Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i kanë kontrolluar zyrën dhe banesën. Ervina Gjana mban një post kyç në strukturat e rendit, si Drejtoreshë e Krimit Kibernetik dhe Kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një funksion me përgjegjësi të […]
Mesditën e kësaj të enjteje qarkulloi lajmi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK kanë sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Lidhur me këtë zhvillim të fundit, Newsbomb i është drejtuar Policisë së Shtetit e cila ka mohuar këtë lajm. Zëdhënësi i Policisë, Genti Mullai, ka hedhur poshtë duke theksuar se lajmi i shpërndarë është bërë me qëllim dezinformimin e qytetarëve.
“Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe dashakeqës.”-tha ai shkurtimisht.
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u pezullua nga detyra nën/drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i […]
Vihet në funksion në Policinë e Shtetit, Qendra Operacionale e Monitorimit Viziv, për ndjekjen e procedimeve penale, investim i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lir Proda, së bashku me zv/drejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda si anëtar të bandave. Berisha shton më tej se Rama është në dijeni të kësaj dhe prandaj e mban në detyrë, teksa përmend gjithashtu se këtë e di më mirë Altin Troplini. “A duhet këta të zbatojnë ligjin? A […]
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.
Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.
Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.
Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.
Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë./abcnews.al
TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, uroi shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit, duke vlerësuar rëndësinë historike të këtij muaji dhe rolin e Policisë së Shtetit.
“Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut”, shkruan Proda.
Ai nënvizoi se në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit.
“Ne jemi institucioni që çdo ditë, në çdo orë, jemi aty ku qytetarët kanë nevojë. Jemi organizata e vetme e sigurisë me qindra dëshmorë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. Ata janë pjesë e kujtesës dhe e identitetit tonë profesional dhe njerëzor, janë në piedestalin e nderit dhe historisë”, shkruan Proda.
Proda theksoi gjithashtu se “sot, Policia e Shtetit është më e hapur dhe më pranë komunitetit se kurrë më parë. Ne besojmë te bashkëpunimi, te besimi dhe te ideja se siguria është vlerë që e ndajmë të gjithë bashkë. Me vlerat dhe përvojën që na ka dhënë e shkuara dhe me besimin tuaj, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të ardhmen, për një mjedis më të sigurt për të gjithë”.
“Me respekt dhe mirënjohje për qytetarët, të cilët na besojnë dhe bashkëpunojnë me ne, në emër të Policisë së Shtetit ju uroj Gëzuar Festat e Nëntorit!” u shpreh më tej ai.
Në mbyllje të mesazhit, Proda shkroi se “me të na bashkojnë krenaria kombëtare, dinjiteti, dashuria për atdheun dhe kultura për zbatimin e ligjit, si vlera që na udhëheqin. Nder dhe respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për Shqipërinë!”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.
TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Në Tiranë u zhvillua sot sesioni i radhës në kuadër të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin, Britani e Madhe-Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedoni e Veriut, front operacional i konsoliduar kundër fenomeneve shqetësuese të kohës, lëvizjeve migratore ilegale dhe qarkullimit të aseteve të krimit.
Task Forca, fillimisht produkt i bashkëpunimit të ngushtë bilateral Policia e Shtetit-partnerë britanikë, tashmë ka marrë një karakter gjithëpërfshirës rajonal dhe është shndërruar në një model suksesi për t’u ndjekur dhe nga shtetet e Europës.
Në të morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori në detyrë i Policisë së Malit të Zi, Lazar Ščepanović, Drejtor i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Janev, si dhe drejtues të lartë të policive rajonale.
Gjatë takimit, u konsoliduan urat ekzistuese të bashkëpunimit, sa i përket shkëmbimit imediat të informacioneve, patrullimeve të përbashkëta në kufijtë e gjelbër, koordinimit të veprimeve operacionale në pikat e kalimit kufitar, intensifikimit të kontrolleve dhe detektimeve me pajisje teknologjike bashkëkohore, si dhe krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore, veprime të cilat do të rezultojnë me finalizimin e operacioneve policore me impakt rajonal.
Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, bashkëdrejtues i këtij sesioni, gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, tha ndër të tjera se “në bashkëpunim me autoritetet britanike, janë realizuar 49 operacione riatdhesimi, duke mundësuar kthimin e 2099 shtetasve shqiptarë me procedura korrekte dhe transparente, duke pasur në fokus të veçantë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut”.
“Në vijim, tentativat e kalimit të kanalit drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone janë ulur ndjeshëm, konkretisht nga 12 753 raste në vitin 2022 në 644 raste në vitin 2024. Një rënie drastike, e cila dëshmon ndikimin real që mund të ketë bashkëpunimi i strukturuar”, shtoi Proda.
Sipas Prodës, Shqipëria ka arritur rezultate të rëndësishme, por as Shqipëria, as cilido vend tjetër i rajonit nuk mund të përballet vetëm me këto sfida.
“Migracioni i parregullt që synon BE-në prek të gjithë Ballkanin Perëndimor. Rrjetet kriminale që shfrytëzojnë qytetarët tanë përfitojnë atje ku gjejnë hapësirë”, tha ai.
Proda nënvizoi se “prania juaj sot këtu është më shumë se protokoll, është mundësi reale për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi rajonal. Ne jemi të gatshëm të ndajmë modelet tona operative, të ofrojmë eksperiencën e Task Forcës sonë dhe të ndërtojmë mekanizma të përbashkët për parandalimin, verifikimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar”.
Ndërkaq, gjatë takimit, Zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, u shpreh se “ky sesion shërben si një mundësi për të reflektuar mbi sukseset, dhe për të parë se si ka evoluar ky model Task Force dhe mbi mundësitë që na ofron ajo”.
“Përveç rënies së numrit të lëvizjes ilegale me gomone, që evidentoi Drejtor, ky model Task Force evoluoi duke u zgjeruar në nivel rajonal dhe duke adresuar dhe kanosje të tjera në fushën e lëvizjes ilegale”, tha ajo.
Në vijim, gjatë takimit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha theksoi se “rezultatet e kësaj Task Force, prej një viti, janë shumë të prekshme dhe të dukshme, duke filluar nga parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, konfiskimi i numrit të madh të dokumenteve të falsifikuara që janë gjetur brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
“Po ashtu, kontrabandimi i duhanit dhe cigares, në aeroportin e Prishtinës, si dhe raste të tjera të trafikimit të armëve, gjatë të cilave janë shkatërruar grupe kriminale që kanë vepruar në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe janë zhvilluar operacione të tjera që ndërlidhen me çështjen e drogës”, tha ai.
Më tej, Drejtori në detyrë i Policisë së Malit të Zi, u shpreh gjatë fjalës së tij se “takimi i ditës së sotme ka vlerë strategjike dhe kyçe, duke marrë parasysh që Mali i Zi ka mbajtur statusin e vendit tranzit dhe për këtë arsye është shumë e domosdoshme që të kemi një bashkëpunim ndërsektorial dhe bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë që të parandalojmë migracionet e paligjshme dhe lëvizjen e strukturave kriminale”.
“Kemi patur bashkëpunim shumë të mirë me kolegët nga Shqipëria, kemi parandaluar një situatë të rrëmbimit të 10 personave. Informacionet na kanë ardhur në kohë reale, na i kanë ofruar kolegët nga Shqipëria. Bashkëpunimi ynë i përbashkët ka qenë në fusha të ndryshme dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”, tha ai.
Janev, Drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike i RMV-së, tha gjatë këtij takimi se “ne duhet t’i shmangemi burokracive dhe duhet të gjejmë mënyrat si të kemi një bashkëpunim të mirë dhe vizion të ndërsjellë, për ta bërë këtë rajon më të sigurtë dhe më të qëndrueshëm”.
“Çështjes së emigracionit të kundërligjshëm duhet t’i qasemi nga pikëpamja analitike, që të punojmë së bashku dhe të parandalojmë këtë veprimtari kriminale. Jemi këtu për të ndarë përvoja dhe njohuri, që të minimizojmë këtë aktivitet”, u shpreh Janev.
Policia e Shteti njoftoi se takimi i sotëm është dëshmi e angazhimit serioz dhe të vendosur të policive partnere në rajon dhe agjencive ligjzbatuese në Britani të Madhe, për të luftuar emigracionin e kundërligjshëm, i cili cenon sigurinë publike, krijon terren për paligjshmëri kufitare, si dhe mundëson lëvizjen e kontigjentin kriminal që synon t’i shmanget drejtësisë dhe qarkullimin ndërkombëtar të aseteve kriminale, përfshirë kriptomonedhat.
Task Forca Rajonale për Migracionin do të vijojë punën e koordinuar hetimore dhe operacionale, me objektivat madhorë, goditjen e krimeve kufitare, gjurmimin e aseteve të krimit, si dhe garantimin e sigurisë publike dhe zbatimit të të drejtave të shtetasve të shteteve pjesëmarrëse dhe më gjerë.
Aksioni i policisë për bllokimin e patinave elektrike (monopatina) ka ndezur një debat të gjerë mbi lirinë e lëvizjes dhe standardet e sigurisë në rrugët urbane. Prej 13 tetorit, qindra qytetarë janë ndaluar dhe mjetet e tyre janë konfiskuar, pa një afat të qartë se kur do të miratohet rregullorja e re dhe kur do të rikthehet përdorimi i tyre në rrugë.
“Ilegalë nga hiçi”
Besian Kozma, regjisor në Radio-Televizionin Shqiptar, prej vitit 2023 e përdorte patinën elektrike çdo ditë për të vajtur në punë. Për zonën ku banon, në kodrat e Liqenit të Thatë, monopatina ishte mjet praktik, më e lehtë se biçikleta për maloret dhe më e shpejtë dhe ekonomike se makina.
Çdo ditë ai përshkonte rreth 5 kilometra vajtje-ardhje pa shpenzime dhe stres trafiku apo parkimi.
“Ka qenë mjeti më i volitshëm që kam pasur ndonjëherë,” kujton ai.
Rutina u prish më 12 tetor, kur në rrjetet sociale pa videon e ministres së Brendshme Albana Koçiu, që paralajmëronte aksionin e bllokimeve. Megjithatë Besiani vazhdoi ta përdorte monopatinën edhe dy javë të tjera, derisa më 20 tetor, kur doli nga puna, u ndalua nga një patrullë në rreth-rrotullimin e rrugës “Papa Gjon Pali II”.
“Ndalova normalisht, sepse nuk kam asgjë kundër policisë, e cila bën detyrën,” tregon Besiani, i cili e përshkruan momentin e ndalimit të paqartë nga ana administrative.
“Kërkova arsyen e bllokimit dhe më cituan një urdhër verbal,” kujton ai. Monopatina iu mor pa i dhënë asnjë dokument apo procesverbal. Ai thotë se me këmbënguljen e tij, oficeri e vendosi mjetin në sediljen e makinës së patrullës dhe, aq.
Tre ditë më vonë, në Komisariatin e Policisë Rrugore, iu kërkua të dorëzonte kërkesë me shkrim për të marrë informacion.
Dy javë pas kërkesës, Besiani u thirr në komisariat.
“Mendova se do të ma kthenin monopatinën, por nuk qëlloi të ishte kështu,” kujton ai, teksa shton se në komisariat mori një shkresë dyfaqëshe ku thuhej se mjeti elektrik i ishte bllokuar për 30 ditë për: shkelje të rregullave të qarkullimit, pamundësi për të vërtetuar pronësinë dhe “refuzim për t’iu ndaluar policisë”.
“Të tria arsyet nuk qëndronin,” thekson ai. Për këtë Besiani dorëzoi ankesë dhe prej fundit të tetorit është ende në pritje të një përgjigje. Patinën e pati blerë rreth 550 euro dhe thekson se zotëron faturën, e cila ia vërteton pronësinë.
Ilustrim grafik/Citizens.al
Kontradikta mes praktikës së policisë dhe bazës ligjore
Aksioni i policisë nisi pa një bazë të qartë dhe pa sqarimet e nevojshme publike, duke lënë qindra qytetarë, përfshirë Besianin, në një situatë të cunguar.
Deri më 11 nëntor policia bllokoi 1,426 patina, ndërsa komunikimet zyrtare mbetën të pjesshme, shpesh të paqarta dhe pa shpjegime të plota mbi arsyet dhe zgjatjen e operacionit.
Veprimet e policisë u bazuan në një vendim të ministres Albana Koçiu, i cili u botua në Fletoren Zyrtare katër ditë pasi aksioni kishte nisur. Ministria e konfirmoi këtë në një komunikim për Citizens.al.
Përfaqësues të Policisë së Shtetit thanë për Citizens.al se aksioni mbështetej edhe në një urdhër të brendshëm të datës 9 tetor. Por, ky zinxhir vendimesh krijoi një precedent të rrezikshëm ku veprimi administrativ mori fuqi përpara detyrimit për t’u botuar në Fletore Zyrtare.
Pra urdhrat nisën të zbatoheshin pa u njoftuar ligjërisht publiku. Mjaftoi një dalje në Facebook. Kjo paqartësi operacionale duket se mbështetet nga një boshllëk edhe më i madh ligjor.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHTRR) konfirmoi për Citizens.al se “patinat elektrike lejohen të qarkullojnë në rrugë”, sepse neni 344 i VKM-së nr.153 i trajton ato “në analogji me biçikletat” në zbatim të Nenit 180 të Kodit Rrugor.
Në mungesë të një neni të posaçëm, rregullat e biçikletave funksionojnë si normë e huazuar për patinat: ato mund të lëvizin në rrugë dhe duhet të përdorin korsitë e biçikletave, kur ekzistojnë, duke respektuar të njëjtat rregulla të drejtimit, ndriçimit, sinjalizimit etj.
Ndryshimi i vitit 2021 e formalizoi termin “patina elektrike” në Kod Rrugor duke i lejuar për qarkullim. Por nuk u shoqërua me kuadër të plotë rregullator.
Kodi Rrugor nuk përmban nen të posaçëm për to, ndërsa bashkitë dhe policia nuk kanë akte nënligjore që të përcaktojnë qartë shpejtësinë, zonat e lejuara apo kufizimet teknike.
Në këtë amulli, qytetarët gjenden të penalizuar për përdorimin e një mjeti që ligji e lejon, por rregullat e zbatimit të tij mungojnë. Pikërisht këtu lind paradoksi: e drejta ekziston, por zbatimi i saj varet nga interpretimi i autoriteteve, duke e kthyer sigurinë rrugore në një proces të paqëndrueshëm dhe arbitrar.
“Aksion i tepruar dhe arbitrar”
Autoritetet e nisën aksionin pas një numri incidentesh. Ndërkohë, në dy raportime të mëparshme të Citizens.al u vu re konfuzion prej qytetarëve, protesta spontane dhe mungesë transparence.
Për të kuptuar ndikimin real tek përdoruesit, Citizens.al zhvilloi një pyetësor në të cilin u përgjigjën 40 qytetarë që ishin përballur direkt me operacionin policor, një prej të cilëve edhe Besian Kozma.
Pjesa dërrmuese e të anketuarve thanë se e përdornin monopatinën për lëvizje të përditshme, kryesisht për në punë (90%), ndërsa 10% për shërbime “delivery”. Ky profil i përdorimit sugjeron se monopatinat nuk janë thjesht mjete rekreative, por alternativë e lëvizjes urbane, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot kosto të larta transporti.
Ilustrim gjatë aksionit policor të datës 13 tetor/Citizens.al
Anketa vë në dukje mungesën e transparencës në zbatimin e aksionit policor pasi shumica (59%) e përdoruesve thanë se nuk morën asnjë dokument zyrtar në momentin e bllokimit.
Shumica u ndaluan në mëngjes, rrugës për punë (65%), duke e kthyer ndërhyrjen në një goditje direkte mbi lëvizshmërinë e qytetarëve, pjesa dërrmuese (90%) e të cilëve e konsideruan aksionin “të tepruar dhe të padrejtë”, si dhe bllokimin 30-ditor “arbitrar”.
Asnjë përdorues nuk e ka vlerësuar për Citizens.al aksionin si “të drejtë dhe të nevojshëm”. Kjo tregon një hendek të qartë midis perceptimit qytetar dhe justifikimit institucional për sigurinë rrugore.
“Për mua kanë vepruar shumë gabim, sepse na kanë dëmtuar në përditshmërinë tonë, mund t’i hartonin rregullat edhe pa bërë një aksion të tillë,” thotë Besiani.
Pothuajse të gjithë (93%) thanë se e kishin përjetuar këtë periudhë pa monopatinë si të kushtueshme në kohë dhe para. Qytetarët janë orientuar drejt transportit urban (43%) ose ecjes (45%), ndërsa 12% drejt taksive. Ky ndryshim ka krijuar ngarkesë financiare dhe kohore për përdoruesit aktivë të këtyre mjeteve.
“Për momentin lëviz ose me biçikletë ose me urban, por kjo periudhë ka treguar se çfarë efekti ka dhënë në lëvizje sepse të gjithë ne që kishim patina dhe na u bllokuan, ose po përdorim makinë ose urbanin duke ndikuar në trafik,” komenton Besiani.
“Problemi nuk janë mjetet, por mungesa e rregullave”
Shumica (62%) e të anketuarve besojnë se monopatinat janë problem vetëm kur përdoren pa rregulla. Vetëm 20% i konsiderojnë ato rrezik serioz. Në të njëjtën linjë, shumica mbështesin përdorimin në korsitë e biçikletave, por pranojnë se për këtë përdorim duhet të ketë kufizime.
“Të dalin ekspertë dhe ta vlerësojnë këtë gjë, normalisht të ketë rregulla dhe të ndëshkohet cilido që nuk i zbaton, jo të penalizohen të gjithë,” vijon Besiani.
Rekomandimet e të anketuarve nga Citizens.al synojnë balancimin mes sigurisë rrugore dhe të drejtës për lëvizje. Ata shprehen me dakordësi se patinat elektrike duhet të kenë kufizim moshe dhe shpejtësie, t’u kërkohet regjistrim, identifikim dhe siguracion mjeti, sidomos në rastet e përdorimit tregtar, dhe ndëshkim me gjoba dhe konfiskime në rastet e shkeljeve të përsëritura.
Anketa e Citizens.al tregon se pjesa më e madhe e përdoruesve të monopatinave nuk i kundërshtojnë rregullat, përkundrazi, i kërkojnë. Por bllokimi 30-ditor, pa paralajmërim dhe pa procedura të rregullta, është perceptuar si masë ndëshkuese dhe e padrejtë.
Kështu, debati për monopatinat nxjerr në pah një realitet të thellë: qytetet e mëdha si Tirana, kërkojnë politika të qarta dhe afatgjata të lëvizshmërisë dhe jo përndjekje me operacione të papritura policore.
TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, paraqiti sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, projektbuxhetin për policinë e Shtetit për vitin 2026.
Proda bëri të ditur se buxheti i parashikuar për vitin 2026 është në shumë 29.6 miliardë lekë me një rritje prej 2.8 miliardë lekë ose rreth 17 % në raport me buxhetin e vitit 2025.
“Për shpenzimet e personelit paga dhe sigurime shoqërore tavani është 19.9 miliardë lekë ose me një rritje prej 12% në raport me buxhetin e vitit 2025. Në raport me buxhetin në total këto shpenzime zënë në total 67% të tij. Për shpenzime të tjera mallra shërbime dhe transferta, tavani është rreth 5.1 miliardë lekë. Për shpenzimet për investime tavani është rreth 2.2 miliardë lekë ose me një rritje 21.7% në raport me buxhetin e vitit 2025”, tha Proda.
Gjatë fjalës së tij, Proda bëri të ditur se me këtë projektbuxhet garantohet mbështetja dhe funksionimi normal i Policisë së Shtetit.
Duke u ndalur tek projektet më të rëndësishme për vitin e ardhshëm, Proda nënvizoi “investimin me financim të huaj Smart City në masën 2.2 miliardë lekë”.
Në lidhje me këtë projekt, Proda sqaroi se ka përfunduar negociimi. “Besoj brenda janarit do të mbyllet edhe kontrata dhe në një afat rreth 18 muajsh sistemi do të jetë funksional”, shtoi ai.
“Objektiv është që të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha Proda.
Sa i përket investimeve të brendshme, Proda përmendi “ndërtimin e komisariatit policisë Krujë me një vlerë prej 107 milionë lekë, rikonstruksioni i godinës së drejtorisë vendore policisë Elbasan në shumë 52 milionë lekë dhe ndërtimi e rikonstruksioni i komisariatit të policisë Sarandë në masën 75 milionë lekë”.
Gjithashtu shtoi Proda do të investohet për pajisje për policinë në masën 433 milionë lekë.
“Blerje e automjetesh speciale në masën 119 milionë lekë. Gjithashtu është parashikuar edhe blerja e mjeteve transporti për rinovimin e flotës së mjeteve rrugore të Policisë së Shtetit në masën 100 milionë lekë”, theksoi Proda.
Gjithashtu theksoi Proda “është parashikuar të blihen pajisje të Teknologjisë së Informacionit në masën 185 milionë lekë”.
“Kemi parashikuar projekt financiar dhe inventarizues në Policinë e shtetit në masën 68 milionë lekë”, tha Proda,
Proda e përmbylli fjalën duke theksuar se “është parashikuar dhe pagesa e TVSH-së për projektin Smart City në masën 1 miliard lekë”.
TIRANË- Policia Shqiptare ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me atë italiane.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë fjalës së tij ka dhënë detaje nga aksionet e zhvilluara për luftën kundër kultivimit të kanabisit.
“Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle nga toka dhe nga ajri, por nisëm edhe hetimet. Përgjatë 10 mujorit të këtij vitit u siguruar mbi 6 mijë informacione për kultivimin e lëndëve narkotike”, tha ai.
Gjithashtu Proda paralajmëroi se puna do të vijojë intensivisht dhe synimi është edhe goditja e financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.
Fjala e plotë
Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri.
Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.
Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh.
Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion.
Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa.
Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi.
Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura.
Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit.
Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin.
Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.
Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive.
Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara.
Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.
Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhene rezultate shumë pozitive.
Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara.
Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis.
Të nderuar pjesëmarrës,
Strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.
Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë.
Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.).
Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët.
Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit.
Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.
Takimi kishte si qëllim, informimin mbi riorganizimin e brendshëm të Policisë së Shtetit, në mbështetje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në përputhje me detyrimin ligjor për përshtatjen e strukturave të Policisë së Shtetit, për të luftuar me efikasitet format e reja, të avancuara dhe dinamike të kriminalitetit.
Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, falënderoi të pranishmit dhe ndër të tjera theksoi se “ky është një moment domethënës, si dhe një vendimmarrje e rëndësishme në rrugën e modernizimit, forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në luftë ndaj krimit”.
“Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të Policisë së Shtetit, me synim të qartë, forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit”, tha Proda.
Proda theksoi se çmon këtë mundësi për ta prezantuar dhe diskutuar këtë proces me partnerët ndërkombëtarë, sepse Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet e hapur për bashkëpunim pa barriera.
Struktura u prezantua nga drejtoresha e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Anisa Duçkollari, e cila paraqiti ndryshimet propozuara nga çdo strukturë.
Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati informoi partnerët mbi arsyet e ndryshimeve në këtë departament, me qëllim transformimin në një strukturë sa më efikase në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimeve globale.
Përfaqësuesit e misioneve dhe oficerët e kontaktit u shprehën të kënaqur për takimin, si dhe për vënien në dispozicion të materialit shpjegues për ndryshimet në strukturë. Gjithashtu, ata shprehën gatishmërine ë tyre, për të marrë pjesë aktivisht, nëpërmjet mendimeve dhe sugjerimeve, në procesin e modernizimit të mëtejshëm të strukturave të Policisë së Shtetit.
Ritvan Pali, ish-shefi i komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, është larguar me dorëheqje nga radhët e Policisë së Shtetit. Pas arrestimit të Morinës, që kërkohej nga SPAK, Pali u pa i padëshirueshëm nga zyrtarët më të lartë të policisë, […]
KORÇË- Policia e Devollit arrestoi tre persona, për të cilët thotë se kanë marrë me forcë nga banesa, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, e kanë kërcënuar me jetë dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Bëhet fjalë për Alti Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledion Nallbati, Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun.
Nga hetimet dyshohet se këta persona kanë marrë me forcë nga banesa Ilir Topciun, banor i fshatit Braçanj në Bashkinë e Devollit, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe e kanë çuar në një biznes privat ku e kanë keqtrajtuar.
Sa më sipër, në lidhje me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti.
Sipas Policisë, ky vendim ka ardhur pasi Ahmeti nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në Korçë, Hajri Kushe është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
Njoftimi i Policisë:
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.
Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:
Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;
Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.
Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë.
Policia e Shtetit në Shqipëri ka marrë masa pas ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë dhe u dhunua fizikisht.
Sipas Policisë së Shtetit, pas analizës së kryer lidhur me veprimet dhe menaxhimin e situatës nga drejtuesit lokalë, rezultoi se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, dhe pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll për mospërmbushje të detyrave që kanë sjellë pasoja të rënda, në bazë të nenit 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit.
Derisa të përfundojë konkursi për Drejtor Vendor, Drejtues Islor Islami, më parë Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, është caktuar në detyrën e përkohshme të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë./Euronews Albania
Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur […]
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar drejtuesit dhe strukturat e DVP Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, si dhe për punën shumë të mirë dhe profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kundër jetës dhe pronës.
“Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Armët prodhojnë krim, çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën e qytetarëve dhe për rendin publik.
Falënderoj drejtuesit e DVP Tiranë dhe të gjithë efektivët që punuan me përkushtim dhe profesionalizëm duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale që do të kryheshin me këtë arsenal armësh”, tha Proda.
Policia e Shtetit nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, pasi çdo armë e paligjshme është një potencial për krim.
Iu bëj thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar dhe duke denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike.
Çdo informacion që ndihmon Policinë për parandalimin apo goditjen e krimeve është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e përbashkët.
Vetëm përmes bashkëpunimit të ndershëm dhe besimit të ndërsjellë mes Policisë dhe qytetarëve mund të ndërtojmë një mjedis akoma e më të sigurtë për të gjithë.”
-Gjatë operacionit “The Van” u sekuestruan 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda mori pjesë në Konferencën “Recalling UNSCR 1325 & 2242: Ëomen, Youth and Local Security Councils as Key Actors in Shaping Community Safety and Preventing Violent Extremism”.
Gjatë fjalës së tij, Drejtor Proda theksoi se fuqizimi i grave në Polici nuk është vetëm çështje barazie gjinore, por një investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve. Ato janë shembull i kurajos, i integritetit dhe i aftësisë për të balancuar forcën me humanizmin, vendosmërinë me ndjeshmërinë, cilësi këto që përbëjnë themelin e një policie moderne dhe qytetare. Dhe sot, për koincidencë, konferenca përkoi me emërimin e një tjetër femre në postin e shefit të Komisariatit, kësaj radhe në Librazhd, që do të pasohet edhe me emërime të tjera në poste drejtuese të grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.
Në vijim, fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë konferencës:
“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë të marr pjesë sot në këtë konferencë, e cila shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një dokument themelor që ka ndryshuar mënyrën si bota e sheh rolin e grave në paqe dhe siguri.
Kjo rezolutë është një thirrje për veprim, për përfshirje të grave në vendimmarrje, për barazi në mundësi dhe për njohjen e kontributit të tyre të pazëvendësueshëm në çdo nivel të sigurisë. Në Policinë e Shtetit, ne e kemi përqafuar këtë frymë dhe po e kthejmë atë në realitet.
Në mbështetje të Planit të Veprimit për zbatimin e kësaj rezolute, Policia e Shtetit ndjek dhe realizon detyrimet e saj në drejtim të promovimit të rolit të gruas në radhët e Policisë.
Në vitet e fundit, ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar përfshirjen e grave dhe për t’u garantuar atyre mundësi të barabarta për angazhim dhe avancim në karrierë.
Janë miratuar politika që nxisin përfshirjen e grave jo vetëm në funksione administrative, por edhe në sektorët operativë dhe në nivelet drejtuese të Policisë.
Sot, gjithnjë e më shumë gra e vajza police mbajnë uniformën me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.
Ato janë shembull i kurajos, i integritetit dhe i aftësisë për të balancuar forcën me humanizmin, vendosmërinë me ndjeshmërinë, cilësi këto që përbëjnë themelin e një policie moderne dhe qytetare.
Me marrjen e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kam pasur si objektiv kryesor mbështetjen e familjeve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe promovimin e vajzave dhe grave në Policinë e Shtetit. Përmes proceseve të hapura të konkurrimit, shumë vajza dhe gra janë ngritur në detyra drejtuese, si shefe sektori, komisare, drejtuese drejtorish apo koordinatore rajonale.
Ky është një tregues i qartë se rruga e meritës, konkurrimit dhe mundësive të barabarta, po jep rezultat.
Fuqizimi i grave në polici nuk është vetëm çështje barazie gjinore, por një investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve
Përfshirja e tyre në çdo hallkë të strukturës rrit profesionalizmin, forcon etikën institucionale dhe përmirëson marrëdhënien e Policisë me komunitetin.
Ne besojmë fort se prania e grave në polici rrit cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në perceptimin e publikut për institucionin tonë.
Besimi i komunitetit në uniformë është sfida jonë më e madhe, dhe kontributi i punonjëseve gra, me ndjeshmërinë dhe qasjen e tyre gjithëpërfshirëse, është thelbësor për ndërtimin e këtij besimi dhe për forcimin e rezistencës së komuniteteve ndaj ndikimeve ekstremiste dhe të dhunshme.
Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Shoqatën e Grave në Policinë Shqiptare, me shoqërinë civile, të rinjtë dhe komunitetet fetare, po synojmë të identifikojmë në kohë shenjat e radikalizimit dhe të ndërhyjmë përpara përshkallëzimit të tij.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe hapësirës online, ku rritja e ekspozimit të fëmijëve dhe të rinjve ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe propagandës ekstremiste kërkon përgjigje të mençura, përmes edukimit, kontrollit digjital dhe bashkëpunimit ndërinstitucional
Në këtë kuadër, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Qendrën për Koordinimin e Kundërshtimit të Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), po zhvillon një sërë aktivitetesh në kuadër të policimit në komunitet, për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe të ekstremizmit të dhunshëm dhe keqpërdorimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë nxënës, prindër, përfaqësues vendorë dhe organizata të shoqërisë civile.
Policia e Shtetit është pjesë e zbatimit të Planit Kombëtar për Agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, dhe ne do të vijojmë të mbështesim nisma që fuqizojnë rolin e punonjëseve të policisë, përmes programeve të zhvillimit të karrierës, trajnimeve dhe përfshirjes aktive në fushat operacionale, hetimore dhe drejtuese.
Të nderuar pjesëmarrës,
E ardhmja e Policisë së Shtetit është gjithëpërfshirëse. Ne duam që çdo grua e vajzë që zgjedh këtë profesion të ndjejë se ka hapësirën për t’u rritur, për të kontribuar dhe për të udhëhequr.
Ky është vizioni ynë, një polici e barabartë, profesionale dhe e orientuar drejt qytetarëve.
Ju faleminderit për këtë mundësi për të ndarë përvojën tonë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt, më të drejtë dhe më paqësore për të gjithë.
Është zbardhur email me mesazhe kërcënuese që i dërgoheshin qytetarëve në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në mesazhin dërguar qytetarëve, me adresën falso që iu hap Ilir Prodës, shkruhet se në hapësirën e tyre kibernetike janë gjetur disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme penale të drogës. “Disa agjenci kombëtare dhe […]