Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

24 December 2025 at 17:21

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Ilir Meta poston fotot nga protesta: Numërimi mbrapsht ka filluar

By: redi
22 December 2025 at 21:07

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës Kombëtare të PD. “Numërimi mbrapsht ka filluar”,-shkruan Meta ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga protesta e organizuar para Kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 18:00. Qytetarë të shumtë u bashkuan në shesh. Kreu i PD Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit.

Source

 Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën

By: Elva
22 December 2025 at 15:52

Seanca paraprake për dosjen “CEZ-DIA” dhe lobimin në SHBA ndaj Ilir Metës është shtyrë për datën 12 janar. Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të mospërputhjeve mes kërkesës së prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq dhe provave të paraqitura […]

The post  Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet gjyqi paraprak për Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren

By: Brisi
20 December 2025 at 16:44

Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme se SPAK, sipas tij është treguar proporcional me rastin e Belinda Ballukut. Në një intervistë nga burgu për “Syri.net”, ai e ka cilësuar qëndrimin e Ramës për rastin si pengim dhe pengmarrje të drejtësisë. Sipas Metës, reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të […]

The post Çështja Balluku/ Meta: SPAK është treguar proporcional! Pse Rama nuk e shkarkon zv/kryeministren appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e Metës për ”21 Janarin”: Shërbimet e huaja më thanë se…

By: redi
18 December 2025 at 15:44

Ish-Presidenti Ilir Meta ka dëshmuar para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij. Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.

Source

“21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK

18 December 2025 at 14:43

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e 21 janarit.

Meta u shoqërua në SPAK nga forcat e policisë dhe mor në pyetje për rreth 2 orë e 30 minuta, si person që ka dijeni në lidhje me çështjen. Pas dëshmisë së dhënë u largua nga ambientet e SPAK drejt paraburgimit.

Dëshmia e Metës erdhi pas kërkesës së tij që të pyetej në lidhje me 21 janarin, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues para Kryeministrisë, ndodhi pas publikimit të një video mes zëevdnëskryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në të cilën flitej për një aferë korruptive.

Në lidhje me hetimet për 21 janarin janë marrë në pyetje më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bamir Topi si dhe ish-ministri i Brendshëm asokohe, Lulzim Basha.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në 14 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 Janari ishte krim shtetëror dhe duhej të hetohej si i tillë nga drejtësia shqiptare.

Në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

Hetimet për 21 Janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në atë ngjarje.

/m.q/j.p/

The post “21 Janari”, Ilir Meta dëshmon në SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm

By: Ela
18 December 2025 at 14:41

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë ditën e sotme dhe është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit”. OraNews raporton se Meta ka deklaruar në SPAK se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar më 21 janar 2011. Gjithashtu bëhet […]

The post 21 Janari/ Zbardhet dëshmia e Metës: Amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente kishin dijeni për skenarin e dhunshëm appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Kesjana
18 December 2025 at 13:59

Ish presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, teksa është pyetur në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”.
Mësohet se Meta është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit.
Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

By: Ela
18 December 2025 at 13:33

Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për 21 Janarin, ku para godinës së kryeministrisë u qëlluan për vdekje 4 protestues, që morën pjesë në demonstratën e opozitës së kohës. Meta është pyetur nga hetues të BKH qe ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë […]

The post Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”

By: Rovena
18 December 2025 at 08:37

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të enjte, 18 dhjetor, qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Asokohe Ilir Meta ka mbajtur postin e zv.kryeministrit.

Meta kërkoi vetë që të deklarojë për dosjen e 21 janarit që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

Hetimet per kete dosje jane intensifikuar nga organi akuzes me marrjen ne pyetje te personave te perfshire ne kete ngjarje. Vetem disa dite me pare SPAK mori ne pyetje ish-presidentin Bamir Topi per 1 ore e 30 minuta nderkohe me pare jane marre ne pyetje dhe dy figurat kryesore në atë ngjarje ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha.

Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues mbeten te vrare dhe te tjere u plagosen ndodhi pas publikimit të një video skandali mes ish-presidentit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.

Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.

Nga protesta e 21 janarit në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe protestues e tjere në bulevardin dëshmorët e kombit mbeten te plagosur./abcnews.al

Ilir Meta dëshmon sot në SPAK për 21 Janarin

By: Elva
18 December 2025 at 08:58

Ilir Meta, pritet të paraqitet sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011. Meta ka kërkuar vetë të dëshmojë për dosjen e “21 Janarit”, duke iu drejtuar SPAK-ut me një kërkesë zyrtare për t’u thirrur. Ai ka pretenduar se, […]

The post Ilir Meta dëshmon sot në SPAK për 21 Janarin appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK

By: armand
17 December 2025 at 13:36

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të pyetet ditën e nesërme për ngjarjet e 21 janarit 2011 në SPAK. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00, ndërsa ishte vetë ai që javë më parë kërkoi të dëshmonte në lidhje me “21 janarin”. Prej më shumë se 1 viti ish-Presidenti […]

The post Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet nesër nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Nga zgjedhja e kreut të SPAK te Avokati i Popullit/ Meta nga qelia: Ja kush është problemi kryesor i opozitës

By: Ela
16 December 2025 at 11:07

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK si edhe zgjedhjen e Endrit Shabanit, Avokat e Popullit. Meta thekson se prania e tepruar e diplomatëve të huaj në atë sallë, më shumë shton pyetje për legjitimitetin dhe integritetin e KLP dhe procesit, se sa legjitimon produktin. “Qershia mbi tortë […]

The post Nga zgjedhja e kreut të SPAK te Avokati i Popullit/ Meta nga qelia: Ja kush është problemi kryesor i opozitës appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, kur do mbahet gjyqi i radhës

By: Ela
15 December 2025 at 12:23

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë, pasi avokatet mbrojtëse, Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, nuk u paraqitën për të përfaqësuar të pandehurën Fatime Kryemadhi. Autoritetet gjyqësore bënë me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor 2025, ora 14:30. Shtyrja e seancës u bë gjithashtu për shkak të kërkesës së […]

The post Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, kur do mbahet gjyqi i radhës appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca për Ilir Metën/ Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes

By: Rovena
15 December 2025 at 10:54

Sot më 15dhjetor 2025 është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes.

Çështja penale përfshin Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”. SPAK ka bashkuar në një dosje tre hetime: aferën CEZ–DIA, lobimin në SHBA dhe verifikimin pasuror.

Shtyhet seanca në GJKKO/ Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo

By: Ela
12 December 2025 at 11:41

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shty për në 5 janar, ora 09:00. Gjatë seancës, Veliaj foli vetë para gjyqtares Etleva Deda, duke ngritur pretendime për standarte të dyfishta në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Sipas tij, ish-Presidenti Ilir Meta ka marrë materialet e […]

The post Shtyhet seanca në GJKKO/ Veliaj: Standard i dyfishtë, Metës iu dha dosja mua jo appeared first on BoldNews.al.

Çështja e detit me Greqinë, Meta: Mungon transparenca, rrezikohen 40 km² ujëra shqiptare

By: Elva
6 December 2025 at 17:06

Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence për mënyrën se si po trajtohet çështja e detit me Greqinë. Meta tha se mungesa e informacionit për mënyrën si po trajtohet kjo çështje mund të krijojë paqartësi dhe rrezik për interesat kombëtare. Ai theksoi se vendimmarrjet e lidhura me këtë proces duhet të jenë të hapura […]

The post Çështja e detit me Greqinë, Meta: Mungon transparenca, rrezikohen 40 km² ujëra shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative

By: armand
5 December 2025 at 18:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim në Facebook ku thekson se prioriteti i padiskutueshëm i opozitës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, vetëm një reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në vend. ‘Partia e Lirisë […]

The post Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e shantazhueshme, po hetohet nga SPAK për çështjet e saj

By: armand
5 December 2025 at 15:53

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë sërish, ndërsa avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka lëshuar akuza të forta ndaj gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një prononcim për mediat, Cakrani deklaroi se prokuroria nuk ka përmbushur detyrat e lëna nga gjykata, duke shkaktuar tensione dhe shtyrjen e seancës. […]

The post Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e shantazhueshme, po hetohet nga SPAK për çështjet e saj appeared first on BoldNews.al.

Seanca paraprake për Ilir Metën, GJKKO shtyn çështjen e ish-presidentit! Gjykata urdhëron SPAK-un të dorëzojë fashikujt e dosjes brenda javës

By: V K
5 December 2025 at 15:52

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Metën, për të vendosur nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Në përfundim të seancës GJKKO, vendosi të shtyjë çështjen e Ilir Metës për më datë 22 dhjetor.

Ndërkohë, mësohet se Gjykata urdhëroi SPAK-un t’i dërgojë fashikujt e dosjes brenda javës.

Meta ka kërkuar në seancë të njihej me fashikullin e hetimit ndaj tij.

“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, u shpreh Ilir Meta gjatë seancës sot (5 dhjetor).

Më herët avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, sikurse Veliaj, edhe kreu i PL kërkoi që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut.

Në kërkesën depozituar GJKKO-së, thuhej se nëse nuk do të merrej parasysh kjo kërkesë, nuk do të merrnin pjesë në seanca.

The post Seanca paraprake për Ilir Metën, GJKKO shtyn çështjen e ish-presidentit! Gjykata urdhëron SPAK-un të dorëzojë fashikujt e dosjes brenda javës appeared first on Albeu.com.

❌
❌