Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vartësit e besuar të Ballukut! Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson

By: Ela
24 December 2025 at 14:35

Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar […]

The post Vartësit e besuar të Ballukut! Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson appeared first on BoldNews.al.

Vartësit e besuar të Belinda Ballukut/ Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson

By: V K
24 December 2025 at 15:02

Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar në krye të ARRSH-së,

Ndërkohë Viola Haxhiademi, është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”. Haxhiademi prej vitesh ka shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që prej vitit 2019 si Sekretare e Përgjithshme.

Pavarësisht lëvizjeve nga një institucion në tjetrin, Haxhiademi dhe Kozeli do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Akuzat ndaj Gentian Gjylit

Sipas materialeve hetimore, Gentian Gjyli, i cili ka mbajtur funksione drejtuese në struktura të lidhura me menaxhimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore, akuzohet për: shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.

SPAK dyshon se Gjyli ka qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ku kriteret e tenderimit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të paracaktuara. Hetimet tregojnë se oferta të tjera janë skualifikuar për arsye formale, ndërsa projektet janë miratuar me kosto të fryra dhe konkurrencë të kufizuar.

Prokuroria e Posaçme dyshon gjithashtu se veprimet e tij nuk kanë qenë të izoluara, por të koordinuara në kuadër të një zinxhiri vendimmarrës, ku roli i zyrtarëve teknikë ka qenë zbatimi i vendimeve të marra në nivele më të larta.

Akuzat ndaj Erald Elezit

Në dosjen për Belinda Ballukun, Erald Elezi përmendet si zyrtar me rol teknik dhe operacional në fazën e zbatimit të kontratave publike. Ai akuzohet për: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, bashkëpunim në shkeljen e procedurave të prokurimit publik.

Sipas SPAK, Elezi dyshohet se ka hartuar dhe certifikuar dokumentacion teknik që nuk përputhej me realitetin e punimeve në terren. Ky dokumentacion është përdorur për të justifikuar pagesa shtesë, shtyrje afatesh dhe ndryshime kontraktuale pa bazë ligjore.

Hetimet tregojnë se roli i tij ka qenë kyç në mbulimin e shkeljeve të konstatuara gjatë zbatimit të projekteve, duke i dhënë atyre një formë të ligjshme përmes akteve administrative dhe raporteve teknike.

The post Vartësit e besuar të Belinda Ballukut/ Shkarkohen krerët e ARRSH dhe KESH, ja kush i zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses

18 December 2025 at 16:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten më 18 dhjetor të pezullojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes së lidhur me ankimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj vendimarrjeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e saj nga detyra dhe vijimin e kësaj mase sigurimi personal. Pezullimi […]

The post Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

Apeli rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie

By: armand
18 December 2025 at 15:53

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie pas vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO. Apeli vendosi që të mos ndryshojë masat e sigurisë për dy vartësit e zv/kryeministres Belinda Balluku. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) […]

The post Apeli rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie appeared first on BoldNews.al.

Paraqiten në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gjyli dhe Elezi

By: Elva
18 December 2025 at 11:13

Sot zhvillohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë të vendosura ndaj saj nga GJKKO. Balluku ka ankimuar masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Ndërkohë, në Gjykatë janë paraqitur edhe dy bashkëpunëtorët e saj, drejtori i […]

The post Paraqiten në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gjyli dhe Elezi appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

4 December 2025 at 11:46

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]

The post Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun appeared first on Reporter.al.

I pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
2 December 2025 at 15:10

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut, Gentian Gjyli, është paraqitur në SPAK.

Më herët gjatë ditës së sotme, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi.

Edhe Gjyli, ashtu si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe i është sekuestruar pasaporta,

Balluku u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, vepra penale të kryera në bashkëpunim me vartësit e saj.

Belinda Balluku, ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, Gjyli, Elezi e vartës të tjerë të saj, akuzohen se kanë manipuluar dy tenderat për Tunelin e Llogarasë dhe të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me vlerë totale 210 milionë euro, duke favorizuar kompanitë fituese.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Masat e sigurimit ndaj Ballukut, si dhe ndaj vartësve të saj që drejtojnë KESH dhe ARRSH, janë të nevojshme pasi mund të dëmtojnë provat, të ndikojnë tek punonjësit e këtyre institucioneve që janë duke u pyetur si dëshmitarë, mund të vijojnë të abuzojnë me fondet publike, si dhe se mund të arratisen.

 

The post I pandehur në skandalet korruptive të Belinda Ballukut, kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Afera Balluku”/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

By: armand
2 December 2025 at 14:29

Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur në SPAK. Më herët gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe Drejtori i KESH, Erlad Elezi. Edhe Gjyli, ashti si drejtori i KESH janë me masë “arrest shtëpie”, ndërsa Belinda Balluku eshte pezulluar nga detyra […]

The post “Afera Balluku”/ Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

By: Ela
24 November 2025 at 08:11

Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis […]

The post Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku appeared first on BoldNews.al.

Gjykata vendos vazhdimin e masave të sigurimit ndaj Belinda Ballukut e dy vartësve të saj

22 November 2025 at 16:15

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje […]

The post Gjykata vendos vazhdimin e masave të sigurimit ndaj Belinda Ballukut e dy vartësve të saj appeared first on Reporter.al.

Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

By: Elva
22 November 2025 at 11:35

Në verën e këtij viti, pas një zvarritje prej 15 vitesh dhe një vlere prej 400 milionë dollarësh, më në fund u inaugurua rruga Qukës – Qafë Plloçë. Disa firma u shpërblyen për “punë të mirë”, madje morën disa herë shtesa kontratash apo fituan tenderat e rrugëve lidhëse. “Dorën” e fundit e dha kompania 2T, […]

The post Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako appeared first on BoldNews.al.

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

By: Elva
22 November 2025 at 08:47

Dy bashkëpunëtorët e zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në GJKKO, të shoqëruar nga efektivët e policisë. Në orën 09:00 pritet të nisë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që zhvillohet për ta dhe për vetë Ballukun. Ajo u pezullua dy […]

The post Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi appeared first on BoldNews.al.

U pezullua nga detyra, zhvillohet sot seanca në GJKKO për Belinda Ballukun

By: Elva
22 November 2025 at 08:15

Sot në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Balluku u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, pas vendimit të GJKKO-së dy ditë më parë. Seanca e sotme ka për […]

The post U pezullua nga detyra, zhvillohet sot seanca në GJKKO për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Të shoqëruar nga policia, mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi (VIDEO)

By: V K
22 November 2025 at 08:53

Këtë të shtunë 22 nëntor 2025, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur  në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, dy zyrtarët që janë në ‘arrest shtëpie’, janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.

Gjykata e Posaçme, vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

The post Të shoqëruar nga policia, mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj

21 November 2025 at 17:46

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezei, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia […]

The post Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut e vartësve të saj appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese

21 November 2025 at 13:38

Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. […]

The post Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

20 November 2025 at 18:57

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre. Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për […]

The post SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Pas masës ndaj Ballukut, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ drejtorin e KESH dhe kreun e ARRSH-së

By: Ela
20 November 2025 at 12:01

Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit. Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare […]

The post Pas masës ndaj Ballukut, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ drejtorin e KESH dhe kreun e ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

By: Elva
4 November 2025 at 17:48

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot dy fragmente nga dosja hetimore e SPAK në ngarkim të Belinda Ballukut dhe pesë vartësve të saj, të gjithë të akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Të pandehur […]

The post Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌