Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 January 2026Main stream

Papajorgji pret Tarran: “Kushtetuesja”, bashkëpunim të frytshëm me OSBE-në

23 January 2026 at 14:42

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran.

Gjatë takimit, Papajorgji e falënderoi ambasadorin Tarran për bashkëpunimin shumë të frytshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke e vlerësuar këtë të fundit si një partner ndërkombëtar mjaft të rëndësishëm në mbështetje të veprimtarisë dhe strategjisë institucionale të Gjykatës.

Papajorgji theksoi kontributin e çmuar të OSBE-së në forcimin e kapaciteteve, si dhe shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të projekteve konkrete dhe iniciativave praktike me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, ambasadori Tarran përgëzoi kryetaren Papajorgji për marrjen e kësaj detyre të lartë dhe shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese, si një prej institucioneve më të rendësishme shtetërore.

Ai theksoi rolin thelbësor të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, në mbrojtjen e Kushtetutës dhe të të drejtave themelore të njeriut, si dhe në përparimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ambasadori Tarran riafirmoi angazhimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të vijuar mbështetjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, përmes asistencës teknike dhe projekteve të përbashkëta, duke shprehur besim të plotë në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Papajorgji pret Tarran: “Kushtetuesja”, bashkëpunim të frytshëm me OSBE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

FRANCË – Macron: SHBA po braktis aleatët dhe rregullat ndërkombëtare

8 January 2026 at 15:57

PARIS, 8 janar /ATSH-DPA-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po u kthejnë shpinën partnerëve të tyre, duke përmendur politikat tregtare dhe të sigurisë.

”SHBA-ja është një fuqi e konsoliduar, por gradualisht po largohet nga disa prej aleatëve të saj dhe po shkëputet nga rregullat ndërkombëtare që deri vonë i promovonte vetë”, u tha  Macron sot ambasadorëve në Paris.

Ai tha se mes fuqive të mëdha ekziston një tundim për ”ta ndarë botën”.

”Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak. Ne po jetojmë në një botë të fuqive të mëdha, me një tundim real për ta ndarë botën”, shtoi ai.

Fjalimi i Macron vjen në një kohë kur fuqitë evropiane po përpiqen të gjejnë një përgjigje të koordinuar ndaj politikës gjithnjë e më assertive të Uashingtonit në Hemisferën Perëndimore, përfshirë kapjen e liderit të Venezuelës, Nicolas Maduro, si dhe ambiciet e presidentit Donald Trump lidhur me Groenlandën.

Presidenti francez u ndal gjithashtu te përpjekjet në vazhdim për të siguruar një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, disa ditë pasi u zotua se do të vendosë trupa franceze në terren për të garantuar sigurinë e Ukrainës në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Macron gjithashtu tha se Evropa duhet të mbrojë interesat e saj dhe bëri thirrje për konsolidimin e rregullimit evropian të sektorit të teknologjisë.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë akademike dhe vlerësoi ”mundësinë për të pasur një hapësirë informacioni të kontrolluar ku opinionet mund të shkëmbehen plotësisht lirshëm, por ku zgjedhjet nuk bëhen nga algoritmet e disa pak kompanive”.

Brukseli ka miratuar një arsenal të fuqishëm ligjor për të frenuar gjigantët e teknologjisë – veçanërisht përmes Aktit për Tregjet Digjitale (DMA), që lidhet me konkurrencën, dhe Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), që ka të bëjë me moderimin e përmbajtjes.

Uashingtoni i ka dënuar këto rregulla si një përpjekje për të “detyruar” platformat amerikane të rrjeteve sociale të censurojnë pikëpamje që ato i kundërshtojnë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FRANCË – Macron: SHBA po braktis aleatët dhe rregullat ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga larësi i pjatave tek diplomati i nivelit të lartë

By: Ela
8 January 2026 at 08:40

Mediat austriake vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje Fate Velajt, ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë. Gazeta prestigjioze austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar atij një faqe të tërë, duke ndërtuar një “story” të jetës së tij, që nis nga puna si pjatalarës në shtator të vitit 1991 dhe vazhdon me një rrugëtim të mbushur me djersë dhe […]

The post Nga larësi i pjatave tek diplomati i nivelit të lartë appeared first on BoldNews.al.

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

7 January 2026 at 12:12

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkurov për ATSH: Bashkëpunimi Shqipëri-Ukrainë, nga ekonomia tek integrimi në BE

24 December 2025 at 09:07

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës kanë marrë një dimension të veçantë në vitet e fundit, të ndërtuara mbi miqësi, solidaritet dhe orientim të përbashkët drejt vlerave evropiane.

Në një kontekst të vështirë gjeopolitik, të diktuar nga lufta në Ukrainë dhe sfidat për sigurinë ndërkombëtare, bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar si në planin dypalësh, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare, teksa bashkëpunimi ka marrë edhe dimension ekonomik, duke u fokusuar tek investimet, tregtia…etj.

Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, flet për gjendjen aktuale të marrëdhënieve Shqipëri–Ukrainë, duke theksuar dialogun politik aktiv, solidaritetin në çështjet e së drejtës ndërkombëtare dhe zhvillimin gradual të bazës ligjore që mbështet bashkëpunimin dypalësh.

“Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës është i qëndrueshëm, miqësor dhe i mbështetur në vlera të përbashkëta evropiane”, shprehet ai.

Shkurov thekson se, “vendet tona zhvillojnë një dialog politik aktiv, bashkëpunojnë në mënyrë efektive në organizatat ndërkombëtare dhe tregojnë solidaritet në çështjet e sigurisë dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Paralelisht, vijon ambasadori, “po zhvillohet gradualisht edhe baza kontraktuale dhe ligjore e marrëdhënieve tona dypalëshe”.

Një vëmendje e posaçme i kushtohet edhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, në fusha si tregtia, investimet, energjia, bujqësia, turizmi dhe transformimi digjital, si dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit.

“Ekziston një potencial i konsiderueshëm në fushat e tregtisë, investimeve, sektorit bujqësor, energjetikës, turizmit dhe transformimit digjital”, shprehet ambasadori Shkurov për ATSH-në.

Ai thekson se, “një drejtim me rëndësi të veçantë politike është shkëmbimi i përvojës në rrugën drejt integrimit evropian, veçanërisht në fushën e reformave, sundimit të ligjit dhe përshtatjes me standardet e Bashkimit Evropian”.

Ambasadori Shkurov ndalet gjithashtu te sfidat e mëdha me të cilat përballet Ukraina për shkak të luftës, situatës humanitare dhe shkatërrimit masiv të infrastrukturës.

“Ukraina po i reziston sfidave të mëdha falë qëndrueshmërisë së shoqërisë, funksionimit efektiv të institucioneve shtetërore dhe mbështetjes së gjerë ndërkombëtare”, nënvizon diplomati ukrainas.

Pavarësisht luftës, ambasadori Shkurov shprehet se, “shteti siguron funksionimin e ekonomisë, të sektorit social dhe të sistemit të ndihmës humanitare, duke vazhduar njëkohësisht reformat dhe përgatitjet për rimëkëmbjen pasluftës”.

Sot, vijon Shkurov, “sfida më e rëndë për ne mbetet pa dyshim fronti dhe bombardimet e infrastrukturës civile, banesave dhe objekteve energjetike nga Rusia. Dimri, i cili kërkon shpenzime të mëdha energjetike në kushtet kur rreth 80 %e infrastrukturës energjetike është shkatërruar, kërkon përpjekje të jashtëzakonshme për mbijetesë”.

Ambasadori i Ukrainës gjithashtu vlerëson mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën që nga ditët e para të nisjes së luftës, veçanërisht, qëndrimi parimor në Kombet e Bashkuara dhe në formate të tjera ndërkombëtare.

“Që nga ditët e para të luftës, Shqipëria e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Ukrainën: politikisht, humanitarisht dhe në arenën ndërkombëtare”, thekson ai.

Veçanërisht e rëndësishme, nënvizon ambasadori i Ukrainës për ATSH-në, “është qëndrimi parimor i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe në formate të tjera ndërkombëtare, si dhe solidariteti me popullin ukrainas në luftën për liri dhe sovranitet”.

“Gjatë gjithë periudhës së luftës, Shqipëria ka ofruar mbrojtje të përkohshme për qytetarët ukrainas. Ne e vlerësojmë kjo gjë shumë dhe i jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për këtë mbështetje”, thekson Shkurov.

Ai shpreh bindjen se, pavarësisht vështirësive, marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen më tej në vitet që vijnë, mbi bazën e objektivave të përbashkëta strategjike: integrimin evropian, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Sfidat e përbashkëta dhe objektivat strategjikë: integrimi evropian, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm, krijojnë një bazë të fortë për një partneritet afatgjatë, zgjerimin e bashkëpunimit praktik dhe mbështetjen reciproke”, përfundon ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov në intervistën për ATSH-në. /a.g/

The post Shkurov për ATSH: Bashkëpunimi Shqipëri-Ukrainë, nga ekonomia tek integrimi në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë

17 December 2025 at 16:14

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Gjatë takimit, Peleshi vlerësoi Bullgarinë si një vend mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë, si dhe një mbështetëse të palëkundur të rrugëtimit europian të vendit.

Në fokus të takimit ishte angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit rajonal dhe sigurisë.

“Bullgaria mbetet një mik dhe partner i besueshëm, mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit europian të Shqipërisë. Angazhim i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit parlamentar e dypalësh, zhvillimin rajonal dhe sigurinë”, shkruan Peleshi.

/gj.m/a.f/

The post Peleshi: Bullgaria, mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi

By: Ela
17 December 2025 at 08:44

Ish-ambasadori Nesip Kaçi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ndarja nga jeta e Kaçit, shënon humbjen e një personaliteti të jetës publike shqiptare, i cili për disa dekada rresht i shërbeu vendit me përkushtim. Lindur në Gjirokastër më 7 qershor 1939, Kaçi i përkiste brezit të diplomatëve që u formuan mbi kulturën e fjalës, […]

The post Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-ambasadori Nasip Kaçi appeared first on BoldNews.al.

Tarran për pezullimin e Ballukut: Presim vendimin e Kushtetueses, s’kam dëgjuar raste të tilla në vendet ku kam jetuar e punuar

5 December 2025 at 22:18

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi sot se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon rastit të pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I pyetur në një intervistë televizive për pezullimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku nga Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ambasadori Tarran, tha se vendimmarrja i takon organeve kompetente.

Sipas tij, pas adresimit të kësaj çështje për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë.

“Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Vetëm do të them që Kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tarran.

“Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe duhet të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente”, tha ambasadori i OSBE-së.

I pyetur nëse është ky rasti i parë në Europë, ai tha se me sa di ai po, dhe se nuk ka dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetonte dhe punonte.

“Me sa di unë, po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja”, tha ambasadori Tarran.

Sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së tha se, të gjithë bien dakord që ky është problem kryesor dhe pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.

“Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën, por një pjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ambasadori i OSBE-së.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tarran për pezullimin e Ballukut: Presim vendimin e Kushtetueses, s’kam dëgjuar raste të tilla në vendet ku kam jetuar e punuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Christopher Hill, një nga diplomatët amerikanë më të rëndësishëm për Ballkanin gjatë luftës në Kosovë

5 December 2025 at 18:57

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla mori pjesë në promovimin e librit “Në shërbim larg vendit tim: Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane”, të ambasadorit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Christopher R. Hill, përfaqësuesi i parë diplomatik nga Uashingtoni pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Christopher R. Hill është po ashtu një nga diplomatët amerikanë më të rëndësishëm për Ballkanin gjatë luftës në Kosovë.

Balla e cilësoi librin një dëshmi të vyer mbi diplomacinë ndërkombëtare, rolin e SHBA në Ballkan dhe kontributin e dialogut për paqen.

Ai veçoi fragmente që i kushtohen zhvillimeve në Kosovë dhe përshkrimit të Hill për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke cituar nga libri se: “Këto takime të rastësishme ndihmuan shumë për nisjen e një procesi në të cilin UÇK-ja filloi të zbulohej më shumë rreth vetes… Pavarësisht se kush ishte në drejtim të UÇK-së, ajo po bëhej gjithnjë e më pak një çështje e Drenicës. UÇK-ja u instalua jo vetëm në Drenicë, por edhe në të gjithë Kosovën”.

Sipas Ballës, ky qëndrim i qartë i një diplomati kyç amerikan rrëzon çdo përpjekje për të deformuar të vërtetën historike mbi luftën çlirimtare.

“Një dëshmi e drejtpërdrejtë, nga një aktor kyç i diplomacisë amerikane, që konfirmon se UÇK-ja ishte një lëvizje çlirimtare mbarëkombëtare, e lindur si reagim ndaj dhunës dhe padrejtësisë, dhe jo produkt i interesave lokale apo personale. Një e vërtetë historike që nuk mund të deformohet dhe që përbën themelin e drejtësisë për Kosovën dhe luftën e saj për liri”, shkruan Balla.

Një nga diplomatët e parë amerikanë që ka takuar dhe ka punuar me përfaqësuesit e UÇK-së, Hill muajin kaluar dëshmoi pro ish-komandantëve në gjyqin e tyre në Hagë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Balla: Christopher Hill, një nga diplomatët amerikanë më të rëndësishëm për Ballkanin gjatë luftës në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ukraina kundërshton me vendosmëri çdo ndryshim kufitar sipas planit të paqes të SHBA-së

21 November 2025 at 12:20

UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-DPA/- Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Olha Stefanishyna ka përjashtuar me vendosmëri çdo ndryshim kufitar në vend – në përgjigje të planit të paqes së SHBA-së – për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia gati katër vjet më parë.

“Integriteti territorial i Ukrainës dhe ndryshimi i kufijve ukrainas nuk është diçka që duhet të diskutohet në tryezën e bisedimeve”, tha dje në mbrëmje Stefanishyna.

Ukraina dhe vendet e saj evropiane kanë bërë përpjekje për muaj të tërë – për arritjen e një armëpushimi përgjatë vijave aktuale të frontit – si një hap i parë drejt çdo marrëveshjeje paqeje, por Moska nuk është tërhequr nga qëllimet e saj të luftës.

Stefanishyna tha se Kievi ishte i hapur për të pasur një bisedë të detajuar rreth asaj se ku saktësisht do të ngrihej vija e kontaktit midis forcave, dhe se kjo nuk kishte qenë pjesë e dialogut deri më tani.

Plani prej 28-pikësh, i zbuluar këtë javë dhe i paraqitur zyrtarisht dje Kievit, bën thirrje që Ukraina të bëjë lëshime të mëdha territoriale, duke përfshirë tërheqjen e trupave nga zonat e rajoneve të kontestuara si, Luhansku dhe Donetsku – që trupat ruse aktualisht kontrollojnë.

Për më tepër, Uashingtoni pritet të njohë Gadishullin e Krimesë, të aneksuar në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, dhe rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si territore de facto ruse.

Sipas propozimit të SHBA-së, Ukraina do të duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO me anë të një dekreti kushtetues dhe të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj në 600,000 trupa.

Në këmbim, Ukrainës do t’i premtohet garanci sigurie nga SHBA-ja dhe do t’i lejohet të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Stefanishyna i përshkroi 28 pikat e planit të administratës Trump në përputhje me kërkesat e Moskës.

Një qëndrim i ngjashëm u përsërit nga i dërguari i Ukrainës në OKB në Nju Jork dje në mbrëmje, ku Këshilli i Sigurimit diskutoi luftën ruse. //a.i/

The post FOKUS – Ukraina kundërshton me vendosmëri çdo ndryshim kufitar sipas planit të paqes të SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmohet ambasadori polak në Rusi

By: armand
20 November 2025 at 16:50

Ambasadori polak në Rusi, Krzysztof Krajewski, konfirmoi sot se javën e kaluar ishte objekt i një sulmi të organizuar në Shën Petersburg.- Advertisement – Siç i tha ai PAP-it, një grup “aktivistësh të organizuar mirë” e sulmuan verbalisht dhe më pas u përpoqën ta sulmonin fizikisht, por eskorta e tij parandaloi një incident më serioz. […]

The post Sulmohet ambasadori polak në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Dyfytyrësia e Gonzatos

By: armand
13 November 2025 at 12:05

Nga Boldnews.al Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha në studion e Grida Dumës se vitin tjetër do të dalë në pension. Ai tha gjithashtu se, pas pensionimit, ka vendosur të blejë një shtëpi të madhe në Verona, ku do të mirëpresë familjen e tij të zgjeruar. Natyrisht, me një eksperiencë prej gati 40 vitesh […]

The post Dyfytyrësia e Gonzatos appeared first on BoldNews.al.

Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër

10 November 2025 at 16:52

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ermal Dredha ishte disa ditë më parë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për seancë dëgjimore ku gjatë prezantimit ai mori vlerësimin si diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar.

Dredha ka 20 vite karrierë ku ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet  2016-2023 ka ushtruar mandatin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një shkëputje dyvjeçare (2023-shtator 2025) për shkak të drejtimit të bashkisë Vlorë, Dredha iu ribashkua strukturave të Shërbimit të Jashtëm.

Vetë Dredha prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

The post Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

By: Ela
4 November 2025 at 13:35

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar sot (4 nëntor) kandidaturën e ish-kryebashkiakut të dorëhequr të Vlorës, Ermal Dredha, si kandidaturë për ambasador në Zvicër. Dredha dha dorëheqjen disa javë më parë, pas tensioneve në dukje që shoqëruan pas zgjedhjeve të 11 majit raportet mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, që lidheshin me […]

The post Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri–Itali, forcim i bashkëpunimit në promovimin e turizmit

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në promovimin e ndërsjellë të turizmit ishte në fokus të takimit mes drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti.

Në takim ishin të pranishëm edhe Letizia Fischione, zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, AICS, dhe Michele Picariello Signori, drejtor i Institutit Italian të Tregtisë, ICE.

Gjithashtu në qendër të takimit ishte edhe partneriteti me shtetin fqinj dhe Strategjia Kombëtare e Turizmit 2030.

Gjatë bisedës, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së theksoi rëndësinë e promovimit të destinacioneve shqiptare në tregun italian dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash edhe në kuadër të hapjes në Shqipëri të Akademisë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, një nismë e përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).

Çela nënvizoi gjithashtu vizionin e qeverisë shqiptare që synon deri në vitin 2030 të zhvillojë një turizëm elitar dhe të qëndrueshëm, përmes përmirësimit të infrastrukturës, uljes së sezonalitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e natyrore.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti u shpreh se Shqipëria po bëhet çdo ditë e më tërheqëse për turistët italianë, falë zhvillimit jo vetëm të turizmit bregdetar, por edhe atij malor, rural, të agroturizmit dhe të aventurës.

Ai theksoi se rikthimi i turistëve italianë në Shqipëri për pushime është një faktor thelbësor që tregon rritjen e besimit ndaj destinacionit shqiptar.

Ambasadori Alberti vuri në dukje rëndësinë që Strategjia e Turizmit 2030 të ketë ndikim konkret në territor dhe komunitet, duke theksuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e ekuilibrit mes cilësisë së shërbimeve dhe kostove.

Vetëm në periudhën janar–shtator 2025, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion vizitorë nga Italia, çka e rendit këtë shtet ndër tregjet kryesore hyrëse për turizmin shqiptar.

Në përfundim të takimit, u realizua një foto e përbashkët pranë “Stolit të Kuq” në oborrin e Ambasadës së Italisë, si shenjë reflektimi dhe ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Shqipëri–Itali, forcim i bashkëpunimit në promovimin e turizmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Ambasadori gjerman në Rusi: Çelësi i paqes ndodhet në Kremlin

3 October 2025 at 22:19

MOSKË, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Ambasadori gjerman në Rusi, Alexander Graf Lambsdorff, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Moskë, me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.

“Lufta në Ukrainë duhet të ndalet”, tha ai përpara rreth 1 000 të ftuarve në kryeqytetin rus. “Është në dorën e presidentit Putin të mundësojë një zgjidhje paqësore. Çelësi i paqes gjendet në Kremlin”, shtoi ambasadori gjerman.

Në fjalimin e tij, të cilin e mbajti pjesërisht edhe në rusisht, Lambsdorff shprehu mirënjohje për kontributin e “politikanëve të guximshme sovjetikë dhe rusë” që ndihmuan në kapërcimin e ndarjes së Gjermanisë dhe të Evropës gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai theksoi se njerëzit që “përkrahin lidhjet mes Gjermanisë dhe Rusisë” janë ende të nevojshëm dhe nuk duhet të dekurajohen, pavarësisht klimës së vështirë politike.

“Ribashkimi tregoi se “edhe betoni më i fortë mund të çahet”, tha diplomati gjerman, duke iu referuar murit të Berlinit.

Ambasadori përkujtoi “rënien e Murit të Berlinit” dhe **ribashkimin e Gjermanisë**, që ndodhi më * 3 tetor 1990, kur shtetet e ish-Gjermanisë Lindore u integruan në Republikën Federale të Gjermanisë (ish-Gjermaninë Perëndimore), duke i dhënë fund ndarjes që kishte filluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Bashkimit Gjerman, një simbol i unitetit, demokracisë dhe paqes në Evropë, vlera që, sipas ambasadorit Lambsdorff, duhet të shërbejnë si shembull edhe për “zgjidhjen e konflikteve aktuale”, përfshirë luftën në Ukrainë. /Ad.Ab./.

The post MOSKË – Ambasadori gjerman në Rusi: Çelësi i paqes ndodhet në Kremlin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Mirënjohës Gjermanisë dhe Francës për mbështetjen në integrimin europian

3 October 2025 at 14:53

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner.

Spiropali u shpreh mirënjohëse për rolin vendimtar që Gjermania dhe Franca luajnë në mbështetjen e reformave dhe integrimit europian të Shqipërisë.

“Diskutime produktive sot me Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Tiranë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet soiale.

Më herët, Spiropali ka pritur në takim edhe ambasadorin italian, Marco Alberti, ambasadorin britanik Nick Abbott dhe Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali: Mirënjohës Gjermanisë dhe Francës për mbështetjen në integrimin europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

30 September 2025 at 20:40

PARIS, 30 shtator /ATSH/ – Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, i cili u gjet sot i vdekur në hotelin “Hyatt Regency” në Paris – i kishte lënë një shënim vetëvrasjeje bashkëshortes së tij, tha zyra e prokurorit të Parisit, sipas “Le Parisien”.

“Trupi i pajetë i ambasadorit Nkosinathi Emmanuel Mthethwa u zbulua nga një roje sigurie sot në mëngjes në oborrin e brendshëm të hotelit në Parisin perëndimor, ku ai kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të”, tha prokurori.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Afrikës së Jugut konfirmoi vdekjen e Mthethwa, duke shtuar se rrethanat ishin nën hetim nga autoritetet franceze.

“Ambasadori Mthethwa ishte një diplomat i shquar i kombit, karriera e të cilit u shënua nga shërbimi i përkushtuar në portofole të rëndësishme ministrore”, tha Departamenti i Punëve të Jashtme në një deklaratë, duke e quajtur vdekjen e tij “një humbje kombëtare”.

Mthethwa ishte ministër i Arteve dhe Kulturës i Afrikës së Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2019. //a.i/

The post PARIS – Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi i ngushtë, themeli i partneritetit tonë strategjik

30 September 2025 at 15:28

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Në takim u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Peleshi theksoi se, bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik.

“Me Ambasadorin e Italisë, Marco Alberti, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha kyçe si integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare. Bashkëpunimi i ngushtë dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten themeli i partneritetit tonë strategjik”, shkroi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Peleshi pret ambasadorin italian: Bashkëpunimi i ngushtë, themeli i partneritetit tonë strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Michael Waltz ambasador i SHBA-së në OKB

19 September 2025 at 22:28

UASHINGTON, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Senati i SHBA-së konfirmoi sot ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, Michael Waltz, si ambasador amerikan në OKB, duke plotësuar kështu postin e fundit të rëndësishëm në administratën e presidentit ameriakan, sipas “Reuters”

Rezultati i votimit ishte 47 vota pro dhe 43 kundër në dhomën prej 100 anëtarësh, kryesisht sipas vijave partiake.

Tre senatorë demokratë, John Fetterman nga Pensilvania, Mark Kelly nga Arizona dhe Jeanne Shaheen nga New Hampshire, votuan me republikanët pro Waltz, ndërsa një republikan, senatori Rand Paul, iu bashkua demokratëve duke votuar kundër. Dhjetë senatorë nuk morën pjesë në votim.

Trump e shkarkoi Walt, një ish-komando i Forcave Speciale “Green Beret” dhe ish-kongresmen republikan nga Florida, si këshilltar të sigurisë kombëtare më 1 maj dhe emëroi sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësues të përkohshëm. Rubio vazhdon ende ta mbajë këtë post.

Waltz ishte kritikuar nga demokratët pasi gabimisht kishte përfshirë redaktorin e revistës “The Atlantic” në një bisedë private në aplikacionin “Signal” ku po diskutoheshin detaje të një fushate bombardimesh amerikane në Jemen.

“The Atlantic” më pas raportoi mbi diskutimet e brendshme rreth sulmeve.

SHBA-ja nuk ka pasur ambasador në OKB që prej fillimit të mandatit të dytë të Trump-it më 20 janar.

Konfirmimi i Waltz erdhi vetëm pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në seancën e konfirmimit para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Waltz tha se OKB-ja ka nevojë për reformë dhe se Uashingtoni duhet të ketë një zë të fortë përballë Kinës, duke shtuar se ishte “i bindur se mund ta bëjmë OKB-në të madhe sërish”, duke përsëritur sloganin e lëvizjes politike të Trump. /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – Michael Waltz ambasador i SHBA-së në OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌