Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri

30 December 2025 at 13:00

Viti 2025 do të mbahet mend si viti ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënjestroi zyrtarë dhe politikanë të lartë duke nxjerrë në dritë një shkallë të paimagjinueshme korrupsioni.

Viti i fundit nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, i cili u pasua nga Klodian Braho, solli çështje të bujshme hetimore si ajo e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo dhe abuzimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rastet në fjalë, iu shtuan serisë së hetimeve nga SPAK ndaj politikanëve të pushtetshëm si ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Marrja si të pandehur e Metës dhe Berishës

Në maj të këtij viti ish-Presidenti Meta u mor zyrtarisht i pandehur së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. I arrestuar prej tetorit 2024, ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çështja kryesore ndaj tij mbetet marrëdhënia ekonomike CEZ‑DIA, e cila dyshohet se, për interesa private, u ndikua nga favorizime dhe ndryshime ligjore të shtyra nga Meta.

Ish-Presidenti e ka cilësuar procesin “farsë hetimore” dhe e ka akuzuar SPAK‑un për “shërbim politik” ndaj qeverisë.

Ngjashëm, SPAK mori zyrtarisht të pandehur, në maj, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas rreth një viti arrest shtëpie, ai u la të gjykohej i lirë nën akuzat për korrupsion pasiv, nën dyshimin se përmes vendimeve kur ishte në krye të qeverisë, favorizoi dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në një projekt ndërtimi ku ortakë kishte sipërmarrësit Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja.

Berisha e ka kundërshtuar hapur akuzën, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke cilësuar SPAK‑un për veprime në shërbim të mazhorancës.

Shpesh, gjuha e përdorur nga dy ish-shtetarët me ndikim në kampin opozitar, ka qenë e ashpër dhe me etiketime të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hetimi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt

Në shkurt, SPAK arrestoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimi i SPAK përqendrohet te pasuria dhe flukset e parave në drejtim të një grupi organizatash joqeveritare, pas të cilave dyshohet se qëndron bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SPAK dyshon se pasuria e kryebashkiakut Veliaj u ushqye për interesa klienteliste nga sipërmarrës, të cilët përfitonin leje ndërtimi dhe favorizime në tenderë publik.

Veliaj i kundërshtoi akuzat duke sulmuar publikisht prokurorët dhe gjykatësit që vendosën për arrestimin e tij. Rasti nxiti tensione politike, pasi ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kryeministri Rama mbajti një qëndrim të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e akuzoi për “arrestime abuzive”, “pa gjyq” dhe “pa fakte”.

Në korrik, Veliajt iu komunikua akuza, ku në morinë e pretendimeve të SPAK ishte shtuar edhe akuza për futjen e një celulari në qelinë e paraburgimit.

Në shtator kryebashkiaku u mor zyrtarisht i pandehur, teksa pak ditë më pas Rama – fitimtar me 83 mandate në zgjedhjet e majit – tha publikisht se ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të ishte pasuesja e tij në bashki.

Kjo nënkuptoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme për bashkinë Tiranë. Procedurat u ndoqën me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila udhëhoqi shkarkimin deri te Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit e dekretoi vendimmarrjen pa vonesa.

Megjithatë, Veliaj e sfidoi këtë proces në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 3 nëntor rrëzoi vendimet si antikushtetuese duke e lejuar Veliajn të mbetej Kryetar Bashkie pavarësisht se mbeti në qeli për 10 nga 12 muajt e vitit 2025.

Ky proces nxori në pah tensionin midis pushtetit ekzekutiv, atij lokal dhe institucioneve të pavarura gjyqësore duke evidentuar sfidën e madhe për llogaridhënie ndaj pushtetarëve, të cilët tashmë e kanë kthyer në normë vijimin e ushtrimit të detyrës pavarësisht se ndaj tyre mund të ketë procese gjyqësore.

Hetimet dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut

Hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën vetëm tek Veliaj. Në fund të muajit tetor, u konfirmuan hetimet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo nuk u dorëhoq, pavarësisht se u mor zyrtarisht e pandehur. Me arsyetimin se mund të pengonte vijimin e hetimeve, Gjykata e Posaçme pranoi masën e kërkuar nga SPAK për të pezulluar Ballukun nga detyra si anëtare e qeverisë, ku ajo ushtron njëherazi edhe detyrën si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

SPAK dyshon se Balluku, së bashku me vartës të saj në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), u përfshi në manipulime të tenderëve dhe garës së tyre për projektet e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Mijëra faqe komunikime mes saj dhe vartësve ekspozuan një praktikë të strukturuar të favoreve të paligjshme dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të cilat dyshohet se janë shtrirë edhe në procedura të tjera.

Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e shkarkoi, përkundrazi, ai i siguroi mbështetje Ballukut duke e ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese e cila më 12 dhjetor vendosi ta rikthejë në detyrë duke nxjerrë në pah edhe më shumë tensionin mes kërkesës për llogaridhënie dhe pretekstit për pavarësi mes pushteteve.

Me lëvizjen e kryer, Rama dukej se vendosi një precedent, që i paraprin një rast hipotetik ku SPAK mund ta hetojë edhe atë.

Përballë kësaj situate, SPAK ndryshoi qasje. Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut duke nënkuptuar ndryshimin e kërkesës për masë sigurie: nga pezullim detyre në arrest.

Ekspertë të ligjit, vlerësuan për Citizens.al se rasti Balluku tregon sfidën e lartë për SPAK-un në hetimin dhe vënien përpara drejtësisë të një zyrtareje me kompetenca ekzekutive dhe lidhje politike të fuqishme.

Megjithatë rasti i zëvendëskryeministres vuri seriozisht në diskutim qendrueshmërinë politike të qeverisë teksa gjatë dhjetorit u organizuan protesta të vazhdueshme ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Rama.

Dosjet e AKSHI-t dhe lidhja me krimin e organizuar

Viti 2025 ekspozoi dhe një nga skemat, me gjasë, më korruptive të historisë së tranzicionit: abuzimet me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), agjenci e cila prej vitit 2017 ka buxhetuar rreth gjysmë miliardi euro.

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah fitime marramendëse prej dhjetëra milionë euro të një grupi kontraktorësh të kryesuar nga sipërmarrësit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe manipulime financiare në projekte të lidhura me fondet kryesore të AKSHI-t, të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

SPAK ka ngritur dyshime për lidhje me grupe kriminale dhe skema të zhvatjes së parave publike. Drejtuesja Karçanaj, vartësit e saj në AKSHI dhe sipërmarrësit kryesorë të përfshirë, Agasi e Beqiri, akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

Në lupën e hetimeve janë vënë të paktën 19 tenderë të AKSHI-t, me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilët dyshohet se janë hartuar me fryrje zërash me qëllim për t’u përvetësuar në garë të paracaktuar.

Ato prekin sektorë të rëndësishëm si identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, siguria e barnave apo dhe siguria ushqimore. Po kështu përmes këtyre tenderëve kompanitë e marra nën hetim kanë pasur akses në sistemet e sigurisë së policisë dhe burgjeve.

Ky ishte një tjetër skandal për qeverinë Rama, e cila e nisi mandatin e katërt pikërisht duke lavdëruar botërisht angazhimin e një ministre “artificialisht inteligjente” si Diellën, për të garantuar luftën ndaj korrupsionit dhe sigurinë në tenderët publik.

Projekti i Diellës në e-Albania është ngritur nga tenderët e AKSHI-t. Me rastet në fjalë, viti 2025 tregoi një qasje më agresive të SPAK-ut ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Qartësisht është vendosur një standard i ri hetimi, por sfidat mbeten të mëdha. Proceset gjyqësore treguan vështirësitë që ka përpara sistemi i drejtësisë për të balancuar llogaridhënien me respektimin e pavarësisë së pushteteve, por mbi të gjitha të besimit të qytetarëve.

The post Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Meta vazhdon “zgjerimin e Inteligjencës Artificiale”, blen një startup nga Singapori për mbi 2 miliardë dollarë

30 December 2025 at 10:39


Meta Platforms ka blerë Manus, një zhvillues nga Singapori i agjentëve të Inteligjencës Artificiale të përgjithshme, duke zgjeruar investimet e saj në AI.

Manus, e themeluar fillimisht në Kinë dhe më pas zhvendosur në Singapor, ka lansuar këtë vit agjentin e saj të parë të përgjithshëm, i aftë të kryejë detyra të ndërlikuara si kërkim tregu, kodim dhe analiza të të dhënave.

Kompania pretendon se ka arritur të ardhura të përgjithshme vjetore mbi 100 milionë dollarë vetëm tetë muaj pas lansimit, ndërsa ritmi i të ardhurave tani tejkalon 125 milionë dollarë.

Sipas Wall Street Journal, marrëveshja është mbyllur me një vlerë mbi 2 miliardë dollarë, edhe pse Meta nuk ka zbuluar shifra zyrtare.

Manus do të vazhdojë të operojë shërbimet e saj me abonim pa ndryshime, ndërsa Meta synon ta integrojë teknologjinë në produktet e saj për bizneset dhe konsumatorët, përfshirë Meta AI.

CEO i Manus, Xiao Hong, tha se bashkimi me Metën siguron një bazë “më të fortë dhe më të qëndrueshme” për zhvillimin e mëtejshëm global të kompanisë. /Telegrafi/

Meta kallëzon penalisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike! M’u ndalua komunikimi

By: M C
29 December 2025 at 17:10

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë SPAK ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.

Ai thekson se autoritetet penitenciare i kanë ndaluar komunikimin me median dhe gazetarët, takimet me deputetë të Kuvendit, eurodeputetë dhe strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, si edhe ushtrimin e aktiviteteve politike dhe publike.

Në kallëzim thuhet se këto kufizime nuk janë mbështetur në vendime individuale të arsyetuara dhe nuk justifikohen nga ndonjë rrezik konkret për procesin penal, duke marrë karakter ndëshkues dhe diskriminues.

Një element kyç i kallëzimit është edhe qëndrimi i Avokatit të Popullit, i cili pas një hetimi administrativ ka konstatuar diskriminim, persekutim politik dhe shkelje të lirive personale e politike, duke i rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve marrjen e masave korrigjuese. Sipas kallëzuesit, këto rekomandime nuk janë zbatuar.

Meta argumenton se sjellja e Drejtorisë së Burgjeve bie në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin për ekzekutimin e vendimeve penale dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke iu referuar edhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut për raste të ngjashme me liderë opozitarë në paraburgim.

KALLËZIM PENAL

KALLEZUES: Ilir METAJ, i biri Rexhepit dhe Fiqiretes dtl 24 mars 1969, lindur nw
Çepan, Skrapar, me adresw banimi Tiranw, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817.
H.0, Ap.005 ose pranw Partisw Lirisw, Sheshi Willson. Pwrfaqwsuar
me Akt-Pwrfaqwsimi, tw lwshuar mw datw 22.05.2025 nga Studio
Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr
liçense 8315 regjistruar pranw Dhomws Avokatisw Fier. Email:
studicakrani01@gmail.com nr.0699413001.

I KALLEZUAR: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (me cilësi funksionari publik)

OBJEKTI: Fillimin e procedimit penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për
veprën penale të:“Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i
Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit,
për shkak të mosveprimit të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm, në
kundërshtim me ligjin, duke sjellë cenimin e të drejtave kushtetuese dhe
konvencionale tw shtetasit Ilir Metaj, person nën maswn e sigurimit
personal arreti me burg.

BAZA LIGJORE: Nenet 248-250 dhe 253 Kodit penal

DREJTUAR: PROKUROISE POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT
ORGANIZUAR

I nderuar Drejtues Prokuroisw Posacme!

Kallwzuesi ish Presidenti Republikws, z. Ilir METAJ, aktualisht Presidenti Partisw Lirisw, partisw dytw opozitare nw Shqipwri, prej datws 21 tetor 2024 gjendet nw ambjentet e paraburgimit “Jordan Misja” me maswn e sigurimit personal tw “arrestit me burg” vendosur kjo me vendimin nr. 125 datw 20.10.2024 nga Gjykata Posacme Shkallws Parw Kundwr Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, lwnw nw fuqi me vendimin nr. 59 datw 19.11.2024 nga Gjykata e Posacme Apeli Kundwr Korrupsionit dhe Krimit Organizuar.

Prej datws 23 tetor 2024, Presidenti z. Ilir METAJ, wshtw akomoduar pranw institucionit ekzekutimit vendimeve penale ‘Jordan Misja” (IEVP) Tiranw. Rezulton se: qw prej kwsaj date ndaj tij autoritetet e kwtij institucioni kanw pwrdorur mwnyra nga mw tw ndryshme tw ndalimit tw ushtrimit aktiviteteve sportive, takimet e anwtarwt e kryesisw Partisw Lirisw, deputetwt e Kuvendit Shqipwrisw, Eurodeputetw, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e pwrdorimit tw cdo forme argwtimi, pra Politikanit Presidentit Partise Lirisw, wshtw pwrdorur persekutimi politikw. Nw kwtw mwnyrw Presidenti Partisw Lirisw z. Ilir METAJ, janw shkelur liritw dhe tw drejtat tw cilat janw tw garantuara nw Kushtetutwn e Shqipwrisw, Konventwn Europiane tw Drejtave tw Njeriut, gjithashtu edhe tw drejtat e Komiteti Evropian Pwr Parandalimin e Torturws.

RRETHANAT E FAKTIT

Shtetasi Ilir Metaj, ish-President i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, ndodhet në paraburgim në zbatim të një mase sigurimi personal “arrest në burg”.
Gjatë periudhës mbi 14 mujore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka mohuar atij:
komunikimin me median dhe gazetarët;
takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë;
takimet me organet drejtuese të partisë lirisw;
ushtrimin e lirive personale dhe politike përtej kufizimeve të domosdoshme të paraburgimit.
Këto kufizime:
nuk janë të bazuara në vendime individuale të arsyetuara;
nuk justifikohen me rrezik konkret për procesin penal;
kanë karakter të përgjithshëm, absolut dhe ndëshkues.
Pas ankesës së paraqitur, Avokati i Popullit, si organ kushtetues i pavarur, dhe hetimit tw bwrw nga ky institucion duke administruar jo vetwm provat shkresore por edhe pyetjen e tw interesuarwve, me vendimin nr.K2-T1017 NR.Dok 205030230-17 datw 27.11.2025 doli nw pwrfundimin dhe I rekomandoi Drejtorisw Pwrgjithshwm tw Burgjeve se:
konstatoi diskriminim, persekutim dhe shkelje të lirive personale e politike;
i adresoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rekomandime të qarta për korrigjimin e shkeljeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
nuk ka marrë asnjë masë korrigjuese;
nuk ka dhënë arsyetim ligjor bindës;
ka vijuar me të njëjtat shkelje, duke vepruar me dijeni të plotë.
VLERËSIMI JURIDIK (E DREJTA E BRENDSHME)

Ky mosveprim:

bie në kundërshtim me:
nenin 15, 17, 22, 23 dhe 30 të Kushtetutës;
Ligji nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”
ligjin nr. 8454/1999 “Për Avokatin e Popullit”.
Sjellja përmbush elementët e nenit 248 të Kodit Penal, pasi:

subjekti është funksionar publik; presidenti Partisw Lirisw dhe Ish Presidenti Republikws Shqipwrisw.
ekziston mosveprim i qëllimshëm;
ka cwnim të drejtpërdrejtë të të drejtave themelore; Liria e shprehjes dhe veprimtarisw politike. Kallwzuesi nuk wshtw lwjuar tw ushtroj kwtw tw drejtw edhe kur ishte kandidatw pwr deputetw nw zgjedhjet e 11 majit 2025, ju mohua takimet dhe mesazhet pwr elektoratin, por edhe komunikimi me mediat dhe gazetarwt.
pasojat janë reale dhe të vazhdueshme-edhe pse avokati popullit ka rekomanduar tw kallwzuarwve Drejtorit Pwrgjithshwm Burgjeve tw marw masa pwr rivendosjen e tw drejtws shkelur Presidentit Partisw Lirisw z. Ilir METAJ, duke lejuar atw tw ushtroj tw drejtat e tij pwrfshi edhe ato politike duke komunikuar edhe me mediat dhe gazetarwt.
PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit
Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)
Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë
GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

Yankov kundër Bullgarisë
Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

Kudła kundër Polonisë
GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve:

nuk është thjesht keqadministrim;

përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme;

bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane;

ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë:

Regjistrimin e procedimit penal;

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve;

Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

The post Meta kallëzon penalisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike! M’u ndalua komunikimi appeared first on Albeu.com.

Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

By: redi
29 December 2025 at 16:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Sipas shkresës, Qose ka shpërdoruar detyrën në disa raste, me veprimet apo mosveprimet e tij, duke i cënuar të drejtat dhe liritë Ilir Metës. Për të provuar faktin penal, Meta bashkëngjitur kërkesës ka dërguar edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit…

Source

Në paraburgim prej më se një viti/ Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO

By: Rovena
29 December 2025 at 13:48

Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kërkesa është regjistruar, teksa pritet të caktohet data për zhvillimin e seancës brenda afatit 5 ditor që parashikon ligji.

Kërkesa e Metës për zëvendësimin e masës është rrëzuar më parë nga 3 shkallët e gjyqësorit të cilat kanë lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij, atë të arrestit në burg./abcnews.al

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Ilir Meta poston fotot nga protesta: Numërimi mbrapsht ka filluar

By: redi
22 December 2025 at 21:07

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës Kombëtare të PD. “Numërimi mbrapsht ka filluar”,-shkruan Meta ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga protesta e organizuar para Kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 18:00. Qytetarë të shumtë u bashkuan në shesh. Kreu i PD Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit.

Source

 Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën

By: Elva
22 December 2025 at 15:52

Seanca paraprake për dosjen “CEZ-DIA” dhe lobimin në SHBA ndaj Ilir Metës është shtyrë për datën 12 janar. Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të mospërputhjeve mes kërkesës së prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq dhe provave të paraqitura […]

The post  Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë

By: M C
22 December 2025 at 16:14

Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të problematikave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit.

“Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve”, tha ai për mediat. .

Avokati njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme, 23 dhjetor, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me prova shtesë për kërkesën e tyre për lirimin nga qelia të Metës.

“Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politik dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK”, tha ai.

Kujtim Cakrani: Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve. Prokurorët ndryshe shkruajnë në kërkesë dhe ato që parashtrojnë nuk i kanë prova fizike, që t’i paraqesin në gjykatë.

Kjo është ajo që ne kemi konstatuar dhe tashmë jemi në pritje të zhvillimit të seancës, të besoni që kjo çështje do përfundojë ashtu siç kanë përfunduar të gjitha çështjet e tjera të cilat janë të montuara politikisht. E them duke e bazuar në të gjithë provat që ne disponojmë.

Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politike dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK, dhe besojmë që brenda këtë vitit të shprehet, sepse çështja është për gjykim.

The post Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë appeared first on Albeu.com.

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

By: M C
20 December 2025 at 22:52

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Gjatë momentit ku po diskutohej futja e Ilir Vrenozit brenda shtëpisë, Kryemadhi tha se jo gjithmonë e kanë fajin gratë.

“Jo gjithmonë gratë e kanë fajin”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që Ilir Meta, shpesh herë ka hedhur akuza në publik ndaj Kryemadhit.

The post Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin appeared first on Albeu.com.

Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren

By: Brisi
20 December 2025 at 16:44

Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme se SPAK, sipas tij është treguar proporcional me rastin e Belinda Ballukut. Në një intervistë nga burgu për “Syri.net”, ai e ka cilësuar qëndrimin e Ramës për rastin si pengim dhe pengmarrje të drejtësisë. Sipas Metës, reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të […]

The post Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren appeared first on BoldNews.al.

“SPAK është treguar proporcional në kërkesa me rastin e Ballukut”, Meta nga qelia: Kjo çështje duhej zgjidhur politikisht me dorëheqje ose me shkarkim

By: M C
20 December 2025 at 17:24

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu për portalin “Syri.net”, ka vënë theksin te çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës si pengim dhe “pengmarrje” të drejtësisë.

Sipas Metës, reagimi i Kryeministrit ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut është “prova më e qartë” se Rama nuk po lejon drejtësinë të veprojë lirshëm.

Ai theksoi se Rama, sipas tij, nuk po mbron Ballukun, por veten. Meta kërkoi që hetimet të mos zvarriten dhe bëri thirrje për mobilizim qytetar.

Meta veçoi si të rëndësishëm kualifikimin e “grupit të strukturuar kriminal” në hetimet për AKSH-in dhe denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat, sipas tij, janë konfirmuar me kalimin e kohës.

Intervista:

Z. Meta, si e shikoni qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zv. Kryeministres Balluku?

Si provën më të qartë se Edi Rama është jo vetëm pengues i drejtësisë, por dhe pengmarrës i saj i deritanishëm.
Në rastin Balluku, SPAK-u është treguar shumë proporcional në kërkesat dhe hapat e tij.
Kjo çështje duhej të ishte zgjidhur që në fillim politikisht me dorëheqje ose shkarkim.
Por Rama, është e qartë se nuk ka hallin e Znj. Balluku, por të tijin personal, ndaj ka bërë çdo përpjekje për bllokimin dhe zvarritjen e hetimit.
Madje kërcënoi edhe me përdorimin e 83 mandateve të vjedhura, siç janë vjedhur të gjithë tenderat publikë në këtë vend (se tenderat sekretë vetëm për vjedhje të rrufeshme bëhen).
Ndaj tani është koha për të mos i dhënë kohë Ramës që të bllokojë hetimet dhe prishë provat ku ai del i përfshirë.
Ndaj të gjithë duhet t’i bashkohen protestës së 22 Dhjetorit kundër pengmarrësit jo vetëm të Drejtësisë, por edhe të lirive e të drejtave të shqiptarëve.
Akti i tij i fundit i përjashtimit arbitrar të 29 deputetëve të opozitës tregon panikun e tij nga të vërtetat që po provohen botërisht dhe të cilat as nuk i mbrojnë dot dhe as nuk i mbulojnë dot 83 “Diellat” e tij në Kuvend, që dinë vetëm të ngrenë dorën me sustë.
Këtu çdo investim publik i bërë prej Ramës, është bërë kryesisht me qëllim vjedhjen dhe jo interesin publik.
Përveç rasteve të provuara, si rruga Korçë-Ersekë apo e Qukës – Qafë Plloçës, apo e Arbrit e pafund, dje pashë se si ishte shkatërruar edhe rruga e sapo inaguruar 15 milionë euro Maliq-Lozhan-Strelcë.

A është SPAK në një moment të ri?

Kështu duket, por ka rëndësi të ecet përpara me vendosmëri dhe të hetohet në mënyrë shteruese deri në fund.
Duhet çrrënjosur kjo papërgjegjshmëri qeverisëse deri në nivelet më të larta.
Dua të vlerësoj faktin se në hetimin e AKSH-it, kemi për herë të parë kualifikimin e grupit të strukturuar kriminal.
Ky kualifikim ka munguar në të kaluarën, në shumë raste të tjera të masakrës së mirëstrukturuar që u është bërë parave publike.
Dhe natyrisht, do të doja të vlerësoja edhe denoncimet publike të bëra nga ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, ku koha provoi çdo të dhënë që dha ai, përfshirë edhe rolin e koordinatorit kombëtar të Kryeministrit me krimin e organizuar.
Dua të theksoj rëndësinë edhe për Sigurinë Kombëtare të hetimeve shteruese e përkufizim të AKSH-it, ku jo vetëm norma e vjedhjes është katastrofike , por ku vërtetohet edhe pengmarrja e organizuar në manipulimin e tenderave publikë, që s’mund të bëhej pa dijeninë e Kryeministrit.
Ahmetaj na ka paralajmëruar se dy fletë-arresti ishin grisur para një viti e gjysmë për AKSH-in.
Ndaj ka rëndësi të ecet pa ndalim drejt zbardhjes së përgjegjësive të plota deri në fund e deri në majë të kësaj piramide grabitqare por edhe pengmarrëse.

A mund të përdori Rama 83 mandatet për t’u mbrojtur nga SPAK?

Së pari, ato janë 83 mandate të vjedhura dhe këtë e di e tërë bota.
Së dyti, jam I bindur se opozita do bëjë një betejë të pakompromis, e cila do të mbështetet nga shoqëria në mënyrë të shtuar.
Por edhe vetë brenda PS besoj se ka njerëz me një integritet që s’do pranojnë të marrin kosto të pamerituara më tej.
Përveç korrupsionit skizofrenik të Ramës, nuk ka asnjë justifikim tjetër përse pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pensioneve në Kosovë apo sa një e treta e pensioneve në Malin e Zi.
Ndaj kjo betejë kundër korrupsionit duhet të bashkojë të gjithë shoqërinë në mënyrë që sa më parë të shkojmë drejt një Qeverie ekspertësh që garanton zgjedhje të lira e të drejta që rikthejnë llogaridhënien dhe demokracinë.
Çdo minutë që Rama rri në pushtet është kohë e humbur për Shqipërinë, sepse ajo zbrazet më shumë nga njerëzit e saj dhe bëhet më e dobët dhe e pashpresë.
Çdo minutë e Ramës në pushtet ndihmon vjedhjen dhe varfërimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.
Çdo minutë e tij në pushtet sjell rrëzim të veprave publike dhe rritje të analfabetizmit funksional.
Çdo minutë e Ramës në pushtet sjell falimentim për bujqësinë, prodhimin vendas dhe eksportet.
Standardet e qeverisjes së mirë janë në pikiatë prej një dekade , sepse synimi madhor i Ramës ka qenë hapja totale e shtetit me qëllim realizimin e vjedhjes frontale në çdo sektor dhe në çdo tender.
Tani “mbreti” ka dalë lakuriq.
Ndaj edhe është kujtuar për standardet e procesit të rregullt ligjor, po kështu tani ka “zbuluar ” se paska edhe Këshill të Europës, po kështu edhe Konventë Europiane e madje se ekzistojnë edhe të drejtat e njeriut.
Në rastin e zëvendësit të tij për 10 vite, Z. Ahmetaj, kritikonte SPAK-un dhe Gjykatat që ishin treguar shumë të butë e të mëshirshëm.
Se nuk ja vlen të përmendet këtu standardet e ndjekura kundër kundërshtarëve të tij.
Ç’mund të presësh më nga një Kryeministër që vodhi fondet europiane (IPARD) për fermerët dhe i çoi te inceneratori?
Qeverisja e tij ka trajektoren e “Air Albania” që ai e propogandoi në fillim me aq pompozitet .
Ndaj të gjithë, në 22 Dhjetor, të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare me rrjetin e Xhorxh Sorosit.
Guxoi të miratojë edhe ligjin anti familje, për të shpërbërë familjen dhe shoqërinë shqiptare.

The post “SPAK është treguar proporcional në kërkesa me rastin e Ballukut”, Meta nga qelia: Kjo çështje duhej zgjidhur politikisht me dorëheqje ose me shkarkim appeared first on Albeu.com.

Dom Gjergj Meta: Shkenca po zhvillohet vrullshëm, por kthen mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut

By: redi
19 December 2025 at 21:50

Dom Gjergj Meta komenton zhvillimet shkencore, për të cilën thotë se po kthejnë mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut. “Zhvillimi i shkencës na ka lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit apo udhëtimeve. Por, jo gjithmonë zhvillimi i teknologjisë do të thotë patjetër zhvillim të brendshëm të njeriut. Pavarësisht se njeriu mund të ecë para në aspekte të jashtme të tij, mund të ecë mbrapa në…

Source

“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

18 December 2025 at 18:36

TIRANË- Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

Dëshmia e Metës për ”21 Janarin”: Shërbimet e huaja më thanë se…

By: redi
18 December 2025 at 15:44

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij. Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Source

“21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK

18 December 2025 at 14:43

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e 21 janarit.

Meta u shoqërua në SPAK nga forcat e policisë dhe mor në pyetje për rreth 2 orë e 30 minuta, si person që ka dijeni në lidhje me çështjen. Pas dëshmisë së dhënë u largua nga ambientet e SPAK drejt paraburgimit.

Dëshmia e Metës erdhi pas kërkesës së tij që të pyetej në lidhje me 21 janarin, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues para Kryeministrisë, ndodhi pas publikimit të një video mes zëevdnëskryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në të cilën flitej për një aferë korruptive.

Në lidhje me hetimet për 21 janarin janë marrë në pyetje më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bamir Topi si dhe ish-ministri i Brendshëm asokohe, Lulzim Basha.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në 14 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 Janari ishte krim shtetëror dhe duhej të hetohej si i tillë nga drejtësia shqiptare.

Në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

Hetimet për 21 Janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në atë ngjarje.

/m.q/j.p/

The post “21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm

By: Ela
18 December 2025 at 14:41

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë ditën e sotme dhe është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit”. OraNews raporton se Meta ka deklaruar në SPAK se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar më 21 janar 2011. Gjithashtu bëhet […]

The post 21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Kesjana
18 December 2025 at 13:59

Ish presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, teksa është pyetur në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”.
Mësohet se Meta është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit.
Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Ela
18 December 2025 at 13:33

Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për 21 Janarin, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës. Meta është pyetur nga hetues të BKH qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë […]

The post Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌