Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale

22 December 2025 at 10:47

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho me një mandat tre vjeçar, zëvendëson në këtë detyrë Altin Dumanin.

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho nënvizoi se marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe për të forcuar besimin e qytetarëve. Braho tha se “falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet”.

“Falënderoj paraardhësin në detyrë z. Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe z. Dumani për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Klodian Braho u zgjodh me drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përpara dorëzimit të stafetës te Braho, ish-kreu i SPAK, Dumani tha se sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën e tij 26 vjeçare si prokuror.

“Drejtimi i Prokurorisë së Posçame ka qenë një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot, e them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha Dumani.

“Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve, oficerëve të BKH-së, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo.

Ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë ndërkombëtare, të cilët kanë qenë krah nesh në çdo etapë me ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri”, tha Dumani.

Prezantohet kreu i ri i SPAK - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 13
Prezantohet kreu i ri i SPAK - Foto: Andrin Hoxha

/e.i/a.f/

The post Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Delegacioni i KLP-së, vizitë studimore në Spanjë

19 December 2025 at 21:56

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Delegacioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zhvilloi një vizitë studimore në Spanjë, ku u prit në Prokurorinë e Përgjithshme të Spanjës nga prokurorja e përgjithshme, Teresa Peramato Martín, dhe Francisco Jiménez-Villarejo Fernández, prokuror i lartë dhe drejtues i njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

KLP njofton se në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Sipas KLP-së, gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja mbi organizimin dhe qeverisjen e prokurorisë, menaxhimin e karrierës së prokurorëve, digjitalizimin e proceseve, si dhe rëndësinë e komunikimit institucional dhe marrëdhënieve me median për rritjen e transparencës dhe besimit publik.

Vizita u realizua me mbështetjen e projektit EU4Justice, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit me standardet evropiane.

Vizita konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Spanjës për proceset e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sundimin e ligjit.

/e.i/r.e/a f/

The post Delegacioni i KLP-së, vizitë studimore në Spanjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqtarët: Të shtyhet pensioni/ Në sallat e gjyqit deri 75 vjeç: Kemi stok dosjesh

By: xhir jeta
16 December 2025 at 15:15

Prokurorët dhe gjyqtarët kërkohet dy zgjatet mosha e qëndrimit në detyrë. Kërkesa arsyetohet me faktin e stokut të lartë të dosjeve nëpër gjykata, sic tha deputeti socialist, Olsi Himci që këtë të martë prezantoi nismat e tij për ndryshime në dy ligje të reformës në drejtësi.

 “Numri i larte i dosjeve; unioni i gjyqtareve ka propozuar: Te shtyhet mosha nga 73, ne 75 vjec ne pune per gjyqtaret e prokuroret”

Ndryshi prek ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ku po ashtu parashikohet ti mbyllet dera e Shkollës së Magjistraturës atyre prokuorëve dhe gjyqtarëve që deri më tani e kanë gjetur të hapur, pavarsisht se nuk e kanë kaluar me sukses vettingun apo kanë dhënë dorëehqeje, duke e shmnagur një gjë të tillë.

“Magjistrati qe nuk kalojne vettingun ose jep doreheqjen; sipas vendimit, nuk mund te perzgjidhet ne pozicionin e pedegogut, trajnerit, ekspert, nuk mund te behet pjese e trupes se Shkolles se Magjistratues.”

Ndryshimet e tjera prekin ligjin për Statusin e Gjykatërve dhe Prokurorëve. Në këtë pretendentët që shkojnë në klp dhe klgj, nga radhët e vokatëve, pedagogëve dhe shoqëria civile nuk kalojnë në filtra verifikimesh si për pasurinë, ashtu dhe për integritetin e tyre. Ndryshimet propozojnë që kjo të ndryshohet dhe të përdoret I njëjti vetting si për gjyqtarët e prokurorët.

“Per cdo kategroike kandidatesh parashikohen te njejtat mekanizma kontrolli si per gjyqtaret dhe prokuroret, qe shkojne ne klp dhe klgj.””, ky eshte thelbi i popozimit te ligjit 2. Pasi nga shoqeria civile dhe nga radhet e avokatetve qe shkojne ne perberjen e KLGj dhe KLP, nuk kalonin verifikime sikunder per gjyqtaret dhe prokuroret, sipas ligjit aktual.

Ndryshimet u prezantuan në Komisionin Xhafaj dhe tek Ligjet, në mungesë të deputetëve demokratë që bojkotuan Kuvendin, ndryshe nga ata të Partisë së Lirisë që u bënë pjesë e diskutimeve.

Nisma ligjore, Komici: Veting edhe për anëtarët jo magjistratë të KLP-së dhe KLGJ-së

16 December 2025 at 13:14

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Deputeti Olsi Komici prezantoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, të ndryshuar”, ku të pranishëm ishin vetëm deputetë të mazhorancës pasi mungonin ata të Partisë Demokratike.

Në fjalën hyrëse, Komici theksoi se projektligji synon korrigjimin e paqartësive ligjore dhe plotësimin e boshllëqeve normative të evidentuara gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, duke rritur efektivitetin, transparencën dhe integritetin në qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Ai shtoi se nisma është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe kontribuon në përmbushjen e kërkesave të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Projektligji, i cili përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jo-magjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Ky mekanizëm synon krijimin e një barazie mes anëtarëve magjistratë dhe atyre jo-magjistratë dhe garantimin e integritetit institucional.

Sipas Komicit, procedura për përzgjedhjen e kandidatëve nga fusha e avokatisë fillon nga Avokati i Popullit, vijon me një verifikim të detajuar nga Komisioni i Pavarur Ad Hoc, i cili ka kompetenca të zgjeruara për akses në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjekte private, për të kontrolluar kriteret e pasurisë dhe figurës. Bazë e këtij verifikimi janë raportet e ILDKPKI-së dhe AKSIK-ut.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kalifikuar ose të skualifikuar shqyrtohen në një filtër të dytë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili kontrollon përputhshmërinë e raportit me dokumentacionin e dosjes.

E njëjta procedurë zbatohet për kandidatët që vijnë nga fusha e pedagogëve, ku kompetenca të zgjeruara marrin Dekani dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, si dhe Komisioni Ad Hoc, i cili kryen verifikime të detajuara dhe administron raportet përfundimtare të ILDKPKI-së dhe AKSIK-ut.

Në rastin e kandidatëve nga shoqëria civile, dokumentacioni grumbullohet nga Avokati i Popullit, ndërsa Komisioni i Shoqërisë Civile ka kompetenca për verifikim dhe ka akses në institucione shtetërore dhe subjekte private, duke përfunduar me një raport përfundimtar.

Komici theksoi se, ndryshimet ligjore synojnë të rrisin besueshmërinë, transparencën dhe standardet e integritetit për të gjithë anëtarët jo-magjistratë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Nisma ligjore, Komici: Veting edhe për anëtarët jo magjistratë të KLP-së dhe KLGJ-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha për kreun e ri të SPAK: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si Dumani

12 December 2025 at 15:30

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Klodjan Braho, u zgjodh sipas Kushtetutës dhe jo si pararendësi i tij që ishte jokushtetues.

Berisha gjithashtu komentoi edhe faktin se kandidatja Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jokushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo. I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogjenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.  Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tri zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.

“Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka Kushtetutë, as ligj, por këtu u zbatua Kushtetuta. Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund t’ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë”, tha Berisha.

KLP zgjodhi dje për një mandat tre vjeçar Klodjan Brahon si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Braho mori 7 vota, pas tij me tri vota u rendit Adnan Xholi, Elvin Gokaj mori 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha për kreun e ri të SPAK: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si Dumani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër

By: Elva
11 December 2025 at 16:56

Nga Andi Bushati  Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa […]

The post Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër appeared first on BoldNews.al.

Klodian Braho kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së

By: Brisi
11 December 2025 at 15:31

Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për një mandat 3-vjeçar. Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët të KLP-së, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë […]

The post Klodian Braho kreu i ri i SPAK/ Ja si votuan 11 anëtarët e KLP-së appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin

By: Ela
11 December 2025 at 15:06

Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës. Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK […]

The post Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e SPAK, Gokaj: Luftë të pandërprere korrupsionit dhe krimit të organizuar

11 December 2025 at 13:51

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokurori Elvin Gokaj, në garë për kreun e SPAK, paraqiti para anëtarëve të KLP-së platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gokaj theksoi se SPAK duhet të mbetet institucioni kyç i luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Sot jemi me fat, se puna e kujtdo drejtuesi që do të marrë detyrën, nuk është në vakum. Mandati i drejtuesit të ri mbështetet mbi një themel tashme të konsoliduar nga ana e drejtuesve të mëparshëm të kësaj strukture”, tha ai.

Gokaj shtoi se “gjatë ushtrimit të detyrës kam hetuar dhe çuar për gjykim çështje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, përfshirë korrupsionin dhe vepra penale në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në SPAK Kam hetuar çështje të zyrtarëve të lartë publik, të pushtetit lokal dhe qendror duke patur si udhërrëfyes mbrojtjen e të drejtave të njeriut në proces, cilësinë e provës dhe barazinë para ligjit”.

“Në të gjitha rastet ngritjen e akuzës e kam mbështetur vetëm në prova dhe kam kërkuar masa sigurimi në proporcionalitet me objektin dhe subjektin e hetimit”, nënvizoi ai.

Sipas tij të gjitha rastet e ngritjes së akuzës kam marrë fajësi para gjykatës

“Në themel të punës sime do të qëndrojë bashkëpunimi i ngushtë në grup” u shpreh ai.

Gokaj tha se synimi kryesor dhe veprimtaria e tij do të fokusohet në katër shtylla kryesore.

“Në luftën e pandërprerë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës si dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme; në forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë në fushën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe; në forcimin e besimit tek publiku”, tha ai.

Sipas Gokajt këto prioritete përbëjnë thelbin e qasjes së tij ndaj drejtimit të Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësojnë angazhimin për ta udhëhequr institucionin drejt një fazë të re pjekurie ku profesionalizmi dhe llogaridhënia të jenë standard të punës së përditshme.

Përpara zbatimit të këtyre masave, theksoi Gokaj “drejtimi i ri i SPAK do të nisë me një analizë të plotë të situatës aktuale të burimeve njerëzor strukturës organizative dhe ngarkesës së punës në mënyrë që ndërhyrjet të jenë efektive”.

“Një nga synimet kryesore të mandatit tim do të jetë kualifikimi dhe rritja profesionale maksimale e stafit mbështetës i cili do të ndihmojë prokurorët në përgatitjen e çështjes”, tha ai.

Gokaj shtoi gjithashtu se do të forcojë kapacitete analitike të BKH-së.

“Marrëdhënien mes drejtuesit të SPAK dhe atij të BKH-së duhet të jenë strategjike e profesionale dhe me ndarje të qartë rolesh”, tha ai.

Gjithashtu sipas Gokajt, do të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe për këtë qëllim shtoi ai “synoj që të krijoj një organizëm ndërlidhës me institucione të tjera ligjzbatuese e mbikëqyrëse që garanton shkëmbim të shpejtë të të dhënave duke organizuar edhe takime periodike të përbashkëta”.

Në fokus të drejtimit tim nënvizoi Gokaj “do të jetë e përditshme mbështetje dhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për sigurinë dhe mbrojtjen e personelit në SPAK. Siguria fizike, psikologjikë dhe digjitale e prokurorëve dhe familjarëve të tyre është një prioritet absolut dhe i pakushtëzuar”.

/m.q/a.f/

The post Gara për kreun e SPAK, Gokaj: Luftë të pandërprere korrupsionit dhe krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Xholit dhe Musabelliut/ Gokaj shpalos platformën për drejtimin e SPAK: Kam tri shtylla kryesore

By: Brisi
11 December 2025 at 13:21

Kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, ku po shpalos programin e tij për drejtimin e institucionit të drejtësisë.. Gokaj e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar, teksa u shpreh se veprimtaria […]

The post Pas Xholit dhe Musabelliut/ Gokaj shpalos platformën për drejtimin e SPAK: Kam tri shtylla kryesore appeared first on BoldNews.al.

Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

11 December 2025 at 10:53

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pari që paraqiti platformën e tij para anëtarëve të KLP-së ishte Adnan Xholi, i cili theksoi se vlerëson se nga ana formale i plotëson kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë.

Gjatë prezantimit, për rreth 1 orë e 30 minuta, Xholi shprehu besimin se ka aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

“SPAK ndodhet në një fazë konsolidimi, ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e misionit kushtetuese, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së institucionit, mbrojta e magjistratëve-prokurorë nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës apo gjatë detyrës. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK, për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do t’i mbështes në çdo situatë, pavarësisht votimit të sotëm”, tha Xholi.

Xholi shtoi se “ka ardhur koha që të vijohet me hetimet të mëtejshme cilësore, në kohë të shpejtë, për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale, po ashtu dhe me hetimet pasurore, me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët”.

Xholi theksoi se falë reformës në sistemin e drejtësisë tashmë prokuroria është organ i decentralizuar.

“Prokurorët janë të pavarur, drejtuesi është menaxher i cili, si i parë mes të barabartëve, ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e nevojshme të punës, të orientojë burimet njerëzore që ka në dispozicion, si dhe kapacitetet e infrastrukturës, për të goditur paligjshmërinë. Roli i drejtuesit megjithëse është menaxherial ka në fokus arritjen e rezultateve sa më të suksesshme”, tha Xholi.

Synimi i tij, tha Xholi, është të rrisë cilësinë e hetimeve dhe të ruajë standardet më të larta.

Më tej, Xholi u ndal edhe te statusi i prokurorëve të SPAK, ku premtoi se do të angazhohet që ky status të marrë zgjidhje. Gjithashtu theksoi se do të kërkojë shtimin e numrit të prokurorëve.

“T’i japim zgjidhje statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju, si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në Prokurorinë e Përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar, do humbasë.

“Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe do lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Që të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

/m.q/a.f/r.e/

The post Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

11 December 2025 at 17:57

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u zgjodh Klodian Braho, i cili mori 7 vota. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin. I dyti me tri vota u rendit Adnan Xholi, Elvin Gokaj mori 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Të katër kandidatët, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, paraqiten përpara anëtarëve të KLP-së platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Mbledhja u organizua në praninë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy Van Horn dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019  dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

KLP në mbledhje për kreun e ri të SPAK, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 26

/m.q/a.f/r.e/

The post Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara për kreun e SPAK/ Xholi prezanton platformën: Do çojmë para luftën kundër krimit e korrupsionit

By: Brisi
11 December 2025 at 09:44

Adnan Xholi, ishte kandidati i parë që shpalosi platformën në mbledhjen e KLP-së, për garën për kreun e ri të SPAK-ut. Xholi, bëri një përmbledhje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kualifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm, ndërsa është shprehur se ka ardhur koha për hetime cilësore për të goditur kriminalitetin […]

The post Gara për kreun e SPAK/ Xholi prezanton platformën: Do çojmë para luftën kundër krimit e korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, drejtuesit e lartë diplomatik e ndjekin nga afër

By: Ela
11 December 2025 at 09:26

Ka nisur këtë të enjte seanca e fundit e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtuesin e ri të SPAK. Në garë janë katër kandidatë: Adnand Xholi, i cili është i pari që po jep intervistën përpara anëtarëve të KLP-së, si dhe prokurorët Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Procesin janë duke e ndjekur nga afër […]

The post Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, drejtuesit e lartë diplomatik e ndjekin nga afër appeared first on BoldNews.al.

Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK

By: V K
11 December 2025 at 07:56

Këtë të enjte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zgjedhë drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Në orën 09.00 do të nisin seancat dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, ku secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.

Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë.

Për këtë arsye në sallë prite të jenë dhe një pjesë e madhe e ambasadorëve të atashuar në vendin tonë.

“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE.

The post Katër kandidatë në garë për të zëvendësuar Dumanin, KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh

By: M C
10 December 2025 at 20:16

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.

“Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati.

The post KLP përjashtoi gazetarët nga zgjedhja e Kreut të SPAK, Bushati: Republikë bananesh jo prokurorësh appeared first on Albeu.com.

KLP zgjedh nesër Kreun e ri të SPAK/ Përfaqësuesit e ambasadave mbushin sallën, gazetarët mbeten jashtë

By: M C
10 December 2025 at 17:18

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër më 11 dhjetor, Kreun e ri të SPAK. KLP do të votojë mes katër kandidatëve, të cilët janë të kualifikuar në fazat paraprake. Konkretisht në garë për udhëheqjen e SPAK janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi të rëndësishëm, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar. Në njoftim thuhet se është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, ndaj në sallë nuk do të ketë prezencë të mediave. Seanca do të ndiqet direkt nga nga sinjali RTSH-së. Mandati i Kreut aktual të SPAK, Altin Dumani mbaron më 16 dhjetor.

“Duke qenë se ditën e nesërme është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, lutemi për mirëkuptimin tuaj për prezencën mediatike në sallë. Siç edhe e dini, salla është relativisht e vogël për t’ju akomoduar të gjjthëve, ndaj ju lutem të ndiqni seancën direkt nga sinjali RTSH-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLP-së.

The post KLP zgjedh nesër Kreun e ri të SPAK/ Përfaqësuesit e ambasadave mbushin sallën, gazetarët mbeten jashtë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent

By: armand
10 December 2025 at 16:17

Ambasada Britanike ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Në deklaratë theksohet se është thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta zhvillojë këtë […]

The post Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent appeared first on BoldNews.al.

Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK

10 December 2025 at 15:20

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e tij ambasadori theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin, vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Gonzato: Anëtarët e KLP do të tregojnë përgjegjshmëri në zgjedhjen e kreut të SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌