Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

By: V K
23 December 2025 at 15:13

Pasditen e kësaj të marte, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK).

Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

Ismaili është marrë nën hetim nga SPAK për tre vepra penale: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Më 12 mars, SPAK ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Për këtë ngjarje kanë përfunduar në pranga ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjonaj.

Sipas hetimeve paraprake, hakerat kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërndarë dokumente të siguruara nga sulmi kibernetik te persona të tjerë.

The post Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
23 December 2025 at 10:08

Ditën e sotme, ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Xhaçkës në SPAK.

Ndërsa e pyetur nga gazetarët, ajo nuk dha asnjë koment.

 

 

The post Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Akuza për “shpërdorim detyre”, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

By: V K
12 December 2025 at 10:11

Këtë të premte, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, që është tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur në SPAK.

Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës bashkë me 10 zyrtarë të tjerë, pasi dyshohej se kishin shkaktuar dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme. Këto parregullsi u zbuluan gjatë një auditimi të kryer nga KLSH për periudhën janar 2013-dhjetor 2014, ku u evidentuan shkelje në 12 tendera kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative. Në disa raste, u konstatuan praktika të padrejta në vlerësimin e ofertave, duke përjashtuar operatorë me ofertat më të ulëta për arsye të padrejta.

Gjithashtu, më 17 maj SPAK i sekuestroi telefonin celular Roshit dhe ushtroi kontrolle personale mbi të, duke e hetuar për dyshime korrupsioni në zgjedhjet e 11 majit, ku ai ishte i përfshirë në fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM në Kavajë.

 

The post Akuza për “shpërdorim detyre”, Elvis Roshi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
9 December 2025 at 10:05

Ditën e sotme, ish-presidenti i vendit Bamir Topi, është paraqitur në SPAK, ku do të pyetet për çështjen e 21 Janarit.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-presidenti do të pyetet si person në dijeni për protestën në fjalë, që çoi në vrasjen e 4 protestuesve më 2011.

 

The post Ish-presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gazetari nga Milaim Zeka paraqitet në SPAK

By: V K
5 December 2025 at 15:29

Ditën e sotme, gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Zeka është parë rreth orës 15:00 në ambientet e SPAK, ku është përshëndetur edhe me gazetarët.

Deri tani, nuk dihet arsyeja se përse Zeka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

The post Gazetari nga Milaim Zeka paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Dosja Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO (VIDEO)

By: V K
5 December 2025 at 09:40

Ditën e sotme, biznesmeni Elman Abule, është paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Abule është në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

 

The post Dosja Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Abuzime me 12 tendera/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

By: V K
3 December 2025 at 14:15

Këtë të mërkurë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK. Karçanaj ka mbërritur në SPAK në shoqërinë e avokates së saj.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSHI, procedura për të cilat do të pyetet Karçanaj.

Për momentin, klienti kryesor i AKSHI-t është biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më herët, edhe ai është marrë në pyetje nga SPAK.

AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.

The post Abuzime me 12 tendera/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

I pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
2 December 2025 at 15:10

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli, është paraqitur në SPAK.

Më herët gjatë ditës së sotme, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Edhe Gjyli, ashtu si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta,

Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.

Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen.

 

The post I pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në arrest shtëpie për skandalin “Balluku”/ Erald Elezi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga policia (VIDEO)

By: V K
2 December 2025 at 10:59

Ditën e sotme, Erald Elezi, drejtori i KESH është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga policia. Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO, si i përfshirë në skandalin “Balluku”.

Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Erald Elezi, akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Akuzat e SPAK

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në njoftimin e saj për shpalljen e masave të sigurisë për të pandehurën Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në lidhje me hetimet për prokurimet e tenderit të Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, sqaron se Balluku në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe “në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.

E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.

Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. Mendohet të kenë qenë sërish bisedat e Ballukut me vartësit e saj që kanë hedhur dritë mbi aferën e radhës, njësoj si në rastin e tunelit të Llogarasë.

Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

The post Në arrest shtëpie për skandalin “Balluku”/ Erald Elezi paraqitet në SPAK i shoqëruar nga policia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK

By: V K
27 November 2025 at 14:41

Pak momente më parë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur  në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK, ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:

Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Shoqeeee”.

Në orën 12:46, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Isha në telef. të më falësh’”.

Në orën 12:47, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:48, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 13:09, Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:

“Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin:

“Prev me fond rezerve 1%”…

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

-Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Oki”.

-Në orën 08:08-08:09, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.

-Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok.. kë preventiv nga ato do?”.

-Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Te dy m’i sill për siguri”.

-Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok”.

Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.

-Në orën 08:59, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 19:14-19:15, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.

-Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.

-Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Rrofsh flori”.

-Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Asgjë.. të lutem”.

-Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 11:24, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Shefe… si të kam?”.

Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.

-Biseda të bëra në datën 15.09.2020, në orën 10:05, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

-Në orën 11:11, Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:

“Do të të marrë për superviz.”.

-Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Faleminderit shumë”.

The post I pandehur për shkelje të barazisë në tendera/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

By: V K
25 November 2025 at 10:28

Ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Deputeti socialist mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK, rreth orës 10 të paradites së sotme (25 Nëntor 2025).

Nuk dihet ende arsyeja përse Tërmet Peçi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

 

The post Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Berisha paraqitet në SPAK/ Do merret në pyetje për 21 Janarin (VIDEO)

By: V K
19 November 2025 at 09:23

Këtë të të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do merret në pyetje për herë të parë nga SPAK për çështjen e 21 Janarit, protestën e dhunshme ku u vranë 4 persona në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. LSA ka siguruar momentin kur Berisha del nga makina dhe hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ai siç shihet nga pamjet hyn i vetëm në SPAK, ndërkohë që mbështetës të tij e duartrokasin.

Në protestën e 21 janarit të 14 viteve më parë, Berisha mbante rolin e kryeministrit, ndërsa në protestën e organizuar nga opozita e asaj kohe u vranë 4 persona.

Për vrasjet u akuzua Garda e Republikës, ndërsa opozita e kohës, sot në mazhorancë akuzoi se pas urdhrave për vrasje qëndron ish-kryeministri.

 

The post Berisha paraqitet në SPAK/ Do merret në pyetje për 21 Janarin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: V K
18 November 2025 at 09:14

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit në ambientet e SPAK.

Ai u pa teksa hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Arsyeja e paraqitjes së tij ende nuk është bërë e ditur.

The post Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

By: V K
13 November 2025 at 14:01

Ditën e sotme, ish-drejtiori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen detajet e thirrje së tij nga prokurorët e posaçëm, por pritet të zbardhen në vijim.

Rrumbullaku u emërua Kreu i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022, ndërsa e mbajti këtë post deri në shtator të vitit 2024.

The post Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

By: V K
13 November 2025 at 10:07

Këtë të enjte, ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm, por detajet priten të zbardhen në vijim.

Kjo është hera e dytë që ai thirret nga prokurorët e posaçëm, pasi herën e parë ishte më shumë se një muaj më parë, ku u pyet mbi tentativën e hakerimit të SPAK.

The post Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK me look të ri, batuta me gazetarët

By: V K
3 November 2025 at 12:56

Këtë të hënë, ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ajo që ra në sy ishte pamja e saj e re. Kryemadhi është shfaqur me një model të ri flokësh, ndryshe nga ai që mbante muajt e fundit.

Pas daljes nga SPAK, ajo ka ndalur për pak momente me gazetarët, duke shkëmbyer disa batuta.

Gazetarët e ngacmuan duke i thënë se; “duket sikur ka përqafuar stilin e Justin Bieber në fillimet e tij në muzikë”, Kryemadhi u përgjigj me humor: “Është i njëjti model, por me disa ndryshime të tjera”.

The post Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK me look të ri, batuta me gazetarët appeared first on Albeu.com.

Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
3 November 2025 at 09:12

Mëngjesin e sotëm, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur në ambientet e SPAK.

Gjyli është paraqitur i shoqëruar nga avokati mbrojtës, ndërsa pritet që atij t’i komunikohet një akuzë zyrtare.

Ai dyshohet se është përfshirë në çështjen e tunelit të Llogarasë, rast për të cilin ditën e premte iu komunikua akuza zyrtare edhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

 

The post Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
31 October 2025 at 15:22

Këtë të premte, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Pak minuta më herët, në SPAK mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.

SPAK ka thirrur sot Ballukun, ndërsa në selinë e Prokurorisë së Posaçme, si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.

 

The post Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: V K
31 October 2025 at 10:43

Këtë të premte, biznesmeni Behgjet Pacolli, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Nuk dihen arsyet pse Pacolli është paraqitur, por kohet e fundit ka lindur një konflikt në lidhje me aksionet për aeroportin e Vlorës.

Kujtojmë që pak ditë më parë, një kallëzim është bërë nga vëllai i biznesmenit kosovar.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët po ashtu, pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qene prezent palët.

The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj paraqitet sot në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin

By: V K
31 October 2025 at 07:32

Këtë të premte, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë.

Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.

Erion Veliaj, ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj, dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.

Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme, firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK, për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

The post Erion Veliaj paraqitet sot në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkarkimin appeared first on Albeu.com.

❌
❌