Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona

11 November 2025 at 11:40

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë gjashtë shtetas, mes tyre dy italianë, të cilët ideuan dhe ngritën një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH.

Pas leximit të pretencës nga ana e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë shpalli fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë “Sidec Alenergy” shpk, “Primis”, “Gainsbourg” shpk, “Al Nair Trading” shpk dhe “CS International Consulting” shpk, për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga hetimet mbi procedimi penal nr. 252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.

Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar.

Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtorë shtetasit:

I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim

E.B.- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 orë punë në interes publik;

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë.

/a.f/r.e/

The post Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg për mashtrim/ Ekstradohet nga Gjermania shtetasja rumune

By: Rovena
3 November 2025 at 08:59

Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura  për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.

Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.

Gjykata e Tiranës pezullon Pacollin për aksionet në aeroportin e Vlorës, reagon biznesmeni: Komplot kundër meje

19 October 2025 at 14:49


Një përplasje mes dy aksionarëve që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë.

Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.

Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.

Përplasja mes tyre ka ccuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ditën e djeshme Behgjet Pacolli, i cili thotë se në Shqipëri ka nisur një fushatë kundër tij.

“Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim? Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse? Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon. Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private. Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime”, shkruan Pacolli.

Sipas tij “Dua të lë në Vlorë një trashëgimi duke e ditur mirë që ky investim me vështirësi do të rikthehet. Por një gjë është e sigurt: Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im! Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë”. /TCH/


“Isha në panik e ankth”/ Mori përpara 9 makina duke iu arratisur “Shqiponjave”/ Gjykata e Tiranës lë në burg 31-vjeçarin (EMRI)

By: V K
8 October 2025 at 12:27

Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg Imer Krrashin alias Uka, që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t`i arratisej policisë me armë në makinë.

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi.

Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët i vihen të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete.

Para togave të zeza, ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.

Krrashi rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës.

Edison Pula dhe Imer Krrashi, u arrestuan në shkurt të vitit 2022 teksa i pari në atë kohë 27- vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino.

Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjejeve kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

The post “Isha në panik e ankth”/ Mori përpara 9 makina duke iu arratisur “Shqiponjave”/ Gjykata e Tiranës lë në burg 31-vjeçarin (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

7 October 2025 at 16:15

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit. Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të […]

The post Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

7 October 2025 at 14:00

Trupa gjyqësore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në ambientet e Gjykatës së Apelit në krye të detyrës. Në një deklaratë publike, gjyqtarët e Tiranës shprehin dhimbjen dhe solidaritetin me familjen dhe kolegët e të […]

The post Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

By: Elva
29 August 2025 at 20:50

Gjykata e Tiranës ka dënuar pak ditë më parë autorët e një tentative mashtrimi ku ata u prezantuan si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të zhveshur një ndërtues nga 70 mijë euro. Të pandehurit Xhensil Qefa-Hida dhe Leonard Xhika u gjykuan për “mashtrim” të mbetur në tentativë dhe u dënuan me nga 3 vite […]

The post U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim appeared first on BoldNews.al.

U kap me 500 mijë euro drogë, lihet në burg 61-vjeçari – çfarë deklaroi në gjykatë?

21 August 2025 at 13:16

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Shape” me një sasi të konsiderueshme droge dhe armë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata vendosi që i dyshuari të mbahet i izoluar, raporton euronews.al.

Gjatë operacionit, policia sekuestrua 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në treg.

Krrashi, i cili jetonte në zonën e Yzberishtit, pritet të hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

 

The post U kap me 500 mijë euro drogë, lihet në burg 61-vjeçari – çfarë deklaroi në gjykatë? appeared first on Telegrafi.

Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna

14 August 2025 at 17:56

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, gazetarëve të News24 dhe Panorama vijohet t’u ndalohet qasja në pajisje dhe hyrja në mjediset e një prej dy godinave të grupit mediatik.

“Prej pesë ditësh po zhvillohet një situatë absurde, e cila duket se qëllimi final ka për t’i mbyllur gojën News24, BalkanWeb, Panorama TV, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare”, u tha në rrjetin social zyrtar të televizionit “News24”.

Sipas “Nesw24”, media e tyre, ende sot, 14 gusht, është e rrethuar nga forcat e Policisë dhe Ushtrisë, por dhe punonjës të KAYO-s (Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve), duke u trajtuar si një zonë ushtarake, ndërkohë që brenda godinës ndodhen vetëm kompjuterë pune dhe materiale të stafit mediatik që po kryejnë detyrën e tyre.

“U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht vendimin e gjykatës, në përputhje me të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri”, ishte reagimi i  organizatës “Safe Journalists Albania” të enjten.

Të martën, 12 gusht, Gjykata e Tiranës vendosi që brenda 48 orëve autoritetet policore dhe ushtarake të kryenin identifikimin dhe inventarizimin e sendeve të luajtshme dhe pajisjeve të sekuestruara nga mjediset e grupit mediatik të “News 24” dhe sipas rastit t`i vendoste në ruajtje apo t’ua lejonte gazetarëve t’i tërheqin.

Por deri më sot materialet e sekuestruara nuk u janë kthyer gazetarëve.

Pajisjet u sekuestruan me arsyetimin e boshatisjes së godinës së “News 24”, e cila sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka paguar qiranë për godinën që prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “përllogariten mbi 2 milionë euro”.

“Përmbaruesi shtetëror, na thotë që për të hyrë në godinë, duhet të lini jashtë telefonat personalë. Është tallje ndaj vendimit të gjykatës, pasi Përmbarimit mund t’i teket të thotë që do hyni edhe pa brekë!”, përshkroi me ironi situatën gazetari Osman Stafa në rrjetet e tij sociale.

Kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve janë të vendosura momentalisht pranë Rezervave të Shtetit, në Rrugën “Bajram Tusha” në Shkozet, Durrës. Sipas drejtuesit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i vetmi person i autorizuar për tërheqjen e materialeve dhe sendeve të sekuestruara është administratori i “Fokus Media Group”.

Për bllokimin e punës së “News24” ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Delegacioni theksoi se po e monitoron nga afër situatën dhe kërkon një zgjidhje ligjore, duke rikujtuar se liria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe  për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Shqipëri.

Gazetarët e “News24” nuk e kanë ndërprerë punën e tyre në asnjë moment, duke transmetuar në qiell të hapur, me një kamera dhe pa montazh.

Lexo gjithashtu:

The post Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna appeared first on Citizens.al.

“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

12 August 2025 at 18:43

Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës, sipas një vendimi për sigurim padie që BIRN e disponon. Në vlerësimin e saj, Gjykata […]

The post “Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve appeared first on Reporter.al.

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve

By: V K
5 August 2025 at 10:51

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatës, Plaku deklaroi:Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë”.

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

The post I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

By: Elva
22 July 2025 at 15:50

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës. Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe […]

The post Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

By: Oldi
14 July 2025 at 11:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut appeared first on BoldNews.al.

Shisnin drogë në ish-Bllok/ Gjykata lë në burg 22 anëtarët e grupit, 2 prej tyre u lehtësohet masa

By: Oldi
21 June 2025 at 14:47

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup. E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë […]

The post Shisnin drogë në ish-Bllok/ Gjykata lë në burg 22 anëtarët e grupit, 2 prej tyre u lehtësohet masa appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Ja sa vite burg për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

16 June 2025 at 13:59

Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.

Vrasja e Artan Cukut ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.

Shallari u dënua me vetëm 10 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit.

The post Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Ja sa vite burg për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin appeared first on Sot News | Lajme.

Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur

By: Besnik
12 June 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të gjatë në rrjetin social “X”, Rama shkruan se gjykatëses i janë dashur shtatë vite për të dalë në konkluzionin se ai, si paditës, nuk ka pësuar ndonjë dëm, pasi ende mban detyrën e kryeministrit dhe se deklarata e Bashës nuk ka ndikuar në perceptimin publik.

Sipas Ramës, kjo është për të qarë e për të qeshur ndërsa më tej, ai shkruan se dhe për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, duke theksuar se gjykatësja në fjalë është anëtare e unionit që kërkon të paguhet me 700 euro më shumë.

Kryeministri thekson se problemi real është se si do të trajtohen çështje shumë më të rëndësishme për qytetarët që varen nga gjykatës si kjo, që sipas tij, “e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari”.

Kujtojmë që kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën në vitin 2018 për cenim të nderit dhe personalitetit, duke kërkuar që ai të dëmshpërblente dëmin jo pasuror në vlerën prej 1 milion lekësh.

Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e eksponentëve të Partisë Socialiste dhe strukturave të saj në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

“Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”. thuhet në njoftimin e gjykatës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

“Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se unë ‘si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata’, pra shpifja e Lulit ‘nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik’!!!

Pra, sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar dot nga detyra!!!

Tani, që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, por nga një gjykatë, dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, por një gjykatëse që paguhet më shumë sesa një pedagoge apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur. Kur mendon pastaj që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page prej 700 eurosh nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim!

Ndërsa, po t’i shtosh kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore edhe dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh me zë shumë të lartë:

A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Pra të kuptohemi mirë, halli nuk është fare se çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë s’e marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh 🙂

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!”, shrkuan Rama.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur: Lulzim Basha, me objekt:

“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

  1. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë-padisë.”

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata, mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I:

Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës

By: V K
12 June 2025 at 10:49

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit.

Kryeministri mund të bëjë ankim të këtij vendimi në shkallën e Apelit, brenda 15 ditëve, duke nisur nga sot.

Në padi, Rama kërkonte dëmshpërblim nga Basha në vlerën e 1 milion Lekëve, duke i pretenduar si të pavërteta deklaratat e bëra nga ish-kryedemokrati më 22 Tetor 2018.

Po ashtu, Rama kërkonte që Basha të paguante shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatëve. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen nuk ka gjetur prova për të provuar fajësinë e Bashës.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I:

1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025“, njofton Gjykata e Tiranës.

 

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

By: Ardit
11 June 2025 at 12:46

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për dosjen penale ndaj disa personave që kanë shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare në disa xhami në Kryeqytet. I përfshirë në këtë dosje, është edhe hoxha Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike […]

The post Akuzohet për ‘pengim të drejtësisë’, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 30 vite burg autorin dhe 25 vite për Alban Velon

9 June 2025 at 10:33

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg ekzekutorin Andrew Bode për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në dhjetor të 2022.

Ndërsa me 25 vite burg është dënuar personi që e ndihmoi Alban Velo.

Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Edmond Papa rezultonte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

/abcnews.al/

❌
❌