Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecurinë e shpejtë të vendit në hapjen e të gjithë grupkapitujve. Ajo theksoi se kjo është provë e fortë e lidershipit që bën çdo gjë që është e mundur për procesin e anëtarësimit. “Katërshja jonë e preferuar ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe unë jam shumë e lumtur që vendet anëtare i njohin përpjekjet…
TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi sot përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecurinë e shpejtë të vendit tonë në hapjen e të gjithë grupkapitujve.
Gjatë fjalës së saj, nga Brukseli, në një prononcim për mediet, Kos theksoi se kjo është provë e fortë e lidershipit që bën çdo gjë që është e mundur për procesin e anëtarësimit.
“Katërshja jonë e preferuar ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe unë jam shumë e lumtur që vendet anëtare i njohin përpjekjet e tyre”, tha Kos, duke iu referuar vendeve që kanë hapur negociatat me BE.
“Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt në vetëm 13 muaj. Kjo është një provë e fortë që lidershipi po bën çdo gjë që është e mundur për procesin e pranimit dhe sigurisht një provë e fortë që qeveria po bën më të mirën për popullin e saj. Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin procesin e zgjerimit”, u shpreh Kos.
Presidenca e Këshillit të Evropës miratoi sot konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian. Sa i përket Shqipërisë, Këshilli i Evropës mirëpret progresin e konsiderueshëm të arritur nga vendi ynë, i cili ka çuar në hapjen e të gjitha grup-kapitujve negociues. Këshilli ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional për të garantuar përparim të mëtejshëm.
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos thotë se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese për të bërë hapin e radhës drejtë BE-së.
“E dini, ne tashmë kemi negociata të hapura për anëtarësim. Siç e përmenda, Mali i Zi dhe Shqipëria, Serbia. Ne po presim, e dini, të fillojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, dhe Kosova, sigurisht, është në fund. Por, sigurisht, nga ana tjetër, në lindje kemi Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat kanë bërë përparim vërtet të madh dhe kohët e fundit kanë bërë shumë, shumë reforma. Pra, ka katër vende për të cilat ne shohim vërtet mundësi të mira për t'u bërë anëtarë të rinj, me kusht që, sigurisht, të zbatojnë reformat e nevojshme”, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në lidhje me rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë me “Euronews Bulgaria”, e pyetur për aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe nëse gjithçka varet nga zbatimi i ndryshimeve kushtetuese, Kos deklaroi se kur flitet për procesin e pranimit të vendit, ka dy pika të rëndësishme.
"E para është se vendi tashmë po zbaton disa reforma që janë të nevojshme sapo të fillojmë procesin e pranimit. Por procesi zyrtar, faza fillestare, nuk ka përfunduar ende, sepse, siç thatë edhe ju, ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën. Pasi të ndryshojnë Kushtetutën, pa vonesa të mëtejshme ose kushte shtesë, ne do të jemi në gjendje të organizojmë atë që e quajmë Konferenca Ndërqeveritare. Pra, mezi presim këto hapa të rëndësishëm.
Nga ana tjetër, siç e dini, Maqedonia e Veriut është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ka disa pika pozitive. Për shembull, që nga tetori, Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e mekanizmit SEPA, sapo u takova me Kryeministrin Mickoski në Tiranë javën e kaluar. Njerëzit dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut po kursejnë 62 milionë euro sepse janë pjesë e SEPA-s.
Një element tjetër pozitiv është se, e dini, pati një marrëveshje midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për Korridorin 8, i cili do të na lejojë të lidhim vërtet Detin Adriatik me Detin e Zi. Dhe kjo lidhje transporti është shumë e rëndësishme në një kuptim më të gjerë. Pra, ka disa lëvizje, por nëse flas për procesin e pranimit, po, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj", shpjegoi Komisionerja e BE-së./Telegrafi/
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjet e Partisë Demokratike me Komisioneren Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për…
Politico ka ngritur dyshime mbi të kaluarën profesionale të Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, duke e lidhur atë me punën si konsulente në sektorin privat dhe konfliktet e mundshme të interesit. Gazetarja Elisa Braun kujton se emri i Kos u propozua në minutat e fundit nga Sllovenia për një post në Komisionin Europian. Sipas Politico, […]
”Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”,-tha eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. “Komisionerja e Zgjerimit ka tejkaluar…
Grupi i Partisë Demokratike i ka paraqitur notë verbale delegacionit të BE-së në Tiranë pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos, e cila u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit ishin të lira dhe të ndershme, ndryshe nga çfarë konstatonin gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR. Kreu i grupit, Gazmend Bardhi, në emër të opozitës, shkruan në […]
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Marta Kos, e cila u shpreh se “zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira”. Berisha tha se Partia Demokratike e ka dënuar publikisht këtë deklaratë, duke e cilësuar si të frymëzuar nga propaganda e paguar e kryeministrit Edi Rama dhe nga ekstremizmi i majtë. Sipas tij, […]
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke thënë se nuk është e kënaqur me vendimin për të organizuar sërish zgjedhje, por vlerëson se demokracia në vend po funksionon.
Në një intervistë për A2CNN, Kos tha se arsyeja e pakënaqësisë së saj lidhet me pritjen e ratifikimit të dy marrëveshjeve të Planit të Rritjes, të cilat janë të domosdoshme për financimin e reformave të ndërmarra nga qeveria aktuale.
“Për çështjen e Kosovës, nuk jam e kënaqur që tani do të kenë përsëri zgjedhje, por demokracia e tyre po funksionon dhe jam e kënaqur për këtë. Po presim ratifikimin e dy marrëveshjeve për Planin e Rritjes. Kosova po bën reformat, por nuk mund t’i paguajmë paratë sepse nuk kemi këto marrëveshje”, tha Kos.
Ajo theksoi gjithashtu se, edhe pse Kosova nuk është ende kandidate zyrtarisht për Bashkimin Evropian, vendi është i përfshirë plotësisht në politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë. Kos theksoi se integrimi i Kosovës është pjesë e domosdoshme e procesit të zgjerimit të BE-së.
Komisionerja u shpreh optimiste për të ardhmen pas zgjedhjeve.
“Shpresoj se së shpejti, pas zgjedhjeve, do të kemi një qeveri të re që mund të shtyjë përpara reformat. Ata kanë kryer tashmë disa nga reformat, kështu që mezi pres të kemi një qeveri funksionale dhe efikase, dhe më pas do të mund të përshpejtojmë edhe procesin e anëtarësimit.”
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur të zbatojnë reformat e kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes. Sipas raportimeve, këto vende janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht për shkak të mungesës së institucioneve efektive.
“Jemi mbledhur sot për të vlerësuar progresin, për të parë çfarë ka shkuar mirë me Planin e Rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë. Janë kaluar dy vjet nga katër që zgjat implementimi i planit, dhe është momenti i duhur për të diskutuar së bashku”, tha Kos gjatë samitit në Tiranë.
Ajo shtoi se dy vendet më të avancuara në këtë proces janë Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë përmbushur rreth 50% të reformave të dakorduara me BE-në.
Në samit, nga Kosova merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Raporti i BE-së për progresin vëren se Kosova nuk ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin përfitimin nga Plani i Rritjes, për shkak të “ngërçit politik”. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar ende ekzekutivin e ri, gjë që ka bllokuar miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
Plani i Rritjes, një paketë investimesh prej 6 miliardë eurosh, synon të përshpejtojë rrugën e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Kosovës i janë ndarë rreth 900 milionë euro, duke e bërë atë përfituesen më të madhe për kokë banori nga këto mjete.
Analisti politik nga Shqipëri, Ben Andoni, vlerëson se Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, në Samitin për Planin e Rritjes që po mbahet në Tiranë, ka ‘shkundur’ Kosovën dhe Bosnjën me këshillat e saj.
“Zonja Kos merret më shumë me procedurat burokratike, nuk merret me element të tjerë. Kosovën dhe Bosnjën e ka shkundur me këshillat e saj – ju e dini që Kosova për dallim nga vendet e tjera për sa i përket statusit në momentin e aplikimit për të marrë statutin e vendit kandidat ka kaluar në premisa më të mira se të gjitha vendet e rajonit”.
Andoni, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se është skeptik për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën nga Bashkimi Evropian.
“Por, Kosova përballet me vështirësi të mëdha si bllokimi i Parlamentit dhe që nuk ratifikoi një sërë marrëveshjes që do ti mundësonte disbursimin e fondeve të cilat Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë filluar ti marrin. Kosova ka masën më të madhe për frymë të ndihmës që jepet nga Fondi i Zhvillimit, 2 miliardë janë fonde dhe 4 miliardë janë kredi të buta. Kurti bllokimi e Parlamenti e ka quajtur ushtrim demokracie – po mendoj që për Kosovën sot ka qenë një alarm për sa i përket elementit politik të vendit që të përfitojë sa më shumë që të paktën deri në qershor kur bëhet vlerësimi i të gjithë paketës – Kosova të jetë gati të marri diçka – jam skeptik për heqjen e masave ndëshkuese”, u shpreh Andoni.
Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama zgjodhi jo pa qëllim që në praninë e komisioneres për zgjerim të BE-së Marta Kos, të interpretonte vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për pezullumin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për aferën me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Duke përdorur […]
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Noka shprehet i revoltuar ndaj komisioneres, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme dhe për favorizim të kryeministrit Edi Rama. Ai […]
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot komisionerja e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Ai tha se Kos u bë zëdhënëse e qeverisë së korruptuar. Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një […]
Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një qëndrim që nuk është mbajtur askund as në raportin e OSBE/ODIHR dhe as në raportin e progresit të Komisionit Europian. Gjatë konferencës për shtyp krah Edi Ramës, Kosi u pyet nga gazetarët në lidhje […]
Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. […]
Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kërkuar nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin në sinkron sa i përket realizimit të reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.
Sipas saj, është e rëndësishme të mos krijohen hendeqe mes gjashtë vendeve të rajonit, derisa tha se muaji qershor i vitit 2026 është një afat i rëndësishëm në zbatimin e Planit të Rritjes, pasi skadon periudha njëvjeçare e pritjes për reformat e papërmbushura.
Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese.
Kos, në konferencë për media pas përfundimit të samitit rajonal për Planin e Rritjes që u mbajt të premten në Tiranë, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, si shpërblim i merituar për përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe vlerat e unionit.
“Objektivi ynë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara në sinkron dhe nuk duam që të krijohen hendeqe të reja mes jush gjashtë vendeve të rajonit. Në fund të fundit, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian dhe duhet të jenë pjesë e tij. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota të BE-së si shpërblim i merituar për përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe vlerat. Le të përqendrohemi sot në mënyrën sesi të përshpejtojmë punën... Në qershor do të kemi skadimin e periudhës tranzitore njëvjeçare për reformat e papërmbushura nga raundi i dytë i raportimit. Për këtë arsye i bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të rajonit që të punojnë më fort për reformat”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se samiti i sotëm ishte i frytshëm, duke konfirmuar se Plani i Rritjes është një urë e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian.
“Sot mund të them se kemi mbyllur një takim edhe një herë tjetër të frytshëm me hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me Bashkimin Evropian. Duke konfirmuar përsëri se Plani i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian”, deklaroi Rama.
Pjesë e samitit ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kosova ende nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes, pasi disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, por të cilat, për shkak të krizës politike në Kosovë, nuk u miratuan në legjislativ.
Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata. /Kp/
TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi sot se, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Europian dhe duhet të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota të BE-së.
Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” Kos theksoi se, gjatë samitit u zhvilluan diskutime të hapura për mënyrat se si mund të përshpejtohet zbatimi i Planit të Rritjes dhe si ky proces mund të kthehet në një histori suksesi për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Sot kemi pasur diskutime të hapura mbi mënyrat e ndryshme për të përshpejtuar zbatimin si edhe për ta bërë Planin e Rritjes një histori suksesi që sjell rezultate për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, tha Kos.
Ajo theksoi domosdoshmërinë për të zgjeruar vetë konceptin e zgjerimit të BE-së, duke synuar përfshirjen e vendeve të rajonit në një gamë sa më të gjerë politikash.
“Folëm gjithashtu për nevojën për të zgjeruar vetë nocionin e zgjerimit. Pra është e vërtetë që zgjerimi është shumë më shumë sesa thjesht zgjerim. Por mbi të gjitha për t’ju integruar te gjithëve ju sa më shpejt që të jetë e mundur në gjithnjë e më shumë fusha të politikave të BE-së, jo vetëm në tregun e përbashkët të BE-së, por edhe në tregun tonë të energjisë në zinxhirët paneuropian të vlerës”, tha Kos.
Vetëm javën e shkuar, theksoi Kos, “Kolegji miratoi mbrojtjen e demokracisë dhe strategjinë për shoqërinë civile që si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së do të trajtohen si të barabarta”.
Kos u shpreh se, BE do shkojë edhe më tej duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekjet për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat e BE.
“Duam që BE të bëhet një realitet i prekshëm në vendet tuaja që sot që të sjellë begati, siguri dhe stabilitet për të gjithë ne”, tha Kos.
Në disa fusha, nënvizoi Kos, “kjo gjë tashëm po merr formë. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit e veriut tashmë përfitojnë nga kosto më të ulta të transaksioneve falë SEPA-s”.
Por, vijoi Kos, “objektivi ynë është që të gjithë ju, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara në sinkron dhe nuk duam që të krijojmë hendeqe të tjera mes jush, 6 vendeve tuaja sepse në fund të fundit të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së, pra duhet të jenë pjesë e tij dhe të gjitha vendet e BP duhet të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota të BE-së, si shpërblim i merituar për përafrimin e plotë me legjislacionin e BE-së dhe akoma më e rëndësishëm me vlerat e BE-së. Prandaj le të përqendrohemi sot tek mënyra sesi mund të përshpejtojmë punën me pjesën e dytë”, tha Kos. /gj.m/j.p/
Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor po ecën përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE-së, duke e konsideruar atë si udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian, të cilit i përkasin qytetarët e rajonit. “Ky nuk është thjesht një udhërrëfyes drejt Brukselit…
Pas samitit “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, ku bëri bilancin e takimit dhe angazhimeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. “Kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa që e afrojnë më tej rajonin me BE. Plani i rritjes shërben si një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët…
Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se Evropa nuk është e sigurt pa vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kos në samitin rajonal për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, që po mbahet të premten në Tiranë, tha se BE-ja po i pret gjashtë vendet e rajonit të kryejnë reformat për anëtarësim.
“Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe rregullojmë këtë punë. Jam e kënaqur se këto takime që po bëjmë në kuadër të Planit të Rritjes po hapin gjithmonë dyer. Edhe shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia juaj, Evropa, po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe thjesht ne duhet të bëjmë edhe në formë institucionale që ju të bëheni shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Duke folur për Planin e Rritjes, ajo tha se dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat.
“Dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50 për qind të reformave të dakorduara. Këtu shikojmë një lidhje të mirë mes avancimit të procesit të anëtarësimit dhe reformave. Sa i përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën dhjetë për qind të shumës totale: 400 milionë euro nga një paketë prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin. Ne mund të bëjmë më shumë”, shtoi ajo, raporton kp.
Ndryshe, disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, por të cilat, për shkak të krizës politike në Kosovë, nuk u miratuan në legjislativ.
Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë eurosh janë hua afatgjata.