Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

By: BIRN
11 December 2025 at 15:59

Prokurori Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme të enjten, pas një séance maratonë dëgjesash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila u monitorua gjerësisht nga diplomatët e huaj dhe media. Braho mori votat e shtatë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundrejt tre votave që shkuan në favor të […]

The post Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK appeared first on Reporter.al.

Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

By: V K
11 December 2025 at 11:28

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili kandidon edhe për të marrë drejtimin e Strukturës së Posaçme është emocionuar, madje iu drodh zëri kur foli për familjen.

I përballur me grupet kriminale që në fillim të karrierës së tij, ai tha se, “ka ndryshuar cilësia e jetës, unë dhe familja ime nuk jemi më të parët”, për të treguar se për të mbi gjithçka, madje edhe mbi familjen është ligji.

Pyetje: Ju jeni përballur me banda që në fillimet e karrierës tuaj, si ka ndikuar tek ju personalisht dhe tek cilësia e jetës së familjes tuaj, pra të them Adnan Xholin njeri dhe jo prokuror

Xholi: Ka ndryshuar cilësia e jetës, unë dhe familja ime nuk jemi më të parët.

The post Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës… appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

11 December 2025 at 10:53

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pari që paraqiti platformën e tij para anëtarëve të KLP-së ishte Adnan Xholi, i cili theksoi se vlerëson se nga ana formale i plotëson kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë.

Gjatë prezantimit, për rreth 1 orë e 30 minuta, Xholi shprehu besimin se ka aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

“SPAK ndodhet në një fazë konsolidimi, ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e misionit kushtetuese, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së institucionit, mbrojta e magjistratëve-prokurorë nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës apo gjatë detyrës. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK, për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do t’i mbështes në çdo situatë, pavarësisht votimit të sotëm”, tha Xholi.

Xholi shtoi se “ka ardhur koha që të vijohet me hetimet të mëtejshme cilësore, në kohë të shpejtë, për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale, po ashtu dhe me hetimet pasurore, me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët”.

Xholi theksoi se falë reformës në sistemin e drejtësisë tashmë prokuroria është organ i decentralizuar.

“Prokurorët janë të pavarur, drejtuesi është menaxher i cili, si i parë mes të barabartëve, ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e nevojshme të punës, të orientojë burimet njerëzore që ka në dispozicion, si dhe kapacitetet e infrastrukturës, për të goditur paligjshmërinë. Roli i drejtuesit megjithëse është menaxherial ka në fokus arritjen e rezultateve sa më të suksesshme”, tha Xholi.

Synimi i tij, tha Xholi, është të rrisë cilësinë e hetimeve dhe të ruajë standardet më të larta.

Më tej, Xholi u ndal edhe te statusi i prokurorëve të SPAK, ku premtoi se do të angazhohet që ky status të marrë zgjidhje. Gjithashtu theksoi se do të kërkojë shtimin e numrit të prokurorëve.

“T’i japim zgjidhje statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju, si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në Prokurorinë e Përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar, do humbasë.

“Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe do lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Që të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

/m.q/a.f/r.e/

The post Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Profilet, kush janë katër kandidatët në garë për kreun e SPAK

11 December 2025 at 09:40

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet dëgjesa publike për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

Profilet e katër kandidatëve

Adnan Xholi lindi në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.

Ka pasur këto detyra:

01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.

01.01.2000 – 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

04.03.2015 – 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.

2017 – 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.

23.07.2021 – aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Doloreza Musabelliu u diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.

Ka pasur këto detyra:

11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.

19.12.2019 – 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).

Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Elvin Gokaj gjatë viteve 1994-1998, ka përfunduar studimet e larta të ciklit 4-vjeçar, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka marrë emërim si prokuror më 5 dhjetor 2000.

Ka pasur këto detyra:

2000-2007/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.

2007-2012/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

2013-2014/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

2014-2021/ Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, Gokaj mban detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019  dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

/r.e/a.f/

The post Profilet, kush janë katër kandidatët në garë për kreun e SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gara për kreun e SPAK/ Xholi prezanton platformën: Do çojmë para luftën kundër krimit e korrupsionit

By: Brisi
11 December 2025 at 09:44

Adnan Xholi, ishte kandidati i parë që shpalosi platformën në mbledhjen e KLP-së, për garën për kreun e ri të SPAK-ut. Xholi, bëri një përmbledhje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kualifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm, ndërsa është shprehur se ka ardhur koha për hetime cilësore për të goditur kriminalitetin […]

The post Gara për kreun e SPAK/ Xholi prezanton platformën: Do çojmë para luftën kundër krimit e korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

“Kam hetuar krime të 1997”, Xholi: Kemi konfiskuar pasuritë e bandës së Durrësit dhe Lushnjës, vlera arrin në miliona euro

11 December 2025 at 09:37

TIRANË– Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, duke prezantuar platfortmën e tij para KLP, u shpreh se në 27 vjet eksperiencë pune ka hetuar çështje dhe persona të ndryshëm, ku shumica  e rasteve janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Ai theksoi e ka hetuar krime të vitit 1997, ndërsa ka konfiskuar pasuritë e bandave të Durrësit dhe Lushnjës.

Sipas tij, vlera e konfiskimeve arrin në miliona euro. Ai përmendi dhe hetimet e korrupsionit në zgjedhje, ku solli në vëmendjen hetimet për Fredi Belerin, i cili u arrestua dhe u dënua me formë të prerë.

“Kam hetuar krime të vitit 1997. Janë konfiskuar pasuritë e bandës së Durrësit, Lushnjës por dhe të gjithë grupeve që ishin subjekt i ligjit të antimafias. Vlera e konfiskimeve kap vlerën e miliona eurove. Në një prej rasteve është konfiskuar shuma prej 2.6 milionë euro. Hetova Belerin për korrupsion në zgjedhje”, tha Xholi./abcnews.al

Adnan Xholi prezanton platformën: Çështjet e bujshme që kam hetuar…

By: lindita
11 December 2025 at 09:28

Ka nisur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë procesi i intervistimit të kandidatëve për kreun e ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kandidati i parë që po intervistohet është Adnan Xholi, i cili në fjalën e tij tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë të rëndësishme, në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Më tej, Xholi tha se është shumë e…

Source

KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent

11 December 2025 at 07:36

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjedh të enjten më 11 dhjetor drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i cili do të drejtojë këtë strukturë për tre vitet e ardhshme. Kandidatët në garë për këtë pozicion janë, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe […]

The post KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa

5 December 2025 at 15:14

Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa paraqiti të premten më 5 dhjetor konkluzionet përfundimtare, duke u qëndruar shkaqeve të ankimit e kërkoi shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Çopa i konsideroi shkaqet të pabazuara dhe kërkoi rrëzimin e ankimit, […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbeten në fuqi në KPA

12 November 2025 at 14:38

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 12 nëntor pushimin e çështjes së vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Julian Haxhiu, për shkak të heqjes dorë nga shkaqet e ankimit prej drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë çështje, deklaroi në seancë se hiqnin […]

The post Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbeten në fuqi në KPA appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa

5 November 2025 at 20:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 5 nëntor me parashtrimet në vetingun e prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje kërkoi shkarkimin e Çopas për probleme në kriterin e pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut në […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.

Katër kandidatët për kreun e SPAK kualifikohen për të vazhduar garën

20 October 2025 at 12:28

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënën më 20 tetor miratimin e listës së katër kandidatëve në procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Sipas relatorit të çështjes, Sokol Stojani, nga verifikimet e kryera ka rrezultuar se prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho i […]

The post Katër kandidatët për kreun e SPAK kualifikohen për të vazhduar garën appeared first on Reporter.al.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton emrat e 4 kandidatëve për kreun e ri të SPAK

By: V K
20 October 2025 at 10:58

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK. Ata janë; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, tha se të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të qenë garuar.

Stojani u shpreh se ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve, për të qenë në krye të SPAK.

Sipas tij, të katër kandidatët janë prokurorë të SPAK, nuk janë drejtues dhe nuk kanë masë disiplinore.

Kujtojmë se Altin Dumanit, i mbaron mandati 3-vjeçar si drejtues i SPAK në muajin dhjetor të këtij viti.

The post Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton emrat e 4 kandidatëve për kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

16 October 2025 at 20:25

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, kërkoi të enjten më 16 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut. Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e drejtuesit të SPAK për deklarime kontradiktore, ndërkohë që përfaqësuesja e saj […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani appeared first on Reporter.al.

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

14 October 2025 at 17:00

Kreu i Prokurorisë së Posaçme u tërhoq të martën nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Gjatë paraqitjes së bisedimeve përfundimtare, prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK […]

The post Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj appeared first on Reporter.al.

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

By: armand
9 October 2025 at 16:38

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike sot listën përfundimtare të kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit dhe marrjes në konsideratë të kohës së pritjes përmes shërbimit postar, katër […]

The post Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

6 October 2025 at 21:23

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj […]

The post KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

29 September 2025 at 21:58

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi të hënën më 29 shtator shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, ndaj vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani. Prokurori Adnan Xholi që përfaqësoi Dumanin në seancën publike renditi gjithë shkaqet për pasurinë […]

The post Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Gentian Habazaj

24 September 2025 at 19:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 24 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Altion Dumani, u qëndroi thuajse të gjitha shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e subjektit. Ndërsa prokurori Habazaj, […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Gentian Habazaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌