Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“SPAK të merret me bëmat e Berishës e Metës”/ 21 Janari, Beqiri: Lajme të mira nga SHBA, presim zhvillime

By: Rovena
7 January 2026 at 23:38

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ligjore në vend, duke u ndalur te çështja e dëmshpërblimit të qytetarëve të prekur nga përmbytjet, si dhe te përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të lartë për ngjarje të rënda në të kaluarën.

Beqiri theksoi se marrja përsipër e dëmshpërblimeve nga qeveria aktuale është një hap pozitiv, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve gjatë qeverisjes së tij.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka marrë sinjale pozitive lidhur me letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkon hetim për krime të pretenduara të Berishës, Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke kërkuar një rol më aktiv të SPAK në zbardhjen e ngjarjeve si viti 1997 dhe “21 Janari”.

“Të dëmtuarit nga përmbytjet duhet që të dëmshpërblehen, fakti që qeveria merr përsipër dëmshpërblimet është diçka pozitive. Kurse, Sali Berisha që flet nuk ka dëmshpërblyer asnjë qytetar, ka akoma njerëz që kërkojnë dëmshpërblime nga përmbytjet në kohët që ishte Berisha. Sot kam marrë një lajm pozitiv për letrën që i dërgova sekretarit amerikan të shtetit, Rubio, për krimet që ka bërë Berisha, Meta dhe banda e tyre. SPAK duhet të merret me bëmat e Berishës dhe Metës.

Me krijimin kundër njerëzimit në vitin 1997 dhe me në krye krimin shtetëror të “21 Janar”. Presim zhvillime të reja në shumë apekte. Po bëjnë përpjekjet për ta varrosur, edhe në kohën e rikuperimit të serverëve të Kryeministrisë. Më “21 Janar” do të kemi mandatën e Berishës, është fundi i tij, nuk ka më kufij”, tha avokati.

Për 15 ditë, 15 vite/ “21 Janari”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë. Berisha më afër qelisë

By: Rovena
6 January 2026 at 23:38

Vetëm 15 ditë para përvjetorit të tragjedisë së “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatë protestës, ka rikthyer në vëmendje ngjarjen duke kërkuar rihapjen e hetimeve. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj deklaroi se përgjegjësia kryesore për dhunën i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se gardistët hapën zjarr drejt protestuesve në momentet e fundit të protestës.

Ai theksoi se 4 persona humbën jetën dhe 137 të tjerë u plagosën, ndërsa shtoi se ekzistojnë prova të reja, përfshirë pamje filmike, përgjime dhe të dhëna të rikuperuara nga serverët e Kryeministrisë, të cilat sipas tij janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Mahmutaj nënvizoi se familjarët e viktimave dhe të plagosurit kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

“Gjithë strumbullari I kësaj proteste është Sali Berisha, ai që gjithmonë ka qëlluar pas shpine, kur protesta po mbaronte. Filluan që të qëllonin të gjithë gardistët. Unë kam identifikuar edhe dy persona që qëlluan drejt protestuesve. Unë dua vetëm drejtësi për këtë ngjarje. Katër familjarë nuk filluan që të ktheheshin në familjet e tyre. 137 persona të plagosur, të gjithë këta kërkojnë drejtësi dhe vetëm drejtësi.

Do mjaftonin vetëm pamjet bruto të televizioneve kombëtare që kjo çështje të rihapej dhe të zbardhej. Megjithëse kjo çështje është e zbardhur dhe të vendoset gishti mbi autorin, që është vetëm një dhe e përsëris që është Sali Berisha. Provat e reja, nuk po merrem me serverin dhe rikuperimin e serverit të kryeministrisë. Është rikuperuar në pjesën e tij më të madhe dhe provat janë gjetur. Është zbardhur nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Nga server kanë dalë përgjimet e brendshme. Berishën tani po e shikojmë gjithnjë edhe më të trembur, e ndjen që është më afër qelisë. Të mos themi që kemi prova shumë të rëndësishme që janë pamjet filmike”, tha Mahmutaj.

“Kam besim te kreu i ri i SPAK”/ ‘21 Janari’, Gjikondi: Brenda janarit pritet të ketë…

By: Rovena
25 December 2025 at 23:41

Juristja Brizida Gjikondi tha se pritet zhvillim konkret brenda muajit janar për dosjen e “21 Janarit”, ndërsa çështja e “Gërdecit” hyn në vitin e 18-të nga ngjarja, duke theksuar se hetimet për 21 Janarin po ecin me ritme të shpejta.

E ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Gjikondi shprehu besim te drejtimi i ri i SPAK nën Klodian Brahon, ndërsa kritikoi ashpër klimën politike, protestat e opozitës dhe sjelljen e figurave drejtuese, duke nënvizuar se politika në Shqipëri, sipas saj, shpesh bashkohet jo nga morali, por nga interesat dhe përfitimet financiare.

“Për ’21 Janarin’ besoj se do të ketë diçka konkrete brenda janarit, kurse ‘Gërdeci’ në mars bën 18 vjet që ka ndodhur. Dosja për ’21 Janarin’ po ecën shpejt. Kam besim te kreu i ri i SPAK Klodian Braho njësoj siç kam pasur për Altin Dumanin. Është koha për një reflektim shumë të madh nga ana qytetare.

Ajo pseudo protestë madhështore e Berishës para Kryeministrisë përfundoi vetëm me largimin online të Ervin Salianjit. Ishte e turpshme. Më agresiv  se Berisha janë vartësit e tij, të cilët presim që nga momenti në moment Berishës t’i rrëshqasë këmba, kurse Salianji u ka prishur lëpirjen e servilizmit. Nuk i bashkon morali, por intrigat dhe përfitimet financiare. Shikojmë që klasat politike në përgjithësi i lidhin çështjet e interesave”, tha Gjikondi./abcnews.al

“21 janari”, Meta rrëfehet në SPAK/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

18 December 2025 at 18:36

TIRANË- Ilir Meta dëshmoi sot vullnetarisht në SPAK për ngjarjet para dhe pas 21 janarit 2011. Ish-presidenti u mor në pyetje për disa orë nga prokurori Alfred Shehu.  Meta mësohet se ka thënë se shërbimet e huaja ishin në dijeni të dhunës së planifikuar nga organizatorët.

Meta, në atë kohë zëvendëskryeministër, ishte edhe arsyeja e protestës popullore, pas përgjimit të publikuar nga Dritan Prifti dhe ryshfeteve të kërkuara nga shefi i tij politik.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK për të ndihmuar Sali Berishën.

Deklarimet e Ilir Metës sipas Klosit janë një mashtrim i pastër, ndërsa shtoi se shërbimet partnere nuk njoftojnë asnjëherë kryeministrin apo ministrin, por partnerin e tyre në Shqipëri, siç është SHISH.

“Nuk ma merrte mendja, me hallet që ka ai përpiqet të ndihmojë edhe Berishën si aleatë qe e ka dhe e kishte dhe atëherë më 21 janarin. Për mua është mashtrim i pastër. Shërbimet partnere nuk flasin me kryeministrin apo me ministrin, por ata kanë një partner që është shërbimi informative dhe mund ta përdoret inflamacionet. Nuk justifikohet. Është e ndalura me ligj që të qëllohet drejt Turmës. Krimi shtetëror duhet t’i shkohet deri në fund”, tha ai.

Ai pohoi se Meta ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të justifikuar veprimet e Berishës, por pavarësisht përpjekjeve, ai theksoi se Berishën nuk e mbron dot përballë “krimit shtetëror” ku katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan për vdekje para godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011.

“Ata ushtarët dhe oficerët të gardës nuk e bënin dot pa urdhër. Ata që kanë dhënë urdhër, ata që sajuan atë ngjarje, që përfundoi me katër të vrarë dhe nuk e di për sa të plagosur, është një ngjarje më e rënda që ka ndodhur.

Ai ka shkuar aty për të ndihmuar Sali Berishën, jo prokurorinë. Ai ka shkuar atje për ta justifikuar në njëfarë mënyrë, sepse nuk e mbron dot. Ata janë të akuzuarit. Unë shpresoj që të dalë e vërtetë, është e vështirë sigurisht. Procesi i hetimit u sabotua që në fillim.

Tani është vonë, por nuk është e pamundur. Me vërtet është fshirë serveri i kryeministrisë, por unë jam i sigurt që Basha ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk kishte këllqe për të dhënë urdhër për të vrarë, por nga kryeministri i kohës.

Ka plot njerëz që  janë dëshmitarë, punonjës të Gardës, që mund të thonë të vërtetën. Kam përshtypjen se nuk ka ditur gjë i shkreti. Berisha u tall me Topin dhe me kryeprokuroren e përgjithshme. Ai i mundi ata, sepse ishte i plotfuqishëm, sepse presidentin ata e zgjodhën.

Bamir Topi mbajti një qëndrim të drejtë, në përputhje me ligjin, ndërkohë Berisha, që është fajtori kryesor bëri ç’është e mundur për të gënjyer. Deri sa Gardën e mbajtën tre ditë në kryeministri, dhe në këto ditë…Këto janë indice që tregojnë se duhet luftuar më shumë për prova. Shpresa ime është tek njerëzit. U gjuajt kur njerëzit ishin shpërndarë. “, tha ai.

“21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK

18 December 2025 at 14:43

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e 21 janarit.

Meta u shoqërua në SPAK nga forcat e policisë dhe mor në pyetje për rreth 2 orë e 30 minuta, si person që ka dijeni në lidhje me çështjen. Pas dëshmisë së dhënë u largua nga ambientet e SPAK drejt paraburgimit.

Dëshmia e Metës erdhi pas kërkesës së tij që të pyetej në lidhje me 21 janarin, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues para Kryeministrisë, ndodhi pas publikimit të një video mes zëevdnëskryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në të cilën flitej për një aferë korruptive.

Në lidhje me hetimet për 21 janarin janë marrë në pyetje më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bamir Topi si dhe ish-ministri i Brendshëm asokohe, Lulzim Basha.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në 14 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 Janari ishte krim shtetëror dhe duhej të hetohej si i tillë nga drejtësia shqiptare.

Në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

Hetimet për 21 Janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në atë ngjarje.

/m.q/j.p/

The post “21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm

By: Ela
18 December 2025 at 14:41

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë ditën e sotme dhe është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit”. OraNews raporton se Meta ka deklaruar në SPAK se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar më 21 janar 2011. Gjithashtu bëhet […]

The post 21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Kesjana
18 December 2025 at 13:59

Ish presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, teksa është pyetur në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”.
Mësohet se Meta është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit.
Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Ela
18 December 2025 at 13:33

Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për 21 Janarin, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës. Meta është pyetur nga hetues të BKH qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë […]

The post Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta dëshmon sot në SPAK për 21 Janarin

By: Elva
18 December 2025 at 08:58

Ilir Meta, pritet të paraqitet sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011. Meta ka kërkuar vetë të dëshmojë për dosjen e “21 Janarit”, duke iu drejtuar SPAK-ut me një kërkesë zyrtare për t’u thirrur. Ai ka pretenduar se, […]

The post Ilir Meta dëshmon sot në SPAK për 21 Janarin appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK

By: armand
17 December 2025 at 13:36

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për ngjarjet e 21 janarit 2011 në SPAK. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti […]

The post Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

U paraqit në SPAK për “21 janarin”, Topi: Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë

By: armand
12 December 2025 at 22:31

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili u paraqit disa ditë më parë në SPAK për çështjen e 21 janarit, ka deklaruar se është besimplotë që drejtësia do të zbardhë të vërtetat e ngjarjes së rëndë të vitit 2011. Sipas tij, hetimet po ecin siç duhet dhe klima institucionale duket ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme. […]

The post U paraqit në SPAK për “21 janarin”, Topi: Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi në SPAK për 21 janarin/ Karanxha: Pati takim me Bashën një ditë pas ngjarjes. Avokati Beqiri: Çështja po zvarritet

By: Re Nato
9 December 2025 at 23:39

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se nuk janë hetuar zyrtarët e lartë për çështjen e 21 janarit, teksa këtë të martë, në SPAK u paraqit ish presidenti Bamir Topi.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karanxha u shpreh se një ditë pas ngjarjes, Topi u takua me Lulzim Bashën, ku ky i fundit i kërkoi të kishte ndikim te Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se SPAK po zvarrit çështjen e 21 janarit dhe shtoi se nuk po bën hetim intensiv.

Ervin Karanxha: Zoti Bamir Topi ka qenë presidetnt kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë jemi dijeni për një libër që ka dalë në 2018. Flet edhe për 21 janarin, flitet për datën 22, për një takim që ka pasur me isIna rAMA. Dhe më datë 23, flitet për një takim me Lulzim Bashën. Është pyetur për këtë ngjarje. Ka qenë libri që e ka çuar në atë pikë. Do sqarohet nëse për këtë bisedë të Bashës, ka komunikuar me Ina Ramën apo jo. Duhet të sqarojë. Kemi kosntatime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut. Nuk janë hetuar zyrtarë të lartë. Këtu është fillimi i hetimit. Diçka tjetër që do dalë nga hetimi. Porkurorja e përgjithshme ka pasur akses në çështje, kjo tregon veprimet që janë bërë.

Idajet Beqiri: SPAK kështu e ka marrë, e ka marrë zvarrë këtë punë. Nuk po bën hetim intensiv. Po e zvarrit kaq shumë, duhet marrë shumë seriozisht. Ne e kemi paraqitur librin e Bamirit si provë. Ky është libër analitik, ka shumë gjëra që nuk thuhen. Problemi është që ish presidenti, ai është thirrur edhe për çfarë informacione ka pasur para ngjarjes. Presidenti, në linjat e veta të informacionit që ka pasur, edhe kur i ka shkuar Basha e të tjerë, ka bërë biseda me ta. Kanë folur edhe për gjëra të tjera./abcnews.al

Dosja 21 Janari/ Bamir Topi del nga SPAK: Gjithçka sekret hetimor

By: Brisi
9 December 2025 at 11:35

Ish-presidenti, Bamir Topi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, aty ku u paraqit paraditen e kësaj të marte për tu pyetur në lidhje me çështjen e 21 Janarit. Jashtë ambjenteve të SPAK, për gazetarët ai kërkoi mirëkuptim për të mos zbuluar detaje nga çështja, teksa u shpreh se është procedurë e sekretit […]

The post Dosja 21 Janari/ Bamir Topi del nga SPAK: Gjithçka sekret hetimor appeared first on BoldNews.al.

Çështja 21 Janari/ Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

By: Brisi
9 December 2025 at 09:58

Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se ish-presidenti do të merret në pyetje si person në dijeni, në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Për të njëjtën dosje më herët është marrë në pyetje edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. […]

The post Çështja 21 Janari/ Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Hetimi për “21 Janarin”, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

9 December 2025 at 10:04


Këtë të martë është paraqitur në SPAK ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas burimeve të Euronews Albania, paraqitja e tij është në kuadër të hetimeve për ngjarjen e “21 Janarit”.

Topi është paraqitur në SPAK si person në dijeni lidhur me çështjen.

Berisha: Meta mund të dijë më shumë se unë për 21 janarin

By: lindita
1 December 2025 at 11:28

Sali Berisha u pyet ditën e sotme në lidhje me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, për të dëshmuar si person në dijeni për katër të vrarët e 21 janarit 2011. Berisha tha se Ilir Meta mund të dije gjëra më shumë se vetë ish-kryeministri. “Nuk kam dijeni se cilat gjëra di Meta, më shumë se ç’di unë. Ai mund të dijë. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon…

Source

Meta: Prova të reja për 21 janarin/ Avokati: Ish Presidenti disponon dokumente të klasifikuara

By: xhir jeta
27 November 2025 at 15:16

Ilir Meta, i cili ka kërkuar vullnetarisht të dëshmojë në procesin për 21 janarin në Gjykatën e Posaçme, thotë se ka prova të reja dhe dokumenta të klasifikuara.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, në një prononcim për mediat, në përfundim të seancës gjyqësore në GJKKO.

Avokati i ish-Presidentit: Meta ka dokumente sekrete shtetërore për 21 janarin

By: lindita
27 November 2025 at 14:27

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka thënë se e kreu i Partisë së Lirisë ka prova dhe sekrete shtetërore për këtë çështje. “Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju.

Source

21 Janari/ Salianji: SPAK me dy standarde! Nuk guxon të thërrasë Ramën

By: Brisi
26 November 2025 at 22:30

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka ngritur akuza kundrejt SPAK, se ky i fundit është me dy standarde. Referuar dosjes së “21 janarit”, Salianji thotë se SPAK, ka thirrur Sali Berishën, por nuk ka thirrur kryeministri Edi Rama që ishte asokohe organizatori i protestës. Gjithashtu Salianji hodhi edhe hipotezën se nëse Rama po e përdor politikisht […]

The post 21 Janari/ Salianji: SPAK me dy standarde! Nuk guxon të thërrasë Ramën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌