Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe

By: Ela
22 December 2025 at 13:50

Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media. Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin. Mësohet se Meçe u mbajt për […]

The post Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe appeared first on BoldNews.al.

BKH i sekuestron telefonin drejtoreshës së rëndësishme të Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

By: Ela
20 December 2025 at 14:14

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën. Ervina Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, si Drejtoreshë e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të […]

The post BKH i sekuestron telefonin drejtoreshës së rëndësishme të Prodës, kontroll zyrës dhe banesës appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

By: V K
16 December 2025 at 12:13

Ditën e sotme,  Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

“Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI”, informoi ajo.

Klajdi Merkaj, është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

The post Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI appeared first on Albeu.com.

BKH zbarkon në zonën e Kodrës së Diellit, operacioni ende në vijim

By: V K
16 December 2025 at 08:46

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni mbahen ende tepër sekret, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e BKH-së.

The post BKH zbarkon në zonën e Kodrës së Diellit, operacioni ende në vijim appeared first on Albeu.com.

Analiza e fakteve/ Sa reale është lufta mes Ramës kundër SPAK dhe BKH

By: Elva
15 December 2025 at 18:56

Fundi i javës që sapo u mbyll krijoi një iluzion që jo domosdoshmërisht përputhet me realitetin. Atë të një përplasjeje tashmë edhe publike midis kryeministrit, në njërën anë dhe SPAK-ut dhe BKH-së në anën tjetër. Shkak për këtë është bërë një vizitë e hetuesve të BKH-së, të cilët, më 20 nëntor, pasi kishin shkuar në […]

The post Analiza e fakteve/ Sa reale është lufta mes Ramës kundër SPAK dhe BKH appeared first on BoldNews.al.

BKH me patllake të lagur para Ramës!

By: Brisi
15 December 2025 at 18:47

Nga Boldnews.al Në ditë pushimi, kryeministri Edi Rama jo pa qëllim hapi diskutimin e zgjatur të çështjes Balluku, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të rrëzojë vendimin e SPAK dhe GJKKO-së që pezullonte nga detyra zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ramës i duhej të futej në rol, sikur e […]

The post BKH me patllake të lagur para Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Kryeministri Rama reagon pas deklaratës së BKH-së: Nuk i kritikova hetuesit për armëmbajtje pa leje!

By: M C
14 December 2025 at 17:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në ambientet e Kryeministrisë, ku sipas tij, hetuesit e BKH janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës pasi u është kërkuar të dorëzojnë armët përpara se të hynin në institucion.

Në një reagim të tij, Rama sqaroi se kritika e tij nuk lidhet me armëmbajtjen me leje, por sipas tij, me mungesën e etikës profesionale dhe njohurive ligjore nga ana e disa anëtarëve të BKH-së.

“Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë”, shkruan Rama.

Rama shtoi se nëse ky do të ishte një rast i izoluar, nuk do ta kishte përmendur publikisht, por sipas tij, episodi është pjesë e një serie problematikash që tregojnë boshllëqe etike dhe profesionale në disa struktura të drejtësisë së re.

“Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale – thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.

Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale – thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re.

Gjithësesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.

REAGIMI I BKH-së

BKH ka hedhur poshtë deklaratën e Ramës, duke sqaruar se hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Më pas, sipas BKH-së, njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve dhe Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

“Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”, thotë BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit thekson më tej se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

Sipas tyre, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave më datë 20 nëntor 2025, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Njoftimi i plotë i BKH-së

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

The post Kryeministri Rama reagon pas deklaratës së BKH-së: Nuk i kritikova hetuesit për armëmbajtje pa leje! appeared first on Albeu.com.

“Ca trimosha erdhën në Kryeministri, nuk dorëzonin ‘patllaken’!”- BKH i përgjigjet Ramës: S’ka pasur përplasje mes hetuesve dhe punonjësve të Gardës!

By: M C
14 December 2025 at 16:13

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratës së sotme, 14 dhjetor, të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës dhe janë përpasur me punonjësit e Gardës.

BKH ka hedhur poshtë deklaratën e Ramës, duke sqaruar se hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Më pas, sipas BKH-së, njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve dhe Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

“Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”, thotë BKH.

Byroja Kombëtare e Hetimit thekson më tej se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

Sipas tyre, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave më datë 20 nëntor 2025, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Njoftimi për mediat i BKH-së

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

The post “Ca trimosha erdhën në Kryeministri, nuk dorëzonin ‘patllaken’!”- BKH i përgjigjet Ramës: S’ka pasur përplasje mes hetuesve dhe punonjësve të Gardës! appeared first on Albeu.com.

Rama: Reflektim ndërinstitucional për garantimin e suksesit të Reformës në Drejtësi

14 December 2025 at 17:16

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X pas sqarimit publik të Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me episodin e ndodhur në ambientet e Kryeministrisë.

Në reagimin e tij, Kryeministri sqaron se kritika e bërë prej tij nuk kishte të bënte me armëmbajtjen pa leje, por me, siç e cilëson ai, “padijen etike dhe ligjore” që i shtyu hetuesit  e BKH të tentonin të hynin në ambientet e Kryeministrisë të armatosur.

“Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re!

Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur në fakt unë nuk i kritikova për armëmbajtje pa leje, po për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.”, shkruan Rama.

“Sikur të ishte ky një rast i veçuar, padiskutim që nuk do ta kisha cekur në kuadër të qëndrimit të sotëm mbi simptomat e lartpërmendura, por fatkeqësisht ky ishte më i ëmbli i episodeve që munda të gjej, për trimoshat e BKH-së që shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale – thënë kjo shumë ëmbëlsisht për këtë pjesë të problematikës së sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re”, shkroi Rama.

Në përfundim, Rama bën thirrje për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional, me synimin për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi.

“Gjithsesi, po e përsëris, ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur të nga ujërat e pistë, në një proces historik ku duhet të garantojmë suksesin e Reformës në Drejtësi, duke garantuar medoemos pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë që kura te bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë e të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.

/e.xh/a.f/

 

The post Rama: Reflektim ndërinstitucional për garantimin e suksesit të Reformës në Drejtësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH: Asnjë përplasje me Gardën në Kryeministri, armët u dorëzuan sipas rregullave

14 December 2025 at 16:18

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Byroja Kombëtare e Hetimit, në një reagim për mediat, thekson se tre hetuesit e saj kanë zbatuar rregulloren, duke respektuar edhe kërkesat e Gardës së Republikës gjatë paraqitjes në Kryeministri më 20 nëntor.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, BKH sqaron se tre hetuesit u paraqitën në Kryeministri për të ekzekutuar urdhrin për pezullimin nga detyra, të lëshuar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në ngarkim të të hetuarës Belinda Balluku, me pozicion zëvendëskryeministre dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas njoftimi të BKH-së, “më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres,  Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale”.

BKH thekson se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

Sot në hyrje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama tha se disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, trokitën në derë dhe se nuk pranuan që të dorëzonin armën, referuar rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.

“Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës”, tha ndër të tjera Edi Rama.

/a.f/

The post BKH: Asnjë përplasje me Gardën në Kryeministri, armët u dorëzuan sipas rregullave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH e nxorri bllof/ Rama vijon me sulmet: Trimoshat shfaqin shpesh boshllëqe profesionale

By: Brisi
14 December 2025 at 17:04

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së BKH-së, e cila hodhi poshtë pretendimet e tij në lidhje me armët brenda godinës së Kryeministrisë. Pasi BKH e nxorri bllof, Rama ka vijuar me sulmet verbale teksa është munduar tju kujtojë agjentëve hierarkinë. Ai thotë se trimoshat e BKH-së shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese etike e profesionale, […]

The post BKH e nxorri bllof/ Rama vijon me sulmet: Trimoshat shfaqin shpesh boshllëqe profesionale appeared first on BoldNews.al.

“Më erdhën te Kryeministria me patllake”/ BKH reagon pas deklaratave të Ramës, hedh poshtë pretendimet

By: Brisi
14 December 2025 at 16:03

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh këtë të diel se disa agjentë të BKH-së, i kishin shkruar në Kryeministri me armë duke mos respektuar sipas tij rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës. Në përgjigje BKH hedh poshtë pretendimin e Ramës, teksa sqaron […]

The post “Më erdhën te Kryeministria me patllake”/ BKH reagon pas deklaratave të Ramës, hedh poshtë pretendimet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama vuan nga fobira, ndaloi oficerët e BKH-së sepse mund të sillnin urdhër-arrestin

By: armand
14 December 2025 at 13:07

Kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kishin shkuar në Kryeministri për hetimet e tyre. Berisha deklaroi se Rama është frikësuar, pasi “kishte frikë mos e arrestonin”. Sipas tij, kryeministri ndaloi oficerët e BKH-së duke menduar […]

The post Berisha: Rama vuan nga fobira, ndaloi oficerët e BKH-së sepse mund të sillnin urdhër-arrestin appeared first on BoldNews.al.

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: U është mbushur mendja se janë shteti. Nuk donin të linin “patllaken” tek dera sipas rregullores

By: D Marku
14 December 2025 at 10:11

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e Belinda Ballukut në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Rama tha se vendimi i mëparshëm për pezullimin e Ballukut, goditi organizimin demokratik të shtetit. Gjithashtu Rama ndau edhe një episod duke thënë se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional.
“Nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës. Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.

The post “Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: U është mbushur mendja se janë shteti. Nuk donin të linin “patllaken” tek dera sipas rregullores appeared first on Albeu.com.

“Drejtësia të reflektojë”/ Rama: Ca trimosha të BKH-së më erdhën me “patllake” në Kryeministri!

By: armand
14 December 2025 at 11:16

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një episod ku, sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar madje as rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se është koha për një reflektim serioz të drejtësisë, profesional dhe ndërinstitucional. Sipas Ramës agjentët […]

The post “Drejtësia të reflektojë”/ Rama: Ca trimosha të BKH-së më erdhën me “patllake” në Kryeministri! appeared first on BoldNews.al.

KLP zgjedh me 11 vota Joni Ketën në krye të BKH-së

9 December 2025 at 12:50

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.

KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së duke filluar nga data 9.12.2025.

Pas leximit të rendit të ditës nga kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, anëtari i KLP-së, Vatë Staka kërkoi që të lexohet me detaje informacioni që ka sjellë SPAK.

“Unë për një interes më të madh publik, duhet ta lexojmë relacionin e plotë. Jo një informacion që na është shpërndarë sot në mëngjes ose mbrëmë. SPAK ka sjellë rekomandimin, relacionin dhe vendimin si është ndjekur praktika dhe unë kërkoj nga ana juaj, duhet ta lexoni nga fillimi deri në fund”, tha Staka.

Pas debateve, u vota me shumicë votash nga anëtarët e KLP-së që të lexohet relacioni i përmbledhur i SPAK.

Bogdani duke lexuar relacionin u shpreh se, “procedura është zhvilluar me gjashtë faza, duke filluar me analizimin paraprak të aplikimit, vizitën mjekësore dhe testet për aftësinë fizike, provimin e zgjeruar me shkrim lidhur me esetë që kanë dorëzuar dhe testin për arsyetimin logjik, testin e poligrafit dhe intervistës, verifikimin e figurës dhe deklarimin e pasurisë si dhe identifikimin e kandidatit fitues, trajnimin dhe propozimin për emërim”.

Joni Keta u vota në mënyrë unanime me 11 vota pro nga anëtarët e KLP-së.

Në sallën e KLP-së morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, të cilët ndoqën nga afër procesin, duke nënvizuar rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i kushtojnë funksionimit të këtij institucioni hetimor.

Më 26 nëntor, komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, konkludoi se Joni Keta plotësonte në mënyrë të plotë kriteret profesionale, të integritetit dhe të pastërtisë së figurës, duke e renditur atë si kandidatin më të përshtatshëm mes gjashtë aplikantëve që kaluan të gjitha fazat e procesit.

Propozimi i SPAK-ut u shpall publikisht në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe të BE-së, pas një procesi të detajuar vettingu dhe verifikimi, gjatë të cilit çdo kandidat iu nënshtrua kontrolleve të thelluara nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në garë për drejtuesin e ri të Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

BKH mbeti pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati i Aida Hajnajt. Procesi për plotësimin e vakancës është zgjatur për shkak të vonesave në marrjen e dokumentacionit verifikues nga disa institucione brenda dhe jashtë vendit.

/gj.m/r.e/ /a.g/

The post KLP zgjedh me 11 vota Joni Ketën në krye të BKH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP pranon propozimin e SPAK/ Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

By: Brisi
9 December 2025 at 11:41

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar mesditën e kësaj të marte për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). KLP ka votuar me 11 vota pro, kandidatin e propozuar nga SPAK, Joni Keta, i cili do marrë drejtimin e BKH-së për një mandat 5-vjeçar. Keta ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda […]

The post KLP pranon propozimin e SPAK/ Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së appeared first on BoldNews.al.

KLP emëron Joni Ketën si kreun e ri i BKH-së për 5 vite

By: Fax Web
9 December 2025 at 11:40

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur zyrtarisht këtë të martë, më 9 dhjetor, Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai do të drejtojë institucionin për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

Ai u zgjodh me 11 vota pro dhe asnjë kundër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi vjen pas procesit të vlerësimit të kandidatëve nga SPAK, ku Joni Keta u konsiderua më i përshtatshmi për të udhëhequr BKH-në.

Në mbledhjen ku u mor vendimi i KLP-së morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian, që ndoqën nga afër votimin final.

BKH ka qenë pa drejtues që nga 31 gushti, pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt, dhe vakanca u zgjat për shkak të vonesave në verifikimin e kandidatëve.

KLP voton unanimisht Joni Ketën si kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

By: lindita
9 December 2025 at 11:43

Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarët e KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme. Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH-së. Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime…

Source

KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

9 December 2025 at 10:56

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH është Joni Keta, i cili në rast se votohet do të ketë një mandat 5-vjeçar.

“Rendi i ditës: Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025. Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit””, thuhet në njoftim.

Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.

/a.f/r.e/

The post KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌