Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KLGJ: Po rritet trysnia, po shkelen të drejtat e gjyqtarëve dhe po u cënohet integriteti

By: redi
6 February 2026 at 21:44

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar lidhur me qëndrimet dhe deklaratat e fundit publike, duke shprehur shqetësim për një rritje të ndjeshme të presionit ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, si dhe për deklaratat që ndikojnë në informimin e opinionit publik, të cilat thekson KLGJ cenojnë të drejtat njerëzore të gjyqtarëve, por rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Source

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së

30 January 2026 at 15:58

Me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Çështja e Gjokës u fut në rendin e ditës me propozimin […]

The post KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së appeared first on Reporter.al.

Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija!

By: Elva
23 January 2026 at 20:00

“Nuk e dija.” Ky është thelbi i mbrojtjes së gjyqtares Irena Gjoka, e cila po përballet me procedura disiplinore, pasi rezulton e dënuar në Greqi, Gjoka ka kundërshtuar procedurat e nisura ndaj saj në Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke u justifikuar se një vendim dënimi i dhënë nga një gjykatë e huaj nuk mund të […]

The post Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija! appeared first on BoldNews.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

22 January 2026 at 07:32

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK […]

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Reporter.al.

Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ

20 January 2026 at 11:53

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se […]

The post Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi

13 January 2026 at 12:11

Në një reagim publik të martën, Shoqata deklaron se nismat të cilat janë dërguar për konsultim nga Kuvendi rrezikojnë që të mos e përmirësojnë kuadrin ligjor, por të zhbëjnë arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi. Konkretisht, shoqata kundërshton një “dispozitë kalimtare” të draftit që parashikon emërimin në detyrë të kryetarëve të komanduar të gjykatave […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

9 January 2026 at 14:08

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara […]

The post ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

22 December 2025 at 18:24

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi

26 November 2025 at 14:02

Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe […]

The post PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

12 November 2025 at 17:07

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin […]

The post Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD appeared first on Reporter.al.

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

11 November 2025 at 16:33

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata. Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në […]

The post KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata appeared first on Reporter.al.

KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

By: redi
22 October 2025 at 17:36

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës. Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Këshilli do të organizojë nesër…

Source

Gjyqtar në tre gjykata: Shkëlzen Liçaj paraqet prova për ngarkesën në punë

22 October 2025 at 14:00

Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër të konsiderueshëm vendimesh dhe aktesh, me të cilët mbështet kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Inspketorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për procedim disiplinor lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Në seancën parardhëse më 1 tetor, […]

The post Gjyqtar në tre gjykata: Shkëlzen Liçaj paraqet prova për ngarkesën në punë appeared first on Reporter.al.

KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

22 October 2025 at 13:25

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Megjithëse emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, caktimi në funksion u realizua afro tre muaj më vonë, për arsye të moskryerjes në kohë […]

The post KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj appeared first on Reporter.al.

Pas 48 orësh arrestim, Prokuroria e Elbasanit urdhëron lirimin e avokatit

20 October 2025 at 16:44

Prokuroria e Elbasanit lëshoi një urdhër të menjëhershëm lirimi ndaj avokatit Ulian Bajrami të hënën, thuajse 48 orë pas ndalimit të tij të debatueshëm në sallën e gjyqit, që u pasua me reagime dhe protesta të avokatëve në të gjithë vendin. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, urdhri i lirimit ishte firmosur pasi u vlerësuan aktet e […]

The post Pas 48 orësh arrestim, Prokuroria e Elbasanit urdhëron lirimin e avokatit appeared first on Reporter.al.

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

16 October 2025 at 13:03

Në një situatë të përsëritur, Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng prej gati 3 muajsh caktimin e 42 magjistratëve të rinj të diplomuar pranë Shkollës së Magjistraturës, pavarësisht mungesës së gjyqtarëve në sistem dhe stokut të çështjeve të prapambetura që sa vjen e rritet. Edhe pse i emëroi magjistratët më 31 korrik, KLGJ nuk […]

The post KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet appeared first on Reporter.al.

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

By: armand
10 October 2025 at 08:46

Në një reagim pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ish-deputeti Lefter Maliqi ka denoncuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar si të kapur politikisht dhe të zhytur në kaos institucional. Ai e ka quajtur Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) “simbolin e dështimit” të reformës […]

The post Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

7 October 2025 at 16:15

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit. Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të […]

The post Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër appeared first on Reporter.al.

ILD procedon gjyqtarin Shkëlzen Liçaj për vonesa në arsyetimin e vendimeve

1 October 2025 at 17:48

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi të mërkurën më 1 tetor Këshillit të Lartë Gjyqësor që të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Durrësit, Shkëlzen Liçaj dhe të caktojë ndaj tij masën disiplinore “ulje e pagës” me 40% deri në një vit. Përfaqësuesi i ILD-së, Eugen Nasufi parashtroi para Këshillit gjetjet e hetimit disiplinor […]

The post ILD procedon gjyqtarin Shkëlzen Liçaj për vonesa në arsyetimin e vendimeve appeared first on Reporter.al.

❌
❌