Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

14:34 Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për ryshfet, njëri kapet ‘mat’

By: EL
27 January 2026 at 14:34

Last Updated on 27/01/2026 by EL

Tre punonjës të Komunës së Prishtinës janë arrestuar këtë të martë nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njëri prej zyrtarëve është kapur në flagrancë duke pranuar paratë, duke e bërë të qartë se hetimet janë duke u zhvilluar me prova konkrete.

Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të mbledhura nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë vënë në dukje një aktivitet të dyshimtë brenda disa departamenteve të Komunës. Të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur pozitat e tyre për të kërkuar favore financiare nga qytetarët dhe biznese të ndryshme, që kanë pasur nevojë për leje dhe shërbime komunale, raporton Klan Kosova.

Zyrtarët e ndaluar janë dërguar në burg, ndërsa Prokuroria po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë skemën dhe për të identifikuar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Kryeprokurori Gashi ka theksuar se ky rast tregon angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar transparencë dhe përgjegjësi në sektorin publik.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e hetuesisë dhe do të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për të sqaruar çdo dyshim. “Rastet e tilla vënë në pah rëndësinë e mbajtjes së integritetit nga çdo zyrtar publik dhe përkujtojnë se askush nuk është mbi ligjin”, njofton Prokuroria./et

Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin

27 January 2026 at 15:35

PRISHTINË, 27 janar/ATSH/ Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku. /rel/

The post Kosova nuk përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ballkanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE-ja ndan 171 mln euro për Ballkanin, Kosova jashtë listës: Nuk përmbush kushtet ligjore!

By: nilda
27 January 2026 at 15:35

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të…

Source

Rrëfimi emocionues i Arditit: ‘Lufta’ me sëmundjen e nënës e deri te planet për t'u bërë baba

27 January 2026 at 15:55


Me plot emocion dhe lot, Ardit Stafaj, rrëfeu linjën e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 4.

Nga vdekja e babait që ndodhi natën e Vitit të Ri në vitin 2007 e deri te ballafaqimi i nënës me sëmundjen derisa ajo mbylli sytë në vitin 2020.

Për t’u kujdesur për nënën, atij ua desh t'a ndërpresë edhe karrierën.

Foto: YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar tha se si shtëpi e dytë i ishin bërë spitalet.

“Momentet që vetëm shpirti im e di edhe Zoti. Unë si fëmijë i tyre e kam bërë të pamundurën të mundur, vetëm që ajo me ditë që e ka një fëmijë hallall se ashtu më thoshte”, tha ai.

"Për së treti ripërsëritet faza e spitaleve unë kësaj radhe me qindra kilometra vetëm që e kam paramenduar rrugën e spitalit nuk doja të hyja më. Kam ardhur këtu për të nxjerr nënën time të gjallë dhe nuk më intereson asgjë tjetër, më intereson me luftu me vdekjen e saj deri në fund", shtoi tutje.

"Kur më kanë lajmëruar që e ka kaluar operacionin me sukses nuk e di sikur, se di. Veç u ktheva nga Zoti thash, Zot mos ma merr. Nëna është e shenjtë dhe unë kam qenë shumë i lidhur me të", tha ndër tjerash ai.

- YouTube www.youtube.com

I njëjti ka shprehur dëshirën edhe të krijoj familje pasi i ka premtuar edhe të ëmës.

Më pas u surprizua nga miqtë e tij të dashur dhe vëllai Astrit Stafaj. /Telegrafi/

Labi i merr gjërat Benitës dhe largohet drejt pishinës, publiku ia kritikon lojën

27 January 2026 at 15:32


Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Labinotit dhe Benitës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë qëndrimit në dhomën e grimit, Labi i mori sendet personale të Benitës dhe u largua menjëherë drejt oborrit, pranë pishinës.

Benita reagoi menjëherë duke e ndjekur nga pas dhe duke i kërkuar që të ndalonte, ndërsa i shpjegonte se mes sendeve të marra kishte edhe gjëra personale të nënës së saj.

BBVK/FaceBook

Ajo u shfaq e shqetësuar dhe kërkonte që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Ky veprim i Labit nuk u prit mirë nga publiku.

Në rrjetet sociale, shumë ndjekës të spektaklit reaguan negativisht, duke e kritikuar për sjelljen e tij dhe duke e cilësuar si një lojtar që po krijon situata pa pasur një lojë të qartë brenda shtëpisë. /Telegrafi/

"Maniak që shikon çdo femër", Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos

27 January 2026 at 14:00


Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo i thotë se po shikon çdo femër që ndodhet brenda këtij formati, duke e quajtur edhe maniak.

"Kush është palaç o Stenaldo,o maniak që sheh çdo femër që vjen. Ti je maniak që shikon çdo femër, i ndyrë", iu drejtua Ina.

Foto: Instagram

Këngëtari gjithashtu i hodhi akuza për lidhjen e krijuar me Keijsin në këtë reality shou.

Ajo mori kritika të shumta në rrjet për faktin se Stenaldo është i verbër.

Foto: Instagram

Ndërkaq fjalor të papërshtatshëm në lidhje me artistin ka përdorur edhe Keijsi.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga ana e produksionit. /Telegrafi/

Kurti dhe Hargreaves flasin për formimin sa më parë të institucioneve

27 January 2026 at 12:22

PRISHTINË, 27 janar/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një komunikate të qeverisë, Kurti dhe Hargreaves diskutuan për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.

Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.  /Kosovapress/

The post Kurti dhe Hargreaves flasin për formimin sa më parë të institucioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klodi i lodhur nga Elijona: Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua

27 January 2026 at 12:00


Pas spektaklit të mbrëmshëm, Elijona dhe Klodi kanë pasur një debat të tensionuar. Klodi duket se ka humbur durimin me Elijonën.

Elijona: “Unë thjesht nuk dua të jem më pjesë e kësaj loje. Është në rregull nëse ti do të vazhdosh kështu, unë të respektoj si shok. Në momentin që dikush vjen e më sulmon, ai është gabimi im, e kuptoj”.

Klodi: “Në gabim tendin unë po e ha, Elijona”.

BBVK/Instagram

Elijona: “Edhe ti boll fole, mor Klod”.

Klodi: “Jam lodhur, Elijona, jam lodhur”.

Elijona: “Prej kujt?”

Klodi: “Unë e kam dikë jashtë, e po dal këtu sikur po të bëj ty të biesh në dashuri me mua. Është shumë pa lidhje, edhe në dhomën e gjumit të kam thënë: ‘Elijona, pse je duke e pasur këtë bisedë?’”

Elijona: “Unë dashuri, në radhë të parë për askënd këtu s’kam, edhe e kam thënë shumë shpesh”.

Klodi: “Por reagimet që je duke i pasur nuk përputhen me një pëlqim, Elijona”.

Elijona: “Nëse mendon kështu, realisht ke nevojë të mendosh dhe të reflektosh pak”. /Telegrafi/

Shprehu pëlqim për Klodin, Endri reagon ndaj situatës së Benitës: Ku janë premtimet?

27 January 2026 at 11:35


Benita Zena në spektaklin e së hënës i ka shprehur pëlqim haptazi Klodian Mihajt.

Ajo tha se nuk mund ta fsheh këtë gjë dhe se nuk po e bën për lojë apo publikun.

Kjo gjë duket ta ketë prekur ish-të dashurin e saj, Endrin, me të cilin nuk ka mbyllur akoma lidhjen.

Foto: Instagram

Kjo pasi i njëjti ditë më parë hyri si befasi në Big Brother, për të takuar këngëtaren.

Në një postim në Instagram, Endri duket se ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen.

"Ku janë premtimet?", ka shkruar ai sipër një postimi.

Artisti po i referohet këngës së re e po ashtu edhe ngjarjes së fundit të Big Brother. /Telegrafi/

Alba e lyen me vaj dhe e masazhon Limin, ndërsa ai qëndron i shtrirë në dhomën e gjumit

27 January 2026 at 10:59


Alba dhe Limi janë parë sërish të afërt.

Në dhomën e gjumit, pas përfundimit të spektaklit dhe në momentin kur duket se të gjithë banorët kishin rënë në gjumë, Alba dhe Limi kanë pasur një bisedë të qetë, por edhe momente afrimiteti. Alba është ulur pranë Limit, ndërsa ai qëndronte i shtrirë.

Gjatë bisedës, Alba i thotë: “Ngadalë se jemi beqarë të dy, se puthja nuk llogaritet”. Kjo vjen pasi ata, gjatë spektaklit, kishin shkëmbyer një puthje në dhomën e rrëfimit, si shenjë se po i afrohen një pajtimi.

BBVK/Instagram

Në një moment, Limi e ndërpret dhe i thotë: “Shh, bylle gojën”, ndërkohë që Alba e spërkat me vaj.

“Jo, jo, çfarë po bën?”, reagon Limi.

“Është vaj”, i përgjigjet Alba.

“Po nuk e dua”, thotë ai.

“Po s’ka gjë, se do ta bësh dushin nesër”, ia kthen Alba, duke filluar ta masazhojë në këmbë, ndërsa Limi vazhdon të qëndrojë i shtrirë.

BBVK/Instagram

Më pas, Alba nis të ankohet për situatën me banorët e tjerë: “Nuk e di çfarë patën që na shajtën ashtu, si i toleron?”.


Limi përpiqet ta qetësojë duke i thënë: “Qetësohu, mos ia fut mendime negative”.

Dyshja pas kësaj shkëmbyen puthje ne shtrat. Duket se situata mes tyre po qetësohet. /Telegrafi/

E harron Endrin, Benita i shpreh pëlqim Klodit në Big Brother

27 January 2026 at 10:30


Gjatë mbrëmjes së kaluar, Benita Zena, ka folur gjerë e gjatë me Klodian Mihajn rreth pëlqimit të saj ndaj tij.

Ajo i tha haptazi se pavarësisht se e di që ai ka të dashur jashtë, pëlqimin nuk mund ta fshehë më.

"Nuk mund ta mohoj pëlqimin tim. Unë e di që ke femër jashtë ishalla martohesh me të, por unë pëlqimin tim nuk mund ta fsheh", tha ajo.

Tutje theksoi: "Jam femër e rritur, kur kam pëlqim për dikë kam. I di gjërat e mia. Nuk e mohoj një pëlqim dhe kaq".

"Nuk është gabim, por shumë pabesueshme", i tha Klodi."Nuk ka diçka të keqe se nuk po të marrë me të martu", iu drejtua tutje këngëtarja.

"Unë nuk jam një femër si Elijona, ta kam shpreh pëlqimin. Nuk e kam as për publik. As nuk synoj me qenë me ty, por thjesht u lirova. Pëlqimi ka lindur tani shpejt", vazhdoi më tej Benita.

Kjo vjen disa ditë pasi ish-partneri i saj, Endri i bëri befasi në Big Brother, për të cilin tha se ka ndjenja akoma. /Telegrafi/


Puthje pasionante mes Limit e Albës pas mesnatës

27 January 2026 at 09:29


Pas puthjes së bujshme në spektakël, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë vazhduar të shkëmbejnë puthje edhe në dhomën e gjumit.

Puthjet mes tyre ishin plot tension dhe të zjarrta, gjë që duket se i kanë munguar njëri-tjetrit.

Ata bënë një rikthim në lidhje pasi siç thanë kanë qenë të ndarë që nga vera.

Foto: Instagram

Kjo vjen pas një romance të shkurtër që pati Limi në Big Brother VIP me Dolcen.

Të njëjtit duket se kanë bërë paqe dhe kanë lënë pas problemet e së shkuarës.

Foto: Instagram

Dyshja në mesnatë vazhduan me puthje pasionante e madje duke bërë masazh.

Alba duket të jetë e lumtur pas bashkimit me Limin pasi e ka vuajtur tejet shumë këtë pjesë. /Telegrafi/

E quan Klodin ‘njeri i ulët’, ky shpërthen ndaj Elijonës: Që dy muaj duke të të mbrojtur, jam lodhur

27 January 2026 at 09:04


Një debat i ashpër ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar mes Klodit dhe Elijonës, duke sjellë tension të madh mes dy banorëve.

Përplasja nisi pasi Klodi akuzoi Elijonën se ajo e kishte quajtur “njeri i ulët”, ndërsa Elijona u përpoq të mbrohej dhe të sqaronte qëndrimin e saj.

Gjatë diskutimit, Klodi u shfaq i revoltuar dhe i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk mund ta toleronte më situatën.

BBVK/FaceBook

“Jam lodh, s’e toleroj më këtë gjë”, u shpreh ai. Më pas shtoi: “Njeri i ulët? Dy muaj të kam mbrojtur, njeri i ulët mua?”

Nga ana tjetër, Elijona tentoi të kuptonte arsyen e nervozizmit të tij, duke e pyetur: “A bën të pyes cka të ka mërzitur, cka të bëra?”

Por, Klodi vijoi i zhgënjyer: “Cka më ka mërzitur është se dua të flas si njerëz. Ti gjeja e parë që bën është të vish te unë e të thuash ‘ti je njeri i ulet’, njeri i ulët për cka, cka të bera ty”.

Elijona reagoi duke thënë se arsyeja e saj ishte një veprim i Klodit: “Cka bëre ti është gjest shumë i ulët, më le aty, unë duke folur ty nuk të konvenoi.”

Ndërsa Klodi e kundërshtoi këtë version, duke sqaruar: “Unë u cova nga biseda se ti nuk më le të flas, une duke folur, ti fillove të flasësh, eca sepse kam respekt për veten. Elijona, a e di cka nuk të kam borxh asgjë”.

Në fund të debatit, Elijona u shpreh: “Më vjen shumë keq për ty”. Por, Klodi reagoi sërish ashpër: “Jo më vjen keq mua për ty, se jam lodhur. I mirë, i mirë, gjithmonë unë duke u ngulur, pastaj dal në Prime unë budallai ‘po flirtoj me ty’, kjo është esenca jam lodhur”.

Debati la të kuptohet se marrëdhënia mes dy banorëve është tensionuar ndjeshëm, ndërsa qëndrimi i Klodit tregoi se ai ndihet i keqkuptuar dhe i lodhur nga situata e krijuar. /Telegrafi/

Dolce shihet e përlotur, thotë se ndihet e lënduar nga Limi

26 January 2026 at 23:52


Dolce dhe Lim Hoti janë sqaruar për raportin e tyre, i cili nisi dhe përfundoi shumë shpejt.

Banori tha se ka respekt për Dolcen edhe pse kjo historia e tyre përfundoi në këtë mënyrë dhe se e vlerëson si femër.

Dolce nga ana tjetër u shpreh e lënduar nga kjo histori dhe se nuk e priste një gjë të tillë.

Foto: YouTube

Ajo më pas u zhvendos në dhomë të rrëfimit, ku dukej e prekur dhe e përlotur nga kjo.

E njëjta tha se nuk e ka problem, por vetëm që donte të kishte një sqarim në Limi, e jo të zbulonte në Prime.

Dhe menjëherë pas kësaj marrëdhënie, Limi u pa në lavanderi duke u përqafuar me Albën.

Duket se këto gjeste nuk i pëlqyen Dolces dhe se për këtë u ndje e zhgënjyer. /Telegrafi/



Limi: Kam shumë respekt për Dolcen, do doja t’i arrinim ato 1001 puthjet tona

26 January 2026 at 23:34


Lim Hoti dhe Dolce janë sqaruar për raportin e tyre pasi mbyllën marrëdhënien ditë më parë.

Atyre iu publikua një klip, ku kanë folur për raportin dhe pse arriti deri të ftohja e prishja e kësaj.

Dolce u ndje e zhgënjyer dhe theksoi se nuk e priste një gjë të tillë nga Limi.

Dolce

“Nuk është sjell mirë me mua. E kuptova në Prime, e ndjeva që do të ndodhte. Nuk e prisja nga Limi. Më tha pas dy ditësh. Nuk do i shkoja nga mbrapa. Se çfarë më tha nuk mora vesh”, u shpreh Dolce.

Limi nga ana tjetër tha: “Mos më keqkuptoni, unë e thirra të kuptoj se çfarë ka Dolce në mendje. Kuptova që në qoftëse duhet diçka, duhet të vij unë të flas. Arrita të kuptoj disa gjëra në fakt”.

Limi

“Ajo që unë mendoj unë jam shumë falënderues ndaj teje Dolce, më ke zbukuruar ditët këtu. Kam shumë respekt për ty. Do të doja t’i arrinim ato 1001 puthjet tona. Je femër e mrekullueshme”.

Ai pas kësaj u rikthye te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie. /Telegrafi/

Ka të dashur jashtë - Elijona tërhiqet nga pëlqimi për Klodin

26 January 2026 at 22:47


Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt.

Sërish u diskutua pëlqimi që ka shprehur banorja për Klodin dhe situata mes tyre.

Konkurrentja thotë se po e tërheq pëlqimin për të, por që është një proces më i gjatë.

Foto: YouTube

"Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë. Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr. Ne jemi sqaruar me Klodin. Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Tani po mendoj që jemi në shoqëri. Shumica kanë qejf të na ndajnë".

Klodi nga ana tjetër po akuzohet vazhdimisht se po flirton me Elijonën e po ashtu edhe me Benitën.

Kjo e fundit gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodin, ndonëse ka të dashur jashtë. /Telegrafi/

Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull si Klodi afër vetes

26 January 2026 at 22:14


Është publikuar një klip në Prime, ku flitet për Benita Zenën dhe Klodian Mihajn.

Në këtë klip, banorja flet me Ludo Lee për Klodin dhe tregon se ka një pëlqim për të.

Ata bëjnë një plan për t'ia shprehur pëlqimin banorit, në mënyrë që të largojnë Elijonën.

Këngëtarja u shpreh se ka një lloj pëlqimi dhe se çdokush do donte një mashkull si Klodi.

"Më është zhvilluar një pëlqim. Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull si Klodi afër vetes", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Me pas pëlqim ia kisha shprehur Benitës. Nëse kam pëlqim për ndonjë e shpreh".

Më pasi pati përplasje edhe me Elijonën, e cila gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodianin. /Telegrafi/

Olta 'shpërthen' ndaj Kushtrimit: Je në gjumë, çohu na trego si është loja

26 January 2026 at 22:00


Olta Gixhari ka shpërthyer ndaj Kushtrim Kelanit në spektaklin e së hënës.

Ajo bëri një deklaratë të fortë për të, derisa po flisnin për Londrimin dhe Ludo Lee.

E njëjta i tha se po fle në gjumë dhe nuk po bën ndonjë lojë brenda shtëpisë së Big Brother.

Foto: YouTube

"O Kushtrim, nuk e kanë të gjithë të drejtën e familjes. Nuk mund ta ketë të drejtën e fjalës një banor që nuk thotë asnjë fjalë aty brenda shtëpisë dhe të gjykoj një lojtar që është super lojtar që ti nuk je lojtar", u shpreh ajo.

Tutje opinionistja theksoi: "Jo, jo. Je në gjumë. Çohu dhe na trego se si është loja".

Kjo vjen pasi Kushtrimi po fliste për Ludon, duke mos e konsideruar si lojtar aty brenda.

Në Big Brother ndërkaq po ka dinamika të ndryshme meqë edhe po ecën drejt fundit. /Telegrafi/

Yesterday — 26 January 2026Main stream

20:57 Sulmi në Banjskë/ Rutte: NATO pret që Beogradi të përcaktojë përgjegjësinë

By: Monika
26 January 2026 at 20:57

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë]Aleksandar Vuçiç. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte.
Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku po ashtu konfirmoi mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Rutte po ashtu theksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të rritura viteve të fundit dhe incidenti më i rëndë u regjistrua shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Këtij incidenti të armatosur i paraprinë protesta në veri të Kosovës të mbajtura në maj të po atij viti. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Për ngjarjet në Zveçan, janë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona, dhe disa janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. NATO-ja ka kërkuar që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.

Për Grenlandën dhe raportet me Trumpin

Gjatë diskutimit në AFET, temë ishte edhe marrëveshja që Rutte arriti javën e kaluar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilën, siç u njoftua, i është mundësuar presidentit amerikan të heqë dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave shtesë ndaj disa vendeve evropiane dhe për marrjen nën kontroll të Grenlandës.

Para ligjvënësve evropianë, Rutte prezantoi dy drejtime veprimi kur është fjala për sigurinë e Grenlandës dhe Arktikut: përpjekjet kolektive të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe ekonomike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik si dhe bisedimet dypalëshe midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se presidenti amerikan ka të drejtë për çështjen e Arktikut. Ai tha se bëhet fjalë për mbrojtje kolektive, pasi, sipas tij, rrugët detare po hapen.

“Kina dhe Rusia po bëhen gjithnjë e më aktive. Duhet t’i përballemi këtij problemi”, tha Rutte.
Ai konfirmoi përkushtimin e plotë të presidentit amerikan ndaj NATO-s dhe i dërgoi një mesazh aleatëve evropianë se “vetëm mund të ëndërrojnë” se mund të mbrohen vetë pa Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Trump tha se ka arritur me Rutten pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën. Para kësaj, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik në Davos, udhëheqësi amerikan tha se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për marrjen e këtij ishulli. Trump ka argumentuar se Grenlanda i duhet për sigurinë kombëtare./mxh

"S'dua ta lëshoj bombën" - çka po paralajmëron Ludo për Londrimin

26 January 2026 at 21:44


Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee kanë filluar shumë moti në Big Brother VIP Kosova.

Në Prime u publikua një klip i përmbledhur me përplasjet e tyre, nga ka nisur dhe ku është problemi i tyre.

Ludo e akuzoi Londrimin për disa gjëra dhe tha se do të habiteni se çfarë do të dalë në vazhdim.

"Keni me u habit se çfarë do të dalë, nuk është aq engjull sa duket, keni me e kuptu. False në shumë aspekte", u shpreh ai.

Tutje tha Ludo Lee: "Do ta kuptoni shumë shpejt, nuk kam qejf të lëshoj të gjithë bombën".

Nuk dihet se për çfarë e ka fjalën dhe çfarë do të sjellë Ludo Lee në vazhdim.

Në të kanë qenë të përfshirë edhe banorët e tjerë, të cilët sipas Ludos po i shfrytëzon Londrimi. /Telegrafi/

❌
❌