Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

By: V K
30 October 2025 at 15:05

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Nga Kuvendi, Bogdani bëri me dije se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa ai për drejtuesin e SPAK-ut është planifikuar të mbyllet në fillim të dhjetorit.

“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH, në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme, për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi”, u shpreh Bogdani.

Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, kryetarja e KLP-së, theksoi se synohet që përzgjedhja të bëhet përpara mbarimit të mandatit të aktualit, në mënyrë që tranzicioni të zhvillohet normalisht.

“Për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta në fillim të dhjetorit do të përfundojë procesi, në mënyrë që drejtuesi i ri të marrë detyrën në mënyrë sa më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 dhjetor, kur mbaron mandati i tij”, shtoi Bogdani.

The post Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat appeared first on Albeu.com.

Bogdani: Puna e SPAK nuk kolapson nga përfundimi i mandateve të prokurorëve

30 October 2025 at 14:40

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani tha sot në Kuvend se nuk parashikon kolaps në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të prokurorëve dhe të drejtës së tyre për të mos rikandiduar.

Bogdani tha se të gjithë prokurorët, brenda ose jashtë SPAK, janë gati për të mbrojtur interesin publik, pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Bogdani sqaroi se SPAK i ka krijuar konturet e veta dhe se mandatet e prokurorëve nuk përfundojnë të gjithë në një kohë.

“Ne nuk mund të bëjmë vlerësim apo ndryshim legjislacioni. Në kushtet aktuale jemi të detyruar të zbatojmë në mënyrë rigoroze Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Lidhur me mundësinë eventuale nëse mund të kolapsohet puna e SPAK apo jo, do thoja që të gjithë prokurorët, pavarësisht se ushtrojnë ndjekjen penale parën SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik, pavarësisht strukturës ku shërbejnë.

“Ka shumë prokurorë në sistem që kanë patur vlerësimin shkëlqyeshëm, kanë maturinë e nevojshme, kanë ekspertizën për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Nuk mendoj se mundet të kolapsojë puna e SPAK. Aq më tepër që struktura është ngritur, SPAK ka definuar konturet e veta dhe ka një lloj ripërtëritje në mënyrë të pjesshme kohore të anëtarëve të vet”, u shpreh Bogdani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar vazhdimisht mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të SPAK, pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Bogdani u pyet edhe për afatet e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe BKH-së. Procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet në fillim të dhjetorit.

“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët, rreth datës 10 nëntor pritet të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit, por jemi duke e diskutuar me anëtarët e Këshillit. Besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16, kur mbaron mandati i drejtuesit aktual”, theksoi Bogdani.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bogdani: Puna e SPAK nuk kolapson nga përfundimi i mandateve të prokurorëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

By: Ela
30 October 2025 at 14:49

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani ka dhënë detaje sot mbi afatet e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy institucioneve kyçe të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nga Kuvendi, Bogdani bëri me dije se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së pritet të […]

The post Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat appeared first on BoldNews.al.

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

By: armand
30 October 2025 at 13:47

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka raportuar veprimtarinë e punës për vitin 2024 të institucionit që drejton në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo evidentoi dhe vakancat në institucion duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem. “Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46 të vlerësimeve […]

The post Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak appeared first on BoldNews.al.

Mandati i prokurorëve të SPAK/ Bogdani kundër Dumanit: Nuk do të ketë kolaps!

By: xhir jeta
30 October 2025 at 13:41

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, është deklaruar kundër kërkesës se kreut të SPAK Altin Dumani, për zgjatje të mandatit të prokurorëve të posacëm.

Në raportin në Kuvend, për punën e KLP gjatë 2025, Bogdani u shpreh se nuk parashikon kolaps në punën e prokurorisë së posacme.

“S’mund të vlerësojmë, nuk ndryshojmë dot legjislacion. Ne zbatojme Kushtetutën dhe legjislacionin.

Sa kohë që prokurorët e SPAK lidhen me pëfundimin e 1 mandati, do thoja që gjithë prokurorët janë të përgatitur për të ushtruar ndjekje penale në çdo strukturë që ata janë. S’mendoj se kolapsohet struktura e SPAK pavaresisht se 11 prokurorëve u mbaron mandati” u shpreh ajo./abcnews.al

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

23 October 2025 at 19:25

Prokurori Sokol Stojani dhe kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani debatuan të enjten në lidhje me procedurën e ndjekur për plotësimin e vendit vakant në Prokurorinë e Sarandës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye […]

The post Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit appeared first on BoldNews.al.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk ka paqe mes Stojanit dhe Bogdanit

23 October 2025 at 17:44

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës u kthye në objekt debati mes anëtarit të Këshillit, Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani. Në rendin e ditës ishte rikthyer për diskutim çështja e plotësimit të vendit vakant, […]

The post Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk ka paqe mes Stojanit dhe Bogdanit appeared first on Reporter.al.

Bogdani: Nuk ka presione, po verifikojmë platformat e kandidatëve për kreun e SPAK

20 October 2025 at 17:21

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale së bashku me Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike zhvilluan një seancë dëgjimore të përbashkët për raportimin e veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024 nga kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani.

Pas prezantimit të veprimtarisë, Bogdani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni nëse ka një qëndrim për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh në fjalën e tij se, “Republika e Prokurorëve” po kthehet në kërcënim për shtetin e së drejtës duke sfiduar të gjitha institucionet”.

Blushi theksoi se, “Prokuroret nga akuzatorë, po kthehen ne inkuizitore ndaj  qytetarëve të thjeshtë e sidomos ndaj opozitës”.

Blushi shtoi se, “SPAK është në krye të inkuizicionit, me qasje represive ndaj opozitës dhe pluralizmit politik”.

“Prokurorët me kërkesat e tyre po mbushin burgjet me të pafajshëm. Madje më e rëndë është fakti se 1/3 e të paraburgosurve janë pa akuzë”, tha më tej Blushi.

Blushi tha se “po krijoni perceptimin e gabuar se ‘Akuza jep drejtësi’, kur në fakt drejtësinë duhet ta japë gjykata”.

Deputeti i PL foli edhe për arrestimin e avokatit Barjami në Elbasan.

“Arrestimi i një avokati është një barbarizëm institucional, që duhet të ngrinte në këmbë shtetin e së drejtës. Ju si KLP heshtët”, iu drejtua Blushi drejtueses së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Blushi gjithashtu e pyeti Bogdanin nëse ka presione nga diplomatë të caktuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

“Ju thatë që nuk ndiheni nën presion nga politika, po sugjerime nga diplomatë të caktuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK a keni?”, iu drejtua Blushi drejtueses së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Mirela Bogdani, në përgjigjen e saj, mohoi që KLP të ketë ndonjë rol në ndonjë procedim penal apo ndërhyrje në dosje.

“KLP nuk ndërhyn në asnjë rast, në asnjë dosje. Ky është thelbi i reformës në drejtësi. Ne merremi vetëm me vlerësimet e indikatorëve profesionalë në një fazë të mëvonshme, jo gjatë procedimeve penale.”

Sa i përket akuzave për qasje represive të SPAK, Bogdani tha se është çështje perceptimi: “Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një qasje represive. Të gjithë jemi ndryshe, edhe binjakët identikë janë të ndryshëm. Ka njerëz më të ashpër, disa më tolerantë. Janë faktorë natyrorë, personalë, edhe biokimikë. Por kjo nuk do të thotë që ka presion institucional”.

Bogdani shtoi se KLP vëzhgon sjelljen e prokurorëve në mënyrë periodike, por nuk ka asnjë autoritet mbi vendimmarrjen brenda hetimeve konkrete.

Bogdani tha se, KLP ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit informacion më të detajuar lidhur me ngjarjen dhe më pas do të dalë me një qëndrim për rastin.

“Lidhur me avokatin e arrestuar në Elbasan, ne kishim një mbledhje sot dhe diskutuam në mënyrë informale, vendosëm që fillimisht të kërkojmë informacion dhe më pas do të qartësojmë qëndrimin. Nuk mund të shprehim pa pasur një informacion të plotë të mënyrës se si kanë rrjedhur ngjarjet”, tha drejtuesja e KLP.

E pyetur për zgjedhjen e drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të SPAK, Bogdani tregoi fazën në të cilën ndodhet procesi.

Për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Bogdani tha se roli i KLP në këtë proces është formal, dhe vetëm pret emrin e përzgjedhur nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për këtë qëllim, që ta emërojë.

“Ne jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme që të sjellë urdhrin e propozimit për ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund të jetë momenti që Këshilli të ketë një rol më aktiv të procedurës së ndjekur, por roli i Këshillit është vetëm formal. Ne e kemi diskutuar gjatë këtë dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do të sjellim emrin nga SPAK dhe komisioni”, tha Bogdani.

Për drejtuesin e SPAK, Bogdani tha se në vazhdim KLP do të vazhdojë me verifikim e platformave, profilit të tyre etj.

Ndër të tjera, ajo theksoi se KLP nuk po përballet me presion nga asnjë faktor për përzgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

“Unë e përmenda pak më parë që kemi miratuar kushtet dhe kriteret formale për prokurorët që kanë aplikuar. Këshilli më pas do të vijojë me verifikimin e platformës, dosjeve që kanë sjellë, analizë dhe konkluzion përfundimtar në seancën dëgjimore, intervistën dhe votimin. Për çështje sugjerimesh, nuk ka presione”, tha Bogdani.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Bogdani: Nuk ka presione, po verifikojmë platformat e kandidatëve për kreun e SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestimi i avokatit Bajrami, KLP: Nuk duam të nxitohemi, nesër do vendosim nëse do të kemi qëndrim ose jo

By: redi
20 October 2025 at 16:46

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani ndodhet para Komisionit të Ligjeve dhe e pyetur nga deputeti demokrat Gjin Gjoni, lidhur me arrestimin e avokatit në Elbasan pak ditë më parë, Bogdani tha se nuk mund të vendosim pa pasur informacion se si ka rrjedhur ngjarja e si është bërë arrestimi. ”Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion…

Source

Bogdani: SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, sfidë vakancat

20 October 2025 at 16:55

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale së bashku me Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike zhvilluan një seancë dëgjimore të përbashkët për raportimin e veprimtarisë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2024.

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani u shpreh se “janë miratuar 7 raporte periodike vlerësimi etikë dhe profesional për prokurorët, një raport për drejtues dhe një raport i përshpejtuar”

Bogani theksoi se, vlerësimi kryhet mbi bazën e 4 kritereve kryesore që janë aftësi profesionale, aftësi organizative, etika dhe angazhimi profesional, si dhe aftësia personale dhe angazhimi në to.

Aktualisht theksoi ajo, “ne kemi miratuar në total 41 raporte vlerësimi”, teksa shtoi se, objektivi i vendosur nga partnerët ndërkombëtarë dhe BE-ja është 55 raporte deri në përfundim të vitit.

Bogdani theksoi se, “në vijim të këtij procesi Këshilli ka vijuar intensivisht procesin e verifikimit të figurës dhe pasurisë për 25 kandidatë që kanë ndjekur formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin 2024-2025”.

Gjithashtu shtoi Bogadani, “janë 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin fillestar për vitin 2024. Janë gjithashtu procedura të kryera për 9 kandidatë për pozicionin drejtues për Prokuroritë për Juridiksionin e Përgjithshëm”.

Sa i takon sfidës së menaxhimit të vakancave në sistemin e prokurorisë, Bogdani theksoi se, “në vitin 2024 numri i prokurorëve në detyrë ka qenë 218 nga 341 të parashikuar. Kemi pasur një numër rreth 64% në sistem , ndërsa pjesa tjetër ka qenë vakanca të përhershme dhe të përkohshme”.

Sa i takon proceseve të emërimeve edhe ngritjeve në detyrë, Bogdani u shpreh se, KLP ka realizuar gjatë vitit 2024, 3 ngritje në detyrë në pozicione drejtues prokurorish, 2 riemërime në pozicione drejtuesi, ndërsa lidhur me lëvizjet paralele, 8 prokurorë janë transferuar me pëlqim në prokuroritë e tjera për të balancuar ngarkesat”.

Lidhur me ngritjet në detyrë, Bogdani theksoi se , “Këshilli ka realizuar procesin e ngritjes në detyrë të 3 prokurorëve në SPAK, duke përmbushur kështu numrin 20 të prokurorëve në strukturë”.

Ndërkohë, shtoi ajo, “përveç këtyre ngritjeve në SPAK janë 23 prokurorë të diplomuar në vitin 2024 që janë emëruar dhe caktuar në detyrë duke kontribuuar kështu në përmbushjen e vakancave të krijuara në sistem”.

/gj.m/a.f/

The post Bogdani: SPAK është plotësuar me 20 prokurorë, sfidë vakancat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

10 October 2025 at 15:01

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024. Relatori i […]

The post Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit appeared first on Reporter.al.

VanHorn takim me kryetaren e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK, thelbësor

25 September 2025 at 15:46

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilloi dje një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se në takim u diskutua mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në KLP.

“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani është në përfundim të mandatit të tij 3-vjeçar, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shpalljen e vendit vakant për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 17 shtator.

Prokurorët do të kenë mundësi të aplikojnë për këtë post me rëndësi deri më 8 tetor të këtij viti.

Nga takimi i Nancy VanHorn me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post VanHorn takim me kryetaren e KLP: Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK, thelbësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

25 September 2025 at 15:50

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Takimi vjen në një kohë […]

The post Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani appeared first on BoldNews.al.

Humor nga Ambasadori i BE-së/ Kërkon transparencë dhe meritokraci në KLP

By: Elva
10 September 2025 at 13:23

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka bërë një kërkesë të madhe, gjatë takimit me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani: transparencë dhe meritokraci në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së njoftoi se do ta ndjekë nga afër këtë proces, ndërsa Gonzato këmbënguli se procedura duhet […]

The post Humor nga Ambasadori i BE-së/ Kërkon transparencë dhe meritokraci në KLP appeared first on BoldNews.al.

Kreu i ri i SPAK/ Ambasadori i BE takon kreun e KLP: Do ndjekim procesin

By: xhir jeta
10 September 2025 at 13:28

Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë  drejt Bashkimit Evropian” shkruan Gonzato në një postim në facebook ndërsa shton se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”- thuhet më tej në postim

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori i BE-së: Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor

10 September 2025 at 13:16


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ku pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së bëri me dije se Bashkimi Evropian se do të ndjekë nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme dhe inkurajoi KLP-në për zhvillimin e një procedure transparente dhe mbi baza meritokratike, raporton euronews.al.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

KLP përfshihen nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

2 September 2025 at 19:32

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin. Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e […]

The post KLP përfshihen nga debatet për drejtimin dhe buxhetin appeared first on Reporter.al.

Sherri për buxhetin në KLP, publikohet audio! Stojani akuza kryetares Bogadani: Jemi agjenci udhëtimi?

By: Ardit
2 September 2025 at 15:53

Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka nxehur së tepërmi gjakrat në KLP. Në mbledhjen e së hënës, anëtari Sokol Stojani ka shigjetuar ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të këshillit, raporton A2 CNN. Stojani e ka vlerësuar si të pakuptimtë garantimin e pagave si prioritet […]

The post Sherri për buxhetin në KLP, publikohet audio! Stojani akuza kryetares Bogadani: Jemi agjenci udhëtimi? appeared first on BoldNews.al.

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

31 July 2025 at 18:13

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me shumicë votash të enjten propozimin e anëtarit Sokol Stojani për mënyrën e përzgjedhjes së mentorëve që do të drejtojnë praktikën e magjistratëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës, duke rrëzuar një variant të mëparshëm të miratuar me shumicë në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës. Sipas variantit të propozuar […]

The post KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve appeared first on Reporter.al.

❌
❌