100 ditët e para

Punë e parë që kam nisur është rreth digjitalizimit. Do të jetë aplikacioni "VLEN për Tearcën", që do ta digjitalizojë komunën. Kemi mërgimtarët të cilët janë në numër të madh dhe kur vijnë në vend nuk mund të marrin shërbime që i duan. Ka pasur shumë ankesa rreth kësaj çështje. Kjo do të jetë në administratën e brendshme, por edhe në raport me qytetarët. Do të mundohem që të vendosim edhe shërbime tjera si Zyra e vendit, Njësia rajonale e bujqësisë.

Arsimi

Çdo fshat dhe çdo bashkësi vendore do të vendos se kush do të udhëheq me shkollat e tyre. Kemi shumë fshatra ku politika ka dëmtuar në nivelin më të ulët dhe sot e pësojnë fëmijët. Jam në takim të vazhdueshëm me veteranët e arsimit dhe ka marrë këshilla për zgjidhje afatgjate dhe më të mira. Pa i depolitizuar dhe i çrrënjosur problemet që i kemi në arsim në komunën tonë, nuk mund të flasim për digjitalizim dhe modernizim të shkollave tona. Në Komunën e Tearcës nuk ka nevojë për shkollë, pasi numri i nxënësve vazhdimisht bie. Do të mundohemi që shkollat që i kemi t'i modernizojmë. Ndërsa sa i përket çerdheve, një kemi në fshatin Përshevcë, e cila nuk funksionon. Objekti është shumë i mirë, por për shkak të çështjeve teknike nuk ka arritur të zgjidhet. Ka pasur probleme me çatinë dhe ujin e pijshëm. Tani këto probleme janë tejkaluar dhe vetëm ka mbetur pëlqimi në Ministrinë e Financave, por për shkak të procesit zgjedhor nuk mund të sigurohet. Ndërsa për tjetër çerdhe jemi duke kërkuar lokacion, fshati Dobrosht mund të jetë vendi i duhur për një çerdhe të re.

Uji, kanalizimi dhe rrugët

Projekti i dokumentacionit teknik për kanalizimin fekal ekziston për të gjitha projektet, por asnjëherë nuk ka pasur iniciativë të drejtpërdrejt para qytetarëve për ta nisur këtë projekt. Ka nisur vetëm në fshatin Tearcë, por procedura ka mbetur në fazën e tenderimit. Ky rrjet duhet të analizohet dhe me njerëz profesionist do ta shohim nëse mund ta vëmë në përdorim. Në çdo takim qytetarët më kanë thënë se në shumë vende nuk kanë nevojë për rrugë por për kanalizim. Ata janë të gatshëm edhe të participojnë për rregullimin e çështjes së kanalizimit. Këtë vit u nda grand për disa fshatra për kanalizim, për fshatrat Përshevc, Gllogjë dhe një pjesë të Tearcës, u ndanë 40 milion denarë nga Ministria e Ekologjisë, dhe unë do të bëjë maksimumin që ky projekt të merr jetë. Nëse do të arrijmë që këtë projekt ta funksionalizojmë brenda katër viteve, në fund të mandatit nuk do të dal të kërkoj vota para qytetarëve, pasi besoj ata do ta bëjnë vlerësimin. Nga ana e Qeverisë ndahet grand çdo vit me metodologji të re, e cila është për kokë banori. Komuna e Tearcës posedon 25 mijë banorë dhe në vit na takojnë 3.3 milionë euro, ndërsa ne vetëm duhet të bëjmë projekte.

Blerant Ramadani tregon planet për Sarajin: Komuna jonë ka potencial për t'u bërë komunë urbane

30 September 2025 at 15:12


Kandidati i koalicionit AKI për kryetar në Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani,është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, në kuadër të edicionit për zgjedhjet lokale. Ai tha se Komuna e Sarajit ka potencial të madh dhe i plotëson të gjitha kushtet për t'u shndërruar në komunë urbane.

Ramadani tregoi se arsimi është pika e tij e dobët dhe se do të investojë nëpër shkolla, ndërsa tha se ekipi i tij do të përbëhet nga profesionistët.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Ekipi

"Mua më intereson profesionalizmi. I kam njoftuar pjesën më të madhe të të punësuarve në komunë. Do të mundohemi të angazhojmë të rinj profesionist. Në Komunën e Sarajit kemi mbi 30 inxhinier të kuadrove deficitare dhe vizioni im është të formoj ekip e cila do të projekton dhe një ekip që do të merret me ndjekjen e thirrjeve nga ambasadat dhe organizatat nga jashtë, për thithje të mjeteve. Duke bërë miks të mjeteve të komunës dhe nga jashtë, mund ta nxjerrim maksimumin për komunën tonë.

100 ditët e para

Ne kemi dalë me disa premtime, është qëllim që të eliminojmë të gjitha deponitë. 100 ditët e para do të projektojmë, ndërsa ditët tjera do të realizojmë. Jam ithtar i transparencës dhe digjitalizimit. Nëpërmjet zbatimit të digjitalizimit, rritet transparenca. Gjatë fushatës do ta prezantojmë platformën "Komuna ime", në të cilën qytetarët do të mund ët raportojnë shqetësime, lavdërime, ide, kërkesa dhe më pas do të shqyrtojmë prej atje. Prezantimi i kësaj dhe më pas i "Open Saraj" tregon se ne do ta rrisim transparencën në komunën tonë. Në 100 ditët e para do të hapin Zyrën për diasporë, për të ndihmuar mërgatën tonë, por edhe për të kërkuar ndihmë prej tyre për projekte të ndryshme, të cilat nuk do të mund t'i realizojmë me mjetet tona.

Arsimi

Arsimi është pika dobët e imja. Gati nëntë vite jam ligjërues në universitet. Arsimi është themeli i një kombe. Me kompetencat që i takojnë komunës do të bëjmë çmos ta rrisim cilësinë në arsim. Jo vetëm infrastrukturën, pra objektet e shkollave, për të cilat në fillim do të tentojmë që tre shkolla tua ndërrojmë çatitë dhe të vendosim me panele solare. Gjatë dy viteve do të bëhen të gjitha shkollat me panele solare. Prioritet tjetër do të jetë marrja me çështjen e bullizimit në shkolla. Pra vetëdijesim të të rinjve për mbrojtje nga sfidat e internetit. Gjithashtu pajisja e tyre me aftësi që nesër do t'u duhen në tregun e punës. Prindërit duhet t'i aktivizojmë më shumë.

Çerdhet

Çerdhet janë problematikë e banorëve të Sarajit. Janë dy projekte të iniciuara, por më urgjente është një çerdhe ndërmjet hapësirës Svillare dhe Rahçe, dhe një çerdhe për pjesën prej në Bukoviç deri në Bojanë. Duhet të mendohet rritja e kapacitetit të çerdhes në Kondovë. Ideja jonë është që për katër vite të mundësojmë që çdo familje ta ketë derën e hapur dhe mundësinë për ta regjistruar fëmijën në çerdhe.

Uji i pijshëm dhe kanalizimi

Për dy vite nevojat primare të banorëve do të plotësohen. Nuk dua që fushatën time t'i jap kahje që ne kemi problem me nevojat primare. Pjesa e ujit është problematike gjatë verës. Për dy vite planifikojmë që nevojat primare t'i realizojmë: uji, kanalizimi dhe rrugët. Komuna e Sarajit i plotëson të gjitha kushtet për të qenë komunë urbane. Kushtet i kemi të njëjta sikur Karposhi, Aerodromi dhe Qendra. Ato nuk kanë asgjë më shumë se komuna jonë.

Turizmi malor

Një nga pikat e platformës sonë është Saraji qendra e turizmit, sepse i kemi mundësitë. Kemi Liqenin e Treskës, Matkën dhe Parkun e Sarajit. Nëse kanë kushte mund të organizohen edhe gara ndërkombëtare. Në Liqenin e Treskës ka ngecje të procedurave administrative. Vendi përreth Treskës është mundësi e artë për investime të huaja dhe të brendshme. Matka gjithashtu është bukuri e veçantë. Atje kemi paraparë asfaltimin e rrugës kryesore, ndërtimin e një parkingu, por edhe hapjen e shtigjeve të reja ku do të mundësohen pamje të reja. Në matkë planifikojmë gjithashtu të prezantojmë kulturën tonë, kuzhinën tonë, etj.

Emir Sulejmani në PodGo, tregon projektet që premton për Komunën e Zhelinës

29 September 2025 at 15:10


Kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, është i ftuari i parë në emisionin "PodGo" në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Sulejmani tregoi disa nga prioritetet e tij nëse zgjidhet kryetar i Komunës së Zhelinës.

Ai tha se në planprogramin e tij ka projekte për arsimin, zgjidhjen e përhershme për çështjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimit, pastrimin e deponive, si dhe zhvillimin e turizmit malor.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Arsimi

Komuna e Zhelinës ka nevojë për menaxher, të njëjtën gjë e them edhe për shkollat. Ata kanë nevojë për udhëheqës profesionist. Drejtorët e shkollave do të zgjidhen në format ligjore. Do të fuqizojmë faktorizimin e prindërve nëpër këshillat e shkollave. Politika të mbajë larg duart nga arsimi. Ne do të suportojmë shkollat, por profesionalizmi do të jetë në vijë të parë. Drejtorë të shkollave do të jenë ata që e meritojnë, pra ata që do të zgjidhen nga këshilli, e jo nga kryetari i komunës. Do të ndërtojmë një çerdhe komunale, e cila besoj se do të përfundohet brenda dy viteve. Të gjitha shkollat që kanë nevojë për rikonstruim do ta bëjmë të njëjtën, p.sh: në Rogle, në Trebosh, në Pallaticë.

Uji i pijshëm dhe kanalizimi

Mungesa e ujit është prej problemeve kryesore. Nga 17 vendbanime, plot 15 vendbanime janë pa ujë të pijshëm. Vetëm Zhelina dhe Strimnica kanë ujësjellës, të cilët gjithashtu nuk janë cilësor. Në mandatin tonë urgjentisht do të zhgjidhim çështjen e ujit për fshatrat: Trebosh, Pallaticë dhe Uzurmisht. Projekti do të vazhdojë aty ku është lënë në vitin 2017 për fshatrat e Dervenit. Gjithashtu do të mbyllim problemin e kanalizimit, që pas katër viteve të flasim sikur bota e moderuar, për investime më të mëdha.

Turizmi malor

Në programin tonë ka gjëra që përfshijnë investime në turizmin malor. Kemi fshatrat Sallarevë, Merovë, Leshnicë e Epërme, tek të cilat mund të investojmë. Fillimisht duhet t'u krijojmë kushte bazë, rrugë dhe ujë. Pra së pari duhet të miratohet plani urbanistik për këto fshatra që kanë potencial për turizëm malor. Ne do të krijojmë kushte që investitorët të vijnë të investojnë në komunën tonë. Është një rrugë prej Zheline në fshatin Dëbërcë, kjo do të jetë pjesë e programit që do ta realizojmë. Leshnica e Epërme ka një ujëvarë që është harruar, do të investojmë edhe atje.

Deponitë

Kemi shumë deponi, të cilat nëse pastrohen mund të krijohen shumë parqe të bukura. Projekti për këtë është më i realizueshëm dhe do të jetë prioritet në mandatin tim.

Azir Aliu në "PodGo": Shëndetësia është në kaos, me digjitalizim mund të rregullohet

26 September 2025 at 10:58


"Për fat të keq në shëndetësi ka raste të tilla. Momentalisht jemi në fazën e analizës, inspektorati ishte në terren, ndërsa tani komisioni është duke e analizuar raportin të cilët po e shqyrtojnë në aspektin klinik, pastaj edhe obduksioni do të jep detajet".

"Shëndetësia primare është thelbi i strukturës të sistemit shëndetësor në shtet. Në shëndetësinë primare janë mjekët amë, dhe kjo shëndetësi është në kaos. Për rastin e 7-vjeçares nuk mund të them nëse mjekët e shëndetësisë primare kanë faj. Ende nuk e dijmë ku është faji. Nuk mund të parandalojmë raste të këtilla", tha ministri Aliu.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

Në lidhje me shëndetësinë në vend, ai tha se kjo sferë është në kaos, duke shtuar se ai ka plan për ta përmirësuar.

"Shëndetësia në përgjithësi është në kaos. Kur erdha si ministër kërkova të bëhet metodologjia se si do të menaxhohet ministria. Buxheti i ministrisë në të kaluarën është dhënë me histori, ndërsa kam bërë që nga 2026 buxheti do të krijohet në bazë të nevojave të ministrisë".

telegrafi.com

"Kemi dy lloj të mjekëve dhe motrave medicinale, ato që japin maksimumin dhe ato që nuk punojnë siç duhet. Kjo ndodh pasi sistemi aktual ua ka mundësuar fleksibilitetin mjekëve dhe personelit mjekësor. Ka mjek që deri në ora 1 punojnë në spitalet publike, pastaj shkojnë në ato private. Mendoj se me digjitalizim do të zgjidhet kjo punë. Me digjitalizim nënkuptojmë sistem i cili do të bëjë matjen e shërbimeve që jepen në shëndetësi. Pra tani ndodh që për një shërbim shteti paguan dy herë", tha Aliu.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se pret që VLEN të jetë fituese në të gjitha komunat.

"Zgjedhjet lokale janë interesante këtë radhë, pasi për herë të parë BDI është opozitë në zgjedhje lokale. Nga ana tjetër ne jemi 15 muaj në qeveri. Ajo që është më interesante në këto zgjedhje, është që BDI flet për gjithçka përpos për rezultate", tha Aliu.

telegrafi.com

E pyetëm edhe për ish-bashkëpartiakun e tij Arben Taravari, i cili më herët në "PodGo" tha se e ka mbyllur derën për Azir Aliun dhe Arben Fetain.

"Arbeni nuk ka parti, ai është shkri në BDI. Gjithçka që flet Arbeni është e ngjashme me atë që e ka thënë Artani në një kohë, pres që së shpejti të thërret edhe UÇK, UÇK. Unë jam aty ku kam qenë, Arbeni për fat të keq shkoi dhe u bashkua me BDI-në. ASH është më shumë se sa emër dhe shkronja. ASH është transparencë dhe mosabuzim, punë për qytetarët dhe jo plaçkitje të institucioneve", tha Aliu./Telegrafi/

Arbër Ademi: Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për qeverinë

22 September 2025 at 15:39


Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, qeverinë dhe BDI-në në opozitë. Ademi tha se matjet e tyre tregojnë se BDI qëndron më mirë në mbështetje se sa në vitin 2002.

Gjithashtu ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për qeverinë OBRM-PDUKM - VLEN dhe do të imponojë zgjedhje të parakohshme kuvendare. Ademi tha se pret fitore 3-1 në zgjedhjet lokale për koalicionin "Aleanca Kombëtare për Integrim".

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Edhe këtë herë dihet fituesi, por nuk dihet sa do të jetë dallimi, 3 me 1 ose 4 me 1 në nivel të shtetit. Qytetarët janë dëshmitarë dhe janë të interesuar si asnjëherë më parë për këto zgjedhje, prandaj ne i kemi kualifikuar si referendum popullor. Pse referendum. Sepse e kemi dëgjuar kryeministrin kur tha se "esenca e këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së" nga skena politike. Pra nuk bëhet fjalë për zgjedhje lokale, dhe kjo është mirë që po konfirmohet nga të tjerët. Këto sulme kur vijnë nga kryeministri marrin dimension tjetër".

"Zgjedhjet lokale janë më tepër se aq. Bëhet fjalë për marrjen e vendimit se kah do të shkojë shteti. Për këtë arsye kemi ngritur alarmin te opinioni se tani e kemi mundësinë ta shprehim vullnetin tonë se kush do ta zgjedh përfaqësuesin tonë. A do ta na i zgjedh dikush tjetër, apo do t'i zgjedhim vet. Nuk duhet të lejojmë që kryeministri të na thotë se ju votoni kë të doni, unë e marr kë të dua në qeveri.

"Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë i papërballueshëm për këtë qeveri. Kjo qeveri edhe tani është në aparate reanimimi. Edhe vet qeveritarët kanë pasur dyshime nëse të shkojnë ose jo edhe në zgjedhje kuvendare. Mbajtja e zgjedhjeve do të jetë e domosdoshme, pasi kjo qeveri nuk ka asnjë rezultat. Ata thonë se e mira e vetme është që BDI është në opozitë. BDI është në ditët më të mira, matjet e fundit tregojnë se BDI qëndron edhe më mirë se në vitin 2002, menjëherë kur u themelua pas luftës së UÇK-së", tha Arbër Ademi.

Ai gjithashtu foli edhe për qeverinë, duke thënë se VLEN është bërë vetëm amortizues i politikave anti-shqiptare.
"Këta që janë sot në qeveri janë vetëm për të thënë se ka shqiptar, nuk pyeten për asgjë, Por e keqja është se janë bërë amortizues të politikave anti-shqiptare. Komuniteti serb po merr gjithnjë e më tepër hapësirë - depërtoi një kopani serbe në telekomunikacion, një bankë serbe është futur në Maqedoni", tha Ademi.

Ndërsa sa i përket "botës serbe" dhe takimit të Ali Ahmetit dhe Aleksandar Vuçiq në Ohër, Ademi tha se "kryetari i BDI-së me Vuçiqin është takuar kur ka qenë në detyrë zyrtare".

"Kryetari Ahmeti ka qenë në Ohër bashkë me Edi Ramën, në kuadër të Open Ballkan dhe takimet kanë qenë në kuadër të takimeve ndërshtetërore. Këtu nuk ka diçka diskutabile. Diskutabile është se me nënshkrimin e Bujare Abazit është futur një bankë në sistemin bankar në Maqedoni", tha mes tjerash Ademi./Telegrafi/

Taravari: Unë nuk do ta duroja mënyrën se si Mickoski i trajton liderët e VLEN-it

16 September 2025 at 17:11


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për VLEN-in, zgjedhjet lokale, si dhe kalimin e tij në koalicionin "Aleanca Kombëtare për Integrim".

Taravari tha se u largua nga VLEN-i pasi nuk u realizuan premtimet që i dhanë, si dhe për shkak të mosfunksionimit të duhur të koalicionit. Ai gjithashtu tha se nuk do ta duronte sjelljen e Mickoskit, që sipas tij, ua bënë liderëve të VLEN-it.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"VLEN-i ishte një prej projekteve më shpresëdhënësve për shqiptarët, që filloi nga fundi i shkurtit 2024 për të sjellë ndryshimin te shqiptarët. Arritëm rezultat tl jashtëzakonshëm duke marrë 107 mijë vota dhe ndodhi ndryshimi. Por ndryshimi duhet të jetë për të mirë. Vazhdoj të mendoj se në aspekt kuantitativ VLEN-i bukur u përfaqësua në pushtet, por dalëngadalë vërejta se kishte disfunksionaliteti brenda VLEN-it".

"Dhe ASH nisi konsolidimin e partisë si dhe pashë se kjo krijoi kompleksitet te partitë tjera. ASH në anketa dilte gjysma e VLEN-it në besueshmëri dhe OBRM-PDUKM i shfrytëzoi duke dominuar. Faktori ndërkombëtar na tregonte se nuk ishim duke shkuar në rrugë të mbarë. Nuk i realizuam premtimet që i dhamë si VLEN", tha Taravari.

"Ne si ASH kishim dy opsione që t'i mbajmë postet dhe ta mbyllim gojën ose të largohemi. Kur i shoh paraqitjet se si kryeministri i trajton funksionarët e VLEN-it është e padurueshme", theksoi Taravari për kohën kur ishte brenda VLEN-it.
Ndërsa sa i përket koalicionit AKI, Taravari tha se është projekt i përkohshëm.

"Është projekt që derisa të stabilizohet Maqedonia dhe të fillojë negociatat. Në momentin që do të bëjmë ndryshimet kushtetuese rivalët do të jenë Aleanca për Shqiptarët dhe BDI. Në momentin që Maqedonia fillon negociatat me BE-në, nuk do të ketë nevojë që AKI të ekzistojë".

"Zgjedhjet lokale janë administrative ku votohen përfaqësues për udhëheqje të komunave. Në bazë të kërkesave të vendbanimeve do të ndihmojmë kryetarët e partive brenda koalicionit AKI", tha Taravari, duke u shprehur i bindur se koalicioni AKI do të jetë fitues në zgjedhjet lokale.

Ndërsa sa i përket ASH-së, ai tha se nuk ka tre Aleanca.

"Me sa kam informata Sela ka informuar parti të re. Edhe Ziadinit edhe Arben Fetait u uroj suksese. Vulat e ASH-së i kemi ne duke qëndruar mbi këto fraksione", theksoi Taravari./Telegrafi/

Ibraimi: VLEN-i do të fitojë të gjitha komunat, në qeveri e vlerësoj me notën 8

8 September 2025 at 15:47

Kryetari i Alternativës Zeqirja Ibraimi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për Qeverinë, VLEN-in, si dhe opozitën shqiptare.

Ai tha se është krenar që është pjesë e Qeverisë së tanishme, duke thënë se ka rezultate konkrete. Nga 1 deri në 10, ai Qeverinë e VLEN-it e vlerësoi me notë 8.

“Kur flasim për këtë duhet të kemi parasysh pikat e krahasimit. Në krahasim me atë çfarë ka qenë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj qeverie, pasi ka rezultate konkrete dhe të prekshme. Mund të them që arritur optimalja, por jo maksimalja. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të përqendruar në prodhimin e sukseseve politike si pushtet ekzekutiv, në kuptimin e miratimit të ligjeve, marrjes së vendimeve në raport me atë që kemi premtuar. Kemi bërë shumicën e gjërave që ne i kemi premtuar vitin e kaluar. Kemi mund të bëjmë më mirë, por ka edhe shumë rrethana tjera. Nëse e gjykojmë me notë prej 1 deri 10, mendoj se VLEN-i meriton 8 solide”, tha Ibraimi.

E pyetëm edhe për atë se cilat janë tre gjërat që do t’ia tregonte babait të tij të ndjerë, të cilat i ka bërë qeveria pjesë e së cilës është partia e tij, Ibraimi përmendi tre gjëra.

“Gjëja e parë që babai im do të kishte qenë i lumtur që do ta dëgjonte është nëse kemi pasur aferë të korrupsionit. Në këtë pjesë edhe ai do të ishte mburrur. As VLEN-i as Alternativa këtë kohë nuk kemi asnjë aferë korruptive. Politika shqiptare deri tash ka pasur shembuj të këqij, ndërsa VLEN ka sjellur standard të ri. Çështja e dytë është që për herë të parë ndodh që shteti të investojë në zhvillimin e komunave. Dhe e treta që mendoj është se babai im do të kishte qenë i lumtur është çështja e zyrtarizimit të medresesë. Ka qenë çështje shumë vjeçare dhe u ngritën shumë pyetje. Më vjen mirë që në këtë kohë edhe unë e kisha mundësinë edhe unë të kontribuojë në këtë arritje”, tha Ibraimi.

Ndërsa sa i përket fondeve të Qeverisë për mbështetjen e komunave, ai tha se janë marrë parasysh disa kritere.

“Vendimi për shpërndarjen e fonde është marrë për kokë banori. Ky është kriteri i parë, pastaj është kriteri etnik që të mos ketë diskriminim. Pastaj vetë komunat janë të obliguara të realizojnë projekte me të cilat aplikojnë. Thuajse të gjitha projektet e komunave shqiptare janë miratuar. Edhe me të gjitha këto kritere, kemi dakordim me kryeministrin që ajo mos të shkojë nën 25 përqind për komunat shqiptare.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se VLEN do të fitojë në të gjitha komunat ku garon.

“Kemi hyrë në garë që të fitojmë të gjitha komunat. Struga është komuna më lehtë e fitueshme dhe aty puna është gati e kryer. Edhe Kërçova është e fitueshme. Kemi gjasa reale, për fat të keq BDI ka bërë lojë jo të ndershme duke nxjerrë dy kandidatë, njërin të pavarur dhe njërin të varur. Gostivari do të ketë raund të dytë, kur të kalojmë në raundin e dytë, me votat e kandidatit të pavarur dhe votat e qytetarëve tjerë do të kemi sukses atje. Tetova më duket si puna e Strugës, pasi eksponentët e safit të parë të BDI-së u frikësuan të kandidojnë kundër Bilall Kasamit dhe sakrifikuan Bajram Rexhepin”, tha Ibraimi, duke theksuar rezultat pozitiv edhe për komunat tjera të VLEN-it./Telegrafi/

The post Ibraimi: VLEN-i do të fitojë të gjitha komunat, në qeveri e vlerësoj me notën 8 appeared first on Telegrafi.

Adnan Azizi: Kandidatët e VLEN-it janë favorit absolut në zgjedhjet lokale

4 September 2025 at 15:34

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të VLEN-it për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, VLEN-in në Qeveri, si dhe opozitën shqiptare.

Ai tha se VLEN është favorit absolut për zgjedhjet lokale dhe se kandidatët e tyre janë më të mirët të mundshëm.

“Është një entuziazëm i paparë. BDI nuk i ka më mekanizmat e shantazhit dhe kërcënimit, dhe qytetarët ndjehen të lirë. Kandidatët e VLEN-it janë më të mirët të mundshëm dhe nuk krahasohen me ata të AKI-së ose Frontit. Ndjehemi si favorit për të fituar çdo komunë ku ka shumicë shqiptare. Nga momenti që VLEN është në qeveri, nuk shantazhohet askush, as bizneset, as kompanitë, as qytetarët. Kjo qeveri nuk ka asnjë skandal të vetëm në këtë drejtim”.

“VLEN është i organizuar dhe konsoliduar, kemi identitetin e pakontestueshëm nën emblemën e VLEN-it, ky është avantazhi kryesor. Shihet entuziazmi në kampin tonë dhe situatën e zymtë në anën tjetër, dhe kjo vjen si pasojë e asaj që mbretëron unitet i jashtëzakonshëm në VLEN, dhe ka disharmoni në AKI, pasi nuk iu funksionon as koalicioni, i cili është me grupe të ndryshme, të cilët i bashkon interesat personale. Në të kaluarën janë quajtur me emra të ndryshëm, ndërsa sot janë bashkuar për interesa personale”, tha Azizi.

E pyetëm për fyerjet anti-shqiptare dhe rolin e VLEN-it në Qeveri, ai tha se sulmet ndaj shqiptarëve bëhen me strategji.

“Kjo bëhet me strategji, BDI gjatë kohës në pushtet nuk e ka pasur dertin e shqiptarëve. Nëpërmjet parave të korrupsionit kanë krijuar propagandë se ata kanë qenë në shërbim të shqiptarëve dhe se kush vjen pas tyre është vasal i OBRM-PDUKM-së. Nuk gjejmë asnjë projekt në të mirë të qytetarëve që BDI e ka përfunduar. Kanë pasur pushtet absolut dhe asgjë nuk kanë bërë. Dihet edhe ajo fjala popullore që thotë se “strofulla e fundit e maskarait është patriotizmi””, tha Azizi për pjesëmarrjen e VLEN-it në Qeveri.

Ai foli për të gjitha komunat veç e veç për zgjedhjet lokale, ndërsa tha se koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim është i përçarë dhe se kandidatët e VLEN-it janë më të mirë./Telegrafi/

The post Adnan Azizi: Kandidatët e VLEN-it janë favorit absolut në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Kardiologu Valon Asani: Rritet numri i pacientëve të rinj me sëmundje kardiovaskulare

21 July 2025 at 15:43

Kardiologu Valon Asani, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për shëndetin e zemrës, parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe rastet më të rënda që ai ka operuar në Spitalin e Tetovës.

Asani tha se kohën e fundit është rritur numri i personave të rinj, të cilët pësojnë incidente kardiovaskulare, ndërsa tha se faktorët janë të ndryshëm. Ai gjithashtu theksoi se në vit në spitalin e Tetovës operon prej 50-70 raste me sëmundje kardiovaskulare, të cilat konsiderohen si të rënda.

“Problemet kardiovaskulare janë probleme numër një, edhe me vdekshmëri edhe me pasoja tjera, nëse nuk i marrim masat e nevojshme. Është e rëndësishme që treguesit për incident kardiovaskular të merren seriozisht dhe të reagohet në kohë. Nëse është i dyshuar për probleme kardiovaskulare ka dhimbje angioze, e cila tani ndodh tek të rinjtë, gjë që ndikon mënyra e re e jetesës – cigarja, alkooli, pijet energjike, këto janë si sulm atomik në organizëm. Mandej vijnë edhe faktorët gjenetikë, të cilët nuk janë të ndryshueshme”.

“Fatkeqësisht kohën e fundit është shtuar numri i pacientëve të rinj të grupmoshës 30-40 vjet. Ballafaqohemi me numër të shtuar të incidenteve kardiovaskulare. Te grupmoshat e vjetra jemi mësuar, të cilët janë ato të moshës 60-70 vjeçare. Por ata e marrën rendin dhe ballafaqimin me sëmundjen, të cilët ndonjëherë janë më të përgjegjshëm se pacientët e rinj”, tha mjeku Asani, i cili tha se është e rëndësishme të bëhen kontrolle të rregullta.

Ai tha se stresi është ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Stresi është ndër faktorët e rritën incidentin e sëmundjeve kardiovaskulare, nërast se në çdo kohë ballafaqohemi me stres dhe kemi disbalans hormonal, shtohet mundësia e paraqitjeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Tani nuk ka familje ose individ që nuk ballafaqohet me stres, por është e rëndësishme të menaxhohet mirë”.

“Në repartin në Tetovë, kohën e fundit operoj vetëm rastet më të rënda dhe merrem edhe me sëmundje periferike. Në vit në Tetovë i bëj prej 50 deri 70 raste, të cilët konsiderohen si raste të rënda, në terminologjinë mjekësore. Do ta përmend një rast të një 32-vjeçari në atë kohë, i cili ka qenë mjaft i vështirë, si dhe kur ua tregoj profesorëve nuk e besojnë. Tani ai ka bërë 39-vjeç dhe është shumë mirë”, tha mes tjerash mjeku Valon Asani.

Ai gjithashtu tha se rajoni i Gostivarit është vend më endemik sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare. Asani poashtu tha se vazhdimisht trajnon mjekët në mënyrë që të reagojnë në mënyrën e duhur edhe te pacientët me sulme në tru./Telegrafi/

The post Kardiologu Valon Asani: Rritet numri i pacientëve të rinj me sëmundje kardiovaskulare appeared first on Telegrafi.

Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren

14 July 2025 at 15:48

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, komunikimi me faktorin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, projektet e reja të përbashkëta, si dhe ndalimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, janë temat për të cilat kemi diskutuar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin PodGo.

Ambasadori Qehaja tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të avancuara, duke shtuar se të dy shtetet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Marrëdhëniet janë në nivel të avancuar, pasi ne i ndajmë vlerat e përbashkëta të integrimeve, të bashkëpunimit rajonal, të sigurisë rajonale. Të dy shtetet iu janë bashkuar SHBA-ve dhe BE-së sa i përket sanksionimit të Rusisë, si dhe aspekte të ndryshme. Kemi avancuar në dialog dhe intensifikim të bashkëpunimit diplomatik. Bashkëpunimi ekonomik ka ekzistuar edhe më herët. Si shtet kemi marrë përkrahje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa rasti i fundit është përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një ndër të arriturat e përbashkëta që kemi pasur është kalimet e përbashkëta kufitare që ne e quajmë hyrje-hyrje”, tha ambasadori Qehaja, i cili paralajmëroi se “One-stop-shop” do të zbatohet edhe në kufirin Bellanoc – Stançiq.

Sa i përket bashkëpunimit me faktorin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Qehaja tha se kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike shqiptare dhe se synimi i Ambasadës së Kosovës është bashkëpunimi institucional.

“Tradicionalisht kemi bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në RMV: Ne si ambasadë, neve na bie të punojmë me institucionet e shtetit, kushdo që është në qeveri, kryesisht kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë. Më ka rastisur të bashkëpunoj me të dy kampet shqiptare dhe kam pasur bashkëpunim mjaft të mirë. Nuk i ndajmë, por mundohemi të përfitojmë”.

“Kemi pasur komunikim edhe me spektrin tjetër politik, përveç VLEN-it. Pjesa dërmuese e shqiptarëve këtu e shohin si pozitive ndërrimin e pushtetit. Kemi pasur bashkëpunim edhe me ish-pushtetin që ishte BDI dhe LSDM, në të cilin BDI ka pasur mjaft pushtet. Ne kemi pasur vërejtje për qeverinë e kaluar në lidhje me Open Ballkan, i cili neve na ka dëmtuar shumë. Por kemi marrë arsyetimin se edhe Tirana është pjesë. Me VLEN-in kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe synojmë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale në mes shteteve, si dhe popullit shqiptar”, tha mes tjerash ambasadori.

E pyetëm edhe për rrugën Tetovë – Prizren, ndërsa tha se ky projekt ende është në fazën e projektimit, duke shtuar se nuk ka dyshime se do të realizohet.

“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit. Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do të ishte ndryshe. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.

Kurse sa i përket ndalimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qehaja tha se kjo çështje është përtej Maqedonisë së Veriut, dhe se Serbia ka keqpërdorur pozitën e saj në INTERPOL.

“Çështja është përtej Maqedonisë së Veriut, pasi Serbia po e keqpërdror INTERPOL-in, pasi ne nuk jemi prezent aty. Ajo që po ndodh është se Serbia ka arritur t’i deponojë dosjet që ata i kanë krijuar në dëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Dhe kjo reflektohet në raport me lëvizjet e ish-ushtarëve në vendet e rajonit. Kemi pasur kërkesë te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që mos t’i procedojnë kërkesat nga ana e Serbisë për fletarreste. Ne e dijmë që epilogu filan është mosekstradimi i të ndaluarve, pasi në Maqedoninë e Veriut ka vendim të plotfuqishëm që ish-ushtarët e UÇK-së nuk guxojnë të ekstradohen në Serbi. Kemi marrë pëlqim politik që kjo nuk do të ndodh, por mungon garanca me dokumente”, tha ambasadori Qehaja./Telegrafi/

 

The post Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren appeared first on Telegrafi.

❌
❌