Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine

27 January 2026 at 17:24

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 27 janar përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një çështje penale në ngarkim të 10 personave të akuzuar për trafikim të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Të pandehurit janë Aldi Zonja, […]

The post SPAK kërkon gjykimin e 10 personave të akuzuar për trafik kokaine appeared first on Reporter.al.

Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

By: Elva
23 January 2026 at 16:06

Ambasada Gjermane ka zbardhur detaje nga vizita e sotme në Tiranë e Ministrit të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Günther Kirchbaum. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit […]

The post Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?

18 January 2026 at 07:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre. Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi  të publikuar […]

The post Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat? appeared first on Reporter.al.

Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

12 January 2026 at 00:52

Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram. Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të […]

The post Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro appeared first on Reporter.al.

Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’

8 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’ appeared first on Reporter.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

6 January 2026 at 09:57

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on Reporter.al.

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

26 December 2025 at 08:26

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për […]

The post Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit appeared first on Reporter.al.

“Krimi i organizuar sundon vendin”/ The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë

By: Brisi
23 December 2025 at 14:02

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në shtetin e parë […]

The post “Krimi i organizuar sundon vendin”/ The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë appeared first on BoldNews.al.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

11 December 2025 at 18:44

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

Një oficer i Operacionales akuzohet se dekonspiroi hetimin te trafikantët e drogës

27 November 2025 at 17:57

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi të enjten se kishte goditur një tjetër grup ndërkombëtar të trafikut të drogës në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorinë Publike të Zvicrës. Mes 24 masave të sigurisë të lëshuara nga drejtësia italiane, tre prej të dyshuarve janë arrestuar në Shqipëri, […]

The post Një oficer i Operacionales akuzohet se dekonspiroi hetimin te trafikantët e drogës appeared first on Reporter.al.

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

By: Ela
18 November 2025 at 11:32

PD dhe PD janë dakordësuar për mocionin me debat për situatën me krimin e organizuar në vend, gjatë seancës së nesërme në Kuvend, pas kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve. Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhej për një sesion tjetër parlamentar, ndërsa si përfundim u vendos që të zhvillohet gjatë seancës së nesërme, si […]

The post PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend appeared first on BoldNews.al.

PD, kërkesë për debat në Kuvend për luftën ndaj krimit të organizuar

14 November 2025 at 17:55

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, depozitoi sot kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në Kuvend, për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

Në kërkesë grupi parlamentar i PD, i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku sipas PD-së flitet për pastrimin e parave të krimit të organizuar në ndërtime dhe vepra publike.

Sipas PD-së, gjetjet e raporteve “tregojnë se fenomeni i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave mbetet shqetësues, me ndikime në ekonomi, media dhe integritetin zgjedhor”.

PD nënvizon se “në vlerësimin tonë, Kuvendi i Shqipërisë duhet të diskutojë mundësinë për një strategji kombëtare të luftës me tolerancë zero në këtë drejtim dhe masave që ka marrë Qeveria shqiptare deri më tani”.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Klevis Balliu, Gazment Bardhi, Isuf Çelaj, Blendi Himçi, Klodjana Çapja, Fidel Kreka, Klit Hoti.

/m.q/r.e/

The post PD, kërkesë për debat në Kuvend për luftën ndaj krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raport: Ballkani Perëndimor mbetet korridor kyç i kontrabandës në Evropë

10 November 2025 at 18:09

Pavarësisht dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë cenueshmërish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025, i publikuar të hënën. Raporti, i përgatitur nga organizata jofitimprurëse me qendër […]

The post Raport: Ballkani Perëndimor mbetet korridor kyç i kontrabandës në Evropë appeared first on Reporter.al.

Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to

By: Elva
7 November 2025 at 18:34

Suedia po përballet me një rritje të shqetësueshme të aktivitetit të krimit të organizuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Policia Kombëtare, në vend ka rreth 17,500 anëtarë aktivë të rrjeteve kriminale, ose dy kriminelë për çdo 1,000 banorë. Përveç tyre, rreth 50,000 persona të tjerë kanë lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me këto […]

The post Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to appeared first on BoldNews.al.

Sekrete të errëta: Komunikimet e enkriptuara ndihmuan krimin e organizuar në Ballkan

6 November 2025 at 12:04

Në gjyqin e zhvilluar në Mal të Zi në tetor ndaj grupit të dyshuar kriminal të Radoje Zvicerit, një ekspert balistike ngriti një çështje serioze lidhur me përdorimin e provave nga aplikacioni i mesazheve të enkriptuara Sky ECC, i cili ishte zbërthyer nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Eksperti pranoi se nuk mund të verifikonte […]

The post Sekrete të errëta: Komunikimet e enkriptuara ndihmuan krimin e organizuar në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

By: beni
4 November 2025 at 14:04

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar këtë të martë progres-raportin për Shqipërinë, teksa ka nxjerrë në pah disa problematika serioze në fushën e funksionimit të institucioneve demokratike, ekonomisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Nga zgjedhjet e 11 Majit, te emigrimi masiv dhe sfidat sociale, raporti evidenton një sërë problematikash, teksa thekson se reformat kyçe mbeten […]

The post Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Prej 3 vitesh asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, flet avokati i familjes së tij: Shpallja si i zhdukur s’ka lidhje me pasurinë

23 October 2025 at 23:09


Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë të Ervis Martinajt, familjarët e tij kanë depozituar një kërkesë në Gjykatë për shpalljen zyrtare të tij si të zhdukur. Megjithëse procedura është formale, misteri mbi fatin e tij vijon të mbetet i pazgjidhur.

Në një intervistë për emisionin “Në kohë reale”, avokati i familjes, Mirash Martini njëherazi edhe ish-avokati i vetë Martinajt, deklaroi se nuk ka asnjë informacion nëse ai është gjallë apo jo. Ai theksoi se familjarët kishin besuar gjatë në institucionet shtetërore dhe në premtimet për zbardhjen e çështjes.

Nuk kam informacione që të them nëse ai jeton apo jo. Nuk mendoj që kanë bërë kërkime të tyre, ata kanë besuar gjatë te shteti edhe prej premtimeve të bëra që pritej të kishte informacion. Ka patur informacione sikur nga disa aplikacione të tjera dhe kanë pritur dhe kanë menduar që shteti duhej të bënte më shumë dhe të kishte një përgjigje për fatin e tij nëse është apo jo gjallë”, u shpreh avokati.

I pyetur për arsyet e kërkesës në gjykatë, ai sqaroi se procedura nuk lidhet me pasurinë e Martinajt, por është një hap ligjor për të lehtësuar disa procese familjare.

Nuk ka lidhje fare me pasurinë. Ky proces nuk ndikon fare në mënyrën e Administrimit apo ndarjes së pasurisë. Në këtë rast caktohet një kujdestar për pasurinë, njëri nga familjarët i cili kujdeset edhe kur nuk ka një vendim gjykate dhe kjo kërkesë për shpalljen të zhdukur nuk ka lidhje me pasurinë. Familja pjesën e pasurisë nuk e ka fare në konsideratë për momentin. Ajo ishte një procedurë ligjore në rastin që nuk ka asnjë informacion për të për të patur lehtësi në familje, për shembull për lëvizjen e fëmijëve. Është një procedurë e bërë në formë formale, por nuk ka lidhje me pasurinë”, theksoi ai.

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

By: Ela
15 October 2025 at 09:09

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]

The post Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌