Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative

By: armand
5 December 2025 at 18:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim në Facebook ku thekson se prioriteti i padiskutueshëm i opozitës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, vetëm një reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në vend. ‘Partia e Lirisë […]

The post Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative appeared first on BoldNews.al.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

By: Elva
18 November 2025 at 18:30

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në një postim në facebook, Murrizi shkruan se mbrëmë deputetët e PD-së ishin në “protestë” për t’i “rrëzuar” nga pushteti, ndërsa sot, sipas tij, janë ulur bashkë si dy “zemra” për të bërë “reformën” që t’i mbajë në pushtet sa më gjatë […]

The post Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin appeared first on BoldNews.al.

Reforma e re Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim

By: armand
18 November 2025 at 17:24

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma e re Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim appeared first on BoldNews.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

By: Elva
6 November 2025 at 22:16

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Vendimi u mbështet nga të dyja palët, me opozitën që bashkoi votat me mazhorancën socialiste për krijimin e komisionit. Në seancën e sotme u miratua dhe projekt ligji i shumëdebatuar për barazinë gjinore, i cili solli […]

The post Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër appeared first on BoldNews.al.

PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat

By: Ela
5 November 2025 at 13:59

Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend emrat me përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. Në shkresën depozituar në Kuvend, shkruhet se bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore është caktuar Oerd Bylykbashi. Ndërsa Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, u zgjodh Luciano Boçi. Emrat për Zgjedhoren: Oerd […]

The post PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat appeared first on BoldNews.al.

Balla: Propozimet për riorganizimin e Kuvendit do adresohen nga komisioni i Reformës Zgjedhore

3 November 2025 at 12:52

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot opozitën që të paraqesë emrat e anëtarëve të komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që komisionet të nisin menjëherë punën për adresimin e të gjitha çështjeve që janë objekt shqyrtimi.

Në një deklaratë për medie nga kryesia e Kuvendit, Balla u pyet mbi qëndrimin e PS-së për propozimin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për krijimin e dhomës së Senatit.

Balla kujtoi se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së në muajin shtator, kryeministri Edi Rama ka propozuar edhe ndryshimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 që janë aktualisht në 101 deputetë.

Qëllimi, sipas tij, “nuk është çështje numrash por ka të bëjë me rolin e deputetit dhe jetën parlamentare”.

“Këtu përfshihet një punë intensive prej disa muajsh që është në një fazë përfundimtare dhe ka të bëjë me një ligj për organizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Jemi i vetmi institucion që për nga natyra jemi në majën e piramidës, rregullojmë me ligj të gjitha institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar veten. Këtu përfshihet edhe ligji për statusin e deputetit”, tha Balla.

Të gjitha këto propozime, sipas tij, do të adresohen nga komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ndaj Balla kërkoi nga kryetarët e tre grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend të paraqesin emrat e anëtarëve në mënyrë që komisioni të fillojë nga puna pa humbur kohë.

“Të gjitha këto propozime, ne do t’i depozitojnë në komision. Edhe kryetari i PD-së është i lutur t’i depozitojë propozimet e tij në komisionin përkatës”, tha Balla.

Lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla tha se PS nuk e ka sot një emër për ta mbështetur.

“Jemi ende në fazën që mund të shprehin interesin të gjithë ata që mund të mendojnë për që mund të japin kontributin e tyre për të qenë Avokat i Popullit. Propozimi im është institucionalizimi i një komunikimi opozitë-mazhorancë në funksion të dhënies fund të kësaj situate të papranueshme ku një institucioni kushtetues si Avokati i Popullit i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi nuk e ka zgjedhur ende”, shtoi Balla. /j.p/

The post Balla: Propozimet për riorganizimin e Kuvendit do adresohen nga komisioni i Reformës Zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

31 October 2025 at 09:08

Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë. Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i […]

The post Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës appeared first on Reporter.al.

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

By: armand
29 October 2025 at 14:12

Ps ka vendosur ditën e sotme, emrat të cilat do të jenë pjesë e dy komisioneve të posaçme, atë “Zgjedhore” dhe “Territoriale”. Në Komisionin Zgjedhor, anëtarët socialistë janë Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu. Anëtarët zëvendësues të Komisionit Zgjedhor janë Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Ermal Elezi, Erion Malaj […]

The post Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive

28 October 2025 at 14:10

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot gjatë një konference për mediet, se Partia Demokratike është kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta.

Berisha theksoi gjithashtu se janë pranuar nga mazhoranca dy kushtet e opozitës për: pjesëmarrjen e OSBE/ODIHR në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës në Komisionin për Reformën Territoriale, për të siguruar ekspertizën më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor.

“Për bashkitë jo, nuk jemi për zvogëlimin e tyre. Unë them të jenë më shumë, por ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në Komisionin për Reformën Zgjedhore i pranishëm të jetë ODIHR dhe të na ndihmojë.

“Në Komisionin për Reformën Territoriale të jenë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të shkëlqyer më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor”, u shpreh Berisha.

Gjatë konferencës për mediet Berisha u pyet edhe në lidhje me uljen e numrit të deputetëve.

Berisha propozoi krijimin e një Senati, si dhomë e dytë e Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik.

“Tani, ka dhe një mendim tjetër që është i kahershëm, nëse hyn në anale. Po, është 25-30 vite më parë, që vendi të bëhet me dy Dhoma. Të ketë dhomën e lartë, Senatin dhe Dhomën e parlamentit.

“Unë jam dakord me këtë variant, sepse sado pak, pak, por nëse e ndërton Senatin jo si një institucion bllokues, se me bllokim shteti nuk ndërtohet, por si një institucion frenues në njëfarë mënyre, atëherë i bën një të mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që nuk e kanë.

Shqipëria nëse vendos të ketë senat, atëherë pa diskutim që duhet të pakësojë numrin e deputetëve”, tha Berisha.

Kujtojmë se, Kuvendi votoi dje ngritjen e dy komisioneve të posaçme, një për Reformën Zgjedhore dhe një për Reformën Administrativo-Territoriale.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

27 October 2025 at 11:33

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

By: V K
27 October 2025 at 10:50

Këtë të hënë, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisioneve të Posaçme parlamentare, sa i përket Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sa i përket përbërjes së komisioneve, do të ketë secila nga 16 anëtare.

Në komisionin e “Zgjedhores” 7 anëtarë do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndërsa në komisionin e Territoriales PS do të ketë 8 deputetë, PD 6, ndërsa 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

The post Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Albeu.com.

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

23 October 2025 at 18:31

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimi të raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në “X”, sCelibashi thekson se partitë politike duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e […]

The post Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti appeared first on BoldNews.al.

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

22 October 2025 at 17:49

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po shkojnë drejt një pakti për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për të bërë reformën e re zgjedhore dhe atë territoriale, pa pjesmarrjen e partive të tjera parlamentare. Partia Socialiste në pushtet pohon se ka pranuar amendamentet e Partisë Demokratike për formulën e përbërjes së dy komisioneve të […]

The post Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Reforma Zgjedhore, Gogo: Kryesor është vullneti politik

By: redi
22 October 2025 at 15:59

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Premto Gogo thotë se reformat varen nga disa faktorë, ku më kryesori mbetet ai i vullnetit politik. ”Është një sfidë për të bërë një reformë në fakt. Kështu që jo se ato nuk janë të nevojshme. Veçanërisht për realitete sikurse demokracia jonë përballë këtij tranzicioni me ulje ngritjet e veta, padiskutim që i ka të nevojshme reformat. Por varet nga shumë faktorë.

Source

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

By: Ela
21 October 2025 at 12:33

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkoi në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” që reforma zgjedhore të adresojë disa prej çështjeve të pazgjidhura, mes tyre financimi i partive politike nga palët e treta, fushata online dhe garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me […]

The post Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

Balla: Opinionet e Komisionit të Venecias kanë forcuar shtetin e së drejtës

21 October 2025 at 14:43

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi sot rolin vendimtar që ka pasur Komisioni i Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë kushtetuese në Shqipëri gjatë tri dekadave të fundit.

Në Konferencën “30 vite Partneritet dhe Progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Balla nënvizoi se mbështetja e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias ka qenë jetike për ndërtimin institucional të vendit.

Ai përmendi disa raste ku opinioni i Komisionit ka ndihmuar në zgjidhjen e krizave politike dhe institucionale.

“Kemi rastin e opinionit mbi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku mendimi i Komisionit shmangu një ngërç politik; mandatet e gjyqtarëve kushtetues, që mundësuan rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese; opinionin mbi ndryshimet kushtetuese të vitit 2020 për zgjedhjet dhe rregullat e listave zgjedhore; opinionin mbi zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, që ka qenë thelbësor për vijimin e reformës në drejtësi; opinionin mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi”, solli në vëmendje Balla.

Balla theksoi se “Komisioni i Venecias ka shërbyer në të gjitha rastet si një arbitër i vlerave dhe standardeve profesionale, duke ofruar gjithmonë qasje të balancuara që kanë ndikuar në shmangien e krizave dhe në zgjidhjen e ngërçeve”.

Ndaj, sipas tij, “Shqipëria i jep shumë rëndësi Komisionit të Venecias, dhe ky aspekt institucional është i mishëruar edhe në ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ku Shqipëria ka parashikuar të drejtën që kjo gjykatë t’i drejtohet gjithmonë Komisionit të Venecias sa herë e sheh të arsyeshme për çështje të ndërlikuara kushtetuese”.

Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria ndodhet përballë dy reformave madhore, asaj zgjedhore dhe territoriale, për të cilat për shkak të debateve me opozitën mund të kërkohet sërish opinioni i Komisionit të Venecias.

“Të dyja këto reforma kanë ndikim afatgjatë: njëra në sistemin përfaqësues, tjetra në organizimin e pushtetit vendor. Jam i bindur se debatet që do të kemi me opozitën ndoshta do të na çojnë përsëri në nevojën për të kërkuar mendimin e vyer dhe jurisprudencën qoftë në opinionet ekzistuese, qoftë në ato të reja të Komisionit të Venecias, të cilat siç kanë dëshmuar, janë gjithmonë të domosdoshme për të siguruar që ndryshimet që bëjmë të plotësojnë standardet më të mira dhe frymën kushtetuese”, shtoi ai.

Balla vuri në dukje rëndësinë e “Checklist” të shtetit të së drejtës të Komisionit të Venecias, si një udhëzues praktik për të vlerësuar përputhshmërinë e ligjeve me parimet themelore të shtetit të së drejtës, duke ftuar institucionet shqiptare ta përdorin më gjerësisht në punën e tyre.

Balla theksoi faktin se Kuvendi i Shqipërisë ka një komision të përhershëm pikërisht të dedikuar çështjeve të të drejtave të njeriut, ku janë përfshirë edhe mjetet e informimit si një pjesë thelbësore e zbatimit të këtyre parimeve udhëzuese.

/m.m/j.p/

The post Balla: Opinionet e Komisionit të Venecias kanë forcuar shtetin e së drejtës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma Zgjedhore, Celibashi: Të parashikohen rregullat për financimin e partive nga palët e treta

21 October 2025 at 10:58

TIRANË, 21 tetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike, organizimi i fushatës zgjedhore edhe online e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

Reforma zgjedhore ishte temë e një prej tre paneleve të konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Të ftuarit në këtë panel sollën në vëmendje aspektet kryesore ku kërkohen ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor.

Në këtë drejtim, Celibashi u ndal te financimi i partive politike dhe subjekteve zgjedhore nga palët e treta.

“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt”, tha Celibashi.

Lidhur me organizimin e fushatës zgjedhore, Celibashi u shpreh se në Kodi Zgjedhor aktual  rregullat për fushatën zgjedhore përcaktohen vetëm në jetën tradicionale. “Nuk ka asgjë për sa i përket rrjeteve sociale, fushatës online apo përmes internetit etj”, shtoi ai.

Po ashtu, Celibashi theksoi se duhet të vendoset çfarë do të bëhet me votimin elektronik, nëse do ta zgjerohet apo jo.

Ndërkohë Celibashi theksoi se Kolegji Zgjedhor e ka mbyllur misionin e tij dhe nuk ka pse të jetë më si strukturë.

Një tjetër aspekt i evidentuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është ai që ka të bëjë me garantimin e mundësisë për të votuar për personat në pamundësi për të dalë nga banesa.

“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha ai.

Këtu Celibashi theksoi se duhet zgjidhur dhe mundësia për të votuar e kategorive të ndryshme që ditën e zgjedhjeve janë në detyrë si punonjësit e Policisë së Shtetit apo përfaqësuesit e medies. /j.p/

The post Reforma Zgjedhore, Celibashi: Të parashikohen rregullat për financimin e partive nga palët e treta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌