Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen

22 December 2025 at 20:14

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në fjalën e tij para protestuesve, se opozita do t’i shpallë “luftë” kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së nënvizoi se “opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narkoshteti shqiptar”.

“Ndaj dhe ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë, jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka edhe të tjerë që na ndjekin, që thonë se çfarë do bëjnë këta. E keni shumë të drejtë pyetjen. Por u jap fjalën që ne do bëjmë atë, ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, u shpreh Berisha.

“Mjerë ai që provohet me ne. Dhe dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë zotim, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. Ai i ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se PD është e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë opozitar.

“Në emër tuaj ftoj të gjitha forcat politike opozitare, ftoj çdo opozitar, ftoj çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë. Në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet, që po shkretohet, për fatin e këtij vendi të bekuar, nga i cili po largohen bijtë dhe bijat e saj sepse nuk i besojnë më, pavarësisht se ka pasuri përrallore”, deklaroi kreu i PD-së.

“Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, hiqeni mantelin e konformizmit, intelektuali ka armik numër 1 konformizmin, është virusi më shkatërrimtar i tij. Dilni në shesh si në vitin 1991, dilni të përballemi se kem detyrime ndaj familjeve tona, ndaj qytetarëve që na besojnë. PD qëndron e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë që Shqipëria ka parë”, tha Berisha.

Ai u shpreh në fund të fjalës së tij se demokratët duhet të kenë besim se siç “e shpëtuam opozitën kur donin ta zhduknin, do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët, do u japim vendin që meritojnë”.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

PD: Bllokimi i kërkesës për imunitetin e Ballukut, puç antikushtetues

21 December 2025 at 13:40

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

PD e cilëson këtë vendim si akt puçist antikushtetues.

“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres”, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike, “deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas PD-së, Kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, duke u bazuar në pritjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike thekson se kjo ndërhyrje është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë që kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të shqyrtohen dhe të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

PD-ja shprehet se kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të hetimeve për pasuri të deklaruara dhe të padeklaruara, përfshirë dyshimet për përfitime nga projektet e infrastrukturës publike dhe pasuri të tjera.

PD thekson se shqyrtimi i këtyre kërkesave nuk lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por është një procedurë e pavarur ligjore.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike shpreh shqetësim për ndërhyrjen e ekzekutivit në proceset parlamentare dhe gjyqësore, duke theksuar se respektimi i ligjit dhe procedurave është themeli i funksionimit të institucioneve demokratike.

PD-ja bën thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe për përfundimin e shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë pa vonesa artificiale.

“Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë akt puçist të Edi Ramës dhe bën thirrje: Në këmbë, qytetarë! Të mbrojmë nesër me guxim dhe vendosmëri ligjin dhe Kushtetutën, me revolta të fuqishme, për të shpëtuar sa më shpejt shqiptarët dhe Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e PD.

/gj.m/j.p/

The post PD: Bllokimi i kërkesës për imunitetin e Ballukut, puç antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar

19 December 2025 at 17:10

Prej datës 8 dhjetor, lëvizja “Shqipëria Bëhet” proteston ditë-natë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme.

E drejta për tubime është e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë duke hequr çadrat dhe një gjenerator që ishte dhuruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisë nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetëm një karrige”, sipas kryetarit të lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Më 8 dhjetor, krahas organizimit të protestës, partia njoftoi policinë për vendosjen edhe të disa çadrave kampingu, të cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatë natës. Qëllimi ishte përballimi i kushteve të vështira atmosferike.

Por, Drejtoria e Policisë Tiranë e refuzoi kërkesën. Sipas përgjigjes që mban firmën e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, një pretendim i cili është hedhur poshtë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenë se natyra e kësaj proteste është pa ndalim dhe kushtet atmosferike janë të ashpra, veçanërisht natën, ju informojmë që do të përdoren çadra kampingu vetëm natën,” ka qenë replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë vendosur në trotuarin poshtë shkallëve kryesore të Kryeministrisë. Shkallët shërbejnë kryesisht si hyrje e Qendrës për Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e përditshme nga hyrja anësore dhe ajo e pasme e godinës.

Më 15 dhjetor, gjatë protestës së Partisë Demokratike, policia kërkoi zhvendosjen e protestuesve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua për shmangien e përplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia Tiranë nuk u është përgjigjur kërkesave për t’u mundësuar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“Çfarë ndryshimi ka nga aparteidi i Afrikës së Jugut kjo, ku qytetarët trajtoheshin në dy kategori, në qytetarë të bardhë dhe me ngjyrë, ndërkohë ne trajtohemi në dy kategori për shkak të bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenë thirrja e vazhdueshme e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne një qeverie teknike për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” raportojnë katër përplasje me policinë në rreth dhjetë ditë protesta. Dy për çadrat, një për gjeneratorin dhe një gjatë protestës së PD-së.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morën vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotë Haklaj.

“Kur të çlirohet politikisht Shqipëria, policinë do ta ndajmë nga pushteti dhe do ta kthejmë vërtetë siç ka emrin, të shtetit, komentoi Lapaj rreth dhunës policore.

Sipas Edonës, me qasjen që është parë nga policia, në trotuarin e protestave të “Shqipëria Bëhet”, lejohen vetëm karrige dhe mjete të improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si për shembull një rrethim prej kartoni që pengon erën. Përkundër kësaj gjendjeje, ajo thekson se çadrat përdoren gjerësisht si simbol proteste në botë.

“Kemi pafund raste në botë ku çadrat përdoren edhe si simbolika! Është mjet që nuk ‘procedohet penalisht’ në asnjë vend të botës,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policë që tentuan të na preknin, por për shkak të kamerave të shumta stepën, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“Frikë nuk kam, për shkak se po ushtroj të drejtën time. Kam marrë parasysh çdo gjë, që kur kam ardhur këtu,” theksoi ajo.

The post “Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar appeared first on Citizens.al.

Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar

By: Elva
17 December 2025 at 17:29

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar. Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç […]

The post Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar appeared first on BoldNews.al.

“PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi

By: Brisi
15 December 2025 at 21:45

Ervin Salianji, ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Salianji thotë se PD është rehatuar me humbjen dhe kjo gjë sipas tij duhet të ndryshojë. Ai shton se Partia Demokratike ka mungesë përfaqësimi dhe se ka ardhur koha që të vërtetat të thuhen ashtu si janë. Sipas tij PD nuk […]

The post “PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi appeared first on BoldNews.al.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar

12 December 2025 at 10:59

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në mesnatën e së enjtes në Kuvend si Avokat i ri i  Popullit vetëm me votat e mazhorancës socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërsa opozita braktisi sallën gjatë votimit. Shabani ishte një ndër 6 emrat e mbështetur me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike […]

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar appeared first on Reporter.al.

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i Dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

By: Brisi
8 December 2025 at 11:54

Partia Demokratike, po kremton këtë të hënë, figurën e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, të vendosur në Qytet Studenti. Të pranishëm janë qytetarë e mbështetës demokratë të cilët kanë mbajtur edhe fjalën e tyre. Një nga qytetarët, Osman Stafa, ish student i dhjetorit i drejtohet Berishës duke i thënë ndër të tjera, se vendi ynë […]

The post “Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i Dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja appeared first on BoldNews.al.

Këta janë kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj

5 December 2025 at 23:39


Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë nga qyteti i Ferizajt, që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të PDK-Dega Ferizajt, janë gjashtë kandidatë për deputetë nga ky qytet.

Bëhet fjalë për Elmi Reçicën, Lulzim Aliun, Bekim Sopaj, Burim Bajramaj, Arbnora Salihu dhe Rashit Qalaj.


Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

5 December 2025 at 07:25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 […]

The post Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Reporter.al.

“Amnistia fiskale rrezik për Shqipërinë”/ PD letër Komisionit të Europës dhe PE: Cënon marrëdhëniet me BE

By: Brisi
3 December 2025 at 10:13

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, në lidhje me amnistinë fiskale në të cilën pretendon se përbën rrezik për Shqipërinë Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se javën e kaluar ka informuar zyrtarët për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para […]

The post “Amnistia fiskale rrezik për Shqipërinë”/ PD letër Komisionit të Europës dhe PE: Cënon marrëdhëniet me BE appeared first on BoldNews.al.

Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

2 December 2025 at 07:17

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i […]

The post Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim appeared first on Reporter.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

By: Brisi
14 November 2025 at 14:26

Partia Demokratike, ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një debati të posaçëm lidhur me situatën e kriminalitetit në vend. Në dokument, PD i referohet raporteve ndërkombëtare, përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes sektorit të ndërtimit dhe projekteve publike. Sipas […]

The post “Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

By: Elva
12 November 2025 at 19:47

Partia Demokratike ka njoftuar organizimin e një proteste ditën e enjte, më 13 nëntor, përpara kryeministrisë, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveria. Sipas raportimeve në media në mesazhin e dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, PD shkruan se “Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që […]

The post PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar appeared first on BoldNews.al.

“PD, parti pa vullnet”/ Nura: Mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët

11 November 2025 at 13:27

Analisti Artur Nura u shpreh se Partia Demokratike është një parti pa vullnet dhe se kreu i saj Sali Berisha nuk është aspak i qartë në atë që thotë.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nura tha se me situatën që ka sot PD edhe mbështetësit më të ‘zjarrtë’ do të fillojnë të tërhiqen.

“Vullneti brenda PD është i paqartë, është i paqartë për atë që drejton dhe çfarë mund të presësh për demokratët”, tha ai.

Ndërsa bëri një analizë të zgjedhjeve në 5 Bashki, Nura tha se ishte e qartë që Partia Demokratike do të ishte humbëse. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja në komisione është një demotivim për deputetët.

“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte nga më të ulëtat. Në këto zgjedhje lokale nuk ka pasur votim me postë. Shifra është e përgjysmuar. Unë i sugjeroj me dashamirësi opozitës një strategji tjetër. Por ato jo që nuk po marrin dot në zgjedhje lokale përfaqësi, por ishte një test që ne dhe ne zgjedhje të ardhshme politike mund të kemi të njëjtën situatë nëse nuk kemi ndryshime në PD. Kam pyetur mbështetës të PD, anëtarë që janë të pakënaqur që kanë tre vite që janë në pritje të ardhjes në pushtet. Ka shumë njerëz të aftë por aftësia e tyre nuk korrespondon me aftësinë e drejtuesit të PD”, tha ai.

/abcnews.al/

Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin

10 November 2025 at 12:59

Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë në komisione si një shenjë proteste për mungesën e hapësirës së debatit në seancat plenare. Projektbuxheti është një prej ngjarjeve më të rëndësishme parlamentare ku komisionet shqyrtojnë dhe vendosin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë institucionet publike. […]

The post Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin appeared first on Reporter.al.

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

By: Elva
8 November 2025 at 13:44

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e lë arsimin dhe kërkimin shkencor jashtë prioriteteve kombëtare, duke e çuar vendin drejt një krize të thellë në dije dhe zhvillim. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaroi se buxheti i parashikuar për arsimin dhe shkencën për vitin 2026, në masën 2.53% të PBB-së, është […]

The post PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

5 November 2025 at 08:27

Në fillim të nëntorit, Berati duket se po jeton dy stinë njëherësh. Nën diellin e butë të vjeshtës, turistët e fundit vazhdojnë të enden në pedonalen që shtrihet në zemër të qytetit, ndërkohë që në shesh ka mbërritur tashmë pema e Vitit të Ri – e lartë, e dekoruar dhe gati për festë. Sheshet dhe […]

The post Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet appeared first on Reporter.al.

Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

4 November 2025 at 17:22

Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë. Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan […]

The post Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore” appeared first on Reporter.al.

❌
❌