Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U paraqit në SPAK për çështjen e 21 janarit, Bamir Topi: Drejtësia do i gjej të vërtetat! Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë

By: M C
12 December 2025 at 23:18

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili u paraqit në SPAK disa ditë më parë për çështjen e 21 janarit është shprehur besimplotë se drejtësia me hetimet që po kryen do i gjej të vërtetat lidhur me ngjarjen.

“Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar. E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat”, tha ai.

Topi ka deklaruar se pas 15 vitesh politika, sidomos Partia Socialiste është fshehur pas hipokrizisë.

Ai kujtoi komisionin hetimor të ngritur në janar të vitit 2011, për të cilin deklaroi se ka parë një “angazhim të ethshëm, deri në patologji” nga pala që e ngriti atë, ndërsa protestuesit dhe përfaqësuesit, sipas tij treguan mungesë absolute të angazhimit.

“Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit.

Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final. Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia “, tha ish-presidenti.

Bamir Topi: Ka kohë që janë dhënë shenjat e qarta që ky problem që mbush 15 vitet është marrë nga drejtësia dhe qe do bëj punën e vet. Unë këtë konstatoj. Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar.

E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat. Ajo që unë shoh që mungon nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me politikën. Ka të bëjë me një nga momentet më delikate, që ka të bëjë me komisionin hetimor që është ngritur janarin e vitit 2011 dhe dëshiroj që ta them sonte.

Kam parë në atë periudhë një angazhim të ethshëm deri në nivel patologjik të atyre që ngritën komisionin dhe kam parë një mungesë absolute të angazhimit të atyre që bën protestën e 21 janarit.

Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit. Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final.

Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia për të vendosur ato lulet te trotuari dhe bëj detyrën si politikan dhe kthehu politikisht. 21 janari kishte dy palë. Unë nuk flas për hetimin, kam respekt. Nuk mund të futem aty.

The post U paraqit në SPAK për çështjen e 21 janarit, Bamir Topi: Drejtësia do i gjej të vërtetat! Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë appeared first on Albeu.com.

U paraqit në SPAK për “21 janarin”, Topi: Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë

By: armand
12 December 2025 at 22:31

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili u paraqit disa ditë më parë në SPAK për çështjen e 21 janarit, ka deklaruar se është besimplotë që drejtësia do të zbardhë të vërtetat e ngjarjes së rëndë të vitit 2011. Sipas tij, hetimet po ecin siç duhet dhe klima institucionale duket ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme. […]

The post U paraqit në SPAK për “21 janarin”, Topi: Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë appeared first on BoldNews.al.

Dosja 21 Janari/ Bamir Topi del nga SPAK: Gjithçka sekret hetimor

By: Brisi
9 December 2025 at 11:35

Ish-presidenti, Bamir Topi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, aty ku u paraqit paraditen e kësaj të marte për tu pyetur në lidhje me çështjen e 21 Janarit. Jashtë ambjenteve të SPAK, për gazetarët ai kërkoi mirëkuptim për të mos zbuluar detaje nga çështja, teksa u shpreh se është procedurë e sekretit […]

The post Dosja 21 Janari/ Bamir Topi del nga SPAK: Gjithçka sekret hetimor appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi flet pas daljes nga SPAK

By: V K
9 December 2025 at 11:45

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar për mediat pas daljes së tij nga SPAK, ku u pyet për çështjen e ’21 Janarit’.

Ai kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për të mos zbuluar detaje nga çështja, pasi është procedurë e sekretit hetimor.

“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam fillur vazhdimisht për ‘21 janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është process nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, tha ai.

The post Bamir Topi flet pas daljes nga SPAK appeared first on Albeu.com.

21 Janari, ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

9 December 2025 at 10:37

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas medieve, Topi do të pyetet për çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues mbetën të vrarë gjatë protestës në 2011-ës, periudhë në të cilën ai mbante detyrën e Presidentit të vendit.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar në SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit, pas thirrjes së tij dy herë nga kjo prokurori për ta pyetur atë si person në dijeni.

Hetimet për 21 Janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në atë ngjarje. Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe për vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autor, për t’i rihapur sërish në 2021. Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje t’i kalonte për hetim SPAK, por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 Janari ishte krim shtetëror dhe duhej të hetohej si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendimi familja Nika iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Pas një viti, Gjykata e Lartë doli me një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin e familjes Nika dhe të niste hetimet për 21 Janarin.

/gj.m/a.f/r.e/

The post 21 Janari, ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çështja 21 Janari/ Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK

By: Brisi
9 December 2025 at 09:58

Ish-presidenti, Bamir Topi, është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se ish-presidenti do të merret në pyetje si person në dijeni, në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Për të njëjtën dosje më herët është marrë në pyetje edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha. […]

The post Çështja 21 Janari/ Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Ish presidenti Bamir Topi në SPAK për hetimet për 21 Janarin

By: Fax Web
9 December 2025 at 10:18

Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas informacioneve mesohet se ish presidenti Topi është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit. Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.

Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

Familjarët e viktimave të 21 janarit sytë i kanë te SPAK që do të zbulojë rolin e  ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Hetimi për “21 Janarin”, paraqitet në SPAK ish-presidenti Bamir Topi

9 December 2025 at 10:04


Këtë të martë është paraqitur në SPAK ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Sipas burimeve të Euronews Albania, paraqitja e tij është në kuadër të hetimeve për ngjarjen e “21 Janarit”.

Topi është paraqitur në SPAK si person në dijeni lidhur me çështjen.

Bamir Topi në SPAK/ Ish-Presidenti merret në pyetje për 21 janarin

9 December 2025 at 09:57

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK. Ai është thirrur në kuadër të hetimeve, që po kryen për çështjen e 21 janarit.

Ish-presidenti do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ai ka deklaruar më herët se ishte i gatshëm të dëshmonte për krimin shtetëror të 21 janarit, ku katër protestues u vranë para godinës së kryeministrisë./abcnews.al

 

Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
9 December 2025 at 10:05

Ditën e sotme, ish-presidenti i vendit Bamir Topi, është paraqitur në SPAK, ku do të pyetet për çështjen e 21 Janarit.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-presidenti do të pyetet si person në dijeni për protestën në fjalë, që çoi në vrasjen e 4 protestuesve më 2011.

 

The post Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Basha më kërkoi të ndërhyj tek Ina Rama”, Berisha zbardh detaje nga marrja në pyetje për “21 Janarin”

By: Ela
19 November 2025 at 11:27

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me marrjen e tij në pyetje për 2 orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK në lidhje me ’21 janarin”. Berisha zbulon se u pyet nëse Ka dërguar Lulzim Bashën tek Bamir Topi më 22 janar që të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur […]

The post “Basha më kërkoi të ndërhyj tek Ina Rama”, Berisha zbardh detaje nga marrja në pyetje për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

By: armand
31 October 2025 at 16:24

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, […]

The post Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi për Fatos Nanon: Tejkaloi pozicionin politike dhe më votoi si President, shmangu krizën

By: redi
31 October 2025 at 16:26

Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Ai ka kujtuar kohën kur Nano sipas tij shmangu një krizë, kur e votoi atë për president të vendit. ”Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese”. Postimi i plotë Keqardhje për ndarjen nga jeta…

Source

Gara për Tiranën, Bamir Topi kundër Bajram Begajt: S’ do ta nënshkruaja dekretin për zgjedhjet

2 October 2025 at 22:11


Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve për Tiranën më 9 nëntor ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vazhdimësinë e procedurave pas ankimimit të Erion Veliajt.

Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të ishte në detyrën e kreut të shtetit. Sipas tij presidenti Begaj duhet të kishte respektuar vendimin e Gjykatës kushtetuese.

“Jo Absolutisht jo. Nuk do e kisha hedhur firmën. E kam ndjekur situatën nga dje deri më sot dhe të gjithë politikanët, analistët, gazetarët, juristët dhe konstitucionalistët konvergojnë në një pikë; që nuk i dihet asnjëherë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, por kur njofton pezullimin e vazhdimësisë së procedurave, çdo institucion tjetër duke filluar nga presidenti kryeministri e të gjithë institucionet e tjera duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Topi thekson se Begaj në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar duhet të respektojë dhe të jetë garant i kushtetutës dhe jo të bëhet njësh me shtetin.

“Kreu i shtetit kur merr detyrën duhet të jetë i pari që duhet të respektojë nen për nen, në frymë e gërmë kushtetutën e vendit. Kjo vlen për të gjithë se është pikë referimi i përfaqësimit të shtetit. Nëse Rama përfaqëson pushtetin, shteti përfaqësohet nga kreu i shtetit. Kur pushteti bëhet njësh me shtetin, atëherë më thoni ju kush është garanti. Është një rregull i pranuar e votuar nga të gjithë; për të gjitha konfliktet e marrëveshjet institucionale i takon gjykatës kushtetuese”.

Ish-presidenti sugjeron se kreu i shtetit mund të zgjerojë rrethin e këshilltarëve në momente të caktuara apo kur ka presion politik.

“Presidenti këshillohet me juristët e këshilltarët juridikë. Për rrethana të caktuara e ka mundësinë ta zgjerojë rrethin. Kur ka edhe presion politik presidenti e ka mundësinë”.

Gara për Tiranën, Bamir Topi kundër Begajt: S’do ta firmosja dekretin për zgjedhjet

By: armand
2 October 2025 at 20:33

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur kundër dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve për Tiranën më 9 nëntor ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vazhdimësinë e procedurave pas ankimimit të Erion Veliajt. Në studion e Off the Record, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të […]

The post Gara për Tiranën, Bamir Topi kundër Begajt: S’do ta firmosja dekretin për zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Topi: Për të gjitha konfliktet e marrëveshjet institucionale i takon Gjykatës Kushtetuese

By: redi
2 October 2025 at 20:42

Ish-presidenti Bamir Topi teksa komenton dekretin për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashkitë e vendit, thotë se Begaj në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit shqiptar duhet të respektojë dhe të jetë garant i kushtetutës dhe jo të bëhet njësh me shtetin. ”Kreu i shtetit kur merr detyrën duhet të jetë i pari që duhet të respektojë nen për nen, në frymë e gërmë kushtetutën e vendit. Kjo vlen për të…

Source

“Nuk ka më liderë të besueshëm”,Topi shigjeton PD:Opozita është në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë

24 June 2025 at 22:52

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një  emision televziv u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati opozitar është për faj të opozitës e cila sot ndodhet në një situatë të mjerë.

Topi tha se problemin e ka elita e PD e cila sot nuk votohet, nuk janë njerëz me akses publik apo koherentë në qëndrime si njëherë e një kohë.

Sipas tij, edhe me partitë aleate të opozitës po ndodh një denatyrim sepse kryetarët e partive janë jashtë dhe zëvendësit e tyre brenda, dhe kjo sipas tij nuk ka ndodhur pa qëllim.

Bamir Topi: Në opozitë nuk ka më shqetësim sepse nuk ka shpresë. Ky lloj shqetësimi është në PS, një pjesë dëshiron të bëjë karrierë. Kemi një opozitë që ska shpresë as për të ëndërruar. Përfytyro si amplifikohet tek njerëzit që e kanë mbështetur. Shoh një situatë të mjerë tek opozita dhe nuk jep shpresë për të qëndruar në këmbë, përfytyroni këta 500 mijë që e kanë votuar. Janë pa shpresë

Sistemi është I stërdiskutuar. Shoh probleme tek elita. Nuk vjen si rezultat i një votëbesimi të brendshëm si njëherë e një kohë kur kishte votime, njerëz me akses publik dhe ishin koherentë në qëndrimet e tyre. Unë shoh që ka humbur kredibiliteti në elitën politike të PD.

Në kuadër të ndërtimit të një koalicioni ka ndodhur një asorbim thithje e elitës së partive të tjera. Janë futur një pjesë, nuk janë kryetarët e partive. Këto parti kanë kryetarët jashtë, zëvendësit e tyre janë Brenda.

Më thoni është e natyrshme apo është bërë prej hallit. I jap kompliment ustait të politikës, i merr i bën pjesë të koalicionit dhe ata quhen anëtarë të grupit të opozitës.

 

 

The post “Nuk ka më liderë të besueshëm”,Topi shigjeton PD:Opozita është në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

12 June 2025 at 13:40

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve me nga 700 euro, që nëse do të pranohej, pagat e gjyqtarëve do të rriteshin për herë të dytë brenda tre vitesh. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha […]

The post Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

By: Ela
31 May 2025 at 19:03

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në një intervistë për News24, Bamir Topi solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u […]

The post Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon… appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën

By: user 5
31 May 2025 at 17:38

Bamir Topi thote se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.

Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit. Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.  “Ata duhet të jenë të lumtur. Dhe brenda tyre ndihen të lumtur”, thote Topi.

 Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën”, tha Topi ne nje interviste per News 24.

The post Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌