Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

By: armand
9 January 2026 at 21:49

Nga Avokat Arenc Berati Si avokat, nuk mund të hesht para farsës që u servir si drejtësi në rastin e Elbasanit. Një koleg i yni u arrestua vetëm pse guxoi të fliste, të. kundërshtonte dhe të kërkonte prova – pra të bënte pikërisht detyrën që Kushtetuta ia ngarkon avokatit. Prokurori shkel etikën dhe kërcënon me […]

The post ILD po tradhton “Drejtësinë e Re” appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, ku ngrihen pretendime për shkelje etike, nga ana e prokurorit Gjergj Ceka dhe nga ana e gjyqtares Megi Strakosha, me avokatin Ulian Bajrami, gjatë debatit të zhvilluar në seancën e datës 17.10.2025 në Gjykatën e Elbasanit, për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M. L. (S.)., që përfundoi me arrestimin e avokatit.

ILD njoftoi se nga analiza e të dhënave të grumbulluara nga verifikimi, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë, të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit prokuror Gjergji Ceka, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe ndaj magjistrates gjyqtare Megi Strakosha me detyrë gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar.

Për këtë shkak, sipas ILD-së informacioni i bërë publik në media lidhur me pretendimet e ngritura për shkelje etike, duhet të arkivohet.

Lidhur me shkeljen e rregullave të etikës nga magjistrati Gjergji Ceka, theksoi se rasti do t’i referohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin etik-profesional për këtë magjistrat.

Lexo të plotë njoftimin e ILD

/m.q/a.f/

The post Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

By: Brisi
9 January 2026 at 14:15

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara […]

The post ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj appeared first on BoldNews.al.

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

By: Brisi
20 December 2025 at 19:53

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) hetim disiplinor ndaj gjyqtarit të Lezhës, Ilir Përdeda. Sipas shkresës së publikuar në media, Lamallari argumenton se gjyqtari Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim […]

The post “Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda appeared first on BoldNews.al.

ILD, pjesë e aktivitetit të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

16 December 2025 at 11:15

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Rrjeti Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar, zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme organizative dhe vendimmarrëse.

Eventi u organizua nga Presidenca e RESIJ dhe u mbajt në Gjykatën e Apelit në Paris.

Anëtarët e RESIJ bënë një përmbledhje të situatës administrative të rrjetit, detyrimet, punën e tremujorit të fundit të vitit 2025 dhe u votua programin për gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjatë Asamblesë u përcollën të rejat nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në drejtësi nga disa vende dhe përparimi i Italisë, që ka miratuar një ligj për përdorimin e IA në shtator të vitit 2025.

Asambleja e RESIJ zyrtarizoi pranimin e Moldavisë, si anëtarja më e re e RESIJ dhe rikonfirmoi për një mandat të dytë 2-vjeçar në bordin ekzekutiv të rrjetit Spanjën, Portugalinë dhe Italinë.

Gjatë eventit të Asamblenë së Përgjithshme organizative dhe vendimmarrëse
1 nga 4

/e.i/j.p/

The post ILD, pjesë e aktivitetit të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së

9 December 2025 at 18:58

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë organizoi sot një pasdite pune mbi procesin disiplinor në Shqipëri.

Eventi me të ftuar nga institucione të drejtësisë e gjykatave e prokurorive në vend shfaqi dokumentarin televiziv “Të inspektosh drejtësinë”, mbi inspektimin disiplinor pas viteve ’90 dhe promovoi një botim dokumentar, mbi historikun mbi njëshekullor të procesit disiplinor në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ILD-së, Artur Metani, theksoi rëndësinë e prodhimit të një dokumentimi historik lidhur me ecurinë e inspektimit gjyqësor në Shqipëri që nga viti 1912.

Sipas tij, ky botim ofron një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqësor.

“Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësisë shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të veçantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë pasur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore”, tha ai.

Metani tha se materiali është paraqitur pa interpretime apo komente, vetëm përmes dokumenteve autentike të marra nga burimet arkivore.

“Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shënjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu siç dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike”, theksoi ai.

Inspektori i ILD-së u ndal edhe tek zhvillimi i institucionit të inspektoratit të drejtësisë ndër vite në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Metani u ndal edhe tek miratimi i Reformës në Drejtësi që sipas tij solli një arkitekturë të re institucionale, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori për herë të parë kompetencën e vetme për proceset disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Metani nënvizoi se zgjedhja në krye të ILD-së shënoi fillimin e një përgjegjësie për vendosjen e standardeve profesionale.

“Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve. Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, shtoi Metani.

“Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mbi 1 muaj për një përgjigje ankimi”/ Malltezi: Si KLP dhe ILD po mbrojnë dy shërbëtorët e Ramës

By: Brisi
28 November 2025 at 16:46

Jamarbër Malltezi ka akuzuar ditën e sotme, KLP-në dhe ILD-në për zvarritje të qëllimshme të ankimit të bërë prej tij në lidhje me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Malltezi thotë se prej 43 ditësh ka dorëzuar ankesa pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, ku pretendon se dy prokurorët […]

The post “Mbi 1 muaj për një përgjigje ankimi”/ Malltezi: Si KLP dhe ILD po mbrojnë dy shërbëtorët e Ramës appeared first on BoldNews.al.

KLP nuk pranon kërkesën e ILD-së për masë disiplinore ndaj magjistratës së Sarandës

25 November 2025 at 15:51

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistrates B. S., me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

ILD filloi hetimin disiplinor në bazë ankese nga drejtuesi i Prokurorisë, ndaj prokurores B. S., për shkeljen disiplinore të parashikuar, si “Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet… me kryetarin…si dhe me personelin e administratës gjyqësore.”, gjatë vitit 2024.

Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor sipas ILD-së “rezultoi se veprimet e magjistrates B. S. në marrëdhënie me drejtuesin dhe anëtarë të personelit të administratës gjyqësore përbëjnë sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, në kundërshtim me Standardet e Etikës e në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia. Shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e saj profesionale, e mund të jenë të rëndësishme vetëm me qëllim vlerësimin etik dhe profesional të saj, por janë të natyrës, që magjistratja duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore”.

“Nga hetimi i ILD-së rezultoi se sjellja dhe veprimet e prokurores, kryer me dashje direkte kanë sjellë si pasojë diskreditim të pozitës dhe figurës së magjistratit, si dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia. Kjo sjellje është kryer në zyrën e drejtuesit të prokurorisë, si dhe në zyrat ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre oficerë të policisë gjyqësore, duke passjellë rrezikun që kjo sjellje të ndiqet edhe nga magjistratë të tjerë të së njëjtës zyrë prokurorie apo dhe më gjerë, pasi brenda së njëjtës godinë ndodhet edhe gjykata, çfarë nënkupton rëndësinë thelbësore që ka sjellja e magjistratit jo vetëm në ambientet e prokurorisë, por dhe jashtë saj”, njoftoi ILD.

Në raportin hetimor të ILD-së vërehet se qëllimi thelbësor i masës disiplinore është mbrojtja e interesit publik nëpërmjet deklarimit të përgjegjësisë disiplinore të magjistratit dhe marrja e masave aktive për edukimin e magjistratit, nëse një gjë e tillë është e mundur.

Duke pasur parasysh natyrën e shkeljes disiplinore dhe ekzistencën e rrethanës lehtësuese, si shkelje për herë të parë, përvojën e pakët 2 vjeçare të magjistrates në funksionin e prokurores, ILD konkludon se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga magjistratja B.S., përbëjnë “Shkelje të lehtë disiplinore” dhe i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores B.S. Kërkesa u rrëzua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

/m.q/ /a.g/

The post KLP nuk pranon kërkesën e ILD-së për masë disiplinore ndaj magjistratës së Sarandës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për masë ndaj prokurores së Sarandës

25 November 2025 at 15:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi të martën një kërkesë të ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj. KLP nuk gjeti shkelje në sjelljen e prokurores Sadikaj dhe rrëzoi si të paprovuara pretendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë se ajo kishte cenuar etikën. Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat […]

The post KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për masë ndaj prokurores së Sarandës appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

By: Brisi
12 November 2025 at 18:23

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin […]

The post Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

4 November 2025 at 21:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 4 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla me relatore Ina Rama dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetze e […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj appeared first on Reporter.al.

Metani: Proceset përtej afateve nga ngarkesa e gjyqtarëve

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani raportoi sot në Kuvend mbi aktivitetin vjetor ku u ndal te ankesat, hetimet e procedimet disiplinore dhe inspektimet tematike që janë kryer nga ILD përgjatë 2024.

Metani theksoi se ILD është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore, fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorive.

“Gjatë vitit 2024 janë depozituar pranë ILD, 1491 ankesa të reja ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. 1363 ankesa vijuan të mbartura nga vitet e mëparshme. Në total, për vitin 2024, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte 2854 ankesa për trajtim. Nga këto, janë shqyrtuar 1374 ankesa, nga të cilat 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor”, theksoi Metani.

Përveç qytetarëve, vijoi Metani, ankues gjatë vitit 2024 ka patur edhe institucione të sistemit, si kryetar gjykate me 2 ankesa, drejtues të prokurorive me 20 ankesa, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 2 përcjellje për kompetencë dhe Gjykata e Lartë me 4 vendimmarrje për konstatim të shkeljes së afatit të arsyeshëm.

Metani vuri në dukje se “përveç ankesave ILD ka shqyrtuar edhe një numër të konsiderueshëm kërkesash nga KLP e KLGJ, për vlerësimin e magjistratëve për periudha të ndryshme vlerësimi. Për 118 kërkesa të sjella nga Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar 674 ankesa dhe janë në faza të ndryshme trajtimi 11 ankesa.

“Edhe gjatë vitit korrent, dy Këshillat kanë përcjellë kërkesa për ILD në kuadër të nevojës për vlerësimin e magjistratëve. 71 kërkesa kanë ardhura nga Këshillat deri në fund të shtatorit, për të cilat ILD ka shqyrtuar 842 ankesa dhe 5 ankesa janë në fazë verifikimi. Pra vetëm për vitin 2024 deri në shtator 2025 janë 1534 ankesa për trajtim nga ILD me kërkesë të Këshillave”, nënvizoi Metani.

Sipas tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka trajtuar 1516 ankesa, vetëm 18 ankesa janë në proces.

Kreu i ILD-së u shpreh se “është një punë voluminoze dhe trajtimi i tyre bëhet me prioritet për të mos penguar KLGJ-në e KLP-në në proceset e vlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, edhe në funksion të ngritjeve në detyrë e transferimeve, sipas nevojave të Gjykatave e Prokurorive për të plotësuar vakancat e tyre”.

Gjatë vitit 2024, nga ankesat për të cilat ka nisur hetim disiplinor, ILD ka nxjerrë 23 vendime për 25 magjistratë (11 prokurorë, 13 gjyqtarë dhe 1 anëtar këshilli), nga të cilat, 10 vendime të nisura me iniciativë të  Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë vitit 2024 janë vijuar edhe hetimet e filluara nga viti 2023.

“Nga hetimet e nisura me iniciativë, në dy raste Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer edhe hetime pasurore, nisur nga të dhënat e denoncuara në publik”, tha Metani.

Metani adresoi edhe disa problematika në sistemin e drejtësisë, siç është kohëzgjatja e afateve gjyqësore.

“Arsyeja e parë që ka ndikuar në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore tej afateve të arsyeshme është ngarkesa e magjistratëve të kësaj gjykate. Për vitin 2023, ngarkesa mesatare e punës për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka qenë mesatarisht 1176 çështje për gjykim, ndërkohë që për gjyqtarët pranë gjykatave të të njëjtit nivel gjyqësor ka qenë 841.7 çështje për gjyqtar”, tha Metani.

Kreu i ILD-së theksoi se “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë rezulton të jetë gjykata me numrin më të lartë të çështjeve të mbartura për vitin 2023, me një numër total 19275 çështje që përbën 48% të stokut total për gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm. Po ashtu, kjo gjykatë rezulton të ketë regjistruar edhe numrin më të lartë të çështjeve të reja gjatë vitit 2023, konkretisht 31833 çështje, që përbëjnë 38% të totalit të çështjeve të regjistruara në nivel kombëtar për këtë grup gjykatash”.

Sipas tij, për vitin 2023, numri i gjyqtarëve në organikën e miratuar të kësaj gjykate është 80 gjyqtarë, ndërkohë që efektivisht kanë ushtruar detyrën gjatë vitit 2023, vetëm 43 gjyqtarë.

“Gjatë periudhës objekt inspektimi, në Dhomën Civile kanë ushtruar funksionin 26 gjyqtarë, të cilët kanë shpallur 1748 vendime gjyqësore civile me palë kundërshtare”, shtoi ai.

Arsyeja e dytë, tha Metani janë vakancat e paplotësuara pranë kësaj gjykate.

Ndërsa arsyeja e tretë, shtoi Metani, është infrastruktura.

Kreu i ILD-së, Artur Metani iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës. Metani i pyetur për rastin e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, tha se duhet të pritur fundi i hetimit penal.

Metani tha se në fund të procesit penal, do të vlerësohet nga ILD nëse ka fakte për të filluar një procedurë disiplinore ndaj Irena Gjokës. /k.s/j.p/

The post Metani: Proceset përtej afateve nga ngarkesa e gjyqtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

By: Elva
27 October 2025 at 22:05

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024, duke ngritur alarmin për ngarkesën e madhe të gjyqtarëve, vakancat në sistem dhe vonesat e theksuara në gjykime. Në raportimin e tij, Metani solli të dhëna statistikore sipas të cilave gjatë vitit 2024, ILD ka trajtuar 2854 […]

The post Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

By: Ela
27 October 2025 at 11:48

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për shkeljen disiplinore dhe caktimin ndaj magjistrates Besiana Sadikaj të masës disiplinore “Vërejtje publike”. ILD ndërkohë, ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Besiana Sadikaj, me detyrë Prokurore në Prokurorinë në Sarandë, për shkeljen disiplinore. Nga analiza e fakteve edhe pas […]

The post Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Pas 48 orësh arrestim, Prokuroria e Elbasanit urdhëron lirimin e avokatit

20 October 2025 at 16:44

Prokuroria e Elbasanit lëshoi një urdhër të menjëhershëm lirimi ndaj avokatit Ulian Bajrami të hënën, thuajse 48 orë pas ndalimit të tij të debatueshëm në sallën e gjyqit, që u pasua me reagime dhe protesta të avokatëve në të gjithë vendin. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, urdhri i lirimit ishte firmosur pasi u vlerësuan aktet e […]

The post Pas 48 orësh arrestim, Prokuroria e Elbasanit urdhëron lirimin e avokatit appeared first on Reporter.al.

Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar

13 October 2025 at 12:45

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.

Në nisje të fjalës së tij, Metani u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit pak ditë më parë, duke e konsideruar këtë ngjarje si tronditëse.

Metani falënderoi qasjen e Kuvendit të Shqipërisë për aktin solemn të minutës së heshtjes, duke u shprehur se “solidariteti njerëzor dhe institucional është jetik për t’u përballur me situata të tilla”.

“Gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë është shumë e vështirë”, tha Metani.

Kreu i ILD-së tha se janë përmbushur plotësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi për ILD-në gjatë vitit të kaluar.

Metani tha se gjatë vitit 2024 janë depozituar pranë ILD-së, 1491 ankesa të reja ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, prej të cilave 1363 ankesa janë të mbartura nga vitet e kaluara.

“Në total janë 2854 ankesa për trajtim, nga këto janë shqyrtuar 1374 ankesa, prej të cilave 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor. Përveç qytetarëve gjatë vitit 2024 ankues kanë qenë edhe institucionet e sistemit. Gjatë 2024, ILD ka shqyrtuar ankesa nga KLGJ dhe KLP, në kuadër të vlerësimit profesional që ata kryejnë për magjistratë në periudha të ndryshme vlerësimi. Nga viti 2024 deri në shtator 2025 kanë ardhur 1534 ankesa nga këshillat dhe ILD ka trajtuar 1516 dhe ngelën për trajtim edhe 18 ankesa”, tha ai.

“Gjatë vitit 2024 janë përfunduar gjashtë inspektime tematike. Ankuesit ngrenë pretendime për mënyrën e trajtimit dhe vlerësimit të provave në gjyqe, për vonesa në shpalljen e vendime gjyqësore, për moskryerjen e hetimeve, zvarritje të gjykimit nga gjyqtarët etj. ILD ka nxjerrë 23 vendime për 25 magjistratë, prej të cilëve 11 prokurorë, 13 gjyqtarë dhe 1 anëtar këshilli”, tha Metani.

Sipas Metanit, këtë vit janë 11 magjistratë të proceduar, prej të cilëve 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë për shkelje disiplinore, vonesa të përsëritura, mosrespektim i legjislacionit procedural, mosparaqitje e kërkesës për heqje dore nga çështja etj.

“Për gjashtë gjyqtarë është propozuar masa disiplinore për heqje nga detyra, dy kërkesa janë pranuar, dy janë pezulluar dhe dy janë në proces. Pesë prokurorë janë dërguar për procedim disiplinor”, tha Metani.

“Efektiviteti dhe standardi i sistemit të drejtësisë, nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm për qytetarët shqiptarë. Për sa vërehet, problematike vijon të mbetet tejzgjatja e proceseve gjyqësore, një problem i evidentuar në mënyrë të vazhdueshme nga ankesat, jurisprudenca e GJEDNJ, por dhe në raportet e organizmave ndërkombëtare.

“Në vendimmarrjen e saj të fundit, GJEDNJ ka adresuar edhe rekomandime konkrete për autoritetet vendase, duke theksuar nevojën e plotësimit të vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit dhe Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Tejzgjatja e proceseve gjyqësore ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, rritja e besimit të të cilit është një nga shkaqet kryesore, për të cilën u ideua dhe u ndërmor reforma në drejtësi”, theksoi Metani.

Kreu i ILD-së, nënvizoi se ngarkesa e lartë e punës dhe numri i madh i çështjeve gjyqësore mbetet një nga sfidat më serioze që cenon cilësinë dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore.

Deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi kërkoi të mësonte nga drejtuesi i ILD-së se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni sa herë ka deklarata politike që shënjestrojnë me emër dhe mbiemër gjyqtarët apo prokurorët, duke u ndalur edhe te deklaratat e Kryeministrit Rama.

Metani u shpreh se ka mbajtur qëndrim publik për çdo deklaratë publike, jo vetëm nga ana e Kryeministrit, por ndaj gjithkujt.

“Kam deklaruar se çdo fyerje ndaj magjistratëve, përtej kritikës është antikushtetuese. U kam kërkuar prokurorëve vetëpërmbajtje, pasi deklaratat politike nuk duhet të diktojnë sjelljen e magjistratëve, e cila duhet të jetë në përputhje me ligjin. Ligji dhe Kushtetuta ka garantuar që çdo gjyqtar dhe prokuror të ndihet i lirë në punën e tij”, tha Metani.

/e.i/a.f/r.e/

The post Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

By: Ela
2 October 2025 at 15:10

Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të […]

The post KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi appeared first on BoldNews.al.

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores

2 October 2025 at 13:30

Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të […]

The post KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores appeared first on Reporter.al.

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

By: armand
1 October 2025 at 17:12

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi vazhdimin e procedurave administrative për komandimin e prokurores Elsa Miha në detyrën e inspektores pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një mandat pesëvjeçar. Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli miratoi dy veprimtari jashtë funksioni; për prokuroren Manjola Kajana, e cila do të angazhohet si eksperte ligjore, dhe për prokurorin […]

The post KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së appeared first on BoldNews.al.

ILD kërkon masë disiplinore për gjyqtarin në Sarandë: Vonoi zbardhjen e vendimeve

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas hetimeve të kryera, i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, për magjistratin Sh. L., gjyqtar në Sarandë.

ILD njoftoi sot se nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Sh. L., bazuar në 13 ankesa për vonesa në zbardhjen e vendimeve të arsyetuara nga gjyqtari.

“Raporti voluminoz i hetimit të inspektorëve të ILD-së, që ka bashkuar dy procedime dhe gjatë procesit ka ndryshuar e shtuar objekt hetimi për këtë gjyqtar, ka evidentuar vonesa të përsëritura të zbardhjes së vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vite, vendime që i përkasin periudhës së viteve 2021, 2022, 2023”, njoftoi ILD.

Raporti i inspektorëve të ILD konkludon se “nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tre vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës. Zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej këtyre afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale”.

“Pavarësisht për sa ka parashtruar magjistrati lidhur me ngarkesën në punë dhe për gjendjen e sistemit gjyqësor, nga analiza e situatës rezulton se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme detyrimet ligjore dhe funksionale që i ngarkohen për arsyetimin dhe dorëzimin në kohë të vendimeve gjyqësore”, njoftoi ILD.

Sipas ILD-së “magjistrati ka një vjetërsi në detyrë prej 5 vitesh si gjyqtar, ndërsa shkeljet disiplinore janë evidentuar në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të detyrës, tregues ky i eksperiencës së pakët në profesion. Por pavarësisht eksperiencës në detyrë, gjyqtari ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të”.

“Shkelja disiplinore ka sjellë mosmarrje në kohë të produktit të pritshëm nga gjykimi i një çështjeje të caktuar, vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit apo edhe vonesa të theksuara në ekzekutimin e vendimit gjyqësor, si pasojë e mosarsyetimit në kohë të vendimeve, pra një drejtësi e mohuar”, njoftoi ILD.

Sjellja e magjistratit sipas ILD-së pas kryerjes së shkeljes, pas fillimit të hetimit dhe gjatë procedimit hetimit/procedimit disiplinor ka qenë bashkëpunuese.

Sipas ILD-së veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Sh. L., përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore”.

/m.q/r.e/

The post ILD kërkon masë disiplinore për gjyqtarin në Sarandë: Vonoi zbardhjen e vendimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌