Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës

16 December 2025 at 17:39

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e studimit të Profilit të Barazisë Gjinore të Shqipërisë, një analizë e përditësuar mbi situatën e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në vend.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas Gonzatos, rëndësia e politikave të bazuara tek të dhënat është mënyra e duhur sesi vendi duhet të qaset drejt anëtarësimit në BE.

“Studimi konfirmon se kemi rëndësinë e hapave të mëtejshme që do të merren, që lufta kundër diskriminimit ndaj grupeve të brishta apo të cenueshme, të vijojë. Flitet gjithashtu për rëndësinë e strehëve për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mohohet fakti, se gjinia dhe barazia ndërmjet burrave dhe grave, është një element thelbësor i anëtarësimit në BE, gjendet në nenin 2 të Traktatit për Themelimin e BE-së, por edhe në nenin 23 të Kapitullit të të Drejtave Themelore, ku flitet për të siguruar barazinë ndërmjet gjinive në përgjithësi, por edhe në paga. Si dhe gjendet mosdiskriminimi në nenin 21 të Kartës që është pjesë integrale e traktateve. Kur të bëheni pjesë e BE-së, duhet që këto parime të mos jenë vetëm në letër, por edhe të zbatuara. Në nenin 21 ndalohet diskriminimi mbi çdo bazë, përfshirë dhe orientimin seksual”, tha Gonzato.

Gjithashtu Gonzato theksoi se “duhet të zgjerohet mbrojtja ligjore, psiko-sociale”.

“Kjo ka të bëjë dhe me faktin se, viktimat e dhunës të kenë mundësi të kalojnë në një jetë normale, pra të kenë pavarësi ekonomike, e cila është skajshmërisht e rëndësishme që të kthehesh në realitet. Do të thotë t’u kthejmë drejtësinë, atyre personave të cilëve u ishte mohuar”, tha ai.

Gonzato shtoi më tej se studimi është i mirë për faktin se ndihmon që të “evoluojmë në mënyrën e duhur edhe si i shikojmë konceptet për dhunën”.

“Sepse dhuna, për shembull, është një grua që rrihet nga burri në shtëpi, pa e marr vesh të tjerët, jo jo, është edhe dhuna digjitale, e cila është bërë shumë shkatërruese, dëmtuese dhe dëmton gratë në mënyrë madhore dhe jo vetëm gratë. Kjo duhet parë dhe duhen gjetur mekanizmat mbrojtëse. Një nga parimet thelbësore edhe në punën e BE-së është liria e fjalës, liria e medias etj, por ka dhe llogaridhënie dhe përgjegjësi. Secili prej nesh duhet të ushtrojë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie në fund të fundit, pra në rast se ke një farë anonimiteti online, duhet të mbash përgjegjësi për veprimet që bën dhe si shprehesh ndaj të tjerëve”, tha ai.

Gonzato nënvizoi se është e rëndësishme që të diskutohet për barazinë gjinore bazuar tek të dhënat.

/m.q/a.f/

The post Gonzato: Të zgjerohet mbrojtja ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

11 December 2025 at 15:37

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, përgëzoi drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.

Gonzato, i cili ndoqi nga afër dëgjesat publike të katër kandidatëve për kreun e ri të SPAK, tha pas përfundimit të procesit se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë për KLP-në në këtë detyrë të saj, por edhe për të treguar interesin tonë në procedurën e emërimit, kjo për arsye se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ju e dini se kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Unë dje thashë se ne po kërkojmë një drejtues të këtij institucioni, të SPAK-ut, i cili do të vijojë punën e tij, dhe thamë se ajo që kërkonim të ishte një kandidat që të kishte nivele shumë të larta pavarësie, integriteti, rezistence në punë, standarde që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Tashmë më lejoni të përgëzoj Brahon në detyrën e tij të re dhe që me kërshëri mirëpresim bashkëpunimin me të në ditët dhe muajt në vijim”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit

By: Elva
11 December 2025 at 15:40

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat, Gonzato uroi drejtuesin e ri dhe theksoi se ajo që Bashkimi Europian ka kërkuar vazhdimisht është që kreu i SPAK të ketë nivele të larta pavarësie dhe integriteti. […]

The post Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit appeared first on BoldNews.al.

KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent

11 December 2025 at 07:36

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjedh të enjten më 11 dhjetor drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i cili do të drejtojë këtë strukturë për tre vitet e ardhshme. Kandidatët në garë për këtë pozicion janë, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe […]

The post KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent appeared first on Reporter.al.

BE kërkon transparencë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Procesi të jetë i hapur

By: Elva
10 December 2025 at 17:03

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila do të zhvillohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Bashkimi Europian ka kërkuar që procesi të jetë i hapur, transparent dhe i bazuar në integritet profesional. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili do […]

The post BE kërkon transparencë në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Procesi të jetë i hapur appeared first on BoldNews.al.

Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK

10 December 2025 at 15:20

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e tij ambasadori theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin, vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Dhjetori, ministri Gonxhja: Rinia është motori i reformave dhe integrimit europian

By: redi
8 December 2025 at 20:10

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, mesazhet kryesore drejtuar të rinjve u përqendruan tek roli i tyre në proceset transformuese të vendit, nga integrimi europian deri te zhvillimi ekonomik e shoqëror. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u bënë thirrje të rinjve të angazhohen më shumë në ndryshimet që vendi synon të arrijë deri në…

Source

“Luftë korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel të rinjve: Mos u largoni, veproni!

By: armand
8 December 2025 at 18:34

Në Ditën e Rinisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka drejtuar apelin e tij pikërisht brezit të ri. Në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, ai theksoi se në procesin e integrimit të vendit do të kërkohet më shumë angazhim për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe krimit, duke nënvizuar se të rinjtë duhet […]

The post “Luftë korrupsionit dhe krimit”/ Gonzato apel të rinjve: Mos u largoni, veproni! appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori Gonzato thirrje rinisë: Sillni Europën në Shqipëri, duhet të veproni

By: redi
8 December 2025 at 18:07

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në Ditën e Rinisë, i është drejtuar të rinjve të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri, duke theksuar se integrimi është një mundësi në të cilën duhet të mobilizohen të gjithë për t’ia arritur. Ai tha edhe se procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. ”Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’…

Source

Gonzato: FELT 2025, një urë e re kulturore mes Shqipërisë dhe Europës

7 December 2025 at 17:35

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Festivali Evropian i Letërsisë, FELT 2025, u mbajt në Tiranë gjatë pesë ditëve të fundit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi punën, bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët që ky aktivitet ka sjellë në jetën kulturore të Tiranës.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se, këto ditë janë shndërruar në një hapësirë të jashtëzakonshme dialogu, ku u ndërtuan ura mes kulturave dhe përvojave që pasqyrojnë pasurinë e Evropës së bashkuar dhe të larmishme.

Ai u shpreh i nderuar që ishte pjesë e “Arkitekturës së Mendimit”, një nismë që synon të kontribuojë për “Evropën që duam dhe Evropën ku i takon të jetë Shqipëria”.

Gonzato falënderoi shkrimtarët, botuesit, moderatorët dhe përkthyesit, duke i cilësuar si ura të vërteta mes kulturave.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për ambasadat e Francës, Irlandës, Çekisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Austrisë, Spanjës, Holandës, Bullgarisë, Greqisë dhe Kroacisë, të cilat këtë vit dyfishuan pjesëmarrjen në festival.

Një falënderim të veçantë ambasadori e adresoi për Institutin Italian të Kulturës, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Ministrinë e Arsimit, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Me shpresën që FELT të shndërrohet në një pikë të qëndrueshme referimi për jetën kulturore të Tiranës, ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e këtij dialogu evropian që e afron edhe më shumë Shqipërinë me familjen evropiane.

/gj.m/r.e/

The post Gonzato: FELT 2025, një urë e re kulturore mes Shqipërisë dhe Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Angazhim i përbashkët për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave

5 December 2025 at 17:43

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi sot me mbështetjen e Dukatit të Madh të Luksemburgut një konferencë ku u theksua rëndësia e garantimit të sigurisë, dinjitetit dhe mbështetjes afatgjatë për çdo grua dhe fëmijë në Shqipëri.

Duke bërë bashkë institucione, bashki, shoqëri civile dhe partnerë ndërkombëtarë, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, u ritheksua angazhimi i përbashkët për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato në fjalën e tij në këtë konferencë u shpreh se, “strehëzat janë shumë më tepër sesa hapësira emergjente; ato janë shërbime thelbësore publike që mbrojnë jetët dhe mbështesin rimëkëmbjen”.

“Financimi i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për to duhet të kuptohet si një përgjegjësi thelbësore e shtetit, e jo si diçka që varet nga projekte të përkohshme apo të drejtuara nga donatorët”, tha Gonzato.

“Këto strehëza dhe shërbimet e tyre duhet t’u përgjigjen realisht nevojave të viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre”, shtoi ai.

“Bashkimi Evropian  dhe shtetet anëtare duan ta ndihmojnë Shqipërinë të ndërtojë një shoqëri ku çdo grua dhe çdo fëmijë mund të jetojnë në siguri dhe të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre”, u shpreh ambasadori Gonzato.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Angazhim i përbashkët për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE mbështetje bashkive të Shqipërisë me fondin 11 milionë euro nga 1 janari

4 December 2025 at 16:50

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Komiteti i Dytë i Përbashkët Konsultativ, mes Komitetit Evropian të Rajoneve dhe Shqipërisë, u mbajt sot në Tiranë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë, në një njoftim në rrjetet sociale thekson se ky sesion shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përfshirjes së nivelit lokal në procesin e integrimit në BE.

Sipas BE-së, diskutimet u fokusuan në rolin dhe nevojat e bashkive në procesin e anëtarësimit, si dhe në mbështetjen që ofron BE-ja përmes Planit të Rritjes dhe programeve të tjera për të nxitur zhvillimin lokal dhe për të promovuar demokracinë lokale.

“Bashkitë shqiptare ende përballen me sfida të mëdha dhe vendi duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të krijuar një mjedis mundësues që ato të kontribuojnë në procesin e anëtarësimit në BE, të përgatiten për të përfituar sa më mirë nga mundësitë dhe fondet e BE-së, dhe në fund të shërbejnë më mirë qytetarët, familjet dhe komunitetet kudo që jetojnë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë bashkitë e Shqipërisë përmes programit të ri EU4Municipalities, me vlerë 11 milionë euro, që nis nga 1 janari. Ne duam të forcojmë kapacitetet lokale, investimet, demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të qytetarëve”, u shpreh në fjalën e tij ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm edhe disa prej kryetarëve të bashkive më të mëdha në vend, mes tyre edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

Sako tha se në këtë event u prezantua projekti “BE për Bashkitë”, ndërsa bashkëbisedimet u fokusuan në tema si Bashkitë dhe Integrimi në BE, Plani i Rritjes dhe Fondet e BE-së si Mundësi për Zhvillimin Vendor, Rëndësia e Decentralizimit Fiskal dhe Qëndrueshmërisë Financiare për Demokracinë Vendore.

“U diskutua gjithashtu për rolin që kanë qeverisjet vendore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në fjalën time theksova se mbështetja e BE-së duhet të bëhet më e prekshme për qytetarët tanë, në mënyrë që ata të fillojnë të përjetojnë standardet evropiane të shërbimeve që sot, teksa vendi ynë ndodhet në negociata për anëtarësim”, tha Sako.

Në këtë aktivitet, morën pjesë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Këshilltari Rajonal i Toskanës, Antonio Mazzeo, drejtorja ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, Adelina Farriçi, përfaqësues të BE, ekspertë vendas e të huaj, kryetarë të disa bashkive të vendit, etj.

/e.i/a.f/r.e/

The post BE mbështetje bashkive të Shqipërisë me fondin 11 milionë euro nga 1 janari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE panair për ekonominë qarkulluese Gonzato: Fokusi te tranzicioni i gjelbër dhe inovacioni

26 November 2025 at 13:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizoi një panair të posaçëm të dedikuar sektorit privat dhe ekonomisë qarkulluese, me synimin për të nxitur inovacionin dhe adoptimin e praktikave të qëndrueshme në bizneset shqiptare.

Aktiviteti mblodhi kompani, organizata dhe aktorë të ndryshëm institucionalë që ndajnë të njëjtin vizion për një ekonomi më të pastër dhe më efikase.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi në fjalën e tij se informimi i bizneseve dhe qytetarëve mbi procesin e integrimit europian dhe tranzicionin e gjelbër është thelbësor.

Ai u ndal veçanërisht tek rëndësia e ripërdorimit dhe riciklimit, duke vënë në dukje se këto janë shtylla kryesore për një mjedis më të qëndrueshëm.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një proces transformues që prek çdo pjesë të shoqërisë. Shqipëria dhe BE duhet të bëjnë më shumë për të komunikuar me qytetarët mbi ripërdorimin dhe riciklimin. Ne nuk imponojmë standarde, por duam të mbështesim bizneset që të adoptojnë praktika më të gjelbra dhe inovative”, u shpreh Gonzato.

Ai theksoi se ky panair përfaqëson një mundësi të rëndësishme për kompanitë shqiptare, të cilat përfitojnë nga një qasje më e lehtë në tregjet europiane, rritja e investimeve në teknologji dhe krijimi i një mjedisi më të favorshëm për zhvillim dhe inovacion.

“Inkurajoj të gjitha bizneset që të jenë të informuara dhe aktive në këtë proces, duke investuar në inovacion që ndihmon tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë”, shtoi ai.

Gonzato e cilësoi tranzicionin e gjelbër si një proces gjithëpërfshirës, ku sektori privat luan një rol kyç.

Ai nënvizoi se plani europian i mbështetjes krijon kushtet më të mira që Shqipëria ka pasur ndonjëherë për të ecur para drejt një ekonomie të qëndrueshme.

Panairi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të fuqizimit të bizneseve shqiptare, duke i ndihmuar ato të adoptojnë standarde të reja të ekonomisë qarkulluese dhe të përgatiten më mirë për sfidat dhe mundësitë e tregut europian.

/gj.m/j.p/

 

The post BE panair për ekonominë qarkulluese Gonzato: Fokusi te tranzicioni i gjelbër dhe inovacioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

20 November 2025 at 16:26

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi një vizitë dyditore në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite, Dumani u takua me zyrtarë të lartë të BE-së: Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i DG NEAR; Salla Saastamoinen, Drejtoreshë në detyrë e Përgjithshme në OLAF; Irena Moozová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e DG JUST; Marko Makovec, Shef i Kabinetit të Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos dhe Alexander Ëinterstein, Shef i Kabinetit të Komisionerit për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranën bëri të ditur se, vizita dëshmon për arritjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan forcën, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e SPAK-ut, si dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me agjencitë e BE-së, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se, “BE-ja ka qenë dhe do të mbetet një mbështetëse e fortë e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimit, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

“Ruajtja e rezultateve solide të SPAK-ut edhe nën drejtimin e tij të ri në vitin 2026 e më tej do të jetë kyçe për vazhdimin e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Gonzato.

“Kjo është e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe të BE-së dhe për forcimin e sundimit të ligjit. SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Edhe institucionet e tjera shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi Gonzato.

/gj.m/

The post Dumani vizitë në Bruksel, BE: SPAK arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

14 November 2025 at 12:36

TIRANË, 14 nëntor /ATSH-Gjergji Mima/ Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë nëpërmjet motos “Redukto, ripërdor, riciklo për një Shqipëri më të gjelbër,” duke shpjeguar si detyrimet, ashtu edhe përfitimet e tranzicionit të gjelbër që po zhvillohet në vend.

Në “Shtëpinë e Evropës” u çel dje fushata e BE-së “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” dhe u bisedua mbi klimën “Inteligjente, e qëndrueshme, qarkulluese”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij në këtë event  u shpreh se, “Tranzicioni i gjelbër është në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Nuk është opsional për Shqipërinë – dhe as për asnjë vend tjetër”.

Ai theksoi se, “nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësim në BE, por përfaqëson edhe një mundësi të madhe për rritje të qëndrueshme dhe vende pune, si dhe është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit publik”.

“Mbrojtja e mjedisit, ndërtimi i një ekonomie rrethore dhe avancimi i veprimit për klimën janë përgjegjësi të përbashkëta, një përpjekje kolektive ku përfshihen qeveria, shoqëria civile, bizneset, mediat dhe vetë qytetarët”, theksoi Gonzato.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare Austri, Gjermani, Francë dhe Suedi po e mbështesin Shqipërinë në çdo hap, me financim, ekspertizë, praktika më të mira dhe partneritete të forta – si dhe duke ndihmuar për të informuar dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët,” u shpreh Gonzato.

Shqipëria po përshpejton tranzicionin e saj të gjelbër përmes fushatës së financuar nga BE-ja “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër”, e nisur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në kuadër të projektit “EU4GreenGen”.

Fushata zhvillohet teksa Shqipëria avancon në negociatat për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një ndër kapitujt më kërkues teknikisht dhe financiarisht, por njëkohësisht edhe më transformues.

Ndërsa vendi po kalon nga një model linear drejt atij ekonomik qarkullues dhe të qëndrueshëm, fushata synon të informojë bizneset mbi detyrimet dhe mundësitë e tyre, të promovojë fondet e gjelbra të BE-së dhe të nxisë sektorin privat të përshtasë praktika më miqësore me mjedisin.

Fushata tregon se reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi i materialeve dhe riciklimi i burimeve nuk janë vetëm detyrime ndaj mjedisit, por edhe zgjedhje të zgjuara për ekonominë.

Nga nëntori 2025 deri në fillim të vitit 2026, një seri aktivitetesh do të mbahen në të gjithë vendin, duke angazhuar institucionet shtetërore, bizneset, akademinë dhe të rinjtë.

Çelja e fushatës së BE-së “Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të Gjelbër” Foto: And...
1 nga 13

/a.f/

The post Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyfytyrësia e Gonzatos

By: armand
13 November 2025 at 12:05

Nga Boldnews.al Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha në studion e Grida Dumës se vitin tjetër do të dalë në pension. Ai tha gjithashtu se, pas pensionimit, ka vendosur të blejë një shtëpi të madhe në Verona, ku do të mirëpresë familjen e tij të zgjeruar. Natyrisht, me një eksperiencë prej gati 40 vitesh […]

The post Dyfytyrësia e Gonzatos appeared first on BoldNews.al.

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

By: Elva
12 November 2025 at 23:05

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila lidhej me jetën e tij personale. Në intervistën për emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Gonzato e cilësoi deklaratën si të papërshtatshme dhe të pakëndshme, duke theksuar se ajo që e shqetësoi më […]

The post Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi appeared first on BoldNews.al.

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

By: Brisi
12 November 2025 at 22:55

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka komentuar sot hetimet për zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Gonzato u shpreh se BE respekton një politikë për të mos komentuar  çështjet në hetim, ndërsa shtoi se prezumimi i pafajësisë është sipas tij një […]

The post Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato appeared first on BoldNews.al.

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

By: Brisi
12 November 2025 at 22:43

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato,u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit. I ftuar në emisionin “Top Story” Gonzato tha ndër të tjera një mesazh në ‘emër’ të Bashkimit Europian se nëse preket sistemi i drejtësisë, ‘kompromentohen shanset për t’u anëtarësuar në BE’. Pjesë nga intervista Pyetje: Ju […]

The post Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE appeared first on BoldNews.al.

❌
❌