Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

21 December 2025 at 13:34

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

By: Brisi
20 December 2025 at 19:53

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) hetim disiplinor ndaj gjyqtarit të Lezhës, Ilir Përdeda. Sipas shkresës së publikuar në media, Lamallari argumenton se gjyqtari Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim […]

The post “Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda appeared first on BoldNews.al.

Drejtësia dhe pronat, Lamallari kërkon shërbim më cilësor për qytetarët

20 December 2025 at 13:54

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim pune me drejtues dhe punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Lamallari kërkoi gjatë takimit përmirësimin e ndjeshëm të shërbimit ndaj qytetarëve, rritjen e efikasitetit në trajtimin e dosjeve të prapambetura, respektimin rigoroz të afateve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së komunikimit me qytetarët, si dhe forcimin e përgjegjshmërisë institucionale në çdo hallkë të procesit.

“Për Ministrinë e Drejtësisë, çështjet pronësore kanë një prioritet të lartë pasi lidhen drejpërdrejtë me të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimin e tyre tek shteti.

Angazhimi ynë është i qartë dhe i palëkundur, më pak burokraci, më shumë shërbim dhe rezultate konkrete në kohë”, tha Lamallari, ndërsa theksoi se pret nga drejtuesit dhe punonjësit e kësaj agjencie që detyrat e lëna t’i përmbushin në kohë e konform ligjit.

/e.i/a.f/

The post Drejtësia dhe pronat, Lamallari kërkon shërbim më cilësor për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: Kodi i ri Penal fokus te parandalimi i krimeve mjedisore

17 December 2025 at 17:51

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Në Ministrinë e Drejtësisë është zhvilluar sot tryeza e radhës konsultative për hartimin e Kodit të ri Penal në Shqipëri.

Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i pranishëm në takim ishte gjithashtu ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të pavarura.

Fokusi i tryezës së sotme ishin një grup veprash penale që prekin drejtpërdrejtë interesin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit: veprat penale kundër mjedisit, regjimit të tokës dhe kafshëve; veprat penale kundër ekonomisë dhe pasurisë; si dhe ato kundër artit, kulturës, pronësisë intelektuale dhe industriale.

Në fjalën e tij Lamallari, tha se kjo tryezë dhe procesi në tërësi është të dëgjojmë mendimet, sugjerimet dhe përvojat praktike.

Ai vuri theksin te gjithëpërfshirja, transparenca dhe një diskutim real, jo formal.

“Të identifikojmë boshllëqet dhe nevojat për përmirësim dhe të sigurohemi që dispozitat e draftit të Kodit Penal të jenë të qarta, të zbatueshme dhe efektive. Vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues mund të ndërtojmë një Kod Penal që i përgjigjet realiteteve të sotme dhe sfidave të së nesërmes. Të mos përsërisim të njëjtat gabime që janë bërë në të shkuarën në Kodin e ri. Kjo me qëllimin e vetëm që t’i ofrojmë shoqërisë shqiptare një Kod cilësor, të qëndrueshëm në kohë dhe që reflekton stadin në të cilin Shqipëria është e synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, deklaroi ministri Lamallari.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, tha se ndryshimet në Kodin Penal duhen parë përtej teknikës juridike.

“Ne jemi pjesë e natyrës, jo zotër të saj! Ky parim na udhëheq sot ndërsa ndërmarrim këtë reformë kaq të rëndësishme ligjore. Ndryshimet që propozojmë në Kodin e ri Penal, veçanërisht në kapitullin e veprave penale kundër mjedisit, shkojnë përtej teknikës juridike. Ato dëshmojnë përparimin tonë politik dhe angazhimin tonë për t’iu përgjigjur standardeve evropiane. Me këto dispozita, nuk synojmë ndëshkimin “per se”, të shkelësve të ligjit, por të parandalojmë ndotjen, shfrytëzimin e paligjshëm të burimeve natyrore dhe shkeljet që dëmtojnë florën dhe faunën tonë, një pasuri të vyer kombëtare. Çdo masë, çdo ligj e çdo veprim është një hap drejt një Shqipërie që e sheh kujdesin që tregojmë ndaj natyrës, jo si “lajmi i ditës”, por si vizion dhe trashëgimi që lëmë pas”, deklaroi Jaupaj.

Për pasurimin e mëtejshëm të draftit dhe përthithjen e sa më shumë kontributeve cilësore, Ministria e Drejtësisë dhe grupi i punës i ngritur enkas për Kodin Penal, do të vijojnë tryezat konsultative sipas kalendarit të dakordësuar e miratuar më parë.

1 nga 2
Tryezë për Kodin e ri Penal - Foto: Ministria e Drejtësisë

/gj.m/a.f/

The post Jaupaj: Kodi i ri Penal fokus te parandalimi i krimeve mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm institucional

By: redi
11 December 2025 at 20:42

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari uron kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Reagimi i plotë I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues…

Source

Lamallari: Shqipëria, e palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare

4 December 2025 at 16:03

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari foli sot në Kuvend në lidhje me projektligjin “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit”.

Gjatë fjalës së tij Lamallari tha se ky projektligj “është një akt me rëndësi të veçantë, sepse lidhet drejtpërdrejt me angazhimet tona ndërkombëtare, me mbrojtjen e paqes, me forcimin e shtetit të së drejtës dhe me rolin konstruktiv që kemi luajtur vazhdimisht në arkitekturën e sigurisë rajonale e më gjerë si vend anëtar i NATO-s e që po negocion anëtarësimin në BE”.

Lamallari tha se “Shqipëria e ka ratifikuar Statutin e Romës që në vitin 2002, duke marrë përsipër detyrime të qarta si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër krimeve më të rënda: gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”.

“Sot, me këtë projektligj, ne plotësojmë dhe pasurojmë këtë angazhim përmes pranimit të ndryshimeve që lidhen me krimin e agresionit, një nga format më të rënda të cenimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Sipas ministrit “ndryshimet e propozuara janë miratuar me konsensus nga shtetet palë të Statutit të Romës, përmes rezolutave të vitit 2010 dhe aktivizimit të juridiksionit në vitin 2017. Ato janë tashmë pjesë e rendit juridik të mbi 40 shteteve, përfshirë vende të Bashkimit Evropian dhe aleatë të rëndësishëm të Shqipërisë. Përfshirja jonë në këtë proces e forcon imazhin e Shqipërisë si vend që kontribuon realisht në rendin juridik ndërkombëtar dhe në mekanizmat e drejtësisë globale”.

Lamallari u ndal edhe te risitë që sjell projektligji.

“Së pari, një përkufizim të qartë dhe të detajuar të krimit të agresionit, përmes nenit 8 bis, duke listuar të gjitha format e veprimeve agresive që përbëjnë shkelje të hapur të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ky është një standard i domosdoshëm për të harmonizuar legjislacionin tonë me të drejtën ndërkombëtare.

“Së dyti, ndryshimet rregullojnë juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi këtë krim, si në rastet kur procedimi nis nga një shtet palë, ashtu edhe kur çështja i referohet Prokurorit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Këto dispozita, të përfshira në nenet 15 bis dhe 15 ter, janë garanci për një rend ndërkombëtar të bazuar në parime, ku askush nuk qëndron mbi ligjin.

“Së treti, këto ndryshime prekin elemente të tjera të Statutit, si neni 9, neni 20 dhe neni 25, për të siguruar koherencën e standardeve juridike dhe për të përcaktuar qartë se përgjegjësia penale për krimin e agresionit bie vetëm mbi individë që kanë fuqinë efektive për të marrë vendime politike apo ushtarake në nivel shteti”, tha ai.

Ministri theksoi se Shqipëria mbetet e palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Si vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe si një shtet që ka përkushtim të palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Lamallari theksoi se “ne duhet të sigurojmë harmonizimin e plotë të legjislacionit tonë me detyrimet që kemi marrë përsipër me ratifikimin e Statutit të Romës. Besoj se me procesin që kemi nisur, në Kodin e ri Penal do të kemi pashmangshmërisht edhe një dispozitë të posaçme për këtë krim”.

Sipas tij, projektligji nuk mbart efekte financiare.

Lamallari nënvizoi se “miratimi i këtyre ndryshimeve është një hap përpara për shtetin tonë të së drejtës, për rolin tonë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe për kontributin tonë në drejtësinë penale globale. Është një hap që e vendos Shqipërinë krah vendeve demokratike, që jo vetëm respektojnë të drejtën ndërkombëtare, por edhe punojnë për forcimin e saj. Ju ftoj ta miratojmë projektligjin dhe të konfirmojmë së bashku edhe një herë angazhimin tonë për paqe, drejtësi dhe respektim të ligjit ndërkombëtar”.

/m.q/j.p/r.e/

The post Lamallari: Shqipëria, e palëkundur ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari citon homologun italian Nordio: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, rëndësi jetike

2 December 2025 at 21:42

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari kujtoi sot takimin që pati me homologun italian, Carlo Nordio në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Itali, të zhvilluar më 13 nëntor.

Nordio, një magjistrat me rreth katër dekada përvojë dhe një nga figurat kyçe të hetimit historik “Mani Pulite” (Duar të pastra), ndau reflektimet e tij të hapura dhe të drejtpërdrejta mbi sfidat e mëdha që ka kaluar drejtësia italiane gjatë tri dekadave të fundit.

Lamallari theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “shqetësimet e shprehura prej tij, si refleksion mbi më shumë se tri dekada, si dhe dhurata simbolike, Kushtetuta e Republikës Italiane, sot marrin një kuptim të veçantë lidhur me rëndësinë jetike të mbrojtjes së parimeve kushtetuese, konsolidimit të shëndetshëm të institucioneve në respekt të përcaktimeve themelore mbi ndarjen e pushteteve dhe domosdoshmërinë e vetëpërmbajtjes ndaj mjeteve të gabuara që mund të cenojnë këto parime, liritë dhe të drejtat e gdhendura në ligjin themeltar”.

“Tangentopoli ishte sëmundja, dhe Mani Pulite ishte kura. Edhe pse kjo e fundit, siç ndodh shpesh, është treguar më e dëmshme se e para.

Tridhjetë vjet pas Tangentopolit, jemi shumë larg projektit për të rikthyer ligjshmërinë në institucione. Mjetet e përdorura përmes proceseve të Mani Pulite janë treguar më të këqija se e keqja që duhej të shëronin…

Por efekti anësor më i rrezikshëm ka qenë vendosja e magjistraturës nën kontrollin e partive dhe në rolin e ‘mbrojtësit’ të vendit, deri në pikën e përmbysjes së verdiktit të kutive të votimit dhe ndryshimit të ekuilibrave parlamentarë.

Një legjitimitet i tillë është mundësuar nga nënshtrimi i frikshëm i politikës, e cila ka dashur t’u japë togave një rol shpëtimtar dhe vendimmarrës.

Në këtë mënyrë, ndarjes së pushteteve të parashikuar nga Kushtetuta i ka zënë vendin një konfuzion pothuajse i plotë mes tyre”, citon Lamallari homologun italian Nordio.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Lamallari citon homologun italian Nordio: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, rëndësi jetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku në Kushtetuese, Lamallari ndan fjalët e magjistratit italian: Mbrojtja e parimeve kushtetuese, detyrë e përditshme e çdo demokracie

2 December 2025 at 21:56

Teksa ankimimi i kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit nga detyra të zevendëskryeministres Belinda Balluku është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka ndarë sot një reflektim të gjerë pas takimit që zhvilloi më 13 nëntor me ministrin e Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordio, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Itali.

Duke vlerësuar figurën e Nordio-s, një magjistrat me afro 40 vite karrierë dhe një nga protagonistët e hetimit të famshëm italian “Mani Pulite”, Lamallari shprehet se diskutimet me homologun e tij, së bashku me dhuratën simbolike, Kushtetutën e Republikës Italiane, marrin sot një domethënie të veçantë për rëndësinë e mbrojtjes së parimeve kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve.

Në postimin e tij në rrjetin Facebook, Lamallari sjell edhe citime nga deklarimet publike të Nordio-s, i cili, duke reflektuar mbi tre dekada nga epoka e “Tangentopolit” dhe “Mani Pulite”, thekson se mjetet e përdorura atëherë janë dëshmuar “më të dëmshme se sëmundja”, duke e çuar magjistraturën drejt një kontrolli politik që rrezikoi ekuilibrat demokratikë.

Sipas Nordio-s, efekti më i rrezikshëm i asaj periudhe ishte “vendosja e magjistraturës nën ndikimin e partive politike dhe rolin e saj si ‘mbrojtëse e vendit’, deri në pikën e përmbysjes së vullnetit të kutive të votimit”. Ai thekson se nënshtrimi i politikës ndaj gjyqësorit, në përpjekje për t’i dhënë këtij të fundit një rol shpëtimtar, krijoi një konfuzion të plotë mes pushteteve, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës italiane.

Ministri Lamallari nënvizon se ky reflektim është një paralajmërim i vlefshëm edhe sot, duke e lidhur drejtpërdrejt me nevojën për të konsoliduar shëndetshmërinë institucionale, respektimin e ndarjes së pushteteve dhe vetëpërmbajtjen ndaj mjeteve që mund të cënojnë liritë dhe të drejtat themelore.

“Rëndësia jetike e mbrojtjes së parimeve kushtetuese nuk është thjesht çështje e së kaluarës, por një detyrë e përditshme e çdo demokracie”, përfundon ministri Lamallari.

Më poshtë publikimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook.

Në takimin midis dy qeverive Shqipëri – Itali, më 13 nëntor pata mundësinë të takoja dhe diskutoja me homologun 🇮🇹 Carlo Nordio, një magjistrat karriere prej rreth 40 vite përvojë dhe një prej protagonistëve të hetimit ‘Mani Pulite’. Shqetësimet e shprehura hapur tashmë prej tij, si refleksion mbi mëse tre dekada, si dhe dhurata simbolike – Kushtetuta e Republikës Italiane, sot marrin një kuptim të veçantë mbi rëndësinë jetike të mbrojtjes së parimeve kushtetuese, konsolidimit të shëndetshëm të institucioneve në respekt të përcaktimeve themelore mbi ndarjen e pushteteve dhe domosdoshmërinë për vetëpërmbajtje ndaj mjeteve të gabuara që mund të cënojnë këto parime, liri dhe të drejta, të gdhendura në ligjin themeltar!

🇦🇱 “Tangentopoli ishte sëmundja, dhe Mani Pulite ishte kura. Edhe pse kjo e fundit, siç ndodh shpesh, është treguar më e dëmshme se e para.”

Tridhjetë vjet pas Tangentopolit, jemi shumë larg projektit për të rikthyer ligjshmërinë në institucione. Mjetet e përdorura përmes proceseve të Mani Pulite janë treguar më të këqija se e keqja që duhej të shëronin…Por efekti anësor më i rrezikshëm ka qenë vendosja e magjistraturës në kontroll të partive dhe në rolin e “mbrojtësit” të vendit, deri në pikën e përmbysjes së verdiktit të kutive të votimit dhe ndryshimit të ekuilibrave parlamentare. Një legjitimitet i tillë është mundësuar nga nënshtrimi i frikshëm i politikës, e cila ka dashur t’u japë togave një rol shpëtimtar dhe vendimtar. Në këtë mënyrë, ndarjes së pushteteve të parashikuar nga Kushtetuta i ka zënë vendin një konfuzion pothuajse i plotë mes tyre.”

Lamallari e Pirdeni diskutim për Kodin e ri Penal, nga shpërdorimi i detyrës së zyrtarëve te korrupsioni

27 November 2025 at 19:45

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot tryezën e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal.

Fokusi i kësaj tryeze ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit.

Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryetari i grupit të punës për Kodin e ri Penal, Arben Rakipi, si dhe përfaqësues të ILDKPKI, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia e Prokurimeve Publike, AKEP, KLSH etj.

Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se përmes këtyre tryezave synohet një konsultim sa më i gjerë e me të gjithë aktorët.

“Ministria e Drejtësisë garanton një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Ne besojmë fort se në përfundim të kësaj faze të parë të konsultimit të gjerë, do të jetë mundësia e grupit të punës që të gjitha komentet e ardhura me shkrim apo gjatë këtyre tryezave të përpunohen dhe shqyrtohen me kujdes. Më pas do të jepet mundësia për një raund të dytë konsultimesh. Besoj fort se në finale ne do të kemi një produkt shumë cilësor, i cili garanton përshtatjen me nevojat dhe evoluimin e jurisprudencës, por duke harmonizuar këtë Kod të ri Penal me standardet më të mira ndërkombëtare dhe Acquis communautaire të Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

Ministrja Adea Pirdeni në fjalën e saj evidentoi disa nga dispozitat që lidhen direkt me punën e administratës e që duhen adresuar për të pasur në finale një Kod të ri Penal me standardet më të larta e që do t’i rezistojë kohës.

“Kodi i ri Penal të jetë në përputhje jo vetëm me standardet më të mira aktuale, vendore dhe europiane, por mbi të gjitha të garantojë që t’i përshtatet realitetit ligjor, social dhe ekonomik në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesa të reflektohen në Kod ato fenomene të cilat janë sot prezente në shoqërinë tonë dhe punën e administratës publike dhe që kërkojnë një adresim të veçantë”, deklaroi Pirdeni.

Pirdeni tha se gjatë diskutimit, “dhamë kontributin tonë për veprat që lidhen me funksionimin e administratës publike, mbrojtjen e veprimtarisë shtetërore dhe parandalimin e korrupsionit”.

Ministria e Drejtësisë po vijon tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal edhe me aktorë e grupe të tjera interesi, sipas një kalendari të dakordësuar më herët.

Pak ditë më parë Ministria e Drejtësisë organizoi disa tryeza konsultative për Kodin e ri Penal. Një prej tyre ishte ajo me Ministrinë e Brendshme, ku fokusi ishin veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Po kështu janë organizuar tryeza edhe me përfaqësues të shoqatave të medieve, si dhe një takim konsultimi me avokatë nga i gjithë vendi.

The post Lamallari e Pirdeni diskutim për Kodin e ri Penal, nga shpërdorimi i detyrës së zyrtarëve te korrupsioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Lamallari pret Koopman: Shqipëria po harmonizon kuadrin ligjor përmes konsultimeve me KE-në

By: redi
24 November 2025 at 14:51

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti këtë të hënë në një takim drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se gjatë takimit “patëm një diskutim shumë të mirë mbi progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave kyçe në sektorin e drejtësisë, si dhe në tërësi mbi…

Source

Lamallari për mbylljen e IEVP Bënçë: Punonjësit do të transferohen, transporti falas

21 November 2025 at 18:21

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati gjithashtu një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i ecurisë së punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Në nisje të fjalës së tij, Lamallari evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. “Konkretisht, plus 12 000 lekë për mjekët dhe 5 500 lekë në muaj për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë”, tha mes të tjerash Ministri i Drejtësisë.

Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme.

Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimmarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg. Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale.

“Vendimmarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha ministri i Drejtësisë në takim teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.

Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat.

“Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese.

1 nga 5

/m.q/r.e/a.f/

The post Lamallari për mbylljen e IEVP Bënçë: Punonjësit do të transferohen, transporti falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Çmojmë mbështetjen e Gjermanisë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit

20 November 2025 at 21:55

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit, anëtare e Bundestagut gjerman dhe njëkohësisht kryetare e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ).

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e drejtësisë dhe forcimit të institucioneve ligjzbatuese.

Në qendër të diskutimeve ishte procesi i përafrimit të drejtësisë shqiptare me standardet e Bashkimit Europian, konsolidimi i reformës në drejtësi si dhe rritja e efikasitetit të institucioneve të sistemit.

“Diskutuam për bashkëpunimin dypalësh, drejtësinë shqiptare në kushtet e përafrimit me standardet e BE-së dhe konsolidimin e mëtejshëm të reformës që ne bëmë”, theksoi Lamallari.

Ministri Lamallari nënvizoi se mbështetja e Gjermanisë ka qenë thelbësore për avancimin e reformave dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

“Ne e çmojmë shumë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit në BE, në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve institucionale, përfshi ato digjitale, si dhe modernizimin e infrastrukturës së drejtësisë”, theksoi Lamallari.

/gj.m/r.e/

The post Lamallari: Çmojmë mbështetjen e Gjermanisë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari e Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal, në fokus krimi kibernetik dhe terrorizmi

17 November 2025 at 16:59

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot tryeza e radhës konsultative për draftin e Kodit të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale që lidhen me krimin kibernetik. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, e pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Gjithashtu kishte përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe përfaqësues të Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore.

Në fjalën e rastit ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkoi rekomandime konkrete, pse jo edhe dispozita, për t’ia vënë në dispozicion grupit të punës.

“Ministria e Drejtësisë është shumë e interesuar për këtë proces dhe do të garantojë gjithëpërfshirje dhe transparencë. Ne duam që produkti final të jetë shumatorja e të gjithë mendimeve të shprehura, bazuar në logjikë e përvojë, në rekomandime me thelb. Pas përfundimit të fazës së përthithjes së mendimeve përmes këtyre tryezave, ne do të kemi mundësinë që grupi i punës të absorbojë këto kontribute dhe të dalë me një dokument, si dhe të bëjë një raund të dytë takimesh vetëm me ato institucione të cilat kanë ofruar mendime me shkrim, të cilat duhen ballafaquar dhe sqaruar”, tha ministri Lamallari, duke theksuar më tej se Kodi i ri Penal do të garantojë më shumë siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se përmes ndryshimeve në Kodin Penal, synimi është të jepet mbrojtje reale e afatgjatë në shkolla, në rrugë dhe hapësirën kibernetike.

“Rritja e sigurisë në shkolla, në rrugë, në hapësirën kibernetike, përsosja e mekanizmave tona kundër mashtrimit online, kundër bullizmit apo rritja e fuqisë goditëse për zbulimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale, si dhe të gjithë çështjet e tjera, janë shqetësime reale. Dhe është detyra jonë, që të japim përballë tyre mbrojtje reale, të fuqishme dhe afatgjatë”, u shpreh ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

Ministrat Lamallari dhe Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal, Foto: MD
1 nga 3
Ministrat Lamallari dhe Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal, Foto: MD

/a.f/r.e/

The post Lamallari e Koçiu në tryezën për Kodin e ri Penal, në fokus krimi kibernetik dhe terrorizmi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari tryezë konsultimi me avokatë: Dialog teknik për Kodin e ri Penal

14 November 2025 at 22:09

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim konsultimi për Kodin e ri Penal me avokatë nga i gjithë vendi.

Lamallari tha se “prej fillimit e deri në finalizim ky do të jetë një proces i ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës”.

“Si një prej aktorëve kyç të sistemit, kemi hapur një dialog teknik e të drejtpërdrejtë sepse avokatët janë zëri i qytetarëve në sallën e gjyqit, janë garantues të të drejtave dhe lirive dhe kanë perspektivë të çmuar për të identifikuar problematikat praktike të cilat një tekst ligjor duhet t’i parandalojë”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari u shpreh besimplotë se në finale do të ketë një Kod të ri Penal me standardet më të mira europiane që adreson nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë edhe me aktorë e grupe të tjera interesi sipas një kalendari të dakordësuar më herët.

/e.i/j.p/

The post Lamallari tryezë konsultimi me avokatë: Dialog teknik për Kodin e ri Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Lamallari takon avokatët për Kodin e ri Penal: Presim propozime konkrete, jo komente gjeneraliste

By: redi
14 November 2025 at 21:31

Procesi i hartimit të Kodit të ri Penal vijon me tryezat konsultuese. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një takim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku kërkoi nga avokatët një rol thelbësor në finalizimin e draftit. Ministri Lamallari theksoi se procesi nuk është i mbyllur, por synon një debat profesional të hapur dhe gjithëpërfshirës për të modernizuar politikën penale të vendit.

Source

Lamallari me homologun italian: Mbështetje për ndryshimet ligjore në Kodin Penal

13 November 2025 at 17:33

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë vizitës në Itali, në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane zhvilloi edhe një takim me homologun italian Carlo Nordio.

Lamallari dhe Nordio patën një bisedë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Në takim u diskutua gjithashtu për mbështetjen që Italia mund t’i japë vendit tonë në ndryshimet ligjore që do të bëjë Shqipëria për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien e vendit tonë për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, theksoi Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria dhe Italia forcuan sot edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Italisë nënshkruan marrëveshje mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar.

/gj.m/j.p/

The post Lamallari me homologun italian: Mbështetje për ndryshimet ligjore në Kodin Penal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë prej 14,96 miliardë adreson nevojat tona

12 November 2025 at 11:35

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, projektbuxhetin për vitin 2026, për Ministrinë e Drejtësisë.

Konkretisht për Ministrinë e Drejtësisë janë parashikuar 14,96 miliardë lekë, të ndara 8,38 miliardë lekë për shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore, 2,6 miliardë lekë për mallra dhe shërbime, 2,7 miliardë lekë zëra në transferta dhe 1,28 miliardë lekë për shpenzime dhe investime.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se ky buxhet adreson plotësisht nevojat që ka Ministria e Drejtësisë.

“Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë prej 14,96 miliardë lekësh adreson plotësisht nevojat që ne kemi, ku sigurisht prioritete janë ato që lidhen me sistemin e burgjeve. Kemi disa projekte të reja me rikonstruksion dhe ngritje të godinave të reja për burgjet duke ofruar standardet ndërkombëtare në trajtimin e të dënuarve.

Përmbarimin gjyqësor, ndihma juridike falas, ku rreth 5 mijë qytetarë llogaritet se do të ndihmohen përmes këtij mekanizmi, mjekësia ligjore, më shumë qytetarë përfitojnë nga ky buxhet për të adresuar nevojat e mjekësisë ligjore”, tha Lamallari.

Lamallari përmendi gjithashtu edhe ndërtimin e godinës së re të Institutit të të Miturve në Konflikt me Ligjin, “i cili ndërtohet si godinë për herë të parë dhe përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin, ku do të kemi institut model për trajtimin e posaçëm të veçantë të të miturve në konflikt me ligjin”.

Komisioni i Çështjeve Ligjore diskuton pr.buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë
1 nga 3
Ministri Lamallari diskuton pr.buxhetin e vitit 2026 tek Komisioni i Çështjeve Ligjiore. Foto; Florian Abazaj

/m.q/a.f/r.e/

The post Lamallari: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë prej 14,96 miliardë adreson nevojat tona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drafti i Kodit të ri Penal diskutohet me përfaqësues të medieve

11 November 2025 at 15:16

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Konsultimet për ndryshimet në Kodin e ri Penal kanë vijuar sot në Ministrinë e Drejtësisë me përfaqësues të shoqatave të medieve.

Në takim ishim të pranishëm ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Mark Marku, kreu i grupit të punës për Kodin Penal, Arben Rakipi, organizata të shoqërisë civile, gazetarë dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Ministri vuri theksin tek integriteti i procesit dhe nevoja për të garantuar punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojën për të garantuar punën e gazetarëve, në mënyrë që ata ta ushtrojnë plotësisht lirinë e tyre të shprehjes duke mbajtur përgjegjës zyrtarët. Sigurisht kjo e shkruar mirë në raport me të dhënat, me faktet dhe duke shmangur mundësinë për abuzim, për elementë të qëllimshëm keqdashës dhe të pabazuar në deklaratat e tyre. Unë besoj fort se më shumë sesa është njohur, ky draft Kodi Penal është komentuar. Komentet e ndryshme që janë bërë mbi të janë të natyrave të ndryshme, të qëllimeve të ndryshme që mbështesin këto komente”, u shpreh ai.

Lamallari nënvizoi se rruga e duhur është një proces sa më gjithëpërfshirës dhe transparent, ku gjithësecili është duke ushtruar detyrën e tij dhe përgjegjësinë qytetarë për të forcuar më tej demokracinë e vendit të tij.

Gjithashtu, ministri u shpreh se synimi final është që të kemi një produkt që të reflektojë nevojat e shoqërisë, t’i rezistojë kohës dhe të ketë referenca standardet më të mira ndërkombëtare.

“Në fund të kemi një produkt që është shumatorja e të gjithë mendimeve të shprehura mbi bazë të përvojave dhe dijes që kemi akumuluar, duke bërë edhe referencat me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Për Ministrinë e Drejtësisë, integriteti i procesit është i panegociueshëm. Ne duhet të kemi një proces sa më të hapur, të shëndetshëm, konstruktiv dhe që nxit debatin. Ajo që del më pas nga ky produkt është niveli i emancipimit të shoqërisë shqiptare dhe vizionit të përbashkët për të pasur një demokraci më të fortë, një shtet dinjitoz pjesë e familjes evropiane”, deklaroi ministri Lamallari.

Krasniqi prezantoi sugjerimet e AMA-s për disa nene specifike të draftkodit të ri, të cilat gjykojnë se duhen rishikuar.
Për punën tonë, liria e shprehjes dhe e drejta për informim, përveçse të drejta themelore të njeriut, janë thellësisht orientuese në aktivitetin rregullator të tregut audioviziv. Bazuar mbi këto të drejta, dhe duke respektuar parimet e gazetarisë profesioniste, duke u mbështetur edhe në parimet që vijnë nga Këshilli i Europës, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut si dhe në standardet ndërkombëtare, kemi vlerësuar disa sugjerime mbi draftin e Kodit Penal, specifikisht në nenet 235, 267, 536, 863 dhe 865″, deklaroi kryetarja e AMA-s.
Ajo i konsideroi shumë konstruktive, diskutimet dhe sugjerimet e parashtruara në tryezën e sotme, e cila do të pasohet edhe nga të tjera, deri në hartimin e draftit përfundimtar të Kodit të ri Penal.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë edhe me aktorë e grupe të tjera interesi sipas një kalendari të dakordësuar më herët.

/m.q/r.e/

The post Drafti i Kodit të ri Penal diskutohet me përfaqësues të medieve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kodi i ri Penal, ministri Lamallari me shoqatat e mediave: Garantojmë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes

By: redi
11 November 2025 at 15:49

Një tryezë konsultative u zhvillua në Ministrinë e Drejtësisë për draftin e Kodit të ri Penal. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishin të pranishëm kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Mark Marku, kreu i grupit të punës për Kodin Penal, Arben Rakipi, përfaqësues të shoqatave të mediave…

Source

Lamallari: Të respektohet raportimi në Kuvend i institucioneve të drejtësisë

30 October 2025 at 14:31

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari kërkoi sot në seancën plenare që të respektohen institucionet e drejtësisë kur raportojnë në Kuvend.

Duke iu referuar raportimit të Kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë në seancën e sotme, por edhe në seancën e së hënës, kur raportuan Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe kryetari i KLGJ, Lamallari tha se, “drejtësia fillon në radhë të parë nga respekti që ne tregojmë ndaj atyre që ne ftojmë këtu dhe i dëgjojmë”.

Duke evidentuar se salla e Kuvendit ishte bosh gjatë raportimit, Lamallari tha se, kjo nuk është në nderin e parlamentit.

“Thirren këtu, tentohet të bëhet show me ta, tentohet të futen në një debat që ato nuk duhet ta bëjnë, sepse nuk jemi me armë të barabarta dhe nuk është aspak në nderin e këtij Kuvendi, që ose ftoje dhe dëgjoje deri në fund dhe mos komento mbi komentet e tyre, ose shikoni formulën në mënyrë që debatin politik ta bëni këtu brenda”, tha Lamallari.

Kjo, shtoi ministri, “në respekt të punës së gjithsecilit dhe atributeve që ne me ligj iu kemi dhënë atyre”.

Lamallari reagoi edhe lidhur me pyetjet e bëra nga deputetët, duke sqaruar se, “Udhëzimi për Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave Statistikore Kombëtare të Sistemit të Drejtësisë është miratuar, ashtu siç kemi marrë angazhimin karshi Komisionit Evropian”.

Gjithashtu, theksoi Lamallari, “lidhur me Regjistrin Elektronik të Dokumentacionit për Çështjet Pronësore, puna po ecën shumë mirë. Nuk ka kurrfarë shtyrje të afatit të dakordësuar me Komisionin Evropian, i cili është qershor 2026”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Lamallari: Të respektohet raportimi në Kuvend i institucioneve të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌