Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta e PD më 10 shkurt, Flamur Noka: Qytetarët nuk do të ikin nga Bulevardi pa larguar Ramën

By: redi
2 February 2026 at 18:25

Nga mbledhja e grupit të PD-së këtë të hënë, Flamur Noka, teksa ka ndarë foto në Facebook, ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të mos largohen nga bulevardi pa larguar kryeministrin. Ai ka bërë thirrje për protestë më 10 shkurt, duke u grumbulluar përpara Kryeministrisë. Ndër të tjera numri dy në PD shton se ”Sa vjen e bëhet më e qartë se dosja Balluku dhe dosja AKSHI…

Source

Flamur Noka: Mediat janë peng i tenderave të qeverisë, sulmojnë opozitën për para

By: redi
30 January 2026 at 21:03

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar ashpër mediat dhe analistët politikë në Shqipëri, duke i cilësuar si të lidhur financiarisht me qeverinë dhe të përdorur për të sulmuar opozitën. Ai tha se nuk ka shqiptar që të mos e kuptojë se analistët që zbërthejnë opozitën me analizat e tyre, paguhen dhe majmen me tendera. Ai theksoi se mediat në Shqipëri janë kthyer në…

Source

Baton Haxhiu-Flamur Nokës: Ti më akuzon se i shërbej unë Ramës, por më shumë nga të gjithë i shërben Sali Berisha!

By: M C
29 January 2026 at 23:14

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, debatoi me analistin Baton Haxhiu në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ndërsa Noka iu drejtua Haxhiut se vjen në emision për t’i shërbyer Ramës, Haxhiu iu përgjigj se prej vitit 2019 është Sali Berisha që po mban në pushtet Ramën.

Debati

Baton Haxhiu: Nuk fitoni më pushtetin. Ju nuk i artikuloni si duhet. Ditën kur keni votuar për Bordin e Paqes tregon se sa të paqartë jeni me votuesin dhe qytetarin se jeni konfuzë. Ç’ka është përparësia juaj kohët e fundit. Ju e keni patur një aleat, SPAK, kohët e fundit.

Flamur Noka: Ne kemi kërkuar që SPAK të jetë aleat i ligjit. Me Dumanin ka qenë aleat i Ramës.

Baton Haxhiu: Nuk po them se s’jam PD, por meqë po flasim kështu sikur ta udhëheqja PD do të rrezikoja dhe më i efektshëm.

Flamur Noka: Për t’i shërbyer Ramës.

Baton Haxhiu: Meqë po thua se i shërbej Ramës, njeriu që i shërben Ramës është në krye tuaj, Berisha prej vitit 2019 e këtej ai mban ison politike Edi Ramës.

Flamur Noka: Mos e cito në fund Baton Haxhiu por në fund vendose Edi Rama.

Baton Haxhiu: Nuk kam ardhur të ofendoj.

Flamur Noka: Kjo kërkesë për të larguar Berishën e ka thënë Edi Rama. Mori Lulin peng, mori simbolin dhe nuk arriti ta lërgojë Edi Rama. Tani nxjerr analistët e vet dhe e spinon.

Flamur Haxhiu: Po jap mendim. Ta përmenda SPAK. Nëse opozita sulmon një instuitcion që ka 83 për qind mbështetje të shqiptarëve nuk shkon.

Flamur Noka: Thuaj sipas meje, apo sipas Ramës.

Baton Haxhiu: Qeveria teknike Flamur, është një status quo e re që s’ta blen askush. E përmende që vota ka shkuar 100 euro kur krijon qeveri teknike. Ajo mua më pengon është përsëritja e vetes në vite të tëra me demonstratë. Do të bëja diçka tjetër në 2026. Bota ka ndruyshuar. Zgjedhjet e Tiranës i fituat në 2011 pas demonstratës së 21 janarit.

Flamur Noka: Kur Edi Rama ka parë dy herë bulevardin e mbushur, sidmos herën e dytë me lum njerëzish, aty pastaj filloi me këto që thua ti. Me zgjedhje farsë edhe Muhameti edhe Krishti nuk, fitonin. Edhe Papa po të vinte në Elbasan përballë Sara Miles do të fitonte Sara Mile.

The post Baton Haxhiu-Flamur Nokës: Ti më akuzon se i shërbej unë Ramës, por më shumë nga të gjithë i shërben Sali Berisha! appeared first on Albeu.com.

Noka – Ramës: Do kesh fundin e keq, më beso

By: Ela
27 January 2026 at 21:03

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Off the Record, tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar. “Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri […]

The post Noka – Ramës: Do kesh fundin e keq, më beso appeared first on BoldNews.al.

“Dha urdhër për terror dhe arrestime arbitrare”, Noka: Ilir Proda e ka rrëzë qafës shkuarjen në burg

By: Ela
24 January 2026 at 22:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë Rama dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, për dhunë dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve gjatë protestës. Ai akuzoi policinë për përdorim të dhunës brutale, duke përfshirë edhe gra dhe një fëmijë 10-vjeçar, dhe e krahasoi sjelljen e qeverisë shqiptare me regjime autoritare. […]

The post “Dha urdhër për terror dhe arrestime arbitrare”, Noka: Ilir Proda e ka rrëzë qafës shkuarjen në burg appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja e Byrosë, Noka/ Në datë 24 do ju bëjmë të dridheni

By: Ela
20 January 2026 at 11:47

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku do të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë, të zhvillohet në praninë e mediave. Megjithatë, maxhoranca ka rrëzuar këtë kërkesë, duke e mbajtur mbledhjen të mbyllur për publikun. Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekjet për […]

The post Mbledhja e Byrosë, Noka/ Në datë 24 do ju bëjmë të dridheni appeared first on BoldNews.al.

Amerika pezullon shqyrtimin e vizave, Flamur Noka akuzon qeverinë

By: redi
14 January 2026 at 19:42

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar për një goditje të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Për të Shqipëria ndonëse është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, sot është përfshirë në listën e vendeve për të cilat DASH ka ndaluar procedimin e vizave. ”Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende…

Source

Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD

By: armand
23 December 2025 at 22:02

Flamur Noka deklaroi këtë mbrëmje se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Duke folur në News 24, Noka shtoi se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes. I pyetur nëse është përjashtuar, […]

The post Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD appeared first on BoldNews.al.

Noka: Rama nuk e lëshon Ballukun, do e detyrojmë të pranojë qeveri teknike brenda pranverës

By: armand
23 December 2025 at 21:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Studio 24” se opozita do të intensifikojë protestat për të detyruar kryeministrin Edi Rama të pranojë një qeveri teknike. Noka akuzoi mazhorancën se funksionon si “narko-pushtet” që nuk jep asgjë me dëshirë. Ai u ndal edhe te çështja e ministrave të përfshirë në skandale, […]

The post Noka: Rama nuk e lëshon Ballukun, do e detyrojmë të pranojë qeveri teknike brenda pranverës appeared first on BoldNews.al.

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

By: Ela
20 December 2025 at 14:46

Nga Muriel Bistro Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. […]

The post Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj appeared first on BoldNews.al.

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

By: V K
20 December 2025 at 14:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e radhës opozitare, duke theksuar se qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen tubimit.

Reagimi:

Biseduam me banorë të Laprakës për organizimin e protestës dhe rëndësinë që ka për rrethanat politike ku ndodhet vendi ynë.

Do të vijnë nga e gjithë #Shqipëria. Ditën e hënë, dt. 22, ???? 18:00, do të kemi një bashkim të madh popullor në shesh.

 

The post Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh appeared first on Albeu.com.

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën

By: Ela
18 December 2025 at 10:51

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend. Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar […]

The post Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën appeared first on BoldNews.al.

“Koordinator i Suel Çelës”, anëtari i PD në Elbasan – Nokës: Po shkatërron partinë

By: Ela
17 December 2025 at 11:49

Andi Mema, anëtar i Partisë Demokratike në Elbasan, ka reaguar ndaj Flamur Nokës pasi e akuzoi se ka lidhje me krimin dhe Partinë Socialiste. Në një reagim në rrjete sociale, Mema, kryetar i grup sesionit të lagjes “5 Maji”, thotë se ai është zgjedhur me votë, ndërsa Noka është një ndër ata që po e […]

The post “Koordinator i Suel Çelës”, anëtari i PD në Elbasan – Nokës: Po shkatërron partinë appeared first on BoldNews.al.

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

By: M C
16 December 2025 at 23:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për Partinë Demokratike, SPAK, lëvizjet e qeverisë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Flamur Noka tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të drejtë ndërsa theksoi se krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të Shqipërisë dhe se droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit.

Ndërsa moderatori i emisionit, Arian Çani, tha se SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës ndërsa shtoi se SPAK nuk e godet dot këtë të fundit sepse është kryeministër në detyrë dhe se s’kanë b*thë ta godasin.

Pjesë nga biseda në studio

Arian Çani: SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës. Altin Dumani i ra të dyja palëve. Po si bie dot Edi Ramës se është kryeministër, kryeministër në detyrë. S’kanë b*thë të shkojnë tek ai.

Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të këtij vendi. Droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit. Këtu drejtësia po të ishte në kushte normale do e kishte shkulur me rrënjë çdo nivel drejtues të institucioneve të këtij shteti. Për sa kohë këtu diskutohet statistika, është problem.

The post Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit appeared first on Albeu.com.

Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka

By: Ela
15 December 2025 at 12:49

Ish-deputeti Edmond Spaho, që ka qenë kritik për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, iu është përgjigjur atyre që e akuzojnë pse po flet tani për gjendjen ku ndodhet PD-ja. Edmond Spaho shkruan se Partia Demokratike po sillet si pemë pa kokë. Ai shton më tej se burrat mbahen nga fjala që japin, sidomos kur janë në […]

The post Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet në PD/ Noka – Salianjit: Angazhove Suel Çelën në Elbasan që njerëzit mos dalin në Foltore

By: Ela
13 December 2025 at 21:01

Janë zbardhur detaje nga debatet që u zhvilluan sot mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila u mbajt me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave. Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë pasur përplasje të forta gjatë mbledhjes. Noka akuzoi ish-deputetin demokrat se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të […]

The post Përplasjet në PD/ Noka – Salianjit: Angazhove Suel Çelën në Elbasan që njerëzit mos dalin në Foltore appeared first on BoldNews.al.

Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit

13 December 2025 at 18:37

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, se opozita do të nisë një cikël protestash pa ndalim, duke filluar nga e hëna, më 22 dhjetor, në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Protesta e ditës së hënë do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. Do të vazhdojmë ciklin e protestave derisa qeveria teknike të trokasë në vendin tonë dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira”, u shpreh Noka për mediet.

Duke folur për situatën politike dhe drejtësinë, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapje totale të pushteteve.

“Në Shqipëri reforma në drejtësi ka vdekur. Edi Rama është drejtësia, është ekzekutivi, është media dhe legjislativi”, deklaroi ai, duke shtuar se “pa zgjedhje të lira, as demokracia dhe as pluralizmi nuk kanë kuptim”.

I pyetur lidhur me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka tha se Partia Demokratike ka kërkuar ndjesë publike.

“Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit, ka kërkuar ndjesë publike. Ndjesa është ndaj demokratëve dhe qytetarëve për një gabim të bërë në një moment emocional”, theksoi ai, duke sqaruar se firmat janë tërhequr zyrtarisht më 2 dhjetor.

Në deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i PD-së denoncoi edhe kërcënimet ndaj anëtarëve të kësaj force politike.

“Kemi informacione dhe ankesa nga Elbasani se Suel Çela ka telefonuar dhe ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës”, tha Noka.

Në përfundim, ai theksoi se kërkesa e vetme e opozitës mbetet dorëheqja e kryeministrit. “Dorëheqja e vetme që kërkohet sot në këtë vend është ajo e Edi Ramës. Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë”, përfundoi Noka.

/gj.m/r.e/

The post Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon mbledhja e PD/ Noka: Do nisim protestat pa ndalim! Dorëheqja ime i shërben vetëm Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 18:05

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, […]

The post Përfundon mbledhja e PD/ Noka: Do nisim protestat pa ndalim! Dorëheqja ime i shërben vetëm Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

By: Ela
13 December 2025 at 16:28

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijon punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate […]

The post “Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌